Askush nuk kishte menduar as në ëndrrën më të keqe se 20 vjet pas 20 shkurtit të 91-shit, kur u rrëzua një bust në Shqipëri, do të mbretëronte fryma e bustit të rrëzuar. Atij busti dhe asaj figure i kishte ardhur data e skadencës, siç ndodh me çdo produkt në tregun politik.
Dhe ai moment shënonte fundin e një sistemi dhe rilindjen e një sistemi të ri vlerash dhe idealesh, të cilat u përkrahën në shumicën dërmuese dhe tërë patos nga rinia e rritur në vitet e komunizmit, rinia studentore, një pjesë e madhe e së cilës vinte nga një background familjar komunist dhe e mbështetur nga ëndërrimtarë dhe viktima të regjimit që jepte shpirt.
Në krye të rezultantes së asaj fryme antikomuniste dhe demokratike doli për të drejtuar llavën antikomuniste një komunist, siç ndodhi jo rrallë në tërë Lindjen e kontinentit, i njëjti njeri që dikur shihej si ai që do të mundësonte tranzicionin shqiptar, deri në zëvendësimin e tij përmes procedurash dhe praktikash demokratike të kundërta me ato që mbanin në pushtet komunizmin në Shqipëri dhe më gjerë.
Vitet kalonin dhe Shqipëria me sistem të ri e kishte të vështirë të çlirohej nga kthetrat e mentalitetit dhe praktikave komuniste. Partia Demokratike, ish-magneti masiv i shumicës së shqiptarëve ëndërrimtar, filloi të shndërrohej në një kopje të shëmtuar të partisë që e kishte selinë për 40 vjet përballë Kryeministrisë.
Këta 20 vjet kanë qenë një dhimbje e gjatë lindje demokratike, ku “Doktori” bashkë me mamitë e tij përreth, ia rrezikuan në mënyrë të përsëritur jetën foshnjës së demokracisë shqiptare, duke e çuar vendin herë në prag të katastrofës ekonomike e herë në prag të humnerës së luftës civile.
Sot Shqipëria është e fundit në çdo proces demokratik në Ballkan dhe në Evropë, një shtet që ka të njëjtën problematike të funksionimit të shtetit ligjor dhe mosfunksionimit të demokracisë dhe institucioneve të saj, që e sheh në bastionet e fundit të vërteta të komunizmit botëror dhe lindor.
Ka një korrupsion qeveritar dhe kapje për fyti të shtetit si në ish- republikat sovjetike të Kaukazit, nga një njeri, dhe po i njëjti njeri, që drejtoi funeralin e një sistemi shqiptar të vdekur në shkallë globale.
Askund në tërë ish-Lindjen komuniste nuk gjen sot pas 20 e ca kusur vjetësh nga vdekja e komunizmit, ndonjë udhëheqës politike që drejtoi Lëvizjen antikomuniste, që të jetë sërish në krye të shtetit. Askush nga ata që drejtonin vendet e bllokut lindor, ish-homologë të Berishës në atë kohë, nuk është më i gjallë politikisht, dhe shumë dhe fizikisht, ndryshe nga Shqipëria.
Asnjë parti politike antikomuniste dhe demokratike nuk ka të njëjtin lider që mbijeton në demokraci që ka në themel rotacionin dhe qarkullimin e elitave, si Levë e Arkimedit, siç ndodh me Sali Berishën e Shqipërisë.
Asnjë parti politike e ish-Lindjes antikomuniste nuk është kaq e atrofizuar dhe e vdekur klinikisht për nga jeta dhe demokracia e brendshme, sesa partia private e Sali Berishës.
Asnjë vend i Lindjes komuniste dhe antikomuniste nuk vret në bulevard, siç vret edhe një dekadë pas mijëvjeçarit të ri, siç vrasin falangat dhe Garda Revolucionare model iranian e Sali Berishës.
Askund në Lindjen komuniste, përveçse në Shqipëri, një qeveri nuk e njeh institucionin e dorëheqjes nga protesta popullore, dhe nuk e lëshon pushtetin, të cilin e ka marrë nga populli, i cili rrihet rrugëve kur proteston kundër korrupsionit, siç ndodhi se fundmi me dorëheqjen bullgare në Sofje.
Si në Shqipëri, nuk ndodh askund në Lindjen komuniste, që korrupsioni të jetë po kaq galopant dhe shoqëria civile të jetë e droguar dhe ngordhalaqe e ku një grevë e protestë ekonomike nuk zhvillohet në vendin e dytë më të varfër të Evropës.
Padyshim, jeta e shqiptarëve është shumë, shumë më ndryshe dhe më e mirë sesa 20 vjet më parë, dhe kjo pritej. Dhe më shumë sesa për politikat e qeverive të ndryshme, një meritë të pamohueshme ka shpirti unik i biznesit i shqiptarëve dhe rënia në këmbë kudo që t’i hedhësh ata në Shqipëri apo kudo gjetkë në botë.
Dhimbshëm, por duhet pranuar se Shqipëria e sotme është ekonomikisht ndryshe edhe si rezultat i kriminogjenisë shqiptare, kontrabandës së drogës dhe prostitucionit dhe të ardhurave kriminale prej tyre, që Shqipëria e sotme nuk po mund t’i shfarosë dot si fenomen.
Ajo që e veçon Shqipërinë nga tërë Evropa lindore dhe juglindore, është kultura e prapambetur demokratike dhe paaftësia irrituese për tu shkëputur përfundimisht nga mentaliteti komunist dhe autoritar, fatkeqësisht dhe çuditërisht më së shumti për meritë dhe haraç të një kryeministri që do të duhet të ishte histori tashmë.
Një udhëheqës politik, që paturpësisht u predikon me një demagogji të pashpirt demokracinë alla Berishë, atyre që s’kishin lindur kur ky erdhi në krye të jetës politike në vend, dhe ua shet atë si modelin e së ardhmes, në emër të një fryme që ende nuk ka vdekur dhe që jeton në organizmin e tij fizik dhe politik, atë të antikomunistit neo-komunist.
Ky bust centauri me kokë neo-komunisti duhet rrëzuar po me atë forcën e idealit demokratik të ‘91-shit, në 20 vjetorin e rrëzimit të bustit të fundit të babait të komunizmit shqiptar, nëse nuk duam të bëhemi akoma më qesharakë dhe anakronikë si komb dhe vend në vitin 2013.
Qesharak Arben!!! Je tamam si Rama. O topi eshte i imi penalltine e gjuj vete o ska…koncepti i votes eshte nje koncept qe britania ku jeton ti e njef prej kohes…pranoje konceptin zoteri…pffff
hapi syte, o elton eshte shkruajtur posacerisht per ty. vota po vota por jo qe te vidhet, dhe te nderohen kutite apo se fundmi te futen votat ne kuti si ndidhi ne tirane. e pra dije me vote berisha ska fituar snjehere.
Or qelbësirë muti, o elton!
Për kë vota e ke fjalën? Ato të vjedhurat e të manipuluarat?
Ma paske vënë edhe elton, Nasarullah vëre, se të shkon përshat.
Po çfare ke mor zoteri me Eltonin.Ai mire thote.A nuk e kane njohur britaniket konceptin e votes para nesh.Pse nuk e pranojme atehere?Pse ta gjuaje penalltine Rama kur Doktor vdekja eshte gjalle?Zoti Bekim te jap nje keshille:Mos mer mundimin te dialogosh me mendje te tilla.Mos u lodh kot se ti i thua fjala vjen miremengjez ai te tregon nje ender qe ndofta nuk e ka pare kurre.Shkurt banda e ka kryer misionin e vet.E ka kthyer Shqiperine ne çmendine.E ne çmendine llafet nuk vlejne me.
O bekim trapi.
Se tjeteri e ka emerin elton,atehere se don ti ai tjeteri duhet qe ta nderroje!
Shko ore trape e diskuto komentin e jo se si e ka emerin qe ja ka vene nena tjeterit,mer injorante.
Duke lene menjane konsideraten time,per cilesine e shkrimeve dhe nivelin profesional te gazetarit,te cilen e kam shprehur me pare,mund te them se ketu jane bere ca krahasime te ububushme ,sidomos,ne nivel logjik!
Para se gjithash,per te shmangur keqkuptimet e mundshme,dua te them qe,jam per rotacion pushteti ,sepse,sipas meje ky pushtet eshte kosnumuar tej mase dhe ka shume arsye qe hape udhe…
Por,opozita,analiste dhe gazetare si z.Manaj,bejne gabim kur i zmadhojne te berat e te paberat e kesaj qeverie apo ketij pushteti;i zmadhojne aq shum ,nganjehere,sa njerezit behen skeptike dhe dyshimtare ne zellin e tyre!
Eshte tejet i gabuar krahasimi i S.Berishes me E.Hoxhen,ne cdo pikpamje;ngado qe t’i sillesh dhe t’i mbeshtillesh,madje edhe sikur edhe akuzat e sterzmadhuara te jene te verteta!Ky eshte gabimi i pare logjik.
Eshte e gabuar edhe krahasimi me republikat e ish-Bashkimir Ssovjetik,sepse,kush ka sadopak njohuri sesi funksionojne keto vende,e kupton se ky krahasim eshte i tepruar.Kete krahasim e hodhi zoti Edi Rama ,i pari,c’fare eshte krejt e natyrshme dhe e kuptueshme per nje politikan,por,pastaj,kjo u mor dhe u tor e po tirret e riprodhohet, ne menyre konstante, nga te gjithe analistet dhe opinionistet prane opozites.
Ka edhe ca te tjera ,por,nuk po zgjatem kot,e megjithate dua te them qe,keto lloj opinionesh,jo vetem qe nuk ia arrijne qellimit per t’i hapur syte shoqerise shqiptare mbi zullumet e qeverise dhe pushtetit,por,perkundrazi i bejne njerezit qe te pozicionohen edhe me fort neper llogoret e vjetra partiake!
Pikerisht,kete nuk e kuptojne opinionistet qe perfshihen emocionalisht ne analizat e tyre!
Flm per mirekuptimin.
Enveri ishte diktator ,Saliu kriminel,,qellimi i perbashket te jetoj duke vrare dhe bastisur,,o dhimitraq,,greku,,se po te jesh SHQIPETARE te kishte vene nena emer shqipesh,,,si mund te na kujtosh ti ne cberi ENVERI ,po pse mer legen ,komunizmin e hodhi SALIU apo SHQIPETARET,kur ne na kishte rrethuar policia ne demonstraten e dhjetorit para liceut ,krimineli Berisha bente xhiro me fiat polak te ish sigurimit te shtetit qe te informonte partine dhe shtetin cpo ndodhte..Berisha eshte nje student shembullor i xhaxhit dhe kur nuk do beje me shume se parardhesit e tije komunist.Ai ka lindur per te vrare dhe lenduar shpirtera te pafajshem,Une kam 14 vjet qe jetoj ne Britani dhe nuk mund te beni kurre krahasime ,turp te krahasosh ligjet Anglo-saxone me ato Berishiane, apo partiake.Shqipetaret do tia japin me vete dhe Berishes sic ia dhane ,ZOGUT,ENVERIT ,dhe Ramizit,,,ky i fundit me duket do digjet i gja;;e ,se nuk mbane me uje pilafi.
@genci Tirana,
i nderuar, zoti Genci, pse m’i shtremberon fjalet e mia,sy per sy,kur une nuk kam shkruar asgje nga ato qe thua zotrote?!!
Ajo qe doja te thoja une, eshte qe krahasimi eshte i tepruar,dhe nuk mund te justifikohet nga urrejtja qe mund te kemi ne per Berishen!
Pastaj , artikullshkruesi,tejet emocional(gje qe e demton shume),ben ca krahasime qe,calojne tej mase…
Ja prsh,krahasohet Berisha me udheheqesit e vendeve te lindjes komuniste,por,keta ,te mllefosur sic jane,nuk e kuptojne se po bejne nje gabim te trashe,sepse, Berisha(sado i lig e djallzor qe te jete) nuku vinte nga nomeklatura komuniste;nga establishmenti punist;kupola komuniste etj etj…kurse te gjithe ata te lindjes komuniste vinin ,pikerisht,nga nje pozite e tille!!
Duke i zmadhuar fajet,krimet,paudhesite, te berat e paberat e Berishes,ndodh ajo qe quhet ‘banalizim i faktit’ e keshtu behesh i pabesueshem per publikun!
Ja,kete doja te thosha,por,qe e di se prape do te keqkuptohem, se njerezit jane mesuar vetem me te shara dhe ofendime…
Flm per mirekuptimin.
Po te ishte i zgjuar Rama/opozita do te kishte menduar per te rezuar ne menyre simbolike nje statuje te berishes ne vendin ku ka qene statuja e dulles. Imazhet dhe simbolikat jane shpesh shumehere me te fuqishme sesa fjalet. Le ta terheqin zvare neper Shqiperi te rinjte e te rejat e vendit statujen prej letre te Malokut. Nese Rama me te tijte kane frike dhe vazhdojne te perpiqen te bindin Arvizun se jane me te mire se Bisha, Le ta marre kete inisiative Majft-i, FRD apo AK, cdo grup qe do te heqi qafe kete maskara te felliqur. Nuk duhet te kete frike dhe turperim me te madh per kete kafshe primitive sesa terheqja zvarre simbolikisht neper rruget e shqiperise tani kur eshte ende ne pushtet – le ti tregojme ketij QENI antishhqiptar se nuk kemi frike nga shiku e bandat policore e te taksidareve te tij te felliqur dhe nga falangat e tij mafioze e fashiste.
Le te tregohn edhe nje here studentet shqiptare si ne 21 Shkurt 1991, se jan en pararoje te ndryshimit dhe kunder cdo forme diktature dhe perdhunimi/grabitjeje e vrasjeje sheterore.
nuk e kuptoj sesi dhe mbas 20 vitesh analistet shqiptare pretendojne te largojne salen me vota. mjaft genjyet ata qe ju lexojne. perbindeshi-perversoincestuoz sal vicidoli, duhet vrare dhe kaq. kjo eshte e verteta qe dhe ju mendoni Arben.
Nje artikull shume i bukur po nuk te jep asnje lloj alternative dhe ska si te japi.
Ky hajdut qe kemio per kryeminister te vret te vjedh voten e me pas per 4 vjet rresht te vjedh cdo qindark te shet tek serbet cdo gje qe ke dhe te fal tek greket.Lum si ato qe punojn ne ate administrat se jan pasuruar pa mase por ne 23 qershor do te vendos ky popull do te vendos per te dal nga ky rrenim,do rilind.nese saliu e pengon do ta pesoj keq.
“Padyshim, jeta e shqiptarëve është shumë, shumë më ndryshe dhe më e mirë sesa 20 vjet më parë, dhe kjo pritej.”
manaj,
përveç të “drejtës së shprehjes së fjalës”(kjo prapë e kufizuar) ku e sheh ndryshimin që pritej???
_tek gati 300 milionë € borxhe të qytatarëve,për blerjet me listë???
_tek “zhvillimi”me borxh më të madh se prodhimi????
_te eksporti i krahut të punës dhe importi i një pjese të vlerës së këtij eksporti???
manaj sot mesatarja e mirqënjes së shqiptarit është më e ulët se 22 vite më parë,pavasisht se atëherë ishte në rënje të lirë!
ndryshimi është i vërtetë po të llogarisësh se shqipëria nuk prodhon më as kastarveca e jo më prodhime cilësore industriale!
sot shqipëria është një nga importuesit më të mëdhenj për frymë në planet!
këtë mund ta quash ndryshim cilësor,NË RËNJE!
njerëzit janë të kënaqur se kanë koka kola dhe rrok,por harrojnë se nuk kanë shumë gjëra të tjera!harrojnë se me një klasë politike të mirë të ndershme dhe patriotike mund ti kishin të dyja!ato që ndërtuan në të kaluarën dhe ato që fituan pas së “kaluarës”!
nënndërgjegjia emocionale i bën njerëzit të kënaqen me shkatërrimin e të mirës që i privoi nga liritë për të përqafuar të keqen që i la të lirë!në vënd që të punonin me ndërgjegje,duke mbajtur të mirat dhe duke zhdukur të këqijat!
para 22 vjetësh kërkuam ndryshim por në fakt patëm vetËm ROTACION!
ndëruam diktatorin!
pyetja del a kemi mësuar gjë???
ta shohim në do të mjaftohemi me RROTACION a do të NDRYSHOJMË!?!?
ca te re mesova nga ky shkrim? azgje.
Kjo Eshte fatkeqesia jote qe ske kapacitet te mesosh ! Dhe ka shume si ty qe me Kete inkapacitet ma moret Ne qaf !:(((
SI ENVERI EDHE KY KELYSH KOMUNIST I KA LIDHUR SHQIPTARET PAS BUKE .SHIFNI SA JANE LISTAT NEPER DYQANE. SHIFNJENI KETE DEBIL SALE QE FLET NE ÇDO MBLEDHJE VETEM DUKE THENE KETO KOMUNISTA E ASKUSH NUK I THOTE SE NE SHQIPERI KOMUNIST JE TI OR SALE.PRA KJO TREGON SE DIKTATURA KA ARRITUR MAJEN E SAJE.SHIFNJENI DISENJATOREN QE PA EDUKATE E ME NJE SERVILIZEM TE PA PARE BEN VEPRIME QE NUK DO I FALEN KURR, APO VEPRIMET MORALE QE NJE PJESE E MIRE JA DINE.SHIFNI IDHIR METEN QE NGA SKRAPARI VJEN E VJEDH E NDERTON E BEN NAMIN VETEM SE ESHTE I LIDHUR ME SALEN E FEMIT E TIJE,E KUR SALA THOTE KOMUNISTA IDHIRI SI FAMILJE KOMUNISTASH TE QELBUR NUK HAPE GOJEN FARE VETEM QE JA KA MBYLLUR ME VJEDHJET QEKA BERE .JA PRA KY ESHTE NJE PJESE E POPULLIT QE PO E LEJON SALEN TE VEPROJE SI DIKTATOR, KRIMINEL.
Hoqem Enverin qe e shifnim ne TV, vetem kur kishte kongrese, por na gjeti gjema me keq se me Enverin, se hap dot TV-ne, se patjeter do te dale Saliu, Saliu ketu e Saliu atje, Saliu ekspert bujqesie e Saliu ekspert ekonomie, Saliu gjykates e Saliu prokuror, Saliu ekspert interneti e Saliu ekspert nafte, Saliu ekspert energjitike e Saliu ekspert rruge.
Saliu ketu e Saliu atje.
A nuk eshte ky nje bust per Saliun?
Dhe ne bustet si kemi qejf, prandaj duhet rrezuar busti Sali sa me shpejt dhe duhet zvarritur, qe kurre mos te behen me buste faqezinjsh.
gjëndja në shqipëri mund të përshkruhet në katër vargje
“hap dollapin
të del miu
ndez televizorin
të del saliu”
E bukur kjo.
Jam per rotacionin si koncept demokratik por jo per te rene nga shiu ne bresher Lexoni perberien e kryesis PS si dhe listen e deputeteve te kesaj partie dhe me thoni sa jane ish ministra te enverit e sa djem te bllokmenve.E verteta eshte se femia nuk duhet te mbaje pergjegjesi per babane por kur ata vete deklarojne (te respektojme bemat e baballareve tane per shqiperine) te rishikojme figuren e enverit cfare pozitive mund te presim nga rotacioni. I nderuar arben ne qofte se shkrimin e ke shkrojtur thjesht si socialis(nuk e di a je antar i kesaj partie)nuk tregohesh gazetar me dinjitet .Po e ke shkrojtur si shqipetar mos perdor fjalen malok se ofendon gjysmen e popullsis e si gazetar ste lejohet Per rotacionin po perdor nje vark kenge
Kolonjari,,,ju keni shume probleme si krahine ,shkoni ne Amerike thoni jeni Greke, shkoni ne Greqi po ashtu jeni Greke,vini ketu dhe na cani bythen me dokrra ,ku i njeh ti socialistet,per ke e ke fjalen per EDUART SELAMIN apo Ridvan Boden?njeri hajdut tjetri lepurush .Koha e busteve ka ikur por ka ardhur koha te terheqim zvaerre GADAFINE e Shqiperise,Berishen dhe familjen e tij,kam 15 vjet ne ANGLI,vetem ata qe merren me droge,arme apo prostituta kane blere me shume se nje shtepi.Berisha ka blere gjysmen e Shqiperise ,,kujt ja mori leket ? nese nuk pergjigjesh pyet mamane tende ,se mos e di ajo.Komunizmi do vdes kur te varrosim partine qe vete komunistat krijuan PD me Berishen dhe Topallin me Lulin e vocel por me leke shume
Z. Arben Manaj!
Ju shkruani: “…dhe nuk e lëshon pushtetin, të cilin e ka marrë nga populli, i cili rrihet rrugëve kur proteston kundër korrupsionit, …!” Ketu duhet nje korrigjim i vogel: “… dhe nuk e lëshon pushtetin, të cilin ia ka vjedhur popullit, i cili vritet rrugëve kur proteston kundër korrupsionit, …! Kam mendimin se nuk eshte njelloj kur thuhet: “… te cilin e ka marrë nga populli”, dhe “te cilin ia ka vjedhur popullit”, apo “… rrihet rrugëve kur proteston kundër korrupsionit”, dhe “… vritet rrugëve kur proteston kundër korrupsionit”. Ne vazhdim, me pelqeu shume shprehja juaj: “Ky bust centauri me kokë neo-komunisti duhet rrëzuar po me atë forcën e idealit demokratik të ‘91-shit, në 20 vjetorin e rrëzimit të bustit të fundit të babait të komunizmit shqiptar, …!” Pyetja ime eshte kjo: “Kush do ta rrezoje kete bust centauri me koke-neo-komunisti?” Populli?! Cili popull, ky yni, apo ai i Bullgarise?! Se populli yne eshte ende ne gjume qe nga 1992. Ndersa rinia studentore e ka mendjen tek seksi, motelet, droga, tek rrugaceria. Prandaj persa kohe do te jete ky popull qe eshte dhe kjo rini st Apo rinia studentore udentore qe eshte, centauri Sali Berisha do te vazhdoje te sundoje ne Shqiperi edhe nja dy-tre mandate te tjera.
I pelqej artikujt e zotit Manaj ne pergjithesi por ky i sotmi por per aspektin ekonomik qe shqiptaret jane shume here me mire se para 20 vjeteve kjo sikur nuk me tingelloj mire pavaresisht se autori e cekte drejt kur thote se kjo fale kontributit te vet shqiptareve qe u degdisen neper bote dhe rrugeve te pandershme me prostitucion dhe droge.
Ne viziten e fundit qe bera ne Shqiperi me prejashtim te faktit se jane bere shume ndertime te bukura por pa njerez brenda ose me vetem pleq te bera me parate e emigracionit qe flinin ferrave ne vendet e europes dhe qe sot nuk jane ne gjendje ti shijojne sepse shtepia nuk mbahet pa pune dhe pa para edhe keto pa as nje lloj urbanistike dhe ne menyren me te percudnuar kudo dhe pa shije kam hasur edhe ne fenomenin e jetes ne kushte mesjetare te zhytur ne mjerim dhe gati te pergjeroheshin me hallet e veta duke hapur syte se mos nxirrja nga xhepi jo 20 dollar por te pakten 100 dollar qe ajo vizite te quhej e mireseardhur se perndryshe pas shpinet mbase edhe te mallkonin.
Shqiptaret ne terren te hiqen te kamur dhe te ditur por kur i ze ne dere te pergjerohen dhe te qahen si lypsare te neveritshem dhe per mendimin tim kjo nuk eshte mireqenie dhe nuk duhet te jemi te kenaqur.
Shqiptaret vertet kaluan nga nje mjerim i tejskashem por edhe sot nje pjese jo e vogel jane po te atille dhe c’eshte me e keqja te degraduar menderisht nga mungesa e perspektives,te papune qe bredhin sa andej kendej kafeneve thesht per te vrare kohen dhe stresin.Sot gjithnje me shume po shterrohen edhe dergesat nga jashte dhe tani po dalin komplet zbuluar sepse kjo qeveri nuk ka bere as minimumin qe keta njerez te jetojne nepermjet punes perkundrazi e quan se ka bere mjaft se i ka lene te lire te bejne cfare te duan,pasoja keto qe do kalojne vite per tu rehabilituar.
Te drejtoje shtetin nje kafshe qe pervec librave qe ka studiur dhe nje zanati qe ka marre ne shkolle por qe eshte komplet injorant ne aspektin e te berit nje vend modern kjo eshte per te vene kujen por kjo ndodh nder shqiptar sepse shqiptaret jane njerez pa principe dhe pa kerkesa ndaj vehtes.
Me te drejte e thote Edi Rama nje rilindje sepse vertet ai vend ka vdekur dhe duhet ringjallur dhe nuk mund te ringjallet nga kafshet saliste.
O ed Rama, po shih mor burre se si shkruan ky arben manaj! Tani , po fitoi rilindja jote, ki parasysh shkrimet e ketij, nje sekretar I pare I ambasades se republikes se shqiperise ne londer I takon. Them sekretar I pare se dardha nen dardhe bie. Keshtu edhe ky do pushoje se broçkullituri nga londra, por edhe emigrantet shqiptare ne angli do te shpetojne nga spiunimet qe ky tip u ben tek autoritetet, I fshehur pas statusit te perkthyesit. O ed! E çfare mund te bente me shume ky manaj per ty!
O frenk kurva! E cfare mund te bente ky
Manaj per edin te te qinte rrobt ty dhe cfare te mban pragu o plere e saliut ! Si thua ?!
Pas sorges fshihet manaj, sikurse pas manajt fshihet sorge, spiuni i kuq I te gjitha kohrave. Sa per sharjet nuk mund te ulem ne nivelin e sorges, mutit te kuq, shkelur aksidentalisht, qe kuturbon qe nga londra,sapo u shkel.
Frenk Te fala Nga Aleksander kondo! Mban era spiun Edhe Ne kryeministri! Qelbe tere bulevardin !