Sikur të mos mjaftonin të gjitha padrejtësitë, rastet e dukshme e të qarta të korrupsionit, pamundësitë dhe vështirësitë që ndesh prej kohësh shoqëria shqiptare, kemi dhe zgjedhjet në 23 qershor. Një kalendar i mbushur me shpifje na pret. Me sharje, premtime, protesta, baltë, fyerje, padrejtësi mbas padrejtësish, deri sa ta kapërcejmë edhe këtë hall që na ka mbetur e të gdhihemi në datë 24 qershor ashtu siç as ne vetë nuk e dimë se si! Pse ne nuk e dimë se si do të jetë e ardhmja jonë?! Pse ne nuk dimë asgjë mbi atë çfarë thuret e ndërthuret mbi kurrizin dhe mundin tonë?! Ne nuk dimë, sepse jemi veçse disa numra që vlejmë secili sa një votë ose disa dele që blegërijnë si papagaj fjalët e barinjve që i prijnë. Ose disa majmunë që imitojnë njëri- tjetrin në thurje intrigash dhe kurthesh. Ose jemi ca çakej që u hakërrehemi të ndryshmëve me aq urrejtje dhe uri sa gati dhe i hamë të gjallë. Ose jemi krejt indiferentë, porsi disa zombi që enden kuturu, nën efektin e hipnozës së tyre kolektive. Por, ka prej nesh që janë të lirë e paqësorë si zogj. Ndonjëherë, jemi edhe gjithçka në një. Ndonjëherë edhe një asgjë. Ndonjëherë jemi gjithkush, dimë gjithçka dhe gjykojmë këdo. E sidomos këtu dua të ndalem pak.
Ditët e fundit u mor një vendim nga drejtësia shqiptare, ku u shpallën të pafajshëm dy gardistët e akuzuar nga Prokuroria si vrasësit e 4 protestuesve të 21 janarit ´11. Me argumentin se ishin në krye të detyrës.
Në një vend demokratik, me ligje të presupozuara në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut, idealja është që të gëzohemi që drejtësia nuk groposi në burg dy viktima të detyrës që ishin po aq viktima sa 4 viktimat e detyrës së tyre, që mbetën të vdekur në vend nga plumba po aq qorr dhe po aq shurdhë sa bëmat, shkatërrimet, djegiet dhe tërbimi i protestuesve kundër uniformave, kundër pronës publike dhe kundër paqes mbi të gjitha. Duhet të gëzoheshim që më në fund drejtësia na tha të drejtën. Fajtorët nuk janë ata të dy. Ata të dy janë viktima si ata katër të tjerët që mbetën të vdekur.
Duhet ta kishim falenderuar drejtësinë që në këtë rast u tregua e drejtë dhe nuk e mbylli me kaq këtë çështje, e cila mesa duket qartë, shkurt dhe prerë, ka fajtorë të tjerë.
Drejtësia nuk na tha ky rast nuk ka fajtorë. Drejtësia na tha këta nuk janë fajtorët.
Faleminderit drejtësi që vure drejtësi. Tani na përket ne, të gjithëve ne, të kërkojmë fajtorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje të rëndë që na ka prekur e lënduar shumë të gjithëve. Shumë prej nesh janë revoltuar, pse nuk u dënuan ata të dy, gardistët, si fajtorët e vërtetë! A jeni në terezi?! Gardistët kriminelë në një sistem të padrejtë?! Gardistët në këtë sistem janë veçse disa kamikazë, por siç janë kamikazë ata që u ndodhën në atë protestë atë ditë bashkë me 4 të vrarët. Kamikazë, ashtu siç jemi të gjithë ne që e shtyjmë jetën me: “Hajt se dhe ‘i dit’ … hajt se dhe ‘i nat´..”
Kamikazë, se vetëm kamikazët rrojnë me rrezikun kudo, ashtu siç rrojmë ne të mbrojtur nga parimi “nuk bie rrufeja në hale”. Kamikazët janë të vetmit ata që ua falin gjithçka udhëheqësve të tyre, madje edhe jetët falin për ta. Por, kamikazi njëkohësisht është edhe një shpirt i drejtë e i mirë që beson vërtetë tek ajo që bën.
Të gjithë, tani prisni thirrje për protesta, për revolta, për kryengritje. Por unë mendoj se pikërisht në këtë çast, në këtë moment ky vend dhe ky popull ka shumë nevojë të jetë i ftohtë, racional dhe shumë i qetë. Ta zgjidhë në paqe problemin e vet dhe ta kërkojë në paqe drejtësinë. Koha e shkatërrimit mbaroi, tani të reflektojmë dhe të mos bëhemi më pre e asnjë propagande politike, por të votojmë, nëse duam të votojmë, për atë që besojmë dhe jo për të keqen më të vogël se kjo është filozofia më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë.
Ka ardhur koha të votojmë për projekte konkrete ku shprehet qartë e prerë se si dhe kur do të realizohet çdo premtim i rëndësishëm për popullin. Nëse nuk do të na bindin me projekte por do të vazhdojnë të na dërdëllisin përditë e më shpesh vrer kundër njëri- tjetrit, atëherë jo vetëm të mos i votojmë, por madje, ditën e votimit të shkruajmë gjithsecili nga një letër siç na e do kokrra e qejfit e në vend të votave, t’u fusim ato letrat nëpër kuti. Besomëni, thikat më të mprehta janë letrat!
…po kjo artikullshkrusja flet per ndonje planet tjeter…?Do votojme te lumtur dhe te gazuar dhe ata…kamikazet do te na i numurojne votat.Me falni zonje ,per cilin shtet a vend te botes jeni duke folur?
hasan,
Jam plotesisht dakord me ty. Kete vajzen llafazane, pa tru ne koke, e kam pare nje here ne nje panel tv tek Top Channel para dy muajsh. Tema ishte, ne se pas vdekjes shpirti shkon ne qiell apo mbaroi cdo gje.
Kjo bibe, ishte e bindur, se pas vdekjes shpirti yne jeton etj. Kuptohet se eshte e drejta e saja te mendoje keshtu dhe kjo e drejte duhet respektuar.
Ishte nje tip, qe nuk merrej vesh, ndoshta ishte nen influencen e droges. Nuk linte pjestaret e panelit te thoshin mendimin e tyre. Nuk merrej vesh, se cfare donte te thoshte dhe sipas mendimit tim nuk kishte lexuar ndonje liber ne lidhje me vdekjen dhe shpirtin.
Me vjek keq, por edhe une si ty hasan nuk mora vesh gje ne shkrimin siper.
Nuk tha troç, se kush jane fajtoret, pa permendur emrat e Sales dhe Bashes, sic duket ka frike.
Vrasesit materjal Lupon dhe Prendin na i beri qingja te shkrete, te cilet nuk eshte se kane shtypur kembezen e revoleve por rovolet kane shkrepur vete.
Kjo bibe, shkon deri aty deri sa na “falenderon” drejtesine e cila vetem drejtesi nuk eshte.
Jam pothuajse i bindur, se kur ka shkruajtur kete artikull, kjo bibe me nje emer te madh “Zhaku”, ka qene nen influencen e droges.
Kjo vajze eshte me probleme psiqike. Sic thoshte gjyshja ime : Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan.
TURP!
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/une-dhe-kokepalaret.html
TE KA SHPETUAR NJE DETAJ FARE I “VOGEL”E DASHUR ARTIKULL SHKRUESE GATI I PARENDESISHEM QE KETA KAMIKAZE ISHIN NJE PALE TE ARMATOSUR DHE TE TJERET QE U NGRITEN PER TE PROTESTUAR KUNDER KORRUPSIONIT DHE QE EDHE KETA (TI I QUAN KAMIKAZE)PRAPE KETU NJE LAPSUS KETA ISHIN PER IRONI TE FATIT ME DUAR NE XHEP.KETO DETAJE TE VOGLA E DASHUR E BEJNE KETE ARTIKULL NULLLLL DMTH PAVLERE.
Pra mos votojme se mire jemi… Prit gomar te mbij bar
Shkrimi eshte nji kritik ushtruar mbi kte klase rrumpalle politike dhe gjithe zagaret qe i shkojne pas ,per ironine e asaj jete dhe padyshim ka vlerat e tij si shkrim sepse ndryshe nga shume shkrime qe nastradinet anal-iste qe derdellisin e mbushin faqe te tera plot .Autoria e shkrimit flet e i referohet nji shqetesimi edhe pse ndonjerit do ti pelqente ndonji tjeter shkrim i sumlepirsve te pushtetit shkerdhatave.
Nuk eshte cudi ktu qe maloqet ose sumlepirsit militante te partive bastradesh si PD , sidomos ato tipat e grupit (zhele zhele) .Ndoshta autorja ka harruar me fut ne kte shkrim edhe instrumentin e qiftelise se mesiguri do ishte ber i pelqyshem per zhozianet e shpellave.
Shkrim diletant,pa nerv,nen efektin e kotesise.
Zhaku!!! Kam ndigju pak per ty dhe kam mendu se je nje ZHane D’Arke.Ndoshta ke shkruejt shpejt e pa pas kohe me mendu me tru,por me T op -trup,pra ke mendu me pjeset ma intime qe ke si femen.Ah sikur te ishin te gjitha femnat feministe si ti e jo transeksuale si Zhelefina. Zhaku te admiroj per c’far shkruan dhe pres te jesh ma e pranishme ne faqet e shtypit,sepse aty mundemi me u taku. Pa dasht me te dhan mend,sepse ke ma shume se une ndoshta,deshta me te thane se nuk ka fajtore perballe viktimave.Jo. Lufton mesjeta,hipokrizia,krimi,pabesia,antikultura perball nje bisku kulturor e modern qe mundohet me leshu shtat. Armiqte e Migjenit po na tanojne sot. Po te ishte gjalle Milloshi,nuk do shkruante por do vetflijohej.Jan dynd shpellaret,injorantet,morraxhinjte,tutkunet dhe po na terheqin ne regres. Perverset duan te lartesojne perversitetin e tyre. Mjerisht disa zvarranike,te vetcilsuar intelektuale,gazetare,opinioniste etj,zvarriten si kerminj te neveritshem e flasin sikur vetem ata e dijne te verteten. Une qesh,qesh se nuk kam c’fare me ba,vecse shterngoj grushtin e dhambet. A ta kisha nje grusht te forte. Me raspekt Kol Tivari
Artikull shume i lodhur, per faktet qe jane siperpermendur.
Kjo vajza, do te cudite boten me bemat e saja qe,ne fakt nuk jane gje tjere vecse idiotesira e budallalleqe qe si ngre kandari.
Gjithsesi edhe kjo eshte njeri fundja,dhe ka te drejte te revoltohet!
Meqe jam nje besimtar i devotshem ,dhe nje ndjekes i urtesise se Shen Kozmait, mrekulliberesit,do te doja qe kjo dele e humbur e perendise te beje ndonje vizite ne kishen tone,se shume mekate i rendojne mbi shpine!
Hiresia e Tij, Janullatosi eshte shpirtbardhe e zemergjere e mund t’ia fale mekatet.Flm.
Sipas ketij shkrimi paralelizohen ata qe vrane me ata qe u vrane. Ngaterrohen sherbetoret e pushtetit me te roberuarit e pushtetit. Dmth Zhaku sipas teje protestat jane te kota, nuk kane arsye, nuk kane motiv. Njerzit dalin ne shesh sepse jane dele edhe pse ata jetojne shume mire, i kane te gjitha lukset, dalin se i therret Edi Rama? Duhet te reagojme per keta qe do ikin e per ata qe do vine. Nuk duhet te presim duar kryq Saliu duhet shporrur nje ore e me pare.
Nje goc e deshperuar nga jeta, nga gjithshka.
Goce shemale qe mori ne qafe Gramoz Pashkon, e hodhi nga shkembi
E para: Po te vazhdojme llogjiken tende i bie sikur te te perdhunojne ty ne mese te Tiranes dhe gjykatesi te vendosi se perdhunuesit jane te pafajshem sepse jane kamikaz te sistemit. Me siguri qe nuk dote jesh dakord me argumentin e “kamikazit te sistemit”.Jo moj Zonje. Ata qe qelluan me 21 Janat mbi popullin jane kriminel dhe duhet te kishin marre denimin e merituar nga gjykata. Gjykatsit e kane perdhunuar Drejtesine ne menyren me te poshter me ate vendim te felliqur.
E dyta: Me Satanin Sali nuk ka pasur dhe nuk do te kete Zgjedhje te lira, prandaj opozita dhe Populli duhet ta largojne kete bastard para 23 Qershrit sepse 97-ta po troket perseri. Zgjohuni- me vote nuk iken Saliu (sepse i vjedhe ato).
mos harroni :Me 23 Qershor do te jet shume vone.
Pershendetje!