Është absurde të mendosh se gjykata e Tiranës do të sulmonte amerikanët pas vendimit politik për 21 janarin, pa pasur bekimin e Berishës. E tillë është Shqipëria e Berishës në çështjet e varësisë dhe kapjes institucionale ndaj dhe ndodhin këto “çudira”, që kanë pasur precedent edhe në prag të rënies së parë të Berishës.
Pseudo-trimërimi i gjykatës së Tiranës, e cila me paturpësinë më të madhe atakon amerikanët për qëndrimin e tyre, është tregues i faktit se Berisha ka siguri që amerikanët nuk do e marrin seriozisht atë dhe se ata e kuptojnë se Berisha i bën këto sulme përmes të tjerësh, sa për konsum të brendshëm.
Fakti është se reagimi amerikan nuk është se ka ngjallur ndonjë shpresë dhe entuziazëm në një pjesë të opinionit shoqëror, por edhe politik shqiptar, të cilët e komentojnë atë në mënyra të ndryshme, herë me mosbesim, herë më përçmim, herë me një optimizëm të vakët e herë si lojë dhe pasinqeritet ndaj një njeriu, që dikur kreu i diplomacisë amerikane në Tiranë në një moment delikat e cilësoi “burrë shteti”, edhe pse mund të jetë penduar.
Pavarësisht nga mënyra sesi po perceptohet qëndrimi amerikan, i cili kërkoi dhe ndihmoi në hetimin përmes FBI-se, rezultatet e së cilës nga gjykatat e njohura si “të pavarura” në Shqipëri, u trajtuan jo për herë të parë si jo të sakta dhe ta pabesueshme, duke u letërhigjienizuar praktikisht, është në një farë mënyre edhe një bumerang për luhatjet dhe moskonsistencën e amerikanëve në qëndrimin ndaj Berishës dhe regjimit të tij.
Historinë e këtyre luhatjeve në qëndrime, herë të ashpra e më shumë të pambukta, e dinë të gjithë shqiptarët dhe ajo është e dokumentuar.
Por reagimi i “guximshëm” i gjykatës së Tiranës është një lloj sfide lokale e projektuar që të mbetet vetëm brenda kufijve të Tiranës, e cila për nga cinizmi edhe i poshtëron deri diku amerikanët.
Paralelisht, ai synon ta bëjë Berishën bajloz në sytë e shqiptarëve, e ideuar për t’i manipuluar shqiptarët në të besuarin si se ai nuk pyet për amerikanët, e jo më për kundërshtarët e vet politik e shqiptarët në përgjithësi.
Dhe në këtë aspekt, është për t’i pirë dollinë, pasi ka gjetur shesh dhe bën përshesh, kur amerikanët e lejojnë që ai t’i poshtërojë në sy të shqiptarëve.
Kjo lojë e tij është psikologjike dhe ka këtë efekt në opinionin e brendshëm, por nuk guxon të shkojë më tej, pasi realisht ai është burracak dhe nuk guxon të sfidojë Uashingtonin deri në pikën e moskthimit.
Fakti që ai lëpihet dhe qurravitet deri në orgazëm pesë-sekondëshe në këmbë në vjedhjen e vëmendjes së zv-presidentit amerikan Bajden, tregon se ai e di në thellësi të shpirtit se deri ku e ka kufirin. Dhe kaq malinj ai është.
Problemi është se ai kërkon të faktorizohet, një taktike e njohur e tij në acarimet e situatave politike në Shqipëri, duke e ekstremizuar gjendjen për të shkuar sërish, pikërisht ku ai do, pas presionit gjysmak dhe inkonkuziv ndërkombëtar.
Çështja është se me këtë strategji të përsëritur, janë ndërkombëtarët që bëhen të pabesueshëm, dhe së fundmi edhe lolo në sytë e shqiptarëve.
Do të ishte ulëritëse nëse të huajt që kanë ndikim në Shqipëri nuk e kuptojnë se në këtë vend gjithçka, përfshi edhe drejtësinë me të cilën ai po i fiton të gjitha betejat manipuluese, është në dorën e një njeriu, që i përdor dhe tallet pashpirtësisht me të gjallët dhe të vdekurit prej tij, dhe se asgjë është e apelueshme, kur preket interesi i tij personal dhe politik.
Unë nuk e besoj se ata nuk e kuptojnë këtë. Por, nuk dua ta besoj nëse ata përdorin kinse naivitetin për të mbajtur një distancë dhe korrektesë politike për çështjet madhore të demokracisë dhe mosndëshkimit të krimeve shtetërore, për çështje që janë shqiptare ekskluzivisht.
Po ashtu si shumica inteligjente e shqiptarëve, as unë nuk e besoj se amerikanët, përpara së gjithash nuk kanë forcë për të ndikuar politikisht ndaj qeverisë së Tiranës, nëse realisht duan.
Nuk është faji i shqiptarëve properëndimorë dhe proamerikanë, nëse ata shtyhen të besojnë se amerikanët, nëse realisht duan, i ndryshojnë për mirë gjërat në botë, përfshi edhe Shqipërinë fund i kavallit, pasi e kanë bërë një gjë të tillë edhe më parë në këto 20 vjet, ashtu siç e kanë bërë edhe në vende të tjera, kur kanë pasur dëshirë dhe padyshim edhe interes.
Do të ishte tragjike, nëse shqiptarët do të përpunohen psikologjikisht deri në krijimin e bindjes dhe disfatizmit se as amerikanët nuk kanë çfarë t’i bëjnë një regjimi, i cili nuk ndëshkon, as kur hidhen në erë dhe humbin jetën 26 vetë, e as kur u hidhen trutë në erë 4 shqiptarëve antiqeveritar në mes të bulevardit.
Në një vend ku tragjikisht drejtësia e kapur, shqiptarët papërgjegjshmërisht është duke i shtyrë drejt vetëgjyqësisë, amerikanët fatkeqësisht dhe fatmirësisht mbeten shpresa e fundit, por nuk duhet lënë që kjo shpresë të vdesë, qoftë edhe si e fundit.
Koment i mire.
Arvizu deri tani ka qene Ambasadori qe i ka dhene tonin gjithe jetes politike Shqiptare.
Ai nuk ngurron te dale hapur me takime personale me cdo force politike ne cdo moment kyc te zgjedhjes Presidentit, Prokurorit.
Ai ka ruajtur normat diplomatike te mos ata kimit me Qeverine Shqiptare, prandaj ne na duket sikur ai eshte support i Berishes.
Por Arvizu ka evoluar aq shume ne levizjen Anti-Berishe, sa do te thoshja qe do jete me agresiv se Mariza Lino ne 1997.
Ne Mars Arvizu do ndezi motorrat me nje fushate te hapur kundra Berishes, sepse atehere zyrtarisht mund te flasesh direkt per nje Qeveri qe iken per 3 muaj.
Arvizu i ka mbyllur deren e Washingtonit njehere e pergjithmone Berishes dhe gjithe Kabinetit te tij.
Arvizu eshte duke punuar me Ilir Meten te rrezoje Berishen ne Mars, por kerkesat dhe garancite qe kerkon Meta jane te papranueshme nga Edi Rama.
Por nje gje eshte e sigurte: Amerika do e heqi Berishen me cdo lloj mjeti, qofte edhe me forcen Ushtarake.
Shikoni kur te leshohen zagaret e sales Ne sulm: janaq homo gjeni,!bencigago , melekpaleku , sdin Kruja kelemdasi Dhe gopmadhja Uarda :)))
Ke permendur 8 kur ne fakt nuk jane as 2-3 (i kam hasur dhe ne facebook kete te semure ? apo jo Uarda)
VENDIM
Neser NE SHESHIN NENE TEREZA, ora dhjete fillon:
PRANVERA SHQIPTARE
Me thirrjen:
TA ZHDUKIM QELBESIREN
I bejme thirrje gjithe popullit shqiptar, te mblidhen dhe te rrezojme komunistin e fundit ne pushtet.
Gardiste, police, mos u perballni me popullin, kush degjon urdherat e shefave, per llogari te familjes proserbe Berisha, do te ndeshkohet rende.
Berisha ju perdor mish per top, per te ruajtur pushtetin e tij mafioz, ne dobi te lobit serb ne Shqiperi.
Familjare te gardisteve, ndaloni te afermit tuaj, mos te perballen me popullin se do te ndeshkohen rende veta ata dhe familjaret e tyre.
PRANVERA SHQIPTARE
MOS HEZITONI, te gjithe bashke tek sheshi Nene Tereza, me thirrjen:
TA ZHDUKIM QELBESIREN.
Neser diten e shtune ora dhjete, tek sheshi Nene Tereza.
Une do te jem aty, te tregojme se dime ta ndalim Berishen.
e kesaj here do e mari ballit se boll ne e nxiu jeten ku huomosapiens i qelbur si per ta bere shembull ne shekuj se asnje malok nuk do guxoi mé me fatet e vendit.Nuk do ket vrime ku te futet , e do ti vije andej nga nuk e mendon. Laberia eshte ne kémbe per te groposur kete kérme te historise fatkeqe shqiptare .
SHQIPERIA ESHTE KTHYER NE NJE SKENAR TE DENJE PER HOLLYWOOD.
ne ishim mjaftushem e kanunin e lek dugagjinit.
tani futemi rendshem edhe me kanunin lek berishes
zoteri arben manaj
thua qe do te ishte tragjike po te besojme etj.etj.
une jam i bindur qe saliu per pushtet nuk i pjerdh amerikanet
amerikanet do benin mire ta detyronin ate koke lopen e skraparit te terhiqet nga qeveria
keshtu saliu do kete pas vehtes vetem para militare dhe mercenare por jo shtetin
nje qeveri teknike kujdestare per zgjedhjet,mund ,e thekesoj mund te pakesonte mundesine e vjedhjes te votave nga saliu
Me shpresen qe Tema te mos vazhdoje censuren kur sheh komente anti-Rama dhe anti-Arvizu do te thoja se ketu ska asgje per tu cuditur.
Shoku i burrit te shtetit ben dje deklaraten e radhes me te cilen shqiptaret do merren nja tre muaj dhe do ta harrojne se se shpejti vijne zgjedhjet. Njesoj sic perveshi menget per te mos lene votat te vidhen. Gjyqtaret qe dhane vendimin (ne fakt jane njerzit qe me pak se kushdo tjeter kane faj per gjithe kete) gjejne guximin qe ne frymen e Daci-baove te kritikojne ambasaden amerikane per nderhyrje ne punet e brendshme.Berisha si Pons Pilat deklaron se nuk i diskuton vendimet e gjykatave. BE thote prisni vendimin e apelit!!!! ( kjo ka kuptim vetem per ndonje qe nuk jeton ne Shqiperi dhe nuk e di cdo me thene vendim apeli). Rama jep intervste te Zheji dhe e kapercen si pa te keq gjithe kete duke folur per taksat. Mero heq nga faqja online intervisten e Rames dhe na ofron deklarat e Ngjeles, ish delfini i Berishes, ne 2007 kundershtari i Rames per bashkine. Zaloshnja nga ana tjeter na thote se pa Meten, Spahiun e Topin, Rama smund te fitoje. Tahiri siguron familjet e viktimave se sapo ai te vije ne pushtet do te vendoset drejtesia. Vellai i Ziverit deklaron se ska me besim te PS. Jeniceri Spahi pasi ka harruar premtimet per rrezim te Berishes para zgjedhjeve deklaron se pas tyre vetem me Berishen nuk ben koalicion. Ish presidenti Fabene Canone…. hic comment. Perfundimi??? Mjere ata te katert qe iken. Dhe mjere ne qe shpresojme e vazhdojme bejme bla bla bla.
P.S. Moderator kam postuar vetem nje koment. Shpejt apo vone kjo eshte ceshtje teknike dhe jo deshire. Apo……
Nuk besoj,se do mendoja ndryshe.Me bej “bashkeautoR”, ne se desheron, ne kete shkrim.MERITON NJE BRAVO TE MADHE.Shqiptaret,jane kaq te zgjuar,sa te mendojne keshtu si ju, per miqte e tyre Amerikane.AMERIKA, NUK DUHET TE SPEKULLOJE ME KETO NDJENJAT TONA.
Te mos ngaterrojme dy gjera qe jane te ndryshme, por qe vijne nga nje pike e perbashket. Arvizu e ka treguar me veprimet e tij qe nuk eshte pikerisht njeriu i duhur qe te perfaqesoje SHBA edhe pse ai eshte sjelle i tille nga administrata amerikane. Per fatin tone te keq, kesaj rradhe administrata amerikane na solli nje njeri qe u be qe ne ditet e para mbeshtetes i pushtetit berishian. Arvizu u be mbeshtetes edhe kur opozita demostroi ne rruge, por edhe kur Berisha grabiti para syve te te gjitheve, duke shkelur cdo lloj ligji dhe parimi njerezor, zgjedhjet lokale te 2011. Pikerisht edhe sot me deklaraten e tij, qe te kishte nje gjykim “sa me te drejte” te organizatoreve te 21 Janarit, si vazhduan ngjarjet gjate demostrimit dhe plotesimi i detyres nga ana e Gardes, por ajo qe eshte me e rendesishmja ai nuk tha gje per vete urdheruesit e vrasjeve te njerezve me duar ne xhepa(krim i padiskutueshem njerezor), Berisha dhe Basha, Arvizu e ka humbur besimin tek shqiptaret e thjeshte. Nuk po akuzojme qe ai keto veprime i ka bere me ndergjegjesi te plote, sepse kjo mund te vije edhe nga naiviteti i tij. Por ne shqiptareve do te na duheshe nje perfaqesues i Shtetit me te fuqishem ne Bote(SHBA) qe te tregonte se paku me veprimet e tij tere ate superfuqi si drejtuesit kryesor te demokracise ne bote. Arvizu, nuk eshte njeriu i duhur ne keto kohe qe po kalon Shqiperia. Na duhet nje perfaqesues tjeter amerikan qe te dije te flase me forcen e shtetit qe perfaqeson. Berisha nuk eshte nga ata trima qe do tiu kundervihej amerikaneve. Por mos harrojme qe Berisha eshte shembulli me i mire i cubit te maleve, me te gjitha karakteristikat e keqija te tij. I pabese dhe dinak.
Berishen e ka marre fundi dhe perpelitjet e tij po shkatojne edhe nervozizem ne rradhet e ndjekesve te tij. E shikojme dhe ne deklaratat e zagareve te Berishes, qe jane shume kontradiktore si ne permbajtje ashtu edhe ne veprime. Vete kunderpergjigja e Gjykates se Tiranes, ndaj amerikaneve, tregon per shkallen e ulet te nivelit intelektual qe e rrethon Berishen. Njerez qe flasin dhe veprojne kuturu, por qe kane mbijetuar vetem per shkak te mbeshtetjes se Sali Berishes. Nese neser Sali Berisha nuk do te jete me, do ta shikojme se sa do te jene ne gjendje te mbijetojne keta vemje qe i grumbulloi vete ai si kadavra me e madhe qe ekziston.
Zoteri :Gjykata nuk ka hellur poshte ekspertizen.Por ekspertiza nuk ka percaktue se kush denohet dhe kush ka te drejte. Ekspertiza nuk eshte trupe gjyqesore por trup faktuese dhe vertetese e nje ngjarje qe percakton pergjigje per pyetjet qe i drejtohen ekspertizes, Ekspertiza ka thene se nga cila arme dolen plumbat por jo se cfare ka mendue gardisti qe qelloji.Se dyti vendimi i plote nuk eshte zbardhur qe te dihet ku eshte mbeshtete gjykata.Ambasada eshte institucion politik dhe jo gjygjsor.
Kur gjykata flet tjeret heshtin.Ne se Arvizu flet per mardhenjen Ambasade prokurori per rastin atehere te sulmoje prokuroret qe nuk hetuen organizatoret hunjet mbi policine 5 ore dhunen mbi policine dhe pastaj vrasjet. SHBA nuk ju kerkue te ngreje bje trupe gjyqsore per rastin me amerikane se nuk e lejon asnje ligj ne bote.I vetmi rast ka ndollur kur Hrushovi gjykoji denoji dhe pushkatoji Imre Nagin qe ishte hungarez dhe e gjykoji ne Rumani per revolucionin e vitit 1956 ne Hungari.Duam apo sduam ambasada gaboje rende,Amerikanet nuk jane as Krishti as Muhameti as Zoti as Buda as Allahu.Arvizu te shpjegoje perse nuk sjell ne Itali agjentet e CIAs te akuzuar per rrembim turturim dhe zhdukje apo atyre u lejohet te vrasin pa gjyq si me Dronet te turturoje te zhdukin se jane Amerikane se jene ne detyre,Do te shohim ne se Dash do te beje te njejten deklarate apo do i terheq ne konfidence veshin Arvizuse.Amerika ka nje marrveshje me Shqiperine per mos ndalimin e amerikanve te kerkuar nga drejtesite europiane e nenshkruar nga Kolin Powel me Nanon qe europianet e kundershtoje.Ketu behet fjale per mbrojtje apo imunitet te amerikanve qe kane shkel ligjin.Po kete si e shpjegon Arvizi dhe ju si filizof.Cfare eshte me e rendesishmja se amerikanet ne disa vende sillen si padrone harrojne se nuk i pyet njeri per gjithcka dhe se kjo do vije duke u rritur.
Amerikanet e kane takue mbi 10 here Ina Ramen por vetem sot Arvizuja tha se duheshin hetue organizatoret dhe dhuna me vrasjet bashk. Gjithkush e dine se te analizohet nje ngjarje fillohet tek shkaku dhe arrihet tek pasoja. Shume vone u kujtue te thote hapur per organizatoret dhe dhunen .Sa here e takuen Inen a ja thane kete?Le ti lypin hesap Ines.
Gjykata Europiane ka dhe verdiktin per rastin e Bolonjes dhe te jeni te bindur se edhe po u denuen gardistet me urdher apo presijon do i lirone gjykata e Strasburgut.Amerikanve nuk ju pelqen fort gjykata e Strasburgut per shtetasit amerikane qe kane probleme me rrembimet e burgjet e CIAs ne per Europe.Xhorxh Bush nuk erdhi te mbante nje fjalim ne Zvicerr se kishte nje urdher arresti per turturat ne Irak dhe krimet e amerikanve atje.Pse amerikanet nuk i bene presion prokurorit Zvicerian qe kishte fimose urdher arrestin?Te gjithe shqiptaret jane te bindun ne ndergjegjen e tyre se me 21 janar 2011 ishte planifikue marrja e pushtetit nga Rama e co.Por komunistet e mohojne dhe e deshronin te tjeret e pranijne si te tille.Ata 200 hunj stadart e te forte nuk u gjenden ne shesh se nuk ishim ne pyllet Bizes te Martaneshit por ishin porosite sjelle e staxhionue mire.Europianet nuk e sulmuen vendimin por thane apelohet sepse e kane te qarte verdiktin e gjykates europiane.
Me 23 qershor populli do e gjykoje me vote rastin .Deri atehere durim se nuk eshte larg.Gjykatat me urdher nuk japin drejtesi.Durim se i duruari i fituari.Mos harroni se protesta u be per vidijon e Ilir Metes.Rama shkoji ne Gjirin e Lalzit por ka mbi nje vit qe i lutet Metes te bashkohet.Kjo tregon vlersimin per ate ngjarje.Kjo eshte argumeti se pse ndodhi
O ZOT!!! Me shume se vrasja te vret fakti qe Kola eshte shtetas i te njetit shtet si ty. Madje Kola eshte edhe pjese e pushtetit. Por ske faj or Kole. Interneti injorantin e ka bere poet.
KOL JE I PAPAME, KOMENT TEPER I MIRE.
Edhe ti zoti Manaj po kontribon per krijimin e bindjes se shpresa e vetme eshte nga faktore dhe aktore ,jashte Shqiperise.E nevris kete kontribut,ne shumice nga mediat dhe kurvo-politika shqiptare.
Shpresa e pare dhe e fundit jane shqiptaret qe duhet (dhe nuk kane rruge tjeter shpetimi)ta vendosin me dhembe e thonj fatin e tyre, e te mos e degdisin sovranitetin kushtetues ne krijesen tuaj(takemit media politike)me te poshter,ate te republikes suaj ambasadoriale.
As ne mendje mos te shkoje qe Amerika te harxhoje qofte dhe nje fishek per nje regjim te kalbezyer deri ne palce,dhe nuk ka perse. Nuk ka kujt tja zbraze ate fishek mbasi ai qe trimerohet sot, vetem me 5 fjale te thena seriozisht ka borxh te rije si qen ne kembet e prapme dhe te pshure nen vehte. Dhe ambasadori Arvizu nuk ka pse te justifikohet para disa palacove qe sot cdo Shqiptar i ndershem i ka peshtyre ne fytyre dhe kjo peshtyme nuk do tu thahet as pasardhesvet te tyre ne breza.Z.Ambasador ne qofte se mer urdher nga shefat e tij dhe mbas nje mocioni mosbesimi nga opozita, brenda disa oresh theret nje pjese te dashamiresve te amasades Amerikane nga pozita dhe ketu loja mer fund. Mbas kesaj si zakonisht qente e mbetur pa zot do te afrohen te ai qe i hedh kocken i pari. Zoti i dhente mendjen e hajrit Amerikes te shpetoje Shqiperine dhe kesaj radhe
neser -TA ZHDUKIM QELBESIREN –
Zoti Arben !Je shume i sakte ne analizen e mesiperme.E di qe komenti im ashte i kote duke pasur pasur parasysh gjendjen ne te cilen ndodhet demokracia dhe drejtesia ne Shqiperi.Une desha vetem te theksoj edhe nje here si shume here te tjera ne komente te ndryshme se dy jane faktoret e kesaj gjendje.Te paret jemi ne shqiptaret qe pranojme çdo lloj regjimi te na sundoje,ashtu siç ndejtem 500 vjet nen sundimin turk,50 vjet nen sundimin e diktatorit komunist dhe 22 vjet nen rregjimin e Sali Berishes.Per kete te fundit NE kemi ma shume pergjegjesi duke pasur parasysh se e njohim ma mire boten e zhvilluar dhe kemi ku te marrim shembull ne permbysjen e diktaturave.Te dytet ne gjendjen e sotme pa dëshim qe ashte diplomacia e huaj sidomos ajo amerikane dhe Europjane.Nuk ka perse te nevrikoset ambasadori amerikan sot se ka 2 vjet e gjysme qe i ban lajka Sali Berishes.Qofsha i gabuar por mendimi im ashte qe ambasadoret ne vendin tone jane korruptuar nga Sali Berisha.Nëse ka zot vetëm ai duhet t’i vije hakut ketij njeriu per krimet qe ka ba keto 22 vjet gjoja demokraci !
Z. Arben Manaj! E lexova me vemendej dhe disa here shkrimin tuaj, dhe si i tille eshte nje shkrim shume i mire. Te gjitha pikat qe ju shtroni qendrojne (lidhur me marredheniet Sali Berisha – SHBA). Problemi eshte se ky Berisha yne, si i pabese dhe finok qe eshte, u ka dale gjerave “perpara”, pra e ka pergatitur veten dhe mjedisin politik dhe ate te shtypit te brendshem, per nje konflikt te mundshem te tille me SHBA ne menyre te vecante (se per ata dy te tjeret Berisha fshin prapanicen). Berisha e ka shume te lehte te menaxhoje, qofte ambasadorin amerikan, qofte ata te dy te Evropes. Ata e kane perkedhelur dhe i kane krehur bishtin Berishes aq shume, sa tani e kane veshtire te dalin nga vetja dhe te kundershtojne veten. Problemi tjeter i veshtire qe nderkombetaret nuk flasin dot shkoqur, eshte kompromentimi qe Berisha u ka bere ketyre te treve. Eshte e vertete se mbas cdo deklarate te ketyre ambasadorve ne perkrahje te Berishes, ka nje fature, nje numer llogarie bankare per kestet qe keta kane marre nga Berisha, pervec favoreve te tjera me pasutite kombetare. Ja perse nderkombetaret jane bere lolo dhe te pabesueshem: Kane frike nga nje njeri nga Vucidoli i Tropojes. Deri tani i jane servilosur edhe kur hodhi ne ere e beri shkrumb e hi nje fshat te tere dhe kur vrau 26 njerez (gra, burra e femije), si edhe kur vjedh votat haptas ne sy te ketyre nderkombetareve, edhe kur vret qytetaret e tij ne mes te dites perpara syve te po ketyre nderkombetareve. Shkurt, edhe Amerika dhe Evropa nuk kane cfare t’i bejne dhe jo me kot mbajti ate fjalimin “historik” para Evropes lidhur me pese shtetet me shqiptare – jemi ne piken ku filloi pranvera e vitit 1997. Jo me kot u miratua edhe ligji per paisjen e ministrave dhe te deputeteve (vetem te PD) me arme zjarri, ashtu sikurse beri Sali Berisha ne vigjilje te ngjarjeve te 1997. Berisha po kerkon konflikt te armatosur si mjetin e vetem te shpetimit, dhe do te arrije ta beje. Mendimi i vetem i tij eshte provokimi i nje perplasjeje me arme.
A nuk deklaroi Asadi i Sirise para pak kohesh se protestat nxiten nga perendimi dhe America ? A nuk tha Asadi se protestat nuk kane lider por jane nje grup teroristesh. A nuk thot saliu se me nderhyn America ne punet e Mia ? A nuk those Saliu se opozita eshte pa lider ?( kete lider une nuk e praoj per kryeminister- thot ai ). A nuk Kane te njejtin bosht ideologjik ? A nuk Kane te njejten rezistence vrastare kur duhet bere rotacioni demokratik I pushtetit?
Zoti Manaj rreket te analizoje nje gje,qe per te gjithe analistet allvanose eshte e padekriptueshme:qendrimin amerikan ndaj politikaneve e forcave politike ne Shqiperi.
Ne ndryshim nga Greqia,ku politika amerikane ka qendrimin e vet te njohur tashme(te papranueshem nga e majta europiane greke), te kushtezuar nga kontekstet politiko-historike,ne Shqiperi,perkundrazi,sjellja e diplomacise dhe politikes amerikane ka specifiken e vet.
Eshte ,pikerisht,kjo specifike qe nuk mund te kapet e analizohet drejt nga gazetare si Manaj,qe me shume eshte i mllefosur, se i armatosur me argumente e arsyetime te logjikshme.
Me habi dhe keqardhje te madhe ,verej edhe zoti Manaj po i bashkohet mendjelehtesisht shume analisteve e gazetareve te tjere,qe permendin fjalen “vetegjyqesi”…
O njerez te perendise,a e kuptoni se keshtu po shtyni njerezit ne kurthin e nje vellavrasjeje?!
O njerez te mire,a e kuptoni se keshtu me shume i beni dem kauzes se rotacionit,sepse,kjo do te energjizonte te kercenuarit?!
O njerez mendjelehte,a e kuptoni se keshtu ,ata qe quhen votues te ‘zones gri’ po i shtyni vete me budallalleqet tuaja drejt kahut tjeter?!
I Naqeeee I grek I poshter qe e nxora koken kur thua allvanos ! Po pse mor plere te Ben per shtypje fjala vetgjyqesi ty?! Po te te ishim vrare Djali Vellai ai ata te shkretet pa arme e me duar Ne xhepa do flisje keshtu ti o plere e perendise se je fetar gjasme! Po ata Kriminel qe vrane te Duket normale qe te Shetisin neper Tirane Dhe ata te tjeret te hame dhe! O te hengert dheri ty Dhe races tende te ndyre! Sa per manajn Dhe mllefin qe ke me te si vjen tek maja e k… Ti o mut homo-gjenital ! Trima si ai Dhe Mero me shoke I duhen Shqiperise Ndaj mallikimit te vendit me Emrin sali Berisha !
Janaq ke nje llogjike foshnjarake dhe djallzore !
Te shkretet gjykates. Le qe i urdheroi te nxirrnin te pafajshem vrasesit, por sot Sala i nderseu edhe kunder amerikes…
A DO TE SHKRUEJ PERENDIMI DEMOKRACI E HIDHUR.?
Duke lexuar kete shkrim, me vete mendja tek libri i shkruar nga Riukarde Hibert “Fitore e hidhur.” Ne te vertet kete liber ai e ka pikasur mbi nje realitet te gjalle. Perendimoret ne kohen e luftes u munduan me te gjith mundesit per te nxitur nacionalistet ose me mire te themi Kolonen e peste per ta angazhuar ne luften per cilirimin e shqiperis por ishte e pa mundur. Ne keto kushte ata u detyruAN qe te gjitha ndihmat t`ja kalojen levizjes Naciona-Clirimtare kryesishte partizanve. Pra Ballkomi dse Zogistet i ruanin fisheket per ti perdorur kunder levizjes partizane pasi te clirohej shqiperia. Pore kjo nuk ndodhi.Kolona e peste si gjithandej edhe ne shqiperi u be bishte i nazizmit dhe u largua nga vendi si rezultat i nje lufte te pashembullt nga luftetaret e liris qe ishin Partizanet. Ata iken dhe moren me vete kujtimin e hidhur se si ata nuk arrite te shfrynin mllefin dhe dufin e tyre ne ate kohe.
Kaluan pasdhjet vjete. Ata ruajn si ne gjumin letargjik dhembjen e madhe per disfaten qe pesuan bashke me pushtuesit e tani qe erdhi koha ata nuk mendojn me per demokraci pore vetem per hakmarrje.
Burim i kesaj hakmarrje eshte ne SHBA ku shqiptaret te grumbulluar atje ushqejn ndjenjen e nje hakmarrje ne shqiperi kunder te majtes shqiptare te cilen e ushqejne vite pas viti. Duke qen se ata kan jetuar me pushtuesit ku pushtuesi kishte zgjedhur si motiv ti “fusim shqiptaret kunder shqiptarve” Keta kane ven per analogji ti perdorim te majtet kunder te majteve dhe pasta ti lajme hesapet edhe me ket qe realizojn qellimin tone.
Shteti Amerikan mbeshtet shqiperin per nje demokraci te vertet. Ai akom nuk i ka honepsur keto sejgmente shqiptare atije te gershetuera edhe me qarqet antishqiptar qe po pergatiten here pase her per nje provokacion per te lar hesapet me te majtet bilazi ideja e tyre eshte qe te ulin numerin fizik te te majteve pasi ata nuk po arrijn me voten e lire te kapin pushte. Mos harron, pas viti 1996 e djathta ne shqiperi nuk ka kapur pushte. Pushteti ne 2005-se u eshte dhuruar per hire te rrotacionit politike , po ashtu edhe ne 2009-te te majtet jane ata qe i dhan pushtet Berish dhe po ja mbajne pushtetin.
Pra sjegmentet te Ballkomit dhe te Zogistev ne Perendim ata vazhdojne te pergadisuin terren per nje gjakderdhje te mundshme ne shqiperi. Ata kane edhe para dhe lobojn per Berishan ndaj dhe Berish edhe gazeten Uashinton Poste e cilesoi leter higjenike sepse ka lobimin e ketyre qe thash me larte.
SHBA si mik i populli shqiptar ndofta kete hile kaqe te thell do ta kuptoje me vones ose larg qofte mase edhe ajo eshte bashkuar me kete ndjen fashoste te cilet keta koloboracioniste e moren me vete ne vitet e stuhishme te luftes Nacional Clirimtare.
Ne se nuke realizohet kjo disfate , dijeni mire qe demokracin do ta bejn te majtet ashtu sic e be edhe luften. Dhe perendimi do te shkruaj
„Demokraci e Hidhur“ Se ai po pret qe demokracin ta bejn te djathte si promotorre, pore kjo nuk po ngjet asn nuk ka per te ngjare.