Selamizmi, jo si metaforë

23 Shkurt 2013, 17:03Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

Ish- kryetari i Partisë Demokratike, Eduard Selami, doli para publikut dhe ndryshe nga më parë u kumtoi shqiptarëve një lajm shokues. Shokues pasi çdo gjë mund të pritej nga ish- kryetari i dëbuar prej partisë që drejtonte, por kurrë riulja e tij në prehrin e iriqtë të Sali Berishës, gjembat e të cilit ia shpuan aq ligsht karrierën politike shtatëmbëdhjetë vite më parë, sa e detyruan të marrë kurbetin. Pas një “gabimi” të Selamit, në fakt i vlerësuar si i tillë prej Berishës, dhe përplasjes së këmbëve nga ky i fundit, në vitin 1995 Eduard Selami e la Shqipërinë për t’u vendosur në Amerikë. Duke lënë pas thashetheme, të vërteta të pathëna, pëshpëritje, barsoleta etj., por edhe imazhin e politikanit të vendosur dhe konsekuent në ruajtjen e pikëpamjeve dhe ideve të tija kundërberishiste.

Ky imazh dhe ideja se ardhja e Selamit do të shënonte fundin e berishizmit, vazhduan të ushqejnë shpresën e jo pak të ikurve, jo pak të pakënaqurve brenda PD dhe qytetarëve të paangazhuar, deri javën e shkuar. Domethënë deri para se ai të dilte në emisionin “Opinion” dhe të deklaronte paqtimin me Berishën. Duarshtrëngimin po se po, por dhe gëlltitjen e të gjitha atyre që kishte pështyrë në adresë të tij. Por edhe pangurrueshmërinë e vet për t’ju përgjigjur çdo lloj propozimi që do t’i vinte nga kreu i PD-së, duke e justifikuar këtë me detyrimin që ndjente nga qenia anëtar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie (në fakt anëtar i gjatëmunguar).

Gjithsa u rrek të sillte si argumente mbështetës në atë intervistë të drejtpërdrejt djali plëngprishës i PD-së,nuk qe veçse përpjekje e sforcuar, pasi nuk e justifikoi as mënyrën e largimit të tij prej kreut të partisë, por as përmbajtjen e deklarimeve të bëra, prej tij, nga largësia kilometrike e tokës amerikane. Ku në qendër ka qenë Sali Berisha. I portretizuar herë si autokrat, herë si gllabërues i gjithëpushtetshëm, si komunist i pandreqshëm dhe pengues i demokratizmit jo vetëm të partisë por edhe të vendit. Nëse do t’i rikthehesh qëndrimit dhe deklarimeve pasdivorc të Eduard Selamit, si vijë konstante do të ndeshësh se inatin ai nuk e ka me PD-në, por vetëm me Berishën. Domethënë me Sali Berishën, i cili e drejton partinë jo duke respektuar parimet demokratike, por diktatin central. Nëse do ta skuadronim këtë opinion të Selamit pasdivorc do të thoshim se, as më shumë e as më pak, ai kishte për berishizmin të njëjtën bindje e të njëjtin vlerësim, si edhe jo pak homologë të tjerë. Si p.sh Neritan Ceka, Arben Imami, Genc Ruli, Nard Ndoka etj., apo edhe kundërshtarët e tij ideologjik të llojit xhuvelist. E që megjithatë nuk ngurruan një ditë t’i mohojnë të gjitha dhe të mos ngurrojnë aspak ti ulen në prehër ‘bajlozit të politikës shqiptare”(sikur nuk kanë ngurruar ta portretizojnë), sapo ky u ka ofruar ca copa pushteti.

Gjithçka për një copë pushtet.

Pikërisht ky është edhe thelbi i reflektimit pozitiv të Eduard Selamit ndaj Sali Berishës. I cili vërtet sot është Kryeministër e në kohën kur e dëboi Selamin nga kreu i partisë ishte President, por që nuk ka asnjë ndryshim në kulturën e vet politike prej autokrati shkëmbor. I ndryshueshëm në këtë mes është qëndrimi i Selamit. Zhbërja e anti-berishizmit të tij dhe kthimi në pro-berishizëm patetik sikurse ka ndodhur edhe me të tjerët, për vetëm një copë karrigeje pushteti. Vetëm sepse, sikurse thonë burime jo zyrtare, sunduesi aktual i PD-së dhe qeverisë i ka premtuar ta fus në listën e deputetëve të rinj të qershorit, Eduard Selami, bëri kthesën 360 gradë, duke u barazuar në këtë pikë me drejtuesin e këtij emisioni, që për interesat e veta se ka për gjë të sillet në po të njëjtën mënyrë. Interesi dhe prosperiteti individual e jo ai që i sjell begati atdheut është thelbi i selamizmit. Që është edhe thelbi i xhuvelizmit të harruar, i lësëizmit aktual dhe i të rikthyerve të tjerë në kraterin e berishizmit. Selamizi i këtij messhkurti është fenomen i shqueshëm dhe aq evident në jetën shqiptare, sa ç’është evident fakti se fal politikës së pafytyrësisë së kundërshtarëve, Sali Berisha jo vetëm ka arritur ti konvertojë ditët e sundimit në dekada, por s’është çudi që të bëjë realitet atë çka ka nisur të thirrojë nëpër mitingjet elektorale. Pra, sigurimin e një mandati të tretë në votimet e pritshme të 23 qershorit. Gjë që edhe vetë është i bindur se nuk mund të ndodhë, por që e beson se mund të konvertohet në realitet kur nis e rendit kapërcimin e ylbertë të të lartë përmendurve. Të atyre që e anatemonin mbarë e prapë. Që e quanin sekretar të lashtë të PPSH-së, puthador të Enver Hoxhës, diktator, shpellar, despot, vrasës të demokracisë, vrasës të votës dhe fjalës të lirë, kapobandë, kryemafioz, servile e shërbëtor i bllokut komunist etj., dhe që një ditë iu ulën në prehër. Vetëm për përfitime personale. Vetëm për një copë pushteti që korrupton, e që për këtë arsye ka futur në grykën e shishes së amoralitetit moralin e jo pak të hequrve si “burra shteti”.

E angazhuar në zbërthim të selamizmit, nëpërmjet një shkrimi të numrit të ditës së martë, gazeta “Dita” publikonte fatin e mbrapshtë të Eduard Selamit në SHBA, duke e komentuar rikthimin e tij në Shqipëri si akt shpëtimi, por dhe rehabilitimi në skenën politike të së djathtës. Sundimtari i kësaj të fundit është Sali Berisha,i njohur jo vetëm për gjithëpushtetshmërinë, por edhe për kënaqësinë që i sjell poshtërimi i atyre që kanë qenë kundërshtar të tij politik. Domethënë lëpirja publike prej tyre e atyre që kanë vjellë. Në këtë sjellje, Eduard Selami është më i riu, por jo i pari dhe nuk besoj se do jetë i fundit.

Si ilustrim të shkrimit të së martës, gazeta ”Dita” kishte përzgjedhur një karikaturë paksa ekstravagante, në qendër të të cilës spikaste kryeministri Sali Berisha pantallonhequr dhe gjuha e Eduard Selamit që i lëpinte bythën e zbuluar. Një karikaturë e gjetur artistikisht, që metaforikisht e shprehte saktë thelbin e selamizmit. Të fenomenit që, i përkufizuar, pa metaforë, parakupton faktin e qenësishëm se fatkeqësisht, edhe 22 vite pas-diktaturë, në Shqipërinë e sunduar prej bajlozëve politik, zor se mund të arrish ndonjë gjë nga meritimi, pra pabythëlëpirje.

7 komente në “Selamizmi, jo si metaforë”

  1. xheladin says:

    Nje shkrim i mire shume nga ky njeri qe me kane thene se eshte gazetar profesionietI kam ndjekur shkrimet e tij ne TemA se une temen ndjek me endje dhe i lutem atyre te redaksise te me japin adresen e xhovanit ose ti shprehun vlerezimet e mia, se ka shkrime qe i bie ne koke gjerave.faleminderit

  2. mali says:

    Analizë perfekte e moralit të politikanëve por pse jo dhe moralit të qytetarëve shqiptarë.

  3. luis says:

    Nje analize brilante.Dua te theksoj se partia demokratike ka qene eshte dhe do jete partia qe do perfaqesoje mutin e shoqerise shqiptare.
    Partia demokratike qe ne gjeneze te saj eshte ndersyer nga njeriu me i peshtire i historise shqiptare saqe nuk mundet asnjehere te dale jashte asaj suaze te qelbur ku eshte e ndethurur idiotesia,katundarizmi,bythlepirja,arroganca deri sa dhe femrat e kasaj partie mund ti quash me goje plot femra burra si nga pamja si nga sjellja biles te atyre burrave te neveritshem kur i takon rruges pa le ti kesh ne shtrat keta lloj femrash burra me ne krye idioten e shekullit me syte qe tregojne budallallekun ekstrem Jusufa Topallica dhe shoqet e saja Mesila,Majlinda e te tjera kafshe te atij stani.
    Para disa kohesh pata bere nje koment thjesht per tu tallur se Amerika ia ka vene syrin Eduard Selamit per te marre timonin e partise demokratike dhe sic duket ketij idioti e mori per te vertet dhe erdhi per tu dukur si i tille dhe qe ne fakt sot te gjithe po peshtyjne ne surrat per kete laviresi.
    Do Zoti me 23 qershor merr fund ky stan i qelbur dhe eshte mire qe shqiptaret te vene mend ne koke se nuk duhet te kete rotacion me partine demokratike qe eshte llumi i shoqerise shqiptare.
    Neqoftese doni te shkoni prapa votoni pd,neqoftese doni te ecni perpara votoni progresin qe eshte ps me Edi Ramen.

  4. Ajet Delaj says:

    February 23,2013
    RIKTHIM SI FENOMEN NE SHERBIM TE SHOQERISE APO……….?

    Une mendoj se nuk i duhet kushtuar shume vemendje z Selami ne aktin e tije te rikthimit si akt privat por ne rikthimin e tije si fenomen ne po te njejtin vend pa fjale e 18 vjet pas.
    E para duhet thene se shtypi ka te drejte te germoje ne jeten e cdonjerir kendej e andej oqeanit kur kerkon te behet perseri figure publike.
    Ruajtja e “figurave” nga armiqte e klases mendoj se ka kaluar me kohe e nuk duhet te kthehet me. Se dyti ata qe marrin persiper te shkruajne dicka per dike qe jeton ne perendim e kryesisht ne Amerike duhet te njohi jeten Amerikane nese realisht kerkon te jete I besueshem ne ato qe shkruan.
    Se pari shkuarja ne gjykate per te zgjidhur nje mosmarveshje per nje gjobe polici , aksident me makine, renten e apartamentit apo me dentistin doktorin e gjera te kesaj natyre eshte gjeja me normale e jetes se nje amerkani.
    Ketu eshte gjykata qe i zgjidh tera mosmarveshjet dhe qytetaret nuk kane asnje nevoje te shtyhen apo te vriten per kurrgje sic ndoll random ne Atdheun tone te dashur qe njerzit vriten per nje gardh apo per nje te gervishtur makine.
    Tani ti referohemi problemit te dyte divorcit te z Selami . Ne shoqerine e lire perendimore divorci eshte pjese e jetes se shoqerise perendimore por kur flitet per politikanet puna ndryshon.
    Edhe politiknet natyrshem qe kane te drejte te divorcohen dhe kete te drejte jua jep ligji si gjithe te tjerve. Por morali i shoqerise perendimore e diferencon politikanin nga pjesa tjeter e zakonshme e shoqerise persa i perket divorcit.
    Nese politikani divorcohet ai “vdes” politikisht. Nuk ka rendesi se kush e kishte fajin ne familjen e tije e rendesishme per shoqerine Amerkane eshte se ai politikan qe divorcohet nuk ka qene i zoti te menaxhoje familjen e tije e nuk ka si menaxhon jetet tona te komunitetit qe kemi shume e shume me problem se problemet e nje familje.
    Per nje shqiptar qe shkon ne Amerike ka dy mundesi qendrimi si azilant politik apo si bashkim familjar.
    Ne Amerike shqiptaret kane shkuar qe ne fillimet e shekullit te kaluar natyrisht fluksi i tyre ne periulla kohore te ndryshme ka qene i ndryshem mirpo une dua te ndalem ne periullen pas 90tes.
    Dihet qe shoqeria shqiptare e pas 90 trashigoje problem te medha nga sistemi criminal komunis si ne mentalitet e menyren e organizimit dhe funksionimit te shtetit e rotacionit te pushtetit deri edhe me arme e ndaljen e luftes civile u be e mundur nga intevenimi i forces ushtarake te BE pasi NATO nuk e pranoje ne ate kohe lideri i perjetshem Berisha i pare.
    Dihet qe shqiptaret kane vazhduar te shkojne ne Amerike edhe kur ne pushtet kane qene trashigimtaret komuniste “socialistet” edhe kure kane ardhur misionaret e tyre “demokratet” ne te dyja rastet me te drejte ane perfituar azil politik nga Shteti Amerikan
    Qe njeriu ka te drejten e tije te kthehet ne vendin e origjines ne cdo kohe kjo nuk ka asnje dyshim por kure vjen puna per “politikanet” e aq me teper si z Selami mendoj se duhet te jami nje spjegim publik se cfare ka ndryshuar per mire per shqiptaret e natyrisht edhe nje zyrtar per Amerikanet aq me teper kur kthehet ne te njejten parti e nen e njejtin pushtet e shtet te partise shtet.
    Nese i referohemi dokumentave te Keshillit te Europes, Brukselit e Washingtonit te bera update here pas here verejme me keqardhje se Shqiperia se paku gjer tani nuk ploteson pothuaj asnje parameter te nje shteti demokratik e shoqeri e lire duke filluar me mohimin e te drejtes se votes se lire e te ndershme e te era lirite e te drejtat themelore te njeriut te mohuara e cenuara duke filluar me lirite fetare e njerzore e te pronsise pasi nuk ka si te ndolle ndryshe nen nje pushtet e shtet ilegjitim te pambeshtetur me voten e popullit.
    Nese marrim anen tjeter te medaljes te nje “ luftetari” te lirise per vendin e tije te z Selami ku ka vendosur te sakrifikojne ne ekstrem per lirine e demokracise e shqiptareve me se pakti duhet te kishte bere publike nje platform te qarte ne menyre qe te kishte mundesi ta paraqiste sakrificen e tije si te moralshme e ne sherbim te lirise.
    Dhe ajo cfare dua te them eshte detyrimi i cdonjerit qe kerkon te perfshihet ne politiken active ne sferat e larta apo me poshte te nje vendi te nje resume apo atobiografi sic i thone ne shqip pasi kjo eshte detyrim ketu ne shoqerite e lira edhe nese pretendon te aplikosh per nje pune fare te rendomte.
    Dihet qe Amerika eshte vendi i oportuniteteve te medha per njerzit e talentuar dhe une njoh me qindra shqiptare qe kane shume me pak vite ne Amerike se z Selami qe kane avancuar studimet e tyre e punojne per local e federal Government e biznese private prestigjoze ne rol menaxherial gje qe eshte nje pervoje e culture e jashtezakonshme nese vjen dita e vihen ne sherbim te Shqiperise e shqiptareve gje qe fatmirsiht mikja jone e madhe Amerika na e lejon nje gje te tille.
    Amerikanet kane nje process te arrire natyralizimi gje qe nuk do te thote se vetem qendrimi ne Amerike te bent e fitosh pervojen Amerikane. Duhet te studiosh e punosh fort qe te arrishe standartet e shoqerise se avancuar Amerikane pasi duhet thene se shqoqeria Amerikne ka disa nivele , ka edhe homeless .
    Pra fenomeni i kthimit “trurit” ne Shqiperi duhet pershendetur pas kaq kohe emigrim nese realisht ky mund te quhet “ tru” ose natyrshem te tere ata qe jane kthyer po kthehen e do kthehen e kane detyrimin moral te tregojne jo vetem motivin por edhe arritjet ne begraundin e tyre profesional e kulturor qe kerkojne ti vene ne sherbim te Atdheut tone.
    Nese pushteti i sotem apo i neserm kerkon qe zgjatimet e listes se Ramiz Alise apo te ndonje liste tjeter kerkon t’jua shese shqiptareve si “mesine” qe po vjen per shpetim besoj se shqiptaret e kane fituar aq pervoje e pjekuri qe te mos e hane dy here sapunin per djathe sic e hengrem ne 90ten.

    AJET DELAJ
    NEW YORK

  5. tomori i beratit says:

    Shkrim i shkelqyer Xhovan.Nuk ke se çfare ti shtosh por vetem te komplimentoj.Z Xheladin gazetari Xhovani Shyti eshte nje gazetar i vjeter.i mirefillte ne profesion qe ka luftuar e shkruar gjithmone per nje demokraci te vertet dhe per çdo informacion mundet ta gjesh ne profilin e tij ne FB.

  6. thanas medi says:

    Shkrimi eshte i mire, por ndoshta duhet pritur pak para se te mallkohet Selami. Se mund ta mare kalane nga brenda, si greket me kalin e Trojes.

  7. shpiragu says:

    Ndjehem krenar per autorin e shkrimit xhovanin qe e kam patriotin tim.E admiroj se dha kontributin e tij ateher kur vendi kishte nevoje per partine demokratike dhe u shkeput prej saj kur ajo mori pushtetin ne vitin 1992 sepse e pa qe ishte parti e zoraxhinjve me ne krye agron musarane qe solli krimin dhe drogen ne berat.respekte z.shyti dhe do jesh gjithmon i respketuar nga beratasit e vertet dhe jo fshataret e hajdutet e musarajt qe te goditen ne zgjedhjet e vjedhura te 26 majit 1996.Une dhe shume beratas te tjere nuk e harojme masakren qe te gjakosi ty,erion bracen,shpetimin,landin etj por une besoj se dhe ti nuk e haron. jepi vella se me njerez si ty,si merua, si stefani e ca te tjere behet shqiperia dhe jo me cilrat,artan hoxhet,farinjte, ballinjte frangajt e kompanine e maskarenjve. hallall

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje