Një herë në vit, më 8 Mars, meshkujt shqiptarë shkëlqejnë me hipokrizi dhe e kanë gojën plot “nënë”, “motër”, “vajzë” e “grua”. Në 364 ditët e tjera bota shqiptare është egërsisht mashkullore. Për ta ruajtur këtë botë madje mbyten edhe foshnja në bark të nënës – nëse qëllojnë vajza. Kjo barbari e përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe gjetiu në viset shqiptare po bën jehonë edhe në mediet gjermane
A ka paragjykime ndaj shqiptarëve në Evropë?
Po, pa fund.
Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë një gazetar i radios publike gjermane e niste kronikën e tij duke e quajtur Shqipërinë “vend të klaneve dhe gjakmarrjes”. Thua se nuk ka klane edhe gjetiu, për shembull klanet bankare në Evropë e Amerikë, të cilat plaçkitin pasurinë e qytetarëve dhe – në fund – bankat shpëtohen nga falimentimi me para të taksapaguesve.
Edhe gjakmarrja, sado të jetë traditë e neveritshme, nuk ka licencë vetëm shqiptare. Ky fenomen është i pranishëm ose ka qenë i pranishëm deri së voni edhe në Italinë Jugore, në Amerikën Latine dhe gjetiu. Romanin “Prilli i thyer” të Ismail Kadaresë, në të cilin trajtohet gjakmarrja, e ka xhiruar si film një regjisor brazilian. Instinkti i marrjes hak është i ngulitur thellë te çdo njeri, por falë civilizimit gradual shoqëritë e përparuara hakmarrjen ia kanë deleguar drejtësisë. Është drejtësia ajo që i jep leksion kriminelit. Në vendet ku ka drejtësi.
Kaq sa u përket paragjykimeve.
Në të njëjtën kronikë të radios gjermane, ndërkaq, vihej gishti në një plagë të hapur shqiptare: mungesën e gatishmërisë për t’u ballafaquar me të kaluarën komuniste. “Ne këtu nuk kemi kulturë të kujtesës. Ende nuk i kemi dënuar përgjegjësit e diktaturës komuniste, bile as moralisht. Neve ish-të burgosurve në të vërtetë pas rënies së diktaturës na janë dhënë disa mundësi për arsimim dhe punësim. Por, shefat tanë të sotëm ende janë njerëz të nomenklaturës së vjetër. Tani jemi më mirë se përpara. Por, edhe torturuesit tanë i kanë punët më mirë. Armiqtë e dikurshëm të pronës private sot janë ndër njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Kush ka humbur shumë atëherë (në kohën e komunizmit, v.j.), edhe sot ka pak ose s’ka asgjë”. Këto fjalë i thotë shkrimtari Visar Zhiti në mikrofonin e gazetarit gjerman. Këto fjalë duhet lënë të qëndrojnë kështu siç janë, të palëkundshme.
Nuk është, ndërkaq, paragjykim perëndimor se shqiptarët në Ballkan harxhojnë shumë llafe për tema të pavlefshme, por s’janë në gjendje të ballafaqohen me të kaluarën e tyre në mënyrë kritike. Kasapët e djeshëm janë sundimtarët e sotëm.
“Shpresoj se do të ndryshojmë”
Këto janë vetëm disa nga plagët e së kaluarës shqiptare, të cilat na i përkujtojnë të tjerët.
Javëve të fundit në mediet gjermane janë shtuar raportimet për një plagë dhe fenomen tjetër të trishtueshëm: abortimin e foshnjave në Shqipëri menjëherë pasi babai kupton se gruaja do të lindë vajzë! Nuk ka shifra të sakta, por disa qindra, ndoshta edhe mijëra abortime brenda vitit në Shqipëri (dhe gjetiu në trevat e banuara me shqiptarë) bëhen vetëm për shkak se foshnjat kanë “gjininë e gabuar”, pra janë vajza. Një herë në vit, më 8 Mars, meshkujt shqiptarë shkëlqejnë me hipokrizi dhe e kanë gojën plotë “nënë”, “motër”, “vajzë” e “grua”! Në 364 ditët e tjera bota shqiptare është egërsisht mashkullore. Për ta ruajtur këtë botë madje mbyten, siç u tha, edhe foshnja në bark të nënës. Raportimet e fundit e kanë detyruar Bashkimin Evropian të bëjë presion ndaj Qeverisë së Tiranës që të jetë më aktive në emancipimin shoqëror, me fjalë të tjera: të jetë më aktive në emancipimin e egërsirave të quajtura burra, të cilët u bëjnë presion partnereve apo grave të tyre për të abortuar. Duhet thënë: në Shqipëri dhe në trevat shqiptare në Ballkan diskriminimi i femrës fillon në bark të nënës.
Në fillim të shkurtit për “mbytjen e vajzave” në Shqipëri raportoi radioja gjermane. Drejtoresha e një materniteti në Tiranë, Rubena Moisiu, shpjegonte se gjatë çdo kontrolli të shtatzënave pyetja e parë e prindërve është mbi gjininë, jo mbi shëndetin e foshnjës apo ndonjë komplikim të mundshëm. Qeveria, thotë Moisiu, e neglizhon problemin. Në Shqipëri raporti i lindjeve është 116 djem me 100 vajza. Raporti normal është 105 me 100. Nëse vazhdon kjo tendencë, atëherë në Shqipëri (dhe me siguri edhe në trevat e tjera të banuara nga shqiptarët) do të rritet edhe më shumë numri i meshkujve. Sa më pak femra, aq më shumë keqpërdorim i atyre që ekzistojnë. Sa më pak femra, aq më shumë shfrytëzim i tyre dhe prostitucion! Mjekia Moisiu apelon që shteti (ai shtet që gati nuk ekziston dhe kryesisht është peng i politikanëve të papërgjegjshëm dhe mafiozë) të kontrollojë klinikat private, ku zakonisht kryhen abortimet për shkak të “gjinisë së gabuar”. Derisa Visar Zhiti thotë se “ne nuk kemi kulturë të kujtesës…”, gjinekologia Moisiu ruan pak optimizëm: “Shpresoj se do të ndryshojmë, që të na pranojë Evropa”.
Dëshira e Pranverës
Për 8 Mars 2013, në ditën ndërkombëtare të gruas, temën e aborteve në Shqipëri e kishte rrokur televizioni gjerman ZDF (kanali i dytë i televizionit publik). Në emisionin shumë të shikuar informativ “heute journal” (zhurnali i ditës) raportohej për një traditë të tmerrshme, një traditë përbuzëse ndaj njeriut, një traditë këtu afër, “në Evropën tonë”, në Shqipëri, siç thoshte moderatori në paralajmërim të kronikës.
Kronika fillonte me Pranverën, një grua e hareshme, shtatzënë në muajin e gjashtë, e cila thoshte se nuk ka rëndësi a është fëmija “vajzë apo djalë” – ndonëse “në fakt dua një djalë, sepse burri im do djalë…”.
Pastaj ekipi i televizionit ZDF vazhdon udhëtimin drejt Mirditës, atje ku duket se është ndalur koha. Këndej vajzat nuk vlejnë aq. Maria Magjoka, zonjë shtëpie, thotë se ka pasur “tri dishtime” (tri aborte), por pastaj “zoti ma dërgoi këtë djalë”, Altinin, i cili trajtohet ndryshe nga motrat e tij, nuk detyrohet të punojë aq sa punojnë motrat dhe është i privilegjuar edhe në tryezën e ushqimeve.
Maria Magjoka tregon: “Burri më tha: ose më bëj një djalë, ose të përzë…”. Dhe Zoti “ia dërgoi” një djalë Marie Magjokës, e cila i përket pakicës katolike në Shqipëri, ku, sipas fesë, aborti është i ndaluar, por në Mirditë përparësi ka tradita shqiptare dhe jo apelet e Vatikanit. Familja Magjoka jeton nën një kulm me një lopë dhe me një dhi. Nënë Maria thotë: “Vajzat martohen…”. Domethënë: largohen nga shtëpia, nuk kanë vlerë, sipas saj. Djali, ndërkaq, mbetet në shtëpi.
Imazhi dhe gjumi
Ç’të thuhet pas gjithë këtyre raportimeve në mediet gjermane?
Së pari: imazhi i Shqipërisë në Evropën Perëndimore vazhdon të jetë i keq.
Së dyti: ky imazh përfshin edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë për shkak se “jemi një” sa i përket barbarisë dhe primitivizmave.
Së treti: ky imazh zor se do të ndryshojë me politikanë që prioritet e kanë mbajtjen e pushtetit me çdo mjet dhe jo punën e përditshme për emancipimin dhe zhvillimin e shoqërisë.
Numërimi mund të shkojë deri në pafundësi.
Është koha që shqiptarët e zgjuar të zgjohen nga gjumi.
Atëherë sundimtarët e vendit nuk do të kenë mundësi të flasin për “një mijë qengja”, të cilët do të theren për 100-vjetorin e Pavarësisë, as nuk do të përgatiten torta të mëdha – “550 metra katrorë”, pra më të gjera se krahët e avionit “Boeing 747”.
nga ky shtet kafshe, c’mund te presesh tjeter, vecse njerez kafshe.. nuk ka ligje.. pike..!! se ligji ndryshon gjithcka, edhe kanunin.. le te thoje burri dua djale, jo vajze.. dhe le ta provoje te deshtoje femijen, e pret burgu.. po kush po e rruan per keto gjera ne Albanistan, shteti i S-halè shpelles eshte krijuar vetem per shpellare.. duhet qeruar S-halè kerma me cdo kusht.. sa me shpejt..!!
Te lumte dora e mendja, o Enver, per kete artikull teper te idhet si ilac, qe te hap syte, te shpon zemren dhe ta skuq fytyren (nga turpi)!!!
Pse tash e more vesht qe shqiptart jan kafsh me bisht.
E ka pas thon dhe e thot tash e mot Serbija.
Por shqiptarit I vje hidhet.
Na kan inat,thot shqiptari.
Kurse malokt jan kafsh te kafsheve…
Se domosdo flejn me lopen dhe dhine ne nji dysheme dhome.
Se s kan krevat.
Por pushket I mbajn ngritur per me vra kojshiun pas shpine.
Yyy shqiptar…
I qir…
Kjo barbari e përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe gjetiu në viset shqiptare po bën jehonë edhe në mediet gjermane.
E thote autori vete, une nuk thashe gje.
Po ca thua mar Enver,ne jena me mire,ne jena para Gjermanise tate.Ti dhe emrin e ke prej kamunisti.Po ti nuk i shef grate e Shaban Norjes te patinura qe kalojne ne histeri kolektive nen drejtimin e L.Cukos ne pallatin e kongreseve,nuk i sheh grate tona te marrin vallen ne bulevard,si shami kane koken e Aishes,qe paralajmeron koka te tjera do keputen.Nuk i sheh grate tona te emancipuara kur te varin te palma,kur te kapin per zhele dhe te qitin perjashte….Nuk i sheh grate tona qe i vetmi merak qe kane eshte te vaksinojne kryetarin e opozites…e kane fiksim qe nga fotografite.
Enver,po cfare aborti na tregon,ne kemi nr me te ulet ne Europe te vdekjeve neonatale aaaa kur i leme te lindin ama,ne kemi ministrin e shendetesise qe sapo u doktorua,ne dr e spitaleve i kemi te gjithe ish shoferat e LSI,paradoksi eshte se Shabani jone ka ber dhe betimin e hipokritit…po po e kemi diktator apo doktor ,diku aty eshte te e para.
Enver ,hajde ktu me ate televizion gjerman,po hajde ktu te lutem te tregoje une si lundrojne barbarite e shekullit te 21 ne ujrat e lumit Gjanice,si spitali embrionet me fajin qe guxuan te jene femra ua shkul nga barku pa asnje kriter kohor,dhe i flak ne kte lume te qelbur,ku me pas femrat qe do pjellin kta do te lahen,ose jane lare.
Mjere ne femrrrrrat e kercimeve,mjere ne te orgazmave uluritese ne sherbim te cdo Shabani…mjere ne per kte cmenduri kolektive.
Komplimenta per artikullin,dhe falenderime sepse nganjeher shkruan …nje burre dhe per ne!
Sem Luma, ky eshte realiteti, skuqemi apo nxihemi, duhet ta pranojme realitetin, se duke pranuar realitetin, ke me shume mundesi ta ndreqesh.. ne si popull duhet te reflektojme gjate..!!
Lavderime autorit per shkrimin.Kap gjithmone tema te mprehta te realitetit ku gjenden shqiptare.
“A ka paragjykime ndaj shqiptarëve në Evropë?” Z. Robelli, te siguroj se per gjakmarrje nuk i njeh vetem Evropa por gati gjithe bota.
Gazetari i radios gjermane ka pohuar me shume te drejte faktin e pamohueshem se eshte vend i klaneve dhe i gjakmarrjes. Po ta pershtjellosh mire ketu ai ka dashur ti permbledhe te dyja te keqijat ne nje fjali te vetme. Ky eshte rast nga me uniket dhe jo nje rast i zakonshem ashtu si ju po kerkoni te na e prezantoni. Nqs. ne vendet e tjera sundojne klanet kjo nuk lidhet aspak me gjakmarrjen e llojit “Kanun i Lek Dukagjinit”
Per kete “traditë” te neveritshme ke thene? E para nuk eshte tradite e shqiptareve ne pergjithesi por e atyre me prejardhje nga zonat e veriut. Kurse per fjalen e “neveritshme” kjo duket si nje perkedhelje e paramenduar e jotja e kushtezuar nga frika e censures se kaotikeve pseudodemokrate.
Jo zoteri, “Tradite e neveritshme” eshte komplet e papranueshme. Shprehjen duhet ta zevendesosh me “krim makaber dhe unik i malokeve” dhe pike.
“Është drejtësia ajo që i jep leksion kriminelit. Në vendet ku ka drejtësi…”. Shume e drejt z. Robelli. Ne vendet demokratike mbi te gjithe qendron ligji i cili mbrohet nga te gjithe, cfare do te thote jo vetem nga ata qe e kane per detyre. Ne keto vende demokracia qendron mbi themele te palekundura, zbatimi i saj eshte kulture qytetare qe eshte formuar nga pervoja qindra vjecare.
Ne nje vend ku fjala e drejtesise gati cdo dite “shuhet ne ajer nga krismat e fishekzjarreve” as qe mund te mendohet se kemi te bejme me nje sistem te demokratik. Perkundrazi! Ky sistem do te quhej me plot goje nje sistem kaotik. Dihet fare mire qe perjetimi i kushteve kaotike per popullin paqedashes eshte bile akoma me i tmershem se sistemi i urryer diktatorial.
“Kasapët e djeshëm janë sundimtarët e sotëm”. Sigurisht, ketu s’na the ndonje gje te re. Rrjedha e ngjarjeve e ka vertetuar dhe po e verteton me se miri kete. Ku jane ato dy gishtat “victory” te studenteve te viteve ’90. Ndoshta i kane futur diku dhe nuk i nxjerrin dot. nuk do benin keq sikur te dilnin prape te bashkuar para kasapeve dhe ti nxirrnin kesaj radhe ate te mesit. Turp e faqezeze. njerez bastarde!
“Por, shefat tanë të sotëm ende janë njerëz të nomenklaturës së vjetër”.
Për këtë gjë keni të drejtë që janë të nomenklaturës së vjetërpor por (një por e madhe), me një botkuptim krejt tjetër. Sepse po të kishin të njëjtin botkuptim, gjakmarja nuk do të egzitonte në Shqipëri. Ajo në periudhën e nomenklaturës së”vjetër” ishte zhdukur. Kijeni guximin,siç e keni për të tjera probleme, që mos i anashkaloni disa realitete pozitive të asaj periudhe. Eksperienca si e keqe dhe ajo e mirë do ‘ti shërbenin të sotmes dhe të ardhmes. Shqiptarët e rij, sot kanë të drejtë të njohin të kaluarën e prindërve të tyre, nëpërmjet syve tuaj, ballë përballë pa deformime të neveritëshme.
Vrasesit e Vajzave jan proamerikan,ngrejn edhe dy gishtat perpjet si vesh lepurushi,dhe hop e kalojn klasen,ja hudhin.Rrembejn edhe pronat e te tjerve…
Se Bosit I duhet gjithcka,
I duhen qent,lepujt,leputushat,kaposhet dhe pulat..
Se vet zoti e ideoi Arken e Noas…