Ndoqa me kujdes dhe gjithë kërshëri vendimin e “21 janarit” ndaj po të shkruaj që nga Brukseli ku ndodhem me ‘pushime’ prej dy vitesh. Që në krye të herës desha të të sqaroj se po të shkruaj ty ngaqë njihemi personalisht. Me të drejtë ti mund të kundërshtosh me arsyetimin se ishe veç ‘bishti i kavallit’ në këtë proces, por edhe pas kësaj po të të them që nuk kam aspak ndërmend të merrem me dy kolegët e tu që dihet mirë se çfarë background-i kanë gjatë ushtrimit të detyrës. Kaq mjafton për të të thënë se me të tillë palaço që paguajnë edhe 100 mijë euro për një transferim në Tiranë, nuk kam ndërmend të merrem. E tha këtë gjë edhe ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu kur i akuzoi për korrupsion.
E kam me ty Arjanë. Ti ishe në Tiranë dhe nuk kishe nevojë për transferim. Në Tiranë ke qenë gjithë kohës, që kur mbarove kursin 6 mujor tek Plepat. Nuk kishe arsye pse të bëheshe kamikaze në këtë proces. Në fakt, nuk është se je shquar ndonjëherë për intelekt, qoftë edhe mesatar, që ta kuptoje këtë, pasi për rreth 20 vjet gjykatëse ke mbetur vetëm një copë mishi. Një mavri që të përdorin më tepër se një leckë. Hidh sytë nga disa prej kolegeve të tua, të cilat me dinjitet, dhe pa u përdorur aspak, kanë arritur të bëjnë karrierë të admirueshme, ndërsa ti, veç poshtë e më poshtë, me lepur në bark dhe pa shtyllë kurrizore.
Dhe për tu kthyer te vendimi juaj. Që në momentin e parë dukej që ishte një paçavure, edhe më i pistë se fytyra e atij që e lexoi. Ndoqa edhe deklaratën tuaj kundër Ambasadës Amerikane. Nuk besoj se ka mbetur ndonjë shqipfolës që mos e kuptonte trashësinë tuaj kur thatë: ‘Të pritet zbardhja e vendimit’. Arjanë, ajo paçavurja që ju lexuat me ‘argumente dhe arsyetime’ çfarë ishte!? Ju duken gjë budallenj njerëzit që të mos e kuptojnë ç’dmth vendim i zbardhur!? Nuk pritet nga juve që vendimi të ketë drejtshkrim të mirë, se dihet niveli juaj gjuhësor, në të folur nuk e kalon zhargonin e rrugës të dialekteve të rëndomta prej nga vini të tre. Vaj halli në të shkruar!
Në fakt nuk prisja drejtësi për 21 janarin, as prej teje dhe as prej dikujt tjetër që ndoshta e kam pasur pak me tepër mik sesa ty. Është e kuptueshme se ishte pafajësia që iu dha kriminelit të parë të 21 janarit para disa muajsh, ajo që i hapi rrugën katrahurës ku ke firmosur edhe ti Arjana. Që para se të largohesha që andej, duke të njohur mirë ty dhe sojin tënd, e kam thënë hapur se ajo çështje do të shkonte drejt degradimit, dhe … mjerë ata që ikën. Ndoshta për kuriozitet e ke parë edhe në dosje Arjanë, se, unë, (artikullshkruesi) më 21 janar, e kam pasur kokën, më pak se 10 centimetër larg kokës së të ndjerit Hekuran Deda. Ai nuk të shkruan dot Arjanë, ndërsa unë, po. Ende më gjëmon në vesh ajo krisma e mbytur e shpërthimit të kafkës së tij. Se çfarë bënë më 21 janar ata që gjykuat juve Arjanë po të dërgoj këtë foto bashkëlidhur me shkrimin.
Në atë procesin e 21 janarit, ndoshta të kujtohet, që, sa herë që kishte seancë gjyqësore, më kërkoje në korridorin e gjykatës, edhe pse e dije mirë ku isha unë. U tregove e pabesë Arjanë. Në fakt unë të njoh që nga viti 2001. Ke qenë gjithmonë frikacake, servile dhe e paaftë. Të tillë të kam njohur gjithmonë. Nuk ke qenë aspak ndryshe, as me kolegët e tu gjashtëmujorë, të cilët i tradhtove në momentin që ata kundërshtuan provimin për të mbetur gjykatës. Shumica e tyre refuzuan provimin dhe përfunduan të shkarkuar, ndërsa ti si vemje e vogël dhe e pafytyrë shkove në provim fshehurazi dhe mbete gjykatëse.
Nga miqtë e mi në Gjykatën e Tiranës kam dëgjuar se syzet e kushtueshme optike që ke vendosur kohët e fundit nuk e kanë kuruar aspak miopinë tënde gjenetike. Ke mbetur njëlloj siç ke qenë, duke shikuar vetëm deri tek hunda jote, aq sa flitet se edhe bythën e Sali-Sovranit e gjen vetëm me nuhatje. Mirë që lëshon ndonjë pordhë ai mavri se do mbetje pa sens orientimi.
E meqë ra llafi, tani që i kreve porosinë Të Madhit, lëshohu të bësh ndonjë lek për veten tënde. Jam i sigurtë se pará ai nuk të ka dhënë për shërbimin e bërë, por kjo nuk do të thotë që tashmë do të pengojë kush të mbushësh xhepin mirë, ashtu siç e ke zakon, duke iu vënë gjoba fakirave që fati i keq i ka sjellë t’i gjykosh ti.
Kaq kisha për të të thënë këtu. Kam edhe të tjera dhe do t’ua them atyre që iu duhen. Për ty kam edhe pështymën në surrat, por këtë, të garantoj, do ta bëj në rastin e parë që do të shoh.
Bravo. Te lumte Dora
FATOS E KE EMRIN FATOS JE DHE NE TE VERTETE.
O Fatos !
Cesthja qe trajton ti eshte e drejte , Menyra se si e trajton eshte e ….piste ,
duke e bere xhelatin viktime dhe viktimen xhelat…..
Sipas kesaj qe thua, i bie qe Hekurani te ishte xhelati dhe Berisha viktima, aman na ilumino pak ne kete drejtim, se qenkerke si far ndriçues per ca gjera…..
Ty raimond mund te te them vetem kaq
Te dalte ne enderr ajo pamje e tmerrshme e vrasjes se Hekuran Dedes dhe e te tjereve e mos e befsh gjumin e qete o gjakprishur.Se sales e te tjereve i eshte prishur gjumi me kohe.Sado qe perpiqen te bejne te fortin. Rrezi edhe ne gjume me jelek antiplumb fle….
Me siguri qe i referoheni kuptimit te dyte te fjales Fatos:
2. fig. Trim i fortë; kreshnik. Fatos i vërtetë
(fjalori shqip-shqip)
Mallkuar qofte ai qe ja jep doren ketij vrasesi
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html
Te lumte dora per artikullin prekes.
Bravo Fatos.Te tille njerez e duhen Shqiperise.Enver Hoxha ishte i poshter sa ska ku shkon me,por ne nje fare menyre, keta gjyqtare,police,mjeke………etj jane Enver Hoxhe dhe Sali,Ilir……..njelloj diktatore dhe kriminele per ate qe kane ne dore.Kjo Arjana,BesnikuSashenka,Tomka…..e te tjere,kujtojne dhe mendojne se mund ti vejne gjobe njerzve me vendimet e tyre duke marre peng femije dhe familje,duke i vrare perdite dhe realisht.Po nese populli i vuajtur,ju kthehet me te njejten monedhe duke te rrembyer “femijet dhe te afermit” per te kuptuar se ceshte dhimbja,atehere cfare behet!!!!????? Jeni ju o TOGA TE ZEZA,qe po merrni ne qafe njerzit.Ka zot ne kete bote,por ke dhe zotesi per te zgjidhur problemet.Sot merrni ju vendime per ne ,por neser e marrim ne per ju…………prandaj para se te jete vone kujdes,se nuk ju ndihmon dot as Saliu,Iliri apo……….Thirrini mendjes sa seshte vone .
Te thote gje qe ishin keta lloj njerezish(saliu, meta, ruli, pashko, nano etj) qe qeverisnin dhe kishin simpatine e Enver Hoxhes???
Me plot gojen te lumte ajo pene.Na moren ne qafe me te vertete keto plepistat,pasi jane te gjithe spiuna dhe e kan ne gjak spiunllikun.Mos njerezit fakire ja mer hakun ZOTI.
Bravo Fatos, kusur mos ju ler degjeneratave berishjane! Kujdesu per veten se belgjika eshte plot me malok kamikaz. Pershendetje te persemerta Beso.
Respekt FATOS MAHMUTAJ!
Pèrditè ua shkruani pafytyrèsinè qè kanè.
Nuk kam ndermend te lexoj shkrimin. Shkrime te pafunda qe shkruhen per te njejten ngjarje dhe qe shpesh perserisin veten. Ato nuk sherbejne si ilac po kthehne ne helm per te gjith neve. Me shume se shkrimi apo titulli me trondit foto. Nuk mund te perdoren foto te tilla si karrem per te lexuar nje shkrim. Nuk duhet te shfrytezohen raste te tilla mostruoze dhe te zeza per te ndersyer popullin. Cdo pyblikimi i pamjevet te tilla per familjet e ketyre njerzve jane si ti vrasesh per te disaten here familjaret e tyre. Dhe per me shume publikime te tilla ilustrative ne shkrime ju ben po aq kriminel sa ata qe guxojne dhe vrasin njerez te pafajshem.
Po pse komentove atehere, kjo do te thote qe edhe shkrimin e ke lexuar. Ti su lodhke nga krimet e perditshme qe ndodhin dhe pa na marrin frymen per se gjalli dhe u bezdiskerke nga denoncimet e tyre te shpeshta.
Fotoja eshte veper e vrasesve ne qeveri! Kete foto mund te lodhet duke e pare vetem vrasesi dhe mbeshtetesit e tij, por jo populli qe mund te ishte shume mire ne vend te ketij personi te ndjere.
Perseritja e denoncimeeve ndaj krimeve te familjes Berisha, lodh vetem Berishen dhe familjen e tij, por jo popullin!
Dhe mos u perpiqni te intimidoni dhe te inkulponi shkruesit, qe perfaqesojne interesat e te vrareve dhe te plagosurve ne ate ngjarje.
Nese keni kurajo, perpiquni ti vini gishtin VRASESVE!
Pershendetje Z. Fatos!
Kushdo qe lexon kete leter ,kupton se po flet shpirti i atyre te katerve qe ate dite ishin perreth jush, por qe fati me t
a qe me crudele.Por fjalet e shpirtit ngjisin vetem te njerzit(surrat zinjte s’i reflektojne ngjyrat).Plehrat s’kan shpirt as identitet dhe per dreq jane shperndare gjithandej nga “era” e Te Madhit te marre.I has kudo, mjafton te hedhesh syte, ne sheshe,krqezime,qoshe e rreza, flasin,qeshin,rreken,bejne gallate,ligjerojne por vetem shpirte s’kane,dhe me e keqja eshte se plehrat e sotme(plehrat moderne)jane pa fundesisht me te keqia(Plehra qe riciklohen e riciklohen vazhdimisht…gjer ne plehra radioaktive qe te vrasin edhe kur ke vdekur) se pleherat e dikurshme(ishin kryesisht organike).
Z.FATOS! Diku nga fundi shkruani:-“Kam edhe te tjera dhe do t’ua them atyre qe iu duhen”. Une do T’ja uroja me gjith shpirt qe kur te shkoni para atyre qe iu duhen,te mos gjendeni perballe surrat-zezez Arjane!!
Sepse tashme ne Tragjikomedine Shiptare gjithcka eshte e mundur!
BARVO!
Fatos Mahmutaj e tregove veten qe je trim qysh diten e 21 jenarit edhe pse e dije qe do te kishte pasoja per ty.
e tregove perseri veten diten qe te ftuan ne lokal kriminelet e berishes me pistolete ne brez per ta mbyllur ate histori.
JE SHQIPTAR I VERETETE.
Te lumte dora por problemi eshte se njerzit nuk kuptojne keshtu qe shkruaji me germa te medha keto dhe vendosi ne nje flete te madhe te 15 kateshi qe ta lexojne,ta kuptojne e ta mesojne se kush jane drejtesia e saliut.
Se pari:pergezoj autorin e ketij shkrimi.Te lumte Fatos,je human dhe trim. Togezinjte vec te zeza i kane prure ketij vendi,si togezinjte e Enverit ashtu edhe keta te Saliut.Se dyti :dua ti drejtohem nje te vetquajturi turp(emer me kuptimplote smund ti vinte vetes) O ti turp!kijo situate ka arritur sepse kemi heshtur edhe une edhe ti edhe dikushtjeter.Kijo eshte poshtersi.Por ti kerkosh dikujt (qe eshte me trim nga ne )te heshte (sic kerkon te besh ti ,me justifikime anormale)kijo eshte kriminale.Me kete heshtje ti nuk irespekton viktimat,por i ofendon ato (njesoj si ata togezinjte qe dhane vendimin e turpshem)Ki kurajon te distancohesh pak nga partia jote kur eshte problemi per humanizem
Proteste me intelektuale nuk kam pare. Qenke njeri i drejtperdrejte dhe me moral i nderuar z.Fatos. Langaraqet qe ke pershkruar ti gjithmone langaraqit do i sherbejne. Vetem njerezit e guximte mbajne rreth vetes njerez te guximte. Me vjen keq qe shembelltyra e ketyre njerezve palaco eshte ngritur ne keto pozicione dhe i jepet e drejta te gjykojne. Per keta njerez me vizion te shkurter bota fillon dhe mbaron te padroni tyre. Jam kurioz te shikoj se cmund te behet me keta njerez kur ti mungoje padroni. Jam i bindur qe ne surrat do i peshtyjne femijet e tyre sepse me vendimet qe marrin nuk eshte se do i lene ndonje te ardhme te ndritur atyre.
Te uroj Fatos,
Te lutem kerko dike nga ndonje televizion te beje nje interviste.
Fol aty per ate traume qe ke kaluar ti dhe te gjithe ne.
Fol edhe per keta gjykates qe meritojne vetem gelbaze mbi fytyrat e tyre te percunduara.
Te lutem Fatos, tregoju edhe prolurorise se si mundet qe nje plumb i nisur “jo per te vrare” sic po thone kriminelet perfundon, njeri ne koke dhe tjetri ne dore. Tregoju Fatos mashtrimin e turpshem qe duan te bejne, kur thone se qelluan ne ajer per te trembur protestuesit, Thuaju Fatos se si ka mundesi qe qellohet ne ajer dhe vriten 4 vete e plagosen 26 te tjere, frymore kembesore qe nuk fluturojne por jane me kembe ne toke. Tregoju Fatos se edhe ti nuk ishte ne ajer kur ai plumb i ALPINIT Ndrea, UJKUT LLUPO a ndeave a llupove te tjere qelloi ne doren tende dhe ne koken e atij qe neser do te jete deshmor i lirise.
Fatos. Kjo eshte fare e keqe qe duhet zhdukur. Une kam shkruar dikur. Tani nuk shkruaj me pasi gazetat kerkojne emer. Mos ndaloni se shkruari, ju me artikuj e ne me do tju mbeshtesim me komente ne forume. Hidheni ne leter gjithe ate urrejtje qe kemi per keta Bastarde, Kriminele e Vrases te enderrave shpresave e jetes sone. Nuk duhen lene keta BARBARE pa u peshtyre dite e nate, pavaresisht se peshtyma e gelbaza eshte pak per ta. Le tua hedhim mbi fytyre, te gjithe se bashku deri sa tu mbushet goja, hundet, tu mbulohet surrati i tyre gjakatar e te mos marrin dot me fryme.
Nuk duhet te harrojme edhe KELYSHET E TYRE, qe jane po aq barbare. Po vertetohet qe edhe pjella e tyre eshte po aq shoqerisht e rrezikshme. Ata meritojne te njejtin fund si edhe prinderit e tyre kafshe grabitqare.
Duroni edhe pak, do ti kapim për zhelesh te gjithë gjyqtaret me kurs 6 mujor që ka nxjerrë Sali Protopap Rrumpalla !!!
BRAVO TOSI per artikullin dhe trimerine tende qe ja perplas ne fytyre ketyre krimbave te hales edhe pse punoje ne nje tv te felliqur qe sic thua dhe vete si puna e kesaj felliqesire e ndjek Salen me nuhatje se nga syte jane verbuar nga fitimin e madh te lekeve tona qe i jep ky vrases. Se kot nuk e hapi ate wc SHKOLLE TE PLEPAVE QE TI KETE NEN HYQEM KETA TE PA AFTE E SERVILE.
Kush futet ne gjyna me kete Viktime te ndjere,qe i shkreti po tretet ne dhe.Dhe Femijet apo Familja po jeton pa te.Zoti e denofte atje ku dhimbja eshte me e madhe.
“Per ty kam edhe peshtymen ne surrat,per kete,te garantoj,do ta bej ne rastin e pare qe do te shoh”Cfare mbyllje dinjitoze!Ti e peshtyve ate ,bile publikisht:Ne kohen e maskarenjeve peshtyma eshte e vetmja arme qe mbetet per tu bere!
Shkrimet e tua Fatos gjithmone me kane pelqyer,shprehin realitetin e dhimbshem qe po perjeton populli.Te lumte e te uroj suksese me tej….
Bravo Fatos.Te pergezoj per kurajon dhe per te vertetat qe thua.