Berisha me plumba, Rama me vota. Por si?

8 Shkurt 2013, 12:33Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në bisedën me Artur Zhejin në “360 gradë”, Edi Rama deklaroi se vrasjet e 21 janarit ishin një ekzekutim i ftohtë njerëzish të pafajshëm, në momentin kur demonstrata nuk paraqiste më asnjë rrezik. Dhe ai premtoi se drejtësia do të vihet në vend pas 23 qershorit, kur opozita të vijë në pushtet. Por kur Zheji i tha se, që të arrihet rotacioni i pushtetit me votë, ndoshta duhet zgjeruar koalicioni opozitar me parti të tjera si FRD, LSI dhe AK, Rama deklaroi se koalicioni aktual i ka votat për 70 e ca mandate.

Rama i tha këto fjalë në një situatë kur demokracia dhe shteti i së drejtës në Shqipëri janë diagnostikuar me kancer, jo vetëm nga shumë shqiptarë, por edhe nga Uashingtoni e Brukseli. Mënyra sesi u zhvilluan zgjedhjet e 2011-ës “minuan të drejtën e shqiptarëve për të ndryshuar qeverinë me votë të lirë,” thuhej në raportin e vjetshëm të Departamentit të Shtetit Amerikan (kancer në demokraci). “Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011… Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhej në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë (kancer në shtetin e së drejtës). Të ngjashme kanë qenë edhe deklaratat e Brukselit, por jo kaq të drejtpërdrejta.

Duke u alarmuar nga kjo sëmundje e rëndë që ka kapur dy organet kryesore për jetën e një vendi anëtar të NATO-s, komisioneri Fyle, gjatë takimit me ambasadorët kryesorë në Tiranë, ka diskutuar për një bashkërendim mes BE-së dhe NATO-s, si një organizëm edhe politik për të monitoruar zgjedhjet. Sipas Fyles, NATO-ja është organizmi ku Shqipëria është vend anëtar dhe mbetet mjeti më i mirë shtrëngues për t’i detyruar palët drejt reformave dhe standardeve.

Le të supozojmë se NATO-ja dhe BE-ja do të monitorojnë fort zgjedhjet e 23 qershorit, por sidoqoftë, deklarata e Ramës për 70 e ca mandatet e koalicionit aktual të PS-së nuk jep shumë garanci për rotacionin e pushtetit. Historia ka treguar se regjime që vrasin njerëz të pafajshëm (duke ndenjur me duar në xhepa në trotuar, p.sh.), përmbysen me votë vetëm kur krijohet një front i madh opozitar, që ka një epërsi të padiskutueshme elektorale.

Regjimi komunist kishte vrarë mijëra njerëz të pafajshëm në Shqipëri, por u mund me votë vetëm kur një front i madh ish-komunistësh, ish-të përndjekurish politikë, ish-pronarësh, studentësh dhe njerëzish të thjeshtë, të ndihmuar nga monitorimi i rreptë i Uashingtonit e Brukselit, ia bënë të pamundur qëndrimin e mëtejshëm në pushtet.

Milosheviçi, i cili kishte vrarë shumë kundërshtarë të tij politikë, u mund me votë nga Koshtunica, vetëm kur në frontin opozitar u bashkuan nacionalistë, ish-komunistë, konservatorë, liberalë, ruajalistë, organizata rinore, etj. etj., dhe ia bënë të pamundur ndryshimin e rezultatit në tavolinë.

Duke rikujtuar këta shembuj të historisë, Rama ndoshta duhet ta rishikojë edhe një herë strategjinë e tij elektorale, e cila bazohet te “70 e ca mandatet” e koalicionit të tij aktual. Është e vërtetë se Ilir Meta, Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, të cilët udhëheqin parti me peshë të pritshme elektorale, janë akuzuar në opinionin publik për korrupsion, por po aq janë akuzuar edhe shumë nga bashkëpunëtorët e Ramës, e madje edhe ai vetë. Ndërsa të tre ata, si dhe të gjithë drejtuesit e partive që janë në koalicionin aktual të PS-së kanë një dallim të madh e shumë të rëndësishëm nga Berisha – nuk kanë urdhëruar vrasjen e njerëzve që rrinë me duar në xhepa në bulevard…

http://respublica.al/opinion/2013/02/08/berisha-me-plumba-rama-me-vota-por-si

15 komente në “Berisha me plumba, Rama me vota. Por si?”

  1. ina says:

    na e keni shpif me keto analizat ju pseodo-analistet sa s’ka.. po perpiqeni te na natyralizoni korrupsionin duke na leshuar fjali ashtu pa dashje: Ilir Meta e Spahiu jane akuzu per korrupsion, por s’ka sh problem. Po pak moral per te sjelle ne kete shoqerine tone qe shfaqet ne degradim te plote nuk keni ju? me vjen ndot nga analiza te ketij lloji qe na lene vetem ne llumin ku na ka zhytur politika e ketyre dekadave. me mire mos shkruaj fare Zaloshjna se nuk behet nami.. ah harrova… sa paguhesh per fjale?

  2. Vlora says:

    po cfar koalicioni thoni me meten?

    a nuk eshte edhe meta po aq fajtor sa berisha?

    a nuk i vrau berisha per te mbrojtur meten?

    merisha = meta.

    kane qellime te njejta karshi shqiperise.

    nje koalicion rama – topi – spahiu,e zgjith ceshtjen shqiptare.

    1. fl says:

      Absolutisht kualicioni opozitar me Topin ose Spahiun eshte 1000 fish me i pranushem se ai me LSI-ne.

      Shume e thjeshte, ne kaulicion me LSI-ne, PS-ja shkon ne opozite prape brenda 4 vitesh – 100% e sigurte kjo qe them.

  3. VERONIKA says:

    Zaloshnja,ti ma shpif mor njeri!
    Po pse mor biiiiir njeeeeeriuuuu ,na duhet tè mbledhim gjithè hajdutèt,maskarenjtè,vrasèsit me kaolicione tè turpshme???
    Po pse mor biiiiiir njeriiiiiuuu,kaq idiot paskemi qenè,sa tè votojmè ende ILIR METEN?????
    Po pse mor hanalist idiot,kaq shumè u dashka tè kuptojmè qè 21 janarin e armatosi ILIR META?????
    Pse atèher u dashka tè bèshtyjmè gjykatèsin ,qè èshtè i fundit nè zinxhirin e krimeve,kur koka e trashur e atij lavires politiko-shoqèrore qèndron akoma mbi supet e tij ????
    Po atèher,unè pse duhet mos tè votoj Berishèn??Po ku qèndron ndryshimi??
    Po mè mir po lè atè,sesa tè votoj Metèn??Kur tè rihapè dosjen e 21 janarit,si do i gjykoj,me METEN nè qeveri????
    Ik o Zaloshnja,ik mos na bjer nè qafè dhe ti!

    EDVIN–pika qè nuk tè bie,po pse mor eunuk tè ngeli Zheji pa intervistè

    1. baca mertur says:

      i ke thane te tana Veronike ,
      no comment!!!
      po si nuk u bjen pika bre!!!!

  4. baca mertur says:

    I KE THANE TE TANA VERONIKE

    NO KOMENT!!

    ESHTE MBUSHE KY VEND ME VRASES ,HAJDUTE,ANTI SHQIPTARE ME TE KEQIJ SE ARMIKU , TASH DUHET ME DURU EDHE GAZRAT E NDYTA TE ANAL-ISTEVE TE CFAREDOLLOJ TAKEMI …..

    WTF PEOPLE ,KUR DONA ME U CU??PO NA BEJNE SHERBETORE TE TE HUJVE NE VENDIN TONE!!!!!!!

  5. njeri says:

    jo kualicion me lsi ,hajdutet, fshataret se po na i shpifin jetesen ne shqiperi, na mbyten maloket dhe fshataret.

  6. shqiptari says:

    Kure do ta kutponi qe Politikanet ne Shqiperi (po thuaj ?) jane te gjithe njesoje.Nje lekure kane,ate te “Ujkut” me i zgjuar u tregua ish Ministri i Financave Z.Anastas Angjeli.Qe eshte pothuaj i larguar fare nga Politika.Ky eshte Lordi dhe Bossi i Shqiperise.Kudo ne Shqiperi_Greqi_
    Austri_Australi.Dhe nje pejse te tjere,qe jane Po Bossa,dhe kane dalur me shpate ne dore.Nga pozicionet Politike qe kane,dhe ruajne njeri-tjertin
    Duke patur “Eksperience” nga e kaluara.Nga Dikatori enver.

    1. lupulus says:

      Angjeli ka perhapur fjale se do te jete deputet ne Gjirokaster

  7. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Zoti Zaloshnja,eshte i mire si staticien,por kur hyn ne te thellat politike,e humb sensin e mases dhe ka njefare coroditjeje ne analize.
    E kam vene re edhe me pare,tek ky analist,qe nuk i reziston dot tundimit per te perzier arsyetimin racional me deshirimet!!
    Nje perzierje e tille nuk sjell asgje,e aq me pak nje analize te mbeshtetur mbi nje logjike te shendoshe e te qarte.
    Zoti Zaloshnja permend Milloshevicin dhe,duket qarte edhe deshira per krahasim me ndonje politikan ne Shqiperi,por…duhet te kete kujdes nga autogolat(ky eshte autogol i paster) sepse,ne Shqiperi,ne kohe te demokracise, ka ndodhur vetem nje vrasje politikani te larte,kundershtar politik i shumekujt:A.Hajdarit!!!
    Une do te doja qe analistet qe i kam perzemer ,si zoti Zaloshnja,te mos binin ne kurthin e krahasimeve te ekzagjeruara dhe kerkuara,sepse kthehen ne bumerang duke u perdorur nga kundershtaret dashakeqe.Flm.

  8. arberia says:

    Brravo VERONIKA.

  9. tomori i beratit. says:

    DUHET KOALICION ME ALEANCEN KUQ E ZI o kryetari i opozites.Ku e ke ti koalicionin kur psd ka 22 vota te gjitha se bashku me voten e gjinushit dhe familjes se tij edhe milo ka 19 vota psv91 e petros ka vetem 9,1 vota pa permendur partit e tjera qe se bashku bejn 2deri ne 300 vota.NUK fitohet me saliun vetem me llafe o EDI por vetem me KOALICION TE GJERE mbarekombetar.Mendohe mir o Ed Rama se neser do jete von.

  10. KORUPSIONI says:

    EDI ESHTE NJE INTELEKTUAL ,rjedh nga nje familie me kulture te vjeter patriotike,eshte puntor dhe ka shpirt artisti.fatkeqesia e tij dhe babait te tij ka qene komunizmi i cili dhe artisteve ju diktonte se si duhet e cfar duhet te pikturonin apo cilen skulpture te bente , plaku pinok komunisti i flaket,spiun nje manjak per karike e pushtet foli shpifi e perbalti familien e rames ariti deri sa z K.RAMA MOS E LERE REAT EDHE TE VDEKUR;DISA HERE JU FUT NE KREVAT ME SHPIFIE MOSTUOZE;POPULLI KA PERALLE DY PERSONA TE HDRYSHE NJERI SHPELLAR KOKTRASHE NE KOKEN DHE MENDIEN E TIJ ESHTE AKOMA E FIKSUAR hakmaria ku ai eshte zot kush eshte kunder tij e pesojne, si demosruesit me duar ne xhepa , ai dhe by.. lepiresit e tij dolen pa lagur te pa fajshem me pretendime qesharake,se mbrojten kryeministrin .nga kush?PERGJIGJA NGA NJEREZ ME DUAR NE XHEPA.Ne tubimet qe ,organizojne , fjalimet histerke ,me premtime fallco genjeshtra ,premtime te kota qe militantet e ardhur nga zona te thella,vazhdojne ti besojne,i besojne dikujt qe ka qene sherbetor i antareve te byrose,qe ju priste flokrt pantallonat fudet dhe cizmet studenteve,besoini mashtrusit po do jete vone,kur do zgjoheni.po flas per te gjithe qe kane ardh nga veru dhe me te drejte e quajn gjarper helmus patriotin e tyre,PERBALLE KETIJ COMBI ESHTE EDI .ARTIST E PUNTOR;QE SDI TE MBAI FJALIME TE MBUSHURA ME PREMTIME;GENJESHTARE, PA THIRIE HISTERIKE QE TJU MBUSHI MENDIEN :CDO GJE QE KA THENE E PREMTUAR :E KA THENE KUPTUSHEM DHE QETESISHT;KULTURA DALLON NGA MASHTRUESIT;MENDONI DHE PARA SE TE VOTONI. KATER VJET TE TJERA SALES SHQIPERISE I KANE NGEL VETEM GURET

  11. Marku says:

    Per mendimin tim ne Shqiperi votojne mbi 95% e atyre qe jane atje dhe elektorati eshte i ndare pothuaj perfundimisht.Pra nuk kane se c’marrin partite e treta sepse nuk teprojne shume! Kjo per faktin se eshte spekuluar se votojne rreth 50-60 % e elektoratit dhe jane rreth 40% qe jane te papercaktuar qe mund te shkojne tek LSI,FRPD etj.Ne fakt ky 40 perqindesh eshte jashte shtetit,ndryshe nuk ka se si del qe ne Shqiperi ka me shume votues sesa banore,sic doli dhe nga censusi! Te gjitha teorite se po fitojme elektorat nga LSI &co nuk qendrojne,kush e ka ndare mendjen voton dhe nuk genjehet!

  12. Tani says:

    Po si te beje aleance me Meten apo harruat qe protesta behej kunder hajdutit Meta dhe kompani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje