A i kujtohet ende dikujt në Kosovë, por edhe diasporë, Tirana dhe Shqipëria e viteve ‘90? Personazhet siç janë Ismail Kadare, Ramiz Alia, Azem Hajdari, Fatos Nano, Sali Berisha, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori… dhe plot e plot të tjerë bashkë me vendngjarjet siç ishin Qyteti Studenti, Pallati i Brigadave, Sheshi Skënderbeu, Shkodra, Kavaja, Vlora, Tropoja?… Mua po.
Të gjithë neve, që na kujtohet ajo periudhë, s’ka si të mos na dalin parasysh apo kalojnë në mendje, ato personazhe dhe kohëra. Edhe sot, 20 e kusur vjet më pas… kur në eter e shohim kryepersonazhin e asaj kohe, i cili vazhdon të jetë po ai- i mbushuri me adrenalinë dhe talentuari në retorikë, terminatori i armikut dhe moralisti i të nënshtruarit, manipulatori i medies dhe magneti i masave… në mendje na kalojnë shumë prej të përmendurve dhe plot e plot të tjerë që janë e s’janë më në këtë botë. Por kryesorja, ai është ende kryepersonazhi i jetës politike shqiptare: Sali Berisha.
Njeriu i cili për më shumë se dy dekada herë në pozitë e herë me o(pozitë), ishte politikëbërësi kryesor i Tiranës. Në kohërat e saj të këqija dhe shumë më të këqija. Krijuesi i poleve politike të cilat kishin dhe kanë të bëjnë fare pak apo aspak me ideologjinë sa me postulatin kryesor apo njollën e paikshme edhe sot e kësaj dite të ekzistencës politike në këtë shtet: vjedhjen e votës. Dhe këtu duhet të ndalemi.
Sepse dhe në krejt këtë karrierë politike të Berishës, zakonisht dhe përgjithësisht kur Kosova është në pyetje, ekzistojnë ato shabllonet reciproke. Në Tiranë thuhet: “kosovarët” janë me Berishën dhe pikë. Në Prishtinë, e përsëris, sidomos në Prishtinë, shtresat urbane intelektuale e politike, ato pra, që në vitet 90 ende besonin e shpresonin në riunionin me Beogradin, kur e panë që s’ka më gjë prej saj, vrap e vrap menjëherë pas luftës së Kosovës, gjetën azil te Mali i Robit e Blloku i Ri i Tiranës, për të dalë’ pak nga ngushtësia e Prishtinës. Shumë prej tyre pra, thonë që janë “fshatarësia” e Kosovës, ata që janë me Doktorin, duke hequr kështu fajin dhe me këtë, edhe damkosur bashkëvendësit e tyre.
Pa lënë anash këtu nuk mundemi as publicistikën dhe politikën e Prishtinës, e cila drejtpërdrejt a tërthorazi ende vazhdon të luajë me kartën e gabuar kur politika dhe Tirana janë në pyetje: qasjet që vijnë nga Prishtina mundohen të jenë nga shikimi i brendshëm, pra tiranas, për ngjarjet politike dhe dinozaurin e atjeshëm Doktorin. Kjo, edhe pranohet nga qarqe politike e publicistike sidomos kur ka ndonjë gjetje të re kundër Berishës, por marrë në tërësi shihet me mospërfillje e joseriozitet apo edhe sprovë për kurajim të tipit: “mirë e keni” por “ka edhe më tepër sepse s’jeni këtu si ne”. Është si ajo ana tjetër e medaljes kur në Kosovë zakonisht publicistëve e politikanëve të Tiranës u themi: “mirë që po shkruani për politikën tonë në Prishtinë, apo marrëdhëniet me serbët”… por “ju s’e dini sepse s’ishit këtu”.
Në të dy rastet vazhdojmë të bashkëkuvendojmë dhe lexohemi anasjelltas por me prekje herë tepër të kujdesshme apo edhe injorim prej xhentëlmenësh për temat reciproke. Një situatë në të cilën Doktori me shpurën e tij edhe viteve të fundit, sidomos pas ardhjes së tij të fundit në pushtet ka ditur dhe mundur të manovrojë për mrekulli. Duke prekur zemrat e “kosovarëve” të tij me fjalime të zjarrta e batuta me kripë të cilat shqiptaro veriori i rrok’ më lehtë sesa mesdhetari i mesit a jugut të Shqipërisë.
Këtu vijmë te pyetja e parë që për jo pak njerëz të vyer e sinqertë të Tiranës, vazhdon të jetë një mister. Pse e duan “kosovarët” Berishën pyeten e pyesin ata? Përgjigja del e thjeshtë: sepse ai është verior. Dhe këtu s’mbaron. Sepse pos që është verior dhe e ka dialektin e “tyre” Berisha te masat e Kosovës ka plotësuar dhe sot e kësaj dite vazhdon të plotësojë diçka që intelektuali i matur dhe aq i tërhequr, lideri me shall e look europian, Ibrahim Rugova nuk e kishte: pasionin në të folur e sjellje.
Retorikën agresive dhe shkatërruese për armiqtë politikë. Edhe zgjedhësit, deri dje të majtë e prej “Konventës” së fundit të djathtë së PDK-së së Thaçit tradicionalisht të afërt me PS-në janë me Berishën. Sepse ai ua rrit adrenalinën. Ua ngjall dellin patriotik dhe i bën të vegjël, për të mos thënë hije, edhe ish-liderët e UÇK-së, të cilët pas lufte ishin zënë o ta luftonin apo edhe kopjonin Rugovën.
Për Berishën, as që bëhej fjalë sepse ai i shkelte. Ky është pra shkaku kryesor pse Berisha në Kosovë ishte dhe është aq i preferuar. Populizmi i tij i veshur me retorikën patriotike gjithmonë ka qenë arma e tij të cilën ai në mënyrë kalorsiake e ka përdorur dhe e përdor sa herë i është dashur. Që gjysma tjetër e shqiptarëve të Shqipërisë janë të kampit tjetër politik- për këtë s’ka çarë kush kokën në Kosovë. Së paku jo derisa së pari Fatos Nano dhe më vonë, shumë më vonë, edhe Edi Rama filloi të ndjehet si në shtëpinë e tij- edhe në Prishtinë, Drenicë e Dukagjin.
I pëlqeu dikujt apo jo, Kosova do ta dojë gjithmonë Berishën. Edhe kur tash po i numëron muajt e fundit të pushtetit politik. Ngase ky ka bërë atë që s’e bëri askush. Ose përkthyer me gjuhën e Qosjes- nëse Enveri ishte më pak i keq por për këtë e bëri (ose e la të bëhet!) bashkë me Prishtinën gjuhën letrare, ishte dhe është Berisha ai që Kosovës ia bëri rrugën dhe për këtë lidhjen mes Tiranës e Prishtinës për dy orë. Një projekt i të parit (Enver Hoxhës) për mbijetesën gjuhësore u bë realitet- të cilin në Prishtinë disa qarqe sot e refuzojnë por bash për këtë ai funksionon. Një realitet i të dytit (Berishës) i cili në qarqe tjera të Tiranës po ashtu vihet në pikëpyetje por për këtë po kështu shfrytëzohet me kënaqësi sa herë duan të kalojnë deri në Prishtinë apo edhe flasin për progresin shqiptar.
Fakt është: shqiptarët sot janë më pranë njëri-tjetrit se kurrë ndonjëherë më parë. Fizikisht, ekonomikisht, financiarisht, mediatikisht dhe nëse duam edhe politikisht e gjuhësisht. Dhe këtu fillojnë problemet e Doktor Berishës. Jo për shkakun pse ai ishte mëkatari i madh i Tiranës, i cili punonte apo punon me serbët- nga Karaxhiqi e Mladiqi e deri tek sot Fazliqi. E kanë bërë dhe e bëjnë edhe socialistët e LSI-tët. E kanë bërë dhe e bëjnë edhe në Kosovë- nga LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja- të të gjitha ngjyrave e kampeve politiko-ekonomike.
Problemi i Berishës, pra nuk duhet parë shumë në vijat e patriotizmit të tij të dëshmuar (me rrugën e kombit) apo edhe tentativës së tij për manipulime po patriotike (me pasaporta për “kosovarët”, ndërhyrje skandaloze si ajo në Konferencën e Sigurisë në Munih) për të mbijetuar politikisht. Shfaqja e Spahiut, lëvizja e Topit, mosvendosmëria e Metës dhe sidomos fenomeni i shfaqjes dhe monopolit që fëmijët e tij kanë në skenën politike dhe me këtë edhe financiare-ekonomike të Tiranës, e bëjnë atë t’i ngjajë një relikti politik jashtë kohës (2013!) në hapësirën që jetojmë.
Thënë edhe më shkoqur dhe shqip, Sali Berisha, ky dinozaur i politikës së Ballkanit të 23 vjetëve të fundit, nëse fitoi por edhe humbi shumë beteja politike: këtë pranverë do ta humbasë betejën e tij politike. Dhe atë për shumë shkase dhe një e të vetmin shkak, i cili duhet parë në kontekstin ballkanik.
Disa nga shkaset: shteti që Berisha ua premtoi qytetarëve të Shqipërisë nuk është askund, tetë vjet prejse ky është në pushtet. Nëse lëmë anash infrastrukturën rrugore dhe përmirësimin e ruajtjes së kufijve bashkë me stabilitetin mikrofinanciar, këtë vend vazhdon ta lërë një hap prapa edhe me shtete të shkallmuara nga luftërat (Kroacia, Mali i Zi e edhe vetë Serbia e Maqedonia) dhe me këtë edhe ta ngufatë këtë vend në procesin e integrimeve evropiane.
Shpërthimi i Gërdecit ishte ai shpërthimi i çdo ëndrre të Berishës për një jetë normale me pole politike por jo armiqësi tradicionale me të cilat çdo shqiptar është lodhur dhe shkallmuar. Nëse i shtojmë kësaj edhe 21 janarin dhe turbullirat më pas, fërkimet e fundit me Ambasadën dhe Administratën amerikane rreth po 21 janarit, shtrirjen e dorës së tij në tri shtyllat e pushtetit- gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv por edhe në forcën e katërt- median, atëherë s’kemi pse çuditemi që Berisha sot është i vetmuari dhe izoluari i madh i Ballkanit. Jam i bindur që edhe në zgjedhjet e ardhshme do të ishte kandidat serioz po të mos i dilte problemi kryesor që ky politikan e kishte dhe e ka që më lart e quajtëm, jo një nga shkaset por shkakun kryesor.
Është pra ai problemi që e kishte Franjo Tuxhmani me djalin Miroslavin, Alija Izetbegoviqi me djalin Bakirin, Ibrahim Rugova me djalin Ukën dhe pa përmendur këtu raste tjera të cilat po ashtu janë të drejta por edhe mund të keqkuptohen sepse Berisha nuk ishte as nuk është as diktator as luftënxitës… Sa autokrat dhe para së gjithash politikan tranzicioni, i cili vetëm me tranzicion mund të (mbi)jetojë politikisht.
Implikimi i fëmijëve të Berishës në jetën politiko-ekonomike të Shqipërisë viteve të fundit, pra nuk është një risi në kontekstin ballkanik, por për këtë do të shënojë edhe përmbylljen e pranisë së këtij politikani magjepsës për energjinë dhe shkatërrues për potencialin e pezmit dhe armiqësisë.
Nëse ky do të luftojë deri në çastin e fundit dhe edhe me kushtin e armiqësisë me “miqtë amerikanë” dhe teknokratët europianë për të mbetur në pushtet? Them se jo. Sepse do të jenë ata që i ka afër që do ta tradhtojnë të parët në çastin kur të shohin si po rrëshqasin teposhtë. Por kjo s’duhet të na brengosë aq shumë. Shumë më tepër është e rëndësishme që, shikuar nga prizmi i Kosovës, nuk duhet rënë pre e manipulimeve të tij ditore retorike për nevoja parazgjedhore. Tjerat janë punë a problem i një fushate të rëndë parazgjedhore e cila do na mundojë e torturojë muajve që vijnë. Nëse do t’i thoshim sot Doktor, u kry’- ai s’do ta besojë.
Ndoshta i ndihmon, atij apo njerëzve të tij dhe sidomos fëmijëve të tij, thënia e presidentit dhe politikanit të madh gjerman Richard Freiherr von Weizsäcker: Historia nuk përsëritet por mësimet nga ajo po! Dhe ky postulat sot dhe muajt në vijim vlejnë sidomos për Doktorin! Por edhe opozitën e cila do të duhej të jetë e kujdesshme në menaxhimin gjatë dhe sidomos pas marrjes së pushtetit atje. Dhe pa inate e hasmëri pse shumica e qytetarëve të Kosovës do të vazhdojë që për Berishën ta ketë zemrën e ngrohtë dhe derën e hapur. Kurse për Berishën nga këndi i Kosovës: Doktor, u kry!
Kjo eshte vrasje me pambuk.
Nuk kam pare shkrim me inteligjent se ky, te asnje prej politikaneve apo Gazetareve te Kosoves.
Ky Gazetar po e paralajmeron Berishen te heqe dore nga Shkaterrimi i Shqiperise para zgjedhjeve, dhe te iki me nje marrveshje me opoziten per te mos u persekutuar vete dhe femijet.
Por Gazetari nuk merr parasysh nje gje kryesore:
Ruajtja e Karrikes per Sali Berishen, eshte ruajtja e kokes se tij dhe familjes qe kercenohet nga Gjakmarrja. Sali Berisha e di mire qe jeleket Antiplumb nuk ja veshen per te ndjekur moden, por sepse armiqte qe kerkojne koken e tij dhe te femijeve jane shumfishuar.
Levizjet e fundit te Pashaportave dhe Bashkimi me Kosoven, kishte per strategji vetem te rrinte ne karrike per vete. Berisha po punon te shkepusi zemren e Kosoves, Mitrovicen, ne shkembim te bashkimit qe te mbaje karriken.
Bashkpunimi me reaksionin Serb, ku cdo fije e energjise elektrike kalon andej, edhe Albpetroli po del qe po shitet tek nje Miljardier Serb Dushko Dnezevic, duhet ti japi sinjale te qarta qe Sali Berisha eshte njeriu qe ka bere tradhetite me te medhaja te shtetit Shqiptar ne kohet moderne.
Kete terheqje qe po ja kerkon Gazetari Saliut me elokuence, dhe me shume edukate, ja ka kerkuar me force NATO, nje jave me pare.
Ketu nuk behet me fjale do iki apo jo Sali Berisha. Ketu behet fjale cfare demi tjeter me te madh mund ti shkaktoje Berisha Shqiperise dhe Kosoves.
Amerika po kembngul qe Sali Berisha dhe Qeveria te bjere deri ne 15 Mars per tre aresye:
1. Te mos shitet Albpetroli tek Kinezet, ose tek Serbi Dnezevic, ky eshte edhe qellimi kryesor i Amerikes.
2. Te ulen tensionet Nacionaliste ne Ballkan, te cilat u nxiten nga Sali Berisha ne keto 3 muaj.
3. Te zhvillohen zgjedhje te rregullta, sepse Amerika e di qe Berisha eshte manipuluesi dhe hajduti me i madh i votes se lire.
I nderuari,zoti Beqe Cufaj!
Me te gjithe cfare thoni ju per Berishen jam dakort,vecse me nje KONKLUZION TUAJIN TE RENDESISHEM E QE HEDH POSHTE TE GJITHE TE VERTETEN E THENIEVE TUAJA,NUK JAM DAKORT!!
Ju e mbyllni shkrimin tuaj se,
“.. shumica e qytetarëve të Kosovës do të vazhdojë që për Berishën ta ketë zemrën e ngrohtë dhe derën e hapur.”
Ne se kete mendim e kane shume kosovare tek ju per Berishen,atehere ju ,kosovaret,KENI TRADHETUAR SHQIPERINE DHE VETEN TUAJ NE MENYREN ME KRIMINALE TE MUNDESHME!!!
-Sali Berisha e ka vertetuar me vepra keto 22 vjet se eshte ARMIKU I SHQIPERISE DHE KOSOVES!!
-Berisha,si agjent potencial i UDB-se,qe prej 1976-tes(nuk e ka kundershtuar kete akuze kurre),ka punuar kunder shqiptareve ne te gjitha drejtimet!!
Ai i ka PERCARE SHQIPTARET AQ SHUME SA KA FUTUR URREJTJEN MIDIS TYRE!!
Per ju kosovaret mjafton,qe ky BASTARD ishte kunder RAMBUJESE,ishte kunder BOMBARDIMEVE TE NATO-s mbi Serbine!!
Ai i FURNIZOI TANKET SERBE ME NAFTE,DUKE SHKELUR EMBARGON NDERKOMBETARE,NAFTE DHE DERDHI GJAKUN E DJEMVE TE UCK-se!!!
Berisha burgosi e vrau shume prej HERONJVE TE KOSOVES !!
Berisha nuk e ndertoi rrugen Durres -Kukes per KOMBIN,por shfrytezoi serden tuaj patriotike per te bere RRUSH E KUMBULLA buxhetin e shtetit,duke VJEDHUR mbi 300 milion euro!!
Ajo rruge u ndertua PA PROJEK FILLESTAR,PA TENDER,PA STUDIM FISIBILITETI dhe u lejua te vihej ne qarkullim,pa mbaruar 100 metra tunel,duke shkelur te gjitha rregullat e sigurise e duke vene ne rrezik qindra vete qe mund te qarkullonin aty,ne momentin,qe mund te rrezohej!!
E gjithe kjo vetem per reklame zgjedhore!!
Kjo rruge u kerkua nga gjermanet te ndertohej me KONCESION,pra me PARET E TYRE E JO ME BUXHETIN E SHTETIT TE MJERUAR SHQIPTAR,por Berisha nuk mund te GRABISTE MILIONA EURO nga KONCESIONI,por pikerisht nga BUXHETI,qe i shtonte shpenzimet me qindra milione sa here donte FIRMA MAFIOZE BEKTEL-ENKA!!
Perpara kesaj rruge,qe u sherben vetem juve,SHQIPTARET KANE PATUR E KANE SHUME HALLE TE TJERA ME TE NEVOJSHME SE KJO RRUGE!!
Berisha mund te kete deshire te shkoje edhe ne HENE,por kjo varet se sa mundesi ke!!!
Ai SHPERDOROI me miliona euro,per MITINGJE populiste,per gjoja FUTJEN NE NATO,PER HAPJEN E RRUGES SE KOMBIT,PER …..e per cfare nuk beri tjeter!!!
Shqiperia i ka SPITALET ne MJERIM TOTAL,RRUGET E BRENDESHME NE TIRANE E KUDO NE MJERIM!!!
Rruget e Berishes neper Shqiperi fillojne e mbarojne pas disa kilimetrash,jane pa asnje sinjalistike ndaj jane bere VARREZE PER UDHETARET!!!
Si mund ta doni Berishen ju kosovaret,kur ky TRADHETAR U FALI DETIN GREKEVE???
Bandat e maskave po bejne kerdine ne rrugen tuaj te KOMBIT,i gjithe VERIU i Shqiperise eshte i NGUJUAR NGA GJAKMARRJA etj,etj!!!
Berisha,ky BASTARD,qe e URREN me shume se GJYSMA E SHQIPERISE,si mund te jete i MIRE PER JU KOSOVARET???
Berisha ka VJEDHUR ZGJEDHJET SA HERE KA DASHUR,PRA RRI NE SUNDIM ME FORCE!!!
Ne se ju kete e quani HEROIZEM E BURRERI,ATEHERE MOS KERKONI TE BASHKOHENI ME NE:KRIJONI REPUBLIKEN TUAJ TE MALOKERISE DHE MBAJENI BERISHEN MBRET!!!
Ju jeni mesuar nder shekuj,qe ta ADHURONI BAJRAKTARIN,NDA EDHE BERISHEN SI TE TILLE E ADHURONI E JO SE ESHTE SHQIPTAR I MIRE!!!
AI MUND TE JETE VETEM SERB E GREK I MIRE!!!
FENIKSIT
Pajtohem plotesisht me ty Feniks, por preblemi qendron qe shume analfabete kemi ne Kosove, dhe Sali Fazliqin akoma ka perkrahje nga nje shtrese e gjere e popullise ne Kosove( shumica analfabet, koktule dhe tru peshku) sepse ne nje fare menyre jane te kenaqur me deklaratat populliste te sali berishes per Kosoven, nuk pyesin keta Analfabete se cberi Berisha por qka tha Berisha, aq niveli i ulte eshte i disave qe me nje rruge te kombit jane te kenaqur ne te gjitha aspektet.
Nuk pyesin apo nuk dojne te degjojne per poshterisite e Sali Fazliqit, si Dhenia e Detit Grekeve, ndihmen qe kishte bere serbise me furnizimin me nafte, Burgosjen e ishe Luftetareve te UCK, ME NE KRYE ADEM JASHARAJN, GJITHASHTU E FUTI NE BURG EDHE HASHIM THAQIN,Pastaj vrasjen e Remzi Hoxhes, takimet e Sali Fazliqit me MILLOSHEVIQIN,GLIGOROVIN, ARKANIN, KUNDERSHTIMIN HAPTAS TE PLANIN TE RAMBUJESE, RUGOVA AFERSISHT 10 VJET NUK KA DASHUR TE TAKOHEJ ME SALI BERISHEN SE E DINTE KUSH ISHTE, PASTAJ GERDECIN, DHE E FUNDIT 21 JANARIN QE DO TE MBETEN KETO DY DATA NE HISTORI PER MOS DENIMIN E FAJTOREVE.
DERI PARA 1 VITI – NUK KA PASUR AS NJE SHKRIME NGA GAZETAT E KOSOVES NDONJE ARTIKULL PER TE BERAT E SALI BERISHES, SEPSE ME NJEHERE TE KISHIN SHPALLUR AGJENTE TE SERBISE, POR GJERAT KANE FILLUAR TE LEVIZIN NGADALE KAH FUNDI I VITIT 2012 E TUTJE, NGA DISA GAZETARE TE PAKTE QE KANE GUXIMIN TE SHKRUAJNE TE VERTETEN,
ANALFABETET E MIJE KOSOVARE JANE TE KENAQURE ME DEKLARATAT FOLKLORIKE TE “PATRIOTIT” SALI BERISHA ALIAS FAZLIQI.
Ju Falenderoj
Analize teper e Qarte Intelektualisht, Realitet i Hidhur i Shqiperise qe eshte STRUKUR Skutave nga Politikani Berisha &Co. Gjithashtu edhe keto HOLLESITE E Pilo Lales qe spar i kam degjuar por me sa shoh ka te Drejte. Por valle aaaaaa degjon a shikon BERISHA kaq large momentalisht qe i jane Errur syte nga Pushteti?????????? ditet qe pasojne mbase do te na shtjellojne shume gjera.
Prape amnisti per Berishen thoni ju? Po a nuk ju dha 2 here amnistia me 97/98 ?
Jo boll me amnisti. O Saliu ne burg ose le te vendose te veteshpallet plotesisht ajatollah i Shqiptarve.
Artikull shume i qarte z.Cufaj.
Doktor u kry, po por kam frike se si do kryhet kjo.
Shpresoj qe mos te derdhet gjaku shqipetare si me 97.
Qe eshte i afte per kete e ka vertetuar mjaft.
Ju faleminderit per shkrimin dhe te vertetat qe shkruani ketu per gjendjen ne Shqiperi. Ju i thoni gjerat drejt, por per nje cast nuk keni vleresuar mire “dinosaurin shkaterrues” qe quhet Sali Berisha. Ju mendoni se per shume shkaqe (Gerdeci, 21 janari, marredheniet me Ameriken, korrupsioni i femijeve te tij, etj., etj.), do te bejne qe ai te mos fitoje ne zgjedhjet e 23 qershorit, 2013. E keni shume gabim, ju dhe madje edhe Edi Rama me te tijet. Pikerisht per shkaqwet e mesiperme, ai nuk mund te pranoje kurresesi te humbase ne keto zgjedhje. Ai e di se keto zgjedhje jane per jete a vdekje. Per mua, qofte njera, qofte tjetra jane vdekjeprurese per te. Nese fiton zgjedhjet, mund t’i fitoje vetem duke vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet (si gjithnje) – kjo do te ktheje ate (Sali Berishen) tek ngjarjet e 1997 (perpjekje me arme midis qeverise se tij dhe mbare popullit), dhe kjo situate do te shpejtoje fundin e tij dhe te familjes, dhe nuk dihet si perfundon; nese fiton populli kundershtar,ketu ne fakt nuk ka parti opozititare), atehere per Berishen do te jete perseri fundi i tij. Duhet te shtojme edhe faktorin “kosovar”, qe jo me kot Berisha e ka thirrur ne skenen shqiptare: duhen votat e tyre dhe ndihma e armatosur e tyre, nese do te shkohet deri ne perplasje me arme. Persa i perket faktorit nderkombetar, sidomos atij amerikan ne Shqiperi, kjo eshte per t’u pare. Sali Berisha, si i pabese dhe i djallezuar qe eshte, ka qene i afte te komprementoje rende treshen e rendesishme nderkombetare, te rendesiehm per te por jo per popullin dhe demokracine ne Shqiperi. Saliu, nje dite te bukur, mund te publikoje ndonje fature apo llogari bankare te ketyre ambasadoreve, te cilet do te detyrohen te mbyllin gojen dhe te vazhdojne te servilosen dhe te mashtrojne zyrat e tyre dhe shqiptaret, gjithashtu. Ne mbyllje: e vetmja shprese e madhe e sali Berishes per te fituar zgjedhjet e 23 qershorit, 2013 jane “votuesit kosovare”! Nese jo, atehere mundesia me e madhe eshte qe Sali Berisha te mos fitoje kete rradhe, edhe me manipulimet qe i ka filluar qe tani. Zoti ndihmofte shqiptaret dhe Shqiperine!
I nderuar gazetar! Fjala “u kry” eshte nje perkthim adekuat i serbishtes “gotove je” si shume perkthime dhe huazime qe hasim e gjuhen kosovare. Ne Shqiperi ne nuk e kemi njohur kete shprehje si dhe shume te tjera te huazuara nga ju te cilat i ndeshim rendom ne cdo cep te Shqiperise. Ne formen me te paster “u kry” ose “gotovo je” perkthehet “mbaroji” ose “mori fund”. Fatkeqesisht, pavaresisht deshires suaj dhe shume kosovareve te tjere qe mendojne si ju, Sali Ram Berisha nuk ka marre fund. As ai personalisht, as kauza ose (caku) i tij. Kete ai do ta tregoje deri ne diten qe do te gjendet ne ndonje tunel dhe ku jeleku antiplumb nuk do t´i hyje ne pune. Persa i perket relativizmit se jo te gjithe kosovaret e perkrahin Salen, kjo mund te jete e vertete, pasi nuk ka mundesi qe te jesh i adhuruar nga te gjithe. Edhe Krishti, Muhameti dhe Buda nuk adhurohen nga te gjithe. Fatkeqesisht, fale injorances se shumices se popullsise ne Kosove dhe mungeses se nje pike reference, Sala qe kur morri pushtetin e deri me sot eshte konsideruar si zgjedhje me e mire per kosovaret. Sala misheron krenarine boshe dhe injorante te fshatarit e sidomos te malesorit, sepse ai vete eshte pjese e kesaj ADN-je. Megjithate shijet nuk diskutohen. Keshtu qe kosovaret le te vendosin vete nese duan ta vlersojne Salen ashtu sic eshte ne baze te fakteve apo ashtu si u pelqen vete per shkak te origjines. Vetem nje gje me cudit pas 20 vjetesh qe i njoh kosovaret pak me mire. Si ka mundesi qe kur vjen puna per biznese mafijoze dhe per Salen, kosovaret e pranojne pranine dhe bashkepunimin me serbet. Mafiozet me te rrezikshem ne Kosove jane partnert me te mire te mafijes serbe. Biznesmenet me te fuqishem rreth Berishes jane tajkunet serbe te cilet kane perkrahur te gjitha fushatat elektorale te tij dhe si kompensim po blejne te gjitha tokat ne bregdetin shqiptar. Keshtu pas disa dekadash do te mbyllet rrethi vicioz. Kosovaret qe duan te kalojne pushime ose te blejne prona ne Adriatik apo Jon do te duhet te bashkepunojne me pronaret serbe. Ate qe humben serbet ne Kroaci dhe Mal te Zi po e fitojne hyrjen ne Adriatik nepermjet Shqiperise dhe po realizojne enderren e tyre shekullore. Por mesa duket kjo nuk i prish shume pune kosovareve.
Z. Kapterr, keni bere nje komente shume te qelluar dhe qe nuke bene filozofi pere e komenton ngjarjen shkurt e shqip, dhe kjo qe shkruani eshte sheme e drejete si pere Bossat e Kosovese dhe te Shqipris.
Kure ju kishte dhuraur Kosova Serbis me perkrahje e mbretris Ruse, Cari i Rusis i dregin nje telegram sekrete kralit te Serbis qe thuhej:
ME PERKRAHJEN E DISA MIQVE TANE ARRITEM QE KOSOVEN TE JA BASHKANGJISIM SERBIS; DH NE SHEKOULLIN QE DO TE HYJME SHQIPTARET DO TI HEDHIM NE DETE.
Kjo eshte strartegjija Russe-Serbe pere shqiptare edhe ne kete shekull qe kemi hyre.
Me veprimet e sotme ekonomike dhe politike Serbia po e luan rolin e saje shume mire te organizuar si nekolenialiste te shfrytzimit ekonomik dhe indirekt politik, sepse Bossat apo si te quajsh satelitet shqiptare luaje indirekt edhe role politike, dhe ato me parolla te shpeshta nacionaliste kombtare, duke ju bere mbulese veprimeve te tyre ne favorin serbe,grek e rus.
Tani Serbia sulmin po e perdor si mbrojtje dhe dele ne opinjonin nderkomtare si viktime, perkunder viktimave qe i ka bere poullit shqiptare.
Gjete luftes serbia digji me qindramija shtepi,- dhe fjith materjali ndetimor e shte blere nga serbia si demshperblim, dhe 90% e kosumit te gjere,- Tempoja ende vazhdon dhe pase 13 vitesh,- me qinra miljon EURO kaloje tranzit neper Kosove dhe derdhen ne kacat e serbis si nga ana e Kosoves ashtu dhe te Shqipris.
Te gjithe Bossat e mdhnje te importev serbe jane edhe figura te rangut te ndryshem politik, si deputet, kshilltare, ministra etej,dhe keto shifen publikisht dhe publikisht jane shume oratore te patriotizmit.
Pa pamvrsi ekonomike kure smunde te keshe pamvarsi politike, pamvasi te plote ekonomike nuke munde te kete, pore duhet te jete rciproke e jo 8=0 pere armikun se ne dite te le edhe pa buke ne mese te fushes djerre.
Z. Cufaj. Me pelqen shpesh menyra se ti e kupton dhe tenton ta parashtosh argumentin. Them tenton sepse ti gjithmone sterzgjatesh dhe jo vetem qe ja humb lezetin artikullit, por ndonjehere e shmang nga thelbi i asaj qe do te tregosh.
Beje nje eksperiment te veshtire: veri qellim vetes qe kete artikull ta nxjerredh me 1200-1250 fjale, pra sintetizoji fjalite me sa me shume qe mundesh dhe ato qe nuk jane shume esenciale hiqi fare.
Une jam shume i sigurt qe mund ta besh, dhe kur ta besh do te pelqeje ty vete edhe lexuesit artikulli 2 here me shume.
Nuk kam ndonje koment te vecante. Per mua, pervec shkrimit, vlen shume komenti i Kapterrit! Por per fat te keq kosovaret (pjesa me e madhe e tyre fanatike islamike dhe te pashkolle), jane molepsur dhe verbuar nga demagogjia e Sali Berishes. Ate qe thote edhe Kapterri: Zgjedhja eshte e tyre, le ta mbajne dhe ta bejne edhe Mbret aty ku jane, por ketu ne Sqhiperi ai meriton te denohet si tradhetar, vjedhes, demagog, vrases, shites i trojeve te Shqiperise dhe faljen e trojeve te Shqiperise serbeve, krushqeve te tij! Ka ardhur koha qe ky bastard te dale perpara drejtesise dhe perpara popullit! Cdo gje eshte mire kur mbaron mire! Dhe mesa duket, ai do te kete fundin e Kadafit dhe te diktatoreve te tjere!
Besnik mbase me konstatimin tend per kosovaret ke pak te drejte .
Por, kuptoje vellau im se nuk jane kosovaret ata qe po e zgjedhin Berishen ne pushtet!Heren e pare u zgjodh sepse Nano e mutosi fare, te dyten i vodhi vete votat! Aman per kete pune mos na akuzoni neve!
Ne mund te kemi simpati me shume apo me pak per njerin apo tjetrin por, politiken jeni duke e bere ju! Fundja ku jane protestat, padegjueshmeria qytetare deri ne ndjekjen e Berishes. Duhet perkushtim e kembengulje si dhe ngritje te shpirtit e kurajos qytetare.
Keto mungojne ne Shqiperi. Prandaj ende po sundojne njerzit me mentalitetin e Berishes dhe nje pjese e mire e shoqerise po i duartroket e pjesa tjeter po bene sehire e po shane. Keshtu nuk ndryshon asgje, lum vellai!
BRRRAAAVVVOOO “FENIKS”.
I nderuar autor!
Vertet mendoni se pjesa me e madhe e kosovareve ngjason me ate komunitet fanatik, primitiv e skllav, ne Shqiperi, te cilet mbeshtesin
dinosaurin e se keqes ( jo te politikes sic e thoni ju)?
Vertet besoni se, per kete monster te historise sone dhe per bemat e tij ka vend vleresimi juaj i rrumbullakesuar dhe roze, se rruga e kombit u ndertua mbi motivin madhor kombetar dhe jo synimin per te realizuar grabitjen me te madhe mbi nje investim ne historine tone?
Uroj qe vleresimi juaj te jete i verber, jo i paguar!
Komplimente Z BEQ.Shkrimi eshte tejet realist dhe i bazuar ne fakte te pa mohueshme.POR:SOT te duash dhe te perkrahesh sali berishen nuk eshte faj por KRIM.Pra vellezrit e mi kosovar dashje a pa dashje jane pjesmares ne kete krim qe po i behet KOMBIT SHQIPTAR.Nje gje duhet ta dish mire edhe ju i nderuar gazetar z. BEQ. Edhe ju gazetaret jeni te ngarkuar me faj duke mos theksuar e informuar fort REALITETIN qe do te thote tu flitet hapur popullit ne Kosove gjithe e verteta per figuren e DAMLLOSUR te sali ram berishes nje njeriu te pa pergjegjshem ,vrases ,te koruptuar,hajdut por mbi te gjitha ANTIKOMBETAR.Thenia e SE VERTETES sot eshte nje detyr per çdo shqiptar te ndershem.