Ne jemi kombi i frikës. Frika, si bosht mbi të cilin ngrihen të tëra marrëdhëniet, politike, shoqërore, familjare, tregtare. Titullin abuzues e zgjodha se kisha vënë re që nuk po më lexoheshin më artikujt. Në fakt, nuk doja të flisja për frikacakun Ramë. Por për frikën time.
Nga Koloreto Cukali
E keni dëgjuar që “Rama është frikacak”? Unë aq shpesh, sa kam filluar ta besoj, edhe pse nuk e njoh fare Ramën. Që dikush është frikacak është mirë të dihet, sidomos në stadium, ku gjakrat ndizen, deputetët zbresin me armë në fushë dhe tipa që s’kanë frikë hyjnë përherë në punë. Por frikacakët në politikë, sidomos kur bëhet fjalë për frikë biologjike, janë diçka shumë më serioze se sherret në stadium. Për të kuptuar se pse Rama është frikacak, fillimisht duhet parë kush tjetër ka frikë në këtë vend.
Frikë falas
Ekziston frika për të nxjerrë fëmijët të luajnë në rrugë. Mund t’i shtypin makinat ose t’i trafikojnë. Ti mund ta dërgosh vajzën me studime në Tiranë, por një ditë do të shohësh në lajme se një vajzë është zhdukur, ose një prostitutë është vrarë, dhe lutesh që të jetë shoqja e dhomës, dhe jo bija jote. Ekziston frika për të dalë natën. Vetëm Bulevardi e Blloku janë ende të sigurta.
Çdo biznes ngrihet me frikën se një më i fortë ose më i lidhur në pushtet mund të vijë të ta marrë me dhunë. Kam dëgjuar për kompani sigurimi që ofrojnë edhe eliminim fizik, përveçse ruajtje fizike. Ka mbi të gjitha, frikë për të ardhmen. Jo ankth, por frikë e mirëfilltë, si ajo e kaprollit që ndjen rrezikun dhe nis e i rreh zemra fort. Kjo frikë buron kryesisht nga politika.
Frika nga politika
Politika është motori më i fuqishëm ekonomik në këtë vend, jo vetëm se të jep punëson, të jep tendera, të ngre traun, të jep lejen e shfrytëzimit, lejen e ndërtimit e legalizimin e shtëpisë, por edhe se në çdo fill e fushë të jetës, e ardhmja jote është e lidhur me politikën. Edhe po të jesh një sekretare e thjeshtë, firma jote modeste me 3 vetë mund të falimentojë nëse njeriu me të cilin shefi ka lidhje, bie nga fiku. Le më, po ra partia! Në këtë aspekt, rotacioni është mëse i domosdoshëm. Jetëgjatësia e çdo partie në pushtet nënkupton zorrë të tharë dhe uri kronike për gjysmën e këtij vendi që është në opozitë. Prandaj, ka gjithmonë një palë që është gjithmonë me frikë, frikën e të ngelurit pa bukë, frikën e shkatërrimit të së ardhmes. Nuk është ankth, është diçka e njohur dhe e pritur.
Në një renditje të shkaqeve të frikës, dikush rreshtonte si më të shpeshtat frikën nga fluturimi, lartësia, klounët, intimiteti, vdekja, refuzimi, njerëzit, gjarpërinjtë, dështimi. Shumë nga këta elementë mund të identifikohen te kasta jonë politike (kasta, jo klasa). Gjarpërinjtë, vdekja, refuzimi e dështimi janë aty, mu në Parlament. Sidomos klounët. Politika është gjenerator i frikërave, dhe ka prodhuar frikëra masive sociale e qytetare. Po askush nuk flet.
Frika për të folur
Askush nuk flet, se ka frikë. Shkonin pyesni kryeredaktorët e gazetave të opozitës sa kërcënime marrin. Do të habiteshit. Prandaj jo rrallë, edhe e vërteta e opozitës është gjysmake. Një miku im, më thoshte të mos e shaj Kryeministrin me zë në lokalin e vet, se të nesërmen i vijnë tatimet në derë. Nuk i nis Kryeministri. Tatimet e dinë vetë se ç’duhet të bëjnë. Tatimet, janë një instrument frike. Njësoj si policia. Njësoj si maskat. Njësoj si task-forcat. Ardhja e tatimeve, mund dhe të mos jetë e vërtetë. Por, kjo nuk e eliminon frikën. Frika ushqehet me një mundësi rreziku potencial. Sikur miliona baret e këtij shteti të nisin të shajnë Kryeministrin njëkohësisht, nuk ka aq tatimorë për t’ua çuar të gjithëve të nesërmen. Mjafton t’ia çojnë njërit. Dhe askush nuk do të dalë të bërtasë për të. Ne kemi frikë të bërtasim për të drejtat tona. Sepse, ne kemi frikë nga Bulevardi.
Frika nga Bulevardi
Frikë për të bërtitur, sepse mund të të vrasin me duar në xhepa. Dhe jo vetëm kaq, por ka dhe publik që do të duartrokasë. 21 janari, përveç 4 të vrarëve, na la në derë cinizmin e atyre që u shqetësuan “që ku je këtu ti, të sulmosh institucionet!”. 21 janari na la në derë një kufomë të 5-të: qytetarin. Një vend pa protestues, është ose një vend i lumtur ose një vend pa qytetarë. Nuk e di ju, po unë nuk jetoj në një vend të lumtur. Unë jetoj në vendin ku të gjithë kanë frikë. Edhe Kryetari i opozitës.
Ata që nuk kanë frikë
Para se të flas për frikën e Ramës, nuk mund të rri pa vënë re që ka njerëz që nuk kanë frikë. Disa e kanë defekt gjenetik. Neuronet e tyre, janë të paafta të përcjellin frikë. Ata, nuk e dinë se ç’është frika dhe jo sepse janë trima. Janë të sëmurë. Por shumë më interesantë janë ata që nuk janë të sëmurë, por prapë nuk kanë frikë. Ata që janë kaluar. Ata që kanë bërë shumë zullume, po kushedi për ç’arsye besojnë se kurrë nuk do vijë momenti që t’i lajnë. Trimëria dhe budallallëku shkojnë bashkë, thonë. Do ta perifrazoja si “Mospasja frikë dhe budallallëku shkojnë bashkë.” Budallallëku i tyre është interesant, sepse, ma do mendja do jemi gjallë për të vrojtuar rikthimin e frikës tek ata. Po le të kthehemi te frikacaku Rama.
Rama ka frikë nga Berisha
Me aq sa mundem të kuptoj termin “frikacak”, i bie që Rama është i tillë në sensin biologjik. Besoj ka frikë për jetën e vet. Edhe unë kam. Politika shqiptare ka marrë në mënyrë groteske atributet e eposit të kreshnikëve. Njerëzit presin nga politika Qerosin që do presë kokën e Kuçedrës. Kjo pritshmëri, ndërton Kuçedra imagjinare dhe Qerosë imagjinarë. Dhe politika, që do të duhej të kishte të tjerë parametra, matet me kutin e qerosit trim. E pra, qerosë nuk ka. Ata që e kuptojnë që Rama është frikacak mund të kenë të drejtë, sepse e identifikojnë dhe te vetja atë ndjenjë. Kanë frikë, por duan që ai të jetë trim.
Frikacaku i mirë, me shokë shumë
Fakti që ka politikanë që kanë frikë biologjike përtej asaj psikologjike, tregon për stadin tribal të politikës. Ky nuk është fenomen shqiptar, por, ballkanik, dhe madje i tërë lindjes. Politika, si asgjësim i kundërshtarit. Ka njerëz që janë futur në politikë për të bërë para. Ka që janë futur se s’dinë të bëjnë gjë tjetër. Ka që futen atje me ca parime, dhe dalin që andej me ca prona. Ka ca që futen për të zënë dashnore. Sharmi i pushtetit. Askush nuk është futur për të vrarë Kuçedra. Por dhe në vendet ku burrat futen në politikë për të aplikuar idetë e tyre përmes pushtetit, nuk u kërkon njeri të vrasin Kuçedra. Teoria e “frikacakut” nënkupton që Rama trembet nga Berisha, kur, Berisha ka vetë frikë.
Nga se ka frikë Berisha?
Rikujtoj Gedafin e shkretë, dhe nuk e mbaj mend me antiplumb, as kur nisi lufta. Kryeministri ynë, i një vendi demokratik e të prosperuar, Zvicër, Gjermani, Norvegji e Kinë bashkë, del me jelek antiplumb. Pra, ka frikë. Frikë biologjike. Njësoj si ajo e Ramës. Nuk ka frikë për fëmijët e vet (edhe pse mund të ketë). Jeleku, është frikë për veten e vet.
Është sa e thjeshtë, aq edhe e komplikuar të shpjegosh frikën e Berishës. Në dukje të parë, i bie që ka frikë nga atentatet ose nga snajperat. Por, jetojmë në një shtet ku ai kontrollon çdo gjë, që nga një burokrat i rëndomtë ministrie, deri te Kryetari në një komunë të humbur. Kush mund t’ia çojë këtë doras në derë? Kush mund t’ia ngrehë çarkun snajperit? Kush mund ta ketë emocionin ose interesin aq të fortë, sa të organizojë vrasjen e njeriut më të pushtetshëm në Shqipëri? E pra, Kryeministri ka frikë. S’besoj të jetë nga të burgosurit politikë që s’ia falin thëngjinjtë e Lirak Bejkos. Ata, maksimumi mund ta gjuajnë me miell. Vështirë të jetë trembur dhe nga ata që bëjnë thirrje në internet për Avni Rustemër. Ata vetë s’dalin as nga shtëpia. Në Toronto bie borë. Atëherë, nga kush? A mos ka frikë nga njerëz me të cilët ka hesape pa larë? A mos ka frikë nga të vetët? Apo ka frikë nga Rama? Apo ka frikë nga ligji? Apo ka frikë nga CIA? Apo ka frikë nga serbi?
Kam frikë (ja ku na ndihmon dhe shqipja, me delikatesën e vet) kam frikë se Berisha ka frikë nga hijet. Nga kujtimet e veta. Nga ajo çfarë ka bërë. Po të kishim dy Berishë në këtë vend, ai i opozitës do ta kishte vrarë Berishën Kryeministër. Ai ka frikë. Në vendin më pa qytetarë në botë.
Kombi i frikës
Ne jemi kombi i frikës. Frika – si bosht mbi të cilin ngrihen të tëra marrëdhëniet, politike, shoqërore, familjare, tregtare. Titullin abuzues e zgjodha meqë kisha vënë re që nuk po më lexoheshin më artikujt. Në fakt, nuk doja të flisja për frikacakun Ramë. Por për frikën time. Si frikacak që jam, arrij ta kuptoj frikën tuaj. Edhe të Kryeministrit. Edhe të Llupos e Prendit të mbyllur në kullë nga frika e gjakmarrjes. Kjo është shumë e rëndësishme. Të kuptosh që të tërë kanë frikë. Edhe ata që po na vrasin. Pastaj, mund të përpiqemi të ndërtojmë një komb më trim. Më trim, domethënë më të paqtë.
*Revista KLAN
C’shte frika.Ate do ta perkufizojme si nje “reaksion normal ndaj nje burimi te jashtem rreziku,i njohur nga vetedija jone.Ajo eshte ne pershtatje me burimin e rrezikut,si persa i perket intensitetit ashtu dhe kohezgjatjes,dhe shperndahet kur shkaktari largohet ose shmanget. Frika perfshin ndjenja subjektive te shqetesimit si dhe ndryshime fiziologjike objektive si :rrahje te shpeshta zemre,shpejtim frymemarrje,dridhje muskulare dhe rishperndarje e gjakut nga lekura ne organet e brendeshme dhe ne grupet e muskujve te medha.Te gjitha keto ndryshime e pergatisin trupin per veprimtari muskulare violene (luftim), qe mund te jete i domosdoshem ne pergjigje te kercenimit.”
Po ju le te reflektoni.
Frike Rama|??? Nga kush???
Nga ky miu qe fshihet me vrap ne makine???
http://www.youtube.com/watch?v=iramcReU3HQ
ca thoni mor aman.
Ffrikamani eshte Saliu, prandaj perpiqet ti vrase e heqer qafe te gjithe armiqte e tij, nuk ka burrni me u dale para.
Komentues te nderuar…
Ju lutem e rilexoni dhe njehere Coloreton dhe pastaj beni komentet..
Nje nga shkrimet me te arrira te tij.
Bravo
Ja pse i duhej nje ENVER HOXHE popullit shqiptar!!!
-Nje popull i MJERUAR deri ne palce vetem nen udheheqjen e tij e te PKSH-se u organizua dhe luftoi kunder BISHES NAZI-FASHISTE ne LUFTEN E LAVDISHMENACIONAL-CLIRIMTARE!!!
-Pas CLIRIMIT,ngriti popullin ne kembe(ne shumicen e rasteve me pune te ndergjegjeshme VULLNETARE),ne RINDERTIMIN e vendit te djegur e shkaterruar nga LUFTA!!!
-Nga nje vend i PRAPAMBETUR,pa shkolla,rruge,hekurudha,universitete,opera,teatro,stadiume,porte e aeroporte moderne,FLOTE TREGETARE DETARE DHE AVIACIONIN LUFTARAK MODERN!!!
-Ndertoi HIDROCENTRALE TE FUQISHME,QE GARANTUAN ZHVILLIMIN E VENDIT DUKE EKSPORTUAR NEPER BOTE!!!
_Ndertoi me dhjetra MINIERA,KU I JEPNIN VENDIT VALUTEN E DOMOSDOSHME PER TE NDERTUAR mbi 25 UZINA,FABRIKA E KOMBINATE etj ne cdo PESEVJECAR!!!
-KROMI,BAKRI,HEKURNIKELI etj PERPUNOHEJ ME CIKEL TE PLOTE NE SHQIPERI,NDERSA UZINA E KOBALTIT ISHTE E RRALLE NE MES TE 3 SIMOTRAVE TE TJERA NE BOTE!!!
-UZINA E INSTRUMENTEVE TE PRECIZIONIT NE KORCE PRODHONTE ME CILESI AQ TE LARTE SA EKSPORTOHEJ MBI 95% e prodhimit!!!
-UZINA E KABLLOVE ELEKTRIKE NE SHKODER eksportonte mbi 95% te prodhimit !!!
Ndertoi nje USHTRI ,QE GARANTOI PER 45 VJET PAPREKSHMERINE E KUFIJVE TE SHQIPERISE DHE I DHA DINJITET VENDIT TONE!!
-Zbatoi nje POLITIKE TE JASHTME HEROIKE,QE ME DINJITET E RRESHTUAN SHQIPERINE EDHE PARA FUQIVE TE MEDHA!!!
Shqiperia nuk ishte nje SHTET LEGEN,SI SOT,POR E AFTE TE BENTE SIPERMARRJE BOTERORE SA TE FUSTE EDHE KINEN NE OKB!!!
-Ne cdo TERMET APO FATKEQESI TJETER NATYRORE,VETEM ME FORCAT E VETA NDERTOI ME QINDRA SHTEPI NE KOHE REKORD PA ASNJE NDIHME NGA JASHTE!!!Ndersa shteti LEGEN i Sali Berishes,pasi i perbyt vete fshatrat e NENSHKODRES,TALLET ME ATA DUKE MOS U DHENE ASNJE NDIHME PER TE RIPARUAR RRENIMET E SHKAJTUARA NGA SHTETI KRIMINAL I SUNDUAR NGA AI!!!
KY ESHTE SISTEMI I KALBUR E KRIMINAL KAPITALIST!!!
JA EDHE VOTAT NA I VJEDH DHE BEN SIKUR NUK SHIKON GJE!!!
CFARE I KA NGELUR POPULLIT???
VETEM AI MIKU NE DORE!!!
ME KUNDERSHTONI SA TE DONI ME SHARJE E SHPIFJE,POR FAKTE NUK DO GJENI DOT KUNDER TE VERTETAVE,QE RRESHTOVA ME SIPER!!!
psy,
Dua te jem i sinqerte te them, se ne fakt nuk e kam lexuar artikullin e mesiperm. Nuk e lexova, se me habiti titulli ” A eshte Rama frikacak”.
Nuk e di, por une kam mbi 20 vjet ne perendim, kam pare emisjone televizive, kam lexuar gazeta dhe kam verejtur, se me te drejte politikanet nuk vleresohen ne se jane frikacake ose trima.
Politikanet vleresohen nga programet politike, shkolla qe kane bere, eksperienca politike dhe jo ne se eshte trim ose frikacak.
Vete titulli tregon nivelin e atij, qe e ka shkruar. Sot, te drejtosh nje popull nuk vleresohet ne se je trim ose frikacak. Keto veti, sic duket vleresohen vetem ne Shqiperi dhe Ballkan.Eshte per te vene duart ne koke. Hajde nivel intelektual hajde.
përshëndetje plako,
shkrimi i cukalit për mua përmblishet në këto dy rreshta:
“Ata që e kuptojnë që Rama është frikacak mund të kenë të drejtë, sepse e identifikojnë dhe te vetja atë ndjenjë. Kanë frikë, por duan që ai të jetë trim.”
pavarësisht se ai flet për “frikën e vetë” të berishës e tyrrli bjerri rrotull,na thotë thjeshtë:”ju jeni frikacakët e vërtetë”!se frikacakët e vërtetë jemi ne komentuesit e temës që nuk pranuam që 4 dëshmorët e 21 janarit plus të dëmtuarve të tjerë të shkëmbeheshin me frikën për jetën e kryetarit të kërcënuar nga tre halabakë me makinë të djegur!
na quan frikacakë neve që i themi na grumbullo,pri se për ta rrëzuar saliun e rrëzojmë ne!
quan frikacakë ata njerëz që u përleshën me policinë kur ai nuk dihej se ku ishte!na quan vrikacakë ne që lamë në harresë gërdecin!që bëmë ndryshimet kushtetuese dhe në fund ne që hëngrëm ngjalën e ilirit në lalëz!na bën frikacak ne që u mblodhëm në 250 mij në prill të 2010ës!
kështu ylber cukali mbron frikën e tij të fshehur pas trimërisë për të shkruar kundër regjimit diktatorial në shqipëri!ndoshta i shkreti mendon se jemi në demokraci,ashtu si mendon dhe “trimi”rama!trim i cili do ta rrëzojë diktaturën me votë të lirë!do ta gjykojë saliun me “shtrëmbësinë”(drejtësinë)e tij!por një gjë e di mirë,treditshin!tre ditët e jetgjatësisë së lajmit shqiptar!
pas tre ditësh do të harrohet dhe ky artikull i tij që vlersonte trimërinë e ramës dhe frikën tonë!
anticensure,
Shume te faleminderit per shkrimin civil dhe dinjitoz. Anticensure diku kam lexuar nje fabul shume te bukur, qe ka te beje me friken.
Na ishte nje here nje mace e tmereshme qe ishte bere tmeri i minjve. Minjte bene nje mbledhje per te vendosur se si te gjejne ndonje mjet qe te mos gelltiten nga macja.
Pati shume propozime dhe si propozim me i mire doli qe ti varej maces ne qafe nje zile e vogel ne kuptimin qe ata te dinin cdo moment se ku ishte macja se zilja do tingellonte. Te gjithe ne salle u entusjasmuan dhe po i benin loxhe propozuesit.
Ne sallen e mbledhjes ishte edhe nje mi i vogel dhe ai disa here kerkoi te merrte fjalen. Me ne fund, kryetari i mbledhjes thote : Hajde tani ti mi i vogel atje ne fund cfare deshe te thoje ?
Miu i vogel tha : Ideja eshte e mire, por kush do tja vari maces zilen ne qafe?
Pershendetje.
plako
fabul sa e bukur aq dhe e njohur!
fabulat janë gjithnjë për të trasmetuar në mënyrë alegorike moralin njerzor,por kanë dhe mundësinë e interpretimit!jo të gjithë i interpretojnë njëlloj!
po të bëjmë interpretimin e thejshtë të fabulës,do të duhet të presim deri sa macja të ngordhë!ose të bëhet vegjetarjane dhe kështu skemi përse ti varim zilen!”prit gomar të mbij bar”?!apo jo?
ne i kemi vënë ramën në krye për ti varur “zilen maces”e kemi vënë në krye për të prirë “kopenë”!ky derdimen dhe frikacak jo vetëm që s’është i zoti ta varë zilen por as të prijë!të shesë pordhë e të fryhet si gjel në kostum versaçe,po!
nuk rrëzohet diktatura duke u fshehur vrimave e duke ju bindur diktatorit!
ne sot e dimë mirë se me kë kemi të bëjmë!e dimë se si mund ta ndryshojmë situatën!e dimë nga përvoja e ’97ës!por kur dikujt i shpëton akoma shurra pa filluar,vështirë se mund të bëhet diçka!sa për sali “macen”është kollaj,vështirë është të bindësh “atë miushin e vogël”por shumë të zgjuar!që saboton,që mbjell panik!
miushë të tillë ka pasur gjithnjë,plako!prandaj ndenjëm 500 vjet nën turkun!miushë të tillë na lanë të sundohemi nga në katunar që u vetshpall mbret!miushë të tillë të zgjuar deshën të na linin dhe nën italianin e gjermanin!
këta na mbajtën dhe në komunizëm dhe post komunizëm!miushët e vegjël të zgjuar janë shumë të fuqishëm,plako!ata bëjnë më shumë dëm se të mëdhenjtë!
por për fat pati dhe nga ata që nuk i dëgjuan,dhe fituam pavarsinë,e hodhëm italianin e ’20ës në det,luftuam italian e gjerman,dhe në fund kur ishte duke rënë vetë, u ngritëm kundër diktaturës komuniste!rrëzuam saliun e parë dhe tashti,megjithëse “miushët e zgjuar”nuk po lënë gjë pa bërë për të mos lënë popullin të ngrihet,do ta rrëzojmë prapë!
plako,nostalgjija për shkrimet e komplikuara,por aspak të bukura,të ramës nuk duhet të të errësojnë arsyen!nuk duhet të të detyrojnë të arsyetosh frikën e tij!jeta që ne jetojmë,si brënd dhe jashtë shqipërisë duhet të na detyrojë që të ngrihemi kundër diktaturës!sidomos ata që jetojnë jashtë!nqs shqiptarii brëndëshëm nuk lëviz,sepse është mësuar me diktaturë,sepse nuk njeh tjetër!shqiptari që ka jetuar në perëndim nuk duhet të rrijë rrehat!nuk duhet të thotë unë jam kaluar,nuk duhet të thotë largë bythës time!ai duhet të jetë i pari që ta zgjojë atë të fjeturin në shqipëri!ishte ajo rilindje kombëtare që zgjoi shqiptarët dhe solli pavarsinë!
plako,kjo fabul disfatiste nuk të justifikon as ty e aq më pak ramëm!ashtu si nuk mund ta justifikojë ylber cukalli!sado bukur të shkruaj!
EDI RAMA ËSHTË NJË DËSHTAK,FRIKACAK DHE TË GJITHA GJASAT TREGOJNË SE ËSHTË NJË ZOG,ENVER E SALI!QË PO KËRKON RADHËN E TIJ PËR TË SUNDUAR!
nqs rama nuk ka guxim të drejtojë këtë popull për rëzimin e diktaturës,e kam thënë shumë herë,LE TË THYEJ QAFËN!TË SHKOJË KU TË DOJË,DHE NË TË S…!VETËM TË LARGOHET!
do të dalin bij shqiptarë që do ta ngrënë shqiptarin kundër diktaturës!
”….Titullin abuzues e zgjodha meqë kisha vënë re që nuk po më lexoheshin më artikujt. Në fakt, nuk doja të flisja për frikacakun Ramë. Por për frikën time. Si frikacak që jam, arrij ta kuptoj frikën tuaj…..”
Plaku?!,kam shume respekt per ty por kam frike se ti nuk e ke fare idene per shkrimin e mesiperm.Citatin ne thonjeza e kam shkeputur nga shkrimi i mesiperm.AUTORI thote ”…..Titullin abuzues e zgjodha…”.Dhe duke u mbeshtetur ke te thenat e tua duket se autori i shkrimit prap ka deshtuar per te terhequr vemendjen,por ti me deshire ben 1 gabim shume te madh dhe futesh dhe komenton pa e lexuar shkrimin me pare.Jo vetem,por ti kercen edhe ne konkluzione.
Qe t’a kuptosh me thjesht,Autori eksploron Friken nga kendveshtrime te ndryshme duke mos KURSYER edhe vetveten.E ben kete me qellimin e mire dhe teper qytetar qe te mos ”mallkoj” apo ”akuzoj” te tjeret pse jane FRIKACAK,si dhe per te treguar se FRIKA eshte 1 nga elementet themelor te sjelljes njerzore.FRIKA eshte me prejardhje,Biologjike,Sociale,Historike…etj., dhe ASKUSH nuk eshte i IMUNIZUAR.Ne kete menyre Autori tenton te neutralizoj ”MALLKIMIN” ,si ”frikacak”,qe ka rene mbi Ed Ramen duke shpjeguar me Ironi,Sinqeritet,Cinizem dhe 1 Mllef te fshehte se perse duhet t’a AKUZOJME Ed Ramen pse eshte ”FRIKACAK”,ne 1 kohe qe te gjithe jemi i njejti mut.Pra ne kete menyre u kerkon gjith ”TRIMAVE” Shqiptare qe te pushojne se luajturi me karten e ”frikacakut”,pasi kjo karte ka lind ne Laboratoret e Propogandes se BARBARIT te Maleve.
Nese ke 20 vjet neper Bote(gje qe s’kam pse t’a ve ne dyshim) atehere do te duhej te pakten qe t’a kishe lexuar 1 here para se t’a gjykoje dhe pasi t’a lexosh do t’a kuptosh se shkrimi i mesiperm eshte 1 Kryeveper dhe 1 demonstrim i fuqishem se njohja e Botes arrihet edhe nepermjet Njohjes se VETVETES.Autori flet per frikat e tij,por ne fakt ato jane edhe frikat tona dhe duke bere 1 gje te tille te Inkurajon Ty dhe Mua qe te mos demoralizohemi dhe te mos Kritikojme/Mallkojme as veten dhe as Boten pse ne 1 moment te caktuar vijme ne kontakt me Frikat tona.
Dhe as Ed Ramen.
Shkrime te kesaj natyre jane teper te rralla ne Shtypin Shqiptar dhe Autori meriton 1 pergezim,por une e kuptoj se ne Shqiptaret jemi Komb Fodull dhe nuk kemi per t’ia bere qejfin autorit.
Dhe ne fund te shkrimit Autori arrin ne konkluzionin se NE,Shqiptaret,jemi ”KOMBI i FRIKES”.Dhe ne fakt keshtu jemi,pavarsisht se nuk na pelqen dhe si te paditur dhe fodull qe jemi e kerkojme ”Frikacaku” ke te tjeret.
Me pak fjale,nuk behet fjale per Friken,si nocion qe e perdorim ne jeten e perditshme.Eshte dicka me shume.
GJith te mirat,plaku.
Dean,
Shume faleminderit per shkrimin civil.Shkurt muhabeti, ti ke te drejte me arsyetimin tend dhe per kete te kerkoj te falur.
Kuptohet, se ishte budallallek nga ana ime, qe pa lexuar shkrimnin siper dhashe nje koment te gabuar.
Pershendetje.
Mos me kerko te falur,plaku.Ti je me i madh se une ne moshe dhe vetem fakti qe ke Kurajon te thuas se ”gabova” te ben 1 XHENTELLMEN te Vertet.Mos e vrit trunin fare.Une thjesht nderhyra sa per sqarim.Nderhyrja isht teper miqesore dhe s’e kisha nder mend te akuzoja apo te beja me faj.
Je njeri per se mbari dhe une te uroj Gjith h te mirat,plaku.
”….Titullin abuzues e zgjodha meqë kisha vënë re që nuk po më lexoheshin më artikujt. Në fakt, nuk doja të flisja për frikacakun Ramë. Por për frikën time. Si frikacak që jam, arrij ta kuptoj frikën tuaj…..”
Plaku?!,kam shume respekt per ty por kam frike se ti nuk e ke fare idene per shkrimin e mesiperm.Citatin ne thonjeza e kam shkeputur nga shkrimi i mesiperm.AUTORI thote ”…..Titullin abuzues e zgjodha…”.Dhe duke u mbeshtetur ke te thenat e tua duket se autori i shkrimit prap ka deshtuar per te terhequr vemendjen,por ti me deshire ben 1 gabim shume te madh dhe futesh dhe komenton pa e lexuar shkrimin me pare.Jo vetem,por ti kercen edhe ne konkluzione.
Qe t’a kuptosh me thjesht,Autori eksploron Friken nga kendveshtrime te ndryshme duke mos KURSYER edhe vetveten.E ben kete me qellimin e mire dhe teper qytetar qe te mos ”mallkoj” apo ”akuzoj” te tjeret pse jane FRIKACAK,si dhe per te treguar se FRIKA eshte 1 nga elementet themelor te sjelljes njerzore.FRIKA eshte me prejardhje,Biologjike,Sociale,Historike…etj., dhe ASKUSH nuk eshte i IMUNIZUAR.Ne kete menyre Autori tenton te neutralizoj ”MALLKIMIN” ,si ”frikacak”,qe ka rene mbi Ed Ramen duke shpjeguar me Ironi,Sinqeritet,Cinizem dhe 1 Mllef te fshehte se perse duhet t’a AKUZOJME Ed Ramen pse eshte ”FRIKACAK”,ne 1 kohe qe te gjithe jemi i njejti mut.Pra ne kete menyre u kerkon gjith ”TRIMAVE” Shqiptare qe te pushojne se luajturi me karten e ”frikacakut”,pasi kjo karte ka lind ne Laboratoret e Propogandes se BARBARIT te Maleve.
Nese ke 20 vjet neper Bote(gje qe s’kam pse t’a ve ne dyshim) atehere do te duhej te pakten qe t’a kishe lexuar 1 here para se t’a gjykoje dhe pasi t’a lexosh do t’a kuptosh se shkrimi i mesiperm eshte 1 Kryeveper dhe 1 demonstrim i fuqishem se njohja e Botes arrihet edhe nepermjet Njohjes se VETVETES.Autori flet per frikat e tij,por ne fakt ato jane edhe frikat tona dhe duke bere 1 gje te tille te Inkurajon Ty dhe Mua qe te mos demoralizohemi dhe te mos Kritikojme/Mallkojme as veten dhe as Boten pse ne 1 moment te caktuar vijme ne kontakt me Frikat tona.
Dhe as Ed Ramen.
Shkrime te kesaj natyre jane teper te rralla ne Shtypin Shqiptar dhe Autori meriton 1 pergezim,por une e kuptoj se ne Shqiptaret jemi Komb Fodull dhe nuk kemi per t’ia bere qejfin autorit.
Dhe ne fund te shkrimit Autori arrin ne konkluzionin se NE,Shqiptaret,jemi ”KOMBI i FRIKES”.Dhe ne fakt keshtu jemi,pavarsisht se nuk na pelqen dhe si te paditur dhe fodull qe jemi e kerkojme ”Frikacaku” ke te tjeret.
Me pak fjale,nuk behet fjale per Friken,si nocion qe e perdorim ne jeten e perditshme.Eshte dicka me shume.
GJith te mirat,plaku.
din
po ta marrim të shkëputur nga situata dhe arsyeja përse ylber cukalli e ka shkruar,ti ke shumë të drejtë!
një njeri normal ka brënda tij frikën dhe guximin!ashtu si ka të mirën dhe të keqen!
por po ta marrim të lidhur me situatën që ndodhet shqipëria,ti nuk ke të drejtë,kurse cukali ka shkruar shkrimin më të ndyrë që mund të ketë shkruar!në përgjithësi shkruan shkëlqyeshëm!
ai jo vetëm justifikon frikën,paaftësinë e ramës,por dhe ofendon përçmon ata 4 të rënë në 21 jamar,një popull të tërë,që arriti deri në 250mijë veta në bulevard,ata komnetues të temës,blogjeve që kërkojnë të bëhet më shumë se ajo që po bëhet!që kërkojnë rrëzimin e diktaturës me çdo mjet!
një gjë nuk ke mësuar nga historia o din!
shqipua NUK KA QËNË ASNJËHERË FRIKACAK,E AQ MË PAK KOMB I “FRIKËS”!
shqipua KA QËNË GJITHNJË kombi i PËRÇARË!turqit e mbajtën shqipërinë të pushtuar vetëm me PËRÇARJE,shqiptarët shtypën shqiptarët!zogu po ashtu saliu po ashtu!
me gjithë përçarjen,prap shqiptari nuk ka qënë frikacak,vetëm se ka luftuar njëri tjetrin,por frikacak nuk ka qënë!pavarsisht punës së “miushëve të zgjuar” të plakut!
në rrastet kur jemi bashkuar e ke parasysh se ç’kemi bërë!në rastet kur na kanë prirë ska pasur forcë të na ndalë!
O Sali po pse ja ben emrin robve lemsh!
Edi = Edvin, Dean = Din, Coloreto = Ylber.
Mos u merzit qe ta bera Sali po e meritoje!
ska gjo bumço!
bëj çtë duash.
ps:edin nuk e kam quajtur asnjëherë edvin!
dean në shqip shqiptohet din!
coloreto shqiptohet koloreto dhe do të thotë pak a shumë i ngjyrosur ylberi i shkon për më mirë!
nuk e di a do të ma pranojë ministria e arsimit dhe e përkëthimeve me googla!?si thu ti bumço???
ps/1:e di që ti s’mi ha meritat!
Nga na polli ky Koloreto qe meqënese vete dhihet ne breke kujton se edhe te tjeret bien erë nga poshtë .
Frikacake ne shqiperi jane vetem politikanet e sotem qe katandisen shtetin ne han
– qe heqim denimin me vdekje duke e konfonduar Shqiperine me hollade a me Angli ?
– qe na shesin arme pazarit ,
– qe policine e kane mbushur me injorante profesionale e partiake
– Qe drejtesine e kane katandisur ne bashkepuntor te krimit
– qe ne prak te zgjedhjeve sa kuvendi e aq edhe presidenti lirojne keqberesit
– Qe Presidenti i Republikes fal njeheresh qindra vete duke konfonduar faljen qe eshte individuale me amnistine qe eshte grupore mbi lloj vepre,mbi masa denimi, mbi moshat etj etj.
– Qe mund te denohesh sa te duash por te gjithë e dine se do dalesh tak fak
– Qe gjykata e apelit te Tiranes ka thyer rekorde boterore ne cenimin e vendimeve gjithnje me ulje e favorizme
– Qe 95 % e inspektoreve te M.Drejtesise nuk kane punuar asnje dite ne gjykate e prokurori e shumta as ne avokati dhe vene e kontro llojnë gjyqtaret e apelit te cilet nuk mund te jene te tille pa 7 vjet vjetersi ne profesion. …..
Ahere si mos te kene frike dynjaja mos vene dhjame qeni nga bresherite e automatikut qe edhe shteti i zbraz mbi turmat e paarmatosura ? viktor Hoti
Zoti Hoti, po ja edhe Yt bir Dritani ka fobi erresiren, pra ka frike te dale naten vetem dhe ti e shoqeron, po pse te kete frike ai valle?
nuk e di ke pas fatin të jesh debil që në lidje apo të bëhesh!
vet thua se i biri i zotit hoti ka fobi atëherë pse pyt??
apo të ka sha familjen demokratikese!??
anticensure ti nuk i di ca gjera, se nuk te ka perplasur jeta. Ky person qe ka vene ketu emer dhe mbiemer do te hiqet sikur shan qeverine po me shume i bie presidentit se ashtu eshte nje muhabet dhe ne fund fare eshte nje spiun. Une nuk merzitem nga ofezat e tua sepse je jashte asaj qe une njoh.
gjithe te mirat
Ke plotesisht te drejte Koloreto. Jemi popull frikacak dhe pike. Kudo tjeter dhe kushdo tjeter nuk do te kishte vepruar si ne. A nuk u çliruam te fundit edhe nga turqit?! Per me shume kur Turqia iku. Duke lexuar keto dite procesverbalet e botuara nga gazeta “Dita” per denimin e Kadri Hazbiut, Feçorr Shehut e kompani verenja se sa poshte kishte rene dinjiteti i atyre qe dikur tmerronin dynjane. Akuzonin njeri – tjetrin si femije, duke e ditur se po genjenin dhe shpifnin pa fund. Si nuk doli njeri nga ata te thoshte ne gjyq qe ishin te pafajshem, dhe faji i vetem i binte paranojakut vrases Enver Hoxhes?! Kurrsesi. kaq shume u dhimbsej ajo jete e ndrydhur qe benin?! Nje tjeter shembull. Francezet kur ishin te fyer e ftonin tjetrin ne duel. Dhe me aq mbaronte puna. Por ne shqiptaret e kemi ndryshe. I zejme pusi tjetrit pas gurit si gjarpri, e vrasim deri ne brezin e shtate dhe kusheririn e trete dhe pastaj “ngujohemi” ne kulle. Kjo eshte “trimeria” jone. FRIKACAKE. Te gjithe.
Vetem budallenjte nuk kane frike. Pra per te qene te arsyeshem nuk behet fjale se sa frike ka Rama apo Berisha por cili nga ata te dy ka frike nga e nesermja qe me duket se eshte ajo me e tmershmja nga te gjitha llojet e sipershenuara.Eshte e pa parashikueshme per çka te rezervon dhe per kete fakt te thjeshte eshte sfilitese ta mendosh.Sic tranzit gloria mundi- keshtu kalon lavdia ne kete bote -do te thoshte S.B italian per mikun e tije Gedafin.(Plumb ne koke e shkop ne b..th)
E ka analizuar Baze ne nje nga editorialet e tije psikologjine e Familjes dhe pamundesine as hipotetike per te folur midis tyre se çfare u rezervon pas 23 Qershori pasi kane punuar dhe jashte çdo llogjike vazhdojne te germojne aq shume per ta bere nje tynel pa drite ne fund te tije.
Ndoshta asgje per t’u shenuar.Ndoshta as Baze nuk e disponon ne imagjinaten e tij pjellore.Pra eshte thjesht nje frike paralizuese per t’u parashikuar.
Jemi frikamane dhe kodoshe.
Po mos ishim popull frikacak,nuk ngeleshim te fundit ne c’do drejtim,or naive apo beni sikur s’kuptoni friken e nglur nga turqia dhe komunizmi per 573 vite.
por jemi dhe kodoshe ngaqe patatet e nxeta ti nxjere tjetri jo une,por ti,ai ajo, keta ata ato.Per pasoje na shkon jete kotesi perjashto ajdutet politikane dhe palogjykatesit.
Koloreto e ke drejt leri keta xhelozet ndaj teje,jane koqe kandari.
Mos me kerko te falur,plaku.Ti je me i madh se une ne moshe dhe vetem fakti qe ke Kurajon te thuas se ”gabova” te ben 1 XHENTELLMEN te Vertet.Mos e vrit trunin fare.Une thjesht nderhyra sa per sqarim.Nderhyrja isht teper miqesore dhe s’e kisha nder mend te akuzoja apo te beja me faj.
Je njeri per se mbari dhe une te uroj Gjith h te mirat,plaku.
RESPEKT per mendimin tat.
Fatkeqesisht ashtu jemi.
Ne qe e quajme Ramen “frikacak” mund te jemi vete frikacake por edhe mund te qelloje qe jemi trima….apo thjeshte nuk e njohim friken se “budallenj” qe jemi. Nuk na ka rastisur ta provojme cila ndjenje mund te na pushtoje ne nje moment kritik.
Por te jesh i sigurte ti Culo-retto qe ata qe dolen ne shesh me 21 Janar nuk kishin asnjeri frike. Te vetmit njerez qe kishin friken me te madhe ate dite ishin Berisha, Basha dhe Rama. Ata dy te paret kuptohet pse, kurse ky me i gjati rrinte i fshehur mbas pallatesh ngaqe kishte frike se po e kap snajperi i saliut si shenjester teper e madhe qe eshte.
Neve ketu ne Toronton me bore ? na lejohet te kemi frike (nqs ty te pelqen ta rrotullosh muhabetin ne ate drejtim); Rames ne krye te asaj selise roze (mos eshte e LGBT?) nuk i lejohet! Kupton? Nuk e kemi zgjedhur aty qe te kete frike por qe te drejtoje. Dhe nqs ka frike, atehere te pirdhet prej aty dhe mos t’i duket sikur populli nuk ka jete pa ate tamam sic mendon ai shpellari i kryeministrise!
Askush nuk po i kerkon te martirizohet per ne “te tjeret” (ne fakt do te ishte per kombin, jo per ne), por edhe te mjaftohet me disa cicerime nga twitter nepermjet iMac-ut te tij 1300 eurosh ne zyre te PS-se nuk me duket se eshte pikerisht detyra e kryetarit te opozites ne nje periudhe kaq kritike per vendin.
Prandaj ti zoti kuloretto (a mund te te therras per shkurt Culo?) nuk ishe nevoja te beje si nje “smartass” dhe te mundoheshe te nxirrje kunjin me ne, kritiket e Rames, ne nje kohe qe duhej te fokusoheshe me shume tek ai.
Tek e fundit ai eshte njeriu qe ka ne dore drejtimin e opozites, nuk jemi ne!
Ne fakt nje njeri normal duhet ta shoqeroje nje ndrojtje dhe kjo nuk eshte burracakeri, sepse ne ne Ramen e kemi pare si i ka perballuar te gjithe sterkembeshat nga ata me te afertit e tij e deri tek me te largetit. Burracakeria eshte e pafalshme ajo eshte tmerr i menjehershem dhe me burracaket dihen se kush jane te tmerruar sot, sepse ju lexohet ne sy.
Populli nuk ka frike.por at a qe merren me politike jane pjese e nje ingranazhi qe ta mbaje ate ne erresire duke e trembur.Sa me e madhe te jete varferia aq me i lehte eshte sundimi.Gjate viteve te pseudo demokracise te fituar kane Dale ish udhheqesit komuniste dhe politikanet e sotem.Te humbug ish pronaret ,te persekutuarit,ish ushtaraket dhe pensionistet.Te tjeret pushteti I ka korruptuar duke I hedhur ndonje kocke apo duke u dhene ndonje kocke te grabitur.Saliu e ka te nenshtruar opoziten dhe populli smund te press gje prej saj.Kreret e opozites nuk Jane frikacake por Jane derra te kenaqur.
Frika biologjike ,mendoj se ekziston qe kur te thot mamaja kur je i vogel xixa zjarri te djeg,gjella supa esh e nxeht , uji djeg,qumeshti inzeht prit te ftohet: pra frika esht nje pjes e memorjes tone qe na esht edukuar qe ne femiri,esht pjes ne kujtes qe ne te mbrohemi , e thon dhe psikologet jasht vendit,ne intervista televizive hapur,besoj se personin qe keni marre ne goje per frik , nuk mund te ekzistoj ka prishur gjith ndertimet pa leje te lanes vete rrinte ne kembe tek mjetet qe punonin i dha gjith Tiranes nje ngjyr tjeter , i atij qe a ndoje tjetri aji e beri,ajo qe nje nisje e mir per te sa qe te huajt e quajten kryeqyteti elegant Tirana, pastaj kryetari EDI RAMA nuk esht vetem sosjalistet kan figura plot te tjera nga pas qe jan te qendrushem kan dhe bes e lan pushtetin kur pan se humben , JUVE MIR QE SHKRUANI por jo dhe aq thell te prekni shpiretrat e njerezeve sikur jeni mbrenda ,pastaj njerezit mbajn dhe energji te fshehuara ku dihet , pastaj te pakten jo me njerezit qe jan korifi se dobesojm shpresat tona , me mir te presim te nesermen te shpresojm se sa te hedhim dyshime pse shembull: PD e nisi si copa kemi qen dyshmitar, tani eci u be ralizoj qellimet e saj …te shpresojm ‘nje fjal nga greqishtja , asnjeher mos thuaj jo nuk behet se behet .//.
Rama,seshte frikacak,thjesht eshte i tille si tip mendoj une. megjithat mendoj se ne rastin konkret dhe ne kte situate politike qe eshte duhet te ishte me trim. aq me teper qe ai e ka kte mbeshtetje nga populli. dmth elektorati do kishte dasht nje figure me trime ne opozite. them gjithmone duke pas parasysh se me ke ka te bej. ndryshe do ishte puna nese do behej fjale per naj vend tjeter. ktu kemi te bejme me banden e saliut te mbushur plot me kriminel,hajdut,te burgosur,te korruptuar,te pashkolluar etj. dhe si mund te sillesh si europian me kto? Rama,duhet te jete me i rrepte,me i ashper dhe te mos bej kompromis fare me berishen.madje te deklaroj hapur qe ska per ti dhene as doren me ne asnje rast. dmth ta eleminoj fare politikisht dhe personalisht si figure pasi ska ca te fitoj nga ai.Rama shume here ka bere kompromise me berishen per shume gjena duke i zgjat jeten politike atij. po ju them vetem nje shembull konkret: ne zgjedhjet e kaluara rane dakort qe votuesit te votonin vetem nese dispononin karta identiteti ose pasaporta.mirpo realisht neper bashkite qe udhehiqte PD-ja votuesve te saj u jepte karta falas ndersa atyre te PS-s ose su jepte fare ose ua jepte me cmim te larte(12000 te vjetra) duke bere qe nje pjese e mire e socialisteve te mos votonin dot. dhe nje gje tjeter…Rama duhet patjeter mas 23 qershorit(fitoren e ka te sigurt) te denoj publikisht dhe ligjerisht te gjithe ato plera qe diskriminuan nje pjese te madhe te popullsise ,ndersa ne si popull te diskriminojme publikisht cdo “intelektual”, “profesor”,kengtar”, “artist” etj te cilet hapur kane mbeshtet kte rregjim per gjithe kte periudhe. tu bejme BANED SHKURT TE GJITHE ATYRE ZAGARVE QE DALIN E MBESHTESIN NEPER MITINGJE SAL LESHIN DHE TI TREGOJME ME GISHT SE CILET JANE ATO. FLM
E lexova shkrimin sepse me beri titulli kurioz. Edhe une mendoj se qytetari nuk ka kurre frike sepse i mencuri eshte I ditur dhe dija eshte pushteti. Budalli eshte friks. Shiko si sillen shqiptaret atehere kur kerkohet guxim per te kerkuar qofte dhe te drejtat e tyre . U mungon qytetaria per te qene trim.
Sali Berisha eshte aty ku eshte fale Europes. Presioni i krijuar brenda shqiperise eshte shkarkuar ne formen e emigracionit ne Europe. Te gjithe kemi ikur me shpresen “ishalla del nje budall”, po ne ikem te gjithe e asnje budall nuk po duket. Njoh shume shqiptare te cilet te gjithe kane votuar per PD ne 1991 e 1992, kane nje urrejtje te paimagjinueshme kunder Sali Berishes. Fillimisht me shikonin me dyshim dhe nuk flitnin ne prezencen time kunder Berishes, me vone e kuptuan se une jam demokrat e te gjithe demokratet jane kunder Enverit, Gedafit etj etj edhe kunder diktatorit gjakepires Sali Berisha. Jam i sigurt se ka shume persona ne shqiperi qe jane gati te vdesin per te çuar ne jete tjeter Saline. Eshte me se logjike qe te kete njerz te tille per gjithe poshtersite e tragjedite qe ka sjelle. Ai fyen, peshtyn ne faqe shqiptaret dhe dikujt do ti luj fiqiri nje dite. Po Edi nuk ka arsye te kete frike, duhet te jete i fundit te kete frike. Por se ka frike ose se do kete frike eshte pas 23 qershorit 2013. Jam i sigurt qe Sala i ka derguar haber Rames qe te sillet mire me Salen dhe familjen e tij. Sala ka sot nevoje per nje person ne bote Ai quhet EDI RAMA. Nuk ka nevoje per askend vetem per kete. Fatos Nano besoj se ka bere marreveshje (te pakten ne heshtjeje) me Sali Berishen, ndoshta, ndoshta edhe eshte paguar. Edi Rama eshte para nje pergjegjesie te madhe, nuk eshte i kenaqur qe eshte ne ate post qe neser do ta beje kryeminister. E kjo duhet te jete frika “te korruptohet o mos te korruptohet” “kjo eshte çeshtja”, “thesin me dollare” “o plumbin ne balle”, “te mos pranoje nuk ka shqiptar”.
Komentin do ta filloja me nje thenie,qe te jesh i matur nuk do te thote qe je frikacak, pastaj dhe nese Shqiptaret jane bere frikacak kane te drejte te behen.Gjithe keto vjet qe po qeverisen nga qeveri qe kane ushqyer frike eshte normale qe njerezit te behen frikacake.Shqiperia ka qe ne 1990 qe terrorizohet dhe ligjin nuk e ben shteti po ai me i forti,shkurt behet ligji si ne mal,nuk po shkoj me larg po mjafton te kthejme koken dhe te shikojme gerdecin qe u vrane disa njerez dhe ne fund nuk pati anje ndeshkim,pame 21 janarin se si u vrane 4 njerez ne mes te Tiranes dhe vrasesit na dolen te pafajshem,po shikojme perdite se si po vidhet dhe po vriten njerez ne mes te dites dhe askush nuk e ve ujin ne zjarr,mos te mendojme qe behen dhe qellimisht per te ushtruar frike dhe terror mbasi po e nuhasin humbjen.Njerezit flasin nen ze se policia e di shume mire se kush i ben vjedhjet dhe vrasjet ne mes te dites po ata qe i bejne kane pikerisht njerez afer policise qe i ndihmojne dhe i mbrojne krahet,eshte e thjeshte dhe normale nuk beht njeri trim te vrasi e vjedhi ne mes te dites kur nuk i ka krahet e mbrojtur,te gjitha keto kane nje emer malokeri,njerezit e dine mire e thone ne cdo kafe te Tiranes,te tjerat duhet ti marrim me mend.
FUTJANI PORDHES……sHQIPTARET JANE ‘FRIGAXAKE’ AQ SA POPUJT E TJERE …TITULLI ESHTE PER ‘KONSUM’..nUK MENDOJ SE ARTIKULLSHRUESI ESHTE NAIV…tRIMERIA ESHTE PROGRAMI DHE AFTESIA PER TE BINDUR EDHETE ‘PA BINDURIT’ PER ANGAZHIMIN europian
Feniks! bravo vlla,te lumte! te lumte 1000 here. ska kush tet shaj e tet ofendoj ktu,mos ki merak…skane fare argumente ta bejne i gje te tille. cdo gje qe the eshte fiks fare ashtu…madje me perfekte se aq ka qene.maj ment Feliks ne fshatin tim asaj kohe(skam qene me shume se 10-12 vjec ne 90-ten) kishte dyqane mer,depo mallrash,furre buke,stalla moderne,spital modern,transport te regullt,zyra te ndryshme,SMT,e te tjera plot.shkurt fshati im ngjante si nje qytet teper i rregullt,pothujse perfekt nga ana organizative.njerez mer te rregull,te mobilizuar,te angazhuar,kishte shkolle gjymnaz ne fshat mer,arsim perfekt,mesues teper serioz dhe te kualifikuar,….Feliks,zdu te ta shpjegoj si eshte fshati im sot!!! ene ti me gjithe ate imagjinat qe ke se imagjinon dot! bobobo kshu ma mer menja se zdo kete qene as ne mesjete. anarhi e plote…eshte nderthur e reja me te vjetren pa lidhje…benza plot 250 qe rin te parkum para oboreve te shpve pa lidhje,plot katunar te papune qe rrin mbeshtetur shtyllave te korentit qe mezi i mbajne,ska me spital,po ra bora duhen 2 muaj qe te hapet rruga.gjysma e mesuesve jane barinj mer me 8 vjecare ,militant te pd. drejtori i shkolles eshte me te mesme per fiskulture mer…e mos te vazhdoje me anej.jam teper i bindur qe kto 23 vjet demokraci jane hapa mrapa per shqiperine.kushedi si do ishte shqiperia nen udheheqjen e te madhit ENVER mas ktyre 23 vjetve.kushedi sa plane 5 vjecare do ishin realizuar. huh jane ca e ca ktu qe me krahasojne salen me ENVERIN.apapaap nuk i duroj hic. car sale mer ca salice….si dita me naten jane kto. nese do ishte sala ne pushtet gjate komunizmit kushedi sa mijera njerez do ishin ekzekutuar.ah po…njof personalisht ca njerez ne fshat qe kane qene te persekutuar asaj kohe nga regjimi. epo BRAVO I QOFTE! se ato njerez qe njof un personalisht te tille jane.jane njerez te lig sot e ksaj dite,njerzit me te poshter ne fshat. e kane merituar plotsisht persekutimin dhe sh mire ua ka bo. mund te vazhdoj gjithe diten kshu por ska kuptim. respekte per komentin Feliks!
Zoti Cukali,
Artikull i shkruar bukur por që mund të vlejë për një shoqëri normale, me themele shoqërore, morale, ligjore dhe pronësore. Dita e zezë 8 Nëntor 1941 shënon fillimin e asgjësimit të gjithë atyre sa më sipër. Njerëzia, kur u futën në kooperativa lanë pronën, mëvehtësinë, traditat, moralin e plot të tjera. Kur u prishën kooperativat më 1991, atyre nuk iu rikthyhen ç’kishin humbur. Shto këtu dhe rënimin shpirtëror e material. Individi është qeliza e një shoqërie, familja është indi. Këtu fillon shërimi i së keqes. E keqja s’është vetëm Berisha, por e gjithë klasa drejtuese e PPSH-ës. Shqipëria ka heronj si Zoti Blloshmi, Zef Pllumi apo Xhelal Koprencka por për veprën e tyre nuk ka asnjë monument asnjë dokumentar. Duhet të rrugëtosh në jetë për t’u bërë trim. Kush ta bëjë? Kalemxhinjtë e PPSH-ës?…
Qe populli shqiptar nuk ka frike kete e ka deshmuar. Cfare ka bere shqiptari ne 97, nuk e ka bere asnje popull ne historine Europiane te kohes moderne. Mirepo kur prehesh ne bese njehere, te nesermen e mendon dy here te ngrihesh, sepse pyet veten: A ja vlen? A do te vej drejtesi neser dikush nese une vdes per kete vend dhe kete kauz? DHE PRAPE shqiptaret sa here jane thirrur ne protesta jane ngritur, dhe rasti me i fresket eshte 21 janari. Filozofia jote qendron deri diku, por kur e perdor per te shpjeguar qendrime politike, atehere kjo filozofi mbi qenien njerezore duhet te nderthuret dhe me teori politike. Dhe ne baze te kesaj te fundit, masat (pra populli) drejtohet nga elitat (lidershipi). Qe do te thote, Rama nuk ka nevoje te marr dyfekun e ti versulet kryeministrise, por si LIDER duhet te bej kushrimin dhe PS me te ne krye duhet te bej mobilizimin e masave. Kjo eshte e gjithe detyra e lidershipit: ndergjegjesimi, mobilizimi dhe kushtrimi, kaq, dhe pouplli pastaj vendos ti pergjigjet apo jo. Nese populli nuk pergjigjet, atehere po, une e ti jemi frikacak. Ne fund te fundit, pse lideri eshte NJE PERSON? Lideri lavderimet dhe pergezimet i do, dhe merr persiper arritjet, po per deshtimet kush ti mbaj pergjegjesit? Kush i merr persiper? Populli????? Sic thoshte Presidenti Amerikan Truman “The buck stops here” pra pergjegjesia i mbetet drejtuesit/ liderit si ne te mire si ne te keq, jo t’ja kalosh tjetrit ose popullit kur mbetesh ngushte. Nese nuk e ben dot liderin (mese e kuptueshme dhe aspak e denueshme), atehere jep doreheqjen por mos mbaj peng nje popull te tere. Mjaft me me kultin e individit!
Te ishte per Edi Ramen, Sali Berisha sdo te kishte shanc te futej ne PD.
Te ishte per Edi Ramen, sot PD-ja do te ishte partija e padiskutueshme e futjes se Shqiperise ne BE.
Ardhja ne krye te bashkise se Tiranes, i dha mundesine qe te formoje nje prapavije te besueshme dhe rezultatet i pame sesi ndryshoi Tirana.
Forcimi i prapavijes se Edi Rames ne PS, do te sjelle nje ndryshim rrenjesor, ne kete parti, ku ishat e vjeter te PPSH dhe ish spiunet, sdo te kene force te pengojne prosperitetin ne PS.
Frikacak Rama seshte aspak, edhe ne kete kohe kur pengesat dhe pickimet e njepasnjeshme nga ish komuniste nuk rreshtin.
“Frikacak Rama seshte aspak,”
me që e thu ti?!
duhet të jetë e vërtetë!!!!
Anticensure nga nji here ja fut kot, shume mllef ke, cliroju pak shiko natyren dhe zbutesh.
shkretëtirë vëlla!nuk të zbut aspak natyra shqiptare!shiko sa të duash!
E megjithate ne 2012 vjet,1 muaj e 19 dite ne nuk”kemi qene frikacake”por nje komb i pushtuar e i nenshtruar,nga te huajt e nga ata qe ju sherbejne atyre…
Nuk kemi ndjenje qytetare,e pranoj,por Vetem per frikacake nuk dallohemi.
-Sepse ne ishim ata qe sfiduam vdekjen drejt Europes me gomone.
-Sepse ikem rruge e pa rruge ne kerkim te nje jete me te mire.
-Sepse ndermorem inisiativa private teper te guximshme.
-Sepse vjedhim tere diten pa u frikuar nga askush.
-Sepse vrasim pa patur frike nga ndeshkimi ligjor.
-Sepse ka shume sepse qe nuk e vlen ti shprehesh.
Frike ka Rama e Berisha,se mos u iken pushteti,pasi nuk e disponojne ne menyre demokratike,por me rregulla te pista loje,pasi nese do te funksiononte demokracia e brendshme ne forcat respektive politike,te dy ata nuk mund te ishin me teper se dy anetare anonim te ketyre forcave.
E kini vene re se te dy kane adhurim monologun vete flasin vete degjojne.
E kini vene re se te dy kane adhurim autoritarizmin,kane frike dhe nuk pranojne debatin.
E pra nuk jemi ne frikesa,jane ata qe kane vendosur rregulla qe mbjellin frike per te realizuar sundimin e tyre,te cilit po i sos vaji kandilit.
Or zotni jam dakort me shkrimin tend por nuk esht njesoj si te ket frik nje qytetar i thjesht qe e masakrojn ne mes te bulevardit dhe nuk japin hesap, me friken e nje njeriu qe ka mbas shpine treçerekun e shqiptarve dhe qe rrin gati ka pese vjet dhe presin nje fjal,por qe ky nuk ka byth ti dali per zot,edhe me frikacaku kur esht mes miqsh edhe shokesh te te njejtit qellim behet i fort si luan,kurse ky esht dy meter i gjat me nje miljon SHQIPTAR nga pas dhe ngeli po lepur,un dhe ti jemi individ qe nuk na vjen njeri nga pas dhe esht normale qe te kesh frik nga nje makineri shtetrore qe i vrau njerzit mu ne bulevard dhe nuk i dha kerkujt llogari,çdo individ i vetmuar ka frik,pastaj çdo qenie e gjall ne tok ka frik se te ter e duan jeten por trim esht ai qe e mposht friken,kjo esht nje veti e huaj fare per edi ramen me trup gjigand me nje zemer sa nje carac,prandaj per ate eshte turp bile shum turp,burrnesh u bo dhe xhozi se i shkojn nje grusht halabak nga mbrapa,kurse ky pella gjat nuk u bo qe nuk u bo njiher te vetme burr prandaj nuk e meriton voten e njerezve,voten e meritoj ai qe do ket byth ta tereqi xvarr SAlin mu ne mes te Tiranes dhe ta plasi ne burg per te dhen hesap,vetem ai e meriton voten.
Feniks dhe Edi.bg çfar te them mor vellezer,çfar te shkruaj. Eh medet ku ishte dinjiteti i shqiptarit e sa poshte kemi rene. Skam çfar te shtoje, keni thene gjerat kryesore… ,pergezime.
Te thuhet e verteta çdo her e ne çdo vend.
Gjithe te mirat.
bukur