“Nëse ke humbur zotërimin e një bote
Mos u ligështo: s’është gjë.
Nëse ke filluar zotërimin e një bote
Mos u gëzo: s’është gjë,
Dhimbjet dhe kënaqësitë kalojnë,
Gjithçka kalon në botë,
Gjithçka s’është asgjë”
PLATON
Sot në Kryeqytet siç e keni parë në ekranet e TV ka pasur festë, e ashtuquajtur e gruas dhe e mirë organizuar nga qeveria dhe spikerja e parlamentit. Gra hallexhie por edhe nga ato të gëzuarat që ndjehen pjesë e pushtetit të ngarkuara në autobusë të standardeve për të ardhur keq mbërritën në Tiranë thjesht për të mbushur sallat ku do të festohej nën vezullimin e dritave dhe tam-tameve të muzikës së gëzueshme. I pashë tek duartrokisnin të shkretat gra, ndërsa me vete mendoja se një pjesë e madhe e tyre e kishin mendjen:-a e mbylla sobën?, apo kur do të mbarojmë te shkoj të gatuaj diçka për drekë, ndërsa fillin e mendimeve ma preu zëri jehonë i kryeministrit: Mooos pranooooni të bëheni shtëpiakeee, por të bëheni gra karriereeee….ky njeri që beson se zotëron botën i shoqëruar nga ajo grua që shndrit në raste të tilla si për të komplementuar figurën e këtij njeriu deliroz..
U mundova të ndjek disa aktivitete të luajtura nga vajza gjimnaziste dhe ndërsa prej ekranit qëllimi ishte të rrezatohej gëzim, në fakt vetëm ky i fundit nuk ishte,ai ia kishte mbathur ishte zhdukur, ndërsa në edicionin e lajme njoftohej:
BATHORE GODITEN DY TË RINJ SE I KISHIN BËRË FOTO KUSHËRIRËS SË Tij
Njerëzit që qeverisin në këtë vend (të paktën për këtë gjë paguhen, pavarësisht se paga e tyre vlen asgjë për ta) përpiqen çdo ditë që veshjet e tyre shik dhe në përgjithësi jetën e tyre të mirëqenë ta barazojnë me atë të çdo qytetari dhe as më shumë e as më pak këtë u përpoqën të bëjnë sot. Fytyra të qeshura të shndritshme prej make-up-it pse jo edhe të gëzimit vanitoz të të qenit aty në mes të muzikës kamerave e dritave duken hapur se nuk arrijnë të kuptojnë fare se çfarë në të vërtetë bëjnë?!
Askush të mos qahet
Për inferioritetin,
Çfarëdo që të thuhet
Ai mbetet fuqi
(Divan)
Po nuk janë vetëm politikanët ata që mundohen të krijojnë për popullin një MIRAZH. Është fakt se ekzistojnë skalione të të vetëquajturve analistë, të cilët në emisionet që drejtojnë duke pasur përballë njerëz të opozitës, përpiqen të krijojnë imazhe të një Shqipërie që asfare ekziston dhe e bëjnë qetësisht. Psh: sapo përfaqësuesi i opozitës jep disa fakte që tregojnë një gjendje alarmi sa i përket ekonomisë, mjedisit, problemeve sociale, menjëherë vjen ndërhyrja e analistit : “unë personalisht nuk e ndjej po ju zotëri” ?duke na lënë të nënkuptojmë se ç’presim ne nga këta njerëz të mirëqenë të na ndryshojnë?! Aq më tepër si mund të na qahen hallet nga këta njerëz të mirëqenë? Ndërsa në vazhdimësi të emisionit këmbëngul analisti se: kështu është edhe në aksh shtet të europës etj dhe këtu mbrrin kulmin sofizmi. Shpesh theksohet nga shkrues të ndryshëm se fushata e këtyre zgjedhjeve elektorale do të jetë e nxehtë, madje Profesori i PS shkoi edhe më larg se nëse PS nuk bashkohet me LSI do të jetë shumë e vështirë, madje theksoi se mund të përsëritet 1997!
Është vërtetë klima politike aq e nxehtë, apo ka segmente të interesuara në këtë vend të “fërkojnë termometrin në një copë stofi të leshtë” për të ngritur artificialisht nivelin e zhivës e kështu shikojnë mirazhe sikur pushtetin nuk guxon tua marrë njeri, sepse atje në horizont shfaqen armë, gjak, të vrarë pra’ 97
Çfarë është një mirazh?
Uh! Në distancë, disa pellgje me ujë dhe madje edhe një pemë, për të pushuar në hije të saj … por sapo afrohesh tek këto nuk sheh asgjë!
Mirazh është një iluzion optik që prodhohet në kushte shumë specifike: terren të sheshtë, i ngrohur nga dielli, një “pemë të vërtetë” shumë, shumë larg përpara nesh. Toka e ndezur nga dielli shkakton formimin e një shtrese ajri të nxehtë bllokuar nga ajri frigorifer e cila është vendosur menjëherë sipër. Rrezet e dritës që i referohen kësaj peme nuk lëvizin në një vijë të drejtë, siç ne shikojmë një objekt të largët në kushte temperaturë normale. Në fakt, shtresa e ajrit të nxehtë shkakton një devijim nga rrezet e dritës e cila përkulet.
Çfarë ne do të vëzhgojmë është një imazh virtual që formon në terren shumë të afërt për ne se është “pema e vërtetë”. Pasqyrimi në katin e pemës ose një copë e qiellit na lënë të imagjinojmë një ujë … i cili tani është shumë më larg nga ku ne jemi dhe mendojmë se ndoshta nuk është një mirazh”
Me këtë gjë këta njerëz të kamur dhe që pretendojnë se kanë lexuar disa libra, gënjejnë veten se të tjerët janë inferiorë dhe pjata bosh mund tu duket plot, sapo janë duke dëgjuar këta njerëz të lëçitur. Prandaj këta të fundit le të tregojnë se nuk janë inferiorë po të përsërisin Wolterin: Jeta është tepër e shkurtër; nuk ja vlen barra qiranë ta kalojmë duke u zvarritur nën këmbët e horrave të përçmueshëm.
Por pas kësaj do të dëgjojmë se të gjithë janë njësoj , pra të gjithë janë horra dhe kjo vlen vetëm e thënë në mënyrë sarkastike në një moment ekstrem, por nëse vijon të thuhet qetësisht e normalisht atëherë e meriton një shpjegim shkencor jo të zgjatur.
Një autor i quajtur Pirondelo thotë që dy persona nuk mund të japin ekzaktësisht të njëjtin kuptim fjalëve të një mesazhi. Për të, kuptimet dhe bota e brendshme e njerëzve, nuk është e njëjta gjë.
Dhe Ai e paraqit këtë gjë grafikisht me dy rrathë të veçuar:
Sigurisht që kjo është një pikëpamje ekstreme sepse shumica nga ne besojnë se kuptimet pjesërisht përputhen, gjë që grafikisht nënkupton dy rrathë që takohen në një sipërfaqe të caktuar dhe pikërisht kjo sipërfaqe përbën pjesën ku dy njerëz kanë gjëra të përbashkëta dhe pikërisht kjo sipërfaqe shërben si bazë nga e cila njerëzit nisen për të komunikuar me njëri tjetrin.
Ndërsa rrathët thotë Pirondelo nuk përputhen në asnjë rast, pra çka do të thotë se nuk mundet kurrë që dy njerëz të jenë plotësisht njësoj…Ajo që i bën të ndryshëm njerëzit është mjedisi ku janë rritur, gjenet e trashëguara, etj.
Le ta enderrojne pushtetin se kane per ta pare me dylbi..
respekte Zonja Ramohito
Komplimente Dr.Ramohito Le te shohin mirazhe ata ne te hedhim voten atje ku duhet se pastaj do permenden e do mesohen me realitetin.
Gjithe te mirat e mire u lexofshim
Konti Çiano le te kenaqet me mirazhin,si ne 1920 do ta marre edhe pergjigjen .
Shpresoj qe kjo puna e mirazhit ti rrise nivelin kenaqesis qe ta barazoj me nivelin e dhimbjes me pas.
caoooooo