Kur flet drejtësia

7 Shkurt 2013, 21:48Blog TEMA

Nga Ardian Vehbiu*

Gjykata e Rrethit Tiranë sapo i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për vrasjet e 21 janarit, me ç’rast Kryeministri Berisha shpjegoi se “nuk do të më gjeni kurrë mua duke komentuar vendime gjykatash”, ndërsa Kryetarja e Kuvendit Topalli se “kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtin”; fjalë që më kujtuan, kushedi pse, fjalinë e fundit të Tractatus Logico-Philosophicus të Wittgenstein-it: “Wovon man nicht sprechen kann, darüber muss man schweigen.” (angl. “Whereof one cannot speak, thereof one must be silent,”) e cila në shqipe pak a shumë mund të sillet si “për çfarë nuk mund të flitet, duhet ndenjur pa folur.”

E megjithatë, edhe kjo larje duarsh e krerëve institucionalë është një lloj diskursi specifik, ndaj të cilit këshillën e Wittgenstein-it nuk e ndjekim dot, sidomos edhe ngaqë ka shumë për t’u thënë, pa përsëritur ç’kemi thënë më parë për ato katër vrasje në mes të ditës e në dritë të diellit, nga forcat policore të shtetit, që janë lënë, kushedi qëllimisht, të pandriçuara nga Drejtësia.

Duke ua lënë të tjerëve komentin politik për këtë vendim të gjykatës, dua të ndalem pak vetëm në një reagim të Kryetares së Kuvendit në seancën e sotme të Kuvendit, në përgjigje të protestave përkatëse të opozitës.

Sipas “Panoramës”, Topalli që nga foltorja e vet mbi nivelin e detit:

Jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin edhe gjykatësin edhe kërkonin t’i varnin në litar. Të njëjtët jeni, ti mund të jesh sekretari par i Tiranës po as si Xhelili nuk je, ik mor andej, kur flet gjykata ju duhet të mbyllni gojën, ju që flisni çdo ditë, pa pyesni pak Luiza Xhuvanin, a ishte nënë ajo moj zonjë që iu vra djali nga djali yt, mu më dhimbesh edhe ti moj, po don me fol ti, nuk është kinemaja kjo që kërkoni të varen në litar, ka drejtësi sot. Ti nuk ke faj, s’kam gjë më ty as me brezin tjetër, por parimit duhet ti qëndrojmë; flet drejtësia heshtni, ikni frikacakë, i çoni për t’i vrarë e pastaj ikni. Boll keni vra 50 vite ka ikur koha juaj.

Fjalë që vijnë prej një personi institucional, i cili gjetiu njihet edhe me emrin “Speaker” i Parlamentit, ose si figura institucionale që flet – prandaj edhe ia vlen të shihet më nga afër diskursi (kaotik) i kësaj “folëseje” së Kuvendit, ose i zërit zyrtar të pushtetit legjislativ në Tiranë.

Ka një logjikë, në diskursin e çalë të Topallit; një logjikë që, kushedi në emocion e sipër, nuk arrin të nyjëtohet në fjali, as të mpikset në mendim racional – e pikësuar siç është nga shpërthime të vogla emocionale, të llojit “ik mor andej”, “moj zonjë”, “mu më dhimbesh edhe ti moj”, “po don me fol ti”, “ikni frikacakë”, e ndonjë tjetër.

Kjo logjikë shtjellohet sipas dy aksesh: (1) Politika e sotme si revansh ndaj krimit komunist dhe (2) Mbylleni gojën.

Që roli i Topallit është të bashkërendojë edhe debatin në Kuvend, këtë e dimë; sikurse e dimë që, në një parlament si ai i Tiranës bashkërendimi i debatit si rregull konsiston në censurimin e këtij apo atij parlamentari, që nuk respekton rregullat e Kuvendit ose të seancës.

E megjithatë, Topalli këtë lloj censure formale e përdor për të ushtruar artin ironik të një “spikere” të Parlamentit, që nuk lë njeri të flasë e t’i flasë, duke u hedhur në fytyrë oratorinë prej gruaje në revansh të përhershëm, të pasur në non sequitur dhe në diversione nga më të ndryshmet, e që nuk do të ngrinin peshë, sikur të mos paralajmëronin tonin dhe strukturën e diskursit politik të PD-së, në fushatën elektorale që po afrohet.

Filli që e mban bashkë këtë diskurs, është referimi këmbëngulës ndaj “drejtësisë” totalitare, që nga “varja në litar”, te Xhelili dhe te “kinemaja” (salla famëkeqe e Kinema Republikës, ku u zhvilluan gjyqet kundër armiqve të regjimit komunist, në gjysmën e dytë të viteve 1940).

Duket sikur Kryetarja e Kuvendit është etikisht e motivuar, në rolin e vet dhe në zotimin e saj politik, nga dëshira për t’u hakmarrë për padrejtësitë dhe krimet institucionale të 60 vjetëve më parë, të cilat – sikurse gjithashtu e kemi thënë – kanë mbetur të padënuara, qoftë edhe simbolikisht, nga drejtësia shqiptare e këtyre 20 vjetëve të fundit.

Si në një rast edhe në tjetrin, drejtësia e pas 1990-ës nuk ka guxuar të prekë politikën, as të djeshmen as të sotmen.

(Dhe për këtë drejtësi u dashka heshtur, kur flet!)

Natyrisht, farsa e drejtësisë komuniste, në gjyqet popullore të zhvilluara në kinematë, ose pikërisht në vendet e destinuara për të konsumuar fiksionin e filmit dhe për t’u zbavitur me spektakël, nuk e përligj as mund ta përligjë farsën e sotme të një drejtësie që i vidhet përgjegjësisë së vet dhe sidomos të institucioneve të larta të shtetit dhe të personave që i mishërojnë, të cilat sillen si të ishin protagoniste të një reality show.

Gjithnjë sipas Topallit, opozita e sotme përfaqëson, në thelb, po ata njerëz që dje nuk ngurruan t’i varin në litar kundërshtarët e tyre: “jeni mësuar ju, se këtu 50 vite bënin prokurorin dhe gjykatësin”, “boll keni vra 50 vite, ka ikur koha juaj”; ajo u drejtohet deputetëve të PS-së si të ishin të dërguar të prokurorëve të Enver Hoxhës, duke e energjizuar veprimin e vet politik, dhe vetë diskursin e vet institucional, me nevojën për të marrë hak.

Ky koluzion i drejtësisë me hakmarrjen, tipik për mendësinë patriarkale të shqiptarit rural, është sanksionuar tashmë si realitet i pranuar, madje si argument në mbështetje të çdo arbitrariteti të forcës në pushtet, në marrëdhëniet e saj me opozitën e majtë.

Nuk ka dyshim se Topalli vetë e beson këtë; kushedi edhe ngaqë e ka provuar në lëkurën e vet arbitraritetin e dhunës totalitare – dhe nuk e kupton ironinë e pozitës së saj, në krye të një institucioni të cilit i është besuar, ndër të tjera, detyra për të ruajtur e për të mbrojtur gjithçka të ndyrë, amorale dhe kriminale që regjimi i sotëm ka trashëguar nga i djeshmi, drejtpërdrejt dhe në trajtat e jashtëqitjeve të këtij të dytit.

Veç kësaj, nuk di as sa mund të tolerohet, nga pikëpamja qytetare, që Kryetarja e Kuvendit, në rolin e saj institucional, të përdorë këtë logjikë tribale, kanunore, që e sheh dhe e shpjegon veprimin politik, çdo veprim politik, në kontekstin vertikal të etërve dhe të bijve – sikurse duket në përmendjen e pakuptueshme të “Xhelilit”, ose në një krahasim logjikisht qesharak të 21 janarit me një vrasje ordinere që paska kryer djali i deputetes së opozitës L. Xhuvani.

Ky farë spektakli i vjen publikut shqiptar pikërisht nga “speaker”-ja e Kuvendit; ose mishërimi i zërit dhe i pranisë publike të një institucioni i cili përmbledh, në arsyen e qenies së vet, vullnetin e zgjedhësve; por që, në rastin konkret të Topallit, rregullisht integron, në këto performances të saj, elemente të jetës së saj si qytetare private, si grua, si shkodrane, si katolike, si ish të përndjekur, si veriore – ose të gjitha ato tipare të cilat nuk kanë fare të bëjnë as me Kuvendin si të tillë, as me Kryetarin e saj.

 

*Marrë nga blogu Peizazhe të Fjalës

http://xhaxhai.wordpress.com/2013/02/07/kur-flet-drejtesia/

19 komente në “Kur flet drejtësia”

  1. miri shkodra says:

    Kur ndigjova kete monster ndjeva turp qe jam shkodran.

    1. fl says:

      Jozefina Topalli ka te njejtin nivel intelektual te komentusit “Ben Chicago” te Temes.

      1. Vlora says:

        eshte nje ordinere qe e shperbleu saliu.

  2. ja kemi futur kot si popull qe ne lashtesi says:

    Ne historine e ketij vendi kane dale shkerdhata njerez te cdo lloji po gje me te peshtire se kjo Xhozi nuk ka marre fryme ndonjehere mbi kete toke,ishallah ja kane hapur mire b…. ata sigurimsit e xhaxhit kur ka qene e re kesaj mishi me dy sy .

  3. e verteta says:

    Si nuk e kuptoni qe Jozi ka probleme fiziologjike. Ajo ka nevoje per keto diskurse idiote sepse ne ato momente kalon ne Orgazme.Lereni ti shijoje keto momente deri me 23 Qershor se pas kesaj do ja ngrene kembet te tjeret.

  4. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Zoti Vehbiu ,ne kete shkrim,ka bere nje zberthim te profilit psikologjik,mund te thuhet te politikanit verior ,ose MALOKUT.
    Revanshi i verioreve,keto 22 vite demokraci mund te thuhet se gjen perfaqesimin e vet me te mire tek Berisha dhe zonja Topalli.Urrejtja e grumbulluar per gjysme shekulli nga popullsia veriore per shtetin komunist ,pushtetaret e kohes dhe protagonistet e saj,po derdhet tashme ,me pa te drejte,mbi ne,pasardhesit e atyre qe ,sipas Topallit dhe te tjereve si ajo,kane qene mbartesit e vullnetshem te diktatures.
    Jane po keta,qe e sulmojne vazhdimisht edhe vete zotin Vehbiu(qe cilesohet nga shume studiues si pasardhesi me i denje i prof.Eqerem Cabejt) per qendrimin e tij ne mbrotje te standardit .
    Keta veriore maloke, tribale e kanunore ,keta pra,kane vite te tera qe ne menyra nga me te ndryshmet(por sidomos nepermjet pushtetit) ushtrojne dhune psikologjike por edhe fizike mbi pjesen tjeter te popullsise,e rasti me i qarte eshte ai i 21 Janarit 2011.
    Zoti Vehbiu jemi me ty dhe,faleminderit qe e ngritet edhe ju zerin e protestet kunder ketij primitivizmi kanunor malokesh.

  5. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    E lexova shkrimin e plote te te madhit Vehbiu edhe ne blogun e tija dhe,ka bere shume mire qe ka vendosur te censuroje komentet me permbajtje politike sepse,dihet se kush shkruan me se shumti te tilla gjera:maloket.
    Me vjen shume mire ,gjithashtu,qe zoti Vehbiu e ka pastruar blogun e tija nga keta veriore apo te tere ata qe dyshohen si maloke,se vetem skutheri e pabesi( sa ironike,per keta tribale, qe mburren pikerisht me besen…!) gjen ne to. Me komentet e tyre aspak etike,keta kanunore sikur ndjellin vetem erresiren,ne vend te drites qe vete blogu e perhap me aq perkushtim dhe dashuri.

  6. aspirina says:

    Ne veriotet nuk e kishim kete urrejtje patologjike qe ka Jani e shum jugore te tjere, kundrejt jugorve, atehere kur jugori Enver Hoxha na nxinte jeten shum me teper se ky i sotmi.Gjithmone kujtoj nje fjale te te nderuarit Rexhep Mejdani ku thot ” Shqiperia eshte aq e vogel sa nuk ka kuptim ndarja veri-jug”. Te mos harroje zoteria se shumica e bandes qe qeveris sot Shqiperine eshte nga jugu.

  7. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    @aspirina,e ke gabim.
    Zoti Vehbiu e ka zberthyer figuren e veriorit apo malokut te pagdhendur,rural,kanunor e tribal qe gjithe urrejtjen e tija e leshon mbi jugoret,qe me te drejte zoti Vehbiu i gjen te identifikuar ne Partine Socialiste.
    Shqiperia ,vertete qe eshte vend i vogel,por c’eshte e verteta ka ndasi te medha,ndasi keto qe ,me mire se askush tjeter i ve ne pah me nuhatjen e tij te pagabueshme zoti Vehbiu.
    Maloket, edhe gjuhen standard duan ta zhbejne vetem e vetem si hakmarrje ndaj pjeses jugore, duke e identifikuar ate me diktaturen komuniste 50 vjecare.
    Jo me kot te tere ata qe na perrallisin per bashkim kombetar te shqiptareve,jane te tere maloke,sepse mendojne qe keshtu do ta forcojne shume ‘supremacine’ e tyre tribale!!

    1. Dhimutri says:

      O Naqeeee njehere del ai socialist nje dite si demokrat! Mos je gje vet Ardian vehbiu Dora vete! Ne mos qofsh shko Bej shuren grek Muti ! Je Nje ndyresire e pashoqe Edhe pse une jam Jugor mor Malaga I mutit! Fare e keqe ! Vafsh Ne djall !

  8. Taulant says:

    Po ky homogjeni p’pune ka me veriun apo jugun.Shume shume mund te diskutoje ndarjen greko-shqiptare.Ne nuk kemi ndarje very-jug.Une jam 100%”jugor” por nuk e njoh kete ndarje.Noshta homua eshte dhe I pashkolle dhe nuk ka pasur ndonje shok verior.Populli shqiptar perbehet nga tosket dhe geget.Po te heqesh nje nga ata nuk eshte me I njejti identitet.Po gjithe ata “jugore” ne parlament ca jane ?Apo jane me origjine “veriore”?Shani Sali kafshen dhe os hyni me thelle se ato qe ka bere ai “jugori yne” Hoxha ,nuk kane te sosur.

  9. Horri i Bulevardit says:

    Tek ne quhet kryetare, ne disa vende spikere, por ne popull ne e quajme thjesht DIZENJATORE, nofke e mbetur nga koha kur ishte spiune e ish sigurimit te shtetit, gje qe ne vitin 87, i dha te drejten te shkoje me nje delegacion te bashkimit te grave te Shqiperise, ne Itali, kohe kur ne shqiptaret nuk e dinim se cfare ngjyre kishte pasaporta shqiptare, jo te kishim te drejte teshikonim perendimin, se ai perendim ishte ose per intelektuale te shquar te shkences, natyrisht ketu erfitonin edhe ish spiunet, qe futeshin neper grupe delegacionesh, per punet e sigurimit.
    Boll keni vrare 50-vjet deklaroi DIZENJATORJA, sikur deshte te thoshte se tani na ka ardhur rradhe neve qe te vrasim per 50-vjetshin e ardhshem.
    A e besoni kete? po se besuat hapni faqet onlajn.

  10. Ta Qi Dhimitraqin says:

    O Janaq, o pleher e paguar nga greket. Pse mor sumkapuc kerkon te krijosh ndasi aty ku nuk ka. Ku e gjete ti ndryshimin midis Vlonjatit dhe Shkodranit mor mashtrus, provokator i ndyr. Pse qenkan maloke Shaljanet e nuk jane Maloke skraparllinjte mor derr i Janullatosit? Ne jemi shqiptare te gjithe mor legen, nuk na ndan dot ti me Janullen tende mjekerrpalar. Ligjero edhe ca, duket qe ju ka hyre frika na Aleanca, s’ka gje se ku te dali referendumi me 80 % ne Jug do jua mbyllim gojen me shtupe. Yyyy tutje rrace e poshter!

  11. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Me vjen keq per ca komente te mbushur plot e perplot me mllef dhe urrejtje.
    A thua te jesh i sinqerte e te thuash te verteten lakuriqe ,te ben te jesh kaq i urryer per njerezit?!! Po pse o njerez nuk mund te komentoni njehere si ka hije,ne menyre te qyteteruar dhe kulturuar?!
    Une nuk thashe asgje pertej shkrimit te zotit Vehbiu,per integritetin e te cilit askush nuk mund te hedhe hije dyshimi.
    Une thjeshte po komentoj shkrimin e tij te qarte si drita e diellit.
    Zoti Vehbiu,e perseris,e ka zberthyr mjaft mire profilin psikologjik te malokut,mendesine e tij kanunore e fshatareske,qe misherohet me se miri tek politikanet veriore (per te cilet flet i nderuari Vehbiu), e kjo ne kontrast te plote me politikanet civile e te qyteteruar nga jugu(une ketu nuku bej dallim mes orthodokseve e bektashinjve,pra mos me akuzoni kot se koti).
    Sa i perket fjales ‘malok’,te mos tregohemi hipokrite ,ju lutem shume,sepse,dihet boterisht se per ke perdoret e ne cilin kontekst e perdorim ate…
    Zoti Vehbiu,me te drejte thote(nder te tjera) qe Jozefina Topalli “integron ne performancen e vet elemente te jetes se saj si veriore” qe do te thote se mendesia kanunore,tribale e politikaneve te kesaj treve nyjetohet ne ligjerimin politik dhe,eshte i pashqitshem prej tij.Flm.

  12. ylli says:

    morre TAQI po ckoment ben.analiza ne fjale nuk ka ndonje zberthim karakeri krahinore,por ate qe e therasim pothuajse te gjithe se ;MJAFT ME PERGJITHESIME,MJAFT ME DENIME KOLEKTIVE,MJAFT ME FYERJE KRAHINORE.por ju nuk mund ta kuptoni se politika qe jo mbroni eshte ;PERCA E SUNDO,NEN ROGOZ.nuk e di se cfytyre keni por me siguri ngjani ne ADN me jozefinen.shkofsh e mos ukthefsh njerez me shpirt DJALLI.

  13. RAJMONDA says:

    TURPI GRAVE SHQIPTARE . KES KARIKATURES VET GRUA AQ ME TEPER NENE NUK DUHET TI THUHET.TURP.

  14. kirurg says:

    @ homogjeni dhimitraqqqq! Ta kane bere mire dhe pak e ke! Provo e guxo te dalesh ne shesh e t’i thuash keto gjera dhe e sheh se ku do te perfundosh!Ti kujton se nuk i merr njeri vesh keto te futurat e tua mo? Kush ua ka mbushur mendjen ju specieve “homogjene” (dmth te rritur me ilaçe greku) se jeni te mencur? Jane tallur me ju mikosh! Po ju tallin qe nga groenlanda deri ne madakaskar! Po prape e mbani by-ën perpjete! Qofshi ju qe jeni, te forte e paskeni prapanicen!

  15. Liburni says:

    O ti janaq dhimitraqi…,po ne te tjeret,psh une jam nga shkodra urrej si jozin po ashtu edhe shefin e saj,cfare ke me thane??
    Shtihesh se e don shume shqiperine dhe duhet me dashte se eshte vendi jot,por mos fol me tendenca dhe urrejtje nga me te ultat per veriun e shqiperise.As jozi dhe as sali berisha nuk perfaqsojne veriun por turpin e tyre.qe ta dish ti shumica ne shkoder jane kunder tyre,si edhe ne pjesen tjeter te shqiperise.

  16. aspirina says:

    Jani Dhimitri, e ke gabim. Jo te gjith ato qe spekullojne me bashkimin kombetar dhe me ndjenjat nacionaliste jane veriore, ose maloke sic i quan ti me perbuzje. Spekullatore ka ne te gjith Shqiperine sepse dihet qe ” nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarejve”, e te tille ka ne jug e ne veri. Te lutem, si shqipetari shqipetarit, mos ia vesh gjith veriorve cilesite negative te mendermethane Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje