Vullneti politik i Ramës dhe ndryshimi i sistemit

10 Mars 2013, 14:20Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kur Edi Rama është pyetur se si do të pakësohet korrupsioni kur ai të jetë kryeministër, përgjigjia ka qenë mbresëlënëse. “Edhe një danez të sjellësh në një post të rëndësishëm në Shqipëri, do të korruptohet, sepse është vetë sistemi që të korrupton – prandaj, do ndryshuar sistemi, jo thjesht njerzit,” është përgjigjur në më shumë se një rast ai.

Në fakt, lufta kundër korrupsionit është thelbësorë për realizimin e programit ramist të “Rilindjes”, sepse në të gjithë komponentët e tij presupozohen shtim fondesh buxhetore, që sipas shpiegimeve të Ramës & co., do të sigurohen nga pakësimi i korrupsionit në mbledhjen dhe shpenzimin e të ardhurave të buxhetit të shtetit. Por, fatkeqsisht, në program nuk jepen detaje rreth reformimit të SISTEMIT.

Në fakt, për një periudhë afatshkurtër, mund të mjaftojë edhe vetëm vullneti i politik i Ramës kryeministër, që korrupsioni të pakësohet dhe disa nga premtimet e programit të “Rilindjes” të realizohen – siç ndodhi, për shembull, me kthimin në identitet të Parkut Rinia e të lumit Lana, si dhe me rinovimin e fasdadave të pallateve, pas ardhjes së Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës. Por që ndryshimet të jenë afatgjata, duhet që të kemi edhe ndryshime sistemike, që fillojnë me ndryshimin e Kushtetutës dhe të Kodit Zgjedhor.

Këto ndryshime nuk janë përmendur në programin rilindës të PS-së, por janë përmendur në programet e dy partive të reja që, pas 23 qershorit, mund të bashkëqeverisin me të  –AK dhe FRD. Këto ndryshime prekin Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, për të cilat, të mos harrojmë, Rama ka pranuar publikisht se janë ndryshuar me nxitim në vitin 2008…

Për shembull, FRD-ja ka propozuar që Presidenti i Republikës të zgjidhet drejtëpërdrejt nga populli. Aktualisht, presidenti është një kukull e kryeministrit, i cili emëron kryeprokurorin dhe anëtarët e gjykatave. Por korrupsioni ndëshkohet pikërisht nga prokuroria dhe gjykatat. Një president i zgjedhur nga populli mund të jetë aq i pavarur sa të emërojë kryeprokuror e gjykatës që mund të dënojnë edhe kryeministrin vetë, në qoftë se bën korrupsion – siç ndodhi në Kroaci, për shembull.

AK-ja ka propozuar që asnjë zyrtar i zgjedhur, duke filluar nga kryeministri e deri te kryekomunari më i fundit të mos lejohet të qeverisë për më shumë se dy mandate. Dhe përvoja ka treguar se sa më shumë të njëjtët njerëz të mbajnë mandatet e tyre, aq më shumë ka lulëzuar korrupsioni nën hyqmin e tyre…

FRD-ja ka propozuar që Kuvendi i Shqipërisë të ketë 100 deputetë dhe që numri i mandateve të partive të vogla të mos varet nga qënia në koalicion me partitë e mëdha (aktualisht një parti e vogël, po të jetë në koalicion parazgjedhor me një parti të madhe, mund të marrë mandat me gjysmën e votave që i duhen duke garuar më vete). Dhe përvoja e Kodit Zgjedhor aktual ka treguar se partitë e mëdha kanë mbledhur rreth tyre gjithfarë partish të vogla, thjesht se u duhen që të maksimalizojnë votën. Për t’i shpërblyer pastaj me poste ministrash e zëvendësministrash që shërbejnë për të futur në punë militantë e për të shpërblyer biznesmenë kontribues. Një sistem zgjedhor me 100 mandate, ku çdo parti garon më vete (jo në koalicion), do t’i eliminonte shumë nga këto gëmusha të korrupsionit në qeveritë e ardhshme.

Ak-ja ka shkuar edhe më larg në drejtim të reformimit të sistemit. Ajo ka propozuar që ministrat të mos jenë deputetë. Sepse një ministër-deputet nuk e ka kollaj ta shkarkojë kryeministri, kur dyshohet për korrupsion apo demonstron paaftësi – balanca e numrave në Kuvend mund të jetë e tillë që vota e ministrit-deputet të jetë vendimtare për kryeministrin.

Këta janë disa nga shembujt më pikantë ndër propozimet e AK-së dhe FRD-së, të cilat ta do mendja që do të diskutohen me PS-në, në qoftë se puna do ta sjellë pas 23 qershorit që votat e tyre në Kuvend të jenë përcaktuese për krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga Rama. Dhe mbetet të shihet nëse Rama do t’i pranojë këto propozime dhe nëse do të përdorë vullnetin e tij politik për t’i materializuar ato.

Xhorxh Ushingtoni nuk mbahet mend për ndonjë “Park Rinia” apo “Lanë”, si ato që rinovoi Edi Rama. Uashingtoni, përveç të qënit udhëheqës i luftës për pavarësi, mbahet mend se krijoi precedentin e moskandidimit për herë të tretë për president të SHBA-së (kur e kishte 100% të sigurtë fitoren), duke thënë fjalët monumentale: “Unë nuk luftova kundër një mbreti, për t’u bërë mbret vetë!”

12 komente në “Vullneti politik i Ramës dhe ndryshimi i sistemit”

  1. aurela says:

    EDI RAMA JE NJISHI I NJISHAVE ? , korrupsionin nuk e premton qe do e heqesh siq beri saliu,jep shkakun e vertet , tregon instrumentat qe do realizosh per te ulur korrupsionin!!!

    Edhe një danez të sjellësh në një post të rëndësishëm në Shqipëri, do të korruptohet, sepse është vetë sistemi që të korrupton – prandaj, do ndryshuar sistemi, jo thjesht njerzit

    ja pra keshtu hiqet korrupsioni! ndryshim sistemi; pa u ndryshuar sistemi gjithmon politkant do zhvasin shqiptaret ? nuk esht esht faji i shqiptarve por faji i politikanve, me ty jam shum d’akord; berisah na premtoj shum gjera; qeveri me duar te pastra, e ka cu korrupsionin ne sratosfer! aman…

    1. vota ime per ta shkulur me rrenje rregjimin berishist says:

      Sa rrjedhshem,por edha sa bindshem
      po duket programi i Rilindjes qe mban
      nenshkrimin Rama.
      Gjithkush po e sheh, perspektiven qe eshte ka filluar te verrshoje.
      Mbas 10 vitesh,nenefektine ketij programi,
      do shohim nje popull te qeshur.te shendetshem.
      Nekete periudhe,
      do shohim rritje te intelektit dhe te jetesigurise.
      Do shohim Njerez me te fuqishem,me me shume Dashuri.
      me te lumtur.
      Kjo eshte detyra e brezit te Rilindjes.qe te lumturoje
      brezin e ardhshem.Dhe kjo do te jete pika me e vleresueshme
      edhe ne Kushtetute;Rilindje te vazhdueshme per Njeriun.
      Ju lumte.Nje Platforme qe pa medyshje do ta
      zgerlaq Rregjimin.Fundja,Ai,do pesoje ate qe meritone…
      Mezi po e presim verrshimin e Jetes se Lire.
      ju faleminderit

    2. malok kosove says:

      Te lumt ju qe e’ keni Edin
      Ne Kosovareve na mbyten udheheqesit tane analfabet dhe malok.
      Me ardhjen Edit te madherishem keni per te ngrene me luge floriri(kuptohet mut).

  2. keni says:

    zoti rama keni then qe do beni te pavarur gjyqesorin nga qeveria; dhe ne cdo vend te botes nese ka pak korrupsion vjen nga kjo, pavarsie e plot e tre pushteteve; ju e keni then e sterthen e saliu esht tall me ju e me gjith shqiptaret; por sot ne do i pergjigjemi saliut me voten ton; KI KUJDES ZOTI RAMA QE KUR TE VISH NE 23 QERSHOR SI KRYEMINISTER MOS IKEN ARGITA BERISHA ME VARK SI NE 98, AJO DO JAPI GJITHA LEKET QE JA KA MARR SHQIPTARVE AJO, BURRI I SAJ E TE GJITH!!!

  3. koli says:

    Kur e pyeten Z.Zaloshnja per sondashet qe bene ,ai u pergjigje se marzhi i gabimit eshte:(+) (-) 30%.Besojeni dhe votoni per PS.

    1. sondazhisti says:

      o kolo, paske ngatru 30% me 3%. se marzhi i gabimit ne sondazhe eshte 3% gjithanej. edhe zaloshnja 3% ka permend, si gjith te tjeret…

  4. Kundershtari says:

    Po prisni nje her o gazetare mos ja fusni edhe ju si kau peles para kohe se nuk behen petullat me uje se duan vaj. as z.Rama vete nuk eshte i sigurte se do fitoje, prandaj mos hapni panik ne popull para kohe, qe te fitoje PS, duhet rrezuar qeveria, se me vote te lire PS nuk vjen as per 100 vjet ne qeveri deri sa te jet Sali Berisha me Ilir Meten ne qeveri.

    1. @ KUNDERSHTARI says:

      PANIK? CA PANIKU MO PER ATA QE JAN USHTARET E PD? SE POPULLI NUK E DO SALIUN: NUK E DO SE KA RIVEN REGJIMIN KOMUNIST; NUK E DO SE KA RISJELL VARFERIN, NUK E DO SE KA RISJELL PABARAZIN, NUK E DO SE KA FUQIZUAR KRIMINELAT, NUK E DO SE KA PASUAR FAMILJEN E TIJ ME MILIARDA LEK NUK E DO SE KA RISJELL SI DEPUTET SPIUNAT E PPSH NUK E DO PER SHUM GJERA!! SALIU NESE FITON KA VJELL VOTA; DHE NE EMER TE SHQIPERIS DHE SHQIPTARVE TE GJITH DUHET TE VOTOJN MASIVISHT QE SALIU MOS TE KET ME SHPETIM MAS 23 QERSHORIT! I VETMI VEND KU AI DUHET TE JET MAS 23 QERSHORIT ESHT BURGU!!!

  5. nastradini says:

    PSE PARTITE NUK DI DUAN ZGJEDHJET MAZHORITARE.

    POR I LARGOHEN ME FRIKE SI DJALLI NGA TAMJANI? Vetem vota mazhoritare 100 % e zgjidh korrupsionin, por edhe shume gjera te tjera ne Shqypni. Vetkuptohet edhe zgjedhja e Presidentit nga vete populli si unison me te paren. Te gjitha propozimet e tjera jane llafollogji boshe qe ngjajne me si i thonin shkodranet: “Merre me leng se mishi ka mbarue”. Zgjedhjet mazhoritare 100 % do te pasqyronin 100% vullnetin e sovranit dhe do t’i nderprisnin rrugen Ruzhdijeve dhe Dushqeve per dallavera me listat e Partive Politike. Pse nuk behet, he pra pse nuk behet? Ca thone se duhet nderrar Kushtetuta. Por Saliu me Edin e kane Kushtetuten si leter bythe dhe e nderrojne brenda nje nate, mjafton qe te bien dakord dhe t’u dalin hesapet. Sepse keshtu bene ne vitin 2008 kur masakruan Kushtetuten si mos me keq duke e kthyer ate ne variantin qe mbante Enver Hoxha. Prandaj pyetja e pare qe duhet t’i bejne BOSAVE te politikes shqyptaret eshte:

    PSE PARTITE NUK DI DUAN ZGJEDHJET MAZHORITARE.

  6. arsyeja says:

    shkrim shume konstruktiv…..me pelqejne keto shkrime…si dhe te naike nje ore e me pare Kroma Berisha..

  7. al says:

    fjalet e rames per zhdukjen e korrupsionit jane te sakta. te ulesh korrupsionin duhet te ndryshosh mentalitetin. ky mentalitet nuk ka per te ndryshuar kurre, duke bere seminare nga be dhe osbe. e vetmja rruge per te luftuar korrupsionin eshte pamvaresia e gjygjesorit. ato te mos zgjidhen nga politika por nga populli bashke me deputetet. populli njeh dhe te ndershmin dhe dallkaukun. populli eshte barometri i punes se punjesve te drejtesise,ky model eshte ne amerike ashtu dhe ne zvicerr.nje tjeter institucion demokratik eshte dhe referendumi qe mund te ndihmoje ne vendosjen e shume ligjeve qe i sherbejne demokracise shqiptare. dhe presidenti i republikes ka ardhur koha te zgjidhet drejt per drejt nga populli. keto reforma do te ndihmojne ne ndryshimin e mentalitetit nepermjet zbatimit te ligjit.

  8. era says:

    malok kosove , mund te mos beje komet fare ,do kuptoheshe shume mire nga nicku.
    malok kosove me shkrive gazit, je vertet malok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje