Mars(h)i i Komandantëve

6 Mars 2013, 22:01Blog TEMA

Kur marshohet sot, në muajin mars, e pakta që mund të bëjmë është të mos gënjejmë. Jo për gjërat që dihen.

Nga Baton Haxhiu

 

Sa herë vjen marsi, kujtesa kthehet te lufta. Politikanët përkulen dhe secili nga ta dëshiron të përvetësojë figura komandantësh, duke pasur frikë të ndërtojnë vizion politik për të ardhmen pa prezencën e tyre.

Më pëlqeu shpërthimi i dozës së sinqertë të Ramush Haradinajt në emisionin “Opinion”, të Blendi Fevziut. “Kam pasur momente që gjatë luftimeve kam qenë vetëm me pak veta”, tha Ramushi. I vinte keq ta thoshte të vërtetën e luftës dhe numrin e atyre që kishin luftuar për lirinë. Mbi 50 mijë kandidatë janë regjistruar për të marrë privilegjet e luftëtarit të lirisë. Po të bëhemi cinikë me numrin e tyre, do të thoshim se me aq luftëtarë nuk do të na duhej askush për të na ndihmuar dhe çliruar.

Por, renditja e numrave në zyrat e shoqatave të luftës për të kërkuar privilegje, dëshirës së madhe për të ndërtuar rrëfime për trimëri, përkuljes para Jasharajve për të joshur kamerat dhe për të dalë në televizor – janë imazhet e së sotmes për komandantët e lirisë.

Nga mënyra se si sillen me shtetin, me të drejtën dhe me pronën, epiteti i luftëtarëve të lirisë po zbehet. Një pjesë e komandantëve, me të bëmat e tyre, janë shndërruar në mercenarë, duke konsumuar gjithë meritokracinë e luftës dhe epitetin e luftëtarit.

Mendoja se duhej një distancë historike për t’u shkruar rrëfimet për të vërtetën e luftës dhe gjithë atë që kisha përjetuar gjatë punës sime në gazetari prej kaq vitesh.

Por, marshimet dhe përvjetorët më lanë indiferent për një kohë që të merresha me këto ngjarje. Është bërë e zakontë të dëgjojmë heroizma të paqena dhe luftëra të papërjetuara. Rrëfime për trimëritë e komandantëve dhe gjeneralëve të një lufte që vetë e kemi përjetuar.

Ne po heshtim duke mohuar të vërtetën. Dëgjojmë histori “të vërteta” ku krijohen personazhe dhe ngjarje prej së “vërteti”. Por, s’ka pse shkruhet, sepse po dëgjojmë fjalime, shkrime e rrëfime konkrete për ngjarjet që po ndërtohen nga individë jashtë ndodhive origjinale. Rrjedhimisht, ato po bëhen të besueshme për qytetarët. Me dokumentarë të paguar, janë shndërruar në ngjarje të vërteta.

Disa komandantë dhe disa ngjarje janë bërë në njëfarë mënyre kolektivisht të vërteta, sepse komuniteti i ka bërë të tillë, përgjatë viteve. Janë bërë investime pasiononte, me shumë fantazira. Ka shumë njerëz që heshtin dhe preken kur dëgjojnë rrëfime të paqena, të identifikuara si përfytyrime personale.

Për vite jemi ndier te rraskapitur nga debatet dhe nga të panjohurat që dilnin rrugës. Më shumë sesa beteja për liri, lufta verbale dhe konkrete ka qenë e ngarkuar nga intrigat, keqkuptimet se kush është patriot dhe kush është tradhtar. Kush është shqiptar dhe kush proserb, që, fatkeqësisht, përbënin gjuhën e keqkuptimeve më normale të asaj periudhe por edhe të kohës që po jetojmë tash.

Personalisht, kam takuar shpesh komandantë – që pos ndaj regjimit serb kishin urrejtje po aq të madhe edhe për njëri-tjetrin.

Po shihet qartë se si kanë menduar dikur dhe pse tash kanë vendosur kritere të ashpra eliminimi, duke harruar se armiku i tyre i vërtetë nuk ishte njëri-tjetri, por vetë Serbia.

Kjo gjuhë vazhdon të jetë pasojë e papjekurisë shpirtërore dhe zvetënimit moral. Tashmë është e qartë se në politikën kosovare një pjesë e komandantëve kanë hyrë nga kureshtja, të tjerët si mercenarë në emër të meritokracisë, por edhe për të shitur mend, e disa edhe më keq:  për të ngatërruar punë. Rrethanë e mjedis më ideal për njerëz të tillë se Kosova as që mund të mendohej.

Kosova një dekadë e më shumë për disa ka qenë një tmerr, për disa ka qenë një dhimbje dhe është ende dhimbje. Ndërkaq për disa të tjerë ka qenë lufte për liri dhe vazhdon të jetë biznes.

Dua të them se në Kosovën e pasluftës kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. Një shtrembërim total vlerash. Dhe sot kur marshohet në muajin mars, kaq vite pas luftës, e pakta që mund të bëjmë është të mos gënjejmë. Është edukatë dhe moral shoqëror që të gënjehet, sidomos për gjërat që publikisht janë të ditura, të përjetuara dhe të njohura.

11 komente në “Mars(h)i i Komandantëve”

  1. Din Kruja says:

    Je shume cinik dhe i pa moral o Baton, nuk jane gjera te tmerrshme zmadhimi i bemave te UCK-se, por krimet nga me monstrouze te ushtrise pushtuese serbe. Pse nuk numeron te renet drejteperdrejte ne beteja me serbet, por rri e vret mendjen sa ka qene numri i luftetareve. As vete serbet nuk e mohojne luften qe beri UCK-ja. Kur Haradinaj me shoke luftonin, ti Baton benje dashuri me serbët.As nje dite nuk je larguar nga Prishtina, qofte edhe ne kulmin e terrorit serb ndaj shqiptareve. Te pakten vetem ti nuk duhet te ndihesh, pasi kosovaret te njohin mire.
    Te gjithe serbofilet e Kosoves do te vazhdojne te lehin deri kur te behet shteti. Perfitojne nga rrumpalla gati 14 vjecare e ketij vendi. Me vendosjen e ligjit nje dite ata jo vetem nuk do te ndihen ndihen më, por edhe do te largohen per ne shtetin te cilit i sherbejne, Serbi.
    O Mero lereni ta botojne kete Batonin dhe tjeret e kallepit te tij mediat e Sandrit, Cilit dhe Balliut.

    1. vjerra says:

      O Din Kruja qenke krejt trap. A po i quan me trima ata qe ja mbathen ata qe qendruan.

  2. king says:

    Urime Baton. Shkrim realist. U jane bere komandantet, sic na jan ebe ne tropojanet qe thone kena mbrojt Berishen me 97. ne fakt dhe atehere e lan vetem

  3. Fisi says:

    Baton, na thu cka po behet tek Klani ne Tirane bre. Si jane nda punet. Sandri me Doktorin deri ne zgjedhje Fevzo i lire deri me 23 Qershor ju te tjeret pa top…E shoh qe po mblidheni prap tek tema ti Bushati…kshu beni nje her ene 8 vjet

  4. Muli says:

    Ata me leht shkruajn kujtime per tendera se sa per Luften. Ah po ai Lushtaku mundet per te dyjat

  5. antitrapi says:

    Bravo Baton, ma ne fund doli nje qe flet ne menyre te sinqerte.

  6. Komandanti says:

    E drejte. Ne fakt dua te kujtoj Z.Haxhiu, nje moment kur mijra djem te Kosoves erdhen ne Shqiperi, e donin te rroknin armet per lufte. Te rinj dhe te patrajnuar ushtarakisht, kerkuan mbeshtetjen nga ana jone. Kam patur fatin te drejtoj trajnimin e tyre ne nje baze vendosur ne rajonin e Kukesit. Lufta mbaroi, shyqyr Kosova eshte e lire. Ajo qe me vendos ne siklet, eshte se Komandante, sot ne Kosove po quhen, ata qe me se shumti shisnin arme ne kufirin Shqiperi-Kosove, apo dengeshin me pula ne pijetoret e Kukesit, Hasit, Tropojes, gjithesesi ne Tirane kishte jo vetem kenaqje stomaku, por dhe sherbime te tjera ne hotelet dhe motelet luksoze. E quaj te drejte qendrimin Tuaj. Akoma me keq kur zyrtarisht mesohet numri i aplikanteve per statusin e kontributorit. Sekseret e Prishtines dhe Tiranes i kane shitur formularet, sic kembenin DM me Lekun ne 1998-1999. Ai komision qe po merret me shqyrtimin e formulareve te shitur, nuk eshte i besueshem.

  7. banija01 says:

    Keshtu ndodhi edhe pas 1944-es ,keshtu ndodhi pas 1990-es ne Shqiperi,keshtu po ndodh edhe ne Kosove.

    Shume komandante te luftes NÇL.ndenjen ne pushtet 50 vjet dhe qe ishin te pa afte per drejtimin e ekonomise e pushtetit.

    Siç thuhej hodhi 3 vjete pushke dhe hengri 50 vjet buke.(Per luften qe ben kane merita)po jo analfabet te drejtonin vendin.

    Keshtu ndodhi edhe ne vitin 1990-te kur hodhen nga nje te sharre diktatures dhe kane 22 vjet qe hane buke ne pushtet.

    Nuk kish si te mos ndodhte edhe ne Kosove.

  8. Leon1980 says:

    Esht tragjike qe nje shpijun edhe nje kryeminel si Beton Hagjiu te shkruaj nje artikull.
    po kush esht Beton Hagjiu
    Nje UDBash i keq nje SPS i betuar qe ende i sherben Serbis.
    Qfar mertash ka ky mu. mu.i.
    Merita ka po ato shkoj ne veri te Kosoves e ne serbi.

  9. HASIANI I SHQIPERISE says:

    BATON ! ASNJE HER NUK ME KE PELQYER ME ANALIZT E TUA SE ATO PER MENDIMIN TIM JANE SHUME CINIKE PER SHUME GJERA ,POR SA I PERKET KESAJ ÇESHTJE QE KE NGRITE TI TANI ESHTE PER T’U FALENDERUAR SE DUHEN TE DALIN BURRA QE NJEHER ME NE FUND TE DALIN E TE KERKOJEN TE VERTETEN , PER MENDIMIN TIM E VERTETA E UÇK ESHTE SE AJO LUFTE E BERE E SENSIBELIZOJ ÇESHTJEN KOSOVAR DHE BERI ME TE KOLLAJSHME PER NDERHYRJE NDERKOMBETARE DHE TE GJIHE NE QE KEMI DHEN KONTRIBUT MODEST NE ÇLIRIMIN E KOSOVES DUHET TE PRANOJE SE ATA QE DEMTUAN LUFTEN SE BEN TREGTI TE MIRFILLTE ARMESH SI P.SH KOMANDANTI I DIVIZONIT TE KUKESIT QE NE KOSOVE SHITET SI HERO AI KA QEN NJE TRAFIKANT ATMESH SEPSE NE ÇOFTE SE NGA QEVERIA SHQIPTARE ISHTE DHENJE DRITA JESHILE PER TE NDIHMUAR ME ARME KOSOVA AI I KA SHITUR KETE E THEM ME BINDJE , ATEHERE DUHET THEN PSE AI QUHET HERO SE I KA NDAR PARATE ME KETA KOMANDANTET E SOTEM TE KOSOVES, PRANDJ THEM DHE NJEHER SE DUHET TE RISHIKUAR DHE NJE HER KONTIBUTET QE JANE DHEN PER ÇLIRIMIN E KOSOVES SE TA QE KAN LUFTUAR ME HEROIZEM PO LIHEN ANASH DHE ATA QE KAN KONRIBUAR XHEPIN E TYRE PO SHITEN SI HERO . rAMUSH HARAJDINAJ QE SHUM I SINQERTE PER ATE MOMENT QE DEKLAROJ SE KA PARU RASTE QE KEMI QEN SHUM PAK AI NUK MUND TA HARROJ ATE OFENSIVEN NE FUSHDUGAXHIN NE VITIN 1998 KAN IKUR TE GJITHE LUFTETARET NGA STRELLCI E NGA ZONAT TJERA DHE KAN DAL NE ZOGAJ DHE JAN DISLOKUAR KUSH NE HAS E KUSH KA IKUR JASHTSHTETI DHE NUK JAN KTHYER ME NE KOSOV POR TANI NDONJE NGA KETA USHTAR E KOMANDANT MUND TE SHITE SI HERO, KOJ DUHET PARE DHE DUHET PASTRUAR TE GJITHE KONTRIBUTET PER LUFTEN E KOSOVES DUHET TI MARRIN ATA QE KANE LUFTUAR E JO ATA QE KAN PATUR DESHIRE BRAVO BATON

  10. Vlonjati says:

    Bardh gjethnje qofhs i bardhe.Ke bere koment te shkelqyer,por do shtoja edhe ate:Ky fare serbofili,gjate Luftes clirimtare,rrinte i sigurt me Veton Surroin i mbrojtur nga shovenizmi serb ne qytetin e Prishtines.U rrah se fundmi edhe nga Dugollet sepse dine teper te leh si q.ilir te Sharrit.Nuk ia ve kush veshin ketije te pavleri.Populli i Kosoves,kur paraqitet nevoja ka komandant dhe vullnetare te panumert.Kush luftoi ne Koshare,kush luftoi ne Loxhe?Sigurisht se ti nuk ke pare,ti ishe ne hotelet luksoze te Bozhurit dhe Narcis te Brezovices.Perse ky tip nuk shkruan per gjenocidin ne Recak prane Ferizait?Ky gjenocid beri qe NATO te intervenoi(Woker) e jo rastet tjera poashtu te dhimbeshme si kjo.Te lutem Baton mos i humb lidhjet me udbashin Stanishiq sepse mund te ofroi ndonje pozite te duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje