235 vjet më parë, me vdekjen e Zhan Zhak Rusoit, të birit të Suzanës dhe Isakut, me profesion filozof i jetës dhe së drejtës, mbaroi fryma dhe era e demokracisë së drejtpërdrejtë (apo pjesëmarrëse) duke i hapur rrugën përfundimisht në botën e qytetëruar demokracise me përfaqësues (apo parlamentarizmit), duke u mbështetur dhe bazuar në logjiken e fortë dhe të plotë perëndimore se:
1. Demokracia me përfaqësues vesh me pushtet ligjvënës një pakicë të zgjedhur profesionale, inteligjente, me përvojë dhe interes të veçantë në problemet politike. Demokracia e drejtpërdrejtë e shkrin dhe zëvendëson këtë pakicë me masat popullore;
2. Përfaqësuesit (deputetët) i kushtohen plotësisht (si detyrë e përditshme) procesit ligjvënës, kurse populli e ka të pamundur qoftë dhe fizikisht ta bëjë këtë;
3. Në krahasim me popullin, parlamenti ka mundësi më të mëdha tekniko-administrative për një shqyrtim më të matur, të qetë e profesional të projektligjeve;
4. Demokracia e drejtpërdrejtë “mund” të funksionojë vetëm në qytetet-shtete, me sipërfaqe dhe popullsi shumë të vogël. Dhe aty ekzistenca e një grupi të madh njerëzish, e nxitur dhe nga fjalime pasionante, është e papajtueshme me procesin e shqyrtimit dhe miratimit të ligjeve që bën parlamenti;
5. Demokracia me përfaqësues hap rrugën për integrimin politiko-ekonomik të vendit në shkallë rajonale e ndërkombëtare. Popujt, sado të emancipuar të jenë, nuk kanë mundësi të bisedojnë, diskutojnë e të merren vesh me njëri-tjetrin pa përfaqësues.
Por… 235 vjet më vonë, në zemër të Europës së integruar me demokraci, parlamentarizem dhe shtet ligjor, Sali Berisha, i biri i Sheqeres dhe i Ramës, me profesionin special doktor, që çon në takikardi demokracinë, do të zëvendësojë parlamentarizmin (demokracinë përfaqësuese) me populizmin e ideve të tij antikushtetuese, në procesin e ligjvënies në Shqipëri.
Pa “ngrënë” bukë e “pirë” ujë nga tryeza e konstitucionalistëve, që janë me shumicë në të majtë, të djathtë, në shoqërinë akademike e civile, jam i vetshtyrë (nuk kanë dorë as serbët, as greket, as Kasemi e as Mazllemi) të shpjegoj me Kushtetutën e Shqipërisë “miratimin” e tre projektligjeve sipas Saliut dhe procesit të tij “ligjvënës” pas qershorit 2013-të (po fitoi…).
Megjithëse germa a, pika 2, neni 81 i Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë, thotë se- “miratohen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit ligjet për organizimin dhe funksionimin e institucioneve”, për Saliun që “do” aq shumë Kushtetutën dhe demokracinë, pas 2013-ës (po fitoi….), Kuvendi do zhvishet nga detyra dhe e drejta e ligjvënies dhe kjo i kalon popullit referendar sovran.
Shkojmë me tej. Sipas pikës 1, neni 83 i Kushtetutës në fuqi –“Projektligji votohet tre herë: në parim, nen për nen dhe në tërësi”.
Këtu vjen e pamundura…
A e imagjinoni dot se sa here dhe si do t’i votoje “populli” referendar i Saliut tre projektligjet e integrimit?!
A votohen ligjet me votim të fshehtë?
Çfarë ndodh kur largqoftë, një pjese e popullit referendar do të amendojë ndonjë nen të projektligjeve ?
Si do t’i zgjidhe këto “Qoftëlargu” i qershorit të 2013-ës?
Referendumi i Saliut për miratimin e tre projektligjeve të “integrimit”, po të merret seriozisht, është një përpjekje e çmendur social-politike për ndryshimin e historisë së zhvillimit të shoqërisë dhe demokracisë.
Referendumi i Saliut për miratimin e tre projektligjeve të “integrimit”, po të merret seriozisht, është një greminë marramendëse që shpie veç në gjendjen e dhunës totale dhe tiranisë pakufi.
Dhe për merakun tim konstitucional, na u tha se kjo nismë është bazuar në piken 2 të nenit 150 të Kushtetutës, e cila thotë qartë: “Kuvendi, me propozimin e jo me pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit te Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum”.
Gjykata Kushtetuese, është e vërtetë që nuk ka të drejte të çmojë “rëndësinë e veçantë”, por nuk ka as forcën ligjore të barazojë NJE me TRE.
Arben, mundohesh kote ta shpjegosh sepse dita e zgjedhjeve eshte vete referendum..Po te besosh se c’fare llomotit akoma plaku matuf “me 1.000 deshe” do ishte bere “Rruga e Mendafshit te Leshit”…Tymnaja ne ajer Arben qe gazetaret dhe opinioni publik mos te flasin per ekonomine e rrenuar..
… dhe baca bahet
O Sali ma i bukri i shpendve!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/zogu-berisha.html
Analize shume profesionale dhe logjike. Sic vjedh votat ashtu do vjedh dhe referendumin nese do ta bej.Pune te cmendurish qe po na neverisin kte vend.
Po Prof. Asoc. Dr (se mos i kam ngrene hakun) Altin Shegani e daja i vet c’mendojne?! Apo po kujton me nostalgji dashurine e tij te pare, macoken lozonjare, qe mggjse e donte aq shume, e vari me tel pasi ia percelloi qimet te rezistenca e dhomes se godines 14 ne QS, vetem se e shkreta ia kish bere kaken te koka e krevatit..
Po referedumin per pleherat o analiste plehu pse po e kerkoni.
Lere Rusojin e mos permend emera nenash e baballaresh se nuk eshte normale .Por mesa duket nuk ke moral.Edhe per pleherat lejani parlamentit.
Apo parimet vlejne vetem kur ju intereson ju komunisteve
Mbase nuk do te beja koment (per te pergezuar po, Ben) por ca “urime” ketu ne fb, ne shoqerine time, qe i beheshin nje poeti tropojan, drejtor ne Radio Tirana me duket per “suksesin e 23 qershorit te PD-se”, po edhe “fakti i kryer” i gjoja organizimit te referendumit per tre projektligjet nga ana e SRB-it, perpos arsyetimeve per spostim vemendjeje nga problematika gangrenizuese qe i ka shkaktuar Shqiperise e çeshtjes kombetare ne teresi, eshte dhe nje provokim e shantazh i tipit alaSRB-ian, te cilin ne, “garda e vjeter” e PS-se (me kontribute Kastriotistesh te shporrur jashte radheve dhe ende, per fat te keq, ne trupin e rinovuar te partise)ia njohim shume mire, thene popullorce jemi regjur me të. Dhe, jo vetem ne. (Eh, sa studiues do te doktorojne per diabolizmin in extra te SRB-it, te pashembullt!?)
Hafijet e tij, te shperndare ne cdo qelize te shoqerise shqiptare me kryehafijen e rikthyer pas 12 vjtesh ne Shqiperi nga Kanadaja (pa asnje cope leter “virgjerie”), me bashkefajtorin e bashkepergjegjesin e B. Gazidedes, tashme kane tere informacionin e duhur, se “pranvera” ka ardhur tashme. e shporrjes se ZGJEDHES SE SRB-IT! Po nuk eshte si ato arabe, as si ato te islamikut te perbetuar SRB-it, QE I BINTE ME “DASH ARKIVOLI” dyerve te kryeministrise dhe “protestuesit” kishin aq arsenal armesh sa per 2-3 divizione. Asnje lule nuk do te keputet, asnje xham nuk do te thyhet, asnje plage me atdheut te shtrenjte.
23 qershori do te jete nje finale e “pranveres shqiptare”.
O Arben Isaraj, andej nga veriu i Shqiperise jetojne shqiptare te vertete. Bej nje vizite ne Kukes a Shkoder dhe kerkohu te falur per fjalet percmuese qe ke thene per veriun e Shqiperise. Pastaj na jep leksione demokracie si i diplomuar/specialist ne sistemin juridik komunist.
Mos u “lodh” kot o Arben se 23 qershori nuk e le Salen per referendium
Efektet e “TSUNAMIT” Grillo ketu ne Itali ne qershor “spostohen” ne Shqiperi, per kete te jesh i bindur edhe pse populli aty eshte “plagosur” keqas nga politikanet e atyshem(sigurisht te te dy krahve).
Ti Zeno,qe te dhjefsha emrin turk qe ke : Une jam ketej nga jugu dhe i bije sipas teje te mos jem “shqiptar i vertete”… E vetmja zgjidhje eshte qe ju shqipetaret e vertete si puna jote te mblidhni leckat dhe te shkoni andej nga keni ardhur dhe te na lini neve te paverteteve te rrojme ne dite te hallit ketu ne pjesen tone,se na jeni bere si morr bythe e s’po na ndaheni…Ky artikullshkruesi nuk shkruan asgje per verioret (pervec se per sal idjotin),por ti ke te drejte se me sa duket ai perfaqeson te gjithe ju “te vertetet”…Ikni or ne kullat tuaja te verteta te jetoni te lumtur,te beni sex me lopet e dhite tuaja te verteta,se keni 20 vjet qe na cani trapin neve te tjereve.Uuuussshhht andej nga keni ardhur…