Nga Baton Haxhiu
Javën e kaluar shkrova për Mars(h)in e Komandantëve.
Këtë javë po shkruaj për pasojat e atij shkrimi dhe diskursin e patolerueshëm që një pjesë e lexuesve dhe spikatësve përdorin për ta mbrojtur të keqen.
E dija me saktësi cili do të jetë reagimi.
Nuk fola as për luftën e heronjve të tyre, as për lirinë dhe përkushtimin, e as për të bëmat e tyre në luftë. Fola për fenomenin e meritokracisë, qe po zgjatet e stërzgjatet më shumë se sa që koha e pasluftës na lejon. Zgjat edhe më shumë se sa pasuria e këtij vendi e duron.
Me lehtësinë të durueshme shkrova për fenomenin e komandantëve dhe shkrimi i dedikohej një publiku që është i interesuar për rrëfime të vërteta. Shumë nga lexuesit dëshirojnë të ikin nga problemet dhe i kuptoj kur ikin nga temat që kanë pasojë. Por, nuk mund të heshtim nga presionet që na vijnë.
A është e vërtetë që njerëzit e Kosovës i kanë bërë të gjitha për komandantët e tyre?
Kanë heshtur kur kanë lënduar dikë, ose kur kanë vrarë dikë. Kanë heshtur kur kanë marshuar mbi dinjitetin tonë. I bëmë të pasur. Kanë marrë sa kanë dashur. I bëmë doktorë shkencash. I bëmë deputetë. I bëmë kryetarë komunash. I lejuam të bëjnë histori dhe të bëjnë feude.
Çka mund të bëjnë qytetarët e Kosovës më shumë se kaq për heronjtë e tyre?
Edhe kur i bëmë të gjitha dhe i lejuam, e vërteta është se ata nuk po dinë të ndalen. Na kanë zënë frymën.
Besoj se pajtoheni me këtë. Nëse jo, në një tjetër shkrim, mund edhe t’i konkretizojmë me emra dhe mbiemra. Me pasuri konkrete.
Prandaj, frika sjell pyetësorin e njohur për frikacakët dhe ata që nuk dëshirojnë ta dinë të vërtetën: Kujt i interesojnë këto gjëra? Kush do t’i besojë rrëfimit? Shumë veta, si edhe deri më tash, do ta shfrytëzojnë sinqeritetin për spekulime dhe shpifje të ndryshme.
Kam jetuar me shkrimet dhe mendimet e komandantëve dhe një pjesë të tyre për më shumë se një dekadë i kam lexuar në mënyra të ndryshme. I kam lexuar si rrëfime, pastaj si retushime, e së fundi edhe si dëshmi nëpër gjyqe. I kam dëgjuar shpesh copëzat e rrëfimeve të tyre. Dhe, aty, në të thënat dhe të shkruarat, më ravijëzohej “saktësisht” rrëfimi i tyre për të vërtetën e luftës.
Provova që me disa nga rreshtat e javës së kaluar të jap argumente dhe të shtroj hapur dilemat për jetën e një shteti, për “mrekullinë” e tij që po kontrollohet nga një meritokraci shkatërruese.
Çka është e rëndësishme, pasi erdhëm në një pikë kur liria e sheh dritën, rrëfimi për të vërtetën po mbetet disi i pjesshëm. Flitet me terma të përgjithësuara për lirinë, për liderët, për shtetin.
Në këtë shkrim, po përpiqem të hap debat. Jam munduar ta kundërshtoj atë qe po ndodh dhe unë e publiku të përfitojmë diçka nga ky kundërshtim. Sepse, e kam bindje tashmë se në jetën që jetojmë nuk ka protagonistë të heshtur. Ata që rrëfejnë kur shohin të këqijat që ndodhin, në mënyrën e vet e ndërtojnë pjesën e tyre të jetës dhe të së vërtetës. Ata që e përshkruajnë të kaluarën përmes rrëfimit, nëse nuk i kanë lëvizur fijet me veprimet dhe shkronjat e veta, mund të kujtojnë situata dhe qëndrime për jetën e pamerituar
Shkrimet për komandantët (le të me falin luftëtarët e lirisë) po i zbardh jo pse dua t’i rrënoj ata, t’i bëj me autoritet, a të vishem me potencën e rrëfimtarit të ditur. Përkundrazi. Po e bëj detyrën e qytetarit qe po sheh një degradim lirie nga njerëzit që luftuan për të.
Në fund, nuk dua ta përjashtoj veten nga përgjegjësia për shkak të ndonjë situate të papëlqyeshme. Kur vendosa ta hap këtë temë, nuk kam dashur që të ngarkohem me kufizimet dhe kontrollin, duke llogaritur në leximet e ndryshme dhe që dikush mund të jetë i prekur. Meqë janë përmendur shumë konkretizime, nga vrasja e deri te gllabërimi, jam i vetëdijshëm se dikush mund të lëndohet. Janë qëndrime të ndjenjës sime për faktografi, ku nuk desha të përshkruaj ndonjë situatë dhe person. Nuk kam intenca për ofendime personale dhe etiketime kuturu.
Nga ana tjetër, nuk dua të vendos këtu rregulla se si duhet kuptuar dhe se si duhet përdorur ky shkrim. Kjo i mbetet ndërgjegjes së lexuesit dhe të kritikës.
As unë nuk dua të jam përjashtues për kritika, ose rrëfime tjera që gjërat i ndriçojnë ndryshe, ose pretendojnë se përshkrimet dhe analizat e mia nuk janë më të saktat. Personalisht, vetëm do të përfitoja nga vërejtjet kritike dhe miqësore.
I nderuar z Baton ! Une mendoje se kjoqe po beni dhe mendoni te vazhdoni eshte me shume se e guximshme . E them kete per jeten tuaj . Dhjamosja e se keqes nuk mund t’ja u fali juve . Prandaj me shume bene jeta juaj se sa cdo e mire qe mund te sjell guximi juaj . Aty vetem llogjika nuk funksionon ,prandaj beni kujdes i nderuar .
Ilir J Hoxha
“Komandantet” nuk i bene Kosovaret me lek e me shkolle,kte privilegj ata i siguruan vetes.Duke vrare e shantazhuar,duke perqare e etiketuar.Dhe me keqardhje z.Haxhiu gjate gjithe kesaj katrahure ju nuk ishit aspak neutral e as i pamvarur!
Vazhdoni i nderuar Baton, Kosova dhe Shqiperia kane nevoj per gazetar kritik si puna jote, ju i beni nje nder te madh shoqerise shqiptare, mos reshteni se shkruar duke denoncuar korrupsionin dhe kleptokracine qe na ka zen frymen ne te dyja krahet.
Beton ti mundesh te na shitesh keti si gazetar si njeri i se drejtes si njeri qe e don kombin si njeri i paster etj. Por e verteta esht ndryshe ti je njeri pa moral je njeri pa bes je i pa ndergjegjshen nuk ke qen kurr mirdashes i kombit shqipetar. Ne te njofi ty qe moti e edim mir kush je qka ke ber mos te lutem rri mir se e dim te gjith miqesin tende qe kish edhe ke me Serbet.
Kam qenë mësues.Kam pirë duhan. Dhe kur nxënësve u thoja se nuk duhej të pihej duhani, nuk më kundërshtonin, por shihja në fytyrën e tyre një ndjenjë……
ik more gazetar shkerdhate qen kosove ti je nje vegel e sali qenit maskara i poshter serbomadh i degjeneruar mjeker cjap ti je serb bashke me sali berishe
o baton ma se miri eshte te pergjigjesh per stanishiqin dhe takimet qe i ke organizuar ne mes te rugoves dhe ekzekutoreve serb e per komandantat ka kush flet ti je i vogel o pioneri i shokut tito…
Jamë një nga pjestaret e UÇK-së dhe jamë krenar për këtë, por më duhet të pranoj se Batoni (për të cilin nuk kamë as një lloj simpatie) gjithqka çka ka thën në këto dy shkrimet e fundit është e vërtet dhe këtë e them nga pozitat e njohsit të mirë të këtyre problemeve që ka Kosova (në mos problemin ma të madhë).
Po te ishte Batoni sikur shkrimi i tije do te ishte vertet nje mrekulli, por kur e dime se kush eshte Baton Haxhiu as qe ia vlen te flasesh per ket person, nje vegel e qdo pushteti qe kemi pasur prej komunizmit e deri ne keto ne ditet e sotshme. nje vegel e Blendi Fevziut- alias Sali Berishes, nje vegel e ishe LDK kur ishte ne pushtet, sigurisht edhe nje vegel e AAK kur ishte ne pushtet tash nje vegel shume e forte e Thaqit.
Nuk ve ne dyshim problematiken e ngritur nga Batoni.Kjo ka dal qarte nga konfliktet politike midis vetit ne kosove.Por mendoj se nje personazh si shkruesi nuk mund te flas pasi figura e tij,sa andej ketej e askund,duket ma shum si vegel ne duart e te tjereve sesa shprehes i asaj qe ai mendon vete.Me kete rast desha me iba nje pytje-A vazhdon aktivitetet ekonomike ne Serbi?
Historia e perbotshme e luftrave dhe e luftetareve per liri ka deshmuar se heronjte e luftrave per liri vetem te pasuria nuk e kane pase mendjen per asnji moment te jetes se tyne. Eshte e njohur aksioma “…time to go home…”,qe do ten thote se pas pushkes eshte koha e parmendes(si metafore qe nenkupton se eshte koha per ta rindertue vendin).
Kurse nder shqiptare “kontributi” per atdheun eshte katandise ne kredit qe duhet shkembye me… privilegje!,mundesisht te perjetshme,ne tituj “fisnikerie” te trashegueshem!!!…. Nuk ka asgje te keqe ne kete histori,vecse….lind nji problem i “vogel”!….Duhet modifikue dicka,duhet qe termat luftetar i lirise dhe hero duhen konvertue ne…mercenar! Historikisht mercenari njihet si kategori njerezish qe lufojne per…placke lufte! Pra,o njera,o tjetra! Edhe hero edhe mercenar nuk rrijne ne nji vend! Kjo te kujton ate fjalen e vjeter,per nuset – edhe te nana te jem,edhe burrin ta kem!…
NUK JE NGA AA BURRA QE MERRESH ME KONKRETEN.AI ARTIKULLI PER TE UDHTUAR NGA MILANOJA ME BLENDIN TE NXORRI BOJEN DHE SKA NGJYRE QE MUNDE TE MBULOJE NJEANESHMERIN TENDE.KOSOVA PRITI SHUME NGA TI POR TI SI BQ KETEJ NGA TIRANA U BERE NJE BLEPIRES DHE TANI QE PO I DEL BOJA CDO GJEJE U KUJTOVE DHE PODON ME TREGUE SE JE DIKUSHI?
ELAMI
Shume qendrim i guximshem, por duhet analizuar si erdhi kjo bindje tashti, papritmas, mos je tradhetuar Baton?Ok, nuk eshte vone! Debati u qel, tash po fillojme, por te debatojme pa doreza, shtruar dhe fere…Ky debat eshte i mire sepse pa kete kendjellje dhe ndarjen nga e keqja nuk ecet perpara…