Zbythje jodinjitoze nga fiku nacionalist

1 Mars 2013, 20:47Blog TEMA

Nga Arben Manaj

Vizita e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në Tiranë dhe bisedimet me homologun e tij të Shqipërisë, me gjasë informimin dhe koordinimin institucional për atë ç’ka po bisedohet pas kuintave në Bruksel me serbët me sponsorizimin direkt të BE-së dhe bekimin e Uashingtonit, bëri që përfundimisht tezat e nacionalizmit romantik dhe folklorik të Berishës të binin nga fiku.

Deklarata e tipit U-Turn të Berishës për ç’ka kishte trumbetuar më herët që nga nënshtetësia e deri tek ëndrrat dhe demagogjia nga Kosova deri në Prevezë, treguan sesa infantile dhe dritëshkurtër janë prononcime të tilla prej politikanësh provincial.

Moskoordinimi paraprak në rastin më lehtësues, apo keqpërdorimi malinj në rastin më të keq, me teza dhe objektiva që realisht shqiptarët do të mund t’i arrijnë gradualisht dhe me shumë elegancë, edhe pse jo në tërësinë që konceptohen gjerësisht dhe naivisht sot, por në kohën e duhur dhe oportune, gjithsesi të mëvonshme kur të jenë krijuar të gjitha kushtet dhe rrethanat për një gjë të tillë, në bashkëpunim dhe përshtatje me klubin politik ku ka futur një këmbë Shqipëria dhe Ballkani, pra BE-në, rezultoi një shuplakë ndërkombëtare për Berishën në këtë vit elektoral.

Atij i treguan vendin tek thana, ata që vendosin më shumë për këto çështje të një strategjie më të komplikuar ndërkombëtare, duke i thënë se je i tepërt në këtë lojë të madhe.

Deklarimi i zbythjes në prani të Thaçit është një gjest i mirëkoordinuar, pse jo edhe poshtërues, sidomos për Berishën, por njëkohësisht indirekt edhe për tu thënë shqiptarëve në secilën anë të kufirit se nuk është koha për retorikë të këtillë dhe madje se kjo është e rrezikshme.

Ëndrra e natyrshme dhe natyrale shqiptare do të mbesë e tillë edhe për një kohë të gjatë dhe do të mund të materializohet përmes procesesh të tjera dhe kryesisht integruese, dhe jo atyre klasikeve në kushtet kur në Ballkan po tentohet masivisht dhe me shumë dhimbje korrigjimi i ekuilibrave të brishtë gjeostrategjikë dhe gjeopolitikë, ku prishja e zemrekut të tyre në të kaluarën, i ka kushtuar shume gjakderdhje popujve të gadishullit dhe ku përsëritja nga papërgjegjësi politike është e patolerueshme.

Nacionalizmi modern sipas konceptit evropian të këtij mijëvjeçari është shumë ndryshe nga ai i kohës së dy luftërave të mëdha botërore apo dhe më i hershëm.

Nacionalizmi kontemporan e gjen veten të shprehur më së miri në përfitimet dhe rezultatet me vlera më praktike, që rrjedhin nga integrimi dhe globalizmi, si antidot i koncepteve të vjetëruara të ndarjeve ekskluzivisht përmes linjave etnikisht të pastra.

Kjo formë nacionalizimi është më së shumti një kompromis i gjetur, me gjasa jetëgjatësie të garantuar, përmes aderimeve obliguese në grupime shtetesh që kanë përqafuar pa ekuivok dhe pakthyeshmërisht parimet e demokracisë, dhe bashkëjetesës paqësore mes popujve dhe kombeve të integruar.

Ndaj që në agim të deklaratave të çuditshme nacionalisto-folklorike të kryeministrit nacionalisto-spekulativ të Shqipërisë, pritej që bashkësia dhe aktorët e fuqishëm në vendimmarrjet e mëdha globale, të mos toleronin infektimin nga kjo dalldi në një rajon delikat.

Ndaj amerikanët, gjermanët dhe të tjerët bën presionë, ku më të hapur e ku privatisht, i cili duket se e ka hedhur në knock-out Berishën dhe i kanë rikujtuar vijën e kuqe atij dhe të tjerëve spekulantë politikë në Shqipëri, për të dëgjuar edhe të tjerët më gjerë në Ballkan.

Ndërkohë një transparencë më e madhe nga Thaçi, që informon Berishën dhe që do e bënte çdo kryeministër i ditës në Kosovë me çdo kryeministër të ditës në Shqipëri, për atë ç’ka po ndodh realisht në Bruksel, se ku po tolerohet dhe do duhet toleruar në negociatat sesa bisedimet shqiptaro-serbe nën supervizionin e Eshtonit, që do të tronditin eventualisht përfaqësuesit e vijës së ashpër në Beograd apo Prishtine, por edhe të moderuarit, do ti shërbej ndërgjegjësimit akoma më të madh të shqiptarëve.

Ajo argumentueshëm do t’i shërbejë edhe ndonjë korrigjimi apo sugjerimi të mundshëm të pozicionimeve negociuese për lëshimet dhe kompromiset e pashmangshme, që shqiptarët dhe serbët pritet, dhe do t’i bëjnë njëri-tjetrit, në emër të një të ardhme më të qëndrueshme dhe pa reminishencat e së shkuarës dhe një zgjidhje që nuk do ti kënaq assesi, siç do donin asnjërën palë.

19 komente në “Zbythje jodinjitoze nga fiku nacionalist”

  1. Euro Maloku says:

    THACI I SOLLI SALIUT NJE PASAPORTE KOSOVARE:
    -TA KENA PRUE KET’ PASAPORTE PER TA PERDORUR KUR TE TA LYP NEVOJA!
    NA DO TI PAISIM TE TAN’SHQIPTARET ME PASAPORTA KOSOVARE…le te pallcas BRUKSELI!-e justifikoi rrugen e gjate qe kishte bere kosovari per me ardhe e takue Salihin dmth Saliun…

    1. Ben Tironsi says:

      U-Turn = K-Turn = 3Points-Turn
      E paske mor patenten angleze Beno ?
      Kafshet Sali & Thaqi jane kthyer në “pajdh të Lokes” me nacionalizmin e tyre ……… serb
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html

  2. Ben Chicago says:

    Prape ti mo adash??.Nuk te beri ndonje ftese Rama per deputet???.Se ti i ploteson kushtet:Baban Krietar te KP te Gjirokastres,vete ke mbaruar per Anglisht( i ka qejf Rama keta),i divorcuar je ( edhe per keta ai ka simpati).Pse ckishte me shume ai Peza ,ai oficeri nga Peqini???.Per mua adash je shume me i zgjuar se Fred Peqinsi,per kete nuk kam dyshim ,plus qe je edhe nga Gjirakastra e Komandatit.

    1. puci puci says:

      @Ben Chikago, pse i provokon njerezit, ndersa mund te beje diçka me te dobishme ne kete moment? Duket sikur ri ne gjuajtje te njerit apo tjetrit. Pres te komentosht idete e autorit sepse keshtu tregon edhe nivelin e intelektit tend
      Me dashamireso

    2. Landi- Sverige says:

      E keni ne gjak ju shpellaret ate punen e biografive dhe te dosjeve. Sigurisht 30 vjet ne Partine e Punes edhe diten e lindjes ndryshoj kryeshpellari qe te jete sa me e afert me ate te komandantit, si muti pas kepuces.

      1. 'majmuni qirko' says:

        ti landi je grek….qe kur ke filluar te interesohesh per fushaten zgjedhore? ty kryesisht te shohim ‘si avokat’ kur shahet janullato ose kur perplasen interesat greke…cne ti sot apo e ke pushim neser?…

      2. Ramy says:

        Sa te trash jane jugista more, o bobo te gjithe meren me nje komentues qe nuk pajtohet me ish partine e xhaxhit. Kesi funderrinash pa identitet sikur tek kjo gazet nuk kam pare ndonjeher, ose duhet te pajtohesh me ta ose te shajen me fjalorin me banel qe i karakterizon

  3. Dardan says:

    Nuk kisha qejf te shkruaja sot por ja qe u fanepse ti qefin-qenef Cikakja dhe po te them dy fjale. Je thjesht nje loder-torobell me zemrek te keputur. Thyej qafen bre currle mamuthore se s’po na le te lexojme apo te komentojmen ndonje gje!

  4. best says:

    Ben Chicago nga bathorja harron komandantin e partise se tij
    ate per te cilin lutet tre vakte ne dite me bythe perpjete
    Beno, sa vjet anetar me teser te Partise Komuniste ishte Sala???
    apos’ju ben pershtypje
    me shume vlen Fred peza qe ska qene asnje dite zyrtar dhe Ben Manaj pse te shajne ty komandantin he….
    eh ben ben ben chicago, pasi te hyn huri ne bythe ty, shikon se tjetri ka qime ne sy…..

  5. Namik Hoti says:

    I nderuar zoti gazetar. Nese do te kesh durimin te lexosh keta dy rreshta dua te kesh miresine te besh nje shkrim tjeter dhe te sherbeje si headline per nje analize te vecante. Se pari dua te pyes :
    Pse kaloi Saliu ne retorike nacionaliste pikerisht tani para nje momenti kyc te fatit te Kosoves?
    Analizoni veprimet e ketij njeriu ne tre momemnte kyce te fateve te kombit shqiptare?1 Kur shpertheu lufta ne Ish Jugosllavi duke u bere furnitori i makinerise serbe te luftes dhe duke shitur listat e UCK.
    ne momentin e firmosjes se marreveshjes se Rambujes kur shfrytrezoi dhe investoi gjithe autoritetin e tij te autoritet kosovare qe te mos e firmosnin kete marreveshje dhe duke u bere nje pengese serioze per gjithe aleatet e miqte e kombit.
    Tani kur do te vendosej fati i bisedimeve te Kosoves u dha nje ndihme kolosale serbeve duke dale me parrulen e Shqiperise se Madhe dhe ne fakt ka pregatitur gijotin e Kosoves.

  6. albani says:

    Z. Arben Manaj!

    Ju falenderoj per kete shkrim. Jeni perpjekur te shpjegoni “zbythjen” e sali Berishes nga “nacionalizmat” e tij, dhe kur, tani ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme. me duket se jeni teper larg nga e verteta:
    1) Sali Berisha nuk ka qene kurre nacionalist, apo atdhedashes, apo patriot. Ai e ka treguar veten e tij, dhe keshtu edhe regjimin e tij, antipopullor, antishqiptar, tradhetar.
    2) Sali Berisha, gjate gjithe karieres se tij politike, e ka treguar veten dhe qeverine qe drejton, si filoserbe, filogreke dhe antishqiptare.
    3) Gjate gjithe jetes se tij, ai ka qene kunder pavarsise se Kosoves dhe luftes se ushtrise se Kosoves per clirimin e vendit nga pushtimi serb. Sali Berisha, me politiken e tij filoserbe, ka ndihmuar Serbine ne jetegjatesine e pushtimit te Kosoves, duke e ndihmuar ushtrine serbe me arme, me lendedjegese dhe me gjithcka qe ka patur mundesi.
    4) Per te lehtesuar Serbine ne luften kunder kosovareve, ai krijoi situaten e gjendjes se luftes civile ne pranvceren e vitit 1997. Kjo ka qene pjelle e kombinacioneve te UDB ne bashkepunim me Sali Berishen.
    Dhe e fundit, qe dua te them, me duket se ju ose nhuk e njihni mire Sali Berishen, pabesine dhe djallezine tij, ose e nenvleresoni ate. Duhet te diuni se kur Saliu “heq dore” nga dicka, duhet kuptuar se ai ka pergatitur dicka me djallezore dhe te pabese. Atij nuk i duhet nacionalizma, i duhet pushteti, me cdo kusht (gjalle o vdekur). Pikerisht prandaj erdhi edhe bashkepunetori i tij ne vjedhjen e votave ne zgjedhjet shqiptare Z. Thaci. Ata koordinuan menyrat per dyndjen e kosovareve ne Shqiperi me 22, 23 qershor 2013 per te votuar per Sali Dhjeramanin, duke shenuar keshtu, sic thote edhe Mero Baze, destabilizimin e Shqiperise, por edhe te rajonit.

  7. albani says:

    Vetem Sali Berisha nuk zbythet.
    Ai zbythet perkohesisht per te sulmuar egersisht.
    Dihet, se kur zbyther nga dicka, ka pergatitur dicka tjeter me tragjike.

  8. ibrahim says:

    U Quan ruset ne kembe ky manaj dhe rama vazhdojne rrugen e enverit dhe stalinit.Thaqi erdhi te Berisha te pyes kur ta bejne bashkimin se po erdhi Ps(poshtersia superiore)ne pushtet jo qe do te kete bashkim por shkeputje territoresh.vetem bijet e negjmijes dhe kristaqit jane kunder.

  9. BERISHA CESHTEJES SE NACIONALIZMI I`JA BERI NAFTEN QE NE FILLIM TE VITEVE 1992-1996.

    I nderuar Manaj.

    Shoqeria njerzore ka dhen koncepte fifozofike te prera per te gjitha kategorit shoqerore dhe politike. Keshtu pot u refereohemi atyre rezulton se.:
    -Nje burre ose grua e ndershme nuk munde ta marre kete status cofte se tradheton cofte edhe nje here.
    – Nje figure politike nuk munde te marre titull nacionaliste ne se nacionaliteti e shet qofte edhe nje here.
    – Nje politikan nuk munde te jete patriote ne se patriotizmin e vet e shte qofte edhe nje here.
    – Nje politikan nuk munde te cilesohet atedhetar ne se atdheun e vete e shet sa her ja don interesi I tije.
    I permenda keto fakte ndofta te rendomta pore kur degjojme qe flitet per nacionalizmi e Berishes me duket qe shume figura politike I japin rendesi nje njeriu qe net e vertet asnjeher nuk I ka ruajtur keto cilesi qe permenda me larte.
    Nuk munde te quhet nacionaliste nje njeri qe nuk e don kombin e vete.
    Berisha ceshteje se nacionaliteti i beri naften qe me dhenjen e Naftes Serbise.
    I nderuar Arben.
    Te ndalemi pak edhe tek origjina e ketyre ngjarjeve.!
    Berisha si komuniste qe ishte me ardhejne e demokracis u pozicionuar ne krahune Ballkomit dhe te Zogisteve. Origjina e ketyre dy organizatave eshte teper e komp[romentues ne interesat e kombit tone.
    Ahmet zogu erdhi ne pushtet me ndihmen e pashicit besoi qe ti e ke lexuar konventen Pashic-Ahmet Zoge.
    Belli Kombetar dhe Legaliteti dy forcat politike gjate luftes nacionalclirimtare u ben njesh me pushtuesit kunder luftes clirimtare dhe kunder aleances me te madhe te botes Anglo Amerikane dhe Rise.
    Pra edhe ketu kemi kete origjine. Krahu i djethte ne shqiperi eshte krahu qe gjithmo ka punuar kunder interesave te kombit tone.
    Berisha si pin joll i tyre po kerkon perdite e me shume fakte per tu shkeputur nga keto tashegfimni te baballarve te kombit pore fatkeqesishte duke kerkuar akte Ppatriotike” ai kerkon ti gjej perseri njelloi si ana ne lufte kunder interesave te atdheut tone.
    Keshtu Berisha u be penges.
    – Per Pajtimin ton kombetar.
    – I dha nafte Serbise.
    – I perndoqi luftetaret e UCK-se.
    – E cilsoi UCK organizat terroriste dhe Marksiste Leniniste.
    – Bente thirrje per mos firmosjen e Rambujes.
    – Ner Parlament nuk mori pjes ne dhenjen e votes per miaratimin e sulmeve te natos mbi serbine.
    – Solli jaNULLATESIN NE SHQIPERI DUKE HUMNBUR AUTOQEFALIN E KISHES ORTODOKSE SHQIPTARE.
    – Miratoi ligje qe favorizojne greqin per memorjalet e ushtarve greke ne tokat shqiptare, per hapjen e shkollave greke edhe atje ku nuk ka minoritet greke, i i favorizoi grekrit me censuesin per vetdeklarimin e kombesis dhe te fese i dha detin Greqise dhe per te gjitha keto nuk tregoi reciproritet per minoritetin tone ne Greqi..
    Te gjitha keto bejne qe e djathta shqiptare perseri te kthehet ne bazen fillestare te antikombetarizimi dhe per pasoje ajo nuk eshte ne gjendje ase te ndertoj demokraci ne shqiperi ase te zgjidhe ceshtjet nacionale ne hapesiren mbar shqiptare dhe per pasoje edhe te behet penges serioze per ceshtejn tone kombetare.
    Ndaj dhe me vjen ndot kure shume i fryjne ceshtejes se “nacionalizmit” te Berishes. Me duke dhe ashtu eshte qe i japim rendesi nje problemi qe ne te vertet ekziston ne te kunderten e tije. Ose nje bumerag per shqiptaret.

    1. kolonjari says:

      Z Aliu i selenices te respektoj per kurajon, QYQARE, qe akuzon te djathten shqipetare per tradheti Me siguri nuk perjashton nga kjo tradheti as fisin Vlora si te djathte O Ali qyqari mbete ne tezat e partis se punes,me siguri do kesh qene sekretar organizate Te kerkoj falie qe u mora pak kohe me ty k

  10. I B R A – im,zgjohu nga gjumi e meso shqip…IBRA-him

  11. gjeramadhi says:

    z. gazetar dhe ju komentues , Sala eshte trap i gjithe dhe trap nga mendja Sales ci thone serbet ne darke thote ai ne mengjes , ai eshte thjeshte nje korrak sic thote turkofagos , dhe e keqjq eshte se ai i thote me pike me presje nuk di ti zbukuroje pak , shpeller hesapi c pret nga nje njeri malok , ai do vetem nje koment ta rrezojme banden etij dhe ta izolojme ne parkun zoologjikne Nigeri

  12. I nderuar Kolonjar.!

    R djathta shqiptare nuk ka asnje merit ase ne luften nacional clirimtar ase ne ndertimin e demopkracise. Une nuk po flas per fis pore po flas per force politike . Brenda forcave te djathta ka pasur individe fise qe nuk jan pajtuar me keto tradhetira. Bile thone qe edhe Safet Butka kur mesoi se Bellistet kishin bere reprezalje kur moren drithin e populates ai vrau veten.Vrau veten se me se duket ketu tek ai kemi nje lindje te ndergjegjejes se vrare. Por keto jane nuk perfaqsojn vije politike. Vija politike e se djathtes ka qen gjithmon antikombetar se te bashkohesh me fazhizmin dhe Nazizmin do te thote te tradhetosh vendin tende. Po ashtu e djathta shqiptar me Berishen ne krye per 22 beri shume te keqija ketije populli. Qe une ti kam renditur me larte. Cila e djethte shqiptare denancoi vendimet politike antikombetare te Berishes.? Ne se din me thuaj. Individe me ndergjegje te vrare ke edhe ketu por ase keta nuk perbejn vije politike. Vija politike e Partis se djathte asnjeher nuk denancio ase dhenjen e naftes serbise dhe ase dhenjen e detit Greqise dhe ase dhenjen e shenaumit Serbis dhe ase dhenjev e vermoshit serbise, nga Ahmet Zogu dhe Sali Berisha. Une nuk e dije se si thua ti pore Parlemneti i njeneshem shqiptar raktifikon dhenjen e detit Greqise vcendim qe e hodhi poshte gjykata kushtetues e pra c`fare te thejmio tjeter.
    Ti o kolonjar me thua se te ka ngelur ora tek ishe PPSH. Jo mua nuk me ka ngeluir ora edhe unes si te gjith qytetaret shqiptar kemi pranuar heqjen dore nga drejtimi i nje force te vetme duke i hapur rruge pluralizmit politike. Pore kjo nuk do te tho qe me qe jemi ne demokraci dhe ne pluralizem neve u deshtka te shesim copa te Atedheut tone. Ne se PPSH nuk e ka ber nje gje te tille ajo duhet te rrespektohet, po tani qe e beri Partia Demokratike duhet te denancohet. Pse i dashur kolonjar nuk te thot Greku. “ O shqiptar ja ku i ke kufijt ne Abraki uredhero dhe merri tokat tuje si shte pore me te pa drejte po te thote me jepe edhe veriopirin se aty kam disa ngulkime greke dhe per pasoj eshte tok e imja.”
    E gjith kjo duhet pare ne kete kende te veshtrimit dhe jo tek nje fis fisi Vlora eshte i rrespektuar edhe perse eshte i djathte pore ate e ka mbytur politika hileqare e Ahmet Zogut dhe e Sali Berishes.
    Ju faleminderit
    Une kam kenaqesi qe merrem edhe me ty.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje