Nga Shenasi Rama
Shoqëria shqiptare po shkon në këto zgjedhje me një barrë problemesh të frikshme ekonomike, shoqërore, kulturore e politike. Por përleshja e radhës, si gjithnjë, është midis prijatarëve partiakë dhe kjo sjellje mbulon problemet e shumta e të pakapërcyeshme me të cilat përballet shoqëria shqiptare. Një nga këto probleme që prek ndjeshëm të gjithë fushat e jetës është edhe borxhi publik.
Një shoqëri e mbytur në borxhe
Fatkeqësia e vërtetë është se borxhi publik është vetëm njëri nga borxhet që kemi si shoqëri. E gjithë shoqëria shqiptare është e mbytur në borxh. Shteti është i mbytur në borxh. Familjet janë të zhytura në borxh. Bizneset janë në borxh. Shoqatat jofitimprurëse janë në borxh. Edhe organizatat fetare kanë marrë borxhe (nuk ka rëndësi me interes apo pa interes). Shteti iu ka borxh bankave dhe individëve. Bizneset iu kanë borxhe bankave, individëve dhe bizneseve të tjera si në para ashtu edhe me premtime dhe të huajve. Deri edhe bankat tona kanë borxh një miliardë dollarë tek bankat e huaja.
Përtej dukjes sipërfaqësore, individët e familjet shqiptare kanë borxhe e kredi pa fund për shtëpi, apartamente, makina, për të paguar shkollat e fëmijëve, operacionet e doktorëve, për mobilime dhe çka nuk ndodh kund tjetër, edhe për të shkuar me pushime deri në Maqedoni e në Turqi. Shqiptarët marrin borxh për të rregulluar thonjtë, për të blerë një çantë luksi, për të marrë bukën me lista, për ta shtyrë deri në marrjen e pensionit, në pritjen për ardhjen e ndihmës nga emigrantët e familjes, për dasma, synetllëqe, e për funerale. Ka shumë që marrin borxh për të rregulluar varret, gomat e makinës, dhe për të blerë një iPhone.
Ka studime lidhur me borxhet, mirëpo në këtë pikë, mua nuk më intereson as aspekti ekonomik, as aspekti sociologjik apo antropologjik. Borxhi i bën njerëzit që të mbyllin gojën e të mos i dalin kundër sistemit. Borxhi i bën peng të parisë që iu hedh një kafshatë buke dhe i mban peng. Borxhi i mban familjet pengje të krimit e të bankave që mbajnë hipotekat e shtëpive e të pronave për 30 vjet. Borxhi është kulari në qafën e shoqërisë shqiptare. Borxhet e kanë paralizuar ekonominë, si ato që janë marrë nga bankat e nuk kthehen, si ato që janë bërë me marrëveshje e nuk respektohen, si ato që janë bërë në mall, por tash që malli nuk ka më të njëjtën vlerë, po i fundosin afaristët, ndërtuesit, investuesit e të tjerët.
Por, në këto zgjedhje mua më intereson borxhi i shtetit si problem politik. Borxhi i shtetit është një fenomen ekonomik, por edhe më shumë politik që ka efekte të ndjeshme në politikat e shtetit, në sjelljen e individëve dhe të të gjithë shoqërisë. Prandaj, në këtë shkrim dua të ndalem vetëm tek borxhi i shtetit shqiptar. Ky duhet të jetë problem kryesor politik dhe që duhet debatuar por që është zëvendësuar nga llapazanëria e komentatorëve injorantë e shërbyes të klaneve të parisë që prashisin në emisionet e përnatshme.
Në mos e dyta, pyetja e tretë që iu duhet bërë pushtetarëve të tashëm dhe të ardhshëm, që mund të jenë të gjithë bashkë në një qeveri “me bazë të gjerë” është pikërisht kjo: çfarë do të bësh ti me borxhin e shtetit? Si do ta zgjidhësh ti këtë problem? E di që nuk do thonë asgjë, dhe do të thonë si Saliu “do rrisim rrogat 700 dollarë në muaj”. Kjo nuk e ul borxhin e shtetit, por e shton. Ulja e taksave e shton borxhin se paratë duhet të dalin prej diku për ta paguar borxhin e shtetit. Zgjidhja që këta na japin është një mashtrim i pastër. Zgjidhja e vetme është që taksojnë furishëm e rëndshëm të gjithë shqiptarët, të mbysin ekonominë dhe të na kthejnë në kohën e sistemit kur punonim me bukë e djathtë, me një misërnike e dhallë për të ndërtuar bunkerët. Sot do të bëjmë të njëjtën gjë por për të paguar borxhet që i ka marrë paria e Tiranës në emër të të gjithë shqiptarëve.
Borxhi i shtetit
Shteti shqiptar ka marrë përsipër shtatë lloje borxhesh të ndryshme dhe ka detyrime karshi të gjithë atyre që e konsiderojnë këtë paketë borxhesh si legjitime. Nuk ka shanse që shteti dhe qeveria qe do të dalë nga këto zgjedhje t’i përballojë e t’i paguajë këto borxhe. Por të paktën duhet një vështrim i përciptë mbi strukturën e borxhit shtetëror që të jemi të qartë se në çfarë gjendje mjerane jemi dhe sa urgjente është nevoja për zgjidhjen e duhur. Duhet me e thanë të vërtetën edhe pse nuk është e këndshme.
Së pari, shteti iu ka marrë borxh biznesmenëve dhe qytetarëve investitorë. Kështu, borxhi i brendshëm është rritur gjatë vitit 2012 me 513 milionë euro. Llogaritet që shteti shqiptar iu ka borxh bizneseve private që kanë ndërtuar e zbatuar projekte të ndryshme dikund rreth 200 milionë euro. Shumë nga këta biznese nuk kanë më shpresë se do ti marrin borxhet që iu ka shteti ndonjë ditë. Më e bukura është se këta janë ata që kanë guxuar e kanë dalë e i kanë deklaruar/kërkuar paratë shtetit dhe që e kanë bërë këtë të shtyrë nga dëshpërimi i thellë. Këta kanë investuar shumë në makineri edhe të shtrenjta sepse të tilla ishin premtimet që iu bënë dhe tash nuk i përdorin dot. Tashmë janë të pazotët që të lëvizin edhe gishtin. Ata që iu mbajnë paratë bizneseve që janë të pastra, duhet të mbajnë përgjegjësi por kryeministri i ardhshëm do të duhet të çojë avokatët e shtetit nga një gjyq tek një tjetër.
Së dyti, shteti shqiptar iu ka borxh bankave të huaja e shteteve të huaja (iu kemi borxhe rreth 25 shteteve, ndër të tjerë edhe Serbisë) që i duan paratë me një inflacion të siguruar, sepse borxhet janë marrë në euro ose në dollarë dhe leku ka marrë tatëpjetën dhe po zhvlerësohet përditë. Vetëm 1/3 e borxhit është ne euro e dollarë, por me lekun e zhvlerësuar kjo po bëhet problem. Borxhi i jashtëm i ekonomisë arrin në pesë miliardë e ca Euro. Borxhi i shtetit, vetëm i shtetit dhe jo borxhi i jashtëm i bizneseve e bankave, arrin në pak më pak se tre miliardë euro. Po ashtu vlerësimi i aftësisë borxhmarrëse të shtetit shqiptar është në nivele të shteteve te falimentuara.
Nga ana tjetër, borxhi i jashtë është rritur me nivele marramendëse edhe pse kjo u fsheh mirë e paq nën një rritje fiktive të ekonomisë dhe duke u mbuluar me gjethen e fikut të përqindjeve të rritjes që e bënë Kinën të duket si një ekonomi e prapambetur. Vetëm në vitet 2007-2009 borxhi i jashtë është rritur me 25% sepse u bë Rruga e Kombit dhe me të njëjta ritme vitin tjetër derisa u kuptua se nuk marrim dot me borxh me interesa te pranueshme dhe tash është 300% e borxhit të jashtëm që ishte në vitin 2005.
Çdo zhvlerësim i lekut (inflacioni është i qartë, zyrtarisht tek 5% po shihe tek mallrat e konsumit të gjerë se është më i lartë) kur vjen bashkë me rënien e ekonomisë, që edhe kështu nuk prodhon gjë, e vështirëson jashtëzakonisht shumë pagesën e këtyre borxheve. Kur kësaj pike i shtohet që ne importojmë trefishin e asaj që eksportojmë, dhe kur eksportojmë nuk eksportojmë tjetër në masë veç minerale, fasoneri e lëkurë, sepse kemi një ekonomi në të cilën zëri kryesor është tregtia me 48% dhe ku industria jep vetëm 8% të prodhimit kombëtar kuptohet se sa e vështirë dhe e pakapërcyeshme është gjendja e jonë.
Shumë borxhe të jashtme na janë dhënë me interesa të ulëta, por po iu afrohemi 20-25 vjetëve kur interesi fillon e kërcen dhe shuma që duhet paguar rritet ndjeshëm. Nuk duhet harruar që këto ishin borxhe të pastra që qeveritë shqiptare ia shitën popullit si “donacione” e “dhurata.” Ata që i morën këto borxhe dhe iu shitën këto shqiptarëve si ‘donacione’ edhe pse në rastin më të mirë ishin kredi të buta, duhet të mbajnë përgjegjësi. Kushdo që do të bëhet kryeministër nuk mund të paguajë borxhet pa i detyruar shqiptarët që të paguajnë taksa disa herë më të larta e shumë më të egra se tani. Por pyetja është e thjeshtë. A e kanë ditur këta prijatarë të parisë së Tiranës që këto janë borxhe gjaku dhe që janë laku në fyt të popullit shqiptar? Natyrisht dhe pa pikë dyshimi që e kanë ditur. Kujt nuk i kujtohen fjalimet çapraze të qeveritarëve që pyeteshin në frëngjisht e përgjigjeshin anglisht në forumet ndërkombëtare?
Katundarët tanë nuk i kanë parë borxhet si problem sepse për ta ky ishte problem i shtetit. Të huajt të japin paratë e presin që ti kthesh, ndryshe mos i lyp. Paria duhej të dinte se çdo të bëhej me borxhet por ajo e fshehu të vërtetën. Tash shqiptarët duhet të paguajnë borxhet që mori paria, në emër të shtetit.
Së treti shteti shqiptar iu ka borxh pensionistëve, invalidëve, të persekutuarve, veteranëve dhe njerëzve në asistencë shoqërore. Secilit grup i detyrohet shuma marramendëse. Deri më tani borxhi i lidhur me sigurimet është mbuluar me financime nga shteti dhe me paratë e mbledhura nga emigrantët për fushatën e sigurimeve shoqërore ku njerëzit blinin vitet e punës me një shumë të caktuar. Në këtë pikë nuk ka më kush të blejë.
Shteti duhet të paguajë dhe nuk ka ku i merr lekët për të paguar këtë borxh që i rri si thes me gur në qafë sepse janë jo pak por 560,000 pensionistë dhe 117,000 familje në asistencë. 46% e Kukësit jetojnë me asistencë shoqërore. Të gjithë këtyre shteti iu detyrohet për jetë dhe shuma që duhet të paguajë shteti për secilin e kalon 5-6 mijë euro.
Zgjidhjet që kanë gjetur në Tiranë janë hilera katundare të kuptueshme lehtë. E para zgjidhje është për të rritur moshën e pensionit; kjo ka krijuar pakënaqësi të jashtëzakonshme shoqërore. E dyta, është zgjidhja tjetër për ta rritur pensionin më ngadalë se zhvlerësimi real i lekut, d.m.th. duke e kalkuluar pensionin e inflacionin në mënyrë që të bjerë fuqia blerëse e pensionistit. Këtë e shohin njerëzit tek buka, mishi, orizi e vaji. Çmimet janë dyfishuar, d.m.th leku është zhvlerësuar, dhe pensionet janë rritur shumë pak. Kjo gjendje ka krijuar pakënaqësi të prekshme tek masat e gjëra të popullit. Argumenti që shqiptarët jetojnë më gjatë është një mashtrim i paskrupullt edhe pse kemi 10-fishin e shkallës së kancerit që ka Europa. Por shteti dhe INSTAT luajnë me numrat dhe duan të bindin njerëzit se gjërat nuk janë krejt si duke.
Problemi është se sot shteti mbulon rreth 50 përqind të fondit të pensioneve dhe barra e shtetit do të vijë duke u rritur progresivisht në të ardhmen sepse sigurimet nuk kanë paratë e nevojshme. ky është një detyrim kontraktual me shtetasit që nuk shkelet lehtë sepse shqiptarët e moshës së kaluar shpesh nuk kanë të ardhura të tjera. Shpesh me atë pension të shkretë mbajnë edhe fëmijët e nipërit e papunë që dredhin zinxhirin kafeneve e pub-eve të Tiranës.
Së katërti, shteti iu ka borxhe të mëdha zyrtarëve që nuk i ka paguar si duhet, atyre që u ka përzënë nga puna, profesionistëve, mësuesve, zjarrfikësve, ushtarëve komando, policëve e me radhë që nuk i paguan me muaj të tërë. Skandali që u zbulua tek Fiks Fare dhe në gazeta, që as ushtarët e oficerët nuk i kishin marrë rrogat ishte shumë domethënës. Por në muajt e ardhshëm, shteti nuk do të ketë para që të paguajë rrogat e mësuesve, të pastruesve, të nëpunësve, të të gjithë të punësuarve e buxhetorëve.
Së pesti, shteti ka një borxh të jashtëzakonshëm për të mirëmbajtur strukturën dhe infrastrukturën në atë që quhet shpenzime operative. Ky është një zë që nuk shihet si borxh por shteti që ka mbledhur taksat, duhet të mbajë në këmbë infrastrukturën. Shteti duhet të mirëmbajë urat, rrugët, vendet e mbledhjes së plehrave, ndotjen etj. Këto nuk bëhen më frymë të shenjtë, për çdo gjë duhet para. Dhe ndërtesat, rrugët, zyrat, e materialet e kohës së sistemit të kaluar nuk punojnë e nuk funksionojnë më.
Së gjashti, shteti iu ka një borxh të madh qytetarëve shqiptarë që vazhdojnë të blejnë letrat me vlerë. Ankandi si ai i gushtit të vitit të kaluar, apo ky që sa u bë muajin e kaluar i ktheu shtetasit shqiptarë në borxhlinj të vetvetes. Sot 15% e borxhit të shtetit është e blerë nga individët.
Së shtati, ka nisur një fushatë për ta rritur buxhetin e shtetit duke ia kaluar barrën e dështimit të sektorit privat dhe të bashkive të ndryshme shtetit. Për shembull bankat po i kërkojnë shtetit që të paguajë kreditë me probleme që tashmë kanë shkuar në 22.7 % të kredive. Një vit më parë ishin vetëm 16.8 %. Por flitet se përqindja është edhe më e lartë por nuk do të prononcohet njeri sepse i frigohen ikjes së kapitalit. Bashkitë që nuk mbledhin të ardhurat e duhura janë në pikë të hallit dhe po kërkojnë subvencione nga shteti. Llogaritet që shteti duhet t’u japë rreth 2-2.5% të buxhetit bashkive që këta të kryejnë funksionet bazë, po ku do marrë qeveria këto para?
Shkaku i gjendjes së një shoqërie të mbytur në borxhe
Pse e kemi këtë problem? E kemi pse paria e ka bindur popullin se borxhi është i domosdoshëm për zhvillimin. Po ku i investuan paratë këta që na sundojnë? Në rrugët që nuk të çojnë askund, dhe kur të çojnë diku behën autostrada vdekjesh sepse i kanë bërë rrugët e ngushta e si rrugë fshati, në ndërtesa që nuk vlejnë sepse iu ka hyrë lagështia lart e poshtë, në projekte që i kanë vjedhur vetë, në tunele ku do të kalojë lopa, në investime që janë përsëritur katër herë, në ura që janë bërë njëkalimëshe, sepse kalimin tjetër e ka vjedhur ministri e me radhë.
Investimet ishin një mënyrë vjedhjeje e hapur, e paskrupullt që u pranua nga njerëzit që e shihnin shtetin si armik. Tash që duhen paguar borxhet, njerëzit do ta kuptojnë se shteti bëhet armik kur nuk e trajton si shtetin tënd. Problemi është se paria e Tiranës janë pasuruar në mënyrë marramendëse me këtë vjedhje të pandalshme dhe tashti do të sillen me teknikën e njohur “qe baba duart.” Do të fillojnë të grinden, “jo ti e bëre, jo e bëri ky që vdiq, jo kaq dim e kaq na mësuan” e me radhë. Po nuk do të ketë përgjegjës sepse faji do të bëhet qyrk. Në fund, të gjithë shqiptarët do të jenë fajtorë.
Këta hajna të parisë së Tiranës na kanë shitur si model zhvillimi një model skllavërimi. Këta na kanë futur në borxhe për t’u pasuruar vetë. Këta do të na lënë me borxhe dhe vetë do të ikin e do të zhduken dhe prej atje ku do të jenë do të fillojnë këngën e gjinkallave, që ne ua thamë e nuk na dëgjuat sepse si e thonë në tavolina, … “këta jeni ju shqiptarët, një popull pis dhe që nuk meriton më shumë.”
Përfundimi dhe prognoza
Shteti shqiptar është një shtet i falimentuar dhe këto zgjedhje janë një lojë më ia lanë dopio-gjashtën në duar shqiptarëve. Shteti nuk ka ekonomi prodhuese, jep të dhëna fiktive, dhe luan me numrat si iu intereson qeveritarëve. Ndërkohë qeveria e ardhshme e parisë së Tiranës do të përballet me një borxh që është sa 65% e prodhimit të brendshëm bruto dhe do të shkojë në 68% deri në Qershor të 2013, sepse në kohë fushate, Sali Berishës i duhen para, shumë dhe me çdo mënyrë. Jo më kot ka llogaritur të marrë borxh edhe një miliardë deri në fund të vitit, por ka gjasa që të ngutet e t’i marrë borxhet deri në Korrik. Me rënien e ekonomisë, me tkurrjen e saj, dhe me zhvlerësimin e lekut, borxhi do të rritet. Me shpenzimet që duhet të përballohen, borxhi do të rritet. Me një ekonomi të pazonjën me përballue borxhet, taksat duhet të rriten. Por ajo që dihet është se taksat do të rriten nga paria, por ato do të paguhen nga populli. Ata të huajt që të dhanë paratë, e kanë nxjerrë mësimin nga përvoja jugosllave. Mbasi u bë luftë 20 vjet, ata kanë nisur të trokasin në dyert e shteteve për të kërkuar borxhet e tyre të papaguara.
Kur paria iu thotë shqiptarëve se krimineli Tito ka thënë “merrni borxh se borxhi nuk paguhet” ajo iu thotë gjysmën e së vërtetës. Gjysma e të vërtetës që nuk e thotë paria është se mashtruesi Tito nuk pati të kohë të thoshte “merrni borxh se borxhi nuk paguhet sa të jem gjallë unë. Kur unë të vdes në djall vafshi të gjithë.” Edhe Kosova, tash që është bërë formalisht e pavarur, duhet të paguajë borxhet e ish-ish-Jugosllavisë.
Paria e jonë e Tiranës e di këtë punë. Llogaria e saj është që të sikteriset atje ku i ka fshehur paratë dhe ka bërë investimet. Ne do të na lërë me borxhin e papaguar. Vetëm në vitin 2013 llogaritet që borxhi për frymë të shkojë 315,000 lekë. Pra, jemi keq, sepse nuk kemi pak, por nga 3000 euro për frymë borxh shteti, 3000 euro për frymë premtime të papërmbushura ende, dhe 3000 euro për frymë interesa për të paguar. Shumëzoje me tre, sepse nuk punojnë gratë fëmijët e pensionistët dhe kaq duhet të paguajë një taksapagues. Me siguri që ka ditur diçka Sali Berisha kur tha se i kemi të ardhurat 9000 euro për frymë sepse aktualisht po harxhojmë 9000 euro në vit për kokë. Sepse po i fitoi zgjedhjet, njëra palë e parisë do të duhet t’i taksojë shqiptarët sikur të kenë 9000 euro të ardhura mujore për frymë. Ndryshimi është se vetëm disa shtete europiane e kanë borxhin e shtetit kaq të frikshëm sa ne, por ata kanë ekonomi, dhe struktura. Shkurt, kur të fillojmë të lajmë borxhet, do të ndjehemi europianë, sepse të paktën do të paguajmë borxhe si ata. Ky ka qenë një hap i madh përpara drejt integrimit, nga qeveria e integrimit europian. Qeveria që vjen duhet të fillojë të na taksojë si europianë. Se ndryshe nuk lahen borxhet që kemi.
http://www.facebook.com/shenasi.rama
Dëshironi të blini një veshkë apo të shisni veshkën tuaj? A po kërkoni një mundësi për të shitur veshkën tuaj për para për shkak të krizës financiare dhe nuk dini çfarë të bëni, atëherë na kontaktoni sot dhe ne do t'ju ofrojmë një shumë të mirë parash prej 500,000 dollarësh amerikanë, përfshirë sigurimin e jetës dhe atë mjekësor për veshkën tuaj. Emri im është DOCTOR MAXWELL, jam konsulent ndërkombëtar neurolog në SPITALIN MOUNT ALVERNIA. Klinika jonë është e specializuar në kirurgjinë e veshkave dhe kirurgji të tjera dhe gjithashtu merremi me blerjen dhe transplantimin e veshkave me një dhurues përkatës të gjallë. Ne ndodhemi në Singapor, Turqi, SHBA, Malajzi, Indi, Gjermani. Nëse jeni të interesuar të shisni ose blini veshka, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni përmes, Email: [email protected] Numri i WhatsApp: 447463920079 Me respekt, DR MAXWELL .P. Konsulent ndërkombëtar mjekësor.PHDLL.CDC.
eshte per te te ardhur keq, por kjo eshte gjendja. kur do te ngriheni o njerez. Keta nuk hiqen ndryshe pervecse me revolucion.
Sali Berisha e ka shkaterrruar shqiperine dhe na ka bere te gjitheve me turp vetem qe e kemi kryeminister.Nuk mund te durohet me ky satrap. Ne 23 qershor duhet te votojme Ramen, ndryshe nuk mbaron ky terr 22 vjecar.
Do marr borxh qe te permisoje jetesen e popullit – vec nje psikopat mund ta thote kete.
Borxhi eshte kancer!!!
Analize e perkryer e zotit Shinasi. Ky eshte i Levizjes Dhjetorit, nder themeluesit e PD. Burri qe di mban shenime dhe flet me shifra, jo si rrugacet Berisha e Topalli. Te mos flasim per Qeveritaret, se jane katandisur si copa bajge.
I ke thene te gjitha. Une uroj qe njerezit ti therrasin kokes, te ulin shpenzimet, te shesin makinat, dhe te kursejne ose investojne ne prodhim, Fshataret qe kane ardhur ne qytet te kthehen ne fshatra dhe te mbjellin token. Qytetaret te blejne prodhime vendi dhe te bojkotojne prodhimet e huaja. Dhe turizmi te behet i gjithi ne shqiperi, jo jashte. Dhe arsimimi te jete teresisht profesional, bujqesor dhe industrise ushqimore.
Miku tim Kola,kokat jane prere,ka ngelur vetem bytha ne kete popull.
Beje dhe nje koment tjeter ky mjeran popull ti flasi bythes te kthehet
i teri ne pune?Por kur eshte pune bythe,punet bhen si bytha.
15% eshte sot prodhimi ne Albani(a)-stan.
Nga 28 ton flori qe kishte thesari i shtetit,sot nuk ka me shume se 1.5 ton,shteti i Albanezeve ka 75 vjet qe ka dale ne akand,aty nuk pyetet se bie shi,sepse shqiptaret notojne ne uje.
PARIA,thote Sh.Rama,po shqiptaret dhe pse lexojne nuk e kuptojne se kush eshte Paria,nje popull me nje injorance te theksuar e lidh Parine vetem me 1990,nderkohe qe Paria eshte me e vjeter,Sh.Rama i bie rrotull Nga Kina sepse me emra te pervecem qe ai i di fare mire,rrezikon dhe pozitat e veta aty ne Usa.Si perfundim Shqiptaret nuk kane se cte bejne me,Bismark do te thoshte:Sa me lart te ngrihet flamuri nacionalizmit,aq me e madhe eshte injoranca !!!
Nje shtet kam-kum,me nje popullsi te lodhur nga te gjitha anet,nuk ka te ardheme,e ardhmja e tij eshte te jete i BURGOSUR pergjithmone.
Po dil e thuaji ti more, pse pret kete profen ti thote. ne je i mencur, dil e fol. mos bej gam-gam me pseudonime.
OK.
Cila eshte zgjidhja? Si do shpetoje populli nga keta hijena?
A ka kush pergjigje? A ka zoti Mero Baze? A ka pergjigje Edi Rama? A ka pergjigje Kreshnik Spahiu?
Sa miliard euro eshte pasuria e vjedhur nga paria Z.Shenasi,ne keta 20 vjet? A ka kush statistika? Jo,jo,le te paguaje ky popull,keto borxhe se keshtu e meriton.
I nderuar Profesor, e keni shpjeguar ne menyre perfekte por kujt ja thoni. Une personalisht kam kohe qe uleras ne rrethin tim shoqeror dhe sa mundem neper rrjetet sociale per ket gjem te madhe por me sa duket ne shqiptaret fatkeqesishte jemi teper primitive per ta kuptuar. Ashtu si edhe shkrimi i djeshem qe tema e hoqi menjeher (se mora vesh perse por me sa duket qenka me i rendesishem lajmi i bashkiaku te kavajes se te tilla probleme qe shtron profesori i nderuar?!) edhe ky shkrim duhet te hidhet me fletushka neper gjithe qendrat e banuara te Shqiperise. Borxhi privat shqiptaret e njohin shume mire se e shohin perdite por ate shtetor nuk e kuptojne eshte si dora e padukshme e Adam Smithit, vetem kafsheria a me fal “paria” siç thua ti e njeh mire. Kisha kohe te dija sa ishte real borxhi yne por me keto shifra qe ju thoni jemi pa diskutim te marr peng, te shitur, toka me çfare ka brenda çdo shqiptar (shtepi, lope, pula…) nuk eshte me e tija, madje edhe femijet qe lindin e qe do lindin dalin me çertifikat skllaverie. Napoloni ka then nje fjale te mençur ne kohen e tij “dora qe jep qendron mbi doren qe merr dhe debitori eshte gjithmon SKLLAV i kreditorit”. Shqiptaret kujtojne se borxhi eshte si puna e listave qe kane ne dyqan edhe po si paguan ska gje se ne fund te fundit eshte shqiptar dhe nje dite mbase do na i fal, por harrojne qe borxhi eshte mjeti apo shkaku qe ndez luften edhe midis shteteve dhe ne fund kush e paguan, dihet bijte e popullit dhe popujt me te vegjel. Une edhe tek shkrimi juaj i djeshem citova “gjithçka mund ta fillosh nga e para ashtu siç edhe e filluam mbas luftes se dyte boterore, pasi pas stuhise dhe shiut del prap dielli por puna eshte se me borxhin qe keta na kane futur kam frike se kombin shqiptar sdo te shohi kurre dielli me sy”.
Fatkeqesisht ky eshte vendi i katert ne bote per nga zhvillimi sipas fjaleve te kryeministrit shqiptar z.Berisha.
asnje koment nuk mund ti besh kesaj te vertete te hidhur.shqiptaret po shkojne drejt gremines duke brohoritur pasi nen shkelqimin maramendes te trupit te prostitutave moderne zhveshur lakuriq nen procektoret e medjas se paguar nga qeveria jane te verbuar e jane mpire te dallojne humneren ku shkojne.te shpresojme tu dale narkoza per te kuptuar qe prostitutat ja u cojne perpara per te mos dalluar humneren ne te kundert …
Ore, mire ne se jemi te dytet pas Gjermanise dhe bejme si bejme, po jam kurioz si do t’ja bejne ata qe jane te tretet e tutje….
ju keni te drejte zoti Shinazi por duhet te bejme nje korigjim te vogel,kur thoni se duhen hequr femijet,pensionistat e grate duhet shtuar edhe Kuksi,Tropoja,peshkopia etj. se edhe ata nuk paguajne por vec marrin nga buxheti edhe pse ne lista votimi mund ti keshe ne Tirane
Komplimenta Profesor!
Mora pergjigjen dhe per ate qe nuk kuptoja dje!
Profesor ,me thene te drejten kta jane mesuar te hane fara,mos te marrin rrogen,ti kene plehrat ngjitur me murin e viles,te bejne lokal bunkerin,e te gjitha ato qe permendni Ju me siper.
Ktyre nuk mund tu mungoje tesera e partise dhe konventat,dhe kto pacavuret e votimit te 16 vjecareve ,gjithashtu dhe qe rroga do ju behet 700 dollare.Per te qene me diplome te blere,ose thjesht pa diplome por je votues i LSI,700 dollar jane vertet shume.Kthehuni dhe ju,se me e pakta ju bejme deputet dhe ju japim 7000 mij dollar,do ju duhet vetem te veni te Klani i Fevziut dhe ai i Tropojes.
Profesor pushteti ekonomik vendos dhe klasen politike,Ju e dini me mire se une kete gje.Ata nuk kane per te ikur qe aty.Nuk kane per te ikur me 5 votat e ngrenesve te farave.Paria ktu ka per ti ngrene leket,dhe ktu ka per te vdekur si ata te meparshmit,biles dhe duke valvitur dekoratat,nga hero i popullit te urdheri i flamurit.
Dhe nuk eshte ze gjinkalle qe do thote:Keni ate qe meritoni,ne e meritojme vertet kete,e kemi merituar qe nga FAIK KONICA!
Profesor,beni nje shkrim dhe mbi aspektin antropologjik,jam e sigurt qe do jete nje teme interrrresante,do ju kete zili dhe Darwein ,ai nuk mund te kishte kavie kaq “speciale”.
Pra paska pas te drejt Enver Hoxha qe nuk mori borxhe.
jo un nuk mendoj qe hoxha kishte te drejt qe nuk mori borgj sepse ai merte borgj. ….ishte djersa e popullit qe ai shfrytezonte..tani as nje shtet nuk zhvillohet pa borxhe por..shteti shqiptare sot esht ne kete krahasim..babi hyn borgj per te ber shtepin e bukur dhe te medhe sepse keshtu i kan zili te tjeret…edhe pastaj mund te hapet me shoket….mer borxhin e qon tek shpia. … I thot cunit do te bej babi shtepin dhe te gjith te kenaqur por cuni e shikon ku i ven babi leket je mer dhe i harxhon per jet nate,,,,ja keshtu jan qeveritart e shqiperis…raprezentojn nje shqiperi pa patrijot,,,se ndryshe politika ne shqiperi do funsiononte..desha tju them miqve dicka se borgjin e shqiperis nuk e paguan as saliu. Dhe as edi…por ne populli. …. dhe shpresoj ta kuptojm sa nuk esht von.
Ky profesori qe po merka vesht nga cdo fushe se nuk e di se cfare ka mbaruar ne Shqiperi te ndihmoje Ameriken ku punon dhe paguan taksa per borxhin.Amerika ka 16000 miliard dollare borxhi qe i bije per fryme
50 mije dollare.
Pra cdo amerikan ka borxh 16 here me shume se shqiptaret.
Cuditem si nuk e therrasin ne kongresin amerikan kete debilin Shinasi Rama qe po kacafyten per borxhin dhe nuk kane miratue buxhetin e vitit amerikanet. Duhet folur me Arvizune tua rekomandoje amerikanve keshillat e Shinasit
Kole meqe e bere krahasimin, a ka mundesi te na thuash sa eshte aftesia prodhuese e USA, sa eshte perqindja e borxhit ne raport me PBB. Pastaj na trego edhe cili eshte kapaciteti prodhues i Shqiperise dhe aftesia per ti perballuar borxhet e marra ne krahasim me Ameriken. Na shpjego te kam rixha dhe pse megjithese ka aftesi rekuperuese shume me te medha Amerika ka bere prerje automatike te buxhetit pikerisht per te pakesuar borxhin. Je se je, meqe dikerke, shpjegoje pak diferencen midis borxhit te brendshem dhe atij te jashtem dhe se si dhe sa ndikon secili prej tyre ne ekonomi.
Shkrimi eshte i qelluar nga fillimi e deri ne fund. Kole po ju mbarojne argumentet, shenje e keqe sidomos ne fushate. Nderkohe autori nuk shpreh kurrfare shprese tek forcat rotacionale. Sic i perkufizonte ne nje shkrim tjeter “ata jane te uritur, dhe e kan oreksin e madh”. Po su zgjua qytetari i thjeshte skemi gje ne vije me sa duket.
E vertete eshte se kur ne shqiptaret do tatohemi si gjithe evropianet. Nese Rama e vendos ne programin e tij dhe une do votoja per te. Nga ana tjeter pse nuk thoni se cprobleme ka pasur kjo qeveri nga kjo lloj opozite. Sa ligje nuk jane votur prej opozites qe ndikojne direkt ne te ardhura dhe ivestime. Pa bena ” profesor” nje shkrim dhe per kete. Te shohim se sa i pavarur je dhe sa interesohesh per te thene te vertetat ne kete vend. Apo ju zuri frika nga rrogat e arsimtareve dhe po na permendni borxhet.
o mehmety fillo te kuptosh, enveri kishte kaq shume borxhe sa te fundit e paguam vitin e kaluar, kroacise. enveri ishte i perjashtuar nga tregjet e broxhit sepse si karagjoz qe ishte nuk kishte surrat te merrte borxh
Zoti Shenasi Rama i ke dhene nje tablo te shkelqyer ekonomise shqiptare sa nuk mund ti heq as pike as presje.
Qenka nje dobesi e pashpjegueshme dashuria per vendin edhe ne ate moment kur ne vetevete kerkon te mos kujtohesh fare per te sepse kur nuk te dhuron asnje gje te mire perkundrazi vetem te keqija eshte mbase e arsyeshme dhe i perligjshem ky qendrim,por perseri marr guximin te them se o njerez a jeni me kembe ne toke apo jeni djallosur te gjithe.Si ka mundesi qe ka akoma plot njerez ne ate vend qe duan nje shkaterrimtar dhe vrases si Berisha.
Qe te zini mend vertet nuk duhet te fitoj Rama as kete mandat por Saliu sepse nuk do shkoj gjate dhe vajtoni dhe mallkoni vehten tuaj per katastrofen qe e keni ne prak dhe qe aq bukur e pershkruan autori.
A e dini ore mjerane se duke votuar Saliun ju po kryeni vetvrasje dhe per te vevrarin askush nuk mund te denohet as ti kerkohet llogari.
Une kerkoj te vije ne pushtet Edi Rama sepse perseri me dhimbset ai vend se faktikisht Edi Rames nuk ka se cfare ti duhet nje pushtet i tille qe Berisha po e le ne buze te humneres.
Dhe ne fund kam nje sugjerim dhe kam deshire per autorin.Neqoftese e doni vertet kete vend afrojuni atyre qe kishit ideale te njejta ne ate levizje dhjetori per nje Shqiperi europiane,e ketu nuk e kam fjalen per stanin berishian qe ka mbledhur llumin e shoqerise shqiptare dhe qe i ka tredhur te gjithe por me te emancipuarin Edi Rama qe ndante te njejtat ideale me ty.
“Mehmety” Po apsolutisht po, panvarsishte mijra te keqijave qe ka pasur enveri ne ket pike kishte te drejt, ishte e sanksionuar me kushtetute qe shteti te mos futej ne borxh. Puna eshte se keta moren te keqijat e atij sistemi dhe i bashkuan me poshtersit e sistemit “pseudodemokrat” perndimor dhe kane nxjerr nje produkt qe rezultati eshte fatal,skllaverues per popullin shqiptar. Edhe vet djalli do ta kishte zili, as greku dhe serbi sdo ta kishin ber me mire shkaterrimin e ketij vendi siç e kane ber keta antishqiptaret tane, prandaj dhe nuk reagojne apo ti marrin seriozisht deklaratat “nacionaliste” te ketij antishqiptari qe na drejton. Per “TROJA” zgjidhje asnje smund te japi po su konstatua ne detaje se sa katastrofike eshte gjendja, se ku jemi dhe se sa rritet ne çdo 1 sekond borxhi, ska statistika, ne se dim as sa banore jemi imagjino te regjistrosh edhe pulat, lopet, apo pemet e pyllit.Opozita mos te bej gam gam se sa lek fiton argita e sales por duhet tu tregoj shqiptare se sa do paguajne ata per te lar borxhin 23 vjeçar. Kur çdo shqiptar ta marr vesh ashtu siç thot edhe profesori ateher do ta kuptojne qe jane skllaveruar pergjithmon dhe se politikanet qe ata votojne jane virusi shkaterues i tyre. Edhe atij qe i duket vetja se saliu e ka len te vjedhi dhe ka ber vila e prona ta dij mire se ato sjane te tijat por te bankave qe shteti shqiptar u ka marr borxhe.Kur te vendosin qeverin teknike perndimoret dhe te mbajne qetesi kaskat blu sdo te ket me as sali dhe as fatos ti mbroj, biles as kuliçra dhe drejtues policie, ligjin e ben me i fort, ka qen dhe do te jet gjithmon.
Shikojeni sa mashtrues esht Shinasi Rama kur thote 315000 leke borxh per njeri ose 3000 euro.Ky nuk ka haberin se 3000 euro eshte e barabarte me 415000 leke.Ziliqar,mashtrues, 315000 jane baras me 2266 euro
Problemi qe ngre Shinasi Rama eshte shume i mprehte dhe duhet te trajtohet me shume ne media. Gazetaret shpeshhere sillen si qorra pa eksperience duke rendur pas shashkave te njerit apo tjetrit politikan.
Lere c thote Sh.Rama. Une po pres me padurim c do thote Ben Chicago,Ramy,Kelmendasi, Meleku. C’u bete ju mor se vershuan komunistet me komente. Apo s’keni mare leket per sot?
z.Mero kam nje respekt per ju personalisht,por nuk e di pse ne gazeten tuaj ka filluar censura. Pse ore nuk e keni postuar komentin tim per shkrimin e fundit te z.Shinasi.Ta dini se me keto veprime nuk beni gje tjeter vetem i afroheni fletushkes “55”dhe ne te njejten kohe ” ngrini lart” vlerat si gazete e pavarur. Spresoj qe ta lexoni personalisht kete qe po them.