Numri i mandateve të çdo qarku nuk ndryshoi nga 2009-ta, pavarësisht se ndryshoi popullsia në to. Dhe duket se Gjykata Kushtetuese nuk do ta zhbëjë këtë shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte, që të ketë rotacion, duhet të ndryshojë raporti i votave brenda qarqeve. Le t’i analizojmë me rradhë qarqet, për të parë se sa është minimiumi i domosdoshëm i ndryshimit të votave, që të kemi ndryshim mandatesh parlamentarë në ta.
Parantezë: Analiza bazohet në këto presupozime: 1. KQZ-ja dhe administrata zgjedhore do të jenë po aq favorizuese ndaj PD-së sa ç’ishin në 2009-ën; 2. LSI dhe PBDNJ do të formojnë një koalicion të qendrës, siç kanë lënë të kuptohet deri më sot; 3. AK do të jetë në koalicion me PS-në, siç ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i saj (me kusht që, siç ka thënë ai, “zuska” LSI të mos jetë pjesë e këtij koalicioni); 4. FRD s’do të jetë në koalicion me asnjërën nga partitë e vjetra; 5. Në qoftë se shpërndarja e votave do të mbetet identike si në 2009-ën, koalicioni opozitar do të marrë vetëm 64 mandate.
Qarku Berat
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Berat, i duhet të marrë vetëm 105 vota më shumë se në 2009-ën, ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 105 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Fier
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Fier, i duhet të marrë minimumi 1000 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 0.5% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 1000 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Tiranë
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Tiranë, i duhet të marrë minimumi 5500 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 1.4% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 5500 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 12 mijë vota të djathta (që duket e mundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Vlorë
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Vlorë, i duhet të marrë minimumi 2400 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.3% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 2400 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Durrës
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Durrës, i duhet të marrë minimumi 3500 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.6% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 3500 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që nuk duket e pamundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Elbasan
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Elbasan, i duhet të marrë minimumi 4400 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.8% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 4400 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që nuk duket e pamundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Qarku Korçë
Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Korçë, i duhet të marrë minimumi 5100 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 3.8% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) të humbasë 5100 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.
Në qarqet e tjera
Që koalicioni opozitar të marrë nga një mandat më shumë në qarqet e tjera duhet që 8%-10% e votave të çdo qarku të ndërrojnë krah nga mazhoranca tek opozita, ndërkohë që LSI+PBDNJ të ruajnë votat e 2009-ës. Ndërsa FRD-së do t’i duhen rreth 11 mijë vota në çdo qark që të marrë mandat si parti më vete (që duket shumë e vështirë të ndodhë).
Konkluzion
Në qarqet Berat, Fier e Tiranë, lëvizja e mandateve nga mazhoranca te opozita ka një probabilitet të lartë, sepse duhet vetëm një ndryshim i krahut të votimit 0.1%-1.4% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Në qarqet Vlorë, Durrës, Elbasan e Korçë lëvizja e mandateve ka një probabilitet mesatar, sepse duhet një ndryshim minimum i krahut të votimit nga 2.3% në 3.8% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Ndërsa në qarqet e tjera, lëvizja e mandateve ka një probabilitet të ulët, sepse duhet një ndryshim minimum i krahut të votimit prej 8% deri 10% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Madje në Shkodër dhe Lezhë, më afër marrjes së një mandati shtesë është koalicioni mazhoritar, e jo ai opozitar.
Shënim: Kjo analizë tregon se sa është minimumi i domosdoshëm i ndryshimit të votave në qarqe, që të kemi ndryshim mandatesh parlamentarë në ta. Nëse ky ndryshim do të materializohet apo jo, do ta marrim vesh vetëm pas 23 qershorit…
http://respublica.al/opinion/2013/03/11/sa-duhet-te-ndryshoje-raporti-i-votave-neper-qarqe-qe-te-kete-rotacion
Diten qe ti me Artan Hoxhen , ate notarin qe spiunonte qe ne rini te vet, mendon se ne Shqiperi behen zgjedhje, pra nuk vidhen votat atehere s`kemi cfare flasin.
Vidhen votat or mik dhe vetem ju te dy mendoni se ka zgjedhje ne Shqiperi, sikurse Bamir Saraci mendon qe nepermjet zgjedhjeve kete vit do kete rotacion. ?
Keni ik per lesh thuhet ne te tilla raste.
po zaloshnja e paska llogarit qe ne fillim te analizes se sa do vjedhe saliu; aq sa vodhi ne 2009. “Analiza bazohet në këto presupozime: 1. KQZ-ja dhe administrata zgjedhore do të jenë po aq favorizuese ndaj PD-së sa ç’ishin në 2009-ën…”
Nuk mund te merren per baze numrat e 2009 se kjo eshte si te thuash qe vendi ka ngec ne vend qysh prej atij viti. Ne fakt ka ecur shume me mbrapa dhe besoj se te gjithe shqiptaret e kane pare tashme se nuk eshte se ka shume mundesi zgjedhjeje, nga njera ane eshte nje qeveri vrasese dhe hajdute, nga ana tjeter eshte e vetmja mundesi per te shpetuar nga keta. Prandaj ne 23 qershor vjen ne qeveri PS.
Mendoj se populli eshte lodhur shume me keta maskarenj ne pushtet dhe se ne 23 qershor do te dije ta tregoje veten qe meriton te qeveriset me mire duke votuar PS/
Rama dhe PS i fitojne bindshem keto zgjedhje sipas te gjitha sondazheve. nese duhet kaq pak sa thot Zaloshnja dhe duke pare qe diferenca eshte te pakten 7% – i bie qe PS te marre 7 mandate me shume, pra 71 deputete, pa llogarit aleatet.
Qeveria qe vjedh gjithcka po ecen me mendimin se do vjedhe edhe njehere vullnetin e lire te ketij populli, sic po ben me gjithcka tjeter. Kjo nuk ka fare gjasa te ndodhe, se Amerikani dhe BE po shikojne me kujdes ket here. Prandaj ne qershor fillon qeveria PS dhe Sala shkon ne te sms.
Kur nje pushteti i vjen fundi, behet shume e dhimbshme te shikosh se si merr fund gjithcka. Kur i vjen fundi Berishes, shikon se si ka rene shteti. Me gjithe keto qe kane ndodh e po ndodhin ne Shqipri, sbesoj se ka me njeri me mend ne koke qe ia jep Sales.
Po i vjen fundi qeverisjes se hajduteve. ne qershor ka rrotacion.
Sali Berisha i ka bere te gjithe te keqijat e botes ketij vendi e prandaj ka per ti humb me turp keto zgjedhje.
Duket se numrat do te jene shume ndryshe nga 2009 dhe nga ato qe llogarit Zaloshnja. me diferencat qe shtohen opozita ka nje fitore qe eshte pak a shum e sigurt. qeveria ka humb cdo motivim apo arse per te qeveris. Pra Rama do jete kryeminitri i ardhshemi vendit.
Ca fitore korkon Berisha e matrapazet qe e ndjekin pas?
Ket here e dime se me kend kemi tbejm.
Do marre nje msim te mire
PS po tregon se eshte nje alternative qeverisese ndersa Doktori po tregon se ka marre fund e i ka marre koka ere. Nuk ka asnje shans qe te zgjedhim nje te vonuar e psiqik si popull – kee here ndryshon. PS ka nje program – Doktori ka harruar te pije ilaqet
Sali Birishi do marr at qy e meriton – lesh e li
Nqs Edi vazhdon e humb kohen duke lexuar ty e duke bere analiza me zevendesuesin e Kacit, kurre s’ka per te pasur rotacion. Ti e ke thene tenden: kingmaker eshte Iliri!
Nqs Edi del e ben luften qe cdo opozitar i vertete duhet te beje me Berishen e Ilirin, si dhe tere shpurren e tyre, atehere edhe mund te kete rotacion. Dhe kete pret populli opozitar!
vetem nje nuk llogarit zaloshnja
sa vota do vjedhe saliu,pa kete eshte e kote te besh llogari sikur i ben zaloshnja
o ben cikago, po zaloshnja e paska llogarit qe ne fillim te analizes se sa do vjedhe saliu; aq sa vodhi ne 2009. “Analiza bazohet në këto presupozime: 1. KQZ-ja dhe administrata zgjedhore do të jenë po aq favorizuese ndaj PD-së sa ç’ishin në 2009-ën…”