Shqiptarët e lumtur që njoh unë

6 Mars 2013, 19:52Blog TEMA
Shqiptarët e lumtur që njoh unë

Nga Pëllumb Kulla

Jam pyetur një herë mbi këtë temë si pjesëtar i një ankete. Por kanë kaluar edhe nja shtatë vite të tjerë, që atëherë, pra ia vlen të ripërgjigjem: nuk jam me ata që nxijnë realitetin e këtyre 20 vjetëve, unë njoh vetëm shqiptarë të lumtur! Natyrisht realitetin që shoh unë nuk janë të detyruar ta shohin të gjithë. Sejcili është i lirë të shohë dhe të tregojë realitetin e tij.

Thashë që njoh vetëm shqiptarë të lumtur. Asnjë nga të njohurit e mi nuk ka vuajtur pasoja në këtë ndryshim tronditës që ka pësuar vendi. Asnjëri nga të njohurit e mi nuk e ka vrarë veten, nuk është helmuar, nuk është hedhur nga ballkoni dhe nuk është mbytur në përmbysjet e skafeve të stërmbushur që shpinin njerëz drejt Italisë. Asnjëri nga të njohurit e mi nuk është aksidentuar nëpër rrugët kryq e tërthor Shqipërisë dhe as nuk e ka humbur jetën nëpër minierat apo bizneset e fshehta që flitet se ekzistojnë.

Thonë që viktimat janë shumë, por unë nuk do të merrem me statistikat, as me të fryrat as me të shfryrat.

Nuk kam as edhe një të njohur nëpër burgjet italiane, ku flitet se ka më shumë shqiptarë se në çdo vend me burgje, përfshi dhe mëmëdheun. Burgjet i shtoftë Perëndia po e pa me vend, por tërë ata që mund të kenë vrarë, vjedhur, tregtuar femra, apo kanë shitur drogë, nuk janë të njohurit e mi.

Më shumë njoh ish-të-burgosur, por janë nga ata të lumturit, nga ata që ia kanë hedhur paq: kanë qenë hetuesa, gjykatës, drejtorë burgjesh, deri dhe antarë të Byrosë Politike. Janë burgosur ca muaj mbase edhe ca vjet, por tani u qesh buza, se i kanë marrë tëra shpërblimet për atë pak burg dhe nuk janë si ata të burgosurit që flitet se u është premtuar dëmshpërblimi dhe nuk u është dhënë.

Do t’i kisha kursyer të gjitha këto shpjegime dhe hollësira po të thosha që në nisje, se shqiptarët që njoh unë janë që të gjithë milionerë. Shqiptarët që njoh janë bërë me prona të shumta. Nuk i kanë patur kurrë më parë, por janë treguar të shkathët dhe të talentuar. Kanë legalizuar terrene të majme në tokë dhe në det. Kanë blerë e shitur e kanë blerë prapë! Çfarë u sheh syri ua ze dora dhe ua shkel këmba! Ata që njoh unë janë të shëndetshëm dhe faqekuqa. Kur qëllon që sëmuren shqiptarët që njoh unë, shkojnë nëpër doktorët më të mirë europianë. Barnat nuk i marrin kurrë nëpër farmacitë e vendit. Jo më në ditët e sotme që, falë i qofshim qeverisë, lëviz nga të duash, por të njohurit e mi nuk kanë patur kurrë probleme vizash pasi kanë patur gjithmonë lidhje të fuqishme. Janë të tërë të paisur me pasaporta diplomatike dhe dalja matanë kufijve, si për hall e si për qejf, ka qenë një hiç-problem! Shtëpitë e tyre më ka qëlluar shpesh t’i shoh si ishuj drite në mes të errësirës që krijon, fjala vjen, lagja për qark. Në shtëpitë e tyre ka gjeneratorë nga fjala e fundit e teknikës.

Flitet për një pakënaqësi të përgjithshme për dështime në kërkesat për të qënë njësh me Europën. Të njohurit e mi nuk e kanë fare atë problem. Ulurijnë dhe protestojnë edhe ata, tok me të tjerët, por janë akuza dhe kundërakuza që i pjell politika. Për vete ata janë në Europë. Bile një dorë syresh i janë bashkuar Europës pa u krijuar Europa e Bashkuar!

Shqiptarët që njoh unë e kanë me tepricë kohën e lirë e megjithatë nxitojnë. Trafiku nuk i bezdis, ngaqë dritat e kuqe të rrugëkryqeve, zere se nuk janë vendosur ende për ta. Të njohurit e mi rrijnë orë të tëra nëpër kafenera luksoze dhe mua më duket se në përgjithësi nuk bëjnë asnjë punë. Dhe, bile, as qahen për mungesën e punës! Është, si të thuash, një papunësi e lumtur, që ua kanë zili edhe njerëzit në vendet e G7s, ku pasanikët, për fatin e tyre të keq, edhe punojnë shumë…

Thonë që në Shqipëri ka halle, ka familje të mbytura në borxhe, ka uri, ka njerëz që lypin e pensionistë që rrëmojnë nëpër plehra për të gjetur diçka për të shuar urinë e tyre. Nuk e di, nuk i kam parë, por mua më duket se këto janë sajesa gazetash, tabllo të nxira nga syzet, dhe sprova letrarësh lloj-lloj.

Shqiptarët që njoh unë, në këto njëzet vjet kanë qenë absolutisht të lumtur! E vetmja gjë që çalon në tërë këtë parajsë është se unë nuk jam i njohuri i tyre. /Dita./

*Kjo esse është e katërta në një seri që autori e ka titulluar: “Aty ku sundon paraja” – Është një tufë essesh për të dielat dhe të mërkurat

26 komente në “Shqiptarët e lumtur që njoh unë”

  1. alban4eva says:

    ky lloj fjalimi i perket S-halè kermes, se vetem per S-halene nuk ka krize dhe varferi, ne kete shkrim pershkruhet me se miri gjendja e familjes se S-halese dhe e rrethit te tij te ngushte familjar dhe shoqeror, qe jan te krimbur ne leke.. S-halè shpella, do te te vije fundi se shpejti..!!

    1. sony says:

      po shqiptaret jane servila mor byrazer..lumturia per ta eshte de hane nje kofshe pule.ajo eshte jeta,popull i prpapambetur,nje tuf kusaresh,po mbane nje stane nga mbrapa.eshte nje turp.per ne..

      1. Open your mind says:

        Ti z.Kulla,je ca si i vonuar per te folur per padrejtesite ne Shqiperi.Qendrove shume kohe nen hijen e Sales si punonjes i ambasades shqiptare ne Gjermani apo ambasador i misionit shqiptar ne OKB etj,dhe tani na ben moral.Nuk e dije ti se Sala ishte nje komunist i thekur,i afert me familjen e diktatorit?Apo te pelqyen postet e ofruara?Ju e ushqyet nje figure te qelbur si Saliu,dhe tani mundoheni ti beni dalje.Je njelloj si Saliu,qe beri kokrren e qejfit ne komunizem,dhe tani na del si antikomunist dhe patriot.Keshtu ndodh zakonisht ne renien e sistemeve te qelbura si ky i yni.Ata qe i kane bere fresk me shume sistemit,e braktisin te paret dhe hidhen nga krahu tjeter duke fajesuar sistemin.Tamam si historia e atij hetuesit qe te kishte denuar ne kohen e diktatures qe ti na i tregoje para ca kohesh.Edhe ai,sistemin fajesoi,ja keshtu si puna jote.

  2. qerramudhi says:

    Po pra ata qe njef ti shoku Kulla , ata si Baftjari i Fierit qe te mbush ty xhepin me leke me taksat e qytetarve hallexhinje per te bere ndo nje perralle .

  3. DREJTESIA says:

    Sa shpejt i harrove te mirat e Saliut. Kur mbytet anija, minjte jane te paret qe e braktisin.

    1. perikli kola says:

      O hasan. Ca nuk i kuptojne dhe skane per te kuptuar kurre, por ca te tjere i kuptojne por ua do puna ti kundervihen Kulles se akoma marrin 120 lekshin e spiunit, por kete here jo nga enveri por nga sali serbi.

    2. ylviu says:

      O drejtesia qorre.Saliu nuk eshte ZOTI. Ai na shperndan vetem te mirat…!!! Po kush te tha ty qe po i mbytet anija?

  4. Ben Chicago says:

    shume rotull i bije o pullum nga kina
    derri do plumb nuk do tja dije saliu nga ironite dhe nen kuptimet

  5. Plaku says:

    Mire e keni ju zoti Kulla, por sipas meje ke harruar te shtosh edhe dy elemente themelore ne kete tablone tende “roze”:
    i. – keta te njohurit e tu te lumtur kane generuar nje shoqeri (society) ku antivlera eshte vlere; dhe
    ii. – hirearkia e tyre eshte ndertuar ne funksion te demeve qe ata ju shkaktojne te tjereve (me i miri eshte ai qe shkaterron sa me shume jete njerzish).

    Kete vend vetem nje revolucion ant-llum mund ta nxjerre nga haleja ku e kane futur keta “elitat” (lexo “funderrinat”) tona ploitiko-ekonomiko-intelektuale….. Por kush do ta beje kete revolucion ne qofte se ne qe rrime duke shkruajtur komente (nje lloj “masturbimi intelektual”) nuk ngrihemi te veprojme … e ti pyesim njehere te na tregojne sa djerse kane derdhur per te vene ate pasuri marramendese qe ne nje vend normal do t’ju duheshin disa gjenerata per ta krijuar….

  6. Joni new york says:

    O Qerramudhi pse shkruan keshtu ca lekesh ka shoku Pellum e njoh shum mir pa pun oshte ketu ne new york e shoqa artistja e madhe punon gjithe diten nuk po e them se ca pune bon punon per 5 lek po te kishte para nga ky baftjari se di se kush eshte nuk do rrinte ketu ne new york

  7. lilo says:

    o Joni,
    grun e co n’pun ky qi ti dobsohet mer lal se asht ba si kade
    jo se i duhen leket, kupto tina?

  8. Sali serbi says:

    E di si eshte kjo pune o sorë ose o Pellumb, ose gjysem pellumb e gjysem sorë. Hengre ,pive, bere kariere dhe emer ne kohen e Pipit dhe tëk, i kepute nje shqelem ( se i rane patkonje kalit) e u hodhe atje ku ti mendon se ka qene vendi i Kullave(une per vete nuk kam degjuar ndonje gje per ta, sigurisht diktatura i kishte fshire nga kujtesa bemat e tyre) Pas kesaj , me pishtarin e demokracise i ndrite rrugen Saliut, pastaj , dmth , tani qe i ngordhi kali Saliut ti prap u bere pellumb.Merret vesh kush eshte fatkeqesia e Vendit tone(nese ti e meriton te kesh vend ne të) Kesaj i thone ” e bere doboçin me emrin Sali dhe tani kerkon ye na i le ne dere.

    1. perikli kola says:

      O serb. Sepse ka rrypa dhe idiote si puna jote, prandaj ecen mbare puna e sali serbit.Fantazia jote eshte nuk shkon me tutje se e gomarit.Ha nje cope buke, o qyqar, e mos na trego gjera qe as i njeh e as i di.Dhe meso mire shqip, se me injorante si puna jote,sali serb berisha dhe skota e tij do sundoje edhe nja njezet vjet.(Sa katili enver)

  9. bimbash says:

    Lexojeni nje here artikullin deri ne fund dhe perpiquni te kapni ironine, per te cilen Pellumb Kulla ka qene gjithmone i njohur. Kot flisni per te njohurit e tij, pasi ai ironikisht le te kuptohet qe nuk ka te njohur apo vetem te njohur te tille ?

  10. arjan says:

    Ju lutem lexuesve,
    Eshte ndonje qe e kupton se cfare do te thote Pullumbi me kete qe ka shkruar. Une mundohem te kuptoj alegorin e tij por me le nje shije te hidhur sepse ai me duket njesoj si ate qe ai “ka te njohur”. Pullumb, dikush me tha qe jetoje ne nje lagje te varfer te New Jorkut kur re nga kali, por kjo nuk eshte turp. Turp eshte qe keto shkrimet e koheve te fundit nuk i ke shkruajtur kur ishe ne kale, se ishe edhe shume afer burimit. Nuk te njoh personalisht por ne qofte se je vertet i sinqert duhet te nxjeresh ne drite fakte te kohes tende si perfaqsues i(Saleshqiperise) ne USA.

  11. hasan says:

    Me duket se shumica nuk e kane kuptuar ate qe percjell Pellumbi ne arikull.

  12. bimbash says:

    Arjan, te gjithe ata te njohur qe permend Pellumb Kulla i njohim dhe ne, ndaj jane dhe te njohurit tane, i sheh ata gjithandej neper Shqiperi dhe sot reklamohen si sukses i demokracise shqiptare. Problemi eshte dhe Pellumb Kulla e thote shume bukur ne fund, keta te njohur, nuk e njohin Pellumbin, nuk te njohin as ty e as mua, ndaj nuk jane te njohur personal. Me humor Pellumb i quan te njohur te tij per tu tallur me suksesin e demokracise shqiptare..Kape cik fillin, behu cun i zgjuar!

  13. arjan says:

    Bimbash,
    Nuk ofendohem nga shprehja jote e fundit. Lexo me kujdes se cfar i kerkoj une zotit Pullumb. Ai ka qene per disa kohe shume prane ketyre njerezve qe ai pershkruan. Une nuk them se ka qene si keta se nuk e di por nje gje e di mire qe Ai do ishte shume me i besuar n.q.s. do shkruante ather. Nuk eshte koha e esseve tani Bimbash, eshte koha e te thenes drejt dhe kuptueshem edhe per ata qe nuk e kuptojne alegorin e Zotit Pullumb.

  14. philly tirana says:

    mos komentoni pa lexuar deri ne fund artikullin dhe kuptoni se cfare mesazhi percjell Kulla

  15. Dardan says:

    Nga ata qe njeh ti Pellumb Kulla nuk ka asnje qe e tradheton guraja apo dashnorja apo e tradheton burri apo i dashuri? Po rri or burre mos genje se edh mbret ishte i biri botes dhe prape kishte hall permbi hall sepse nuk i bente dot derman gruas dhe detyrojhej ti sillte nje harap ne shtepi. Ben vaki qe me kete vrundull qe ke marre te arrish e te behsh kreu i vendit, me siguri qe ti do te kepusje brockulla sa nje hata, edhe me te medhaja se te Saliut.

  16. rolandb says:

    Permbajtja e komenteve ne kete artikull, tregon nivelin e inteligjences se lexuesve te Temes. Po, ne fund te fundit, Pellumbi nuk e shkruajti per keta por per gazeten Dita.

    Kjo tregon edhe se sa shume eshte rritur analfabetizmi ne Shqiperi ne keto 20 vitet e fundit, se sa jane shtuar debilat, dhe se sa larg eshte Shqiperia nga futja ne Bashkimin Afrikan.

  17. Ilir, Freiburg says:

    Zoti Kulla, cdo fjale e juaja eshte art dhe i lexoj me shume endje artikujt qe ju shkruani. Ata qe nuk ju kuptojne i perkasin turmes qe e kalon diten duke pire kafe turke e alkol, duke degjuar cdo pese minuta se c’tha Sala, Topalli, Meta, Rama apo Topi, duke biseduar me pasion se kush do e fitoje Big Brotherin, Top Festen apo Mis- lagjen, qytetin apo Shqiperine, qe luajne bilardo, apo vendosin leket qe u kane mbetur ne baste sportive, ata qe mbushin sallat sa here qe ne fshatin apo qytet-fshatin e tyre shfaqet ndonje nga te mesipermit, biles edhe me te vegjel se ata te mesipermit, qe brohorasin fort per njerin e akoma me fort per tjetrin, qe u shkelqejne syte sa here qe flitet sesi Turi apo Cimi i lagjes kane bere miliona (Euro jo leke) duke u mare me droge, femra, shitje trojesh qe nuk u kane perkitur kurre atyre apo pastrim parash per ndonjerin prej te forteve qe maskohen me kostumin e politikanit. Kjo turme eshte katalizatori, ushqyesi me i mire i njerezve qe njihni ju dhe une gjithashtu, zoti Kulla. Pa kete turme, nuk do te ishin as ata. E pra, gjej shesh e bej pershesh themi ne, zoti Kulla. Per aq kohe sa ne Shqiperi do te mbizoteroje masa injorante dhe e pavetedijshme, per aq kohe do ti kemi edhe ata te lumturit qe duke pire kafe e shtyre kohen ne tavolina me njeri-tjetrin shtojne ne cdo minute milionat qe kane, sepse ne ato tavolina thurren planet e ardhshme, ngjizen aleancat e reja, apo prishen aleanca ekzistuese. A e pate dje sesi qanin venezuelanet per diktatorin e tyre? Me nxorren mallin e Prillit 1985. Ka popuj qe e meritojne te jetojne nen diktatura, e per fat te keq populli yne i perket atyre.

  18. Ir says:

    Pëllumb Kulla ka një humor të hollë që shkon deri në satirë therrëse. Edhe ky shkrim dëshmon për këtë, sidomos fjalia e fundit është kuitensenca e shkrimit. Mesazhi është i qartë dhe kuptimplotë. Habitem se si disa komentues nuk merren me shkrimin, po me biografinë e autorit. Kjo do të thotë se ata nuk kanë kuptuar asgjë.

  19. mësuesi says:

    Pak dritë !Pak dritë !Pak dritë,o shok o vlla,
    Të lutem,pak dritë në kët natë kur shpirti vuen
    kur të dhemb e s”di c”të dhemb,e syni gjum nuk ka,
    urren nuk din c”urren,don e s”din se c”don

  20. tina teri says:

    Lexova artikullin. Pasi lexova edhe komentet ,ju ketheva edhe nje here leximit te artikullit .Pashe se s’mungon asnje detaj. C’do gje e lidhur pazgjidhshmesisht,se luan as topi,talent i vertete, asnje genjeshter,po ta lexosh nga e majta ne te djathte dmth mbrapsht.Tani i them Pellumbit :-PARA SE TE SHKRUASH PASTRO ME PARE GJYKIMIN .NJE LUGE CORBE E QELBUR QE KE NGRENE DO ME SHUME PUNE PER TE BERE( SA C’KE BERE DERI TANI ) PER TU BERE I QARTE SIC KE QENE ME PARE. Ti thua se te njohurit tend jane keshtu e ashtu ,edhe, ne fund ti thuase ti s’je injohur prej tyre. Ketu jane 2 kuptime 1.Se ata jane vetem figura letrare ironizuese , edhe 2 . Se, si dihet si del kjo politika ,neser, dhe ti Pellumb s’kishe te benje fare, as edhe nje lloj lidhje, me keta grup njeres ose me keto figura letrare,sepse ata ishin vetem ne fund te fundit figura letrare.. ATE QE KUPTOJ ESHTE SE PLEQERIA S’TE KA ULUR SHPIRTIN KUNDERSHTUES. SI QUHEN KETA NJEREZ….MIZANTROPE , NIHILISTE, XHONGLERE,KARAVIDHE , APO KERCIMTRARE( QE LUAJE 2 HAPA RARA NJE HAP PRAPA PER TE QENE TE MIRE FOKUSUAR)?. E GJETA … QUHEN PENDUL. PENDULI YT TANI KA NJE SHPEJESI TE VOGEL AQ SA VLEN PER TE TURBULLUAR VETEM VEHTEN TENDE. ESHTE E PA MUNDUR TE MBULOHET CINIZMI EDDHE SIKUR TE HUASH GJITHE MENCURINE E BOTES. .

  21. Shqiptar i vertete says:

    Zoti Pellumb urime per essen e katert.Ato jane te gjitha te perkryera.Ju jeni nje analiste i vertete i politikes Shqiptare.Te tille trima i nevoiten kombit tone,qe fjalen ta thone hapur,e jo si ca pseudo shkrimtare te medhenj qe nuk kane deshire ta prishin as me filanin,as me fistekun,as me te majtet e as me te djathtet.Dhe nga kush do tremben keta njerez kaq te lumtur qe bredhin e shijojne boten kur shtetasit e tyre nuk kane buke te hane,kur punonjesit kane nga kater muaj pa mare rrogat? Kjo ndodhi edhe ne kohen e diktatures kur qeveria ishte e distancuar nga populli sepse asnjeri nuk kishte kurajon ti thoshte te metat e qeverise hapur,kush tja thoshte shkrimtaret qe edhe pse s’kishin buke te hanin benin vjersha per diktatorin? Zgjohuni edhe ju o zoterinj shkrimtar te tjere se fjaia juaj ze me shume vend se fjala e popullit,Zoti Pellumb nuk ka nevoje per mbeshtetjen tuaj, KOMBI ka nevoje per ju,historia nuk do tju mbaje mend per karriget qe keni zene,por do tju mbaj mend se sa i sherbyet Kombit.Sa per komentin e Zonjes Tina terner…Zoti Pellumb nuk ka ngrene asnje luge corbe dhe prandaj nuk ka se c’te vjelle.Ai u angazhua me PD sepse vete diktatura e kishte lene ne ate parti,pra ai ishte ne PD qe para se te krijohesh ajo parti ne 1991,por ne ate parti me porosi te R.Alise u futen shume komunista te cilet nuk e meritonin te ishin ne ate parti ,e jo me vone ata te beheshin edhe lidera,sepse ata ishin dikur lidera te komunizmit.Nuk ka rendesi se kush i shkruajti essete Pellumbi apo mdonje tjeter,rendesi ka qe problemi qe trajtohet ne ato esse eshte i vertete.Pra ne si Shqiptar na intereson problemi dhe jo emri i atij qe i shkruan,ndersa ne rastin konkret eshte nder i madh qe ato jane shkrajtur me profesionalitet nga Mjeshtri i Madh i Skenes Zoti P.Kulla.Ne fund te fundit c’fiton kombi yne ne rast se heshti Pellumbi?,por jo se ai nuk ka heshtur qe ne kohen e diktatures duke kritikuar te metat e qeverise nepermjet humorit dhe satires se tij.Arjan…lexoje essene e pare dhe do shikosh qe Z.Pellumb shkruan per kohen qe ishte Ambasador.Sali serbi….Nga pseudonimi tergon se kush je.Si mendon ti se Pellumbi paska qene ne PD dhe duhet te heshti per te pa drejtat qe ndodhin ne ate vend.E di ti serb se po te shkosh ne Shqiperi do te shikosh rruge te asfaltuara dhe rruge te pa asfaltuara ne te njejtin segment?Me te drejte pyeti nje i huaj kur shkoj nga Tirana ne Vlore…” Si ka mundesi qe jane asfaltuar 20km dhe 10 km ne rrugen ne vazhdim jane te pa asfaltuara?”…dhe pergjigja e atyre qe e shoqeronin ishte:”se atje ku eshte asfaltuar jetojne demokrat dhe atje ku nuk eshte asfaltuar jetojne socialiste”.Si mendon ti serb se po qe se e fiton socialistja ata duhet te prishin asfaltin e demokrateve dhe te asfaltojne ate te socialisteve? Ja o serb per keto paradokse Shqiptare shkruan Pellumbi,sepse jane qesharake edhe ne sy te botes.Pellumbit nuk i intereson asnje lloj partie por i intereson Kombi.Ai ato nuk i shkruan per te mare poste dhe lavde por i shkruan sepse eshte dtyra e tij si shkrimtar dhe si Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje