Fenomeni Beppe Grillo, komediani që mori 19% të votave në Itali dhe që e ka futur sistemin politik tërësisht të korruptuar italian në krizë të thellë, është një dukuri e pritshme në çdo demokraci. Nëse njerëzit nuk besojnë më tek sistemi politik e tek partitë, nëse janë të zhgënjyer me udhëheqësit e tyre, nëse nuk kanë besim se udhëheqësit punojnë për ta, nëse janë të bindur se shtypi e media janë një mashtrim, nëse nuk kanë ku të mbështeten sepse të gjithë mendojnë se si t’i përdorin e t’i poshtërojnë, atëherë ata mbështesin gjithkënd. Kandidati mund të jetë një gazetar populist në Izrael që mori 19 vende në parlament. Ai mund të jetë Partia e Birrës në Poloni që mori 6000 vota, apo mundësi Jessie Ventura që u bë guvernator i shtetit Minesota, dhe natyrisht pompuesi i shtangave Arnold Schwarzenegger që u bë dy herë guvernatori i Kalifornisë. Italia ka një traditë të shënuar që të zgjedhë në parlament figura të kulturës dhe të kundërkulturës. Para Beppe Grillo-s ka qenë Berlusconi. Para Berlusconi-t ka qënë Cicciolina. Mbas Beppe Grillo-s do të vijë prapë Beslusconi. Mbas tij do të dalë ndonjë Cicciolina tjetër.
Fenomeni Grillo duhet kuptuar në kontekstin italian, edhe pse nuk ka kuptimin e duhur kund tjetër. Italianët e shohin demokracinë si një formë argëtimi dhe nuk e marrin shumë seriozisht. Ama ata e marrin aq seriozisht sa t’u thonë të gjithë partive të tyre që jeni hajdutë, të korruptuar e që nuk i shërbeni popullit. Vota e tyre është votë e qartë proteste. Shteti italian është një shtet i fortë dhe i konsoliduar. Ekonomia mund të jetë në krizë dhe vendi i mbytur në borxhe, por Italia ka burime të shumta. Por fenomeni Grillo tregon mbi të gjitha që Italia ka një shoqëri civile të gjallë që nuk i lejon politikanët të bëjnë si të duan. Grillo nuk e ka shembur partitokracinë italiane, por i ka dhënë një goditje të fortë. Mirëpo ajo që nuk thuhet me zë të lartë është se Grillo përfaqëson të pashpresët, njerëzit që nuk besojnë në asgjë më, që nuk kanë sisteme të qarta ideologjike dhe vlerash dhe që janë në kundërshtim të plotë me atë që përfaqëson sistemi politik në Itali. Kjo është votë urrejtjeje e proteste.
Përse ka kaq shumë interes për fenomenin Grillo në shtetin shqiptar?
Njëri ndër aspektet më interesante të fenomenit Grillo është interesi i jashtëzakonshëm që ka ngjallur në shtypin dhe mediat e Tiranës. Të gjithë komentatorët dhe analistët e shitur dhe të paguar mirë po diskutojnë me pasion atë që përfaqëson fenomeni Grillo në politikën italiane. Jo vetëm aq, ata kanë nisur të përkthejnë shkrime të autorëve italianë e të huaj që merren me Grillo-n. Megjithatë, ajo që të bie në sy është cektësia e analizës së tyre. Mbasi, sa për të larë gojën, thonë se një Grillo është i mirëseardhur në politikën shqiptare, të gjithë argumentet e mëpastajmë ndërtohen që të mbështesin tezën se Grillo është i pamundshëm në kontekstin shqiptar. Të gjithë këta njerëz që kanë ndikim në opinionin publik shqiptar, dhe që, në të ardhmen jo të largët duhet të shërbejnë si ilustrime jo vetëm të injorancës, por edhe të nivelit më të ulët të karakterit të njerëzve që shesin penën, mendjen e nderin, merren me Grillon në një mënyrë që vetëm katundarët e bëjnë. Para së gjithash, katundari praktik mendon për katundin e vet.
Kështu, këta analistë që nuk kanë pikë dëshire të thonë të vërtetën, merren me Grillon si problem shqiptar. Shqetësimet e tyre të përbashkëta janë disa.
Ndër këto shqetësime mund të veçohen disa pyetje që duhen përkthyer në shqipen popullore. A do të ketë një Grillo shqiptar? Kjo përkthehet se a do të dalë kush kundër sistemit të parisë së Tiranës? Pyetja tjetër është se çka mund të thotë ky Grillo shqiptar? Kjo përkthehet se a do të jetë ky Grillo shqiptar nën kontrollin e partive sunduese apo jo? Një pyetje kryesore është se nëse sistemi është i ndryshëm, asnjë Grillo nuk mund të fitojë. Kjo përkthehet se paria e Tiranës e ka kapur vendin e sistemin demokratik për fyti dhe nuk ka më shpresë. Pyetja tjetër është se me kë do të punojë ky Grillo shqiptar? Kjo përkthehet në këtë mënyrë: populli ynë është tërësisht i korruptuar kështu që hiqeni shpresën. Ju që jetoni në këtë ferr të sunduar nga paria e Tiranës ku sundon poshtërsia, krimi, droga, ndyrësia njerëzore e zvetënimi, që është shteti shqiptar, duhet të hiqni shpresat.
E sa për këta komentatorë që me modesti ngrenë supet e shprehin keqardhjen hileqare të katundarit që ta ka shitur lopën shterpë, japin mend se si të veprohet dhe rrejnë e mashtrojnë sepse kështu iu kërkohet prej padronëve të parisë, kjo gjendje është e pashmangshme dhe duhet të dorëzohemi sepse nuk ka më shpresë. Këta opinionistë karagjozë e të pandershëm nuk e shkojnë ndërmend se si dikush mund të flasë si Grillo në Tiranë. Këta nuk besojnë se shqiptarët mund të besojnë në ndryshimin e mundshëm. Këta besojnë se sistemi është i patundshëm, i pandryshueshëm sepse si populli, si rregullat, ashtu edhe paria janë të korruptuar deri në ekstrem dhe jemi kaq keq sa edhe duke parë majtas e djathtas, që nga Fresku deri në Kashar, nga Krraba në Laknas nuk gjendet askush që del kundër sistemit të parisë së Tiranës. Morali është i thjeshtë: këta jemi, mos kërkoni ndryshim. Bindjuni parisë sunduese. Ky është fati i juaj. Keni qenë skllevër e skllevër e meritoni që të jeni. Ne po ua themi këtë, sepse dimë diçka, por ju mos shpresoni. Jeni një popull pis e ashtu do të ngordhni. Unë jam pjesë e parisë i thonë këta popullit shqiptar, jo si ju, që jeni rob kot, mish për top, e shpirtra të humbur. Këta janë pjesë e parisë së Tiranës, vegla e saj, ata që i urrejnë shqiptarët dhe që ndoshta e mallkojnë fatin e tyre që kanë lindur shqiptarë.
A ju duhet shqiptarëve një Beppe Grillo?
Këta opinionistë e komentatorë bëjnë me shumë zell punën e parisë. Të gjithë kanë disa apartamente, biznese, shtëpi, lidhje e të ardhura gjithfarësh. Të gjitha vijnë nga paria. Ajo që këta thonë është një krim në vetvete sepse këta po i bëjnë me bindje të plotë shërbimin për të cilin paria ka kaq shumë nevojë. Shqiptarët kanë nevojë për mend, në se këta nuk kanë të japin, më mirë të qepin gojën e të shkojnë të mbjellin fiqtë në arën e gjyshit në majë të maleve heroike. Ndoshta janë ma të mirë si katundarë se si komentatorë. Shqiptarët sot kanë nevojë më shumë se kurrë për një zgjidhje. A quhet ajo zgjidhje Beppe Grillo, lëvizje, parti, shoqatë, klube, rrethe, organizatë etj nuk ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është se ka ardhur koha për një forcë të re, me një ideologji të qartë, me vlera të qarta, që iu beson shqiptarëve dhe që kërkon votën e tyre për ndryshimin e gjendjes në dukje të pashpresë. Shqiptarëve iu duhet një zgjidhje. Këta nuk janë zgjidhja dhe shkrimet e tyre janë si tymi i temjanit, hi syve popullit që edhe ashtu nuk din se si me veprue.
Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse gjendja ku jemi është e frikshme dhe do të përkeqësohet edhe më shumë. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse sistemi politik është oligarki e padyshimtë e parisë së Tiranës të organizuar në klane kriminale. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse shoqëria është thellësisht e kriminalizuar dhe e karakterizuar nga një sistem sundues vlerash që nuk është moralisht i shëndoshë. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse paria sunduese është e korruptuar, plutokratike dhe kleptokratike. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse shteti shqiptar është i kapur nga krimi. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse shoqëria civile që numëron me mijëra organizata është krejtësisht e paralizuar. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse sistemi sundues i vlerave është imoral dhe materialist në ekstrem dhe i kapur nga krimi. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse partitë politike janë banda në shërbim të klaneve të caktuara. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse drejtues të shtetit zgjidhen pikërisht ata që kanë bërë më shumë krime, vjedhje, vrasje dhe që kanë përgjegjësi të padiskutueshme. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse nga shteti shqiptar janë trafikuar me qindra mijëra femra dhe fëmijë. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse ekonomia ka qenë dhe është një seri piramidash financiare. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse e vetmja industri që njeh rritje janë lojërat e kumarit. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse policia nuk lejohet të hyjë në shumë fshatra e zona që prodhojnë dhe eksportojnë drogë ditën për diell siç është, bie fjala, Lazarati. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse jashtë Unazës së Tiranës, varfëria është në nivele të papara. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse një ndër katër shqiptarë ka probleme mendore. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse shkalla e shkatërrimit të familjes e frikshme. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse gjendja e shërbimeve shoqërore, mjekësore, dhe të arsimit është katastrofike. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse paria sunduese jeton një jetë të paparë, e zhytur në luks e në qejf dhe e urren popullin e vet. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse paria është haptazi jashtë ligjit, mbi ligjin, dhe e paprekshme. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse ky është një vend prej të cilit edhe ata që e sundojnë dhe e shfrytëzojnë duan të ikin sa më shpejt që të munden. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse ky është një vend ku të gjithë politikanët kërkojnë dikë nga të huajt që t’i sundojë dhe ta mbajë përgjegjësinë për punët e shtetit. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse sistemi që është vendosur është qartësisht plutokratik, kleptokratik dhe oligarkik, nuk ka shqiptarët janë të sunduar me dorë të hekurt nga të njëjtët sundimtarë që kishte në sistemin e mëparshëm, që tashmë janë pasuruar në nivele marramendëse. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse tranzicioni, që duhej të ofronte një jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët, ka rezultuar në ndërtimin e një sistemi politik oligarkik, të një sistemi ekonomik monopolist dhe shitblerës, në polarizimin ekstrem të shoqërisë në plutokratë dhe në të varfër, si dhe në shkrirjen e plotë të shtetit dhe kapjen e tij dhe të shoqërisë nga krimi i organizuar. Shqiptarëve iu duhet një Grillo sepse kjo është gjendja në të cilën ndodhemi.
Një program i shkurtër politik për një Grillo shqiptar
Paria po punon me ethe që të pengojë daljen e çdo force të re që iu kundërvihet interesave të saj. Parinë e Tiranës e dëmton një parti që punon për shqiptarët, që mban parasysh interesat e tyre dhe që provon se nuk është vegël e instrument i klaneve të parisë. Por, edhe atëherë, të gjithë palët e parisë do të bëhen bashkë për të shmangur forcat që mund të marrin vota kundër tyre. Koha ka ardhur për një fillim të ri, nevoja për ndryshim është e pashmangshme, forcat e reja politike që duan ndryshimin duhet të kuptojnë mirë se cilat janë rrugët e ndryshimit të vërtetë. Ndryshimi duhet mbështetur në vlerat e vërteta të një populli si shqiptarët, dhe në një projekt të ri modernizues, të balancuar, dhe të mbështetur në themelet e forta të elementëve të mëposhtëm. Së pari, në identitetin e padiskutueshëm të shtetit-komb. Së dyti, në një sistem politik demokratik. Së treti, në një administratë shtetërore të pakorruptueshme e të mbështetur në ligj. Së katërti, në një ekonomi tregu të institucionalizuar ku i jepet përparësi prodhimit kombëtar. Së pesti, në një politikë të jashtme të bazuar në interesin kombëtar. Së gjashti, në luftën e pa kompromis kundër krimit e kundër të keqes në çdo formë që të materializohet e keqja shoqërore. Së shtati, në krijimin e në kultivimin e vlerave të vërteta të një shoqërie që krijon mundësi për të gjithë. Së teti, në kultivimin e vlerave të një shoqërie civile efektive. Së nënti, në ndërtimin dhe konsolidimin e strukturave të shërbimeve shoqërore si edukimi, shëndetësia, e mbrojtja e fëmijëve dhe e pensionistëve. Më në fund, por jo më e fundit, ndërtimi i një politike të jashtme e cila të avancojë interesat shqiptare.
Çdo përpjekje për ndryshim, qoftë në formën e një programi politik, qoftë në formën e një pakete ndryshimesh ligjore, çdo Grillo shqiptar që nuk mban parasysh këto parime themelore, është e destinuar që të dështojë. Këto elemente janë pjesë e pandashme e çdo projekti për shërimin e përmirësimin e gjendjes. Por, ata që marrin përsipër këtë detyrë, ata që duan të jenë Grillo shqiptarë duhet të jenë të përgatitur që të përplasen me një pari që do të përdorë çdo mjet në dispozicionin e saj, edhe në format ekstreme të dhunës e të terrorizmit shtetëror e mafioz, për të ruajtur pushtetin politik, dhe kontrollin mbi ekonominë e mendësinë e popullit që sot e sundon në mënyrën më kriminale të mundshme.
A do të ketë mbështetje një Grillo shqiptar?
Nuk ka dyshim që shqiptarët janë të ngopur me zvetënimin e parisë, me sundimin e saj kriminal, me përpjekjen e saj për të shkatërruar e zvetënuar, përbaltur e përjargur gjithçka. Shqiptarët janë të gatshëm që të mbështesin alternative të tjera. Shqiptarët duan të shohin nga e ardhmja. Ai që nuk ka frikë nga kërcënimet e parisë, ai që e sheh në sy vdekjen, ai që vendos të vrasë kriminelin, të ruajë nderin e shqiptarëve, të zgjidhë problemin e pronave, të ndërtojë ekonominë, të strukturojë si duhet sistemet e arsimit, të shëndetësisë, të pensioneve, ai që do të punojë për ruajtjen e kultivimin e vlerave njerëzore, ai që do të çojë në trekëmbësh kriminelët hajnat e cubat, ai që do të punojë për të drejtat e emigrantëve, ai që do të ndërtojë një strehë për ata që do të kthehen, për të pambrojturit, të pazotët, të përbuzurit, për shqiptarët ai do të jetë Grillo. Në fund ai që nuk do të shitet tek Paria e Tiranës, tek klanet e saj, do të jetë një Grillo për shqiptarët. Ne jemi një popull katundar, me anë të mira e të këqija, kemi katundarë të mirë e të këqij, por Grillo do të jetë ai që do të jetë njëri prej nesh. Gramoz Ruci i përbuz katundarët. Sali Berisha i përdoron. Ilir Meta i korrupton. Fatos Nano i degjeneron. Edi Rama nuk i kupton. Bamir Topi i mënjanon. Ai Grilloja, po erdhi, duhet të jetë një katundar si ne, por ai që na ndryshon, për të mirën e të gjithëve, dhe unë do të jem ndjekësi e militant i tij i bindur.
Jo Z. Sh. Rama Grilloja shqiptar ne asnje menyre katundar,e tha Fishta:Katundari, qytetar s’behet kure edhe me ndru kater lekure.
PO, Shqiptaret kane domozdoshmeri nje GRILLO,trute e komunisteve dhe
spiuneve jane kalbur me kohe.Ata nga alternativat jane ZERO.
A nuk eshte saliu nje katundar dhe komunist c’pret nga ky leshko fshati qe shet pordhe 22 vite?
Konkluzion:Grilloja shqiptar
duhet qytetar.
Edhe sot e kesaj dite Sala vepron si nje kryeplak katundi. Ai eshte katunar ne gen dhe nuk ka shans te korrigjohet.
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/berishas-scoliosis.html
Sa qesharake po duket kjo analiza hiperbolike qe bejne mbi “suksesin” e fenomenit Grillo…ajo eshte ne rastin me te mire vetem nje sinjal apo bori, qe u jepet politikaneve, pasi sido qe te veje situata, kjo levizje do ta humbase kuptimin qe i dhane votuesit…ne fund te fundit, vota per Grillon qe nje veprim kritikues,por pa marre pergjegjesine per qeverisjen e vendit, ndaj cdo veprim i metejshem i Grillos dhe ushtareve te tij do sjelle humbje te qellimit, apo “leverdise”. Zoti Rama me duket se eshte investuar pak gabim tek ky fenomen…ne fund te fundit, zhvillimi ndodh, dhe me teper prej pjekurise shoqerore se sa prej supernjerezve..
Po Fishta vete ishte katundar! katundar nuk te ben vendi ku rrin e jeton por mendesia. Grilloja duhet te jete dikush qe e don popullin shqiptar pa kushte.
Po, po, duhet te jete nje qytetar,.. si Presidenti.
Ke shkruajtur shume i nderuari Shenasi,por me kete artikull ke shruar prologon e nje ere te re qe eshte grumbulluar ne shpirtin e njerezve dhe pret nje Grillo qe ti paraprije per te shperthyer.Kur?
e pse duhet te kete pa tjeter nje Grillo shqiptar,sepse populli vuan ,po te themi se populli vuan per trute e kokes dhe si hyne ne pune as bebe grillua,kush do e aprovonte asnje ,te fitoje kush te doje ai qe fiton ka vleren dhe moralin e shumices se ketij populli,perfundimi ska doktor qe sheron shoqerine shqiptare eshte e falimentuar e shkateruar nga sistemi 22 vjecar i udheheqjes ruraliste te thelle malore
Le ta importojm nji Grillo nga jasht…
Pse ta importojme, kemi Odhise Grillon, mall vendi…
nuk kan bythe te dali ndonje Grillo shqiptar dhe te godase sistemin e vjeter politik ne shqiperi
Z.SHENASI,ke bere nje shkrim komplet katundar,jo se i ke keq ca gjera,po se ne fund s’na the gje,s’na dhe zgjidhje.Pra,na duhet nje Grillo,d.m.th. nje qe te na fuse dhe ne sistemin ne krize(sikur nuk eshte) si ne Itali?Me vjen keq se ne nuk ngjasojme hic me Italine,se pse ata kane 70 vjet qe bejne zgjedhje te lira dhe me gjithe problemet,jane nje nga 8 shtetet me te industrializuara.Kane prodhim kolosal,kane nje shtrese aristokrate shume te pasur qe sidoqofte,ne cdo sistem,nuk ka marre paret dhe i ka derguar jashte vendit te vete(si ne Albanistanin tone apo Hellasistanin fqinj).Pra,me gjithe krizen,korrupsionin,Italia fqinje ka nje potecial te madh,atyre u duhej nje Grillo vertet,tu tregoje politikaneve se populli s’ka me besim.Po ne c’na duhet Grilloja,qe t’ja shesi votat atij qe e paguan me shume?A e ke ndjek situaten se ca eshte bere ne ate vend? A e di se ”opozitari” BAMIR TOPALAQJA QE BEN SI SHPETIMTARI I KETIJ VENDI SOT U BE PRESIDENT ME VOTA TE BLERA(2-6 MILION EURO JANE HEDHUR ME KANE THENE MIQTE TE AFERT ME PARINE E TIRANES),Zoti Shenasi,ne nuk na duhet BEPE GRILLO,NA NA DUHET NJE LESS VALESSA SHQIPTAR,ME VJEN KEQ QE KOKA ME E MADHE E KOMBIT,Z.KADARE E HUMBI SHANSIN TE ISHTE NE KRYE TE KOMBIT TE VET KUR KISH ME SHUME NEVOJE.NE S’DUHET T’JA JAPIM VOTEN NJE SHWARCENEGRI TE RI OSE NJE JESSE VENTURE,,ne duhet te gjejme nje lider vizionar,nqs per momentin asnje nuk eshte i pranueshem,atehere te bashkojme voten te heqim TUMORIN QE KA PLLAKOSUR ALBANISTANIN TONE TE DASHUR E SHUME FUKARA ,,,,ISH-IDHULLIN TEND SALI BERISHA….nuk na duhet lider katunar si ai tepelenasi,po na duhet nje qytetar,mundesisht bir intelektualesh,qe ka pare bote me sy,e di c’eshte e si funksionon demokracia,,,,,PRA,NQS DON TE NDIHMOSH VENDIN TEND MOS NA BEJ SHKRIME ”KONFUZE”,QE POPULLI KATUNAR SI KUPTON,,,PO TE LUTEM,,,NQS KE KELLQE ,,HAJDE DHE NIS NJE LEVIZJE TENDEN OSE RRIHE CEKANIN NE NJE PIKE…..MOS JA JEPNI VOTEN KESAJ QEVERIE(BERISHA +META),,,MOS I LINI T’JU GENJEJNE ME NJE VEND PUNE 200 MI LEKSH DHE T’JU RREMBEJNE TE ARDHMEN E FEMIJEVE TUAJ,,,JO VOTA PER BERISHEN,,,NQS I VJEDH,,, TE GJITHE NE SHESH ,TE KAPUR PERDORE DERISA TE ZHDUKET,E KEQJA E KOMBIT ESHTE BINOMI BERISHA+META……
Duhet huri vlla.
Huri esht Grillo qe duan shqiptart.
E ka vertetu baca enver kte postulat.
Edhe atje ne amerik,I ben huri amerikan fshatkatunmalokaret shqiptare qe tua kalojn edhe parizienve kur vijn prej France,ne sjellje.
Vrasesi gango I forti ne shqipni ul koken dhe lan pjatat e picave ne americ. Pse? Huri vlla. Huri. Ka dal nga xhehneti thojn.
Nji dit ne ate trafikun beterr te tiranes pa trafik,ju afrova pak si teper ne Rrug njidrejtimshe makines “kojshie” dhe per mirsjellje ngrejta doren ne shenj ndjese.ai tipi me mori per “student” dhe uli xhamin duke ngrys vetllat me hakerrim.
Kur ju pergjigja me dyfishin e dozess qe mora prej tij,atij kaposhi I ran pendet turpshem si brek kurve ne tretuar.
Katnari.
Po e respektove te hypi ne qaf.
Po nxorre “hurin” bohet kurv trafiku.
I thash njonit.
Hajt te jap nji kafe . Meqe kisha vite Emigrant.
Te nesermen ai ju fry tjetrit.
Me dha filani kafe see me ka frik.
Ma te poshten see shqiptart nuk ka.Esht fjala per fshataret e malokaret.
Prandaj ka ai programi me 10 pika, sh mir e ka profesori,por aty duhet me u vu pika kryesore qe ai Grillo duhet me ken Qytetar denbabaden,dhe duhet te mbaj ne dor gjithnje ate te bekuar hu.
Si Zeusi mitologjik qe kishte ate gjene ne dor qe shlote vetetima ndeshkuse kur duhej.Edhe heroi mitologjik I vikingeve mbante nji cekan ne dor.
I kom pa shqiptart malofshatkatnare sesa byqira behen.
Edhe kosovart te spiunojn randshem.
Po ta shofsh. Shqipninn nga lart duket vend I shkret.pa gjelbrim.
Prandaj,nji fjal e urt do lindi:
Bjeri m,hu shqiptarit
Qe te cel gjethja e bari.
I ke ra pikes dhe te them te verteten ajo puna e makines me ka ndodh edhe mua
Profesor,katundari i juaj ngelet Kreshniku??!
Pashe qe emri i tij mungonte ne listen tuaj.
Nuk mund tu diskutoj,Juve jane pak qe ju diskutojne,dhe une sigurisht jo
Pra po e le nuk po diskutoj fare.
Uroj qe te kemi ndonje katundar krenar,qe ti kete ngelur pak seder te bej kte vend.
Uroj qe kto prapaskena kaq te veshtira,te bien mbi kokat e atyre qe po i pregatisin,dhe jo mbi kte popull,sepse ka 72 vjet qe duron dhe peson.
Pse shkruani nje gjysem fraze ne hije “dhe me e veshtire do behet”??
Me la nje shije te hidhur shkrimi juaj,nuk eshte me si te meparshmit.
Por ndoshta dhe keni te drejte,duhet te pregatitemi per ..ndyshimin….e vendit ose te pasaportave.Ju e keni ber!
po cfare Kreshniku… ky duket se nuk e ve as ne liste.
—-nuk e di cfar ka dashur te trajtoi ne kete artikull , por fenomeni GRILO eshte nje idiotesi ne politiken e cdo vendi —programi i pese yjeve eshte ne internet me tre faqe . Nuk shpjegon asgje dhe nuk jep asnje zgjidhje . pra nje politikan me mentalitet fshatar kunder te gjitheve . Ne se na duhet nje fshatar ne e kemi dhe e kemi votuar dhe ja ku jemi cna duhet nje tjeter . Ne se na duhet ndryshimi me programe qe paraqit autori , duhet te pastro listen e –parise se tiranes — se i ka bere te gjithe –GRILO–Ne ate program po e degjojme cdo dite , te plote e te qarte e cna duhen politikanet si Grilo—
Po kemi Lad Grillon me.
Ka pas komentu futbollin te tv Tirana.
I njgjate icik Luan Zhegut…
NGA PERVOJA QE KAM PER ITALINE ,THEM ME BINDJE TE PLOTE
QE ITALIA NUK KA QENE KURRE E KENAQUR NGA ASNJE QEVERI
MEGJITHESE KA QENE SHUME ME TE MIRA SE KETO TE SOTMET.
BEPPE GRILLO HYRI NE KARRIEREN POLITIKE ,DUKE TALLUR FILLIMISHT
NE SKENA PARTITE SOCIALISTE DHE SOT ESHTE BERE VETE 5 STELE.
POPULLI QE ESHTE VETEM NJE KOPE BESON NGA HALLI TEK GRILLO.
PERSONALISHT NUK JAM ASPAK OPTIMISTE QE KY DO TE SHPETOJ ITALINE
AI SI SHUME TE TJERE DUAN TI FUSIN KEMBET NE PARLAMENT . KUR E DEGJOJ QE
CIRRET DUKE FOLUR ME KUJTOHET BERISHA ,VETEM MW KETE FORME DUA TE
ARRIJNE QELLIMIN ..
GJITHESESI JA LEME KOHES DHE DO TI SHIKONI ITALIANET CFARE DO TE
THONE NESER PER GRILLON.
NE ITALI HISTORIKISHT ASNJE QEVERI NUK KA BERE HAJER .
Personalisht mendoj se Shinasi Rama e ka zgjedhur Grillon e tij,ai eshte Kreshnik Spahiu. Personalisht akoma nuk jam i bindur per beniaminin e dikurshem te Saliut,por shpresoj dhe besoj te jem i gabuar dhe Shinasi Rama te kete te drejt.
Delli di te lexosh ti mo? Por po te ishte Grillua ine Kreshua, nuk do kishim nevoje per nje Grillo hipotetik. Po te ishte Kreshua Grillo do te klasifikohej brenda kritereve qe shpreh shkrimi, por ti qofsh qe nje non endorsement e ben endorsement. Kot per sport, shqipen e praktikon ndopak?
I dashur Shenasi Rama. Me duket se ke harruar faktin qe Grillo-n shqiptar e blen ose a shantazhon Berisha brenda 24 ore mbas zghedhjeve. Plus qe fenomeni Grillo, eshte i pamundshem ne nje vend ku s’ka shtet dhe ku vidhen votat ne diell. Pa e vleresuar armikun, s’mund ta mundesh kurre (ndoshta Edi Rama e ka kuptuar kete para teje).
Le ta provojme te pakten nje here Edi Ramen (i kemi dhene nga dy mandate edhe Saliut edhe Nanos, qe te dy komunista te regjur). Para se te shkojme ne Hene, le ta shijojme ca Token, se ne sidoqofte, nga Ferri po vijme….
Jam 100% dakort me ju z. Rama. Shoh qe Kreshnikun se keni futur tek rrjeshti i politikanve, nuk mendoni se mund te jet nj Bepe Grillo shqiptar. Une mendoj se ndoshta eshte ai qe duhet te mbeshtesim, ishalla sgabohem. Le ta provojme.
Eshte detyre per Intelektualet te denoncojne nje mini-diktator me pushtetin e tij te kalbur dhe te korruptuar ne cdo qelize te tij. Dhe te gjithe ata qe jane me vertet ne kuptimin e fjales intelektual dhe jo ata qe jane ne sherbim te pushtetit te dhjere dhe si puna e prostitutave shiten me ore dite pak a shume ne njenjten menyre.
Por pyetja qe ne duhet ti bejme vetes eshte qe a mbaron detyra e Intelektualit te vertet vetem aty? A nuk duhet te jete detyra e tij te tregoj nje zgjidhje te udheheqi popullin e tij drejt nje rruge-zgjidhje?
Te gjithe politikanet e tanishem te dhjere i kane mbushur thesat me para dhe i gezohen dredhive qe ata nxjerrin dite per dite per te vjedhur sa me shume. Sikur ta quajme kete sport (sepse shumica e tyre kane vene aq pasuri sa skane nevoje te vjedhin as ata as femijet e tyre.) C’fare lumturie ose permbushje nxjerrin ata si “sportiste” kur jane duke mundur nje femi 5 vjecar dhe te pambrojtur? Bravo ju qofte jeni burra te vertet… nje sport perverse … Nje Phedophili politike shume te shemtuar??
Cfare gezimi te madh duhet ndjejne keta palo burra kur te levizin me makinat e tyre lluksoze ne getot e popullit te tyre dhe vendit te mbushur si kosh plehrash per vendet e tjera!! Cfare gezimi te madh do te ndjejne keta sharlatane kur shqiperia te zhduket si komb edhe ose shtet sepse u shit per “dy aspra” nga legena miope qe benin gara kundrejt legenave te tjere. Si do te prezantohen ata ??….
Bravo ju qofte legena politikane dhe hajdute pushtetar te regjur ju jeni me te vertet per tu admiruar. Besoj se ju luteni dite e nate te mos ket Zot dhe ne kete me nyre te mos i pagoni kurre krimet e juaja qe do tju siguronin nje vend ferr ne krah te djathte te Djallit.
Une do tju thoja mos harroni se miliona nga viktimat tuaj qe luten dite per dite duke renkuar o zot merrma hakun.
Une besoj qe Zoti ekziston dhe ne qofte se kam te drejte ju zoterinj Politikane dhe pushtetare jeni me te vertet per tu Misheruar. Zoti paste meshire per shpirtin tuaj se krimet qe kani bere jane te pafalshme dhe do ta benin dhe Satanin xheloz.
Grillo eshte nje “kafshe mediatike e rralle” qe eshte veshtire te gjendet nje i tille ne pyllin tone. Armet e tij nuk i luajne dot nga vendi shqiptaret. Duhet menduar ndonje sajese tjeter.
Mos u merzisni djema italiani ka Grillon ne kemi Gorillen qe 22 vjet,,,
jam dakort me z. Rama, me sa duket vetem Kreshniku ka mbetur te jet Bepe Grillo. Te mbeshtesi AKZ.
Per mu Grillo i ardhshem esht mbet Agron Llakaj…llaka llak.
grillo ne allbani eshte artur zhei ,mjeker mut ,trute i ka hiq e mos keput.
bythelepires i saliut,kur te cofe sala bythet e kujt do lepish more zhei?
Shqiptareve nuk u ben pune Beppe Grillo por nje trim qe tu fusi plumbin ne goje serbo-grekeve te politikes se Tiranes zyrtare.
e kemi nji grilo,qe ka 20 vjet ,qe po sundon shqiptaret,edhe ne flem gjum akoma
Juve z.Sh.Rama dyshoni ne korruptimin total te shqiptareve? Mos u cudit! Kjo pari gjeti terren pikerisht ne nje shoqeri zhvatese si kjo shqiptarja! Veshtro verioret si dynden ne Tirane dhe rrethe te tjera dhe vetem grabiten, veshtro jugoret qe bene po te njejten gje, dhe kryekomandanti i tyre Sali Berisha me nje parlament mizerabel dhe hajdut dhe me nje media ” alla blendi fevziu e aleksander frangaj ” kane mbi 20 vjet qe i bejne hosana njeri jatrit! Keta aparatcike mediatike jane varr-remihsit e asaj qe ti dhe une deshem te benim me 1990! politikanet dhe parlamenti i tyre nxjerr ligje ne favor te nje bande pa krye e pa fund, nje bandit bije mijra ngrihen! kjo eshte jo tragjedi por komedia e nje sistemi qe mund te jete operative ne nje komb te madh por ne popullata qe nuk dine nga vine dhe ku shkojne por vshen pas nje horri apo grupi horash tregon per dakordesi ne krim dhe korrupsion dhe jo ne mosdakordesi!Kur te vij ne SHBA do te kerkoj te takohemi se jemi miq dhe shkruaj me pseudonim se te grine ketu! po endra jone SHBA ka gatuar kete gjelle bashke me turmen amebale shqiptare!
Z.Shenasi! I lexoj me vemendje shkrimet Tuaja ne median e shkruar dhe arrij ne perfundimin qe Ju mendoni si nje qytetar, por nga qe nuk ju njoh personalisht nuk e di a veproni si i tille.Ky shkrim i sotem eshte nje thirrje per qytetaret te cilet jane te pergjegjshem per jeten e tyre dhe per fatet e vendit te tyre, keni shkruar se si dhe cfare i duhet nje Beppe Grillos shqiptar ,por a e shihni vehten tuaj si nje Grillo shqiptar? Besoj qe nga ato qe shkruani, nuk duhet te hyni tek njerzit predikatore qe beni si them une dhe mos beni si bej une.Mendoj qe beni nje sforco dhe dilni para pasqyres dhe quajeni vehten Tuaj Beppe Grillo shqiptar dhe nese i mbushni mendjen vehtes per te tille ju e dini shume mire(se kete shkruani me lart)se si duhet te jete ai.Megjithse Ju mund ta perdorni ne menyre figurative fjalen katundar por une jam shume i bindur nese Ju e ndjen vehten te tille asgje nuk mund te jeni pervecse nje zhgenjim.Duke ju kerkuar ndjese per mungesen e modestise une jam qytetar me mendime dhe veprime dhe kudo ku kam punuar kame dhene nje kontribut vlerash.Behuni Ju nje Beppe Grillo shqiptar dhe une do te jem i pari qe do tju mbeshtes duke hequr dore njehere e pergjithmone nga perzgjedhja e te keqes me te vogel.
kam lexuar njehere nje filozof te sakte majtist,qe e vleresonte Che Guevaren dhe e vendoste ne aradhen e revolucionareve rebeleve pa kauze.Grillo nuk eshte revolucionar,thjesht rebel pa kauze.Shqiptare keshtu nuk gjen kollaj,por edhe po gjete jane sa per aheng e rremuje.Revpolucionaret nuk jane vetem per te thene te verteten(denoncojne realitetin),por japin edhe nj rrugezgjidhje,mundet edhe gabim,por provojne.Domosdo jo katundar,se ata jane te shtrenjte si floriri.
Shqipetareve u duhet nje Grillo!
Z. Rama, po ju kur do i lini shkrimet dhe do ktheheni per te dhene nje kontribut me direkt?
Gjerat qe thoni jane shume te sakta, po pse nuk jeni ju i pari qe filloni te punoni per to?