Nga ing. Ahmet Çollaku
Nafta përben aktualisht interesin me te madh te superfuqive te botes, ketë radhe përplasja midis tyre edhe pse krahasimisht shume e vogel, behet ne Shqipëri. -Sipas shtypit-
Te gjithë jemi dëshmitare te shkatërrimeve dhe vjedhjeve te naftës tone. Po, cila është arsyeja,qe te gjithë, me punëtore, specialiste, shkencëtare, pedagoge heshtin?! I gozhdon frika apo skleroza? Ku ka humbje pasurie kombëtare me shume, gjate Luftës se Dyte Botërore, apo tani? Kjo e tanishmja, vjedhja e naftës tone, ia kalon disa here asaj te luftës se fundit.
Kush duhen te jene ne barrikada për te mbrojtur naftën tone? Pa dyshim se pari naftëtarët! Po çuditërisht, te gjithë këta hidrokarbure te gjalle janë ne gjumë, prandaj as një drejtues shteti, partie e majte apo e djathte, apo ministrie ku përfshihet nafta, nuk merret me ta, pa le pastaj te qëmtojë punimet e tyre. Qeveria është kundër specialisteve te naftës Shqiptare. Fronti pare i luftës i gjithë pushtetarëve tone, është drejtuar kundër naftës. Ne fillim ajo shkatërroje inventarin material, me pas krijoje atë ciklon neper zyra dhe fonde për te grabitur gjithçka dhe me pas I dogji. Neper Shqipëri naftëtarët trajtohen si mbetje bitumi, mbetja e fundit qe shërben për te shtruar rrugët.
Kështu pra, ndërsa populli pret qe ata te ngrihen ne barrikada, naftëtarët fundosen divaneve duke u përpjekur te zhdukin rrudhat, te ndalojnë kohen, mjerimin, por kurrsesi ti kundërvihen këtij shteti makut qe I fali te huajit naftën tone. Te trishton dhe te ve ne mendime fakti se asnjë prej kësaj armate te madhe qe mbajti ekonomikisht një sistem diktatorial gati pesëdhjete vite nuk ngrihet te kërkojnë punën e vete. Nuk ndihet as një gjeolog me titull apo pa titull, as një profesor apo doktorë ne baze apo ne qendër, brenda Shqipërisë apo jashtë Shqipërisë, ti thoshin ndal këtij vandalizmi disa vjeçar. Reagojnë specialistet Kadri Rama, Vangjel Kici, Telo Velaj, Ramadan Perhati, Fatmir Shehu, Maksim Ruli, po te tjerët perse nuk ndihen? Me siguri kane frike. Ta besojmë dhe ta ruajmë mire Maksin ,se ai ia di gjithë hilet kësaj qeverie te fundit siç thotë vete ne ato dy intervistat shume interesante te tij, ne baze te te cilave, institucionet si Këshilli I Larte I Drejtësisë, ai I Gjykatës se Larte dhe ai I Prokurorisë, bashke me seksionet e PS, duhet te procedonin me njëherë, sepse nuk behet fjale për fasule, po behet fjale për vjedhjen e naftën tone, konvertuar ne miliarda dollarë.
Te huajit, pasi vine ne Shqipëri, lidhen me disa marioneta qe” interpretojnë” ato ligje pa kuptim, vetëm për te vjedhur punimet individuale te mirëfillte te specialisteve tanë. Meqenëse as një nuk ndihet, te lind dyshim, a është punuar vërtete ne nafte?
Nga viti 1957 deri ne vitin 2000, nga Fakulteti Gjeologji- Miniera Tirane janë diplomuar 1628 studentë për degët e naftës. Le ti shtojmë kësaj liste te diplomuarit jashtë shtetit, si dhe ata te diplomuar pas viteve 2000, ky numër behet edhe me i madh. Numri i atyre qe janë me grada shkencore, doktorë dhe profesorë sipas një libri botuar tani afër, i kalon 250. Qeveritë Shqiptare te çdo kallëpi majtiste, djathtist, evangjelistë apo ultra fashiste duhet te ishin shume krenar për ketë potencial shkencor.
Ne kishim një baze te madhe mekanike me 37 sonda shpimi, po ku janë tani? Për ketë gjë duhet te japin llogari Ruli, Prifti, Haxhinasto (edhe zv/kryeministër), po se pari vete k/ministri Shqiptare. Kush duhet te varet I pari ne litar? Dihet mire nga te gjithë se gjate punës tone disa vjeçare ne nafte u grumbulluan shume materiale faktike, fushore, kantjerale, studimore, përgjithësuese. Këto materiale, shtetet e botes I ruajnë me njeqind kyçe, kurse ne i nxjerrim rrugëve, neper tenderë apo ankande popullore ku shiten edhe gomare, patate. Tani, edhe Albpetrolin, duan ta japim dhurate se bashku me “Listen C”, me atë te perspektives te nëntokës, ose thëne familjarisht, me djepin e nipërve tanë. Dhe a e dini perse e bëjnë ketë? Te marrin para për te blere votat e Shqiptareve. Pra këtu ne Shqipëri, te gjithë jemi te çmendur, sepse ecim pas një qeverie te çmendur.
Qeveria Shqiptare është lidhur me filiale te huaja, me këta ambasadore dhe këshilltare qe vine-ikin si ne një palestër sporti. Duhet te jesh shume naiv te mos e kuptosh pikësynimin e te huajve, ata I janë vërsulur nafte Shqiptare dhe perspektiven e saj. Te paret ne ketë ekip janë ata Burrat e Shtetit.
Provoni te trokisni ne zyrën e ndonjë kompanie te huaj koncensioniste qe punon ne Shqipëri, do tu hap derën? Kurrë! Informacionet dhe materialet tekniko-shkencore qe ata kane gllabëruar, kane një vlere te jashtëzakonshme, kane perspektiven e naftës Shqiptare. Mendimi shkencor privat nuk mund te konvertohet ne mendim shkencor shtetëror apo kolektiv, interpretimi nuk është si mbjelljet ne pranvere, gjykimet, interpretimet janë prona intelektuale private qe mbrohen me ligje ndërkombëtare.
Një gjeolog me thotë se te gjithë ata specialiste shqiptare qe punojnë neper kompani te huaja qe kane lidhje me naftën, shkojnë atje duke kërcyer si militante te partie ne pushtet. Është shume e lehte te kuptosh si menaxhohet vjedhja e naftës Shqiptar nga shteti ynë Shqiptare. Qeveria është një oktapod me disa krahë neper dikastere lidhur me kompanitë e huaja dhe me këta ambasadoret e shumte nga te gjithë krahët. Kurse kjo PS, bene sehir, ajo për hire te naftës duhej ta braktiste sallën e parlamentit, apo te organizonte protestat me te fuqishme se 21 Janari, po ajo mendon se e kryen ketë detyre te shenjte duke I dhëne te lexoje ne parlament disa rresht deputeti Brace(!). Turp dhe mëkat! Cfare do te bënte z.Brace apo z. Rama, sikur vetëm një dite te vetme makinat e tyre te mos furnizoheshin me karburant, mos na jepnin te huajit?! Do te shpallnin lufte botërore, do ti futeshin Berishës nga dritarja për ta mbytur. Një miku im ne Tirane, me thotë se qe te besh një proteste te vogël ne rruge me 10 veta, duhet te marrish leje ne KE. Kështu mbrohen vjedhjet ne shtetet e Evropës se Bashkuar?
Sipas një lajmi botuar ashiqare ne shtypin Shqiptare, Shqipëria është vjedhur ne pasurit e saja nga korporatat, është gënjyer nga politikanet, ambasadoret, mesazheret e paqes fetare dhe burra shteti me ane te pakteve bilaterale qe s’vlejnë as 2 qindarka pasi ne te vërtete nuk ishin ne interes te Shqipërisë por te tjerëve…
Cfare nuk është bere me naftën Shqiptare qe ka si preventive-baze te pare zbulimin e 435 milion rezerva nafte gjeologjike, te 50 e ca milion tone nafte te nxjerre, 6000 puse te shpuar? Ka me shume se 20 vite qe qeveritë Shqiptare i perzen naftëtarët ne vend qe tu beje thirrje te grumbullohen gjithë specialisteve e te gjithë fushave te naftës, me tituj e pa tituj, si atyre brenda dhe atyre jashtë, te kthehen ne vend, te bëjnë studime dhe projektime për zbulimin e naftës dhe gasit. Kush kushton me shume, studimi apo shpimi I një pusi? Pa dyshim studimi. Ka njerëz, ka materiale, le te punojmë vetëm me materialet tona shqiptare, jo me ato te kompanive te huaja. Kush ka bere rilevime te detajuara, e ka shkelur pëllëmbe për pëllëmbe ketë reliev? Gjeologet Shqiptare! A nuk fillojnë interpretimet e te gjithë shkencave te tokës nga te dhënat dhe mbetjet ne sipërfaqe? Tani këta te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper çanta materialet tona, interpretimet tona.
Çdo specialisti nafte i qanë zemra, ai do te bënte gjithçka qe punimet apo studimet te aplikoheshin. Për te realizuar ketë gjë, ka plote rruge nga ku mund te komunikohet dhe te bëhen studime te mirëfillta. Përveç rrugëve klasike dhe takimeve koke me koke apo ne auditorë, sot, nëpërmjet internetit, mund te komunikojmë dhe te shkëmbejmë informacione, mendime, te bëjmë diskutime, studime, këto mund ti përcjellim nga te katër anët e botes, pa qene nevoja te bëjmë udhëtime dhe te harxhojmë para! Ky auditorë do vetëm organizim. Neper bote ka shume specialiste Shqiptare, disa punojnë ne nafte, disa te tjerë rastësia apo situate I ka detyruar te bëjnë pune fizike te rëndomta. Ata kane vlera profesionale, kane një eksperience te madhe ne zbulimin e naftës shqiptare. Ky pezme behet shume me I dhembshëm me kalimin e kohës.. Kjo është dhembje dhe humbje për Shqipërinë tone.
Qeveria I ka harrua këta specialiste. Po edhe kështu, këta naftëtarë do te mbahen mend me shume se qeveritaret tanë, sepse nesër këta qeveritare me lakej e tyre do te flaken si pelenat e fëmije. Shkencëtaret e vërtete militojnë për populli, ata nuk kane parti. Perse ministria përkatëse, me dikasterat e saj, nuk hapin një ankete për te grumbulluar gjithë mendimet e specialisteve te naftës?
Temat qe specialistet e naftës Shqiptare kane mbajtur dhe referuar neper simpoziumet dhe konferencat botërore, janë një pasuri tjetër e madhe për te cilën ministria përkatëse nuk do ta dije. Këto tema janë vlerësuar nga te huajit, ata I kane sponsorizuar këta specialiste me mijëra dollarë për ti dëgjuar, kurse ne nuk duam ti shohim me sy. Kjo ministri le te shesë dy fuçi nafte dhe me ato leke te botoje një përmblidhe, ose te te shkruaje dy rreshta nekronologji për ata naftëtarë qe ikin përjetësisht nga kjo bote.
Gjithë kjo armate specialistesh është një pasuri e madhe. Ne nuk kemi nevoje për këta Patton Bogsit, Bankers Petroleum, Vetro Kompani, Uesley Klark, Global Option, Rodney Slater… kineze dhe indian… ne e zbulojmë vete naftën tone, sepse kemi aftësi, ne jemi një armate e madhe me një experience njëqind vjeçare. Po se pari ne duhet te heqim friken, te bëhemi barrikade dhe te votojmë për nafte Shqiptare. Vetëm qe këtej do I vije e mira vendit tone, Shqipërisë, ndryshe do te ngelemi te varfër dhe te poshtëruar për gjithmonë, skllevër qe I luten Evropës ti pranoje ne gji te saj.
Pak nga pak po’ kuptojme se paskemi fituar skllaverine nen emrin e demokracise .
“…Tani këta te huajit shtiren te ditur dhe te zgjuar sepse kane neper çanta materialet tona, interpretimet tona…”
Nuk eshte rastesi qe ne akoma kemi ne krye nje komunist katundar te fosilizuar, qe nuk arriti kurre te qyteterohet.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html
Z. Ahmet flet nga larg dhe i dhemb zemra per pasurine kombetare. Eja ketu dhe mbro pasurine per te cilen edhe ti ke kontribuar. Mos keput brockulla si gjithmone nga Amerika, por mireardhsh tek sheshi!
Zt.Collaku,sepse ne kemi nafte,por nuk kemi njerez.
Kaq ,eshte shume e thjeshte pergjigjia,sepse ata inxhinieret e tu te nderuar,te kohes se xhaxhit,heshten,kur ai Inxhinieri polak,zbuloi naften ,dhe pastaj ju kalben kockat ne Spac,dhe sot heshtin,bejne pazaret e tyre te felliqura dhe heshtin,sepse jane bij bastard,ne sherbim te cdo pushteti.Nuk na i kane fajin te huajte,ne jemi vete barbare,popull majmunesh,dhe ngrenes farash.Naftetaret e tu jane katandisur ne militant,qe ngrihen e ngrysen mejhaneve te qelbura ,kuterbojne era raki qe ne oren 8 te mengjezit,dhe kalamajte 12 vjecar,i dergojne te vjedhin tubot e Bankersit,ku pastaj i shesin per hekur.
Mund te zgjatem pafundesisht per naftetaret tuaj,sepse jetoj ktu ,dhe perdite tragjedite me te medhaja jane pikerisht ne familjet e naftetareve te tu….dhe mos me tregoni qeverine lavire,ata 5 qeveri.ar,se para zemerimit te te drejtit nuk ka qeveritar te qendroj .
Por sic ju thash,ktu nuk kemi njerez,dhe jo me njerez te zemeruar,ktu kemi ca pijanece,lavire te partise se radhes,ca pijanece qe ngelen te meshira e ndihmes ekonomike,…ah kemi dhe ca specialiste,ca inxhiniera qe bejne bla/bla dhe di une cfare mendojne te zgjidhin,mos valle keni bindjen se naftetaret tuaj dine te lexojne?Jo mor zoteri,dine vetem te shohin goden e rakise,dhe te tundin teserat e partise…njesoj si ateher!
Heshtin sepse nese flasin marrin cilesimin si njerez qe bejne pjese ne celula anti-amerikane.
Per ate te shkrete nafte Berisha doli burre shteti.
Nuk e kuptoni se duhet shpllur Repuika e Patosit te marrë me komcesion sheiku AL Thani Patosin,trajektoren
Patos-Vlore-Sarande per te bere gratacelat 12,autostraden me moderne te Ballkanit me kater korsi vantje dhe kater ardhje?Kemi shkruar cduhet,me pare Republika si San Marino,Monako…Kliko per tek linku Al Thani osé PSV a Valentino,Veriun e Sardenjes,a Magazinat e Londres!Kliko te kuptosh pasurine qe vjen…Nuk zgjatem se jeni te gjithe femije dhe te vertetat qe jane projektuar per nafte e turizem(Veriu europian te zbres ne Detin Jon)Nje dite ne do te vijme,por koha ju do tju kete varrosur!…Mesoni nga Sardenja,Italia,Franca,Anglia te kuptoni kush eshte Al Thani!Duhet te na gjeni duke vepruar ju!…
Shqtësojnë këto të dhëna! Megjithatë, shqetëson edhe ky shkrim me shumë gabime; një inxhenier/xhenio nuk guxon të gabojë kaq shumë në shkrim!
Shteti Shqiptar (jo Shqiptare!) nuk vjedh, por vjedhin ata që udhëheqin shtetin! Këtu vjedh Fazlliqi me Berisha and Co! Eliminojeni Berishen, vjedhjet do të ulen (nuk do të zhduken – jemi ballkanas ne).
More Ahmet!Sa vone je kujtuar per sondat e shpim kerkimit ,sa von je kujtuar per njerezit ,sa von je kujtuar per rezervat ,per kerkimin per doktoraturat etj etjPo bibloteken pse ma ke harruar ? ! Edhe per emrat qe permend mire ben por i bie seprapthi fyellit ,nuk duhet te mos permendesh Sazanin ,kolegun tend qe eshte bere gazi botes “Akademiku” ku e ke Stavrin ,Perparimin Halimin, Ilian ,Vlashin ,Fatosin etj Drejtora ,Ilirin deputet te perjetshem ,pa le ca te tjere deputete e zv ministra qe ti duhet t i njohesh me mire se ne qe jemi larguar .Pse u be nafta keshtu ,po si gjithe Shqiperia more Ahmet ,pse ti mendon se ka mbetur me gje ne Shqiperi pa u permbysur ,? Ne radhe te pare u permbysen njerezit ,pse nuk fole ti kur ne qytetin e Patosit u vendos nje emer shkolle me emrin e Zhani Cikos ,pak kishte naftetare ,shkencetare ,teknike nga Patosi ,Fieri ,Lushnja ,Skrapari ,Vlora ,Saranda … More Ahmet ,a nuk e kupton se motoja qe na perçau nuk ishte per qejf por per para e kapitale ,sot ato i gezojne ata qe nuk dinin se ku binte nafta e gazi Po Saliun e harrove qe thote se ne nuk kemi eksperience ,besoj se e ke lexuar qe na qa hallin qe ne nuk dime si te qeverisim naften e gazin
Boll gjate ke shkruar more Ahmet ,por ……tashti vdiq dhe prane mortit ka vetem vaj ,nuk ngjall dot me asgje Rahmet paste! .
Do te rekomandoja qe per ngushellim te futeshe tek nje websit i AGIP “Pionieri Agip” , ngushellohu duke pare Zuberin ,Kuçoven ,Penkoven etj etj kur ishin ne lindje dhe po te ishe i zoti shfrytezo 85 vjetorin e lindjes se Kuçoves per te na mbledhur prane ndonje rrote ,ne se nuk e kane çuar per skrap akoma keta te L.S.I. se
Nafta nuk ka pritur kurre nga Ahmeti,kur ishte puna per ceshtjen e naftes Ahmeti nuk ishte gjekundi per aresye se ai ka kene i semure vazhdimishte e keto 20 vjete ka fillu me kakarise,ne fillim e filloi sulmin kunder sistemit qe po ikte dhe specialisteve e kuadrove qe kishin kontribu dukshem per naften, ndersa tani e ka kthyer sulmin kunder sistemit te ri peraresye se edhe ky sistem nuk u kujtua per Ahmetin por sic thote ne disa shkrime se ka ngelur rrugeve.Te gjitha shkrimet e ketij gazetari vuajne nga pasaktesia dhe mediokriteti ato jane subjektive sipas mendjes dificente te tij.Ka filluar kohet e fundit te beje “nuskeza” si puna e hoxhes apo dervishit per disa specialiste qe te neverisin si nga permbajtja dhe subjektet.Ka shume per te thene por nuk ja vlene si edhe ky shkrim kur gjithcka eshte shkaterruar e shkrumbuar Ahmeti hipur maje plehut e ben thirrje hajde te ngjallim te vdekurin dhe te sulmojme qeverine peraresye se nuk vleresoi kete njeri.Shume ndryshime e devijime jane dukur keto 22 vjete ne veprimtarine e Ahmetit,ai ende nuk e ka gjetur pozicionin e tij,ai eshte paraqitur si nje kameleon i vertete.Para disa kohesh ne nje gazete shkruante se ne sistemin e kaluar beri”qindra armiqe dhe beniamin te tyre” por asnje gjembe ne kembe nuk i hyri.
Zoti Ahmet, nuk di sa studiues ka shqiperia per naften, por di nje gje, qe ne nuk dime te bejme asgje te frytshme. Ne te gjithe mendojme se i dime te gjitha dhe se i bejme te gjitha, por ne te vertet ne kemi vetem llafe dhe egoizem te pamas. Ne jemi shume kaotik, kritik dhe dembel si popull dhe si te tille kemi krijuar nje shoqeri te tere kaotike, kritike qe con ne pesimizem dhe dembelizem. Ne mendojme qe jemi shume te zgjuar por e vetmja gje qe dime te bejme mire eshte djallezia. Arsyeja pse jemi ketu ku jemi, pra me nje standard pak me te larte se disa vente te botes se trete (sic jane vendet afrikane), eshte sepse jemi fizikisht ne kontinentin Evropian dhe sado qe te mundohemi ne ta prishim, degjenerojme, perdhunojme vendin tone, per fat te mire qenia ne Evrope na limiton pasi i prek edhe ata. Pra duam sduam ne kemi fatin e mire qe Evropa ka interesa ndaj nesh si pjese e saj dhe nuk na le dot te shkaterrohemi totalisht.
Mendoj se nese duam te ecim perpara, gjeja e pare qe duhet te bejme eshte te kuptojme qe jemi nje shoqeri egoiste deri ne ekstrem qe nuk kemi pike interesi (as 1%) per pasurine e perbashket dhe se i vetmi qellim qe kemi te jete eshte perfitimi tone pa na u rruajtur fare cfare behet me vone me pasurine kombetare.
Persa i perkete energjise, une mendoj qe Shqiperia ka shume resourse energjetike, si fosile (nafte qymyr etj) ashtu edhe te pastra (uje ere diell). Ne sot ndodhemi ne nje situate energjetike ku kemi shume resourse por qe ende importojme. Pra kemi nafte mjaftueshem per vendin por nuk arrijme ta perpunojme per nevoja te brendshme. Kemi burime ujore te mjaftueshme te tilla qe te mund te exportonim energjine elektrike me cmime sh te larta (cmime piku) por jo qe nuk exportojme por per kundrazi importojme energji. Ajo qe na mungon ne eshte maximalizimi i perfitimit nga keto resourse.
Ne nuk jemi ne gjendje te gjenerojme fitime te mjaftueshme pasi ekspertet tane (shume cilesore) pjese e kesaj shoqerie te semure behen hajdute, pasi nese sjane te tille jane “idjote” per pjesen me te madhe te shoqerise. Ketu tek ne politikanet bejne ligje vetem qe te ndihmojne kompanite e tyre, ose per te ngritur kompani personale, ketu drejtuesit e vendit mundohen te vjedhin sa me shume per sa kohe jane ne pushtet pasi pastaj te iken shanci nga duart.
Ne per fat te mire gjeostrategjik kemi pasur kompani me shume emer ne Shqiperi ne fushen e energjise, duke filluar nga ENEL, Bankers Petrolium, CEZ, ACR, EVN … Te gjitha keto kompani jane nje histori suksesi ne shume vende dhe zoterojne tre kushte per te garantuar sukses (qe ne na mungojne) nese lihen te qeta te punojne 1. kane know how (njohuri) si te jene efektive dhe eficente, pra dine te jene te suksesshme, kane resourse financiare, dhe se fundmi kane nje emer qe nuk duan tju njolloset, pra pergjgegjesi. Te gjitha keto kompani kane investuar ne shume vende te tjera Miliarda Euro. Pyetja eshte; si ka mundesi qe keto kompani hujne ne Shqiperime synime serioze per investim, por edhe per fitim dhe qe te gjitha kane frike te investojne menjehere pasi perballen me realitetin Shqiptar?!?!
Cfare duan ato? Nje plan strategjik kombetar qe tregon se ku do shkojme dhe i ndihmon ato te qe te pergatisin te gjitha planet e tyre per suksese te ardhshme (sepse dine ta bejne), 2. mosndryshim te ligjeve jashte strategjise dhe zbatim te ligjeve ne fuqi me tendence pozitive ne te mire te ekonomise se vendit(pra shkopi i Maliqit te jete pa gunga dhe njejte per te gjithe njesoj), dhe jo sic ndodh ketu kur cdo pushtetar ndryshon ligjet ose te versul taksidaret, qe te hapi kompani vete apo per ti dhene pune kompanise se vete
dhe e fundit 3. mospolitizimi i ketyre kompanive, fjala vjen Erjon Brace vjell vrere per pagat e manaxhereve te kompanive private, duke i politizuar ato ne kete menyre, vetem e vetem per tu bere popullore (pra totalisht per perfitim personal).
Pra per ta mbyllur zoti Ahmet dua tju them qe fajin nuk na i kane kompanite e huaja, tek e fundit ato vijne ne Shqiperi qe te fitojne dhe maximalizojne vleren e tyre dhe ne ato vende ku gjenerojne fitime hedhin edhe investime qe te gjenerojne akoma me shume fitime. Ne duhet te dime ta shfrytezojme kete fakt duke i kontrolluar mire qe te krijojme sinergji me to dhe jo tju biem thjesht qe ti rrjepim, se te del dobic, pasi ato jane aq te fuqishme sa te degjenerojne gjyqeve dhe te marrin demshperblime te majme.
Bravo Lutter! .I ke thare piten .E njoke mire Ahmetin.Po per naften sna the gje.ka ndonje te vertet nga cka thot ay apo ay flet kuturu sic thoni ju?Meqe qe i njofke mire njerzit qe punuan ne nafte besoj se njihni dhe naften apo jo?.. keshtu qe do desheronim shume te degjojme mendimet tuaja te cmuara.Sepse duam zduam na dalin shume pyetje per kete te shkret nafte qe mbante gati 30 mije punonjes si dhe siguronte gati 50perqind te valutes se shtetit te asaj kohe nga shitja e produkteve te saj.Per te mos e zgjatur se u marrim kohen tuaj te vlefshme do te benim vetm nje pyetjete vogel per te hequr merakun : Ku shkojne te ardhurat nga shitja e 1000000 toneve te naftes qe kompania e huaj aktualisht nxierr nga shfrytezimi barbar i vendeburimit te Marinzes.?..Pergjigju vetem kesaj se me Ahmetin e rregullojme …le te shpresojme nje pergjigje tani qe traku juaj eshte ne remont!…..FLM..
Shkrimi ngre nje shqetesim te vonuare,ne naftetareve napikon zemra gjak,per punen titanike shume vjecare te bere per dekada.ne studimin ,kerkimin ,zbulimin e vendeburimeve te naftes e gazit dhe venien e tyre ne shfrytezim perte,temiren e atdheut.Por fatkeqesija si per tere sektoret e tjere te ekonomis,( si buqeja,Agro -kulura,pyjet,gjith industrija e perpunimit,e naftes dhe emineraleve,shkaterrimi isistemit arsimor,sistemi ishendetesis,shkaterrimi i kultures se kombit tone dhe historis setij etj..)Ra dhe ne industrine e naftes e ate te mbroitjes se vendit.RRenimet erdhen si pasoi epseudodemokracis ne shqiperi qe pegatiten me shume kuides tradhetaret ne regjimin e kaluar,ja dorezuare pushtetin tradhetarev,pro serbe egreke,dhe eshkateruane komplet vendin fizikishte dhemateralisht,shqiperija eshte rrenuare,ne te gjtha dreitime.Asai i duhen dekada te veje ne stadin e vitit 1990.Nuk jame dakrte me shume komente qe behen qe shqiptaret nuk dine te beingje,keto mendime jane nihiliste.Shqiptqret dine te bein shume dhe jane njers te zgjuare,por jane tradhetuere nga qeverite pseudodemokrate,qe derizhohen nga serbi e greku q’duan ta coptojne perseri.Pse keto qeveri ishiten grekut detin?….ju komentus jepni nje pergjegje,sjan te zot shqiptaret te punojne ,te beine studime.? Jo zoterinj …Specialistet dhe putoret enaftes kan cpuare ne ardenic pusin mete thelle omos ne europ per ate koh 6730m.si uduket zoterinj kjo pune kolosale.pra shqiptaret jane te zot,por ata ikan radhetuare qeverit tradhetare . Dhe me vendin tone lozin te huaite,perte nxjere fitime.Ju uroi shendet te gjitheve.
Une kam patur nje mik inxhinjer ne Nafte Ramadan Perhatin dhe ai megjthqe i moshuar ka folur sa ka patur mundesi por azgje nuk eshte bere ose eshte bere shume pak ,une di ate qe ai me kathene gjithnje eshte nafta pa eshte Vendi .Mire ke shkruar por mos resht
Ne Shqipetaret e hengrem sapunin per djath,shkaterruam vehten tone,hodhem poshte mundin e derdhur per 50 vjete.Keto shkaterrime sipas terapise se shokut ishin te planifikuara per shkaterrimin total te Shqiperise me qellim qe te pasurohej vetem nje pjese e vogel pasi nje popull sa me i varfer ekonomikisht sundohet me lehte.Plaget e shkaktuara duhet dhjetra vjete te riparohen,por te pakten te na kete sherbyer kjo qe kaluam per te nxjerre mesim per te ardhmen,te mos lejojme te udhehiqemi nga hajdutet te veshur me pushtet,njerz ordiner qe mendojne vetem per bythen e tyre