Zilja e telefonit gërvishti heshtjen e ëmbël që e kishte kapluar për disa çaste.
Në çaste si këto, atij i pëlqen të luaje me iPad –in që e mban mbi tavolinë. Ai është mik i mirë, nuk kërkon kurrë asgjë dhe e bën të ëndërrojë se është ende shumë i ri, tamam moshë rekordmen noti…
Po e përmend me arrogancë kjo zile. Nuk e ngre menjëherë, shtyp “pause” që të përkëdhelet edhe pak sekonda, pastaj ngre receptorin jo pa nervozizëm. Me sytë mbi të verdhën e artë të telefonit (dhuratë modeste), përgjigjet me një “Alo” energjike.
Nga ana tjetër, në kontrast, dëgjohet një zë si nga fundi i pusit:
-Më ndjeni për shqetësimin. Ministri i Shëndetësisë jam…
Ai bëhet më i rëndë në zë (është koalicioni).
-Po! Më thuaj! Po vetëm pak shpejt, se jam i zënë!
-Si urdhëroni, vetëm pak kohë do ju marr. Madje as këtë nuk do guxoja, se e di qe jeni i zënë me çështjet e integrimit, të opozitës, pale ai palo gazetari në…
-Ore zotëri, do më thuash mua ti tani, apo…, nxehet më shumë ai.
-Po, i nderuar, po, keni të drejtë. I nderuar z…(e tradhton dhe zëri që fillon të dridhet më shumë. “Sa i rëndë që është dre… Mos më dëgjoi njeri?”) I jep kurajë vetes dhe vazhdon me një fryme:
-Verifikuam një problem të madh: qumështi që tregtohet ka përmbajtje të lartë aflatoksine. (Uhhhh)
Heshtje hutimi… që ndërpritet nga një sokëllimë:
-Çfarë the more?! Qumështi që pi unë ka aflatoksinë?!
-Jo, jo i nderuar z., jo! Ai që pini ju është i mirë se e sjellim çdo ditë nga Hollanda për ju! E marrim vetëm nga lopë hollandeze të shëndetshme. Madje vetë z.Basha është kujdesur për fermën. Madje bashkë me z.Basha kam shkuar edhe unë e i kemi parë me sytë tanë lopët që u shkëlqente qimja nga shëndeti e rriteshin të gëzuara mes gjelbërimit të…
-Fol po të them, për kë qumësht e ke fjalën?
-E kam fjalën për qumështin që konsumon populli, i nderuar z., për atë që tregtohet nëpër vend.
Prapë heshtje, por që këtë herë ndërpritet nga një zë i lehtësuar:
-Aaaaa, po fole pra që në fillim, çfarë manie e ke që zgjatesh kot. E kanë mjekët këtë huq, po ja mjek jam edhe unë, kam plot huqe, po këtë nuk e kam ama.
Ulet në kolltuk dhe mbushet me frymë me sytë fiksuar mbi iPad (vetëm ai nuk kërkon gjë).
Drejtohet dhe thotë:
-Nejse, e kush është ai që tha se qumështi i popullit ka alfatoksine?!
-Po ja, ekspertët, i bëmë analizat.
-Analizat? E kush i bëri analizat?!
-Ekspertet e Ministrisë i nderuar z. Me të marrë alarmin e parë, dhashë urdhër që të bëhen urgjent analizat. I bënë edhe… Tani Ministri gati po qan. Është e sigurt se ekspertët tanë nuk gabojnë…
Prapë heshtje, por që ndërpritet nga një zë shprese:
-Po ç’ekspertë të ministrisë janë këta more?! Ekspertë në Shqipëri janë vetëm ata të 21 Janarit! Çojani urgjent t’i bëjnë ata analizat! Absolutisht, të them unë ty që ata i nxjerrin rezultatet si duhet. D.m.th si janë, që duhet të jenë (ngatërrohet pak). Nejse, çojuani tani! Madje tani po ju telefonoj edhe unë, absolutisht që do iu telefonoj… që ta nxjerrin qumështin ashtu si është – qelibar! E mos përhapni panik në popull, dëgjove? Se jemi edhe para fushate e aq duan këta!
Por, nga ana tjetër, zëri i Ministrit vjen më i vendosur (unë jam koalicioni, mund të kundërshtoj).
-Po ata janë eksperte kriminalistike, i nderuar z…?
Po tani nuk ka më heshtje. Vjen si rrufe përgjigja:
-Po mirë, e pastaj?! Edhe ne do gjykojmë lopët për krimin që kanë bërë!
ilir te shkruash nje here sdo te thote se mund ta besh gjithmon,sna the asgje interesante keto jane gjera qe i ka menduar kushdo nga 10 here.meru bej ndonje pune se nuk eshte per ty shkrimi.
Eksperti i vertete eshte baca. Keta vetem firmen vendosin mbi akt ekspertizat.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/02/me-duar-te-pastra.html
hahahahahahaha z metaj je i madh
ironi, humor dhe llogjike e ftohte. perseri shkrim shume i mire nga ju z meta. urime.
Eshte fiks situate per kete qeveri bazhibozukesh. Duket sikur nuk eshte reale po keta qeveritare jane fiks si Qazim Mulleti te komedia. Bile keta ti vine anes Qazim Mulletit. Te shkretet ne thuaj.
Me pelqen sarkazma dhe stili juaj i te shkruarit Ilir. Urime ?
Menyrat si qeveris kjo qeveri i dim te gjith. Po stili i qeverisjes esht pikerisht ky : dalldauk, injorant, te paaft. Po thuaje o Ilir me emer Vasil Tavo e Sali Ram Berisha. Apo s’jan ata ? ?
“per krimin qe kane bere lopet” :0 hahahahaha opo tamam ?
ik bej ndonje pune andej nga bashkia se late nam. Humori yt nuk ben njeri per te qeshur..
Tragjasioti,por cfare ke mor i vrare…ne fakt nuk eshte per te qeshur eshte per te qare.Aflatoksina jep shenjat e para pas 5 vjetesh,dhe e pakta eshte cerroza ne melci..pra mos qesh,vur kujen se po te helmojne
Ilir komplimnta…mungon ne kte artikull emri i ALTIN GOXHAJ,atij lavires qe eshte punesuar ne bashkine e hollandezit Luli,ai duhet te jete avokati i konsumatorit,dhe une ende spo e degjoj te na spiegoje asgje.Doli ai,
tullaci intelektuhaleja e Piperos,qe tha poooooo eshte pak i helmuar,por nuk keni vdek akoma.
ALTINI,gjalle je ti mor biiiirrrrr njeriuuuuu,pse je aty te bashkia….
pervec atyre mbremjeve pikante qe kaloni me Lulen,ben ndonje pune tjeter mor zogu i zi….
PLEHRAAAAAA,PLUMBIN E KENI PAK,PO JU VJEN ORA!!!!!!
motra je mire.. per c.plumba e ke fjalen moj se na trembe. ky ilir shkrimtari bashke me gjiken te shohin punet e bashkise se lane nam
Vllai i motres tende,mos u tremb,se ke lindur i trembur,nuk e kisha me ty plumbin,ju kot e hani dhe buken…ata po ju vrasin,po ju shesin,po ju dhunojne,po ju helmojne,ti ngele duke kritikuar dike qe ska asgje ne dore,dike qe ka 6 muaj qe nuk po merr rrogen…dike qe po shqetesohet me problemin tend,ngelet vetem duke ber biografi,dhe duke pare cfare ben tjetri…kur vete nuk jeni te afte per asgje.
Ec ti te bashkia,dhe shiko sa do besh!Ky dhe Gjika moren 5 mij vota me teper nga te tjeret,do jene te gjithe budallenj ata qe e votan,ti joooo je i squt…
degjo moj veronike. kush e votoi gjikenta gezoje. rezultatet e punes se tij i kemi para syve tane dhe poshte kembeve tona . nqs ti apo ca te tjere jane te kenaqur pune per ta. Une shikoj qe vlora eshte kthyer ne nje qytet me kot se sa ishte para se te na vinte ky lloj kryetari i paafte qe po na udheheq. une nuk jam i trembur pavarsisht se ne internet te gjithe trimerohen. Por dhe ti duhet ta dish qe te zesh ne goje plumbat nuk tregon ndonje qytetari te madhe. MENDOJ GJITHASHTU SE HAPI I PARE NE LIDHJE ME VLOREN QE DUHET TE NDERRMARE RAMA PAS FITORES TE 23 QERSHORIT ESHTE LARGIMI I LLUMIT QE KA MBLEDHUR GJIKA NE BASHKI. hajt me shendet motra ?
Ec Ilir djali ec. Je i madh.
Bravo Ilir Vlora,mua me pelqeu shume edhe kam qeshur!Kam qeshur(Sic po thot’ dhe Veronika),ne pamundsi per te qar…
Shum i bukur shkrimi. Sarkazem interesante. Menyre e zgjuar talljeje me keta qeveritar qe as injoranti mbreti Zog nuk do ti merte ne pune. Po me erdhi keq Ilir qe ti ve ne loj edhe zBasha tek e fundit ai lopet hollandeze i njeh mire se me to ka jetuar andej. Jo se ai eshte kau. Ai esht lop per vete. ? po lop pa qumesht.
HHAHAHAHAHAHAAAAAAHHAHAHAHAHAH JE I MADH.
T lumte, Ilir. Si gjithmone i thelle, me stil t kendshem shkrimi. Pra, me permbajtje dhe forme.
Ti dhe gjithe kompania juaj e Bashkise, e ka shndruar Vloren ne nje FERR te vertet, lus zotin te mos bjere ne doren tuaj e gjithe Shqiperia.
djem si Iliri din te cojn deri ne fund detyren duke bere me te miren dhe me teper se cu takon. Jepi Ilir na ke me vete. Ti Anila mos e ngarko Ilirin per gjera qe nuk i takojn.
Me pelqen shume menyra juaj e te shkruarit Ilir. Jam nga Vlora dhe kam patur opinion te mire per ju edhe pa lexuar shkrimet tuaja. Tani akoma me shume. ?
Shqipnia jone model per Europen
Shqipnia jone e dixhtalizume
Shqipnia me rritje ekonomike per
Realiteti :
“- mi shto dhe dy buke te Lista”
Tani dhe qumeshti me mishin na duheshin.
Me pelqen qe
Shkruesi ka arritur te godase me sarkazmen
dhe pse Jane mendimet tona te perditshme.
Realiteti qe sic thote Veronika qeshim per te
Mos ia vene kujes!!!!