Të gjithë kundër

11 Shkurt 2013, 13:25Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli, Java

Më keq nuk mund të shkonte. Por as nuk mund të ndodhte ndryshe. Vendimi i gjykatës së Tiranës që shpalli të pafajshëm dy gardistët blu që vranë në të Premten e Zezë të 21 Janarit, në të vërtetë nuk u dha për ta. Nuk u dha në emër të tyre. Ata ishin bedelët e autorëve të vërtetë të krimit shtetëror të vrasjeve. Ishin vrasësit me pagesë, të shlyer nga borderotë e dukshme të gardës dhe me gjasa dhe nga “bordero” të padukshme e informale të pushtetit të sotëm autokrat. Në asnjë vend të botës nuk dënohet koburja që qëllon. Dënohet ai që qëllon. Ndrea dhe Lupoja i tij me uniformë ishin dhe janë kobure. Autori i vërtetë i tyre ishte njeriu që nuk doli asnjë ditë në gjykatë dhe që ditën e dhënies së vendimit të gjykatës, pretendoi se nuk komentonte vendimet e drejtësisë. Ai quhet Sali Berisha. Bashkë me të dhe në krah të tij, në cilësinë e autorëve dhe bashkëautorëve në krim; është e gjithë maxhoranca që justifikoi vrasjet, që barazoi gurët e demonstruesve me plumbat luftarakë të qeverisë; është zonja e Kuvendit që i fluturon fjalët e saj si pilivesa të zemëruara; është komisioni hetimor i krijuar menjëherë mbas tragjedisë, qesharak dhe i përbuzshëm; janë gjithë manipulatorët e provave, penguesit e hetimit, janë gjithashtu të gjithë ata shkopinj të eksituar të daulleve të propagandës që i shihte viktimat si barbarë, e deri dhe mjeku bluzëbardhë dhe zemërzi i Spitalit Ushtarak që tha i pari që demonstruesit ishin vrarë nga demonstruesit. Në fund, por jo si të fundit, janë dhe ata gjykatës që duke shpallur pafajësi për gardistët, firmosën fajësinë e tyre profesionale, penale dhe morale. Në këtë kuptim, procesi për të gjetur dhe ndëshkuar vrasësit e 21 Janarit nuk ka mbaruar. Në këtë kuptim, procesi as nuk ka filluar. Procesi do të nisë në 23 qershor kur të ndryshojë me votë vullneti politik, të cilit këtë javë zyrtarisht, i ngulën gozhdën e fundit në arkivol. Drejtësia vdiq. Duhet të rilindë në 23 qershor. Edhe sikur të ishin dënuar dy gardistët blu, Ndrea dhe Lupoja i tij, sërish drejtësia nuk do të ishte vënë në vend dhe nuk mund të vihej pa u përmbysur kjo botë e deformuar politike që ka krijuar maxhoranca e sotme.

Sali Berisha kaloi përkohësisht një hendek. Hapi i tij i madh prej malësori që nuk “shet” ata që i shërbejnë, tani është ndalur përpara një humnere që i rrezikon hapin tjetër: marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, por edhe me BE-në. As në atë anë të Atlantikut dhe as në këtë anë, nuk mund të përfytyrohet kjo që ndodhi me hetimin gjyqësor të së Premtes së Zezë të 21 Janarit. Shtetet e Bashkuara që afruan asistencë dhe jo vetëm asistencë në këtë hetim me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe miratim të qeverisë shqiptare, reaguan menjehërë të enjten duke e konsideruar tronditës vendimin e gjykatës së Tiranës. Vetë gjykata, me një gjuhë të stilit të Enver Hoxhës në sokëllimat e dikurshme kundër imperializmit amerikan, pretendoi se “…deklarata e SHBA-së është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor…”. Por edhe kjo deklaratë, njëlloj si vendimi i dhënë, nuk u shkruajt në oborrin e gjykatës. Ajo u hartua kështu, kërcënuese dhe qesharake, nga pas dritareve të së njëjtës godinë prej nga dolën plumbat e 21 Janarit. Po asaj godine ju përgjigj një ditë më pas, ambasadori amerikan Arvizu, i cili shkoi që në mëngjez herët në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm. “Akuzë e pabazë. Ndërhyrja jonë u bë pas një kërkese, të miratuar edhe nga qeveria e Shqipërisë”, u përgjigj ambasadori Arvizu. Nënkupto, më thellë dhe më përtej, se demokracia nuk ndërtohet nga ata që e shohin shtetin si muhabet burrash, pa qenë burra shteti. Një tjetër shenjë e qartë për një përplasje të re të Tiranës zyrtare me Uashingtonin. Në mënyrë identike si 17 vjet më parë, përplasje për drejtësinë. Më herët ishte dhe kundërvënia për nacionalizmit e rigjetur në ngërç e ngut elektoral nga Berisha. Të dyja së bashku, këto sinjale të dukshme, shënjojnë nivelin me të ftohtë të temperaturës në marrëdhëniet mes dy vendeve, Uashingtonit dhe Sali Berishës.

Çfarë ka ndodhur tjetër këtë javë? Vizita e Komisionerit Fyle. Mesazhi? Zgjedhjet e ardhshme dhe standardet e tyre. Një kujtesë dhe një paralajmërim profilaktik: ndryshe nga proceset e tjerë zgjedhorë, kur ndërhyrja ndërkombëtare bëhej mbasi vendi rihynte në krizën e rradhës, kësaj here ndërhyrja premtohet të bëhet para se vendi të hyjë në ciklin e zakontë të krizës politike postzgjedhore. Dhe pse zgjedhjet? Sepse ato normalisht duhet të kushtëzojnë ngjyrën e pushtetit. Dhe në Tiranë, pushteti ka magji. Shqiptarët në përgjithësi, duke nisur që nga ata që merren me politikë e duke përfunduar tek gjykatësit e gjykatës së Tiranës kanë një qasje pragmatike ndaj pushtetit dhe ushtruesve të tij. Shumicës dërmuese të njerëzve të politikës në Shqipëri, nëse ju hiqet posti, makina me targa zyrtare, rojet dhe kamerat televizive, do të duken ashtu siç janë në të vërtetë: njerëz krejt të rëndomtë, edhe nën nivelin mesatar të shoqërisë. Dhe kur të ndodhë një gjë e tillë në 23 qershor, kur kjo klasë uzurpatore e pushtetit të ikë me ikjen e Sali Berishës, atëherë në gjykatën e Tiranës mund të ketë shans për dhënë drejtësi për 21 Janarin. Drejtësi ndaj autorëve të vërtetë të tragjedisë. Do të jepet drejtësi ndoshta dhe për Ndrean dhe Lupon e tij që në gjithë këtë histori, janë gjithashtu figurantë tragjikë në një teatër kriminal.

15 komente në “Të gjithë kundër”

  1. Alb says:

    Problemi me i madh ne kete vend eshte se numri potencial i kobureve i kalon 2 milion shqiptar (qe te mbajme ca rezerve) dhe kjo nuk e ka origjinen tek niveli mesatar akademik , sipas meje. Kjo eshte kultivuar ne dekada per shkak te manise per te qendruar ne pushtet per shume kohe ndoshta deri sa te vdesin, keshtu kane shpifur per njeri tjetrin ne ate mase sa duhet nje grimce tru per te bere dallimin, por niveli mesatar qe ju theksoni nuk mund ta beje dot kete. Jane bere edhe tani qe po flasim ca gjera kunder gjithe njerezve te spikatur antiregjim sigurisht me ane te kobureve..Zot na ruaj Kryeministri yne me 21 Janar iu drejtua Liderit te opozites: dil po ta mbajti…. sigurisht e ben se ka nen vete 3 milion kobure. Renia ka mberritur ne ate pike sa te besosh se me vota me 23 qershor do ta largosh kete kryeminister dhe ate paterice te tij qe ka gjysmen e shikut e shiu me vota eshte thjesht naivitet. Sa shqiptare jane sot te gatshem te dalin ne shesh dite per dite tre muaj pa kerkuar sanduçe edhe para per transport? duhet bere nje sondazh. Ne kete moment kryeministri flet per bujqesine, me kupton ? pas tete vjete rrenim total te saj….

    A ka nje grup te shkeputur nga politika tiu kerkoje shqiptareve te dalin ne shesh e jo ne kafe dite per dite tre muaj rresht dhe te kerkoje largimin e ketij kryeministri perpara zgjedhjeve.

    1. Ndre Shkjezi says:

      Baca nuk po don me dijt, aj mbath opajngat si Zogji i Par dhe lufton malit anmikun
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    2. timo says:

      Z. Alb, është pyetja më e drejtë,më e bukur, më njerëzore që mund të bëhet në këto çaste. “Sa shqipëtarë janë sot të gatshëm të dalin në shesh ditë përditë tre muaj pa kërkuar sanduiçe e para për transport”?!!Fantastike! Por pas pyetjes tuaj legjitime unë djehem i dëshpëruar dhe besoj se më kuptoni pse!!!

      1. Alb says:

        Te kuptoj Timo shume mire. Ja pse ndiesh i deshperuar: pse ne jemi popull mercenare? sepse askush qe nga rilindasit ne kete vend nuk ka folur njeri per ideale. Keshtu pra, per disa vende pune e per spitale me te mira etj…qe premton Edi Rama, nuk frymezon njeri. Sepse sot secili mendon per vete dhe me njeqind rruge qe une i quaj te padrejta secili i arrin. Por une mendoj per ata qe nuk i arrijne dot, por une mendoj perse te jemi nje shoqeri egoiste dhe keshtu Ai qe ka 22 vjet qe rri mbi ne ne kolltuk e shfrytezon kete dobesi edhe tallet me ne. Por une s’e kam problem pse ai tallet, sepse kush tallet me tjetrin kercenon veten, une e kam problem sepse desha te jemi popull me seder si gjermanet, anglezet fjala vjen
        Ciao

  2. ermal says:

    nuk i vjen keq njeriu per ty qe e nxive syrin me boje pasi kur qellohesh me gure guri te can dhe nu ta nxin syrin o shpirt zi o vrases me pagese te te vije turp nga vetja qe i sherben nje muti me emrin sali por te numeruara i keni ditet do veni te vendi ku nga burra do beheni gra ku nuk do ju nxijne syrin por do ju nxijne bythen kushedi mund te behesh dashnorja e gaxhait a e zan caushit kur te vesh te vendi paraqitu si anxhela

  3. besniku says:

    Me vjen habi dhe keq per disa gazetare dhe analiste qe e mendojne kaq thjeshte procesin e zgjedhjeve te 23 qershorit te ketij viti. Kjo ose keta jane naive, te sinqerte persa i perket thenies: zgjedhje, te lira, te fshehta dhe te ndershme. Keto mund te arrihen vetem nese vdes Sali Berisha. Ai, edhe kete radhe do t’i vjedhe zgjedhjet, me force dhe perpara syve te komisionereve vendas dhe vezhguesve te OSBE, ODHIR, e gjithe te tjereve. Eshte momenti qe ai nuk do te dije as per Evropen dhe as per Ameriken. Ai ka vetem nje synim: Te fitoje ne zgjedhjet e qershorit me cdo mjet. Dhe nese populli do te ngrihet per te protestuar ndaj manipiulimeve dhe vjedhjeve, atehere ky popull do te bjere ne kurthin e Sali Berishes, ai kete kerkon: konflikt ma arme me pjesen tjeter te popullit, sepse vetem keshtu ai mund te shpetoje koken e tij dhe te familjes (sipas mendimit te tij, se nuk dihet se cfare mund te ndodhe ne te vertete). Pra, o gazetare dhe o popull, mos mendoni kurre se Sali Berrisha largohet me anen e votave, jo kurre!

  4. niku says:

    ky eshte krim kur sheh kete polic te nxire nga njerez te papergjegjshem,, une jetoj ne angli , ketu policia e rendit nuk mbajne pistoleta keto te pazarit keshtu qe ato nuk kane se si te vrasin njerez, por ama mos te rafte rasti me u ngaterruar me police qe mbajne arme se shkon per lesh te bubit,, le te gucojne te shkojne dhe te bejne te njejten gje tek parlamenti anglez dhe do ta shohim bilancin, apo tek dera 10. ore neve duhet ta pranojme dicka policia eshte ne sherbim te popullit dhe nese cenehot liria e tjetrit dhe e tija ai te qellon troc. se perndryshe atehere nese policia nuk mbron insitucionet atehere plas lufta civile, mendoni pak sikur te vinin simpatizantet e pd dhe tu perplas’shin me turmen e edi rames cfar do te ndothte? edi rama kujtoj se mund te bente 97 me ca zvarranike te mbledhur ane mbane shqiperise me nga 5mije lek. dhe kerkohet qe te futen ne burg policat, eshte edi rama qe duhet te futet ne burg,, se nese futni ne burg policat atehere e gjith policia jep dorheqje dhe shqiperia behet prostitute rrugesh por nese edi rama futet ne burg apo hik fare shqiperia vetem shpeton dhe jo perkeqesohet. polici o ka arme dhe e perdor kur eshte e nevojshme qe per mendimin tim o u perdorde me 21 arma o nuk perdoret here tjeter, ose hiqjani armen policit se neve jemi popull me kulture rrime urte, se cdo vit e bejme nga nje 97. per cfare per te ndihmuar edi ramen per te vjedhur, e pati tiranen 12 vjet cfar beri? doni me i dhane shqiperine tani? kush person shkon mbas politikanit per rremuja plumbin meriton. a kush shkon per problemet e tij familjare plumbin politikanit tja fusin. besoj se me kuptoni. mendoni qe ky polic mund te ishte vellaj apo babai juaj. rikthehuni e shihni vidjot e 21 janarit dhe atehere thuani se cfar rruge tjeter kishte policia pervecse o ti vriste disa ose te hikshin fare dhe tu shkaterronte shqiperia si ne 97 dhe tu vritshin edhe disa mijra shqiptare si ne 97, plus qe do te shkonim ne humner si nga ana ekonomike ashtu edhe ne lidhje me integrimin europian. se keto te jashtmit pak duan nga ne dhe qup te gruposin.

  5. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

    Shkrimet e zotit Vangjeli,jane te lezecme sepse,kane nje fragrance poetike…
    Eshte nje nder analistet e mi te preferuar,jo vetem sepse eshte toni,jo vetem pse eshte nje besimtar i mire dhe adhurues i Hiresise se Tij,por edhe qe perhere kur i jepet rasti mbron me elegance interesat e komunitetit tone.
    Nese doni te dini marredheniet e komunitetit tone me dy partite kryesore(PD,PS) ju duhet ,urgjent,te lexoni shkrimet e zotit Vangjeli,sepse ai me mire se askush tjater e di qe komunitetit yne eshte i lidhur pazgjithshmerisht me partine per te cilen militon vete zoti Vangjeli.

  6. mergim tari says:

    Lorenc, Une dakord jam me ty qe permend Arviune, BE, Ameriken, FYLENE etj…..
    Por Sali Berishes NUK I PLAS per asnje nga keta. Ti e di mire kete.

    Prandaj kerkesa qe duhet te beje PS eshte kjo:

    *Nje shtet eshte i falimentuar pa system gjyqesor. POr gjyqesori i pavarur nuk mund ti kerkohet asnjerit prej te mesipermve per momentin.
    *Po afrojne zgejdhjet dhe po pergatiten vjedhjet. Ajo qe duhet ti kerkohet SHBA dhe BE nga Partia Socialiste dhe OPOZITA eshte:
    *Qe SHBA dhe BE te mos njohe asnje qeveri te dale nga zgjedhje jo te lira, jo te ndershme dhe te pranuara nga te gjitha palet. Palet qe kane dyshime, te hapin kutite, te lexohen votat dhe materialet e votimit ne cdo rast dhe te mos kete kundershtime dhe arsyetime nga KQZ ose gjykata e Apelit e Sashenka Sovjetikes dhe atij TOM ALPINIT te APELIT.

    KETO TI KERKOJE OPOZITA SHBA dhe BE dhe mos te lejoje qe keto organizma te thone pas zgejdhjeve qe “Zgjedhjet ishin nje hap para, dy hapa mbarpa dhe tre hapa drejt lindjes se mesme e te larget”…..

  7. Kastrioti says:

    Ke përmendur katër herë ’97-ën, por asnjeherë ’98-ën (!?)
    Se analogjia vetëm me ’98-ën mund të bëhet.
    Ku ishin demonstruesit atëherë: në bulevard, në oborr, në korridore, apo edhe në zyrën e kryeministrit të atëhershëm? Po këta të 21 janarit?
    A qëlloi shteti atëherë? Po më 21 janar?
    A u vra njeri atëherë? Po më 21 janar?

    Ja pra, dy mendësi krejt të ndryshme qeverisjeje – PD vs PS
    Nik Malësori, gabim që rri në UK e nuk vjen në “parajsën demokratike” të salehit tand.
    Se, pasha bukën, na jena lodhë me të!

  8. ndue says:

    Z.Vangjeli:Duke pare mendimet tuaja ne shkrimin e mesiperm te cilat nuk jane personale te Vangjelit si nje e keqe e vogel,por jane qendrim politik i nje partie qe pretendon te vije ne pushtet si nje e fatkeqesi e madhe per vendin.Ideja juaj se me 23 qershor populli me voten e ti “per ps”do zgjidhe qeshtjen e qeverise,drejtesise,prokurorise,etje eshte nje e vertete tronditese e cila na kthen shume mbrapa ne vitin 1944 kure ne pushtet erdhi partia komuniste me vone e punes,tani socialiste,por mendohej e reformuar.Populli me 23 qershor do zgjedhe partite qe do bejne qeverisejn e vendit,por jo gjykatesin,jo prokurorin.Ndryshimi mes diktatures dhe demokracise qendron pikerisht ne ate se ne diktature partia i ben te gjitha pushtetet,ndersa ne demokraci pushtetet bejne punen e tyre te pavarura nga njeritjetri.Duke jetuar prej 17 vitesh ne Itali ku kryeministri i keti vendi ka patur shume probleme me drejtesine, me shume se cilido politikan i botes, pore kurre nuk ka thene se me ardhjen ne pushtet do ndryshojme drejtesine apo prokurorine.Ka ardhur disa here ne pushtet por kurre nuk ka cenuar pushtetet e tjera. Ritheksoj nese mendimet e vangjelit jane personale e keqja eshte minimale,nje koleg i tije ne nje studio televizive sjelljen e tije e krahasoi me ate te nje gomari te zgjidhur.Mbase kolegu i tije kishte te drejte,ne te kundert ka shume vend per tu shqetesuar.

    1. mergim tari says:

      RUDIN beju gati se do shkojme me knue UZARET……
      NUEEEE,
      Ku Je NUEEEEE
      Hape NUEEEEEE
      NUE…… NUEEEEEEEEEE
      Aq humor sa me sjell ky interpretim i te madhit Ndrek Luca, aq humoristike eshte edhe karagjoslleku qe ke shkruar ti o Nue.

      Gjithsesi per te kaluar ne teme. Behet fjale qe me ardhjen e nje qeverie te re, ne Shqiperi sistemi i drejtesise dhe institucionet shteterore do te jene te pavarura te bejne punen e tyre sipas ligjit organik te shtetit.

      Pra o NUE, nese gjykon, institucionet jo shtetorore dhe shteterore si gjykatat, prokuroria, mediat, policia, garda, presidenca etj….., do te jene te pavarura nga epshet masturbuese te trurit te nje te cekulibruari menderisht (Sic e quan avokat Ngjela Barbarin Berisha).

      Cfare ka ketu per mos kuptuar. Vetem gomari nuk kupton ato qe thote Vangjeli.

  9. lesh perbiba says:

    O nik karadushi. Po a munesh me mthane sa veta vrau policia kur iu msyne zyravete partise konservatore. Por kur u bene rrumujat e Gushtit 2011 sa veta u vrane. Ka munsi qw te jesh naj karaduc tropoje qe ma n celular fotografine e Bjerbithes

  10. ILIRET says:

    Mire Ndrio dhe Lupo i tij, kishin avokatet e tyre, po viktimat perse nuk u perfaqesuan me avokatet e tyre?
    Nje pyetje per ata qe marin vesh nga ushtria, duke qene se gjeneral Ndrioja, doli i pafajshem se kishte hapur zjarr per vetmbrojtje. Pyetja eshte: Ne operacionet e policore, apo ato te gardes, ku eshte vendi i gjeneralit?!
    Ne vijen e pare te zjarrit, apo ne vendkomande?
    Qe ketu, avokati i viktimave, e kapte me fakte gjeneralin: u vrane te gjithe ushtaret qe i erdhi radha atij per te hapur zjarr?

  11. dino says:

    Afer mendsh!Lupua nuk i vrau ata te mjere ne oborrin e shtepise se tij,i vrau ne oboorin e Padronit Sali!Ai doli “Duar lare “se nuk tregoi kurre kush e urdheroi per te vrare njerezit e pafajshem…!Lupua u shperblye si nje qen kur kryen detyrat e te Zotit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje