Me dhënien të tretëve me koncesion, mjaft nga aktivitetet që duhesh të ishin detyra për tu zgjidhur nga shteti apo funksione të tij, shteti shqiptar ka humbur jo vetëm fitime të cilat dalin jashtë, pra nuk përdoren këtu, por edhe humb sovranitetin e tij kur detyrat janë puro shtetërore pra rrezikon sigurinë kombëtare. Ndër këto të fundit më e rëndësishmja është prodhimi i kartave të identitetit dhe i pasaportave, që duhet ta bënte e administronte shteti, qoftë dhe me nënkontraktorë të huaj, sepse nuk mund të jenë gati si pronë e të huajve, kushdo qofshin ata, të dhënat e shtetasve dhe prodhimi i dokumenteve të identitetit të tyre.
Kohët e fundit me afrimin e zgjedhjeve, domethënë me mundësinë të rënies nga pushteti, Berisha si mafioz i vërtetë po u jep të huajve, miq apo klientë të tij edhe lotarinë kombëtare (tashti duhet ta quajmë austriake në Shqipëri), mbikëqyrjen e lojërave të fatit, 4 hidrocentralet falas edhe me sa duket dhe çfarë ka mbetur tjetër pa shitur. Kështu ai po zhduk pasuritë kombëtare duke rrezikuar pavarësinë e vendit.
Jashtë çdo dyshimi për ne, ai i bën këto veprime kriminale për të nxjerrë fitime personale nga ndonjë zarf i dhënë nën dorë apo si konsulencë e këlyshëve të tij, sepse aksionet edhe të ngatërrojnë nesër. Dhe kjo është një e keqe e madhe për ne shqiptarët që jetojmë ende këtu, sepse ai në fakt po na kthen në emigrantë në vendin tonë apo si punonjës në një koloni, që punojmë për të huajt që marrin përfitimet e pasurive tona kombëtare dhe të punës sonë të keqpaguar.
Nuk duhet të heshtim dhe opozita duhet të na dalë për zot qoftë duke kundërshtuar në Gjykatën Kushtetuese, qoftë dhe me referendume, që dhe shoku Sali i ka qejf, por mbi të gjitha duke deklaruar paraprakisht shtetëzimin e tyre pas ardhjes së saj në qeverisje të vendit, sigurisht duke paguar aq sa e blenë, investimet eventuale dhe përqindjen e parave sipas bankës. Dhe këto përpara se të jetë vonë. Vetëm atëherë dhe të huajt do mendohen mirë përpara se të vjedhin pasuritë e shqiptarëve.
Lexova 15-komentet e para ne lajmin e hidhur per vdekjen e aktorit te madh te skenes se Roland Trebickes dhe sigurisht qe me njerez te tille, te urte dhe te medhenjm, do te lexosh vetem ngushellime dhe vleresime, se e tille ishte jeta e ketij artisti te mrekullueshem dhe besoj se edhe komentet qe do vijne me pas, perseri do te jene ne te njejten linje.
E shkruajta kete hyrje, per te bere nje paralele, se cfare lene njerezit e medhenj te denje per popullin e vet pas dhe cfare lejne plehrat mbrapa, mbasi vdesin.
Imagjinoni sikur te kishim nje lajm bombe, se VDIQ SALI BERISHA?
Si do te ishin komentet, cfare impakti do te kishte vdekja e diktatorit te fundit komuniste ne Europe, do te shpertheni komentet, do te gezohej njerezia se me ne fund na iku edhe ky spiun i komunizmit dhe vazhdues i diktatures.
Do te qanin kelmendet mentaret dhe radikalistet apo benet e bathoreve, por qarjet do te mbuloheshin nga komentet lume qe do te vershonin nga kjo faqe.
Dhe kjo e ka nje arsye dhe arsyeja eshte ne kete titull qe bazohet ky shkrim se : Berisha po na kthen emigrante ne vendin tone.
H.Bulevardit.Imagjinata juaj nuk eshte e plote,do te ishte me e plote sikur lajmi bombe te plotesohej dhe me nje aksident me pasoje vdekjen e EDI RAMES! Keshtu tabloja do te ishte me e plote,te iknin se bashku dy “monologistet” qe po zgjedhin “deshe e tredhur” dhe “delet shterpe” per vathen e ardhshme,e cila sido qe te jete,vetem produktivitet te dobishem nuk do te kete.
Edi Ramen do ta shikojme ne vitet e ardhshme, ne qofte se ben si ky qe kemi sot, se kam problem qe edhe emrin e tij ta fus ne kroniken e zeze.
Por ta shikojme njehere.
Ja si do e ktthejme ne Berishen ne 23 qershor (fillimisht)
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/pensionistet-23-qershor-2013.html
Duhet prere koka neperkes qe helmoi nje komb te tere per te gjitha gjeneratet qe do vine.
Shqiperia u shnderruar perfundimish ne nje nga republikat e bananeve.
Sali Berisha ashtu si Enver Hoxha: Pas meje kiameti, tsunami, termeti!
EDHE UNE JAM ME JU ARBEN DEMO CDO GJE PO E PRIVATIZON;POR KUR TE VIE RAMA NE PUSHTET I TREGON TE GJITHA KA PER TJA KTHYER SHTETIT TE GJITHA DO JENE PRONE SHTETERORE EDHE KOOPERATIVAT BUJQESORE DO HAPEN JUPIII
“Kështu ai po zhduk pasuritë kombëtare duke rrezikuar pavarësinë e vendit.”
Po pse o Arben me cudit se dukesh dhe djale i zgjuar: Vertet mendon ti se Shqiperia eshte akoma e pavarur??!!
Eshte per te ardhur shume-shume keq, por pavaresia e Shqiperise ka vite qe ka marre fund me gjithsej… E kemi si peshqesh nga monstrat e te gjitha ngjyrave qe kemi lene te na drejtojne!
Pse tani e more vesh zotrote se je refugjat ne vendin tend? Oh, ç’na the, ore karagjoz! Saliu ben per çdo gje si i do bytha dhe ju vini verdalle si langonj, duke bere gam, gam!
Opozita duhet te njoftoje trupin diplomatik per mos njohjen e shitjeve te pasuririse se popullit nga kjo qeveri mafjoze. Po se beri kete, kur te vije ne qeveri do hasi shume veshtirsi per anullimin e shitjeve te pa rregulltave.
Berisha po na kthen jo në emigrantë në vendin tonë, por shumë më keq se emigrantët. Emigrantët shqiptarë, në vendet e ndryshme të Europës dhe të botës, paguhen shumë më mirë se punëtorët shqiptarë, që punojnë tek kompanitë e huaja në Shqipëri. Duke e shitur të gjithë pasurinë tonë kombëtare, ai po e shndërron Shqipërinë në një koloni, që të shfrytëzohet nga të huajtë në bashkëpunim me mafiozat tanë qeveritarë. Ai po shet me ngut dhe badihava ( hidrocentralet etj.) ato që akoma kanë mbetur pa shitur. Këtë proçes shitje të pasurisë së popullit ai po mundohet t’a realizoj para zgjedhjeve të qershorit. Ai ka edhe një plan tjetër pa realizuar: T’a fusë Shqipërinë thellë në borxhe, si puna e Greqisë. Pastaj Shqipërinë le t’a marrë kush të dojë.