Turqia është e vetmja urë mes Lindjes dhe Perëndimit

26 Shkurt 2013, 21:25Blog TEMA

Nga Augustin Palokaj

Popullariteti i telenovelave turke në vendet e Lindjes së Mesme dhe në Ballkan janë një ilustrim i mirë për pozitën e Turqisë si urë lidhëse mes Perëndimit dhe Lindjes. Shikuesit në vendet arabe përmes atyre telenovelave e shohin një jetë perëndimore, ndërsa ballkanasit traditën lindore për ta. Por politika nuk është telenovelë. Turqia edhe politikisht, edhe gjeostrategjikisht është pozicionuar fuqishëm si urë mes Lindjes dhe Perëndimit

 

Ka shumë vende dhe popuj, sidomos në Ballkan, në atë Lindor e Perëndimor, që pretendojnë të jenë “ura” lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit, apo edhe “mure mbrojtëse” të Perëndimit. Por asnjë shteti apo kombi  nuk i takon ky epitet më shumë sesa Turqisë. Ajo është shtet anëtar i NATO-s, ndërsa ka stazhin më të gjatë të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë kohë kur BE-ja është e pasigurt dhe e pasinqertë nëse e do apo jo Turqinë si vend të saj anëtar në një të ardhme, ky shtet ka rritur dukshëm rolin në Lindjen e Mesme dhe në zonat rreth saj. Po ashtu ka një angazhim të shtuar edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq, në Ankara thotë se “miqësia e Serbisë dhe Turqisë është më e madhe se çfarëdo këmbimi tregtar”. Mikpritësit turq ia kthejnë se “asnjëherë raportet e Turqisë me Serbinë nuk kanë qenë më të mira”. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e quan homologun e tij turk “vëlla”, ndërsa ai i Shqipërisë, Sali Berisha, thotë se “shqiptarët dhe turqit janë të një gjaku”.  Turqia ndërmjetëson edhe në zgjidhjen e problemeve mes Bosnjë-Hercegovinës me Serbinë duke zhvilluar samite trelaterale. Edhe me Kroacinë, Turqia i ka punët shumë mirë. Madje disa muaj para se Kroacia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Turqia ka dalë në pozitën e parë si investuesja më e madhe e huaj në Kroaci në vitin e fundit.Rasti i Kroacisë mund të shihet edhe si një fenomen kulturologjik. Telenovelat turke në këtë vend janë duke i thyer të gjitha rekordet e shikueshmërisë. Javën e fundit për një natë është matur se dy telenovela turke, të dyja në të njëjtën kohë në dy kanale televizive, i kanë shikuar 1.8 milionë kroatë. As gjysmëfinalja e Botërorit 1998 në Francë, kur Kroacia doli e treta në botë, nuk ka pasur më shumë shikues sesa serialet “Sulltani” dhe “Sila”, që transmetohen në kanalet televizive kroate. Të njëjtin sukses këto seriale e kanë korrur edhe në vendet e tjera të Ballkanit, por kjo nuk është parë si fenomen. Kroatët gjithmonë janë konsideruar si më të afërmit me Perëndimin sesa me të tjerët në rajon, dhe kjo edhe sot, sidomos nga ata që nuk kanë shumë njohuri për proceset e zgjerimit të BE-së, mendohet të jetë arsye pse Kroacia ka ecur aq shumë krahasuar me të tjerët në integrimet në BE. E më larg sesa Kroacia serialet turke nuk kanë depërtuar. Në Evropën Perëndimore  as që dinë për to, me përjashtim të emigrantëve.

Kështu sot pothuajse të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit që kanë qenë pjesë e Perandorisë Otomane ndiejnë një afërsi me Turqinë edhe kulturore, edhe politike.

Fenomeni i serialeve turke ka edhe një anë. Ato janë jashtëzakonisht të shikuara edhe në vendet arabe. Një kolege turke më tregonte se sa e befasuar kishte qenë gjatë një vizite në një vend arab, kur në të gjitha takimet e pyesnin për telenovelat dhe aktorët turq. “Kur vizitova një stacion televiziv m’u afrua një gazetare arabe. Ishte e mbuluar aq shumë, saqë mezi ia shihja pakëz sytë. Dhe ajo më pyeti: a janë vërtet meshkujt turq aq romantikë. Ishte pyetja që më së paku e prisja nga një femër e tillë”, më thoshte ajo. Serialet e tilla kanë bërë aq shumë bujë në Lindjen e Mesme, saqë me qindra mija turistë vijnë për të shikuar disa nga vendet ku janë xhiruar disa skena.

Për qytetarët e Lindjes së Mesme dhe të botës arabe, Turqia pa dyshim është Perëndim, si në aspektin kulturor ashtu edhe në atë politik dhe ekonomik. Për ta është vërtet demokraci perëndimore. Popujt e Ballkanit në Turqi ende e shohin veten. E shohin Lindjen në atë kuptimin melankolik të fjalës. Serialet kanë tema të lidhjeve familjare dhe nuk kanë shumë dhunë sikur ato të Perëndimit.

Turqia është e tillë, mes Lindjes dhe Perëndimit, aleat i Perëndimit me sy nga Lindja. E për një Turqi të tillë ka nevojë Perëndimi, ndërsa edhe Turqia me lidhjet me Perëndimin vetëm sa do ta forconte rolin e saj edhe në Lindje.

Nga aspekti politik dhe gjeostrategjik nuk ka dyshime se Evropës i nevojitet Turqia.  Ata të cilët mendojnë politikisht duan edhe që BE-ja të mos ia mbyll dyert Turqisë. Por ata të cilët mendojnë më shumë në aspektin social, në atë teknikë dhe në përmbushjen e kushteve, nuk e shohin Turqinë në BE shpejt. Në njërën anë kanë frikë nga një shtet aq i madh, dhe sipas standardeve të BE-së, aq i varfër (mendohet për kokë banori), ndërsa në anën tjetër duhet pranuar se Turqia është ende larg përmbushjes së të gjitha standardeve evropiane, sidomos të atyre që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes dhe të drejtat e qytetarëve dhe të pakicave.

Bashkimi Evropian pas plot tre vjetësh bllokade ka arritur më në fund pajtim që të rifillojë puna në vazhdimin e negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE. Franca, e cila e ka mbajtur deri tash të bllokuar kapitullin 22 në negociata, atë për “politikën rajonale dhe koordinimin e fondeve strukturale” , ka dhënë dritën jeshile që të punohet në këtë kapitull, që shënon edhe zhbllokimin e negociatave.

Deri më tash janë bllokuar 13 kapituj në negociatat e Turqisë me BE-në. Prej tyre 6 i ka bllokuar Franca dhe 7 Qiproja. Presidenti i mëparshëm i Francës, Nicolas Sarkozy, ka pasur qëndrim se “Turqia kurrë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së”, ndërsa ndërrimi i pushtetit në Francë ka relaksuar edhe qëndrimin ndaj zgjerimit, pra edhe ndaj Turqisë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, po ashtu është shprehur publikisht kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, por Gjermania në praktikë nuk e ka penguar procesin negociator.

Kjo sjellje e Evropës e ka irrituar Turqinë. Kryeministri i saj, Erdogan, shpesh ka tërhequr vërejtjen se Turqia “nëse Evropa do t’ia mbyllë dyert, do të shikojë nga Lindja”. Por as Erdogan nuk e ka vënë në dyshim dëshirën e Turqisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së një ditë. Turqia madje është shumë realiste në këtë dhe e sheh vendin në BE jo më herët se në vitin 2025. Kështu del të jetë më realiste sesa vendet e Ballkanit.

Por në anën tjetër, për vendet e Ballkanit askush në BE nuk ka dyshim se një ditë të gjitha, kur t’i përmbushin kushtet e kërkuara, do të hyjnë në BE. Për Turqinë, me vite do të vazhdojë dyshimi nëse ajo, qoftë edhe nëse i përmbush të gjitha kriteret, do të pranohet në BE. Shumica e europerëndimorëve sot janë kundër anëtarësimit të Turqisë në BE, ndërsa elitat politike gjithnjë e më shumë mendojnë për një “partneritet të privilegjuar” në fund të rrugës në vend të anëtarësimit të plotë. Por nga një komb aq krenar, nga një shtet aq i rëndësishëm, nuk mund të pritet të pranojë aranzhime të tilla. Prandaj edhe BE-ja duhet të jetë më e hapur ndaj Turqisë, ndërsa kjo ta kuptojë se pikërisht procesi i përafrimit me BE-në e ka ndihmuar zhvillimin e saj dhe e ka bërë Turqinë e sotme të jetë më shumë Perëndim sesa Lindje.

39 komente në “Turqia është e vetmja urë mes Lindjes dhe Perëndimit”

  1. al pacino says:

    Nuk po na ze gjumi per Turqine,marak e kom.Jena vllazen,(me gjisht ne byth)O shqiptar,era fryn nga perendimi,jo nga lindja.Boni te fala sulltan Muratit.

    1. Muhamet Mehmeti (akbar)(نشيد وطني ليبي) says:

      Ja turpet,ja turpet!
      Une e kam thene po nuk me besoni se i paudhi punon fort.
      Tani do te fillojne disa syresh dhe do akuzojne komunitetin tone te nderuar se e pengojme kete urre lidhese,kjo eshte urra e djallit qe perpiqet te veproje dhe ne Arnautistan me qellim qe te shkelin mbi te per te kaluar ne anen tjeter te paudhet,Padishah ndihmoe kete popull te mjere qe joshet nga mrekullite e kristianizmit,komuniteti yne eshte dele e Allahut.
      Do te thoja gabim, po po gabim,keto jane propagande e shfrenuar kundra nesh per te ngritur me larte sec qendron komunitetin kristian.
      Ehhh po keta nuk e kuptojne (kristianet) u gezohen gjithe te mirave materiale e shpirterore qe kane siguruar (sigurisht me mundin dhe zgjuarsine e tyre) psh ky tourkofagos e te tjere syresh, gjithe te mirat qe gezojne qofte ne Greqi qofte ketu ,si psh, pasuri,begati,lumturi,prosperitet,mireqenje,argetim,kulture,zgjuarsi ,marjen pjese ne instancat me te larta te qeverive te ndryshme si psh,shqiperi,greqi,usa,united kingdom,canada,etj, ne NATO, si oficere madhor jo thjesht ushtare (kujtoj ketu komandantin e forcave amreikane te Natos qe zbarkuan ne Himare para tre muajsh qe ishte bir himariot) e shume te tjera mos te zgjatem se duhen shume rreshte per ti permendur::::te gjitha keto jane pune te djallit jane fenomene qe nuk duhet ti besoni,jane jashte rruges tone,rruga jone eshte nje rruga e Allahut qe duhet te ndjeke cdo shqiptare dhe turkoshqiptare,araboshqiptare,egjyptoshqiptare,mongoloshqiptare i vertete,mos u terhiqni nga keto gjoja begati e te mira,ejani ne rrugen tone e ne preherin e Allahut tone te shume akuzuar per pedofili,gjakderdhje,etj etj, Ai ju pret dhe ju nje dite do rendni drejt tij se ju theret gjaku.
      Kemi problem ca shqiptare te vertete,po ata jane pak shume pak,si dhe ca minoritare qe i kemi hale ne gryke jo ne sy.
      Ktheni!!! Urre lidhese??? turp turp evropianet jane te pafe.

      1. MARIO says:

        Rrofte Italia dhe Vatikani 2 shtete me te perparuara te botes ,ejani o shqipetar drej vendeve me kulture te Jezu Krishtit amen

        1. Pelasgian says:

          Italia dhe Vatikani 2 shtetet me te perparuara te botes ????
          LOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL
          edhe pse jam Katolik edhe kam dashamiresi per kto dy shtete un sdo te ” s’bilancohesha “( po ta shkruj edhe “talionshe )Lol, kaq shume sa ti . NA ISHTE DIKUR ITALIA …..TANI ESHTE BERE SI GREQIA 2TE

      2. Pelasgian says:

        “nuku” ke CLASS-in e TE MADHIT JANAQ DHIMITRAQI ( homogjen )
        me kot lodhesh djall i lige , nuk arrin te jesh ne nivelet e tija

        apo jo o Janaq ? ….thuj i her …Po po ….se te kam fixim
        hahahahahahhaha !

        1. Muhamet Mehmeti (akbar)(نشيد وطني ليبي) says:

          Ti je nje nga ata syresh djallezor qe hiqesh si shqiptare i vertete,por kuptohesh menjehere se nuku ke CLASS te fshihesh.
          Ne,kemi problem shqiptaret e vertete dhe minoritaret ne pergjithesi, se ata jane te qendrueshem ne mendimet e tyre ne fene e tyre ne fisnikerine e tyre ne kulturen e tyre ata nuk i thyem dot as per 500vjet,jurracat e bastarduara, turkoshqiptare,araboshqiptare,egjyptoshqiptare,mongoloshqiptare qe ne lame ketu, ju kemi te dores tone,ju rrugen e dini vete drejt e ne preherin e Padishahut sic na meson Kudreti i madh, dhe ndopak kokrra qe endeni andej-ketej se shpejti do te jeni ne preherin e Tij, i derguari i Tij Spahiu yne per kete punon fort dhe Shqiperia perseri ne gjirin e perandorise se madhe do te jete.
          Dhe mos u mer me llafe rrugesh shpejt te Imami se te pret, dhe mos me thuaj se je shqiptar, jo jo ti nuku je i tille ti je i yni,prandaj ta falim dhe ndonje marrezi qe shkruan ketu.

          1. Pelasgian says:

            ske CLASS pike muhabeti , kur t’arrish nivelet e Legjendarit Janaq ateher edhe mund te me besh te qesh sadopak me ironine tende ?

            1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

              @Pelasgian,
              te them te drejten,perhere kur komentoj,verej sesi nje zulme mllefi dhe inati te verber me leshohet nga pas!!
              Une,nuk fyej,nuk ofendoj e shaj askend,perkundrazi,kujdesem qe,si besimtar greko-orthodoks,fjalet e mia te jene sa me paqesore!
              A mos valle,fakti qe mbroj komunitetin tim,figuren e te paperlyerit ,mrekulliberesit Kozma,dhe ate te Hiresise se Tija,te jete shkaku i kesaj urrejtjeje te verber?!-Une mendoj qe po,gjithsesi,kjo nuk me pengon e nuku do te me ndaloje ne betejen time te perendishme ne mbrojtje te grekesise dhe helenizmes!
              Sa i perket shkrimit te zotit Palokaj,me duhet te ve perseri ne dukje qe,cdo bashkpunim mes popujsh dhe kombesh eshte i mirepritur;jo vetem ai mes Allvanise dhe Turqise ,por edhe ai mes Greqise tone dhe Turqise.
              Si greko-orthodoks,mund te them,qe bashkpunimi Turqi-Greqi,ka historikun e vet te pasur: dihet boterisht,tashme,qe Patriarkana jone e Shenjte,ka patur mbrojtjen e fuqishme te Portes se Larte ,te vete Padishahut!!
              Ky bashkepunim ka patur edhe majat e tija,sidomos,ne eleminimin e nacionalisteve shqiptaro-orthodoks;eleminimi i shqiptaro-orthodoksit Petro Nini Luarasi,eshte shembulli perfekt i bashkepunimit Kishe greke – Porte e Larte… (Ishte kjo arsyeja qe shume shqiptaro-orthodokse,miq te Luarasit dhe Nolit,qe ishin aktiviste te ceshtjes shqiptare,e quanin me perbuzje Patriarkanen tone te Shenjte si “Rrospia e Sulltanit”…).
              Ka edhe shembuj te tjere te bashkepunimit ,jo vetem mes nesh dhe Turqise,por edhe vendeve te tjera te Ballkanit,gje e cila na jep shprese,por edhe motiv qe,t’i shtojme sa me shume linjat e komunikimit,sepse vetem keshtu mund te ecim perkrah vendeve te tjera,ne rrugen e qyteterimit dhe paqes.
              Flm per mirekuptimin.

              1. Zigur Qarri says:

                Naqi,me mori ne telefon nje shok nga Athina dhe me tregoi nje episod banal.
                Shkova tek prostitutat me tha dhe pyeta me pare per çmimin,
                20 Euro per shqiptaret me than dhe 100 Euro per greket.
                Perse keshtu i thash?-sepse shqiptaret kan vetem nje qejf dhe vijn me palle perpjete,
                kurse greket kan dy qejfe,atyre pa i futur vibratorin ne marmite nuk u ngrihet,keshtu qe na harxhojn shum koh qe tja bejm qefin dhe te na bejn qefin.
                Naqi,ti si specialist i helenizmit çmendim keni per kete rast?

                1. Emigranti says:

                  Ne Shqip ja tha keto mo Zike. Me siguri prostituta do te ishte Hafize Qarri (Harula), vetem ajo flet keq per Greket.

                  1. iP says:

                    Emigranti ja nxore bojen Zigurt, kete Hafizen e kam ndeshur dhe une ne Athine po nuk e dija qe qenka e ketij Qarrit.

                2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

                  @Zigur Qarri,
                  te them te drejten,nuku ia di edhe aq shume jetes shekullore apo laike qe behet,jo vetem ne Greqi por edhe gjetke,sepse, sic te gjithe e dine tashme,un jam nje sherbetor i perunjur i kishes greko-orthodokse,asaj te mrekulliberesit Kozma!
                  Gjithsesi,nese ju,por edhe ndokush tjater eshte i interesuar,sesi vene keto “pune” me papute tene helene ,mund t’jua shuaj kureshtjen me nje te dhene interesante nga nje gazetare franceze…
                  Po,po andej nga mesi i shekullit te kaluar ,nje gazetare franceze pat bere nje reportazh mbi jeten e papuve tane ne manastiret e malit te Shenjte!
                  Gazetarja mbeti e mahnitur nga humanizmi dhe dashuria e madhe qe demostronin shume nga papute tane helene,madje,thoshte ajo,aq shume ishin te dhene pas njeri-tjatrit keta papu,sa nje pjese te mire te kohes rrinin ngjitur…shume ngjitur…fare ngjitur,si per t’i vene vulen fiziko-kimike afeksionit qe kishin per njeri-tjatrin…
                  Gojet e liga,qe sic dihet nuku mungojne ne te tilla raste,perhapen fjale,se,pikerisht nga keta papu helene,na qenkesh shpikur edhe nje stil i ri Kamasutrian i panjohur me pare,qe do te njihej me vone si: stili “papu Fotis”…
                  Flm per mirekuptimin.

                  1. Zigur Qarri says:

                    Gazetarja mbeti e mahnitur nga humanizmi dhe dashuria e madhe qe demostronin shume nga papute tane helene,madje,thoshte ajo,aq shume ishin te dhene pas njeri-tjatrit keta papu,sa nje pjese te mire te kohes rrinin ngjitur…shume ngjitur…fare ngjitur,si per t’i vene vulen fiziko-kimike afeksionit qe kishin per njeri-tjatrin…Janaq Dhimitraqi (homogjen)

                    Interesant kjo ngjitja apo puthitja helene!
                    Do ta telefonoj perseri ate shokun tim ne Athine te me tregoi pak per puthitjen ne Autobuza dhe trena.
                    Naqi faleminderit per informacionin interesant,sepse un e kam pas ditur qe kete ngjitjen e benin vetem ne dush kur i biente ndonjerit sapoi.Nuk e di,nese kjo metode esht turke apo greke!

    2. O Augustin Palokaj po si shkruan keshtu more Katolik i pafe e padinjitet [te me falin lexuesit e tjere Katolik, pervec Jozefines dhe kush i shkon asaj nga pas] qe rastesisht ke shpetur nga Turqizimi 500-vjecar [te ka shpetuar ster-gjyshja pa u pal..ar nga jenicert turq, se ndryshe do ishe si 70% sot i Shqipefolesve ne Ballkan]. Dukesh qe ke shoqeruar Jozin ne Turqi pra disa ditesh ne viziten turistike te saj, dhe ke henger Kabuni dhe Ka.. sebshku me gjithe grupin qe ishit. Pa-respekt: nje Katolik Shkodran i martur prej 25-vitesh me myslimane, por qe kurre nuk kemi ushqyer asnje ndjeje qofte dhe artistike per Turqinine, sepse ne shqiptaret jemi Europian dhe jo Arabe.

  2. tourkofagos says:

    Turkia eshte nje hale ne fund te truallit evropian…….por ne syte e gyzeleve shqipfoles duket Dubai!!!!!
    pune korrakesh,varu kkkkkkkk…………..

    1. Albndoj says:

      Tourkofagos te them te drejten nuk mund ti kuptoj komentet e tua, por nje gje dua te di nga ti! Site duket vetja ty more djale se vertete me dukesh taman gyzel shqipfoles. Gyzelet jane ata qe flasin shqip por vete nuk jane shqiptar, pra ti i ploteson te gjitha kushtet qe te quhesh gyzel.
      Sa per mua si shqiptar qe jam dhe jam krenar per kete nuk kam urrejtje as per turkun pavaresisht qe urrej pushtimin e tij e te trojeve shqipetare , as per popullin Grek pavaresisht qe kane bere shume gjera antikrishtere dhe antishqiptare, nuk urrej apo ofendoj as gyzelet shqipfoles si puna juaj.
      Ne qofte ky gazetar pelqen turkun eshte e drejta e tij por sa per mua personalish nuk jam dakort me mendimin e tij. Une kurre nuk mund te quaj turkun pjese e evropes apo nje ure lidhese sepse lindja me evropen ka shume ndryshime qe nuk ka ure qe i lidh. Por nuk mund te quaj evropian as njerezit si puna e juaj se evropa i respekton njerezit pa dallim ngjyre, rrace apo gjuhe.

      1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        @Albndoj,
        se pari me duhet t’ju them qe,une ,ne emer te greko-orthodokseve,homogjeneve ,vorioepiroteve u kam shpjeguar disa here komentuesve te ketij forumi qe, ketu komentojne ca rrugecer qe hiqen si greko-orthodokse,por ne fakt jane ca kokgdhe,gjysme budallenj,qe edhe vete nuk e kuptojne se c’fare flasin,sepse,i paudhi i ka dambllosur!
        Prandaja,me vjen habi por, edhe per te qeshur(me fal per kete)qe i merrni seriozisht budallalleqet e gaztorit,lolos se forumit,ketij gjysmebudallai qe edhe ne llagapin e tija idiot e ka te shprehur afeksionin qe ka per turqit synetllinj(duket sikur kerkon t’ju hajde dicka atyre…)!!
        Sa per shkrimin e zotit Palokaj,mund te them qe,per shqiptaret,pavaresisht besimit te tyre,aleanca me Turqine eshte krejt e natyrshme,sepse,kete gje do te bente cdo shtet tjater po te ishte ne vendin e Shqiperise,madje edhe vete Greqia jone…
        Po,po edhe vete Greqia jone.
        Te mos harrojme, se jo gjithmone,kemi pasur keto marredhenie te tendosura me Turqine.
        Pak histori: Dihet tashme boterisht qe,Porta e Larte ka pasur nje marredhenie speciale me Patriarkanen e Shenjte,te cilen e mbronte nga cdo e keqe qe mund t’i vinte.Per kete kane shkruar me dhjetera historiane perendimore,ballkanike,por edhe tanet greke ,per te cilet,statuti i Patriarkanes se Shenjte ne Perandorine Osmane ka qene shume komod .
        Madje,aq e forte dhe miqesore ishte kjo lidhje,sa ndoca historiane ziliqare e te ligj, e quajten(oh perendi s’ma ze goja kete fjale te lige!) Patriarkanen e Shenjte si “Rrospia e Sulltanit”…!!
        Gjithsesi, duhet thene qe sot ,perpos problemeve qe kemi mes nesh, ka nje lloj shkrirje akujsh edhe mes Turqise dhe Greqise.Ju kujtoj viziten e Kryeministrit turk ,ca kohe me pare,ne Greqine tone,me nje grup ta madh biznesmenesh dhe diplomatesh.
        Shkrimi i z.Palokaj ,ne kete veshtrim,per mua qendron.
        Flm per mirekuptimin.

      2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

        @Albndoj,
        se pari me duhet t’ju them qe,une ,ne emer te greko-orthodokseve,homogjeneve ,vorioepiroteve u kam shpjeguar disa here komentuesve te ketij forumi qe, ketu komentojne ca rrugecer qe hiqen si greko-orthodokse,por ne fakt jane ca kokgdhe,gjysme budallenj,qe edhe vete nuk e kuptojne se c’fare flasin,sepse,i paudhi i ka dambllosur!
        Prandaja,me vjen habi por, edhe per te qeshur(me fal per kete)qe i merrni seriozisht budallalleqet e gaztorit,lolos se forumit,ketij gjysmebudallai qe edhe ne llagapin e tija idiot e ka te shprehur afeksionin qe ka per turqit synetllinj(duket sikur kerkon t’ju haje dicka atyre…)!!
        Sa per shkrimin e zotit Palokaj,mund te them qe,per shqiptaret,pavaresisht besimit te tyre,aleanca me Turqine eshte krejt e natyrshme,sepse,kete gje do te bente cdo shtet tjater po te ishte ne vendin e Shqiperise,madje edhe vete Greqia jone…
        Po,po edhe vete Greqia jone.
        Te mos harrojme, se jo gjithmone,kemi pasur keto marredhenie te tendosura me Turqine.
        Pak histori: Dihet tashme boterisht qe,Porta e Larte ka pasur nje marredhenie speciale me Patriarkanen e Shenjte,te cilen e mbronte nga cdo e keqe qe mund t’i vinte.Per kete kane shkruar me dhjetera historiane perendimore,ballkanike,por edhe tanet greke ,per te cilet,statuti i Patriarkanes se Shenjte ne Perandorine Osmane ka qene shume komod .
        Madje,aq e forte dhe miqesore ishte kjo lidhje,sa ndoca historiane ziliqare e te ligj, e quajten(oh perendi s’ma ze goja kete fjale te lige!) Patriarkanen e Shenjte si “Rrospia e Sulltanit”…!!
        Gjithsesi, duhet thene qe sot ,perpos problemeve qe kemi mes nesh, ka nje lloj shkrirje akujsh edhe mes Turqise dhe Greqise.Ju kujtoj viziten e Kryeministrit turk ,ca kohe me pare,ne Greqine tone,me nje grup ta madh biznesmenesh dhe diplomatesh.
        Shkrimi i z.Palokaj ,ne kete veshtrim,per mua qendron.
        Flm per mirekuptimin.

        1. Albndoj says:

          @JANAQ!!??

          Tourkofagosin thashe nuk e kuptoj pasi ai eshte vet nje gjyzel shqipfoles.
          Por ty te kuptoj fare mire se ti je nje kopje e shtremberuar dhe e shemtuar e tij.
          Te pakten ai shpreh ate qe ndjen kurse ti felliqesire kerkon te percashe shqiptaret duke perdorur menyra te holla gjoja e duke u heq si pjestar i nje komuniteti qe vjell urrejtje per pjesen tjeter. Fre e kalbur qe nuk mbin.
          Qerohu se je bere i peshtire, felliqesire qe guxon e replikon me mua.
          Une si shqiptar qe jam dhe jam krenar per kete nuk kam urrejtje as per grekun e as per turkun pavaresisht qe urrej pushtimin e tij e te trojeve shqipetare. Une kurre nuk mund te quaj turkun pjese e evropes apo nje ure lidhese.

          1. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

            @Albndoj,
            se pari,ti nuk je ai qe hiqesh,por je nje nga keta gjysmeanalfabete dhe rrugecerit,qe nen pseudonime llagape te ndryshme ,me fyeni e ofendoni,me shani e mallkoni!
            Por jeni shume te trashe e te pagdhendur qe te me beni te hesht!
            Se dyti, une nuk replikoj me asnje ketu,e aq me pak me kokgdhenj,gjysmeanalfabete…
            Por,po ta them meqe nuk ta thith dot truri,qe kjo eshte nje menyre komunikimi,prandaja,mos te te rritet mendja,se nuk po replikoj me tyja…po me ben te qesh…
            Se dyti, une ,si greko-orthodoks,mbroj ,ne komentet e mia,interesat e komunitetit tim dhe kishes sime greko-orthodokse. Nese ty,apo kokgdhenjeve te tjere nuk ju pelqen,mua nuk me prishet ,sic thoni ju allvanoset ,gjiza!
            Flm per mirekuptimin.
            (Dhe mos komento kot per ura lidhese,sepse,ty personalisht ,te duhet nje ure lidhese per kaplloqen e rradaken qe nuk kupton gje prej gjeje!)

          2. Janaq Dhimitraqi (homogjen) says:

            O njerez ,sot djalli i lig,paska marre pamjen e nje allvanosi gjoja patriot!!
            Ky gjytrymi ketu me siper,po kerkon te hiqet si allvanos,sepse ,djalli po i peshperit ne vesh:provoje, provoje …

  3. K. F says:

    Turqia as nje here nuk mund te jete ure lidhese me Perendimin – o Agustin djali, pervec pararoja dhe endra e disa turkoshakeve mjerane qe presin momentin e kultivimit te arabizmit ne Europe. Telenovelat tyrke le ti shohin, sa te duan, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne ballkan apo vendet e tjera islame, por shqiptaret e kane zgjedhur si me te miren, per shkak te sundimit te tregut nga korraket qe bejne tregti me anadollin dhe u vene stampa italiane boutique te Tiranes, te shkojne te vishen te “GABI”, sesa te preferojne mallrat “made in Turkie”….

  4. roland says:

    turqia? ku bie ky mbiemer?

  5. mihal grameno says:

    Turkofagos e ke vene re qe nuk ta mbeshtet me njeri. Po nderroje vrimen e fyellit. Korrak e gyzele. Nuk di gje tjeter shqip o i uruar?? Nçk

    1. tourkofagos says:

      gabohesh arapi mou,nuk perdor me vetem fjalen korrake,por i kam shtuar edhe; varu kkkkkkkk………hahahahaha
      pas kesaj qe shkruajta,besoj se korraku i pare qe do te reagoi,do te vertetoi ate qe kam shtuar,te presim………

  6. DUMBABEN says:

    Hahahahahah ne 2025 ja kane lene afatin e zjarrit te pishtarit ,pse nuk i dalin troc erdoganit e ti thone , qe per cdo carcaf qe heq nga koka e nje turkeshe eshte nje dite me pak drejt evropes

    1. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

      Carcafi qe heq turkesha me ate ure na e dergon neve ne Arnautistan .Keni vene re ,sa jane shtuar .Te Klani Zonja Eni ne Forum i dha te drejte nje “te mbuluarje ” qe mund te punoje ne administrate publike !? dhe nepunesi shtetit i premtoi ta merte ne zyren qe drejton ai .

  7. Haxhij says:

    Ne ato komentet e liderve shqipfoles si “jem vllazen te nji gjaku me turqit…!!” ka nji te vertet. Sepse turqit kan pallu ne ballkan(shifini ke telenovelat) dhe kan lon gjakun e Tyre…sidomos ne kosov dhe ke myslimont…
    Por tash nuk jem ne perandorin osmane me…nji dashnor I ri po I “shtyp”
    Shqiptareshat dhe Shqiptareshet.
    Esht lovery amerikanas. Dhe sipas rregullit Osman te siperpermendur njifar kohe Shqiptart do barting gjak amerikan.
    Me s,fundi do perendimohen edhe majmunet shqiptare.
    Prandaj pallohuni o shqipe me perndimort e harrojini ato romancat osmano lindore me ushkure brekushesh turku.

  8. Sexixhisti says:

    Po perndimi po I qet Femnat edhe pa brek ne byth,Kurse turqnija ja vesh breket edhe ne kok…

    1. talebani says:

      Guxo te ngacmosh ato prbregset e perendimit dhe do shikosh sa do te ta fusin hurin perendimoret .

  9. trimi says:

    mesjetarizem dhe erresire e paimagjinueshme!
    Si mund te botosh nje prapambetje kaq te jashtezakonshme!
    Me vjene ndot

  10. mergimtari fv says:

    Turqi te humte emri me gjithe minjte qe te lepihen , mallkuar dita qe shkele ne vatanin tim , po paguajme akoma dhe sot perçarjen qe na fute nder vellazeri, na bere qe ti mbajme syte ca nga Turqia ca nga Gerqia ca nga Italia ,por do mbeten bij shqipes te mendojne e punojne per Arberine .

  11. juliusx (gjakdhjere i janulles) says:

    Po me kishen tone c’fare keni o shqiptare?Pse shani janullatosin tone?
    A nuk ju vjen keq qe eshte plak?? Ncncncncncc

  12. Zigur Qarri says:

    Hajde bre vellezer se me greget mbaruam pune tu biem katolikeve tani se boll po i durojme, allahu osht i modh or tej. Tani po iki n gjami se ka ardh nji myfti i ri ene ai thote qe narabi per seks kane gamilen, dhine, burrin, kalamajte, gocat 9 vjeq, ene pastaj grune ne shtepi.

    1. Zigur Qarri says:

      Hahahahaha……i perdhunuari nga Janullaposi nuk ka indetitet!
      Nje grek,ashtu si Hirresia e tij Periskopi pedofil Janullapos qe esht produkt incesti dhe perdhunimi osman e ka ne gen djallezine.
      Bastard grek bej te fala mamit.

      1. hajriu says:

        po te kam thene sa here bre birazer mos te vesh ta punosh sumen ne xhami kur ke pire se te ngaterrojne per kaurr arabet edhe te shqyejne veren o xike palla

  13. statistika says:

    turqit ne turqi,shqiptaret ne Shqiperi.

  14. Landi- Sverige says:

    A e di gazetari i ketij shkrimi se Turqia mban rekord ne bote se bashku me Iranin dhe Kinen per denimet politike ndaj gazetareve te atij vendi? Ure lidhese me perendimin nuk eshte popullariteti i telenovelave, por demokracia qe fatkeqesisht i mungon atij vendi duke krijuar ne vend te ures lidhese nje mur ndares me demokracine perendimore!

  15. Kastrioti says:

    Agustin, he të vraftë samari!
    A nuk e ke mësuar ti se në shtëpinë e të varurit
    nuk duhet as të përmendet litari?!

    As djalli nuk do ia bënte më keq këtij populli….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje