Në zgjedhjet e vitit 2009, sipas KQZ-së, totali i votave të vlefshme ishte 1.52 milion. Dy vjet më vonë, në zgjedhjet e 2011-ës, totali i votave të vlefshme arriti 1.57 milionshin. Në zgjedhjet e 2013-ës, edhe pse mund të pakësohet votimi familjar (ku babai voton për fëmijët e tij emigrantë) apo votimi puro fiktiv (ku kutitë mbushen nga komisionerë të korruptuar, si në Dajç të Lezhës, për shembull), gjasat janë të mëdha që totali i votave të vlefshme të kapë nivelin 1.6 milion.
Që të kemi rotacion – pra, që opozita të vijë në pushtet – duhet që koalicioni opozitar të marrë zyrtarisht të paktën 800 mijë vota, ose gjysmën e votave të vlefshme. Ose ndryshe, të marrë 110 mijë vota më shumë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Ose më thjesht akoma, të shtojë mesatarisht nga 22 vota në çdo qendër votimi, krahasuar me ato zgjedhje.
Kjo shtesë prej 22 votash për çdo qendër votimi, në pamje të parë, mund të duket e lehtë për t’u arritur, por kërkon një impenjim kapilar në çdo centimetër të territorit. Fushata e opozitës me tryeza, debate, propozime për ulje taksash e përmirësime shërbimesh publike, etj. është e domosdoshme, por jo e mjaftueshme. Vajtja derë më derë e dyqan më dyqan, deri mëngjesin e ditës së zgjedhjeve, është një armë e domosdoshme komplementare e fushatës mediatike të opozitës. Dhe përsëri, ndoshta nuk do të mjaftojë. Sepse sistemi zgjedhor i inxhinieruar nga Kastriot Islami (atëherë eksponent i lartë i PS-së) kërkon një koalicion sa më të madh, për të maksimalizuar votat.
Dhe si i ka punët PS-ja me koalicionin e saj opozitar? Le të shohim numrat.
Nga koalicioni opozitar është larguar PBDNJ-ja, e cila mori 18 mijë vota në zgjedhjet e fundit parlamentare (të 2009-ës). Ndërkohë në koalicion janë futur PSV-91, PLIDR, PGJ, PTR, PMDE, PRDSH dhe PRRL, të cilat morën së bashku rreth 16 mijë vota në 2009-ën. Përveç këtyre, në koalicionin opozitar janë futur edhe nja 20 parti të tjera të vogla (të majta e të djathta), të cilat nuk ishin në garë në zgjedhjet e 2009-ës dhe që nuk u ndihet shumë zëri në opinionin publik.
Kjo panoramë e koalicionit opozitar na tregon se objektivi 800-mijë votësh nuk ka gjasa të arrihet nëpërmjet shtimit të partive që i janë bashkuar deri më sot. Ai mund të arrihet ose duke shtuar mesatarisht nga 22 vota për vetë PS-në në çdo qendër votimi, ose duke afruar në koalicion parti që kanë peshë të ndjeshme elektorale.
Ndër partitë që janë ftuar t’i bashkohen koalicionit opozitar dhe që ende nuk i janë bashkuar, AK-ja është e vetmja që nuk e ka përjashtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshirjen në të. Dhe kjo është një parti që ka prezencë të përditshme në media dhe një përhapje kapilare në të gjithë territorin e vendit. Zyrat me logon e saj mund t’i shohësh jo vetëm në çdo qytet, por edhe në zona sub-urbane e rurale. Ndërkohë, sondazhet e publikuara deri më sot sugjerojnë se AK-ja ka një përkrahje të ndjeshme në elektorat.
Në media kanë qarkulluar zëra për negociata jo zyrtare mes PS-së dhe AK-së, por ndoshta ka ardhur koha që të dy palët ta materializojnë një koalicion të përbashkët. Kuptohet, në qoftë se objektivi i tyre real është ai që deklarojnë çdo ditë – rotacioni i pushtetit.
http://respublica.al/opinion/2013/02/20/rotacioni-e-ka-emrin-800-mije-vota
Me 23 qershor eshte e sigurte qe do te kete rotacion politik. e rendesishme eshte qe edhe ata qe do te vijne ne pushtet mos te kene pushtet absolut por ne koalicion me parti te tjera. Vetem keshtu mund te ecet perpara sepse ne te kundert do te perseritet i njejti skenar i 8 vjeteve te fundit.
PS jo qe do i shtohen 22 vota por edhe 220 per qender votimi mund ti shtohen e prape mund ti humbase zgjedhjet….
Arsyja e thjeshte: ato 22 apo 220 vota nuk numrohen siq duhet…..
Ne shkoder jo 22 , as 220 por vidhen me mijra vota….
ne shkoder as qe numrohen votat. ne shkoder numrohen sa persona kane votuar dhe te gjitha i shkojne PD pa i numruar fare, dhe komisioneri sben dot as gek as mek pasi ka malokun me pushke ke koka.
Kjo qe thashe eshte faktike dhe eshte eksperience e zgjedhjeve te 2009.
PS – duhet te beje cmosin te mos i vidhen ose ti vidhen sa me pak vota pasi p ote numerohen votat tamam jo 800 mije por 1.2- 1.3 milion i merr fare lehte…
PD e votojne bythlepiresit e pushtetit dhe malokeria e pashkolluar dhe sdi me shume se aq
z.zaloshnja me duket se e ka fjalen per 22 vota shtese neto, jo bruto. me i fjale, zaloshnja thote 22 vota shtese neto, pasi hajnat ta kene ba punen e vet…
O njerez ! Mblidheni mendjen dhe mbajeni vath ne vesh !
Edhe keto zgjedhje i “fiton”,d.m.th. i (vjedh) antishqiptari Berisha.Mos beni hesape votash! Beni hesap, c´do beni per te luftuar kete regjim malok-mafioz-fashist!
O partizan te ka mbetur ora ne lufta e 2 boterore (per te luftuar) Jemi ne demokraci nuk ka me komunist e ballist, si ne filmat e xhaxhit, jane parti me programe jo me guerilas.
Ne 23 qershor nese do ket rotacion politik, mos mendoni se rotacioni politik do zgjidh pislliqet e 23 vjet mafie, tradhti e shakterrim te qellimshem. Sali BErisha eshte diktator dhe asnje diktator nuk iken me vote. Pra nese ai iken me vote, do te thote qe eshte bere nje marreveshje perpara qe i garanton atij siguri dhe mosndeshkueshmeri, prandaj eshte beri dhe ai palo kod zgjedhor dhe PS po percahet qe te mos fitoj nje mazhorance te theksuar. Dhe neser alibia do jet jo po s’kemi prokurorine, presidentin dhe gjykatat ne krahun ton. Jo po nuk kemi mjaftueshem deputet ne parlament qe te bejme kete apo ate. Lojra, lojra, lojra. Dhe Berisha nuk do te ndeshkohet, ndersa populli do vazhdoj te vuaje sepse nuk ka me pasuri kombetare dhe arkat jane bosh. Si ish kryeminister, ka dhe privilegje qe 3 vjet pas postit merr pothuajse rroge kryeministri, shofer e te gjitha. Harrojeni qe berisha te lej pushtetin pa pike garancie, harrojeni!!!!! Hisotria boterore e ka treguar se si hiqen e ndeshkohen diktatoret. Cdo propagande tjeter eshte mashtrim dhe tradhetia e rradhes ndaj nesh. Mos mendoni se BErisha eshte budalla, kot nuk ka mbijetuar 23 vjet ne politik nderkohe qe populli e urren. Eshte perbindesh dhe ata qe e falen ne 97, jane edhe sot e kesaj dite pjese e politikes shqiptare.
Eshte e sakte ajo qe thoni ju, z. Zaloshnja. Duhen 22 vota per qender votimi. Dhe kjo arrihet me takime me zgjedhsit. Arrihet duke trokitur porte me porte, sidomos te zgjedhesit e pavendosur, ose ata indiferente, qe nuk jane 22 per qender votimi, por mund te jene edhe 122 zgjedhes per nje qender.
Mirepo a do ta bej dot PS kete? Ka dy muaj qe eshte dhene nje udhezim i tille, nga Edi Rama. Dhe deputetet e PS kane dy muaj qe meren me lista zgjedhore, dhe nuk meret vesh se cfare do te nxjerin. Po te kishin dale porte me porte, me strukturat dhe grupet e ngritura, do te kishin bere goxha pune. Mirepo mashtrojne veten dhe Edi Ramen, me ca rezultate qe nxjerrin nga zyrat. Beni nje sondazh. A ka ardhur kush nga PS, te kontaktoje me ju? Pergjigja do te jete, jo dhe as di gje per kete…
Me sa shihet PS e ka mare shume lehte, fushaten zgjedhore. Ishalla ndryshojne…
Te dashur miq. Une dhe fshataret e mi nuk do votojme kesaj radhe. Dhe e dini pse? Rrugen e fshatit na e ndertuan. Mire kemi te na permiresojne she ndetesine , te na sjellin mjek se nuk kemi. Kete nuk po na e sjellin po se mos do ta sjellin keta te PS. Po qe se na premtojne dhe nje ambulance shohim e bejme.
Me zgjedhje te ndershme eshte e sigurte qe ps arrin te fitoje edhe e vetme per te formuar qeverine por qe te kete stabilitet i duhet te beje aleance me ak para zgjedhjeve dhe me frd pas zgjedhjeve sepse kjo e fundit me shume gjasa thith votat e elektoratit te djathte dhe nuk eshte mire te beje aleance parazgjedhore me te sepse ato vota nuk do kalonin nga e majta.
Neqoftese do funksionoje makineria e vjedhjeve atehere edhe partia socialiste duhet te mendoje per kete opsion dhe dihet se bastionet socialiste jane ne jug te Shqiperise ku jane shumica e popullsise,keshtu qe edhe ne kete rast partia socialiste mund te vije ne pushtet pse jo me vota kush vjedh me shume,gjithnje kur pala tjeter don te te vjedh dhe ti nuk mund ta mbrosh voten tende atehere opsioni kush vjedh me shume le te jete motivi i ketyre zgjedhjeve.
Opozita duhet ti pergjigjet ketyre monstrave me te njejten metode biles duhet punuar fort ne kete drejtim sepse rruge tjeter s’ka.Fundja ne te dy krahet shqiptar jane dhe dihet se edhe mund te vjedhin njesoj edhe mund te kercenojne njesoj e rendesishme eshte te largohet ky maskara,pastaj si gjithnje bota do beje verejtjet e zakonshme por ama verejtjet mbeten verejtje se qeveria formohet prej atyre qe vodhen me shume prandaj o burra te vjedhim sa me shume vota.