Referendumi i plehrave dhe pehlivanllëku

11 Mars 2013, 17:45Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Menjëherë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese botohet tek Panorama shkrimi i Artan Hoxhës “Heroikja dhe komikja e referendumit të plehrave”, që synon thjesht një mbrojtje të qeverisë dhe maxhorancës së sotme që ka aprovuar dhe bërë funksional importimin e plehrave në Shqipëri, dukshëm në kundërshtim me një vullnet shumë të gjerë popullor. Natyrisht nuk ka asnjë heroizëm në organizmin dhe plotësimin e kërkesave ligjore për referendum kërkuar nga qytetarët në një shtet ku kjo është një e drejtë kushtetuese. Dhe nuk ka asgjë komike në një referendum që ka për qëllim të mos lejojë më tej shtresëzimin e mëtejshëm të plehrave kudo në Shqipëri, e për më tepër pasi referendumi ka marrë dhe aprovimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në shkrimin e z.Hoxha ka vetëm një pehlivanllëk. Madje pehlivanllëku mbetet argumenti i vetëm i tij.

Ai shkruan në përfundim se pas anulimit të neneve që lejojnë importin e mbetjeve, vetëm një ministër dhjaks apo dogmatik nuk do lëshonte autorizim për import plehrash dhe shton “…nëse në ekstremin e kundërt do imagjinojmë një ministër pehlivan, ky ka për ta mjelë mirë kompetencën ekskluzive, që “ia bën peshqesh” kërkesa referendare përmes shfuqizimit të nenit 49 të ligjit për mbetjet”. Çdo lexues shqiptar e kupton shumë mirë kontekstin e ministrit “dhjaks” dhe “pehlivan”.

Pas argumentit të pehlivanit vjen dhe një lloj kërcënimi, që i shkon për shtat një shoqërie diktatoriale: “Një gjë është e sigurt gjithsesi, që edhe nëse në referendum, nën një marrëzi kolektive, do të votohet në favor të shfuqizimit të dy neneve, liberalizmi i importit pa kriter e pa kufi s’do mund të ndryshojë, pasi shteti i ka gjithnjë mundësitë t’i përshtatë mjetet ligjore në mënyrë që të evitojë situatën absurde që mund të rezultojë nga shfuqizimi i dy neneve në fjalë.”

Pra shteti është e sigurt nuk do e përfill vullnetin e popullit të shprehur me votim dhe do veproj në kundërshti me vullnetin e tij.

Nejse z. Hoxha i lejohet të shprehet si të dojë se mediat janë të lira, por edhe anëtarja e minorancës së këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, znj. Tusha është shprehur fare qartë që shteti ka për detyrë të bëj të kundërtën e asaj që shkruan Hoxha, të përshtatë ligjet në funksion të vullnetit të shprehur me referendum. Ajo shkruan: “Në këtë aspekt, nëqoftëse pas shfuqizimit me referendum, pjesa e mbetur e ligjit nuk do të ishte e vetëmjaftueshme, atëherë do të krijohej vakum ligjor, situatë kjo që e detyron ligjvënësin që edhe kundër dëshirës së tij, të plotësojë këtë vakum.”

Edhe diçka, që mund ta quajmë teknike e që ndoshta z.Hoxha nuk është thelluar për ta analizuar. Nismëtarët kanë kërkuar anulimin e neneve të ligjit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve që lejojnë importin e mbetjeve (nenin 49 dhe nenin 22, pika 3) dhe nuk kane prekur nenin 48 që ndalon importin e mbetjeve. Pehlivanllëku është që tek neni që ndalon flitet vetëm për ndalim importi me qëllim ruajtje dhe asgjësimi dhe nuk përmendet riciklimi. Importi i mbetjeve edhe për riciklim është një proces shumë kompleks, që në BE rregullohet me një rregullore prej 100 faqesh, kurse në Shqipëri gjoja rregullohet me 2 nenet që nismëtarët kërkojnë t’i anulojnë. Importi për riciklim është edhe ruajtje edhe asgjësim.

Z. Hoxha mund t’i kujtohet se si në 2004-ën Beketi kish bërë gati kontratën me Qeverinë Shqiptare, që mijërat e tonëve të plehrave që do vinin për tu ricikluar (rikuperuar –shih fjalorin në ligj) do rruheshin  për 2 vjet në Kashar, pra riciklimi është dhe ruajtje. Riciklimi është dhe asgjësim. Besoj është fare e qartë që këto mbetje që dalin nga riciklimi do asgjësohen (nuk është për shembull që llumrat që dalin nga riciklimi e që sot shkojnë në damarët ujor të vendit do t’i kthehen mbrapsht eksportuesit). Dhe qytetarët e kanë kuptuar se ricikluesit e huaj që do eksportojnë mbetje në Shqipëri nuk është se nuk kanë kapacitete teknologjike e financiare për të bërë riciklim në vendin e tyre, ata thjesht gjejnë terren (fizik dhe mental) për asgjësim plehrash në Shqipëri. Pjesë e këtij mentaliteti dukshëm është dhe z. Hoxha, që pa dyshim nuk do ia vjedhë njeri votën kur të votojë pro importit të plehrave.

8 komente në “Referendumi i plehrave dhe pehlivanllëku”

  1. mali says:

    Nuk e kam lexuar shkrimin e Artan Hoxhes pasi nuk kam asnje fije respekti per te.
    Por, lexoj me shume respekt shkrimet e Lavdosh Ferrunit lidhur me importin e plehrave dhe referendumin.
    Ju falenderoj Lavdosh, ju dhe te gjithe grupin qe arritet deri ketu. Tani duhet te punojme te gjithe bashke per te votuar kunder importit te plehrave ne Shqiperi.
    Plehrat si Artan Hoxha nuk duhen as te lexohen e as te degjohen, thjersht duhen hedhur ne kosh te plehrave.

  2. al says:

    o lavdosh vendimi i gjykates kushtetuese eshte i formes se prere keshtu ai do zhvillohet per plehrat qe importohen po nuk ka rendesi per plehrat qe do pastrohen. mos u merr me ate njeri se nuk ja vlen lere ne llogoren e tij se fundi po i vjen. qeni leh atje ku ka hanger dhe ku ha.

  3. Anim says:

    Askush nuk ka kerkuar deri me sot te gjej se cilat Jane interesat/motivacionet e verteta Artan pehlivanit dhe perfitimet personale e financiare (preveç ajo e dosjeve te Sigurimit te Shtetit) te Ketij maskarai te pafytyre, ne mbrojtjen vetemohuese/ deri ne vdekje qe po I bën Berishes edhe tani qe duket se e ka marre ferra uraten barken e shura e të dhjerë te Berishës.
    Artani thote qarte se ai do te ishte pro nje ligji per perpunimin e pleherave te huaja ne truallin shqiptar (nuk do te cuditesha qe HOXHA te jete plotesisht I lidhur me aferat e pleherave.. vecanerisht atyre te mafies Italiane) – dhe kjo e ben gjithe gjoja logjiken “ligjore”qe perdor HOXHA I Bishés lidhur me referendumin “obsolete”…pasi ai eshte palë ne kete aferë, pra qartesisht I shprehur ne kete shkrim qe eshte me PLEHRAT dhe per PLEHRAT.
    Lojerat e fjaleve që bën HOXHA pastaj jane nga ato çiliminllëqet e njerezve meskin qe kujtojne se Jane me te zgjuar se sa Jane ne te vertet – duhet te jemi mesuar me (a)logjikën qe ofrojne shkrimet e Hoxhës.
    Se pari pasi çeshtja e referendumit mund vertet te merret me shfuqizimin e nje ligji te caktuar – ate Berishian qe mban ere trafiqesh dhe aferash te ndyra e mafioze – por nuk pengon aspak nje ligj te ri qe ndalon totalisht e perfundimisht 550 llojet pleherave qe permend HOXHA. Jam dakort me Ferunin ne shpjegimin e tij lidhur me vakumin ligjor qe krijohet jo per te lejuar importin e plehrave por per te kunderten – pra kushdo qe do te guxonte te importonte plehra pas ketij referendumi do ta bente kete pa ligj dhe ne kundershtim me kushtetuten e vendit.
    Ajo qe Pehlivani I Bishes thote lidhur me aftesite e shtetit (Berishian, mafioz e te kapur) qe te ç’beje vullnetin e sovranit – behet nga njera aneper te dekurajuar shpirtin civilizues e te revoltes se popullit opozitar, dhe se dyti per te treguar “modus operandi” te ketij regjimi vrases. Pra me nje fjale – cfare do qe te thoni e votoni ju Populli idiot Shqiptar, Bisha me kafshet e tij ( si HOXHA, Bylykbashi, Ristani, Toma, etc…) do te bëjnë ç’të doje familja Berisha qofte edhe ne shkelje flagrane te cdo ligji te vendit e cdo morali e etike kombetare e nderkombetare. Per Mua avokatete regjimit si HOXHA duhen denuar neser me me ashpersi edhe se vete Bisha e fisi I tij I ndyre pasi Jane keta qe me qellim e Kane dhunuar dhe poshteruar Kushtetuten dhe institucionet e vendit, qofte germs per germs e ca me teper ne frymen qe ka cdo ligj I larte I vendit.
    Ajo qe eshte me e rendesishme ka te bej me rrugën e ndyre qe ka perdorur pushteti I Artan Hoxhës per te poshteruar opoziten dhe arroganca qe Kane treguar per te vjedhur e abuzuar gjoja ne limitet e kushtetueshmerise ne kurriz te gjithe shqiptareve dhe brezave qe vijne pas.
    Ne nje vend normal ligje qe Kane te bëjnë me te ardhmen e vendit, qe cenojne natyren dhe resorset e vendit behen ne pergjithesi ne marreveshje dhe mirekuptim me opoziten (qofte edhe per nje detyrim moral). Afera e pleherave, si pothuaj gjithe ligjet e Berishes jane Marre me arrogancen e numrave te Topallit ne Kuvendin e shfytyruar te Berishes. Nese lufta politike e PS-se eshte ne drejtim te duhur, te intresave te shumices se shqiptareve dhe gjithashtu ne te miren e natyres shqiptare, ashtu u befte. edhe vete HOXHA duhet te ishte I kenaqur (ne mos ka investuar vete apo lobuar per mafien Italo/shqiptare te pleherave) me kete rezultat qe do ndihmojne edhe shendetin e tij dhe shonte edhe ca vite te jetes se tij prej spiuni te qelbur.
    Cfare duhet te shqetesonte kedo eshte Farsa e shemtuar e luajtur me kete te drejte legjitime te shumices se shqiptareve dhe qe na intereson te gjitheve. E mbani mend sesi u perpoq ti poshterroje organizuesit e kesaj ndermarrjeje civile (se pari te ndjerrin Klosi) makina dizinformuese e Berishes (HOXHA/Fevziu/Çili/Balliu/Frangaj/Zheji etc…). Me pas ishte Ristani I KQZ se Berishes qe u tall paq me kete referendum. Dhe tani eshte Kushtetuesja e tredhur e Berishes qe perveç vonimit, mesa duket (e shyqyr zotit) nuk ka gjetur ndonje klecke ligjore(si puna e ketyre qe thote Artan Spiuni) per ta hedhur ne kosh kete kerkese legjitime popullore ashtu sic ka bere me pothuaj cdo kerkese te opozites qe si shkon per shtat Berishes.
    Dhe po ta krahasosh kete rruge te mundimshme te nje referendumi civilizues me farsen e ndyre qe Bisha po ben me gjoja 3 ligjet e tij te dhjera, atehere e kupton fort mire lojen e qelbur te megafonave te regjimit. Kjo e Ben katrahuren ligjore-institucionale dhe maskarrellekun Berishian edhe me te madh.
    Eshte e turpshme dhe e poshtër cinisizmi dhe amoraliteti I ketij regjimi vrases.
    Sa per Hoxhen, ai eshte I lindur per te qenë veç nje sherbetor I bindur dhe Spiun pa pagese.
    Dikush duhet ta bind se nuk eshte aq I zgjuar sa e ben Berisha te besoj

  4. leonardi angli says:

    Nje bajge si ai mban ere e qelb dynjane prandaj e mbani larg. Funderrinen e perdori Berishe Krimineli, ja rrasi dhe ne goje duke e hipur ne makine te gardes dhe mbasi ja derdhi ne goje e zbriti si qen ashtu sic eshte ne te vertete duke e quajtuar SPIUN dhe ky fytyre dhier na doli e na beri deklarate se nuk do terhiqet deri sa te pastroje Spiunllekun qe i vuri Qeveria e Duarve te pista eh hale, ik se kuterbove dynjane o shurraq, o kufome e qelbur.

  5. landi Itali says:

    P.Zoti Hoxha e di qe riciklim nuk do te thote qe cdo gje qe riciklohet kthehet 100% ne energji apo ne lend te paster, porse vetem nje pjese e saj? e ku shkon riciklimi i riciklimit?? ne toke ose ne lumenj padyshim e ku tjeter…

    Z. Hoxha, duket se cinizmin e tij nuk e ka thjest provokues ndaj ndjenjave te opinionit publik, por e ka cinizem te brendshem, te erret sic mund te jete dhe e kaluara/koniuktura e tij

  6. Genci says:

    Si ky Lavdosh qyrroshi edhe ai Artan spiuni te dy njelloje jane. Ju a garantoj kete sepse i njoh personalisht dhe i vetmi dallim mes tyre eshte se Artan notari eshte shume here me i zgjuar sesa Lavdosh katunari….! Edhe ne rastin e importit te plehrave te dy po mundohen ti sherbejne vetem bizneseve te tyre !

    1. Arifi says:

      …dhe ti Genc je trap i gjithi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje