Sondazhi sipas dëshirës

5 Mars 2013, 18:34Blog TEMA

*Sondazhi KananiKolaKukunjadheDoravokati.com për kandidatët dhe 120 mijë vota për çerek ore, 35 mijë poke, 50 mijë ftesa për FarmVille, 5 qese me qumësht të pastër, 4 hugs me Tan Gjergjin, 5 receta nga Kol Balla, 20 kushërinj të zhgënjyer nga Ukrahina të Çim Pekës, të Bleona Qeretit, Rihanës dhe Tit Vasilit.

Nga Andi Kananaj

 

Pasi e deklarojmë që votuam edhe vet për Dashnor Sulën, Fahri Balliun dhe Eduart Selamin në qarkun e Elbasanit,mbasi i bomë pytje vehtes për Rahim Çotën, Zyhdi Hidën dhe Arben Imamin ( aktori elegant që rrahu një rus pijanec të lezetçëm) u hodhëm nga lista tjetër dhe pamë që donim të votonim me çdo kusht për Agim Lekën, Damian Gjiknurin, Skënder Hasa dhe Çim Hysa (zejm be që nuk janë kushërinj pavarësisht ngjashmërisë së emrave,fotos në fejsbuk dhe statuseve me gabime drejtshkrimore Te Uitteri ). Më tej si kaproj u hodhëm në Kukës ku pamë me kënaqësi që PS-ja kishte 83 për qind kurse PD-ja 82 vota. Këtu votuam të tre kandidatët e PD-së, Avenir Çim Peka, Flamur Noka Peka, Isuf Çela Peka (njeriu që nuk e dimë pse është në listë por që kish më shumë vota se të gjithë për momentin).

Nga ana tjetër kërcyem dhe votuam për Ilir Zelën (të cilin e pamë si vëllain e Vaçe Zelës) Vexhi Muçmata. Kurse për Ram Hoxhën nuk votuam, sepse kishte emrin e babës së diktatorit dhe mbiemrin e ish-diktatorit kështu që e pamë si personazh shumë të rrezikshëm ndaj dhe kaluam menjëherë në qarkun e Tiranës , ku dhe pamë që po bëhej nomi me vota.

Flor Mima, i cili kishte 0 vota kaloi në 5 dhe nuk e kuptuam sesi kushërinjtë e vetë u zgjuan kaq vonë kur ka gjona kaq të rëndësishme. Votum Taulant Binon dhe Sali Berishën, meqë ishin afër, por meqë asnjë nga ne nuk është nga Lushnja, nuk votuam për Tritan Shehun.

Patëm dilemën nëse do të votonim Genc Pollon, ministrin 4D i teknohouse-it, por ndrrum menie dhe i kalum vetëm dy ftesa për FarmVille.

U gëzum shumë që Gert Bogdani 13 votat e veta i kishte të gjitha nga Rruga e Kavajës, kurse Aldo Bumçi i kishte të gjitha votat nga pallati ku jeton dhe Dor Avokati.

Ben Ristani ka vetëm 8 vota por të gjithë e dimë sesi do të përfundojë ky muhabet kur të rinumërohen votat për herë të dytë. Gent Strazimiri kishte vetëm një votë nga Bullgaria, fans ky i çoroditur që e ngatërronte me Flor Mumajesin.

Na bëri përshtypje shumë që 67 votat e Ilir Rusmaijlit ishin të gjitha nga publiku femër.

Kur kaluam tek lista e PS-së nuk mund të linim pa votuar për Mehmet Hasalamin, se e menduam që është Eduard Selami i maskuar si ish sulltan turk në listën e PS-së. Vazhduam duke votuar për Besnik Baraj, Bledar Çuçi me qëllim që ta nisnim nga “b”-ja e pa asnjë paragjykim, në mënyrë që të mos diskriminonim shkronjat që vijnë pas “a”-së. Pasi i dhamë dy vota Ben Malajt, pamë sesi kaloj nga 67 në 257, duke na treguar çfarë magjish mund të bëjë një ish-ekonomist piramidash. Askush nuk u tremb që Elisa Spiropali kishte 140 mijë votues nga 120 mijë në total, por të gjithë u tronditëm kur pamë që Tan i Firences kishte vetëm 7 vota, të gjitha me siglën Karavaxhio. Mbas çerek ore diskutimi kuptuam që Enkeleda Shkreli është Ledi Shamku, kështu që dhe aty qokën dhe kalum direkt tek Musa Ulqini dhe Ndre Legisi si paketë, njëri Lavatriçe tjetri Hollandezi Fluturues ish-LSI. Ilir Gjonin nuk e votuam për të ruajtur satndartin që krijuam me Ram Hoxhën, si ish- bllokmen.

Në ikje e sipër nga kjo listë kuptuam që Luan Skuqi i PD-së nuk kishte asnjë votë, kështuqë e votuam njëher. Ndërkohë ne stafi i KananiKolaKukunjadheDoravokati.com propozuam që Rajmonda Bulku dhe Lajla Përnaska, të bashkohen në një njeri subjekt i vetëm , në mënyrë që të bëheshin tok 6 vota dhe të kapnin standartin e Ndre Legisit, sepse PS-ja rrezikonte të bëhej e mërzitshme si Barcelona.

Që gara të bëhet akoma dhe më e lezetshme në Qarkun e Fierit vendosëm që Ervin Koçin, të cili nuk e njeh njëri por ka 184 vota kokë më kokë me Gramoz Ruçin, ta ndërrojmë kokë më kokë me Mesila Dodën, si personazh mediatik tanimë dhe pa tiroide. Në vazhdim, vendosëm të ndërrojmë dhe Arjon Muçaj, ish pretend për të fituar BB5, me Reiz Çiçon, Ilir Banon dhe Ibrahim Morinën, së bashku. U mërzitëm tek kjo listë e mërzitçme pasi bëmë këto balancime dhe kaluam drejt listës së Durrësit, ku në krye të saj qëndronte Albana Vokshi me 9 vota e gjysëm. Për këtë arsye ajo vendosi të hudhi Blend Klosin në gjyq, i cili është po tek e njëjta listë, në mëmyrë që ti morri noi lek për shpifje. Pastaj kaluam tel lisat e PS-së dhe votuam me një dorë Gazmir Bizhgën dhe Gëzim Agasin, nga gëzimi që nuk paskan vdek akoma sepse i kishim humb diku nga mesi i viteve ’90, kohën kur Metalika kishin akoma flokë të gjata dhe Kurt Cobain nuk kishte vra akoma veten.

Nuk mund të iknim nga kjo listë pa votuar dhe për Osman Metallën për kurajon që mban këtë emër dhe e vënë dhe nëpër sondazhe.

Votuam dhe njëher për Eduart Halimin sepse jemi të bindur të që është gjithnjë Eduart Selami, kjo sepse sa herë na bie rruga nga Kryeministria e shohim që lan me zorrë makinën e Berishës, dhe nuk ka pse të jenë njerëz të ndryshëm.

Votën e 1.000.000 ia dhamë Gon Dukës si biznesmen. Ai di ça të bëjë me lekët.

Hymë tek lista e Vlorës, por nuk arritëm të votojmë për asnjeri ngaqë Andi kaloi gjithë kohën duke thënë sa majtas djathtas “Hë vëlla? Si të ka vëllai ty o vlla?”.

Sa u futëm në listën e Shkodrës, menduam të njoftojmë policinë duke pa që Nard Ndoka vinte vërdallë me shiringa në dorë si burrë i mirë duke u thënë të gjithëve “Unë jam Ministri i Shëndetësisë”. Dhe këtu pati diskutim të zjarrtë nëse Ramiz Çobaj e kishte gjë burrin e Jozefina Topallit (Çobaj), por votën ia dhamë Astrit Bushatit, meqë mund ta ketë ndonjë gjë Andi Bushatin dhe Ditmir Çim Pekën.

Tek lista e PS-së kërkuam më kotë për Falmën, por vota jonë shkoi për Ndue Leart Kolën, meqë Learti nuk ka bo gjo për kushurinjtë asnjëherë dhe ka nostalgji për mbiemrin.

Paulinin dhe Tom Doshin nuk i votum për shkak se mendojmë që kanë boll kushurinj secili.

Para se ta mbyllnim u kthyem dhe njëherë e votuam për Spiropalin, Maklen Mishën dhe Gysin e PS-së.

U nisëm drejt Korçës për ta mbyllur kët muhabet, me kokat varur nga lodhja e çerek orëshit të fundit, ku vendosëm të votojmë për Artan Zaimin, si shok i Bojken Abazit, Eduart Ypin, vëllai i padeklarum i Edison Ypit, Ridvan Boden, vëllai i padeklarum i Zamir Manes dhe Suzana Guxhollin, që të kemi nji medemek femër në listë. Më pas votum me një frymë për Demir Agastra, Ilir Gjakollin, Ilir Pendavinji, Irena Kallço dhe Ylli Ziçishti duke menduar që janë të gjithë emra artistik si këngëtari i Queen, që të gjithë mendonin që duhej Fredy Mërkuri por në të vërtetë quhej Fredbardh Kadilli.

Gjergji Papën tek lista e PD-së nuk e pamë të arsyeshme ta votonim, por e nisëm menjëherë në Vatikan, duke qenë ortodoksi i parë Papë do konkurronte me Papa Neron dhe Ismail Hoxhën, i cili është dhe ky vëllai i padeklarum i Ridvan Bodes, që nga ana e vet është vëllai i padeklarum i Samir Manes.

Deri në datën 15 maj presim oferta…

7 komente në “Sondazhi sipas dëshirës”

  1. Flor Mumajezi says:

    Hallall Ando, e ke qa, po sikur nuk e pashe salen ne Kavaje ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/levizja-seksuale-per-integrim.html

  2. ftohte says:

    -Ke bere nje sallate ruse per qejf,por njerezit kane ngrene corbe[jo te prishur] me turshi dhe tani kenaqen vetem me uje..[kaloi dreka, por une jam me diete] popull per qejf,pa shpenzime
    -Te lumte ..,te ka zili edhe Gani Bobi.

  3. futjakot says:

    per cafre sondazhi behet fjale??

  4. Stafi Arben Malaj says:

    Drejtuar autorit te shkrimit, dhe ne sherbim te transparences me publikun

    Deputeti i PS-së Arben Malaj ka marrë vleresimet më maksimale për reformat që ndërmori per shperbeërjen e skemave pimramidale dhe reformimin e modernizmin e ekonomise se vendit duke filluar me sistemin bankare dhe rikthimin e besimit të shqiptareve per nje jete me te mire bazuar ne pune dhe merite..
    Ka fituar çmimin e publikut në gazeten Tirana Obeserver si politikan i vitit, dhe në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, në mënyre unanime Qarku i Vlorës i dha titullin “Nderi Qarkut Vlorë” me motivacionin për kontribute në transformimet demokratike në vend dhe për mbështetjen e integrimit europian të vendit.
    Njerezit që shpifin dhe kërkojnë karrierë me shërbime të pista janë njerëzit që dëmtojnë vetveten, forcat politike që i promovojnë, si dhe të ardhmen e tyre dhe të vendit të tyre.
    Mbështetja publike ndaj z. Malaj është rezultat i përdorimit me të madh se të tjerët të rrjeteve sociale dhe kontakteve me studentët në leksione në universitete të ndryshme në të gjithë vendin dhe në Akademinë Politike të PS-së.

    1. Alfonsi says:

      Kush nuk kupton dot humorin eshte e kote qe ta marrim seriozisht. Aty ne shkrim jane permendur njiqind emra dhe askush nuk e vuri ujin ne zjarr. Per mua Arben Malaj ben mire qe ti thote stafit te terhiqet se po le kokren e namit me keto trishtimet prej njeriu te prekur kur gjith te tjeret e kalojn me te qeshur. Mos u merrni me shkrime humori por shikoni se cfare mendojne dhe komentojne njerzit per gjera serioze. http://www.gazetatema.net/web/2012/08/15/arben-malaj-ps-dhe-aleatet-te-takohen-me-nishanin-ti-tregojne-shqetesimet-qe-kane/

  5. bie shi says:

    sondazh nga planeti mars..po sikur halla te kishte ,,,do quhej Sale..

  6. linda says:

    Humori i nje deshtaku pseudo radikal per interes,nje futbollisti te deshtuar plako,nje refugjati te mjere me expuls dhe nje askushi anonim apo…ta leme klsh…ca humori keni ju njerez te pamoralshem e te shpifur qe.shani pse leart kola e joleza koka nuk u vune ne liste? Bejini nje nder shqipetareve nisuni te gjithe refugjat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje