Nuk është vërtet diçka e jashtëzakonshme, aq më tepër për ata që e njohin Kryeministrin shqiptar, i cili në të shpeshtë e përdor foltoren e mbledhjes së qeverisë apo të grupit parlamentar për të akuzuar kundërshtarë, rivalë apo qoftë edhe njerëz të thjeshtë që mendojnë ndryshe nga ai apo edhe gazetarë që flasin për të vërteta që nuk i pëlqejnë atij. E këtë radhë u bëra pjesë edhe unë, duke më renditur, duke më rreshtuar, duke më akuzuar si pjesë e një oborri politik, duke më bërë oborrtar të interesave të vogla a të mëdha qofshin. Kjo më bëri të qesh e të dëshpërohem njëkohësisht. Të qesh pasi unë jam gazetar e misioni im është të përballem me realitetin e me faktet që uturinë… por edhe të dëshpërohem e nervozohem njëkohësisht, sepse punën time e kam bërë gjithmonë me pastërtinë e ndershmërinë e një të riu që e do profesionin e tij, që e do vendin e tij, që kërkon ndryshimin, e ky ndryshim sigurisht nuk ka ngjyra… Ky është misioni im!
Kryeministri më ndoti edhe mua, duke harruar se nuk është në atë post për të gjuajtur me shashka gojore e as me thashetheme kafenesh e gazetash; nuk është kjo detyra e një njeriu në krye të qeverisë së vendit të tij.
Sepse…
A thua zoti Kryeministër shkollat ishin pjellë e fantazisë? A thua zoti Kryeministër se ata fëmijë ishin fantazma? Na e thoni ju zoti Kryeministër që keni kaq shumë informacion për gjendjen e tyre, siç thoni. Kam ëndje t’ju dëgjoj e ju lutem, fillojeni siç bëni shpesh “se një miku juaj ju tha që…”
Në fakt asnjë nga këto shkolla nuk ishte mbrapa Dajtit siç Ju thoni, por në bash të vendit në Vorë, në Pezë, në Librazhd, në Pogradec dhe Korçë… Nuk ishin katër fëmijë zoti Kryeministër, por shumë më shumë, vërtet shumë më shumë. Por edhe në qofshin katër zoti Kryeministër, ju a nuk jeni edhe Kryeministri i tyre? Nuk merrni taksa edhe nga prindërit e atyre fëmijëve? A është detyra juaj t’i ironizoni apo thjesht dhe vetëm t’u vini në ndihmë, të bëni diçka tjetër?
Në fakt zoti Kryeministër, mund të qëndroj këtu me ditë të tëra dhe t’Ju rendis shkolla në të gjithë vendin, e nëse doni edhe mund t’Ju shoqëroj për t’Jua treguar ku edhe si janë… në ç’gjendje ndodhen për të parë se asgjë nuk është pjellë e fantazisë sime… por e fakteve, se faktet nuk krijohen, nuk ndryshohen, janë fakte pa ngjyrë e kahe politike.
Është faji im zoti Kryeministër se shkollat në të gjithë Dukagjinin po bien përdhe? Lekaj, Abat, Theth, Gimaj janë katër fshatra ku fëmijët mësojnë si në Mesjetë. Është faji im zoti Kryeministër se në Kuç të Vorës shkolla po rrëzohet? Është faji im zoti Kryeministër që në Gjysylkan të Tiranës dy shkollat nuk janë larg godinave mesjetare?
Është faji im zoti Kryeministër që në Xhyrë të Librazhdit fëmijët ndjekin orët në një shtëpi private? Është faji im zoti Kryeministër që në Drithas të Korçës bëjnë mësim në një lokal? Po në Radokal të Pogradecit?
A mendoni ju zoti Kryeministër se është faji i gazetarit që shkolla në Butkë të Kolonjës mezi mbahet në këmbë. Po në Milec? Po në Starje? Po në Kreshpan? Po në Prodan? Po në Leshnjë? Po në Sanjollas? Po në Skorovodë? Në Mashkullorë? Po në Janjar, ku fëmijët detyrohen të shkojnë të mësojnë në Greqi? Apo në Boboshticë, ku shkolla ka rënë dhe fëmijët shkojnë tek ajo greke “Omiros”?
Në Bruzallë, zoti Kryeministër, në breg të ujëmbledhësit të Bovillës nuk ka shkollë fare dhe fëmijët po bëhen analfabetë?
Sa duhet t’Ju rreshtoj zoti Kryeministër? Ma thoni ju, ju lutem, ju dhe ministri juaj.
Profesioni im është gazetar! Këto janë fakte, jo montime, këto janë të vërteta që nuk i bëj unë e askush tjetër… e që Ju ftoj të shkojmë t’i shohim bashkë!
Zoti Kryeministër, fshati Val i Martaneshit ka 6 vjet pa drita. Zoti Kryeministër, fshati Curraj i Epërm në Tropojë ka 15 vjet pa drita. Zoti Kryeministër, Bulqiza është pushtuar nga mafia dhe minatorët janë kthyer në skllevër modernë, duke dhënë jetën për një kafshatë bukë. Zoti Kryeministër, fusha e Korçës po hedh të gjitha produktet bujqësore. Zoti Kryeministër, monumentet e kulturës po zhduken një e nga një.
Zoti Kryeministër, në hyrje të kalasë së Krujës po ngrihet një hotel. Zoti Kryeministër, në Polis të Elbasanit banorët s’kanë urë dhe e kalojnë lumin ashtu si në pesë fshatra të Memaliajit me një litar varur në ajër.
Zoti Kryeministër, në Shën Gjergj bandat po bëjnë kërdinë duke djegur shtëpitë e terrorizuar banorët. Zoti Kryeministër, Lura po vdes, pyjet e Gërmenjit po ashtu, ato të Dardhës, të Vithkuqit, të Matit, të Bulqizës, të Dibrës.
Zoti Kryeministër, Dangëllia është izoluar nga mungesa e rrugës e bashkë me të edhe Frashëri i vëllezërve të mëdhenj. Zoti Kryeministër, në Vermosh, 7 muaj banorët jetojnë vetëm me Malin e Zi. Zoti Kryeministër, Labëria po vdes se nuk ka një rrugë që ta lidhë me bregdetin. Zoti Kryeministër, Saranda po jep shpirt nga ndërtimet. Zoti Kryeministër, ndotja po shpërthen gjithanësh.
Zoti Kryeministër, Topojani i famshëm, ku ju thoni se janë kthyer njerëz, po mpaket nga varfëria. Zoti Kryeministër, Nimça po vdes nga uraniumi i kohës së komunizmit. Zoti Kryeministër, në Moglicë dëmtimi i rrugës ka izoluar fshatra të tërë. Zoti Kryeministër, aksi kombëtar Berat-Memaliaj-Përmet ka marrë fund e bashkë me të edhe banorët e këtyre zonave. Zoti Kryeministër, në Kus pak tej kilometrit të 28, skamja po këlthet.
Zoti Kryeministër, në Porto Romano njerëzit po jetojnë me atë që mbledhin në mbeturina. Zoti Kryeministër, Borshi s’ka marrë asnjë investim. Zoti Kryeministër, shtëpia e Avni Rustemit, e Gjergj Fishtës, e Mic Sokolit, e Pashko Vasës, e Bajram Currit janë çarë gjithanësh. Zoti Kryeministër, shkatërrimi i shtretërve të lumenjve ka shkaktuar erozion në zona të ndryshme bregdetare, çfarë ka sjellë përpirjen e tokave dhe rrjedhimisht zvogëlimin e Shqipërisë. Zoti Kryeministër, gjysma e Thethit s’ka energji elektrike dhe mbahet vetëm me gjenerator. Zoti Kryeministër, Romët në Gjirokastër kanë mbetur jashtë tokave të tyre. Zoti Kryeministër në Libohovë një “i fortë” ka rrethuar kalanë e Shanishasë.
Zoti Kryeministër, Kurbneshi i Mirditës po lëngon nga pamundësia. Zoti Kryeministër, Memaliaj ka shifra rekord papunësie. Zoti Kryeministër, Ura Vajgurore, Kruja, Shpella e Pëllumbasit dhe ajo e Lepenicës, monumente kulture, po shkatërrohen nga shpërthimet e guroreve. Zoti Kryeministër, Berati po vdes nga mosinvestimi – Gorica, Mangalemi dhe lagjja Kala janë drejt braktisjes së plotë.
Zoti Kryeministër, godina e Kongresit të Lushnjës që Ju reklamuat aq shumë vetëm pak ditë më parë, po bie. Zoti Kryeministër, bregdeti i Fierit është i pafrekuentueshëm nga ndotja me naftën që vjen nga Patos-Marinza.
Zoti Kryeministër, Ormani i Korçës hodhi sivjet gjithë prodhimin se rruga që e lidh me Sheqerasin dhe rrugën nacionale është rrënuar. Zoti Kryeministër, Albanopolisi, qyteti antik në Fushë-Krujë, po zhytet nën tokë nga erozioni dhe rrethimet e banorëve. Zoti Kryeministër, shtëpia e Çerçiz dhe Bajo Topullit në Gjirokastër s’ka marrë as edhe një gram investim.
Në Zerec të Moglicës, zoti Kryeministër, faturat e energjisë fillojnë nga 100 000 në 600 000 lekë për shtëpi majë malit, në Pogradec dhe Shkodër liqenet thuajse nuk kanë me koran dhe krap, zoti Kryeministër, nga gjuetia e paligjshme. Në Shishtavec, në Krumë e kudo në Kukës e Tropojë jetojnë në skamje gjithë të gjymtuarit e minave të luftës së Kosovës.
Zoti Kryeministër, në Okshtun të Ostrenit ka gati 100 votues, por aty nuk jeton asnjë njeri, tokat e Podgories e Sheqerasit, Libonikut, Koritës po rikthehen në këneta, zoti Kryeministër, qyteti antik i Klosit në Mallakastër po shuhet, zoti Kryeministër, kalaja e Shën Triadhës nuk ekziston më zoti Kryeministër.
Manastiret e Vithkuqit e ato të Voskopojës po bien zoti Kryeministër, e po ashtu xhamitë shekullore të Delvinës, Elbasanit dhe Borshit, zoti Kryeministër. Në Kalimash banorët e këtij fshati po vdesin në galeritë ilegale të kromit, zoti Kryeministër. Prespa e vogël po zhduket nga keqmenaxhimi ashtu siç po firojnë pyjet e Prespës se Madhe. Zoti Kryeministër, peshkatarët në Sarandë po kërcënohen nga autoritetet greke që i detyrojnë të respektojnë kufirin detar të paktit tuaj e të hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese… e në fund zoti Kryeministër në Viçidol keni premtuar rrugën e bjeshkëve dhe ajo ende nuk është bërë…
Sa të tjera duhet të rendis zoti Kryeministër? Apo edhe këto kanë ngjyrime politike?
Më lejoni t’Ju them se keni bërë thjesht një gabim. Unë nuk jam, nuk kam qenë e nuk do të jem kurrë nga ata lyrashë që vërtiten rreth jush apo dikujt tjetër për të lëpirë një kockë. Gjithçka e kam ndërtuar vetë duke vajtur në gjithë këto zona që Ju kërkoni t’i vishni me fanella partish.
Unë nuk kam frikë të shkruaj për të vërtetën. Ndershmëria ma ka bërë këtë favor, të mos kem frikë nga asgjë dhe asnjë njeri.
Unë s’kam paragjykime si Ju zoti Kryeministër. Nuk i shoh njerëzit me flamuj politikë qofshin të kuq, blu, të verdhë apo jeshilë. Për mua nuk ka socialistë, demokratë, komunistë apo ballistë, por ka shqiptare dhe shqiptarë që kanë nevojë për një vend më të zhvilluar, për një vend më të sigurt; për një vend të integruar në Bashkimin Europian, ku demokratë, socialistë, republikanë, socialdemokratë etj., nuk janë armiq, nuk janë të ndarë, sepse demokracia është një sistem vlerash, ligjesh e institucionesh që ndihmon gjithë shoqërinë të ecë përpara.
Të qëndrosh në opozitë është themeli i një gazetarie të shëndoshë, e një gazetarie të vërtetë, e një gazetarie jo të mbështetur te servilizmi siç bëjnë ata që vërtiten rreth pushtetit e më pas tundin flamurin e pavarësisë. Unë s’jam si ata e s’kam për të qenë kurrë. Unë s’jam nga ai soj që ka ndyer e ndyen të tjerët me fjalë, me vepra, me para mbi e nën tryezë.
Jam vetëm 31 vjeç, e duke qenë se nuk më akuzuat dot si komunist, më akuzuat si oborrtar, por keni harruar ndoshta se unë s’kam qenë kurrë në pushtet, s’kam qenë kurrë i lidhur me skandale, s’kam qenë kurrë i ngjyer askurrkund e nga askush.
Unë jam thjesht gazetar apo ndryshe lajmëtar i së vërtetës. Unë e dua vendin tim, ndaj jam gazetar i fjalës së lirë dhe i tillë do të mbetem. Sepse e dua këtë profesion, sepse besoj te liria e fjalës.
Duke kërkuar ndjesë për kohën që Ju mora nga koha Juaj e çmuar… Ju lutem, tani niseni sërish rrëfimin tuaj me “një miku im më tha…”
Si gazetar, thjesht me mirësjellje, do t’ju lutesha… Bëni Kryeministrin, zoti Kryeministër!
*SHQIP
revolucion, vetem revolucion kunder kermes S-halè, kunder perbindeshit te popullit shqiptar.. ky kafshe e ndyre shpellare po na zhduk si komb..!! duhet bere dicka me patjeter..!!
Marin vellai!
–Vazhdo punen dhe mos u merr me idjotin.Ai kerkon te beje diversion ne cdo moment dhe per cdo gje.
-Po te ishte ne rregull,nuk do e trajtonte qofte edhe ate fshatin prapa Dajtit,sikur te ishte prapa diellit!
PUNE IDJOTASH!
TI MARIN JE NJË YLL, Salih shpellari është një KRIMINEL dhe do të ketë fundin e një krimineli.
Te lumte o Vlla
Bravo Marin!
Edhe une desha ti them bravo, por asaj bravoje te stermadhe qe i ka dhene i madhi QOSJA, nuk mund ti afrohem.
Per sa shkruan me lart Mema, une do ta quaja nje proze-poezi-tragjike te ketij realiteti skandaloz te vendit tone nen sundimin e antishqiptarit.
Brilante ,je një vlerë e padiskutushme e gazetarisë dhe e rinisë sonë ashtu siç duhej të ishte gjenerata juaj.Shqipërin mund dhe duhet ta ringjallni Ju ,zoti gazetar.Ju lumtë .Jeni bërë shumë i bezdisur për kryeministrin dhe rrethin e tij por i admirushëm për popullin.
Keni mbështetjen e popullit dhe njerëzve të mirë.Suksese dhe asnjë dekurajim nga sulmet nga kushdo.
Nje shkrim realist e perfekt,te lumte Marin!
** BRAVO **
Zoti Marin Mema vazhdoni profesionin tuaj ashtu si e keni nisur sepse atdheut i duhen njerëzit si Ju, gazetarë e jo servilë, njerëz e jo shpellarë.
marin ke shume te drejte po lum si ju qe flisni lirshem se punoni te pa varur se te punosh ne administrate shteterore eshte shume me zarar se ngelesh pa pune.Pajtohem me artikullin ten ne gjithcka po njerzit jane te trembur dhe e kane te veshtire te reagojne.
E bukur,”Bëni kryeministrin zoti kryeministër!”
Te vetmen gje qe Kryeministri nuk ben.
Rrespekt Marin Mema,je engjellor,e kalon kufirin e miresjelljes.
Perball fotos se Zotitit Marin Mema duhet te ishte vendosur ajo e Kryeministrit.
Marin bravo te qofte per profesionalizmin dhe kurajon.Do me per belulin o sale
Bravo o Marin trimi,Bravo o Marin patrioti,Bravo o Marin gazetari,Bravo o Marin shqiptari!Ne rrugen tende ti do te pershendes nje Shqiperi e tere,rruga e Saliut eshte plot ankth,i veshur me kemisha antiplumb dhe i rrethuar nga nje tufe servila dhe zagare!Ehuuuu sa ndryshim keni.Ate neser mund ta shohish si nje Mubarak,ti do shkruash per Mubaraket dhe Mubarakun!
ZOTI KRYEMINISTER ,ty nuk te vume ne kryeminister ,vete u vure e per aresyet qe kam renditur ne kete artikull dikush te ka caktuar si detyre qe ti lesh te ndodhin ,jo ti parandalosh si kryeminister ,perkundrazi e te pergezon per kete sepse ato forca qe te mbeshtesin ty zoti kryeminister te mbeshtesin pikerisht per kete aresye ,qe ta lesh Shqiperine te katandiset ashtu sic eshte katandisur ,e zvarre zvarre ta shperbesh fare sepse cdo gje qe nis e ka nje fund nese nuk ndalohet e per ju zoti kryeminister fundi eshte atehere kur shikon se pushteti po te rreshket nga duart e sic po del gjithnje e me qarte i drejtohesh krimit te organizuar biles edhe atij te rruges qe te ndihmoje me c’do kusht te qendrowh ne ate karrige zoti kryeminister edhe sikur gjysma e shqipetareve te shkohen ne sater . ZOTI KRYEMINISTER po e shohim perdite sa hapur po provokon per sherr ne menyre qe te ringjallesh 97en ,aty ku te ka mbetur ora e kerkon te rivendosesh”dinjitetin”e neperkembur por ky popull ,sado i hallakatur e mendjeprishur nuk do ta jape kete kenaqesi,do veje te votoje urte e bute e pervec atyre votave qe do ti vjedhesh e ne do ti leme ti vjedhesh nuk do votoje asnjeri per ju! (I shume respektuari Marin Mema,te me falni qe po shtoj 2 paragrafe ne shkrimin tuaj te persosur,miqesisht keshilloj te mos rrini pa u perfshire ne nje nga partite opozitare per te kontribuar ne rrezimin e ketij pushteti mafioz)
Nje BRAVOOOOOOOOOO te shendoshe.Poshte armiku me i eger e dinaku i paskurpull i popullit shqiptar dhe Shqiperise,Sali Ram Berisha.Do zoti ta shikojme ne bangen e drejtesise.Per drejtesi dhe jo per hakmarrje.
RESPEKT RESPEKT PER DJALOSHIN MEMA GAZETARIN E GUZIMSHEM,QE CDO PELLEMBE TE SHQIPERISE E KA PARE AI DHE E KANE PARE TE GJITHE ATA QE SHIKOJNE NUK E KANE DEGJUAR E PARE ATA QE NE MENDIEN E TYRE ,CDO GJE QE BEJNE E KETHEJNE NE EROIZEM ,saliu kjo kafshe me fytyre njeriu,qe renjet e tij te gjakosura i ka ngulur rhelle ne toke,si drakula qe ngopej me krime dhe gjak,duke i ngulur njerezit neper hunj,se keshtu kenaqej e ngopej.ky drakula sali e e ka cuar vendin ne nje skamie te pa pare ku si ngul njerezit ne hunj qe te vdesin shpejt ky kenaqet dhe e quan aritie te maddhe kur shume familie skane buk thate QE TU JAPIN femijeve,ku femijet skane ngrofie as corape per te genjyer te ftohtin,marini ka treguar realitetin ,vertetesine,vuajtiet me pak fjale realitetin e shqiperise qe ka ulur koken dhe me eshtie duket sikur pranon ato qe thote plaku i pa ngopur,ai nuk mund ta leshoi shqiperine ,atij tani i duket vetia si zogolli mbret pa kurore dhe pushtetin e ka te perjeteshem,nga ky drakula yyne duhet kujdes,ai per pushtet e para te vret pa ju dridhur dora dhe del pa faj,MARIN NE RADHE TE PARE DUHET TE RUHESH SHUME NGA PINOKU I CILI NATEN TE VRET E DITEN TE QAN; ki o djale kujdes se ai ka lene shume femije pa prinder,keshtu si ti duhet te jene te tere,BRAVO DHE KUJDES,
Marin, te pergezoj per punen qe ben per ti treguar gjerat siç jane por me keqeardhje duhet te te them se eshte e kote.Me keq do te behet.Kryeministri do ta marre edhe nje mandat te trete me votat e atyre zona qe ti ke permendur ne shkrimin tend brilant.Eshte paradoks i madh por keshtu eshte.Por edhe sikur te ndodhe mrekullia dhe ai te humbase prape eshte e kote, tashme ndergjegja dhe zhvillimi arsimor e kulturor i te gjithe shqiptareve iu ngjan fiks pershkrimeve tuaja per shtepite muze dhe per kalate anembane Shqiperise.
zz. Marin
ne shqip ,sipas mendjes sime ka nje shprehje te cilen e respektoj:
mos u perkul
Pergjigje e denje ndaj perçudnimit te pakufijte te fjales dhe te funksionit te kryeministrit, qe ne vazhdimesi ka bere Sali Berisha.
Kur e pyeten plakun e zgjuar,ne e dime qe do te vdesesh i deshperuar nga gjithe ky mjerim qe te ka ndjekur terre jeten.Plaku ju tha…..
Do te vdes i gezuar,nga fara e mjerimit tim qe mbolla,shikoj qe kane
mbire filiza ,per te djegur mjerimin,do te vdes dhe ne var do te me
percjellin keta qe kane mbire. Pershendetje o artikull shkrus
Mire ja ke nxire Marin. Po nuk duhej ti thoje te bente kryeministrin.
Ti thuash BEJ FALLXHORIN zoti Berisha…!!!
Bravo Marin,….vazhdo rrugen qe ke nisur se ketyre “kermave” politike po ju vjen era dhe shpejt do ti qerohen nga syte ketij populli. Programi qe ju realizoni eshte nga programet me “pikatore” qe ja vlen te shohesh ne TV tona. Shqiperia e Kryeministrit nuk ka te beje me Shqiperine tone, ajo eshte e ngulitur ne mendjen e tij te mplakur dhe nuk shkon me tej se tek oborri dhe pasurite e Xenit e te Gites…..edhe nje here NJE BRAVO ME TE MADHE!!!
Marin je nder gazetaret me te talentuar te brezit tend,sharjet e atij njeriu qe na ka rene per hise ta kemi kryeminister ju vetem ju rrisin vlerat si nje gazetar i vertet i pakompromis me askend por vetem ne anen e publikut qe ju vlereson shume dhe ju ndjek me kenaqesi. Suksese ne punen punen tuaj te shejte,
RESPEKTTT JE I MADH MARIN MEMA…
Marin i kam ndjekur gati te gjithe emisionet e tua jane njeri me domethenes se tjetri. dhe ky artikull eshte i mrekullushem, do me pelqente qe ju si nje nga te paktet personazh realist,kritik i vertet dhe pozitiv te krijonit nje parti duke marre shembull nga ajo e movimento 5 stelle ne itali. flm
Ketij vendi nuk i duhen Patriotet,gazetaret e se vertetes,profesionistet e afte,te rinjte e talentuar pasi ju prishin pune Pushtetareve hajdute e vrases dhe lukunise se hienave qe u shkojne nga pas duke djegur e rrenuar c’do gje, qe nga pasurite ekonomike e deri te ato kulturore dhe natrore te ketij vendi.Ky ka qene pushteti me vandal qe ka njohur historia e ketij vendi pas valeve te barbareve dhe pushtuesve Osmane.
Mos e rruaj
Po te mos kish gazetare sahanlepires
dhe popull frikacak s do ishim keshtu
He mo Sali kerma cdo na thuash!
Fol te kajte derri Lirine!
BRAVO Z,MEMA.Nuk e di a more kohen e duhur per ti rrjeshtuar te gjitha cfare te kane pare syte,ose me mire cfare na ke treguar per ralitetin e rrenuar dhe skllaverine e shqiperise.Jam i sigurt qe nuk i ke thene te gjitha.Megjithate respekte juve dhe detyres tuaj si gazetar,edhe pse nje VRASESI nuk i pelqen.Me vjen mire qe ne tirane nuk ka shume plera si fevziu.
Marin Mema eshte sot njeriu i shqiptareve , eshte njeriu i njerezve te ndershem !!!!!! Une jam dakort me nje parashkrues Marini duhet te themeloje nje levizje te tijen !!!
Z.MemaSali Berisha po vazhdon te zbatoje planin qe i eshte dhenete tregoje ne bote se shqiptaret nuk jane ne gjendje te bejne shtet. Mos tju duket cudi kjo, koha do ta vertetoje kete. per carsye nuk hapen dosjet?
z.Marin,je i paarritshem,je nje yll ne qiellin e erret te qeverritarit s.berisha.Nuk mundet te kete njeri ne kete vend qe te kundershtoje keto fakte shume te verteta.Dikur para votimeve te majit 2011 kam debatuar me ne kehilltar te komunes se Markatit ne rrethin e sarandes,perse qeveerisja vendore atje nuk krijon kushtet qe fmijet e janjarit xxhe jo vetem ,por edhe te markatit ninatit etj shojne dhe mesojne ne gumenice/ dhe ne nje kohe kur kete komune e administron partia e camerve.njemije here falenderime z.MARIN.
Te lumte more djale,hallall qumshti i nenes.Ajo duhet te jete krenare me ty.Je djale i zgjuar,modest,punetor,i sakrifices,patriot dhe penen e ke te mire.Ka djem si ty plot…por duan pak kurajo dhe ti je nje pishtar per t’o.Te falenderoj dhe te puth ne balle.Durimi yt per t’ja renditur ato qe ke pare e perjetuar,eshte i admirueshem.
TE LUMTE MARIN .TEK E LEXOJA SHRIMIN SYTE E MENDJES SIME LEVIZNIN NE TERE ATO ZONA ME DHIMBJE NE SHPIRT ,ME LOT NE SY PER ATO QE MENDJA IME I PA SOT TE GJITHA SE BASHKU NE SHKRIMIN TEND. NE TE NJEJTIN CAST FERFYTYROVA VITET E MIJA JETEN TIME QYTETIN TIM .,FSHATIN TIM , KU PUNOVA SI MJEKE PER TE DEPISTUAR SHUME FEMIJE NEPER FSHATRAT EDHE ATO ME TE THELLAT, E KUDO ME PRISTE DOKTORI,INFERMIERI MESUESI I FSHATIT ,GUXHINJERJA E MENCES,KRYETARI I KOOPERATIVES,ME BUZEQESHJE ,ME FEMIJE TE QESHUR TE SHENDETSHEM,TE BUKUR SI DRITA.SOT KUR UNE QE I JETOVA ATO VITE PYES VEHTEN A QENE ATO ENDRA ? , JO S’ISHIN ENDRA ISHIN SHUME VITE QE AJO JETE KA EGZISTUAR.(mjaftonte te ngrija doren ne mes te rruges e i pari shofer ndalonte per te cuar mjeken opo mesuesen e fshatit ne shtepi pa i ndodhur as edhe nje incident me i vogel me nje pasteri ne shpirt e respect per punene e sejcilit .) SHPRESONIM SE DO TE RREGULLOHESHIN EDHE GJERAT E TJERA . POR CDO GJE U KETHYE PERMBYS. NJE SHKATERIM TE TILLE MUND TA BEJE VETEM DJALLI.
SHPRESAT RILINDIN KUR KA DJEM NENASH SI TY . . TE UROJ NGA ZEMRA MIRESI ,E JETEGJATESI .E DI QE KA SHUME DJEM SI TY ,BASHKOHUNI TE JENI TE SIGUTE KUNDER KESAJ TE KEQE TE MADHE QE NA KA ZENE PER FYTI E PO HAME NJERI TJETRIN .
Pergezimet (edhe te miat nga me te sinqertat, madje duke te falenderuar per kurajon qe na jep)i kane dhene paraardhesit.
Do te gjykoja:
Hidhini te gjitha ne nje CD dhe cojani ne tryeze kufomes ministrore te MASH-it, veterinerit a zooteknikut M. Fuga, nje cerdhe tjeter me nje korrupsion katastrofik ne te gjithe shkallet nga ai deri poshte te nje drejtues shkolle “ushtar i mire i SRB-it”; ne UNICEF, OKB, ne te gjitha organizmat nderkombetare. Edhe “SOS” arsimi shqiptar po te lajmohet s’do te ishte keq. Kur mendon edhe 60 e ca universitetet, ose sic i thone me bukur “fabrikat e injorances”.
Mjaft u moren kineastet e huaj ekzotike me virgjinat shqiptare, me hakmarrjen e tema te tjera, qe i joshin do kallauze shqiptare paraxhinj, qe duan tema te vecanta e “universale” (per xhepat e tyre e sherbimet extra qe i kryejne pushtetit te SRB-it). Se me keto te dytet e kisha me shume, me karremxhinjte.
Tabllote e arsimit shqiptar i duhen bere te njohur cdo organizme qe mbron te drejat e femijeve e te rinjve, mu ne mes te Evropes pamje te tilla mesjetare, si ne xhunglat e Afrikes a te Amazones.
Dhe, te mendosh se kur iu dorezuan celesat e pushtetit SRB-it ne 1992 kishte nje rrjet shkollash ne te gjithe vendin. Madje, madje, njehere entuziasti Mehmet Elezi (lezeti, perdoret me rendom) dikur pat shkruar per nje fshat ne Tropopje, ndoshta Klisyre, ku per 16 nxenes (nese e mbaj mend mire) kishte nje trupe pedagogjike dhe shkolla funksionte normalisht ne maje te malit, ne fshat i shmangur nga qendrat e tjera te banuara.
Gjendja e arsimit shqiptar eshte per t’u vajtuar ne te gjitha drejtimet. Kjo eshte nje nga “veprat” e SRB-it, i cili tashti, pas 22 vjetesh, do te shperdore edhe flamurin tone kombetar, duke e kthyer ne flamur te fushates se tij elektorale per mbijetese, po tashme rrugen e ka marre per Janine, njehere e pergjithmone, nga kjo enderr e keqe qe perjetoi populli yne ne thundrren e SRB-it.
Te faleminderit Marin,per gjithe cme ke dhene me emisionin tend dritherues,”Shqiperia tjeter”.Per mua je Rilindes mirefilli.
Sa per brekedhjerin,,,,PFFFFFFFFF,,,,ti je qelibar para popullit tend dhe perfeksionist ne detyren tende.
Me keto qe ke shkruajtur te mbush mendjen se e do vendin tend dhe te dhimbset.Te uroj shendet dhe jete te gjate qe te zevendesosh keto qelbesira qe po na ndotin emrin dhe vendin.Keshtu kam menduar dhe mendoj dhe une por keta te poshter na degdisen nga trojet tona qe te sundojne si sulltane Keta te poshter meritojne gjithshka te keqe qe te shkon mendja.Njerez si ty i duhen Shqiperise.Te uroj jete e shendet dhe bej sa me shume shoke si vetja.
E mor djalosh! Me vjen keq qe lodhesh? Kemi qene edhe ne te rinj, e jemi ngritur kunder diktaturave, them diktaturave sepse une u ngrita jo vetem kunder komunizmit por edhe diktatures se Sali Berishes i cili vetem nje muaj me pas filloj istalimin e diktatures “antikomuniste”. Tani kam kenaqesine e madhe qe Ju jetoni ne diktature e mafie, kurse Une “shqiperi te kam dhjere, nuk do te behesh asnjehere”
MARIN VLLAQKO VAZHDO PUNEN SI DERI TANI.
MOS HUMB KOHE ME KRYEMINISTRIN SEPSE AI MUND TE JETE QDO GJE PERVEQ SE SHQIPETARE DHE KRYEMINISTER.
TE UROJ SHENDET DHE SUKSESE.
Ky shkrim mjafton per te rrezuar nje qeveri. Por nje qeveri qe ka sadopak dinjitet,nje kryeminister qe ka sadopak burreri…
Marin,ke kohe qe je bere shembulli numer nje per gjithe gazetaret dhe te rinjte shqiptar. Te tjere do te vijne pas. Por ti je i pari. Zotat qe e duan Shqiperine te sollen me kete mision. Jemi te gjithe krenare per ty. Bekuar qofshin prinderit qe te rriten, bekuar ajo nene qe te mekoi dashurine per njerezit dhe atdhedashurine.
Hallall te qofte o Marin Mema, hallall te qofte per ate shpirt te forte qe te mban ne kembe e na ben edhe neve te te adhurojme si pak njerez. respekte per ty vella
Zoti Mema ke mbeshtetjen e gjithe njerzeve te ndershem qe e duan ate vend.Nuk kam fatin te shohe emisionin tuaj,por kjo thirje qe i beni ju sot kermes te politikes Shqiptare na ka bere te mos e humbim Shpresen se ka djem Shqiperia te ndershem dhe profesionist qe kane zgjedhur te jetojne me pune te ndershme e jo duke marre jete njerezish per te bere pasuri te pa merituar.Panorama qe i beni ju vendit eshte e dhimshme ,nuk kishte si te ndodhte ndryshe pasi shembi ushtrine ,mjekesine ,bujqesine tani ne fund po na shemb dhe identitetin ,prandaj dhe çirret per nacionalizmin kerma siç themi ne labet kerkon te laj m……me shurre.Ju keni zgjedhur te jeni lajmetare i se vertetes dhe per kete do te jeni gjithmone i nderuar.
Faleminderit per sherbimin qe i beni atdheut tone te shtrenjte.Qofsh gjithmone i nderuar.
Krenar per Patriotin MARIN MEMA ;Krenar per te VERTETETN DHE VETEM TE VERTETEN E HIDHUR SHQIPETARE QE PO HA SHQIPETARET E VERTETE
Marin nuk ja vlen te merresh me nje qenie shpellare te shpifur dhe pa vlera, ti je nje person qe i ke sherbyer dhe do ti sherbesh ketij vendi , kurse ai eshte nje qenie e shpifur qe ka shkaterruar , ka vrare,e ka prere, kete vend dhe kete popull, ky eshte ndryshimi, respekt per ju.
…”Nuk i shoh njerëzit me flamuj politikë qofshin të kuq, blu, të verdhë apo jeshilë. Për mua nuk ka socialistë, demokratë, komunistë apo ballistë, por ka shqiptare dhe shqiptarë që kanë nevojë për një vend më të zhvilluar, për një vend më të sigurt; për një vend të integruar në Bashkimin Europian, ku demokratë, socialistë, republikanë, socialdemokratë etj., nuk janë armiq, nuk janë të ndarë, sepse demokracia është një sistem vlerash, ligjesh e institucionesh që ndihmon gjithë shoqërinë të ecë përpara””…
Bravo Marin! Sikur 10% e te rinjve te mendonin si ti, ai vend nuk do te ishte ky qe eshte sot
Zoti te bekofte more djale. Te dhente hir dhe urtesi qe te mund te perballesh me horra te tille. Respekte.
Ne ka dicka qe ia vlen te shikohet ne TV tona, eshte emisioni i ketij njeriu ne TOP CHANNEL. Eshte e vemtja gje e vertete e SHQIPERISE sone te rreme.
Faleminderit Marin, qe po flet ne emer te te gjithe Shqiptareve(perfshi dhe mua) qe flene gjume
NJe BRAVO super te madhe
Doja te shtoja dhe dicka tjeter…
Eshte i vetmi shkrim qe une kam lexuar gjate gjithe jetes time, per te cilin te gjithe komentuesit jane ne nje mendje dhe thone vetem “BRAVO” … ?
bravo po sjell rilindjen e domosdoshme per gjithe shqiptaret,jeni bere forca pararoje e rinise ,je trim,shqiptar i vertet,te tak0on qe ta besh rilinjen ne krye te mases dhe tu tregosh se shqiparizma i ka rrenjet tek vetveja.po them si moshuar qe nuk e njohim rinin dhe forcen e saj shpetyese.nje mije here bravo dhe pena tu befte flamuri shqipaar.
Marin Mema je nga gazetaret me te mire qe ka shqiperia.ky vend ka nevoje per gazetare si ju dhe jo si ai Fevzoziu qe i ben fresk nga poshte lart te gjitha qeverive.
Marini duhet te prije nje levizje qytetare . nje lloj revolucioni vlerash kunder maskarenjeve qe drejtojnesot politiken !!!
E trishtueshme por mese e vertete. Perngjan si nje vazhdim i “POEMA E MJERIMIT” te Migjenit. Duhet shumfishuar e te varet ne muret e te gjitha institucioneve.