Merita i takon Kreshnikut!

24 Shkurt 2013, 13:12Blog TEMA
Merita i takon Kreshnikut!

Nga Ilir Yzeiri

Shfaqja nacionaliste që dha personazhi ynë Kryeministër ishte më spektakolarja e të gjitha budallallëqeve, idiotësive, folklorizmave dhe gjithçkaje të marrë që mund të ketë një personazh arkaik, provincial kur vishet me kostumin e të parit të vendit. Mirëpo, falë këtij spektakli dhe falë kësaj komedie, miqtë tanë amerikanë dhe europianë i thirrën mendjes dhe e morën seriozisht “nacionalistin” e Tiranës. Deri para kësaj maskarade, siç e dimë të gjithë, ambasadorët e nderuar të trojkës në Shqipëri dhe kancelaritë perëndimore, nuk e kishin marrë seriozisht këtë sharlatan të vonuar që dhunon zgjedhjet, vret njerëz para zyrës së vet, plaçkit vendin dhe sillet nga mëngjesi e deri në darkë si një i ndërkryer që flet marrëzitë e dynjasë dhe që na e ka neveritur këtë vend sa herë që shfaqet në ndonjë ekran televizori. Mirëpo, siç shihet edhe këtij njeriu do t’i vinte fundi i karrierës politike dhe për këtë, mesa duken bathët, paska menduar as më shumë e as më pak, por Kreshnik Spahiu, lideri karizmatik i partisë që po përhapet me shpejtësi dhe që mban emrin simbolik “Aleanca Kuqezi”.

Retorika e Kreshnikut në fillim ishte thellësisht patriotike dhe mbështetej në kultin e krenarisë kombëtare. Duke lartësuar shenjat e trashëgimisë kombëtare dhe duke ngritur lart dinjitetin e gjithçkaje që është shqiptare, Kreshnik Spahiu dhe partia e tij e zgjuan sidomos rininë dhe i dhanë asaj një motiv më shumë për t’u ndier krenarë për përkatësinë kombëtare. Imazhi i shqiptarëve dhe i Shqipërisë, sidomos në këta njëzet vjet tranzicion, ishte për të qarë hallin dhe Kreshnik Spahiu e partia e tij, me anë të retorikës kombëtare, kërkonin në fillim që të zgjonin ndjenjat e fjetura të krenarisë për shenjat shqiptare duke zgjedhur modelin romantik dhe idealist të rilindësve shqiptarë, të cilët identifikimin me gjuhën, me flamurin dhe me tradita të tjera të vyera i shpallnin apriori si model për suksesin dhe mbrothësinë e kombit. Mirëpo, ishte e natyrshme dhe e pritshme që retorika e Spahiut të rrëshqiste edhe në një patriotizëm jo kontemporan, atëherë kur ai shpalli se bashkimi i shqiptarëve në një shtet duhet të jetë prioritet politik. Mirëpo, pikërisht këtu Kreshnik Spahiu u tregua politikan me vizion. Ai e tërhoqi prenë e vet, kundërshtarin më të egër politik, Sali Berishën, në teatrin e kukullave nacionaliste. Kreshnik Spahiu ka meritën se, me shumë finesë dhe me zgjuarsi, e zgjoi Don Kishotin që flinte brenda shpirtit provincial e të marrë të Kryeministrit dhe e bëri këtë të fundit që të shalojë Rosinantin e patriotizmit e të nisë të ligjërojë broçkulla patriotike duke telendisur të madh e të vogël. Njësoj si Don Kishoti, ai mendoi se tani i kishte ardhur koha dhe Kreshnik Spahiu nuk mund t’ia merrte nga duart Don Kishotit tonë këtë trofe. Ai ngjeshi mamuzet e provincializmit romantik dhe nisi të recitojë me zë të çjerrë vargje patetike për shqiptarë në gjashtë shtete, ngrysej e gdhihej me albanofobinë në gurmaz dhe m’u atëherë kur duhej, Perëndia me të madh të vet, na dërgoi edhe një dhuratë tjetër. Një tubim i ministrave të Jashtëm dhe kryeministrave të NATO-s në Gjermani dhe tani ishte rasti të thoshim me gojën plot: Kreshnik “u kry”. Pra doli mendsh: Kush e ka parë atë pamje kur Don Kishoti ynë rrëmbeu mikrofonin dhe u jepte leksion perëndimorëve për patriotizmin dhe albanofobinë, me siguri ka mallkuar veten përse është shqiptar, por edhe është gëzuar se më në fund, bota e mori vesh se çfarë të marri kemi në krye. Ky ishte kulmi. Mirëpo, Perëndimi ka një burokraci të mrekullueshme. Në qoftë se një marrëzi e një lideri të caktuar hyn në dhëmbët e kësaj burokracie, ajo nuk del dot, sepse sapo kalon nga një ingranazh e merr tjetri. Ndaj edhe Tirana, pas këtyre marrëzive të Don Kishotit tonë Kryeministër u bë vend pelegrinazhi për të gjithë perëndimorët, të cilët, si rrallë ndonjëherë, gati sa nuk po i thonë: -Boll ti nuk durohesh më! Mirëpo, kur mendon se ai që e sëmuri pacientin tonë, ai që e infektoi atë me sëmundjen e Don Kishotit, është Kreshnik Spahiu, mua më vjen të vë buzën në gaz e të them: I madh Nik! Më duket se na shpëtove. /Shqip/

40 komente në “Merita i takon Kreshnikut!”

  1. f.e. says:

    o yll sigurimsi, te kane dhene urdher te ngresh ne piedestal karagjozin spahiu qe te marre sa me shume vota dhe tja kaloje saliut pas zgjedhjeve por ta dish te gjithe ju klyshat e sigurimit mbas 23 qershorit sdo keni pd or vrime tjeter ku te futeni pervec burgut

    1. fl says:

      ha ha ha, madje do thyet dhe muri bllokimit — yshhhh gamorat e Sales ?

    2. Zigur Qarri says:

      f.e. — 24 Shkurt, 2013 në 1:21 pm

      o yll sigurimsi,………

      Kjo esht akuze!-indetifikohu qe te jeshe i besueshem,ndryshe akuza esht
      e pavlefshme.

    3. pellasgu says:

      …ky po qe eshte koment (flm f.e.)!!Me poshte nuk duhet t’lexohet apo komentohet me…nje shkrim me ere sigurimi fillim e mbarim,dhe kujtojne se mund t’vazhdojne t’na tallin nje jeta k’ta kriminele komuniste?!S’ju mjafton qe na kane shkaterruar jeten per mese 70 vjet dhe duan akoma t’na ushqejne me brockulla te tilla??…poshte komunizmi-plaga me e madhe e Shqiptareve ne historine e shtetformimit 100 vjecar..ju lutem vellezer dhe motra;HAPNI SYTE!!

      1. fl says:

        Kurajo vella, do ta zgerlaqim me 23 Qershor Sali Berishen, stalinistin e fundit ne Evrope.

    4. Pisha flamur says:

      fe! Për ty sërb, kushdo që të godet bacën sërn është këlzsh sigurimi. Dëgjo qelbësirë sllave! Më mirë një sigurims shqipëtar se një drzzhbe sërb si ti more gëlbazë, ptu farë e keqe.

      1. Alb says:

        Pisha flamur e qelbe fare. Sigurimsat ti edhe une i kemi pasur e i kemi hije nga mbrapa se ty edhe mua nuk na duan thjesht se jemi “shqiperi e shqipetareve vdekje tradhetareve” I dashur pisha flamur komunizmi-sigurimi-serbi per mua jane nje.

    5. vitico says:

      zoti f.e.[nuk po te them i PA FE ] zOTIN iLIR E NJO PERSONALISHT DHE NUK ESHTE ASHTU SIC MENDONI.PASI AI KA QENE NDER TE PARET QE KA PERKRAHUR LEVIZJEN DEMOKRATIKE NE ELB. DHE GJITHMONE KA MBAJTUR TE NJEJTIN QENDRIM.POR IDEALET E NJE DEMOKRACIE JANE TRADHETUAR ME KOHE NGA BERISHA DHE ME VJEN KEQ PER TY A NDONJETJETER SI TY QE NUK KENI ZHVILLIMIN E DUHUR PER TAKUPTUAR +

    6. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Ju bej thirrje te gjithe vorioepiroteve,homogjeneve ,orthodokseve greke,qe te mos humbasin rastin,e te shikojne Exclusive ne Top Channel ne ora 20.05,ku do te flitet per djallin shqiptarocentris Luarasi ,i cili,i solli shume vuajtje kishes sone greke dhe helenizmit ne pergjithesi!
      Nuk duhet ta humbisni kete rast,sepse,duhet ta njohim te paudhin,ne menyre qe te marrem edhe masat adekuate per ta luftuar ate…
      Flm per mirekuptimin.

      1. fieraku says:

        o janaq mbasi te shikoni emisionin ne top canel,te gjithe sic jeni ktheuni na ana tjeter dhe na merrni nje gojore,,

        1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

          @fieraku,
          mbaj gojen o njeri,se eshte nje guxim i tepert te blasfesmosh ndaj kishes sone orthodokse helenike dhe Kryepiskopit tone !
          Ne,si kishe dhe veprimtare te helenizmit,jemi paqesore,por kur ,ju shqiptaret na rrezikoni grekesine e kishes sone,atehere edhe prisni kunderpergjigjen,ashtu sikunder e pati edhe Petro Nini Luarasi,per te cilin kisha jone greke,nuku tregoi piken e meshires,sepse ky djall allvanos,e shpuri blasfemine, ndaj grekesise se kishes , ne skaj…
          Aq me shume ,duhet te mbash gojen zotrote,sepse,diku andej nga zona juaj,pesoi shume te liga vete Shen Kozmai!
          Kisha jone nuku zemerohet kollaj,por kur zemerohet ,ta dini se ndeshkim alla Luarasi ju pret!
          Flm per mirekuptimin.

          1. fieraku says:

            a eshikoni pra sa kishe e(bute)jeni zoti thote fale,ate qe gabone kurse ju e ndershkoni,por shqipetaret ju kane kuptuar mire cfare neperke jeni prandaj mblidhi prifterinjte e tu brenda kufijeve qe u takone domethene shtrijeni kembet aq sa eshte jorgani dhe bolle na u hoqet si DELJA E PERENDISE jeni te pa bese,,,,,,,

    7. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

      Ju bej thirrje te gjithe vorioepiroteve,homogjeneve ,orthodokseve greke,qe te mos humbasin rastin,e te shikojne Exclusive ne Top Channel ne ora 20.05,ku do te flitet per djallin shqiptarocentris Luarasi ,i cili,i solli shume vuajtje kishes sone greke dhe helenizmit ne pergjithesi!
      Nuk duhet ta humbisni kete rast,sepse,duhet ta njohim te paudhin,ne menyre qe te marrem edhe masat adekuate per ta luftuar ate…!!
      Flm per mirekuptimin.

      1. Zigur Qarri says:

        Exclusive ne Top Channel flet per folen e gjarperijve,armikun e
        perjetshem te shqiptareve,Kishen greke.
        Hirresia e tij Periskopi Janullapos esht djall e kaluar djallit.
        Shqiptaret do e braktisin Kishen greke te gjith,per sa koh aty mbrenda do te jen djajt grek dhe disa bythlepires qe i lajn breket
        djallit dhe mashtruesit Janullapos.

    8. MJESHTER says:

      VRIME KU TE FUTENI NUK DO GJENI JU O KELYSHET E SALIUT….KUJT I RUHET PER JU…BRAVO ILIR ME PELQEN JE YLL…

    9. gallata says:

      Perse pas 23 qershorit more trim ?!-Nese e meritojne, perse jo tani qe keni dhe pushtet per ta bere?!-Apo prisni te shpallet fushata e luftes se klasave nga nena parti e babai sali ?!-Ah po, se tani jeni ne fushaten e vjedhjes e grabitjes e s’keni kohe mjaftueshem te mereni me fushaten e luftes (se klasave)ndaj armikut te brendshem…karagjoze e injorante qe s’ju gjindet i ngjashem ne rruzull,fatkeqesia e ketij kombi ju dhe ai kryekaragjozi kryemonster… MBETURINA MESJETARE !

  2. Meleku says:

    Je shume i semure “profesor”!

  3. Korcari1 says:

    Shkrim shume i goditur,fjala tende ne vesh te Zotit.

  4. kel ukaj says:

    Leksionet ekonomike qe dha ne France, leksionet qe i dha NATO-s mbi patriotizmin e albanofobine e autodiskreditojne Don Saline. Vendimet e Gjykatave e ç’maskarojne kete Diktator i cili nuk njeh kufinj logjike, ligjore, e as morale.
    Por Sali Berisha eshte nje diktator i veçante, eshte diktatori me pa dinjitet e me anakronik ne historine njerzore. Enveri ishte diktator dinjitoz qe kishte legjitimitet sa ishte gjalle, Saliu eshte diktator pa dinjitet e i paligjshem. Saline mos e nenvleresoni kurre Z. Ilir, Ai eshte i rrezikshem sepse pas tij eshte nje amalgame kriminelesh shume te rrezikshem. “Gjarperit i duhet prere koka” kjo duhet te jete motoja e tere opozites shqiptare.

  5. ballisti says:

    Pa Aleancen Kuqezi, Berisha do t’i kishte fitu prape Vjedhjet parlamentare te 2013es.

    Shyqyr qe ka akoma gazetare te pavarur dhe te rregullt ne mendje si Z. Yzeiri.

    Dhe nje mesazh per ata qe mendojne te votojne PSne: Ju jeni hajna qe ia falni gabimet (apo i harroni) PS-se DHE hajna qe nuk duan bashkimin kombetar.

    Ekuacion per sqarimin e idioteve:
    Bashkimi Kombëtar NUK DO TË THOTË Bashkim Europian!

    Nese votoni PS, i normalizoni krimet e tyre dhe te dyja bashkimet qe synojme do vonohen.

  6. Euro Maloku says:

    Argumentimi i sakt me kujton historine e qenit te fshatit te Tunit.
    Ne fshatin e Tunit kishin nje qen te madh e te fuqishem, por qe vetem lehte kot se asnjehere nuk gjuante shtazet e egra.Nje dite ky qeni i fshatit te Tunit degjon qe qente e fshatit kishin vene perpara dhe po ndiqnin nje lepur..Se si ndodhi qe qeni i fshatit te Tunit u ngrit e ja dha vrapit..i arriti qente e tjere…i kaloi ata…e arriti lepurin ..e parakaloi edhe ate e vazhdoi te vraponte kuturu gjer sa ra ne nje grope gelqereje te mbushur me uje…
    Dhe fshataret atje e mbuluan te ngordhur…

  7. troja says:

    I nderuar Ilir.po e lexoj me vemendje kete shkrim tuajin dhe po çuditem,si paskeni nje kujtese te dobet.A ishte ky perendim,i cili e kercenoi,e poshteroi,e rezoi me dhunen e popullit ne 1997.A nuk e izoluan te gjithe vendet e perendimit dhe SHBA,kete njeri qe vrau popullin e tij,qe shkateroi e dogji çdo gje te mire qe kishte mbetur nga pushteti i tij,PO,zoteri,keshtu do ndodhe perseri,doni Ju,apo, jo,dua une apo jo.do apo nuk duan vendet perendimore,dhe SHBA bashke me to.Do ndodhe dhe perseri keto vende do çuditen.Letrat jane hapur,vjedhjet e votes po behen me te nderlikuara,e perendimi nuk mund ti mare vesh… sepse keshtu thote qe ta rezojme,por nuk do…..si ne bashkine e Tiranes,si ne shume vende e zona ku u vodhen hapur dhe perendimi jo vetem heshti,por dhe e uroi.

  8. ciano says:

    respekt per autorin e ketij shkrimi,por dhe per aktorin e madh KRESHNIK SPAHIU qe ka marre persiper ndjenjen kombetare.

  9. Zigur Qarri says:

    Pikerisht per kete Don Kishot ku fle shpirti i vogel provincjal vlen shprehja e Konices se,”Nacionalizmi esht streha e fundit e maskarejve”.
    Shqiptaret nuk kan nevoje per retorika boshe nacionaliste,nacionalizem rromantik,fiktiv,por per nje nacionalizem real,qe fillon se pari ne ndertimin e kolonave te Shtetit te se drejtes,dhe jo rrumpallhone tym qylym kafja me gjym.
    Nje njeri qe nuk merr pergjegjesin e katrahures shqiptare ku esht derdhur aq gjak si ne nje lufte te vertete,nuk mund ti thuash patriot,se
    po te ishte i tille do te ishte terhequr me koh.

  10. I Nderuar yzeiri.!

    Sali Berisha me ceshtejen kombetare ka bere nje mekat te pafalshem. Kjo me duket mua se nuk e ke then te vertetet kur thua qe Kreshnik Spahiu e zgjoi nga gjumi letargjik Donkishotit Sali.: Net e vertet donkishoti jo se flinte ne gjum.Jo mos harro se ka disa probleme te tjera qe ate e bejn te duket ne gjume pore jo se ishte ne gjume . Ku une them qe nuk ishte ne gjum kam parasyshe ato veprime qe beri berisha jo I pergjumur pore syqele dhe I fuqishem duke hapur syte shume e duke perveshur lleret shume ne sakatimin e ceshtejes son kombetare. Une jo per te kundershtuar ty pore per hire te debatit te sincerte po te veje fakte perpar ty dhe opinionit qe aspkan Berisha nuk ishte ne gjum pore ne aktivitet te plote kunder ceshtejs son kombetare. Kure e pa se veret ju shterruan te gjitha genjeshtrat dhe kur e pa qe edhe ambasadori Amerikan Arvizu trokiti teke kufijte shqiptar kur ai tha: Firmosja e detit eshte cenim I integritetit te shqiperis dhe te in teresave Amerikan, ateher Berisha rrembeu ate qe kishte flakur ceshtejen tone kombetare duke bere fushat a mos ngelet ndonje vote por jo se ai ishte ne gjumin letargji ky Donkishot. Ja disa nga argumentet qe une po te jepae ty dhe opinionikt.:
    1.A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje. Pra Berisha ishte shume syqelur ne luften kunder atdheut te vete kjo nuk duhet harruar.
    2. A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE Perndoqi loftetaret e UCK-se kur burgosi Adem Jasharin, dhe Remzi Hoxhen e zhduku fare madje kohet e fundit ai i vuri edhe nofkemn „bashkepuntore“ me UDB-ne. Mos harroni se Remzi Hoxha sipas te gjitha komnteve kishte te rregjistruar biselen e Berishes ne Oher me Sllobodan Milloshevicin dhe Kiro Glogorovin.
    3.A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE UCK-ne e cuajti organizate e Narkotrafikanteve dhe krijes Marksiste Leniniste. Njelloi si e gjith medjat Serbe. Pra ky ishte ne karrigen e Presidentit te shtetit kure e beri kete.
    4. A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE Kur doli hapur kunder pajtimit ton kombetare ne vitet 1992 – 1994. Pra Komisionin nismetar per kete problem e sabotoje, neve sote to te kishim nje komitet mbar kombetar dhe do te benim nje politike mbare kombetare. Kjo nuk duhet harruar zotri.
    5. A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE i kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humbem autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
    – Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare. Me kockat e te vdekurve tane.
    – Dhenjen e 355 milje det Greqise.
    – Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
    – Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
    -Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
    -Para realizove 8- pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.Po kjo situat i perket gjumit letargjike.?
    6. A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE pasi kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Pra Berisha nuk ishte ne gjume pore syqel dhe me krahe te perveshur kunder vendit te vete .
    7. A ISHTE NE GJUME LETARGJIK SALI BESHISHA KURE pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto akete historike, kaq te rende per popullin shqiptare
    Te gjitha keto vertetojne se Berisha nuk ishte ne gjum pore ai kur e pa veten te flakur teje nga te gjith faktoret si ata Brenda vendit ashtu edhe jashte vendit atehere I thirri mendjes.Te trazio dicka se a mos me ngelet ndonje vote .!
    Pertia Demokratioke si parti ne pushtet asnjeher nuk eshte ndalur para ketyre problemev kaqe te randa kunder kombit tone. Pra ase Partia Demokratike net e vertet nuk eshte ne gjum pore keta Berisha I ka zgjedhur bishteshkelur te cilet asnje nuk jan ne gjendje te hapin gojen pervec Kreshnik Spahiu I cili u distancuar dhe po e denancon me ligje dhe me fakte do ta veje par drejtesise.

  11. cere thu mer sylesh ,
    po nuk ngeli sharlatan te merret me politike ne ate vend,
    nuk ngeli nastradin pa u bo analist .
    Boll mer llapaqen qe e keni trurin sa nji kokerr gruri ,boll lehet se nuk impresiononi asnji ,vec vetes tuaj bote e lesht.

  12. yzeir iliriani says:

    O Ilir o mavro me boje. E di cfare? Une kam nje bindje qe ne Shqiperi ka nje kategori speciesh qe i klasifikoj te bashkesia: Keta nuk dine as te servilosen. Ja njesoj si ty me kete pacavure qe ke llomocitur. Pa me thuaj Yzeir Ilirjani edhe medaljen e qytetarit te nderit te New York per te terhequr ne kurth Berishen e mori Spahiu? Po ik o ditezi me gjithe ate tartabiqen, se me fjale e llapa llapa dal edhe une e deklarohem jo nacionalist….po Pejgamber po te duash. Po me vepra? Me vepra, ai heroi yt, Tartabiqe Spahiu, na del thjesht si protagonist ne kalbezimin dhe korruptimin e metejshem te gjyqesorit. nese ketu do kishte “brigada te kuqe” si ne Itali, pas Berishes, plumbin hak do e kishin Topi e Spahiu me ate dem qe i kane bere drejtesise shqiptare. Ndaj ti o servilo amator kurseji levdatat dhe bythelepirjet publike ndaj Spahiut, se sot eshte e Diele dhe duam te lexojme ndonje gje te gajrit, e jo keto bizgat e tua.

  13. berat says:

    Qe Salushi ka ik mendsh,kete nuk e thote vetem Z. Ylli.[e di gjithe bota] Aleanca KUQEZI do te fitoje.

  14. a says:

    I madh Nik! Më duket se na shpëtove. /Shqip/

    Ky komentator gjumash
    Qe rron si ne mesjete,
    Meriton me keq..
    se kaq ?
    te jete..!
    Saliu?,mbret?

    Ai i Greqise.???

    Ai vet i shan ,

    Ai vet i ngre ,

    Ai vet i ul,

    Ai vete vuan ?

    Ai vetem,???

    Ai psiko e ?

    Ai Santit” lakmon.

    Ai Djall Saliu…

    AK: Propozon pakt historik
    për të ndarë pushtetin
    sipas regullave te demokracisë Amerikane…
    .PS. e PD. DUHET TE PRANOJ REGULLAT .

    .DEMOKRATIKE…

    1. Kuvendi si pushteti legjislativ të jetë i ndarë nga qeveria (ekzekutivi) dhe të kontrollojë atë, dhe jo të ndodhë e kundërta që qeveria të kontrollojë parlamentin.

    2. Asnjë deputet të mos jetë ministër dhe pjesë e qeverisë.

    3. Kryeministri të mos jetë pjesë e parlamentit dhe kryetar partie që të mos kontrollojë partia politikisht si qeverinë, ashtu dhe Kuvendin.

    4. Deputetët, ministrat dhe kandidati për kryeministër të mos kenë qenë në këto funksione më shumë se dy herë.

    5. Deputetët, ministrat dhe kryeministri të mos mandatohen nëse kanë hequr dorë nga kombësia dhe shtetësia shqiptarë për të marrë një të huaj.

  15. hik mer gabel izeiri se na i shpife

  16. valter says:

    hahaha i bukur ky shkrim. Iliri ben pjese tek ata gazetar qe thone te verteten ne sy dhe jane trima gjithashtu. Te lumte!

  17. O I NDERUAR.GJITHMONE TE KAM LEXUAR ME ENDJE,POR KETE RADHE E KE DHI.PO PO E KE DHI ,TE MBURESH MAJMUNIN HIRKO ,BESA TE KA ROITIR MENDJA.TI QOFSH.

  18. banija01 says:

    Ne shkrimet e tjera me ka pelqyer Z. Yzeiri, kurse te ky i ben elozhe K. Spahiut.

    Kur thote se Kreshniku me finese terhoqi Don Kishotin ne nacionalizem gabohet se Kreshniku nuk e beri me qellim te terhiqte Saliun po nga retorika per elektorat.

    Kreshniku me te drejt e thekson autori filloje te prekte ndjenjat kombetare po pastaj shkau ne nacionalizem dhe Saliu i doli perpara per te mare stafeten e nacionalizmit per dy arsye: E para per vota ,dhe e dyta per tu bere presion nderkombetareve.

    Kreshniku nuk e beri me vetedije per te terhequr ne gremine Saliun se po ta kishte vazhduar akoma do binre dhe vete po nga naiviteti ,keshtu qe pa dashje na beri nje nder.

  19. Fllad says:

    O komentues injorante!!!!!!!!!!!
    Qellimi i shkrimit nuk ishte te mburte vet Kreshnikun, por strategkjia qe ai ndertoi futi ne kurth ” pa dashje ” gangsterin e tropojes.

    Bravo Iliri per shkrimin. Trim me nick dhe ne kopmjuter- si disa komentuesa delirante-eshte kollaj te jesh.
    Me shkrimin per ambasd Arvizu ke marre titullin GAZETAR, dhe e ke marre nga populli.

  20. laraska says:

    Merita i takon Serbise/ Rusise. Sali Berisha thjesht po zbaton misionin e rradhes si spiun per ti prishur pune deri ne fund Kosoves, Shqiperise dhe gjithe shqiptareve, si dhe planin per te ruajtur koken e tij. Dhe qe te vinte ne zbatim kete detyre hodhi ne treg Kreshnik Spahiun 1) per tu tallur me Amerikanet gjoja doli ze i ri ne kete llum politik 23 vjecar, dhe 2) per te na tallur ne gjoja ky u kujtua per nacionalizmin fale AK. Keto jane thjesht lojra te Berishes, lojra qe do i kuptojme ne vitet qe do vijne.

  21. fotoja says:

    po dhe ti yzeir spiun paske qene?????????????

  22. Ste kemi mbajtur ndonjehere per burre te mire, por me kete pacavure e ke ekzagjeruar fare. Si ste vjen zor te flasesh mire per ate kllounin hajdut?!

  23. Shqiperia etnike says:

    Yzeir,sa te kane paguar sigurimi antishqiptare i diktatures se Klosit dhe ai serbo-gre?Po cfare frige ke nga Berisha or i mjere.Kende e rrezikoi ai deri me tani?A nuk i shef racistet grek si rrahin dhe vrasin te huajt ne shtetin helen.A nuk e shef se si ato celbesira greke rrezikojne kufijte tane.A nuk e shef se cka bejne shovenistet serb te Dobrica Qosiqit ne veri te Mitrovices?Pse te pengon ty atdhetarizmi?A ishe ne SHBA vtin qe shkoi.Cdo bus urban dhe nderurban,trenat etj.kane nga nje flamur amerikan ne shenje atdhedashurie per kombin e respektuar amerikan,pas 11 shtatorit te kobshem.Askush nuk eshte kunder fqinjeve tane,por ne duhet te zhvillojme atdhedashurine, te humbur gjate diktatures komuniste, per vendin dhe kombin tone te ndare dhe te shumevuajtur.Me keto komente,z.Yzeiri,vetem cka e perforcon atdhedashurine edhe me shume,randaj vetem vazhdo!

  24. Ilir says:

    po e merr ne qafe kreshnikun i Ilir. Ti je karte e djegur qe te ka perzene berisha me kohe… por USA-t te kane ne listen e zeze dhe asne ambasade nuk te qasin (dhe kjo ti e di mire qe ka ndodhur para se te sulmoje ambasadorin) he si thua a e dine njerezit arsyen e vertete? Ti je nje takem me berisen o yzeir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje