Një ndër mësimet e mëdha që tregonin pleqtë e urtë ishte një mesele, (parabolë biblike apo rrëfenjë popullore) që me fjalë të përmbledhura tregohej kështu. Në një katund kishte një familje që kishte bërë mirë dhe të gjithë të tjerët ishin të dalë dore dhe kishin bërë të 99-at, pak a shumë si puna e 99-shave dhe e njëshave tonë. Perëndia kishte vendosë me i ndëshkue të këqijtë, mirëpo meqë ky plaku i familjes kishte bërë mirë, e paralajmëron që uji i pusit të katundit do të ndryshonte dhe i tha të mos pinte ujë sepse të gjithë ata që do të pinin do të bëheshin budallenj. Mbas tridhjetë ditësh uji do të bahej normal, dhe plaku e familja e tij do të mund të pinin prapë. Por të tjerët do të mbeteshin jonormalë. Plaku i kësaj shtëpie i lajmëroj të gjithë bashkëfshatarët dhe iu tha të pinin vetëm ujë nga pusi që ai e kishte hapur për familjen e tij. Ata nuk e dëgjuan se thanë që ky plaku nuk po din çka flet. Kur i mori etja, shkuan e pinë ujin e pusit të katundit (kronin, burimin) dhe luejtën mendsh të gjithë. Plaku që pinte ujë me vete, në pusin e tij, e shikoi gjendjen e katundit, pa se i gjithë katundi kishte marrë lodrën, dhe kërcenin … Atëherë ai i vuri ne rresht familjarët, robt e shtëpisë dhe i vuni me pi ujë se “nuk ban me u da shokësh.”
Morali i kësaj fabule është se njeriu duhet të bëjë si bëjnë të gjithë, sepse nuk jetohet vetëm. Po luajtën mendsh të gjithë, duhet të luash mendsh edhe ti sepse jeta bëhet e padurueshme. Por kur bëhen të gjithë budallenj nuk ka më të vërtetë. E vërteta dhe realiteti është marrëzia ku jetojnë të gjithë. Marrëzia ndjek logjikën e vet dhe realiteti duket pikërisht ai që nuk është e që nuk duhet me kenë. Këtë synon paria e Tiranës dhe për këtë arritjen e këtij qëllimi po punon shumë ethshëm.
Problemi i përsëritjes së veprimit si marrëzi
Tashti në çfarë gjendje jemi ne dhe si e shohim realitetin ku jetojmë? Ne na ka harrue fati me kohë, e një kohë e kemi pasë harrue edhe ne, por kur sheh çfarë marrëzirash po bajmë si komb, nuk kuptohet se si është e mundur të ndodhë kjo gjë. Sepse shenja e marrëzisë nuk është tjetër pos përsëritja e një veprimi të gabuem e që të shkakton dëm e dhimbje ma shumë se dy herë. Dhe ne kemi shumë herë që përsërisim të njëjtën gjë.
E cilat janë shenjat e marrëzisë sonë? Një njeri që shkatërron pasurinë e tij të gjithë e quajnë budalla, por ne e aprovojmë, jo vetëm kur shkatërron pasurinë e tij, por edhe tonën, pasurinë kombëtare. Një njeri që shet motrën e tij, të gjithë e quajmë kriminel, e pra ka shume shqiptarë qe kane shitur shqiptaret dhe ne iu bëjmë vend ne tavolina dhe këta që i zgjedhim janë shefat e kriminelëve. Një njeri qe vjedh miliona i themi zotni në vend që ta varim ne shtyllën më të parë, por i kemi lënë këta banditë të vjedhin miliarda. Një njeri që shitet tek gjithkush ne e quajmë të fortë dhe i bëjmë temena edhe kur e përdor forcën me na zvetënue e me na degjenue fëmijët e të ardhmen. Një njeriu që mbledh një bande me cuba i japim votën dhe shesim të ardhmen e fëmijëve tanë dhe e quajmë trim. Dikujt që vë një copë dërrasë tek një ndërtesë, “Universiteti i Marrëzisë” dhe vë vjehrrën sekretare, e ka vetëm një printer me ngjyra ne i paguajmë paratë për një copë letër që ai thotë se është diplomë dhe ne e besojmë. Dikush që mblodhi paratë e njerëzve në një thes, e quajti atë bankë, i futi në xhep e krisi iku, në i besuam dhe ia lamë paratë në dorë, dhe emrin kjo figurë e kishte Maksude Kadena, kapteri Vehbi apo “gjenerali i popullit” Rrapush Xhaferi.
Por ka edhe më keq. Nuk ka rëndësi se cka themi me vete e në dhomën e gjumit. Në kafene, në rrugë në miting, në punë, në takime e në dasma themi pikërisht atë që duan këta. Marrëzia e një populli nuk ka brina. Marrëzia është me ba atë që të bën dëm, me e përsëritë gabimin dhe mos me u mendue dy herë se a është mirë a keq. A nuk po bëjmë ne kështu?
Meqë lista e çudive tona është bukur e gjatë po ndalem tek një nga veprimet më të jashtëzakonshme që kemi bërë. Çdo katër vjet ne zgjedhim të njëjtët kriminelë e banditë të parisë së Tiranës në krye të shtetit. Edhe kur na trafikojnë familjarët, na i zgjedhim. Edhe kur na shtyjë në krim, ne i zgjedhim. Edhe kur na vrasin e na vjedhin, ne i zgjedhim. Edhe kur na bajnë me u sjellë si llumin e botës, ne i zgjedhim. Edhe kur na mashtrojnë, edhe kur na poshtërojnë ne prapë i zgjedhim. Edhe kur na fusin në borxh, edhe kur e shesin pasurinë kombëtare, nderin e të ardhmen tonë, ne prapë i zgjedhim. Edhe kur e kanë kthyer vendin në një motel një orësh gjigand, në prapë i zgjedhim. Edhe kur dalin si Sali Berisha e Ilir Meta mbas zgjedhjeve e bajnë koalicion pikërisht ata që e quajtën njëri tjetrin ‘spiun të serbëve,’ ‘klani i Zemunit’ e ‘të shitur’ ne prapë i zgjedhim. Bile i duartrokasim dhe i brohorasim. E sata herë është që ne i zgjedhim këta? Çka duhet të bëjnë këta banditë që shqiptarët të mos thonë në klub “osht mbret Sala, mbret,” apo “Edi, ti je njish,” “është flori Ilir, ua futi të gjithëve”
A nuk është ky veprim një budallallëk, nuk ka rëndësi në se është i qëllimtë apo jo? Përgjigjen duhet ta nxjerrin vetë lexuesi. Për mua është budallallëk që të shkosh më këmbët tuaja dhe të votosh për kriminelin që të ka marrë jetën, nderin, të ardhmen, pasurinë, fytyrën, e që ka si qëllim me të skllavnue për jetë. Shihe vetëm një aspekt. Këta na çmenden duke folë për integrim dhe duke na tundur para syve të ardhmen ne Europë. Kurrë nuk ka pasë Europë për ne. Tash nga qeveri e integrimit, thonë se duan të jenë qeveri e punësimit. Po çfarë punësimi!? Në shtetin shqiptar ka një milion të papunë. E vërteta është se paria e Tiranës janë një tufë banditësh me mendjen tek skllavërimi.
Objektivi i marrëzisë kolektive
Edhe marria e poshtërsia e sjelljes së parisë e kanë një logjikë të vetën. Objektivi është skllavërimi i shqiptarëve përmes manipulimit. Për shembull Sali Berisha shkoj në një forum ekonomik ku kishin shkuar shumë ekspertë te ekonomisë botërore dhe iu tha se do të mbillte 1,250,000 rrënjë arra. Ata panë njëri-tjetrin dhe tundën kokat. Mënjanë e privatisht e quajtën baudet d.m.th., “zog gomarit” që shqiptohet ‘bode’ njëlloj si emri i ministrit tonë që ka studiuar në Francë si Sala. Mirëpo, Sali Berisha thotë marrina, por nuk është krejt i marrë anipse krejt i pacipë. Puna është se Saliu po iu fliste katundarëve të vet që nga Parisi. Dhe me mendjen katundarë këta të shkretët që e dëgjonin nga ekrani vendosën se ky që ua thotë edhe të huajve, e ka seriozisht që do të mbillte 1,250,000 arra. Ky preu dy mijë arra që kishim dhe ministri që ka në qeveri i shiti në vitin 1992. S’ka mbjellë asnjë arrë. Por ai thjesht mendon për manipulimiin e tyre jo për arrat. Kjo sjellje është shumë ilustrative e sjelljes së parisë dhe e kultivimit të marrëzisë.
Edhe këta të tjerët thonë marrina, por, ashtu si Saliu nuk janë aspak të marrë. Del Edi Rama e thotë se shkoja 16 vjeç një orë tek bunkeri. Del Ilir Meta e flet për zhvillim në një call center. Kujt iu flasin? Në mendjen e tyre, këta iu flasin të marrëve, atyre që nuk kuptojnë, të djegurve për seks, atyre që nuk mendojnë, atyre që e hanë sapunin për djathë, katundarëve të pagdhendur, shpellarëve e malokëve të Jugut e të Veriut. Djemve e vajzave të uritura të getove të katundeve gjigande që nuk kanë të ardhme tjetër vec epsheve të mishit. Në mendjen e tyre këta i flasin popullit ‘pis’ shqiptar, sepse kështu i ‘don mushka drutë’, se ‘kështu e lypin këta’ e me radhë.
Teknika e polarizimit dhe zgjedhjet
Mirëpo, kur vjen puna tek zgjedhjet djallëzia e tyre mbërrin ekstremin e mundshëm. Këta i bëjnë njerëzit që me votue për ta me entuziazëm. Askush më parë nuk e ka mbërrite këtë. Enver Hoxha të vinte në rresht e të fuste në burg. Këta të bajnë me shkue me kambët tuaja në qendrën e votimit. E duhet me ua shpjegue njerëzve mekanizmin qysh po ua hedhin trutë e marrisë këta jeniçerët e cubat e Enver Hoxhës. Teknika quhet polarizim. Me e përkthye me gjuhe popullore don me thanë kur rrahën dy vetë fiton e treti, latinisht, divide et impera. Kur rrahen dy palët e shqiptarëve fiton paria. Se kur fillojnë e rrahen dy vetë nuk pyetet ma se kush e filloj sherrin, objektivi është me rrahë kundërshtarin.
Thelbi i lojës politike që luhet në Tiranë është ndarja e njerëzve në mbështetës në kundërshtarë për vdekje të palës tjetër. Në këtë mënyrë, të dy palët e parisë që bien dakord për gjithçka ia arrijnë që të ndajnë njerëzit dhe t‘i mobilizojnë mbështetësit në luftën me kundërshtarët. Mirëpo në rastin shqiptar manipulimi i ndasive dhe polarizimi është krejt i rremë dhe një lojë e parisë. E megjithatë janë pesë paradokse që habisin gjithkënd që merret me shqiptarët, përveç shqiptarëve që mendojnë se ky është normaliteti gjithkund tjetër.
Së pari, paria e Tiranës nuk beson në këto ndasi. Shembulli më i qartë jepet nga lufta e paskrupullt mediatike që Sali Berisha i ka bërë Bllokut dhe komunistëve. E megjithatë, kur mbaruan zgjedhjet, ai u turr të bënte koalicion me Ilir Metën dhe tha se “e gjithë ajo që kam thënë ishte për fushatë. Nuk e kuptuat ju?” mbështetësve që ndenjën me gojën hapur, iu hyri dhe iu doli miza nga goja, por nuk e ndjenë. Ishin krejt të topitur. Të gjithë e kuptuan se Saliu luan me ta, i konsideron budallenj. E vetmja ankesë që kishin ishte se “I dha ma shumë përqindje.” Por ajo që nuk duhet të harrohet është se me gojën e tyre edhe Edi edhe Saliu e kanë pranuar se sundojnë me marrëveshje. Të gjithë palët e dinë se si do të veprojnë edhe në këto zgjedhje. Kanë bërë marrëveshje dhe ka mbaruar ajo punë. Vetëm bëjnë cirk për të argëtuar shqiptarët edhe 99 ditë të tjera.
Së dyti, ky paradoks është thelbi i lojës. Paradoksi i dytë është që këta baltosen në publik, por po japin shfaqje sepse merren vesh për bukuri. Kjo është një teknikë e njohur që nga koha e fletërrufeve. Shante vëllai vëllanë e mandej shkonte në shtëpi e qanin bashkë. Këta shahen, rrahen, mbushin xhepat e mandej qeshin e tallen me ne të tjerët. Si e dimë këtë? Po ja, të gjithë u morën vesh për kodin zgjedhor, për ligjet, për numrin e deputetëve në qarqe, për listat… si dhe për të vjedhur votat e partive të tjera. Kush ka hyrë në burg në shtetin shqiptar? Askush. Kush u verifikua dhe shkoi në burg? Askush. Kush do të shkojë në burg? Askush. Këta mbyllën Gërdecin, 21 Janarin, e lista është e pafund.
Së treti, këta kanë krijuar një atmosferë mbytëse që e ka çuar shoqërinë në një nivel marrëzie kolektive e injorance të frikshme. Masa e komentatorëve injorantë, të shtirë e të shitur, prashisin llomotitje pa ndërprerje. Nuk kanë të numëruara gafat, marrëzirat, poshtërsitë e budallallëqet. Ja për shembull në vend që të merren me hallet e vërteta, me borxhet, me ekonominë, me dështimin e integrimit, me mungesën e shpresës për të ardhmen, me brezat e humbur, me papunësinë, me emigrantët, me shpërdorimet, korrupsionin e me radhë këta merren me… komentin e Zhejit, batutën e Batonit apo paragrafin e fundit të Shkullakut tek MAPO. I sheh gjashtë burra, apo më mirë gjashtë vetë, që grinden tre orë, “ky fiton, jo ai fiton” e pe këtë, ky tha, jo po se e tha e me radhë. Tre orë të tëra që i bombardojnë shqiptarët e shkretë me marrinë e tyre, po pyetësore, me deklarata pompoze dhe i bindin se zgjedhja është ose njëri ose tjetri. Nuk thotë njeri veç Fatos Lubonjës që ndodh që e harron fillin e mendimit, dhe që këta me qëllim ia presin fjalën, se zgjedhja e vërtetë është kundër të gjithëve. Këta janë të gjithë në një tavë por po mundohen thjesht që të përçajnë shqiptarët.
Së katërti, kriminalizimi, korruptimi, sjellja e jashtëligjshme. Përmes pronave, investimeve, lidhjeve e punësimit paria e Tiranës i polarizon njerëzit. Kjo është mënyra me të cilën katundari lidhet me shtetin. do punë? Duhet të shkosh tek sekseri i parisë. Do të legalizosh shtëpinë? Shko tek filani. Do të të fitosh ndoj lek. Shko tek filanja. E me radhë. Prandaj këta mbajnë një shoqëri të jashtëligjshme, me prona të vjedhura, të palegalizuara. Këta e dinë se për sa kohë nuk i ka letra në xhep, katundarin nuk e zë gjumi. Ajo shprehja “qeveria e zë lepurin me qerre” i përmbledh të gjitha. Katundarët tanë mbahen për atë të shkretën pronë. Duke mos ua legalizuar, dhe nuk do t’ua legalizojnë, se nuk janë aq budallenj, paria e Tiranës janë duke i ngrënë të gjallë, katundarët dhe pronën e tyre. Paria e ka planin, por katundarët ende nuk e kanë kuptuar si duhet. Si gjithnjë do ta kuptojnë kur të jetë shumë vonë.
Së pesti, është paradoksi i kultivimit të mendësisë tribal-katundare. E vetmja mënyrë me zgjidhë punët dhe me mbijetue është më u mbështetë pa kushte e deri në fund tek lidhjet që ke. Dhe lidhjet më të forta janë familja. Kështu, duke e mbajtur shoqërinë varur si vile rrushi, paria i ka detyruar të gjithë që të futen në kallëpe që ua vjedhin dinjitetin dhe nuk i lënë të jenë njerëz. Të gjithë e kanë dikë që është ndërmjetës me parinë dhe ai ndërmjetës kryen punë për gjithë bashkësinë dhe shpesh ai është njeriu më i ndytë i familjes apo I fisit. Prandaj ndodh që shkon Fatmir Mediu tek shoqata dibrane e flet për bashkim. Nuk pyet Fatmir Mediu as për shqiptarët e as për bashkimin e as për dashurinë midis shqiptarëve. Mediu ka ende një thes me kocka për të ndarë dhe prandaj të gjithë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën. Fatmir Mediu është as më shumë e as më pak një bandit e kriminel ordiner që duhet të përgjigjet për shumë krime që ka bërë si Gërdeci e me radhë sepse ky ishte ministri kur ndodhi hataja.
Së gjashti, ndarja në komunistë-antikomunistë. Edhe dje gazeta e shpëlarë RD, Rivdekja Demagogjike kishte një artikull për Marksin. Po kush nga paria pyet për Marksin? Këta e kanë harruar Marksin dhe Enverin. Këta e shohin veten zotni, kapitalista. Këta besojnë tek shfrytëzimi, kanë vënë miliarda, nuk kanë pyetur kur janë vrarë e prerë shqiptarët. Këta nuk e kanë këtë rrahje seriozisht. Sepse kur shqiptarët vazhdonin të thonin “ti je komunist” “jo ti je komunist” unë jam i persekutuar, ti s’je, këta po ndërtonin pasurinë e tyre. Kjo ndarje nuk ka vlerë. Se ka 23 vjet që dikush që ka bërë burg se e kanë zënë duke vjedhur pula na shitet si i persekutuar dhe ka 23 vjet që unë e të tjerë nuk kemi vend në shtetin tone. Por paria e përdor këtë loje sepse ka arritur që ndajë njerëzit dhe ti mobilizojë në bazë të kësaj ndasie kaq paradoksale sa i habit të huajt. Ndarja e vërtetë është në miliarderët e parisë dhe në shqiptarët e shfrytëzuar, të papunë, pa të ardhme, dhe pa shpresë. Ja edhe një shenjë tjetër e marrezisë kolektive.
Pse ndodh kështu? Kjo i intereson parisë. Thelbi i teknikës së polarizimit apo i kultivimit të dasisë politike është që të bindësh tjetrin të besojë në të kundërtën e asaj që është e vërteta. Këta ia kanë arritur deri këtu. Tash ne që e themi të vërtetën jemi budallenj. Këta duan që ne të bëhemi si ai plaku i mençur që në fund u dorëzua dhe tha, edhe ne me shokët. Po i kanë bërë llogaritë gabim. Ne që ikëm kur e dinim se do të ndahej torta e krimit dhe nuk pranuam të jemi pjesë e saj, sepse do të përfitonim para e prona edhe vetëm po të rrinim urtë, nuk kemi pse i bashkëngjitemi lojës së tyre kriminale. Nuk do t’i bashkëngjitemi sepse ne nuk na duhen paratë e pronat e krimit.
Paria mendon t’ia hedhë edhe kësaj here duke besuar se shqiptarët e hanë sapunin për djathë, se i mban peng për pronat, për krimet, për poshtërsitë, për interesat e vogla, dhe duke i shtyrë të luftojnë komunizmin. Por atë që kërkon të jetojë me nder nuk e bën dot budalla. Mirëpo në Tiranë, ata kanë gjithçka për të mbajtur njerëzit peng dhe për ti bindur se realiteti është i pashmangshëm. Kontrollojnë shtetin, vlerat, paratë, mendësinë, median, pronat, punësimin, kafshatën e gojës, komentatorët, analistët, gazetat, televizionet, dhe thashethemnajën gjigande të kafeneve të njerëzve të papunë e pa të ardhme që nuk duan me kenë njerëz por shërbëtorë. Ky është mendimi që ata kanë për ne, e prandaj sillen në këtë mënyrë, duke kërkuar të na manipulojnë e të na përdorojnë edhe një herë tjetër. Më ke keqja është se janë të bindur që do t’ia dalin sepse deri më tani kanë qenë shumë të suksesshëm.
Në vend të përfundimit
Në përfundim, unë jam edhe malok, edhe katundar, edhe shqiptar. Mue më dhemb në fund të shpirtit jo vetëm se jam katundar e malok, jo vetëm se jam shqiptar e jo vetëm se jam popull, por sepse e kam familjen teme atje, sepse unë e dua popullin tim dhe due me e pa ma mirë se gjithkënd tjetër. Më dhemb edhe ma shumë sepse unë nuk pranoj me pi ujin e marrisë së tyre. Por logjika e tyre është se shqiptarët pranojnë cka t’iu thuash. Dhe të huajt kanë nisur të beosjnë se keta kanë të drejtë. Kur sheh se cka kanë thanë, çfarë marrëzish kanë sendërtuar e çfarë poshtërsish kanë zbatuar, kur sheh se sa me afsh i aprovojnë njerëzit, edhe pse nuk i aprovon, e kupton logjikën e tyre. Për fat të keq, teknika e kultivimit të marrëzisë kolektive ka funksionue dhe po funksionon për ditë.
Epo sado larg qe je,edhe ty o Shinasi paske marre sindromin e marrezise kolektive. Mendoja se kishe fituar imunitet dhe do ishe ndryshe nga ne,por sa me shume qe te kam lexuar keto dite,aq me shume po me vika keq per ty.
Qenke bere me te sjell lule!!!
Nga sa shof une o Shinasi, zotrote nuk di te besh as nje analize te thjehste
te gjendjes ne te cilen ndodhet ekonomia dhe politka shqiptare
Dhe ngaqe nuk e ke aftesine e te analizuarit te ngjarjeve politke q e ndodhin ne Tirane, ti ben pergjithesime skandaloze duke paraqitur te metat e sistemit dmeokratik ( qe jane droga, prostitucioni etj ) , sikur ato i nxit Sala apo Edi etj
–Ato i ka cdo sistem demorkatik, por Sala qe eshte ne pushtet ka mangesine qe nuk di ti lutoje ato , dhe kjo eshte edhe nje nga arsyet e shumta pse duhet te iki Sala nga pushteti .
….Shinasiu i trajton gjerat ne tufe dhe ka si emerues te artikullit te tij ..luften e klasave –por ne kete rast ne favor te klasave te djaththa
Dhe ne fund fare ti nuk di te besh dallimin midis Pozites dhe Opozites .. …. Ti thua jane ndasi te reme politike , sepse ti udhehiqesh nga lufta e klasave ku per ty ,…..vetem ti dhe ballistet jane te djathte dhe te gjithe te tjeret jane te majte
Une cuditem , te jetosh ne USA dhe te mos kuptosh se kur nje parti politke eshte e djathte ???
Ja ta them une me 2 llafe :__Nje parti poltike eshte e djathte , jo nga origjina e saj klasore,
por nga programi i saj ekonomik _-Dhe programi ekonomik i Sales eshte i Djathte Ekstrem
Dhe eshte pikerisht ky program esktrem i djathte i ekonomise sone qe na shkateroi Shqiperine ……..
Ndaj duhet hequr Sala nga pushteti dhe te vije opozita qe programe ekonomike sociale per te gjitha shtresat e shoqerise sone ..Dmth Opozita eshte totalisht e kundert me Salen sepse ka nje rpgram ekonomik ku ……..
…Ekonomia private dhe ajo shteterore ecin Dore per dore _
-Tipik sic e ka shprehur programin e majte ekonomik ne parim , njehere ne nje vizite
ketu ne USA , Tony Blair .
Nderssa Sala ka 22 vjet qe shikon vetem sektorin privat duke shkateruar totalisht sektorin shteteror te ndemrarjeve strategjike –Ndaj ka deshtuar dhe duhet te iki
Ne lidhje me ato qe ka thene Edi per adoleshencen e tij , ato jane te verteta per te gjithe adoleshentet -ndaj nuk kan azgje te keqe
Dhe ne fund do thosha nuk rendesi fare nese je malok, apo jo, nese je fushor apo jo, e rendesihme eshte ajo qe thua –dhe ajo qe thua ti o Shinasi eshte ………
.Mungese e mendimit konceptual per zhvillimet politke ne Shqiperi ,
Se ja kemi edhe Salen malok, por Sala eshte politkani me Inteligjent i Shqiperise moderne
Askush nga politkanet nuk ka nivelin e larte te kultures politike qe ka Sala ,
e megjithate Saliu duhet te largohet nga pushteti , sepse deshtoi me reformen e tij ekonomike dhe ,
ne total, deshtoi sepse ka krijuar institucione shume te dobeta …qe nuk i rezistojne dot kohes moderne demokratike ku jetojme
..Por natyrisht kjo nuk do te thote aspak qe Sala nuk eshte politkan klasi..
…Dhe ne te njejten kohe do thosha se ti Shinasi le shume per te deshiruar ne pulitike …
Shinasi!je I kthjellet dhe I vertet ne ato qe shkruan!!
Mbase ke te drejte edhe ne percaktimin tuaj duke perdorur shenjen e pergjithesimit me shprehjen ‘Paria e Tiranes’!!
nuk me pelqen fakti qe ju nuk shikoni shpres asgjekundi,shume here edhe une nuk shikoj!!por e mbaj vehten me shpres se Edi Rama do bej dicka ndryshe!!I jap shpres vehtes duke menduar se vetem humbja dhe largimi I Sali Berishes eshte vertet nje fitore e madhe per shqiperine, me aq sa e njof une Berishen mendoj dhe jam I bindur se nuk do dali njeri tjeter ne ate truall te bej ato qe ka bere ai!!sa do I keq te jet Edi Rama nuk do bej ato marifete per te mbajtur pushtetin,nuk do vjedhi voten,nuk do vrasi njerez nese do I protestojne para zyres,nuk do ndertoj e perdori shtetin per te manipuluar voten!e shume e shume te tjera!!!Katastrofen une e shikoj sikur te humbas opozita!! qe eshte e mundur vetem po te vidhet vota sheshit!!situate eshte vertet ajo qe paraqesni ju!por duhet pranuar se edhe zgjidhje me te mire se fitorja e opozites shqiperia he per he nuk ka,cdo aludim apo hipoteze eshte me shume ender dhe utopi!!kam I qene pothuajse I vetem ne 2005-en qe shikoja si shpres fitoren e Fatos Nanos vetem qe Sali Berisha Berisha te dilte nje here e mire nga politika!!te gjith ata qe u treguan naïve dhe sollen Saliun ne pushtet kan bere nje tradheti te pashembullt ndaj shqipetareve duke future nga penxherja njeriun qe e mezi e nxorren dera!!pasi Fatos Nano ka treguar qe gjithmon mund ta largohej nga pushteti pa shume sakrifica!!!mendoj se pena juaj e vlefeshme duhet te te anoj duke mbeshtetur fitoren e opozites jo si njeri qe kerkon te perfitosh por si njeri qe duhet te mbeshtesesh me te miren e mundeshme!!!Une uroj qe Mero Baze edhe mbas fitores se opozites te jet ne opozite me pushtetin e neserm e te na lejoj te shkrujme ketu kur kemi kohe e po ishim gjall ,me te vetmen kerkes qe ti thote moderatorit qe mos ti botoje komentet e atyre qe do na shajne!!une futem tek ajo kategori komentatoresh qe nuk perfitoj personalisht,dhe pelqej te jem me shume opozite me pushtetin se sa opoziten!!me shume shpresoj se Edi Ramam do ta ndryshoje shoqerine shqiptare,duke pranuar qe ai nuk e ndryshoi dot PS-ne,nuk e beri dot as me te mire as me moderrne!!qofte me kryetaret e PS-se ne rrethe, e qofte me kandidatet per kryetar Bashkie e komunash!!por kjo me shume I detyruar nga kundershtari I tij Sali qe nuk le vend per pune te mira!!!nuk ben dot pune te mira me nje kundershtar qe e ka mendjen si te vjedhi,si te vrasi,si te shkaterroj!!!megjithate ti je ne origjinalitetin tend,nuk ke pse vihesh as ne sherbim te Edit e as dikujt tjeter,por e vetmja shpres qe ka sot shqiperia eshte Edi Rama ,duam apo nuk duam ne!!por ne fund te fundit shqipetar jemi ne,as kemi bere e as kemi pare me mire!!kaq culture e edukat kemi,,ne e filluam shtetinn e pare me qeverri demokratike e perfunduam ne mbreterin me qesharake,vellezerit tane ne Kosove mbanin syt e shpirtin nga qielli duke numeruar bombat e NATO-s q po u sillte lirine e kur e fituan lirine ngrejne bythen na qielli e degjojne pordhet e arabit ne maj minares”’ne kendej e kemi bere qendren e Tiranes qe fillon mullaqe pare tek Kali Skenderbeut e mbaron me bythen e fundit perpiet tek stacioni trenit!!!e sa e sa idiotesira pa fund!!!
e bera kete komnet se e di qe ti vlen,vlen shume!!!
Se pari me ka shijuar jashte mase ky artikull! E vetmja e mire qe ka “marrezia jone kolektive” eshte se, papritmas, ajo frymezon nje njeri si juve te shkruaje nje perle te tille te jashtezakonshme!
Sigurisht ata qe nuk e njohin shqiperine nuk kane si ta kuptojne se kjo eshte nje perle, por ata qe e njohin sado pak do te gjejne aty shpegimin e enigmes perse shqiptaret jane katandisur ne kete gjendje sa, megjithse “paria” i tall haptazi, ata vazhdojne jo vetem te mos protestojne, por edhe te besojne se pas pallavrave qendrojne plane te verteta “qeverisese”.
Nuk dua te perseris ato qe ju i keni pavdekesuar me nje saktesi te mahnitshme. Dua te them vetem nje gje: nje dite “budallenjte” do ta kuptojne pashmangeshem se jane tallur, dhe kjo ka per te ndodhur shume me shpejt nga sa mendoni ju dhe do te kete forma shume me konkrete nga c’besohet! Ky shtet eshte totalish i falimentuar dhe ata qe na qeverisin e dine shume mire kete!
Z RAMA CA TI BAJ PLEQNIS SE ME KETE POPULL E KETO PARTI DO ISHA 60 VJET I PARI I KATUNDIT SI E QUAN TI,,,
Lexova vetem kapitullin e pare dhe dje kam lexuar gadi krejte artikullin. Ne artikull te djeshem u zemerova per nje pike nuk doja te
pergjigjem por dhe sote mu dha rasti dhe keshtu po te pergjigjem pakez shkurtimisht. Dje ishte biseda e jote se bejshe krahasime Berishen me te tjere. Berisha me te vertete eshte tradhetar qe me thyerjen e “Embargos” kunder Jugosllavise te tjeret nuk e kane pase ate raste qe te tregojne vehten pervec Arbenorit dhe A. Meksit.
Desheroja se ne te cilin pus ka pire uje Berisha qe te shpetoj une dhe te shpetoj te tjeret se noshta ti do shpetosh dhe nuk peson fatin e Berishes dhe Jozefines.
Po ve ne dyshim nivelin intelektual te ketij individi. Qe ta kuptoje se cfare shkruan eshte mire t’i perktheje ne anglisht dhe te beje krahasimin me cfare shkruajne Amerikanet.
Tamam!
Kshtu thoshte edhe sllobodan milllshevic “shqiptart jan Qenije me bisht”
Po askujt nuk I pelqente ky konstatim.
Nuk bojn dot shtet shqiptart.
Sepse jan te kqinj.
Pa bes
Pa nder
Pa fe
Shpresa vdes e fundit dhe profesori eshte Shqiptar si miliona te tjere si une qe e duam Shqiperine dhe do at bejme duan apo sduan Grekerit Serbet apo Vampiret politikane me shoke. Ne kemi qene dhe do jemi ne keto troje pavarsisht se jemi dehuar a marruar per momentin. Mbeturinat radioaktive te kominizmit do te zhduken nje dite dhe keto momente te hidhura do jene si nje ender e keqe.
I thelle dhe i hidhur……dhe i vertete…uroj te mos shkosh ne kroin e fshatit….nje malok nga jugu…
Profesor,jeni i projektuar shume larg ne kohe.
Ne jemi ende te kursi i analfabetizmit,marrine kolektive e kemi ne gen.
Shoh komentet dhe me pelqejne,ka efekt pickimi,mos i ndergjegjesoni turmat se kta nuk jane rehat pastaj.
Shkruani Profesor,shkruani perdite!
Perplasuni fytyres idiotesine qe kane,per nje rroge te qelbur po shesin shpirtin,lek qe po i hane ilace te skaduara kunder stresit te konventave.
Per nje rroge te qelbur po firmosin pacavuret e nje integrimi qe as si fjale ja dine kuptimin,tamam si fleterrufete per vellain e tyre
Mbyllen Gerdecin???Hem, Profesor kta nuk po gjykojne dot Dritan Dajtin,nje kriminel te rendomte,eshte shtyre gjyqi 203 here,nuk e gjykojne dot ,kane frike nga ciftelia,ju flisni per Gerdecin..
Profesor ,kjo eshte marrezi kolektive…ne nuk na duhen zgjedhje,na duhet revolucion mental,por kjo nuk eshte e mundur,as me kto zgjedha,ops zgjedhje,as me ato mbas 4 vjetesh ose me shume gjasa mbas 6 muajsh ose 1 viti….
Ne jemi kultura e Njeshit,te tjeret jane fotokopje mbas tij,qe ai i nxjerr si do me ose pa ngjyra.
Ju dhemb per Shqiperine?????????????????
Pash zotin Profesor,hajdeni ktu per nje muaj,ne do ju shohim te gjithe si te dehur qe jemi,do ju tregojme me gisht:Ti ke pire,hem do ju bindim qe jeni i pire…dhe kur te shihni perseri Statujen e Lirise,do merrni fryme lirisht,do kujtoni Konicen,do i besoni Konices!!
Ky burr flet drejt.
Thot te verteten e hidhur qe Sala e di mir.
Thot see shqiptart jan lepuj.
Vidhe,rreje,rrihe,mashtroje,q… motren,vrite,dhe shqiptari s bzan.
Komb imbecil.
Ndoshta shkruan te verteten e keqe Sepse esht larg ne amerik,jasht te keqes,
Rendsi ka qe ato qe thot Shenasiu jan te sakta.
Por esht me e hidhur ajo qe esht nji ze I vetmuar,nji ze ne shkretetire.
Turma e mbyt.
Faleminderit Profesor Rama.Shkrimi juaj eshte i qarte ne percaktimin e diagnozes se semundjes qeverisese shqiptare.Eshte e vertete,ata jane sundimtaret,ne jemi sklleverit.Jemi me JU,c’fare na sugjeroni,cila eshte rruga per ta shporrur kete klase skllavopronaresh!!!
z. Shenasi,per mua,mbase dhe per shume te tjere je nje shqipetar i madh…Lerna, ne hallin qe na ka zene,(Ne, s’ndahemi dote vertete nga fshati)Prandaj mos e ndiq ate keshillen e ati plakut te urte,mos iu bashko fshatit te budallepsur… Vetem keshtu do te rilind shqipetari i ri,i mencur,i…
Pse o Zot na ke mallkuar
dhe per dite na dergon nema
ne ke fjetur me Djalleshen
C’faj kam une qe ngjaj nga nena?!
Apo mos me Perendine
ka fjetur Djalli me bri?!
se nga bemat shqipetaret
ja kane fshire orrnok atij!
Ne te dy rastet me siper
dalim pjell’e pjelle e dreqit
dhe do bejme prokopi
kur t’i shohim majen veshit.
Dreqrit jane lidhur ne valle…
kryedreqi tund shamine,
Thon’do bejme dasem te madhe
se martojme Shqiperine!
Ne dasem nuk jane te ftuar,
vetem engjejt sic e dime.
ata quhen te harruar
qe kur moren arratine.
Zoti s,vjen,gjithnje i zene…
S’paska nge as Perendia,.
“Ne kembe time”,paskej thene:
– Le t’u veje Perrupia!…
Mblidhen Lugetrit dasmor,
(Tejpertej nje vaj Bilbili)
Me dy- tre heje ne dore
vjen nga fundi,Xhebrahili…
Dhenderi ia shkon Lubise
ha e ha e s’ndjen te ngopur,
gojen si grop’e Sejdise,
nje Bajloz qe patem njohur!
Nusen e kerkon me paje,
JUG-VERI,me fusha,male,
“S’tundem”,thote,ketej or daje,
“Se e kam te blere me pare!”
Ke te djele do e martojne
Shqipen lare me uje Drini?!
Fole,o Zot,se me s’durohet
Dje vet dreqi,sot’i biri!
Se me zi nuk ka ku shkon,
Kombi i krrusur nder halle,
Nuk e di ne me degjon:
-Ka dale dreqi dhe hedh valle!…
Ka dal’dreqi dhe hedh valle,
Kryedreqi tund shamine
Thon’do bejm’dasem te madhe
se martojme Shqiperine…!
* * *
te lumte Pelivan!
Z.Shenasi nuk mbrohet atdheu me korespondence.
Profesor ! As me njeh e as te njoh,me perjashtim te fotove e shkrimeve qe ke botuar. Te kam par perball Ramiz Alis,dhe degjuar se ke qene themeluesi i PD-se.Po si more profesor i besuat drejtimin e Partise nje njeriu i cili ende kishte testren e PPSH. Si i besuat ketij njeriu qe hynte e dilte ne bllok sikur ishte ne shtepine e tij ,ketu ne Tirane, se ate ne Tropoje nuk e mban mend.Se cfare ka ber Saliu per kete vend e dim ,po bej lobing aty ku je qe edhe washingtoni te mesoj me mire se cili eshte,e ti thot shkoqur ,kur themi ne :”Ti na ke tradhetuar ne qendrimet tona,sidomos per embargon e naftes,ke vrar njeres qe demostronin kunder teje ……….. E dinim qe nga feudalizmi kaluam ne socializem,por nuk e dinim se nga SOCIALIZMI SHKOKE NE FEUDALIZEM.
Nuk eshte hiç intelektuale qe per t’u dukur I paanshem, ben te gjitha akrobacite e nevojshme me terma gjysem intelektuale dhe gjysem popullore apo katunareske, per te qene I baraslarguar nga krahet e politikes se Tiranes, qe sipas Z. Sh. Rama jane njesoj te perlyer ne allishverishin shqiptar 23 vjeçar!!! Jo Z. Rama, nuk te shohin mire syte e mendjes! T’i kane erresuar endrrat per t’u faktorizuar edhe ti si puna e E. Selamit, me nje te rene te shpates. Eshte e thjeshte te flasesh nga “Big Apple” e te japesh mend duke iu imponuar bashkekombasve te tu me shkrimet e tua, si shkrime te nje profesori te madh dhe duke pretenduar se zoteron monopolin e se vertetes. E çfare po ju thua ne fakt ti shqiptareve? Te gjithe ne Shqiperi jane horra, vetem une jam I ndershem se kam ikur me kohe nga Shqiperia qe I korrupton te gjithe!!! Jo Z. Rama, jo. Nuk keni gjithnje te drejte. Jo te gjithe jane njelloj te perlyer dhe njelloj pergjegjes per gjendjen ku Shqiperia eshte sot. Dhe te perpiqesh te jesh I barazlarguar nga ata qe ti I quan paria e Tiranes, nuk te ben te paanshem, por thjesht te njeanshem. Po te te dbimbsej Shqiperia ty, vije ketu dhe luftoje dhe kontribuoje per vendin tend, dhe nuk kakarisje si gjeli ne maje te plehut nga maja e Amerikes duke na u hequr si shenjtor, thjesht se ke qene jashte ketij sistemi te ndyre Shqiptar qe I ben edhe burrat “me barre”, duke mos dhene asnje dore per ndryshimin e ketij sistemi. E pra, jo te gjithe kane te njejten pergjegjesi per kete menxyre Shqiptare thjesht se te pelqen ty te dukesh I paanshem duke perbaltur çdo lloj kontributi te gjithsejcilit, qe per hir te se vertetes, as nuk kane te njejten vlere dhe as nuk kane te njejten kahje. Te ka ngelur ora ca si mbrapa ty Z. moloko-katunar. Miresevjen ne harbuterine dhe cinizmin alla Shqiptar.
sakte fare, nuk ke as cfare ti shtosh as cfare ti heqesh..!! ky e thote te verteten tulle fare dhe ka nje stil te shkruari shume te vecante.. permend ca fakte dhe te verteta qe shqiptaret i kane para hudnes cdo dite dhe nuk arrijne ti kuptojne..
po nuk u crrenjos S-halè kerma, nuk ka qetesi dhe normalitet per ate vend.. duhet hequr zvarre S-halè shpella.,.
100% e vertet, ska vend per koment.
Faleminderit zoti Rama. Jeni shume I sakte. O “Pelivan” te lutem me trego si titullohet kjo poezia e mesiperme dhe kush e ka shkruar. Shume e goditur. Ben tamam per ne. Qenka si poema e Ali Asllanit (koha e maskarejve), por ne versionin qiellor.
zotni Kely J.Andress- ! Poezia Titullohet: “Dreqrit Jan lidhur ne valle” botuar ne V. fame keq 1996 mbas zgjedhjeve, Ku sala fitoi “Bindshem ,”ndodhet ne librin me poezi kryesishte humoristike(POPULLI DHE POLITIKA) Ne kete liber eshte dhe poema: ” EPOPEJA E TE 99.-tave. me 99 strofa 6 roksh.Flet per kushtetuten qe sala desh te na i bente dhurat… Pra,eshte shkruar nga P.bajrami Vlore.
ja dhe pak vargje
SE DHE DY KOKAT E SHQIPES…
Neper shekuj,nenat tona
vun’ne balle,shamit e zeza!
Se vdekja i paskej prona,
bijt’e saje neper breza!
Sos u vram vec me dushman,
vram dhe veten ne pusi!
Prap vellai gris vellane,
cdo dit’mbyllet nje shtepi!
Qindra kenge,mijra vargje…
Thirrje bejne per vllazerim,
Sa here vem sofren e madhe,
Vjen nje dreq dhe na peshtyn!
Ze e mbarset prap meria…
sofra shtruar mbetet bosh!
Arratin merr mencuria,
cmendurit na vine ne qosh!
Ku ze fill ter’mellef,
ky batak qe s’ka te thare!
A mos eshte po aq i hershem
sa dhe flamuri kombetar?!
Se dhe dy kokat e Shqipes,
kurr se shohin njera,tjetren!
Ashiqare mbajne meri,
dhe pse jane nje trup i vetem!
Dergona o Zot i yne,
nje engjell me sy burimi
vendin tim,mbyllur me dryn!
cliroma nga mallekimi.
Qe dy kokat Arberore,
ti shohim tek perqafohen
dhe dy kthetrat aq mizore
si dy duar te shterngohen.
** ** **
Ishallah,Zoti qe thone
Nuses do i thote ne vesh:
“Sonte do zem nje te njome…
qofte hqiptare,ky peshqesh!”
Faleminderit shume ! Nga komentuesit e ndryshem dhe veçanerisht ata te gazetes “Tema” mund te mesosh shume , megjithese nuk mund te jemi dakort me te gjitha opinionet e tyre perseri ata duhen respektuar. Nuk jam fare dakort me nje analist apo politikan (nuk po me kujtohet emri I tij) qe pati shkruar para disa ditesh kunder komentuesve online te gazetave, duke I quajtur injorante dhe gallataxhinj.
Pas 97-es kur fatos nano u be k/minister,se bashku me ata qe e shoqeronin po pinte ke klubi i gaz demit.Ata qe e shoqeronin po benin debate jo pd,jo ps,tosi pasi i degjon duke debatuar ju thote:”degjoni mor çuna,e djathta saliu prek kemben e djathte,e majta fatosi prek kemben e majte,nje here fiton e majta(tosi)nje here e djathta(saliu)e populli ne mes te kembeve dap,dup)
Gjithcka eshte e vertete dhe qendron burrnisht perballe turpit te marres qe nuk mahet men sa shekuj ka qysh kur e ka shpela trunin katunar, malok, qytetar shqiptar.., por nuk munem me qene dakord kur perballe krimeve qe ti permen ne kete shkrim me fakte te pa mohushem dhe emra te pervetcem si Genci, Mediu e Saliu.. i barazon manej krejt me t’pa drejte me 16 vjecarin Edi ne bunker..!! Edhe se je perpjeke me i barazu ti pa dashun e ke diferencu mjaftushem sepse nuk gjete argument ma t’forte per me na i tregu e ba njisoj me njani tjetrin..
Po shohim nje fare bombardimi me artikuj nga shenaziu i new yorkut dhe po mundohem te jap disa opinione per kete ish dhjetorist te lodhur.
Duke qene se zoteria eshte ne nje moshe me djali tim te madh dua ti jap disa receta qe mund ti vlejne ne te ardhmen.
1-Ne fillim ti kerkoje ndjese shqiptareve sepse zgjodhi rrugen e braktisjes se atdheut duke u larguar nga frika e kercenimeve te bandes se azem hajdarit.
2-Ne 1990-1991 pasi R.Alia miratoi paketen e reformave duke bere dhe carmatosjen e PPSH ishte gjeja me e lehte te dilje te pellisje ne qytetin studentin midis pardesybardheve dhe xhupzinjeve te sig te shtetit qe me vone u federuan nga cia,udb,asfalia,kgb etj.
3-Detyra me e veshtire ishte qe te cmontohej diktatura dhe te ruhej shteti shqiptar si prone kombetare dhe jo e enver hoxhes.
4-Dhe sot keni zgjedhur nje rruge akoma me te bute duke shkruar rromane per gjera qe i di dhe me budallai ne shqiperi.
5-Eshte gabim i madh te barazoni PS dhe PD me parine sepse Edi Rama (qe tashme eshte kapitulluar) ka kryer kundravajte penale maksimumikurse Berisha ka vrare dhe ka tradhetuar ne menyre te hapur dhe te dokumentuar.
6-Keni doza hipokrizie duke njollosur nje popull te tere me disa shprehje qe do me vinte zor ti permendja te gjitha.Te rrofte profesorlleku qe perdor terma rrugacesh kur gjuha shqipe ju jep mundesine te tregoheni me i civilizuar per ta nxire ate popull.
7-Edhe sikur te jesh ne nivelin e shkrimtareve dhe politikaneve me te medhenj te botes nuk mund te japesh asnje kontribut per shpetimin e atdheut duke uluriter si nje ulk i vetmuar nga gradiacelat e manhatenit.
8-Nqs se te ka ngelur nje fije sinqeriteti duhet te nderprisni keto pershkrimet ne forme nekrotafie (qe nuk i heq asnje presje)dhe te organizoni nje berthame modeste dhe ti drejtoheni kongresit amerikan me ndonje memorandum ose peticjon se nuk mban me uje pilafi.
9-Ne kete peticjon ti kerkoni kongresit amerikan te marre ne shqyrtim
gjendjen katastrofike ne shqiperi ku vendi drejtohet nga nje k/m skizofren qe ka uzurpuar cdo lloj pushteti ne shqiperi dhe ka nje mbeshtetje te cuditeshme nga ambasadori amerikan qe eshte si antar i shkrete kabinetit qeveritar.
10-Ju duhet te denonconi ne kete kongres lobin ilegal dhe mafjoz te berishes ne washington qe eshte i korruptuar deri ne fyt.Rruga e kombit,gerdeci dhe albpetroli jane tre fakte qe e vertetojne kete “dirty job” te podestave deh qe duhet te investigohem nga drejtesia amerikane.
11-Si ish dhjetorist dhe si intelektual me pervoje dhe kulture amerikane duhet te beheni nje themelues i nje levizje per clirimin e shqiperise nga pushtuesi berishe dhe besoj se jane mijra atdhetare qe do ju mbeshtesin ne Usa.
12-Por kjo eshte nje pune e veshtire sepse qe nga shoqeria Vatra qe eshte kthyer ne nje seli te PD per Ameriken bashke me VOA-n qe eshte kthyer ne qender zeri e PD nga elez piperi do tju kundervihen ne menyra te ndryshme.
E FUNDIT-Ju sugjeroj i nderuar te nderprisni kete baltosje dhe sterrosje teresore te pozites,opozites dhe krejt popullit “injorant”
Nqs te ka ngelur pak atdhetarizem keni mundesi te tjera reale ti demonstroni.Ose te krijoni nje levizje antidiktature ne Usa dhe te luftoni kunder greko-amerikaneve dhe serbo-amerikaneve qe mbeshtesin Berishen ne amerike…..Ose hypi avjonit dhe organizo frontin anti berishe ne shqiperi ku do te gjesh qindra mijra vete qe te presin.
Leri i nderuar parabolat biblike por cohu te shpetosh shqiparet nga bolet e berishes dhe te arvizuse. ose hesht shinazi rama se popullit i ka ardhuar ne maje te hundes nga ramat qe te vjerri berishes xhep rama,milica rama,edi rama,ina rama, shenazi rama,rama rama..
Jo,i nderuar Shinasi,nuk e ke aspak drejt kur baraslargohesh nga e majta dhe nga e djathta,ne kuptimin e lideravwe te tyre,duke i emertuar ”Paria e Tiranes”.Vertete qe te dy palet nuk jane ne lartesine e duhur te detyres,por Sali Krimineli qendron ne majen e Everestit te krimit ,ndersa gjithe te tjeret,perfshi Edi Ramen,jene ne nivelin e detit!Te njejtein qendrim mban edhe Bamir Topi,duke na thene se do beje aleance me qytetarin!Nuk ka sofizem me te keq dhe genjeshter me te madhe.Ky qendrim i Shenasiut dhe i Bamirit,i japin oksigjen Sali Gerdalles!Zgjidhja eshte qe te bashkohen te tera forcat politike,te djathte e te majte, per te larguar Lugatin Sali,pastaj,le te bejne perseri zgjedhje te parakoheshme,me programe e me te majte e te djathte dhe le ta marre pushtetin ai qe do te paraqese alternativen me te mire qeverisese!
Cdo qendrim i baraslarguar nga qeveria dhe opozita eshte tradheti!
—-Shinasi eshte nje intelektual i shkelqyer qe te ishte ne shqiperi do ti bente ndere , por edhe shkrimet e tij te tanishme te shpeshtuara jane te vlefshme dhe i sherbejne demokracise , por—nuk me pelqen qe barazon dhe opoziten si te pergjegjeshme njesoj si pushteti , me fjale te tjera EDI eshte njesoj si BERISHA —Eshte pune dreqi qe ai qe modelon nje nuse ta barazosh me ate qe e perdhunon —-Jo zoti SHINASI dilni me qarte , mos kerkon nje GRILLO qe ju e keni projektuar dhe po beni prapagande per te