Berisha dhe opozita e Twitter-it

13 Mars 2013, 18:37Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

“Maxhoranca sillet si opozitë dhe opozita sillet si maxhorancë qeverisëse… Opozita meriton të quhet mazhorancë dhe mazhoranca opozitë… Sali Berishës do t’i shkonte më shumë të quhej opozitar sesa në pushtet…”, janë disa prej përcaktimeve të dëgjuara nëpër ambiente publike, partiake, familjare, administrative etj., të bëra vërtet nga taksapagues të ndryshëm, por që bashkohen në një pikë të përbashkët. Në pikëbashkimin që konstaton se, përballë një maxhorance agresive qëndron një opozitë prej pambuku. Një konstatim që, për hatër të mentalitetit ballkanas, do të drejtpeshohej edhe më shumë nëse fjala “mazhorancë” do ta barazohej me Sali Berishën, ndërsa ajo “opozitë” me Edi Ramën. Pas këtij zëvendësimi, përkufizimi do të shfaqej në trajtën vijuese: përballë një Berishe, që për edukatë politike ka qëllimin e kundërshtarit me tank, qëndron Edi Rama i Twitter-it (angl.tweet). Një “dyluftim”i pabarabartë, sigurisht, po aq sa dhe real. Me koston që tashmë dihet. I humburi i madh në këtë mes është vendi dhe taksapaguesit që besojnë tek kauza e demokratizimit të tij, por që, nga njëri muaj në tjetrin, në vend të ngjitjes po njohin vetëm zbritje të shkallëve të mirëqenies sociale e demokratizimit.

Në këtë ngarendje drejt theqafjes, maxhoranca e kryeqeverisësit Berisha, natyrisht është fajtori kryesor, por i pafaj nuk del të jetë as Rama. Domethënë opozita, kreu i të cilës ai është, dhe që, megjithëse nuk mund të fajësohet për ecjen së mbrapshti, drejt demokraturës, apo për mishmashin qeverisës, është përgjegjës për mënyrën se si i bën rezistencë demokraturës. Të cilës gjatë këtyre tetë viteve qeverisje nuk ka mundur t’ia ndalë hovin e moskryerjes së jo pak krimeve kombëtare. Eshtë e vërtetë se duke mos zotëruar asnjë të drejtë mazhorative, në asnjë nga katër pushtetet, opozita e ka të vështirë t’i bëjë karshillëk mazhorancës berishiste, që i zotëron de facto të katër këta pushtete, por kjo nuk justifikon faktin që kundërveprimi i saj të jetë i mbështetur mbi truall të pambuktë. Që do të thotë të jetë i kufizuar brenda një kornize joefektive. Që nis me protestën brenda sallës së parlamentit, kulmon me braktisjen e seancës parlamentare dhe përfundon me dy, tre rreshtat e Twitter-it të Edi Ramës. Një sjellje politike që, jo vetëm nuk ia ndal hovin e kulturës antiligjore kryeministrit spekulant, por nuk ndryshon asgjë në ecurinë e vendit. Kjo kornizë proteste do të ishte rrugë normale për vendet me demokraci të konsoliduar, për shtete perëndimore që prej shekujsh e kanë kaluar fazën e tranzicionit westerian, por jo për Shqipërinë. Jo për vendin që qeveriset nga mazhoritari Sali Berisha, e që, për të dytën herë gjatë karrierës së tij qeverisëse, e ka rikthyer vendin në kohën e perëndimit të egër. Në atë kohë kaubojsish ku e drejta, liria dhe ligji nuk bënin fajde para forcës së më të fortëve, më të pushtetshmëve. Duke qenë kështu pra, duke qënë se mazhorativi Berisha luan mjeshtërisht “kapon wester”, të dalë jashtë ligjit kushtetues, nga që i zotëron të gjitha pushtetet, rruga e Twitter-it që aplikon opozita për t’ju kundërvënë atij, nuk mund të jetë efikase. Protesta paqësore e opozitës, në 21 janar 2011 dhe kundërpërgjigja kriminale e pushtetit të mazhorancës berishiste, që shkaktoi katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, është treguesi më i qartë, është argumenti më i drejtpërdrejtë i kësaj të vërtete. Fundi pa lavdi i dhënies së drejtësisë për ata që janë akuzuar si autorë të këtyre vrasjeve, po ashtu. Por një i tillë argument është dhe fakti se asnjë lloj kundërvënie e pambuktë opozitare e tipit Twitter- nuk mund t’ia ndalë kryeministrit maxhorativ kulturën politike të tankut, të përdorur më së miri në grushtin e shtetit të realizuar prej tij në shtatorin e vitit 1998.

Qëndresa opozitare e Twitter-it nuk mund t’ia ndalë këtij kryeministri as hovin e privatizimeve të paligjshme të aseteve publike, as shitjen e trojeve,as përdorimin e shtetit për interesin e pushtetit të tij. Por as rritjen e borxheve që vërtitet tek rreth gjashtë miliardë dollarë, shkatërrimin e ekonomisë dhe hapërdarjen e financave, shitjen e territorit të vendit, dhe të pronave publike për një copë bukë klientëve preferencialë. Por qëndresa opozitare e Twitter-it nuk e ka ndalur as katandisjen si mos më keq të sistemit arsimor, atij shëndetësor, mbrojtjen shoqërore dhe sigurinë publike. Sikurse është naivitet të shpresosh se mund t’ia ndalë hovin e aplikimit të strategjisë së manipulimit të procesit zgjedhor 2013. Nuk mund t’ia ndalë sepse kultura e manipulimit është njëra nga kolonat mbi të cilën është ngritur dhe mbahet pushteti berishist. Manipulimi i çdo lloj realiteti është stereotip sjelljeje i kreut të qeverisë, i cili nuk e ka për gjë ta rreshtojë ekonominë dhe mirëqenien e vendit më të varfër të kontinentit me Gjermaninë e të tjerë kolosë të kapitalizmit botëror. Por edhe ta etiketoj sistemin e instaluar prej tij në Shqipëri si më të demokratikun ndër vendet ish- komuniste të lindjes. Nëpërmjet kësaj kulture qeverisëse, Berisha e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë me perfeksion vallen e vet, duke futur në të edhe pjesë të paguara të bashkësisë ndërkombëtare, që i vijnë nga pas. Kurse opozita jo. E kompleksuar nga etiketime të tilla të pakripë, si: “bijtë e bllokut”, “aleanca e bllokmenëve”, apo prej akuzave të stisura bajate: “grusht shteti”, “kryengritje e armatosur”, “tentativë për marrjen e pushtetit me dhunë” etj., të lëshuara prej gojës së politikanit të fundit të mbetur nga epoka e bllokut të lakenjve të këqij të komunistëve antikomunist, që pas 21 janarit tragjik opozita e ka përjashtuar kategorikisht protestën paqësore pa limit, kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, apo rrugët e tjera ligjore, si mjet efikas për të ndalur abuzimin e pushtetit. Por a mjafton kjo mënyrë sjelljeje euro-perëndimore e saj për të vënë në brazdë pushtetin e një maxhorance që për të ruajtur pushtetin e vet nuk ngurron të përdor ende mjetet të tilla diktatoriale si kërbaçin, survejimin, privimin e të drejtave ligjore, demagogjinë, papërgjegjshmërinë, shurdhërinë, survejimin e kundërshtarëve politik, fyerjen banale dhe kulturën e rrugës, daljen jashtë ligjit dhe mosbindjen kushtetuese? Të besosh se me rrugën e Twitter-it, opozita mund t’ia dalë në krye, do të thotë të jesh po aq naiv sa të besosh që Twitter-i i Edi Ramës është më efikas se grykat e tankeve të 1998-ës, me të cilët, për çdo ditë Sali Berisha dhe grupi i koristeve lëshojnë predha ndaj tij, domethënë ndaj opozitës.

8 komente në “Berisha dhe opozita e Twitter-it”

  1. anonim says:

    Ore ka ardhur koha ta themi shqip: Edi Rama nuk deshiron te beje opozite!
    Ai thjesht shpreson qe ndonje faktor ekstra do ta katapultoje ne postin e kryeministrit! Se qartasi ai kete post nuk po e gjemon sic do te kishte bere cdokush tjeter ne vendin e tij! Dhe eshte fatkeqesi e jona qe jemi te zene ne mes te paaftesise se Edit dhe te keqijave te Sales!

    1. Tironsi "ZZ" says:

      C’ja fusni pordhes ju ore! Edi ka te gjithe felliqsirat kunder:
      1- Sali Shpella
      2- Fatos Xhoana Nano
      3- Ilir Kokmadhi Mona piçderrja
      4- Kaç Thanas Nano
      5- Pështim Fatos Idrizi
      6- Ben Piramida
      7- Lule Delja e Zhelalit
      8- Zhelefina e Tobozës
      9- Jar Cungu Mehmeti
      10- Mule Kuksionja

      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html

  2. vezhgues says:

    Fatkeqesia jone eshte se Rama pozicionin e tij ne krye te PS nuk e sheh simision per shpetimin nga kthetrat e mafies berishiste kte vend,por si sfide personale per tu bere kryeminister.

  3. leka says:

    Nje shkrim teper realist,per mjerimin e skajshem absurd te Shqiperise dhe shqiptarit.Z.Shyti,vazhdon te mbaje pozicionin e rralle ne shtypin shqiptar te nje gazetari te paanshem, duke i emeruar gjerat me emrat qe kane(megjithse ruan dhe ndonje tabu).Por mendoj se ky shkrim ka nevoje dhe per ndonje korigjim esencial,kur thote se pari se “ne kete theqafje,Berisha eshte fajtori kryesor,por pa faj,nuk del te jete as Rama,qe ka lejuar kete mishmash qeverises“.Kurse une do te thoshja se historia,ja u shkemben pozicionet e fajit,t pake bas qerori 2009:Fajtori kryesor eshte Rama, qe vazhdon te mjaftohet me fjale dhe ato teper te vakta,kur Saliu i rrembeu ne mes te dites pushtetin qendror dhe ate lokal,qe ja dhane shqiptaret Rames,me shpresen qe do te ndryshonte jetet e tyre dhe ate te vendit.Rama ne baze te votes,tani duhej te ishte ne pushtet dhe Saliu do te lehte ngjirur,pa kafshuar bashke me lukunine e tij.Se dyti ju thoni dhe beni nje gabim kardinal,kur thoni se Rama i pergjigjet ne menyre euro-perendimore.Europerndimoret z.Shyti,nqse ndodhte cudia e adhe te kishin mbi krye nje specie katundari islamisti dhe komunisti diabolik,do ngriheshin(keni harruar historine)dhe nuk do ta zinte nata.Dhe si kontinent i emancipuar, nuk do ta denonin me burg te perjetshem si kane dhe ligjet,po ta konsideronin te sakte,por do ta izolonin ne nje spital psikiatrik,ne pavionin e te semureve agresiv.E keqja e madhe e frikacakut te semure Rame dhe e nje pjese nga ne eshte qe punen tone,qe te ngrihemi dhe ti japim ate qe meriton Saliut duam qe te na e bejne te tjeret.E po kete na duhet ta kemi perfundimisht te qarte ne qe ky lloj parazitizmi,nuk hyn ne kulturen perendimore.Bile ata kane bere me shume se u lejohet(ambasadori Uillson,hollandez,danez)duke na thene qe jeni nje specie e cuditeshme qe vazhdoni te duroni nje monster si Saliu.Edhe me pene z.Xhovani,prej kohesh duhej luftuar ndryshe.Anabela Hernandez(dhe jo pak vajza dhe gra te pranveres arabe) eshte nje grua e re meksikane gazetare dhe shkrimtare, qe perballet me mafien dhe qeverine meksikane,qe ndonse njerzit reth saj,jane vrare,ajo vazhdon njesoj si me pare,megjithse ka familje dhe femije dhe eshte cilesuar si njeriu me i guximeshme i atij vendit.Dhe ajo thote:Ndjehem e kercenuar dhe e frikesuar per vdekje,por te vendos te mos flase dhe te mos veproje do te ishte nje vdekje dhe me e keqe.

    1. pikepyetje says:

      Vertet mendon se vendet perendimore do te reagonin ndryshe nga Shqiperia?
      Shiko pak shembullin e Hungarise se cfare po ndodh para se te ankohesh per Edi Ramen dhe opoziten shqiptare!
      Kundrejt tiraneve populli ka vetem nje mundesi qe i mbetet: VOTA. Cdo lloj proteste tjeter eshte joefikase!

      1. leka says:

        Jeni nje pikpyetje me nje pikcuditse mbrapa me ato qe thoni:Kundrejt tiraneve thoni ju populli ka vetem nje pergjigje VOTA.Mor pikpyetje e gjore,po te kishin bere vetem kete popujt e tjere,bota do ishte e gjitha me tirane,se ata popujt kope si ne ose i detyrojne te votojne 99%,ose ja rrembejne nga duart votat,nje opozite te pergere nga frika.Shko tani dhe bliji nje uturak me te madh Rames tend,meqense po afrojne dhe “zgjedhjet“(e Saliut.Sa per Hungarine atje shumica eshte raciste.Dhe kjo shumice(mbi 2/3 e parlamentit) beri dhe ndryshimin e kushtetutes.Atje nuk pati as vjedhje votash,as islamiste,as komuniste,as spiune me te cilet e ka te perbere banden e tij berisha,por vec raciste.

        1. pikepyetje says:

          Atehere vazhdo te kontribuosh per te lene Berishen ne pushtet! Dhe pastaj ankohu edhe per 4 vite te tjera se ta kishte fajin Rama qe nuk e hoqi nga pushteti.
          Perderisa e pranon se voten ta vjedhin atehere mos e humb kot duke ja dhene ndonje tjetri. Mendohu mire sepse nuk do kete mundesi tjeter, dhe mos degjo te gjithe ata qe thone (si Ilir Meta ne 2009) qe do heqin Berishen. Te gjithe te vegjelit do te shiten po ja dhate voten. E ka treguar historia…

          Per sa i perket Hungarise fakti qe populli e zgjodhi vete kryeministrin e ri eshte edhe me keq nese ky nuk i degjon protestat popullore. Do te thote qe kunder tiraneve protesta popullore nuk funksionon as ne vendet demokratike e jo me ne Shqiperi.

  4. pikepyetje says:

    Mire mo zoteri cfare opozite propozoni juve? Eshte e thjeshte te besh kritikun e te tjereve, por shume e veshtire ti besh gjerat vete!
    Edi Rama kishte dy zgjedhje:

    1. Ti shkonte pas Saliut me protesta qe ne nje vend demokratik do funksiononin por ne diktaturen e re shqiptare nuk kane rezultat!
    2. Te ndryshonte strategji dhe ta menjanonte plotesisht Saliun nepermjet teknologjive te reja!

    Ai zgjodhi te dyten dhe fakti qe te gjithe po flasin per kete qofte per mire qofte per keq do te thote qe funksionoi. Mos e nenvleftesoni fuqine e internetit, qe nga pranvera arabe tek levizja e Beppe Grillos ne Itali ka treguar fuqine e vet.
    Beni kujdes me verejtjet ndaj opozites sepse me ose pa qellim po justifikoni qeverine dhe kjo eshte e keqja me e madhe qe mund ti beni ketij atdheu. Kini vetem nje mundesi, vetem 1 vote me 23 qershor!
    Pas 23 qershorit mund ta akuzoni pa fund Edi Ramen! Nderkohe jepini mundesine ta nxjerre vendin nga diktatura!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje