Hashim lidhi zagarët

9 Mars 2013, 18:21Blog TEMA
Hashim lidhi zagarët

Nëse një institucion i shtetit nuk respekton vendimet e institucionit tjetër relevant të shtetit aty nuk ka shtet, por anarki. Këtë po e bëjnë aktivistët e partisë sate. Me këtë, besomë, ata shumëfish më shumë të dëmtojnë ty se sa mua. Edhe nëse shkatërrohet tërësisht RTV Mitrovica, kjo nuk do t’ishte sukses për PDK. Përkundrazi do t’ishte disfatë dhe turp për PDK.

Nga Nexhmedin Spahiu

 

Letrën në vijim e kam protokolluar në Zyrën e Kryeministrit me 19.02.2013 me shpresën se Kryeministri do të reflektojë pozitivisht  dhe do të ndërmerr masat që i ka hije ta bënte çdo kryeministër që është i interesuar për imazhin e tij dhe të vendit të tij.

Gjatë këtyre 3 javëve  as që u ndërmor ndonjë hap pozitiv po përkundrazi gjërat u përkeqësuan në ekstrem.

Kjo tregon që kryeministri i Kosovës nuk brengoset fare as për imazhin e tij as për imazhin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Opinioni i gjerë tashmë është informuar për faktin që kryetari i Komunës së Mitrovicës nuk po i bindet vendimit të gjykatës lidhur me lokalet e RTV Mitrovicës. Pas vendimit të gjykatës në kundërshtim me të, kryetari i Komunës u ka lëshuar vendim disa personave me te meta fizike për të shfrytëzuar lokalet e RTV Mitrovica. Ky është veprim kriminal i dënueshëm me kodin Penal të Kosovës deri ne 3 vjet burg. Por kush ta zbatojë ligjin se? Shyqyr që Ministria e Pushtetit Lokal, Prokuroria e Euleksi i tërhoqën vërejtje që të mos ndërmerr hapa të dhunshëm. Por vetë nënshkrimi i një akti të tillë përben vepër penale.

Që nga dita e hënë, 10-15 persona me aftësi të kufizuar,  si dhe aktivistë tjerë të PDK po protestojnë para lokaleve të RTV Mitrovica duke kërkuar të largohemi nga lokalet tona në të cilat ndodhemi qe 14 vite. Sot këto protesta u bënë të dhunshme duke ngjyrosur me sprej lokalet dhe duke u hedhur sprej në sy punëtorëve të RTV Mitrovica.

I nderuar Kryeministër

Ajo që më thatë në pritje te Presidentja e Kosovës me rastin e 5-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë se ke respekt për shkrimet e mia, më preku dhe më obligoi që këtë që po ju dërgoj të mos e publikojë, por të ta dërgoj drejt ty. Besoj se kështu do të kuptoni më drejtë këshillën time miqësore.

Besoj se e dini se verën që shkoi, RTV Mitrovica e fitoi gjyqin ndaj Komunës së Mitrovicës lidhur me lokalet që i shfrytëzon tash e 14 vjet. Pas kësaj ne filluam t’i normalizojmë raportet me udhëheqjen komunale duke u kryer shërbime dhe duke mos mbajtur inat, sepse konflikti nuk është interes, por akoma pa u tharë ngjyra në vendimin e gjykatës ja se çfarë letre kërcënuese morëm dje serish nga Komuna e Mitrovicës.

Nëse një institucion i shtetit nuk respekton vendimet e institucionit tjetër relevant të shtetit aty nuk ka shtet, por anarki. Këtë po e bëjnë aktivistët e partisë sate.

Me këtë, besomë, ata shumëfish më shumë të dëmtojnë ty se sa mua. Edhe nëse shkatërrohet tërësisht RTV Mitrovica, kjo nuk do t’ishte sukses për PDK. Përkundrazi do t’ishte disfatë dhe turp për PDK.

Ti mund të mos jesh në rrjedhe dhe ta injorosh këtë çështje sepse ke telashe më të mëdha e më të rëndësishme, por dije se këto “vogëlsira” krijojnë disponimin e përgjithshëm ndaj teje. Këtë edhe nëse unë të kuptoj dhe nuk ta faturojë ty, ka plotë të tjerë që do të ta faturonin ty: opinioni i gjerë, mediet, ambasadorët e huaj, EULEX-i dhe për këtë nuk më vjen mirë.

Ti e di më mirë se si do të veprosh, por e ndjej për obligim të të them  se si do të kisha vepruar unë po t’isha në vendin tënd. Unë po t’isha n’vendin tënd do t’u kisha dhënë urdhër të prerë: “Mos e ngacmoni RTV Mitrovicën. Mos u merrni me kërcënime. Madje hiqni dorë edhe prej procedurave gjyqësore. Ju nuk mund t’ia ndryshoni bindjet Nexhmedin Spahiut, por mund të krijoni raporte normale me RTV Mitrovicën”.

Unë besoj se këtë ua ke thënë kur ke qenë në opozitë dhe këtë do të duhej tua thuash edhe tani kur je në pushtet. Nuk e di pse po harrojnë se edhe kur kam qenë kandidat për kryetar të Mitrovicës, gjithë kundër-kandidatët e mi, përshi Bajram Rexhepin dhe Avni Kastratin e kanë pasur fushatën falë e të pakufizuar në RTV Mitrovica.

Kjo flet për korrektësinë time. Ku po mbetet korrektësia e partisë sate?

Mitrovicë, 17.02.2013

Fakti që kjo letër dorëzuar 3 javë më parë nuk rregulloi asgjë po detyrohem ta bëjë publike.

Manipulimi me persona të hendikepuar është kulmi i poshtërsisë dhe ligësisë. Fshehja e “luftëtareve të lirisë” pas personave me të meta fizike është vogëlsi kulmore, lojë fëmijësh që çdo kush e kupton. Kur je në rrugë të gabuar është mirë që sa më parë të ndalosh.  Prandaj, ndalo. Lidhi zagarët. Mos vazhdo kështu se askujt më keq se vetit nuk i bënë.

9 komente në “Hashim lidhi zagarët”

  1. Flamuri says:

    Me te vertet ka ardh koha qe te lidhet ky zagari antishqiptar Nexho! Ka Shume kohe po lehe kunder shqiptareve dhe institucioneve vendore ne trojet shqiptare.

  2. Din Kruja says:

    O Nexho ne gjithe letren tende vetem tek nje rrjesht ke te drejte, aty ku shkruan se “…Ju (Thaci) nuk mund t’ia ndryshoni bindjet Nexhmedin Spahiut…”.Eshte e tepert qe ti permendim bindjet e tua pasi ato ti njeh e gjithe Kosova. Nje gabim ka shteti yt, mbasi te ka lene gjate 14 vjet, s’duhej te te linte asnje minute.

  3. Drini says:

    Po cte duhet o nedzo gollaku qe shkruan tek Tema e nderuar. Me mire shkruaj ne ndonje gazete kosovare se ata aq kuptojne e ju duket qe di dika ti.
    Po boll shkruajte ketu se u bere legen fare. Ja nxorre bojen vetes si injorant. Po ku na rruhet ne per hashimat? Ik o nedzo e futi ndnje caj rusi se sje ti per keto pune.

  4. Kleo says:

    Nuk e paskam menduar se z.Spahiu eshte kaq trim sa t’i thote kryeministrit lidhi zagaret.

  5. aqifi says:

    Nexho ,Ju flisni per ata qe ju kuptojne,Mos u merzit qe te tille lehes ka shume dhe ne shqiperi qe sapo shohin nje shkrim kunder qeverise apo vasalit Thaci fillojne e bejne konen e bindur

  6. TIMI says:

    O Nedzo po leni keto shkrime se ja qite bojen,kote e ke vetem behesh gazi i botes.Une do te kisha propozu te shkruajsh ne “kombetaren”Bota sote.Jam i sigurte se atje do keshe me shume simpatizer,aj zdravo..

  7. Hilmosi says:

    O N.SPAHIA,zanatin e zagerit(qenit) apo spahillekut turk, edeshmoni qysh moti, e ti e din mire zanatin e zagearit se lehe shume (llomotit),e bene propogande antikombtare si zagare i regjur i ndoni gjahtari te forte, qe te hedhe ndoni cope mish pase dere,e te jape force e kurajo,qe sa me antikombtare po aq me zagare.
    Parazitizmi eshte smundje e keqe e nga ato fondacione duhet et lehni si puna e alavitve te instaluar.
    Te beni gara e shtyrje pere objektin publik kunder kundr nje shoqate hendikepesh, ketu tejkalohen edhe kufijt e zagarllakut dhe parazitellekut.
    Si qyteare i thjeshte mendoje,se problemi i ketij objekti nuke eshte i nivelit aqe te larte sa ti drejtohesh me fyerje kremiistri te shtet si te ishte kryetar i lagjes, ndersa problemi i ojektit te hendikepve dhe OJQ e TV mitrovica me vale lokale ,eshte problem lokal i mahalles lokale te Mitrovices.

  8. I.Troplini says:

    Kete Nexhmedin “intelektualin” e kuptojme tashme. Stani i tij kete bulmet ka por nuk kuptoj Mero Bazen dhe stafin e tij. Cfare ju detyron te botoni pacavure te tilla???
    Nese qellimi eshte te diskreditoni gazetarine shqiptare te Kosoves atehere ia kini arritur qellimit. Vazhdoni me Nexhmedinet dhe Farhudinet.

  9. leka says:

    Hashim lidhi zagaret,se po kerkojne te kafshojne qenin e terbuar antishqiptarin osmanlli Nexhmedin halene!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje