Vetëlavdërimet më të rrezikshme në politikë janë ato që e “çarmatosin” dëgjuesin me çiltërsinë e tyre. Sali Berisha e sfidoi marrëdhënien me median në Shqipëri dhe deklaroi me një “letër të hapur” se fushata elektorale që po vjen do të bëhet sipas “stilit” të tij… Ky është në fakt pohimi i forcës së tij mbi median private. Kryetari i Partisë Demokratike pohoi atë që dihet. Media është marrëdhënia më e lobuar në vend. Reagimi i vakët tregon se fushata elektorale e qershorit do të jetë e deformuar edhe në këtë aspekt.
Kryeministri i një vendi, që nuk pranon debatin me kreun e opozitës, në një vend normal do të shkaktonte furtunë mediatike. Nënvleftësimi i irracionales tek Berisha është kthyer në një armë të këtij të fundit. Në median shqiptare kjo përjetohet në një mungesë, e cila nuk dëshiron të shohë rrënimin që po ndodh. Të lidhur pas asaj që duket, ajo ende padrejtësinë e lidh me formën më naive të saj… varfërinë. Shmangia e një pjese të medias nga përgjegjësitë kolektive po na çon drejt një bote virtuale që nuk ekziston. Padrejtësia që ka molepsur shoqërinë po ngrihet në nivelin e një morali të mirëkuptueshëm pikërisht për arsye të dimensionit mediatik me të cilin ajo ofrohet si ambalazh…
Të arsyetosh me tepri pse Berisha nuk pranon një debat publik me Edi Ramën si një e drejtë e publikut, është pak me rrezik. Ajo do kthehej në një nga “grackat” e doktorit të zemrës për të ngjallur zhurma anësore në një Shqipëri që po falimenton ngadalë por bindshëm. Këtë radhë gjasat janë më keq se sa herën e parë në vitin 1997.
Sali Berisha po përgatit një strategji elektorale ku nuk do të ekzistojë ai lloj ballafaqimi që shohim në fushatat e demokracive perëndimore. Me një mënyrë të foluri ku mungon edhe kultura e ironisë kryeministri fton kreun e opozitës të bëjë debat televiziv me zëdhënësen e partisë së tij(?!) Fushata e qershorit të 2013 do të jetë tipike pikërisht për dimensionin e nënvleftësimit të opozitës dhe shfaqjen e saj si një rrezik kombëtar. Thelbi i kësaj strategjie veç sa ka filluar me deklarimet e zëdhënies politike të Partisë Demokratike. Fushata elektorale do të jetë një furtunë sharjesh dhe ofendimesh të cilat do zhvendosin vëmendjen e publikut dhe shikimin e saj si të një sherri të rëndomtë bordellosh. Kjo do të rrisë tensionin politik në Shqipëri dhe do t’i japë krizës politike dimensionin e anarkisë.
Askush nuk beson se Sali Berisha ka ndërmend ta dorëzojë “pa çmimin” e rrëmujës pushtetin që zotëron. Ai nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira në vend megjithëse vendi është në prag të një rrëzimi të dytë moral dhe financiar. Ky fakt nuk është pesimizëm por realizëm. Pa pohuar vërtetësinë e dramës shqiptare është e kotë të diskutojmë zgjidhjen e saj.
Sot shoqëria shqiptare ka kohë të shohë thellë brenda vetes në mostransformimin moral të saj duke mos trajtuar si duhet burimet e saj të zgjuarsisë dhe forcës shpirtërore me të cilën ajo filloi ndryshimet në vitet 1990-të. Pagimi i borxheve të vjetra të historisë është konsideruar një gjest teatral për psikologjinë politike shqiptare. Cinizmi ndaj vetes ka ushqyer një mungesë respekti që përjetohet si kulturë e moszbatimit të ligjit dhe e mbivlerësimit të këshillave që vijnë në gjuhë të huaj.
Sali Berisha nuk duhet nënvleftësuar. Ai është pamja më e qartë e dramës shqiptare. Ai është cilësia e mosmirëkuptimit që shqiptarët kanë me të metat e veta. Ai është cilësia e refuzimit për tu çliruar nga problemi dhe për të mos e zgjidhur atë. Këto dhe të tjera e bëjnë plakun e politikës aspak të lehtë për tu llogaritur si një çështje e mbyllur në zgjedhjet e qershorit 2013.
Prepotenca e kryeministrit është produkt i asaj që ekziston në Shqipëri dhe ku nuk ekziston “çarja” e natyrshme midis politikës dhe shtresës intelektuale. Në mungesë të saj në vend po vjen natyrshëm një brez i ri i bindur se po trashëgon një botë false të simbolizuar nga kultura e prindërve të tyre. Ky brez rrezikon të ndërtojë edhe për këtë arsye një marrëdhënie të keqkuptuar me politikën.
Kriza politike aktuale po i kthen shqiptarët tek pyetja e qëllimit të historisë nga vinë dhe ballafaqimin me vakumin e mendimit politik kombëtar shqiptar. Historia zbulon qëllimin e fatit të paarsyeshëm të çdo kombi. Sa më i vjetër të jetë një komb aq më misterioze duket historia e tij. Njeriu që drejton aktualisht Shqipërinë kërkon të vërtetojë të kundërtën me ofertën e tij të thjeshtë për “ndryshimin”. Një ndryshim që nuk ekziston askund por ka në thelb ruajtjen e statuskuosë së krizës aktuale. Ai i ngjason vargut të dramës së shpresës për varrin pa të vdekur dhe të vdekurin pa varr,…ku i vdekuri është vetë varri.
Politikani më i vjetër i lindjes ish komuniste po përpiqet të na ofrojë rregullin e tij të parë dhe të fundit në politikë për zgjedhjet elektorale të qershorit. Kjo është paturpësia! Ai nuk refuzoi vetëm një debat “rutinë” me kundërshtarin politik. Ai realisht refuzoi debatin me publikun e vendit të tij duke e trajtuar atë si një turmë që duhet vetëm të dëgjojë dhe kaq! Këto dhe shumë arsye të tjera po e sjellin 23 qershorin si referendumin më të arsyeshëm për ndryshimin e munguar të shoqërisë shqiptare. Ky referendum është mes Sali Berishës dhe të ardhmes së vendit pa atë në pushtet. Të kesh frikë të debatosh kështu është njerëzore. Por nuk shmang të pashmangshmen. Dalja në debat përballë kundërshtarit politik është detyrim dhe respekt ndaj publikut që vlen më shumë se çdo interes politik. Ajo përfaqëson hapin e parë të garancisë për kalimin paqësor të pushtetit pas leximit të matematikës së votave. Ky është një rregull që është vendosur shumë kohë përpara se doktor Berisha të merrej me politikë. Ky nuk është sistemi i tij. Padyshim!
Shkrimin e vleresoj si nje kembane per kete aventurier qe qeveris vendin. Te lumte Pandeli
Ky artikull eshte zberthimi i motos:
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/01/ne-jemi-ndryshimi-perpara.html
Me pelqeu shkrimi – na kujton edhe njehere se sa pak liri ka ne kete vendin tone te vogel. Kjo eshte qeveria me e keqe qe kemi patur ndonjehere dhe ndaj ne 23 qershor duhet ti japim nje pergjigje te gjithe ketij regjimi.
Ajo Cfare Pandeliu po na paralajmeron eshte qe siq duken gjasat – sdo e lere pa rremuje (rremuje = gjak)
hajt ishalla kete here me antitank ne dritaren e zyres se tij se heren e pare filloi te fliste me mullinjte e eres qe iu duken si cadra pistolete.
Hajt ishalla nuk iken nga pushteti pa lene koken si gadafi.
po te me garantonin jeten do vija une e do e hidhja ne ere zyren e tij sapo ta shikoja ne dritare me antintank.
te shpresojme qe te ngrihen njerezia jug-veri dhe ta rrethojne si miun e ta hedhim ne ere ate bir kurvet qe e gjakosi kete vend per 20 vjet.
Si nje ish kryeminister i suksesshem Majko ka treguar se sa mund te behet ne kohe teper te veshtire, si ajo e luftes se Kosoves.
Mendoj se kjo eshte nje arsye me teper pse duhet votuar PS ne zgjedhjet e 23 qershorit
Ju te PS nuk rinovoheni.Pse nuk jeni dakort me Saliun qe te ulet mosha per votim.Mendoni per te rinjte qe po digjen per te votuar per PD ne Qershor, kane provime te shkretet dhe ti ndihmoj nje cike Sala ne provime.
ik or debil
23 qershori z PANDELI fundi i kancerit komunist ne Shqiperi. Berishes
Jane shume arsye perse Berisha refuzon ballafaqimin me kreun e opozites. Por arsyeja kryesore eshte se ai (berisha) nuk ka aftesi intelektuale per te degjuar dhe kuptuar kundershtarin.
Ne keto 22 vjet Berisha ka bere vetem monolog, me pyetje te pergatitura nga vete ai (berisha).
Eshte totalisht i paafte te perballoje nje debat publik, do dali i mundur dhe i turperuar para te gjithe botes.
Debati eshte obligim, por si rama dhe berisha nuk e njohin kete detyrim ndaj qytetareve. Ju kujtohet rama qe nuk pranoi kurre te dialogonte me kunderkandidatet e bashkise se Tiranes? Ne ate kohe nuk e degjova majkon apo ndonje tjeter te ciceronte per demokracine. Keshtu qe keta me mire te heshtin sot. Ndersa s.b. i duhet thene se kur konkuron per te qeverisur parate dhe jetet tona duhet te dalesh dhe te te shohim se si do ta besh kete gje krahasuar me konkurentin tend.
PO NGADAL ORE TE MJERE UNE NUK KAM DEXHUAR SE BERISHA REFUZON DEBATIN ME RAMEN.E DI CE PARA 4 VITEVE BERISHA KA KERKUAR DEBAT RAMA KA REFUZUAR;E DI CE BASHA KA KERKUAR DEBAT RAMA KA REFUZUAR.NESE TANI NDODHE E KUNDERTA BERISHA TE REFUZOJ DEBATIN KJO NUK DO TE NDODHE NGASE BERISHA E DI CE DO ISHTE HUMBJE PER TE NESE E REFUZON.
Pandushka te keqen Matriushka ….! Sa i kuptove keto qe ke shkruar ? Du deshen 23 vjet ! Apo t’i ka shkruar ndonje tjeter dhe t’i ka dhene t’i botosh !
Pa na sqaro pak sepse ti personalisht , ke qene disa here alibia e Skizofrenit apo thjesht kriminelit antishqiptar Berisha ! Tani po na shet mend si i ditur dhe po na tregon ato qe shume e shume vite me pare ke degjuar nga neve ? Ku e kishe zene dhe mendjen ? A e di ti more “mendimtar” pa mendje se ne jemi ketu fale eunukllekut tend dhe simotrave te tua si ne PS dhe ne PD ?
Shkoni ore hipokriter qe mezi gjeni ne mashtrimet tuaja ca fjale te veshtira per tu dukur “mendimtare” dhe “intelektuale” ! Ka fjaale shqip kjo gjuhe te thjeshta dhe te thella , por te sinqerta , ashtu sic ti dhe raca jote nuk i njihni ! Prandaj jeni fallco dhe te pabesushem per njerezit !
Vetem kur te largohesh edhe ti nga politika do te mundet te shikoje ndonje shprese ky komb !
EKZAKT,pershendetje.
O Lora pyete nje here Pandeliun,nese e ka konsultuar artikullin para botimit me Helidonin, “Baxhanakun”
Shume e kthjellet Majko..
“Ne jemi ndryshimi, Perpara”, çfare motoje elektorale. Ne qe nuk jetojme ne Shqiperi jemi per Saline. E kuptoni pse! Ne kemi ikur prej ketyre krimineleve dhe nuk kemi asnje lidhjeje me shqiperine. Se do te mbetet Salia, ikja jone eshte e justifikuar, dhe e dyta moskthimi eshte ligjeruar. Atehere perpara me Sali QENIN!
March 11. 2013
JO PER HERE TE PARE
Politika anadollako-turkoshake shqiptare nuk e ka per here te pare refuzimin e ballafaqimit te kandidateve, respektivisht ballafaqimin e alternativave.
Kryetaret e partive kryesore fatemiresisht apo fatekeqesisht nuk jane ne ato pozicione te rinje dhe nuk e kane per here te pare kerkesen per ballafaqimet elektorale gje qe shqetesimi i z Pandi me duket pak si i vonuar per refuzimin e z Berisha.
Une e konsideroj fushaten elektorale se bashku me zgjedhjet qe pasojne si nje finalizim i perpjekjeve e luftes politike kater vjecare qe me ulje e ngritjet e kesaje lufte politike i ngjajne betejave te njepasnjeshme.
Ballafaqimi i liderve politike para mediave se bashku me ekipet respective natyrisht qe eshte nje element emancipues i politikes ne nje shoqeri te emncipuar natyrisht .
A eshte politika dhe shoqeria shqiptare mjaftueshem e emancipuar sa per te organizuar debate te tilla e shpalosje te programit dhe alternativave ne nje vend ku per te verteten mungon tradita. Une mendoj qe jo megjithse cdo risi ka dhe duhet te kete nje fillim.
Tani te qasemi me afer thelbit te problemit. Partite politike e shtabet e tyre elektorale e projektojne e zhvillojne fushaten elektorale ashtu sic e qykojne ato si me te arrire per te shkuar drejt suksesit electoral dhe nuk ka pse kerkon kundershtari se si duhet kundershtari te “rreshtohet” ne fushe.
Se dyti duhet thene se opozita ne nje system demokratik eshte dhe duhet te jete sfiduese e pushtetit dhe kete mission opozita nuk mundet ta kryeje per 45 dite aq sa eshte zyrtarisht fushata elektorale por eshte dashur qe ta sfidoje pushtetin qe diten e dyte te formimit te qeverise me program , alternative e burime njerzore.
Une si vezhgues i kujdeshm nuk kam degjuar per ndonje nisme apo sukses ne betejat e opozites ku per hir te se vertetes mundesite qe i ka dhene pushteti per te bere kauza nuk kane munguar.
Ajo cfare ka afruar opozita per tete vjete opozite eshte vetem taksa progressive si kundervenje e takses se sheshte dhe asgje tjeter.
Jo une por nje pjese e mire e analisteve dhe e pjesmarrsve ne forume kane konstatuar me kohe se lideri i opozites z Rama kerkon vetem te nderroje kuajt e karroces ne qeverisje gje qe per mua nuk eshte e mjaftueshme per te realizuar rotacionin e pushtetit.
Per cfare e kerkon opozita debatin politik per te treguar qe opozita eshte gjalle kure ka munguar per kater vjet dhe per cfare z Berisha duhet t’ja japi kete shans z Rama.
Une nuk mendoj se z Berisha ka rene aq poshte politikisht pasi tashme ne politike eshte veteran dhe eshte turp me be gabime te tilla.
AJET DELAJ
NEW YORK
…gjasat jane me keq se heren e pare ne vitin 1997..!
Ka kohe qe po e themi ne kete o Pandi,jeni ju qe po refuzoni, dalngadal po bindshem.
Nuk mund ta zbythni Berishen(‘opozita e sotme e bashkuar’) me rishkerdhatokracine tuaj qe s’eshte vecse parfumosje e kadavrave politike(dhjetra e qindra)qe te kohes se Lleshit,dhe rilukzim i mbetjeve qe Berisha flak.
Duhet shkundje,tronditje ,termet qe te zjohen e rilindin shpresat,qe ti Pandi te ndezesh ‘krematorin’e politikes se mbrapesht e kermuse shqiptare ,kur fjala vjen te deklarosh(e kam permendur dhe ne nje koment tjeter) :’Zoterinj te dashur,une deri k’tu e pata,mjaft me me politiken,dua te jetoj edhe me familjen e profesionin tim.Ka sa te duash te rinje qe ashtu si une dikur,kan zellin dhe energjine pozitive per te ecur me shpejt’.
Ndoshta atehere Sali Berisha do te prokupohej e s’do tu refuzonte me!
Ahahah ca bojn kto dun me bo dhe kalamojt e kopshtit me votu ca bohet kshu me shok shum keq kjo gje .