A më xune?

15 Mars 2013, 17:45Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Nga Brukseli, Kryeministri sjell me gëzim lajmin se sipas tij, Kryetari i opozitës Edi Rama nuk do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve, nëse ai nuk është në favor të tij. Kuptohet, ai me këtë do të na thotë se Edi Rama nuk e njeh humbjen pa pasur arsye. Në këtë rast Kryeministri ynë bën shakatarin nga njëra anë dhe përgatit kusarinë nga ana tjetër, si gjest trimëror, që i shkon për shtat njerëzve që drejtojnë ca republika të Afrikës qendrore.

Është fakt që të dy partitë partnere që sot bashkëqeverisin Shqipërinë tash katër vjet, janë akuzuar reciprokisht për vjedhje të zgjedhjeve dhe tani e kane pranuar njëra –tjetrën “për hir të integrimit” të Shqipërisë ne Bashkimin Europian, një pamje komike kjo, edhe tragjike, dhe në fakt në kohën e ngjizjes si qeveri pati shume stigmatizim në median e shkruar, më kujtohet fare mirë foto-ja komike në gazetën Shekulli në atë kohe ku Ilir Meta paraqitej si një nuse e shëndetshme, ndërsa Sali Berisha si një dhëndër malësor. Një çift kusarësh tolerantë duhet thënë, sepse e patën falur njeri-tjetrin për vjedhjet e votave në zgjedhjet elektorale përkatësisht të viteve 1996 e 2001.

Kështu që në 2009 ata u paraqitën përpara popullit të tyre dhe ndërkombëtarëve si një çift kusarësh për “të mirën” e “integrimit”. Megjithëse pati kundërshti të vendosur nga opozita, përgjigja konstante e çiftit qeverisës ishte “a më xune”?, madje në këtë mbulim të turpit të tyre u erdhën në ndihmë edhe disa persona të veçuar opozitarë që tentuan të vetëquheshin LMN (Lëvizja për Mendimin Ndryshe), por si çdo lëvizje që nuk ka kauzë, ajo mbeti pa lëvizur që në hapin e parë.

Ja kështu u rrokullisen vitet, prandaj shpesh thuhet se jeta është shumë e shkurtër e nuk ja vlen të rrish nën këmbët e horrave kudo qofshin e kushdo qofshin, dhe tani jemi në prag të zgjedhjeve 2013, për të cilat qysh herët është bërë thirrje nga ndërkombëtarët, por edhe nga opozita më e madhe në vend se këto duhet të jenë më të rregulltat, të drejtat dhe të pakontestueshmet, në mënyrë që populli shqiptar, i cili voton dhe të tjerët numërojnë, të meritojë pranimin si kandidat për anëtarësimin e mëvonshëm në Bashkimin Evropian, synim i cili vetëm për kusarët nuk është i volitshëm dhe mu për këtë ata janë të aftë të shkatërrojnë mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve që në fillim, prandaj Kryeministri njofton nga Brukseli lajmin e hidhur për të, e me këtë rast edhe teston pulsin e popullit, që ndonjëherë edhe pa të drejtë e kemi akuzuar si një popull pa nerv.

Kryeministri, po jo i vetëm, kërkon të na tregojë përrallat e Uliksit se ku u end, në vend të na tregojë se si mund të evitohet të endurit e vazhdueshëm.

Qindra mijëra shqiptarë nuk kanë kohë të humbasim duke dëgjuar se si ai përplasej nga dallgët sa në Itali, e sa në Sicili ose përtej brigjeve të kësaj bote të njohur.

Pastaj në fund të fundit ai s’endej dot aq shumë gjatë në një sipërfaqe të kufizuar. Stuhitë që po afrojnë po e trembin shumë me sa duket kryeministrin dhe prandaj ai duhet t’i japë fund përrallave me gjoja mospranimin nga z. Edi Rama rezultatin e zgjedhjeve, se siç duket në mendjen e Kryeministrit ato do të jenë prapë “negative” për të dhe pra pozitive për çiftin e kusarëve.

Sa për Kryeministrin, ai e ka në majë të gjuhës përgjigjen sa herë e akuzojnë për vjedhje votash: -“A më xune”?, ndërsa partneri i tij tregon përralla me zgjedhjet në Danimarkë dhe disa i mbajnë ison me qeshje djallëzore me demek këtu në Shqipëri është një budallallëk të kërkosh gjëra kaq të drejta…

Më kujtohet një tip nga Veriu i Shqipërisë, por nuk dua ta quaj tropojan (edhe pse ai në fakt prej andej vinte), kur shokët e dhomës e akuzonin se u kishte vjedhur ndonjë send në dhomë, në fakt këtë dua ta theksoj, ai nuk turpërohej fare vetëm thërriste: “a më xune”? Por një ditë e ruajtën dhe e zunë, si i themi ne shqiptarët me “presh në dorë”, u përjashtua një vit nga shkolla dhe kur u kthye nuk shfaqi shenja turpi fare, madje ndoshta as nuk hoqi dore, por dëgjova se një ditë e kishin zhdëpur në dru dhe kishte ca kohë që rrinte kokë ulur, jo nga turpi pse e kapën prapë duke vjedhur, por nga turpi pse e rrahën…

Kjo histori që sapo tregova është e vërtetë dhe i përket një personi, ku e di ndoshta ka në dorë të mirat publike dhe po nuk e “xune” ai vazhdon ta bëjë sepse nuk e njeh ndershmërinë.

Stuhitë e shpirtit na shkundin përherë dhe parregullsitë tona na sjellin çdo lloj fatkeqësie të mundshme, dhe prej këtij rregulli nuk mund të përjashtohet askush sado i pushtetshëm qoftë, një ditë fatkeqësia do ti trokasë në derë; oh tani ata qeshin me këto fjalë, madje ka nga ata që “ju fshijnë këpucët e u mbajnë çadrën kur bie shi”, eh … ata janë kaq të fortë rri ul kokën se nuk ke ç’të bësh… Ashtu është në fakt ditët e bukura me diell të gënjejnë, por ata që e njohin mirë jetën e dinë se retë shumë shpejtë do të grumbullohen dhe shtrëngata s’të jep kohë të shpëtosh kur ti nuk e ke hedhur kurrë ndër mend e aq më tepër kur nuk ke zënë mend  nga përvojat e hidhura.

Detyra e qeverisë është identike si ajo e prindit, asaj i takon tu mësojë njerëzve si ta duan atdheun, nënën, babain, fëmijën, bashkëshortët t’i mësojë si ta çojnë varkën e tyre drejt vlerash fisnike edhe pasi të jetë përmbysur.

Ashtu si mësuesi i muzikës në vend që të tregojë si harmonizohen tingujt e hollë dhe tingujt e trashë, se si mund të lindë harmonia nga kordat, është më mirë të thotë si të bëjë që shpirti të pajtohet me vetveten dhe që të mos ketë tinguj të rremë në vendimet e tija.

4 komente në “A më xune?”

  1. Pilo Lala says:

    Shume filozofi e sakte per Berishen!
    E vetmja rruge per te komunikuar me te eshte ta friksosh dhe forca.
    Megjithate Berisha e ka marre letren e largimit nga detyra para zgjedhjeve.
    Prandaj edhe ata shoket e tij hajdute, po fshihen si minjte dhe po mundohen te hiqen qe kane punuar me ndershmeri keto 8 vjet, por nuk i ka lene Sali Berisha.
    I pari eshte Fevziu qe filloi kthesen 180 grade, ka filluar ti serviloset Edi Rames, dhe i hedh shigjeta Berishes tani qe e di fundin.

  2. antonio says:

    LMN,ose me shqip:
    -Laje MUTIN Nano!!!

  3. Ben Chicago says:

    nje sihariq
    saliu do e ndertoje vete kaskaden e devollit per inat te austriakeve qe iken

  4. Potxuna Tavuna says:

    Shkrim interesant nga Dr.Magda qe duket se ka prekur nje tipar dallues te nje grupi njerezish te vecante. Shkrimi sjell te lexuesi ato gjeste te pa sherueshme te nje grupi njerezish drejtues qe per shkak te mosndeshkimit nga drejtesia jane munduar te krijojne tek shoqeria pershtypjen se ato veprime jane mese normale.

    Shume e holle nuhatja dhe keni bere mire qe keni kapur kete teme akute te shoqerise z.Magda. Shfaqjen e veprimeve te panumurta te disa individeve te veshur me pushtet ju me ane te ketij shkrimi e sillni qarte me personifikimin e nje individi te vetem per te cilin ju padyshim ne mos e keni perjetuar vete duhet ta keni degjuar nga deshmitare okulare. Me poshte une do ju rrefej nje ngjarje te ngjashme.

    Kur permende shoket e tij te dhomes mua mu shfaq menjehere bashkejetesa mes studenteve ne ndonje nga konviktet e tyre. Se atje te perjashtonin per veprime ordinere qe autorit i vene damken njehere e pergjithmone si nje njeri i pa ndergjegjshem. Veprime tipike te ngjashme si keto ndodhin tek ata grupe njerezish qe nuk kane pasur mundesine dhe as pergjegjsine morale tu nenshtroheshin regullave te aresimit te detyruar. Mosparaqitja e kushtezuar me muaj te tere e ketyre lloj nxenesve per shkak te reshjeve te panderprera te bores linte shkas per “edukim vetjak” jo permes librave por permes “levizjes se gishterinjve”. Mua me ka ndodhur qe gjate 5 minutshit te pushimit te me “fluturonte” stilografi dhe une e di fare mire se kush ishte autorja. Ma kishte bere dhe nje here tjeter por radhen e pare ja gjeten ne xhep dhe u shfaqesua qe “e gjeta dhe nuk e dija se i kujt ishte”. Ajo ishte nje nxenese qe kishte ngelur me pare ne klase dhe na ra neve per pjese. Vinte nga veriu i larget por te them te drejten u bene vite dhe nuk e di se nga. Heren e dyte nga qe nuk i gjeten gje u shfaqesua tamam me thenien “a me xute”? Jo i thane ata qe e kontrolluan dhe e lane te shkonte. Nuk i foli asnje gjithe vitin shkollor se e dinin fare mire qe ajo ishte. E keshtu rodhen vitet… dhe ata qe dikur ishin me kokra sot na u ben me tufa. Cfare jete e zymte, te mjeret njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje