Çarmatosja e “nacionalistit” Berisha

23 Shkurt 2013, 22:56Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Vizita e dy përfaqësuesve mjaft të lartë të diplomacisë amerikane dhe gjermane në Shqipëri, me theks të veçantë në uljen e toneve zyrtare nacionaliste nga Tirana zyrtare, ka krijuar një problem të madh elektoral për kryeministrin dhe i ka vënë në provë kredencialet e tij të vërteta nacionaliste.

Amerikanët dhe gjermanët kanë qenë dhe mbeten bashkë me britanikët e ndonjë tjetër, mbështetësit më të mëdhenj dhe të flakte të çështjes shqiptare dhe kanë merita të padiskutueshme dhe të pamohueshme, veçanërisht në dekadat e fundit për çështjet madhore të kombit.

Pa mbështetjen e tyre, sot shqiptarët nuk do kishin dy shtete në Ballkan dhe çështja e tyre në proceset integruese nuk do kishte sponsorë të tillë kaq të fuqishëm dhe përcaktues.

Ndaj prishja e sinkronizimit mes Tiranës dhe këtyre qendrave të mëdha të vendimmarrjes ndërkombëtare për çështjet jetike të mbijetesës dhe avancimit të interesave shqiptare në Ballkan, pa harruar edhe interesat, por edhe strategjinë e tyre në këtë shah ndërkombëtar, padyshim është shqetësues dhe sikletosës për to, ndaj dhe erdhën në Tiranë për të tërhequr veshin.

Por kjo vizitë e këtyre kalibrave të lartë diplomatik rrjedhimisht ka prishur edhe planet elektorale të kryeministrit, i cili e kishte menduar kartën e nacionializmit si një nga kuajt e tij të betejës elektorale, ndoshta i shtyrë apo edhe justifikuar, por më shumë duke shfrytëzuar si pretekst protagonizmin e Aleancës Kuq e Zi.

Berisha dihet se është një njeri që ka spekuluar tërë kohës me ndjenjat e sinqerta kombëtare të shqiptarëve, edhe kur furnizonte me naftë regjimin e Millosheviçit me “Shqiponjën” e tij, naftë që u përdor nga Kasapi i Ballkanit edhe kundër shqiponjave të Kosovës, edhe kur UÇK-në e quante sajesë të UDB-së jugosllave, edhe kur Rambujenë nuk e pranonte si marrëveshje të mirë për shqiptarët, edhe pse atë e mbështeste administrata e Klintonit, apo edhe kur e ka mbushur Shqipërinë me biznese serbe.

E sërish ai ka mbështetje jo të pakët nëpër Kosovë, kur do duhet të kishte një skepticizëm dhe realizëm më të kujdesshëm nisur nga CV-ja e tij nacionaliste. Por kjo është temë tjetër, që lidhet me një nivel tjetër fatkeq arsyetimi, të cilën Berisha e njeh dhe e shfrytëzon.

Çarmatosja amerikano-gjermane e Berishës do e vërë sërish në provë atë, nëse Berisha e ka seriozisht deklamimin e tij romantiko-nacionalist, apo do bëjë një zbythje nga kjo retorike. Kjo edhe mund t’i konvenojë si e keqja më e vogël mes dy të këqijave.

Ai mund ta përdorë këtë si një pretekst për tu rikthyer ku edhe i përket, sërish përpara 28 Nëntorit të vitit të kaluar, por edhe mund ta përdorë edhe si një shenjë të luajalitetit ndaj “bubashirëve”, për t’u thënë që unë jam një “zog kurvet, por jam zogu juaj i kurvës”- (He may be a son of a bitch, but he’s our son of a bitch).

Faktikisht ai është tërhequr nga shumë shpërthime dhe pasinqeritete të tjera nacionaliste, siç ishte edhe çështja e famshme e pasaportave, pikërisht edhe për shkak të të kuptuarit se tashmë e ka një këmbë në Evropë dhe nuk mund ta hedhësh vallen ndryshe nga ritmi i daulles që luhet në Bruksel, duke dëshmuar njëkohësisht sesa joserioze, diletante dhe e painstitucionalizuar është politika shqiptare kur vjen nga nivele zyrtare, dhe kjo është për të ardhur keq.

Berisha pas vizitës së Rikerit dhe Vesterveles, ka dy opsione. Ai më i pritshmi dhe logjiku është ai i tërheqjes drejt strofullës së pseudo-nacionalistit, për tli vënë kapak kësaj strofulle.

Ose të vazhdojë sërish me një oktavë më pak dhe më poshtë të njëjtin avaz, duke forcuar dëshirën edhe në qarqet perëndimore për largimin e një politikani të tillë sa më parë nga pushteti, për të shpëtuar përfaqësuesit dhe diplomatët e tyre nga udhëtime të panevojshme dhe kokëçarje të tjera, për pushtllëqe të tilla që s’ia ka njeri ngenë as në Uashington as në Bruksel.

Cilido qoftë opsioni që ai do adoptojë, më në fund dhe për herë të parë do jetë i mirëpritur.

17 komente në “Çarmatosja e “nacionalistit” Berisha”

  1. ALBAN KORABI says:

    Sala eshte me breke neper kembe. Ska fuqi me mbajt familjen e vet jo me te gjithe shqiptaret kudo ku jane.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-monstra-i-vicidolit.html

    1. pilo lala says:

      Deri tani i kane rene pantallonat, por po ja mbajne Serbet.

      1. a says:

        Paradoksi Kosovar eshte. Saliun qe furnizonte me nafte Miloshevicin qe ta perdorte kunder Kroateve, Boshnjakeve dhe Kosovareve keta te fundit lene edhe koken per te, ndersa socialistet qe ishin ne pushtet ne 99′ dhe hapen kufirin per ti strehuar kur keta po masakroheshin si dele, i quajne filogreke. Hajde dhe merre vesh se cfare ndodh me trurin e Kosovareve.

  2. amani bre says:

    Ben-ti je pene e forte…Ju e dini mire se berisha eshte prokator i ceshtjes shqiptare..Me e pakta ai eshte nje agjent i sherbimeve serbe.Nuk shpjegohet ndryshe qe ai asnjehere si eshte pergjigjur kesaj akuze…Tani po i del fare kallaji-do thosha se qe nga Rambuje ai eshte plotesisht ne sherbim te serbise..E keqja jone me e madhe…Te ndyre dhe ato qe kane materiale per kete njeri dhe e lene te pa provuar.Ky sllobo i vogel eshte bere i pa duruar dhe nje Esat Pasha per ceshtjen kombetare.

    1. lini says:

      Kjo eshte fushata e saliut,te mashtroj sa te mundi..

  3. arberia says:

    Arben, kryeministri do vazhdoje fushaten e tij ashtu sic edhe e ka deklaruar. Nuk ka asnje force ne bote ta ndaloje ate per te realizuar ate cka ai ka premtuar. Kryeministrit nuk ja ndjen fare nese do e kritikojne nderkombetaret apo jo.

  4. liri a vdekje says:

    Mire ja the tamam zog kurve po dhe kopil,po jo i joni ama por i serbit ,kjo hale spaka pas nje te dyte qe paske qene i destinuar ta shkaterroj shqiperin e shqipfolsit kudo qe jane ,po fundi i kesaj kolere po afron dhe i uroj nje fund alla Gadaf !

  5. nyc says:

    Ndonse i pelqej artikujt e Arben Manajt me kete te sotmin ka dale nga niveli i tij i zakonshem.
    Me perjashtim te shprehjes :
    “He may be a son of a bitch, but he’s our son of a bitch” qe ka kuptim me te sakte ne anglisht pjesa tjeter eshte rutine dhe jo e sinqerte.
    Per viziten e F Reekerit qe eshte zevendes ne katror minus 2 artikullshkruesi i bie verdalle se vertetes.
    Ngjarja me e ndyre dhe horror qe ka ndodhur eshte lirimi i dy gardistmen-eve qe vrane protestuesit dhe qe eshte vertetuar me fakte.
    Problemi me serioz qe Arben Manaj ka “emocjone” ta thote eshte se ne kete masaker eshte implikuar dhe amb.arvizu te cilit i ka dale situata nga dora sepse brisha mund ta “tradhetoje” arvizune per keshillat e tij te gabuara 2 ore para masakres ne dreken e gabuar.
    Per kete u sakrifikua dhe prestigji i FBI i cili doli si i porositur po nga ato “eksperte” te kosta trebickes.
    Edhe vizita e reekerit eshte nje show se gjoja po ja ben amerika tete me dy brishes per nacjonalizmin qe ne fakt ka tre misione inteligjente te tjera:
    -vulosja perfundimisht e 21 janarit
    -mitizimi i brishes si nacjonalist (qe nuk e le filipi)
    -pompimi se brishes se po dylufton me ameriken.
    Me vjen keq per arbenmanajn qe ka rene ne kete gracke ose ben sikut ka ngecur ne rrjeten reekerit.
    Per pak humor :qerosi qerosit nuk ja ngacmon tullen

  6. k says:

    cfare nacionalisti eshte ky!!!! Shoku i tij basha tentoi ta shesi jugun te greku, tani po na shet dhe mesin e tiranes te arabet. Asnje nuk ka bere asnje proteste. KULMI! (vetem per anglish-folesit)

    http://anamericanalbania.blogspot.com/2013/02/basha-clan-medicis-kakome-baybig-mosque.html

    ketu pas 100 vjetesh do kete vetem grek, turq dhe do flitet shqip vetem neper male.

  7. artur says:

    Perse o te uruar nuk mendoni per nje moment se Saliu nuk eshte vetem ,kur ju flisni per lidhjet e tij me UDB_ne,pa mendoni pak me mendje te kthjellet se nuk eshte habi se edhe Meta eshte i tille.

  8. sherif kapartoni says:

    po ky qe ka shkruar ket artikull me duket se kish shkruar edhe te gazeta shqip shkruante per ne te rinjete shqiptar qe dilnim jashte vendit tone edhe qe ishim shum te paditur dhe qe kishim nje horizont shum te ngusht,dhe tani shkrun carmatosja,po ik oj bole rri mir atje ku je e boll me bla bla,do ja besh borxh na njerit dhe do rrish pa syze pastaj!

  9. petrit says:

    Shume gjera nuk i kuptojme,se media eshte e cale,pak gazetare jane kritike per ate cfar nuk shkon ne vendin tone,shume ndjekin eren.ne kete fushate zgjedhjesh kerkohet shume nga media ,jane bere shume pislleqe ne emer te popullit dhe te kombit.

    1. Statusi says:

      Arben Manaj mbetet nje nga analistet me serioz dhe me te mire te medias shqiptare ! Kjo eshte arsyeja qe lexohet dhe komentohet kaq shume !

  10. retrospektiva says:

    kyn arben manaj pas 80 vitesh ju tregon baballareve te Shqiperise arat,kur shqiptaret kristiane celikosen miqesine me Ameriken ky turkoshak s’egzistonte ne kete bote.Tani na shet pordhe.

  11. ILIRET says:

    E shiqoni si revoltohen spiunat dhe bijte e spiunave pse denohet kryespiuni i UDB-se SRB.
    PO pse e dojne kosovart Berishen thote artikull shkrusi? Jo mor jo, nuk e duan. Por ne Kosove, UDB ka qene e asht shume aktive dhe gjysa e kosovarve jane spiuna te saj.
    Me ke kane luftu kosovart ne vitet 80 90. A me serbt a? Jo or jo. Kane luftu mes vedi. Ne pushtet kane qene spiunat e Beogradit, me te cilat Berisha, mba lidhje edhe sot. Dhe asht Beogradi qe ja rrit namen Berishes ne Kosove. Dhe disa budalla i ka ba per vedi.
    Por po vje dita qe po i del kallaji dhandrit te shkies…

  12. artan says:

    arben, urime. cdo gje fillon nga fjala, por eshte kjo gjithmone e mjaftueshe? mbase duhet dicka apo gjithshka me teper ?

  13. Ky manaj arben eshte anal- ist per gjithçka. Ju komunistet, mor Arben, tere jeten na keni çare bythen per nacional-komunizmin dhe tani per nacional-demokracine dhe nacional- socializmin, nderkohe qe shqiperia qe dhe vazhdon te mbetet vendi me I mjere ne Europe. Shkoni mbillni ndonje fidan ne rripat e tepelenes a te tropojes. Ky eshte sherbimi me pozitiv I jetes tuaj per shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje