Paria e Tiranës dhe problemi i aktivizimit të rinisë në politikë

15 Mars 2013, 18:38Blog TEMA

Nga Shenasi Rama

Problemi i aktivizimit të rinisë në zgjedhjet kuvendore, dhe kush do të jetë në mbështetje të njërës apo të tjetrës palë të parisë, është nga problemet që po konsumon shumë kohë dhe energji nga prijatarët e partive politike të parisë së Tiranës. Në çdo emision lajmesh televiziv ose në gazeta sheh prijatarët e rrethuar me të rinj e të reja. Të gjithë iu flasin më së shumti të rinjve, të gjithë sillen sikur fushatën e bëjnë me të rinjtë, për të rinjtë dhe për ardhmërinë e tyre. Emisione, biseda, aktivitete e festime janë të organizuara për të tërhequr të rinjtë. Kjo ndodh për një numër faktorësh që duhen shpjeguar me qetësi sepse paria e Tiranës nuk i hedh as energjitë e as paratë kot. Ata e dinë mirë se çka duan se si ta marrin. Fushata e saj e drejtuar ndaj rinisë bëhet kryesisht për qëllimet e mëposhtme. Dhe asnjë nga këto qëllime nuk janë të ndershme.

 

Objektivi i parisë së Tiranës

Para tre ditësh doli Sali Berisha, njeriu që ka pasur rininë më të ndrydhur që mund të ketë pasur dikush sepse ka kaluar nga një konvikt tek tjetri si sekretar rinie që në moshën 14 vjeçe, dhe ndërsa ishte në konvikt bëri lutje e hyri në parti në moshën 18 vjeç. Sali Berisha e di se besnikëritë politike mpiksen në këtë moshë, ai vetë nuk ka ndryshuar tash 55 vjet që është pranuar në organizatën e rinisë komuniste. Prandaj propozon që të jepet e drejta e votimit edhe për 16- vjeçarët. Ilir Meta tha që të votojnë edhe 16- vjeçarët sepse e din se po u korruptuan tani, nuk kanë ku ikin. Më në fund, sot doli edhe Edi Rama dhe tregoi se si dilte nga atelieja kur ishte 16 vjeç dhe lexonte libra qe ngjallnin ndjesi të papërballueshme erotike dhe rrinte një orë jashtë. Po pse, këta prijatarë të parisë i drejtohen rinisë? Saliu i sheh si vegla elektorale e jo si rini që duhet zhvilluar. Ilir Meta i sheh si numra qe duhen përdorur e blerë. Edi Rama i sheh si të rinj, por i sheh të zvetënuar.

Me thënë shkurt e shqip, mendësia e parisë së Tiranës përmblidhet në këtë konceptim. Njeriu zbuti edhe ujkun duke i dhënë bukë. Ujku u bë qen. Tash ka ardhur puna që qeni që ishte ujk e han edhe qepen po të zotin e vet nuk e prek. Pse nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë me shqiptarët? Ky është një popull që nuk meriton me tepër. Paria e Tiranës mendon se pse duhet të jenë shqiptarët ndryshe nga qentë? Ajo nuk e thotë hapur këtë gjë, por veprimet e saj të çojnë pikërisht në këtë përfundim. Po qe se diçka duket si gjarpër, zvarritet si gjarpër, ngrin zemrën si gjarpër dhe të helmon si gjarpër është gjarpër. Edhe kjo që po bën paria e Tiranës nuk ka emër hapur si strategji, por është si puna e gjarprit. Pa emër, por duket, zvarritet, helmon dhe vret si gjarpër. Prandaj duhet ta quajmë taktika e gjarprit. Askund nuk është kjo më e qartë se në lidhjen e parisë me rininë.

 

Tre jetë rinore paralele

Së pari, duhet thënë se ka tre rini në shtetin shqiptar. paria vetë i ka nisur fëmijët jashtë shtetit, në universitete e shkolla të shtrenjta dhe i mban sa më larg Tiranës. Shumë nga fëmijët e parisë së Tiranës njihen si banditë e vrasës. Shumë të tjerë njihen si të fortët e lagjes, hajna e rrugaçë. Shumë të tjerë kanë vdekur nga drogat e nga horllëku në Tiranë, por edhe azileve të huaja ku mbahen me paratë e vjedhura të shqiptarëve. Shumë nga pinjollët e parisë kanë zbuluar qejfet e ndaluara dhe ecin rrugës duke u kruar nga sëmundjet veneriane dhe e dinë që nuk do të bëjnë fëmijë. Depresioni mendor dhe neveria për nga vijnë, për atë që përfaqësojnë dhe për ku shkojnë është një shenjë e qartë se këta pjella të parisë janë konfuzë. Prapë se prapë, një pjesë e tyre jetojnë jashtë dhe kthehen në shtetin shqiptar ose për qejf e zdërhallje ose për të bërë një grusht para e për të ikur në sikterin e vendit të huaj ku do të sillen si kukulla të përbuzura. Por, gjithsesi, këta pjella të parisë që janë edukuar jashtë kanë mësuar shumëçka dhe i rrinë larg rinisë së sotme shqiptare. Nuk do të hyjmë të diskutojmë se si e se sa kanë vuajtur e çfarë përvojash kanë pasur, por të themi se e kanë ndarë veten me një mur nga të tjerët. Muri janë paratë, lidhjet familjare, përvojat që kanë, dhe urrejtja që ndjejnë për shqiptarët.

Grupi i dytë i rinisë janë masa qindramijëra vetëshe e shqiptarëve që janë të dënuar të jetojnë nën këtë sundim kriminal të parisë së Tiranës. Këta janë ata që rriten nën presionin e frikshëm të mediave të degjeneruara dhe të zvetënuara, me modelet e një jete të shfrenuar, me një mungesë të theksuar vlerash morale e ideologjike, materialistë në ekstrem, dhe që e çmojnë njëri- tjetrin nga makina, telefoni dhe marka e rrobave.

Kjo është rinia shqiptare që shkon në universitete ku shiten diplomat dhe nuk marrin dije. Shumica janë mësuar të jetojnë si parazitë. Lekët e fundit harxhohen për cigare, një pije, e pak marijuanë. Vetë paria i ruan pinjollët e saj dhe nuk i lë të bien në kurthin që i kanë ngritur rinisë shqiptare. Edhe pse këta do të ndjekin modelin e prindërve, e do të bëhen ndoshta edhe më keq, prapë se prapë nuk janë nën të njëjtat trysni si shqiptarët e tjerë. Rinia shqiptare është e papunë, e paedukuar si duhet, e pa shpresë, pa vlera morale, pa një ideologji të qartë dhe pa aftësinë e duhur që t’i kundërvihet sistemit të sofistikuar të parisë. Ajo nuk ka zgjidhje, nuk gjen zgjidhje tjetër veçse me ikë ose me u konformue me moralin e me vlerat që ka shoqëria. Shteti, media, struktura e arsimit dhe e edukimit, por edhe mënyra si është ndërtuar kalimi I kohës së lirë dhe shoqërizimi janë të kontrolluara prej parisë që ushtron mbi rininë, që nuk gjen rrugë të tjera, një trysni të frikshme.

Ka një grup të tretë që është numerikisht shumë i fuqishëm dhe që ka pjesëtarë nga të gjithë shtresat e sotme shoqërore. Këta të rinj e të reja kërkojnë vlera, rriten në familje ku mësohen që të përballen me të keqen dhe të ruajnë moralin e duhur. Këta vijnë nga grupimet ku familjet kanë përqafuar një sistem vlerash morale që janë të mbështetura në njërën nga gjashtë sistemet e mëposhtme: në fenë, në traditën popullore, në familjen, në idealizimin e të shkuarës, në ideologjitë moderne dhe në kombëtarizmin. Por ky grup masiv është i fragmentuar dhe në jetën publike i mënjanuar. Edhe pse numerikisht ky grup është substancial, paria i jep përparësi vetëm rinisë që nuk ka bosht. kur shihet maskarada televizive e dëgjohet radio e lexohet shtypi, duket se e gjithë rinia shqiptare sillet si grupi i jetëve të humbura, që do të enden derë më derë me diplomat e universiteteve të Tiranës që nuk kanë asnjë vlerë. Ky është grupi i rinisë që na jep shpresë, por që është i paorganizuar, i çorientuar dhe i braktisur nga ata që duhej ta drejtonin në rrugën e duhur, edhe pse vetë modelet nuk i drejtojnë tek shteti. Një shtet-komb është zgjidhja. Mirëpo modelet që këta emoluojnë janë sisteme morale të qëndrueshme por që nuk e shohin shtetin si strukturën qendrore, si thelbin e identitetit dhe kultivuesin e vlerave të vërteta morale e shoqërore. Deri atëherë, edhe konfuzioni do të vazhdojë.

 

Rinia si problem për parinë e Tiranës

Mirëpo për parinë rinia nuk është përgjegjësi. Për parinë sunduese të Tiranës rinia është problem politik. Për parinë e Tiranës, numrat janë të rëndësishëm dhe rinia është numra. Nga ana e saj, paria kërkon të tërheqë masën e madhe të të rinjve që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje kuvendore dhe secila palë kërkon t’i tërheqë në anën e saj. Shumica e tyre, që sot janë në moshën 18-22 vjeç, nuk kanë njohur realitete të tjera. Realiteti shqiptar ku janë rritur këta të rinj e të reja është i frikshëm. Paria po përdor të gjithë ndjelljet e mundshme, që asaj nuk i kushtojnë gjë, përkundrazi ia rrisin fitimin në biznes, sepse paria i ka pronë të vetën edhe mediat, edhe gazetat, edhe dyqanet ku do të blejnë veshjet e telefonat këta të rinj. Sistemi është ndërtuar për të përgatitur masën e skllevërve të ardhshëm e të vetëvullnetshëm dhe për t’i bindur të rinjtë se ky realitet është i pashmangshëm.

Teknika që përdor paria e Tiranës është e njëjtë me atë të Hasan el-Sabah. Ky lider i një sekti fetar mesjetar i merrte të rinjtë, iu hapte botën e qejfit dhe të drogës duke iu thënë se ajo ishte parajsa dhe mandej i hidhte në rrugë duke iu thënë se nëse nuk e vrisnin atë që donte ai, parajsa për ta ishte e mbyllur. Dhe këta bëheshin vrasës e skllevër të vullnetit të tij pikërisht sepse kërkonin kënaqësitë me të cilat ishin mësuar e që pa vrasjen e dikujt në emër të interesave të Hasan el-Sabah, nuk do ta gjenin kurrë më.

Paria e Tiranës përdor të njëjtën teknikë, por në shkallë kombëtare. Drogat, kurvnimi, pija, hordhëku, qejfi janë përvoja që rinia shqiptare i kalon në një moshë që s’ta merr mendja tjerakund. Kjo mendësi e rinisë ushqehet nga gjendja tejet e kriminalizuar në të cilën gjendet shoqëria shqiptare, propaganda mbytëse dhe e shfrenuar, mungesa e një sistemi të moralshëm vlerash mbi të cilin mund të ndërtohet një shoqëri e shëndoshë, trysnitë e llahtarshme mbi familjen dhe strukturat e saj, presionet e shumta për të pasur standarde të caktuara jetese nga moshatarët, paraja e lehtë që vjen nga emigrimi, krimi e droga, një konsumim qejfi e seksualiteti i pagjindshëm dhe i papranueshëm diku tjetër, një modë veshje e denjë për trotuaret, dhe një inkurajim sistematik i veseve jo normale.

Realiteti surreal dhe eksperimental shqiptar është jashtë cdo imagjinate të mundshme. Luksi i çmendur i parisë, dhe varfëria ekstreme shqiptarëve që kërkuan një jetë më të mirë në rrethinat e Tiranës, bashkëjetojnë edhe në Bllok e afër Bllokut. Normat morale, sundimi i parisë, propaganda, shembujt negativë, filmat, emisionet, këngët, veshja, moda, e të tjera e kanë bindur rininë se nuk ka rrugë të tjera. Kështu është vendi ku kanë lindur, ku janë rritur dhe ku jetojnë këta të rinj. Paria lufton t’i bindë se kështu janë e se kështu bëjnë të gjithë. Heqja e çdo kontrolli nga shteti dhe shoqëria, pamundësitë e prindërve për me i drejtue në rrugën e duhur, sepse shpeshherë as vetë prindërit nuk janë në rrugën e duhur, legjitimimi i krimit dhe i poshtërsisë e kanë bindur rininë se nuk ka zgjidhje të tjera. Parisë së Tiranës i duhet pikërisht kjo rini që beson se “kanë lindur për qejf,” që ndjek modele jetese të mbështetura në llumet e shoqërive njerëzore. Paria e din se kur të mos kesh moral si njeri, nuk mund të kesh bindje politike e t’i dalësh kundër asaj.

Së dyti, paria e Tiranës e ka kuptuar teknikën e kultivimit të lidhjeve dhe dhënien e një kauze politike kot rinisë. Si të mbështesin një parti të parisë e një grup të caktuar, si të bëhen pjesë e rretheve të caktuara, rinia do ta ketë të vështirë të ndërrojë rrugë. Në se do të zhgënjehet do të bëhet apatike dhe jopolitike. Kështu i duhet parisë. Paria ndjek më vëmendje atë grup të vogël që kanë prirje për militant e për aktivistë politikë. Këta të rinj paria i helmatis mendërisht dhe i josh me punë e me premtime, i deformon duke i shtyrë të mbështesin çështje që i shërbejnë asaj dhe i përdoron pa mëshirë, i cyt për sherr, i korrupton dhe i zhvlerëson deri sa në fund të fundit, edhe këta e humbin shpresën dhe bëhen njerëz të vegjël e vegla të saj.

Parisë i intereson rinia sepse ajo lufton që të ndërtojë një strukturë ndër breza. Objektivi tjetër kryesor i saj është mpiksja e besnikërive politike në këtë moshë kritike. Përplasja fiktive komunistë-antikomunistë, i shërben pikërisht kësaj loje. E shkuara e prindërve bëhet e ardhmja e fëmijëve; partitë e prindërve bëhen partitë e bijve. Paria e din këtë. Për hir të dashurisë për prindin, të krenarisë që ndoshta është e rreme, fëmijët e tyre duhet të mbështesin partitë politike të prindërve. Prandaj i mëshohet përmendjes së gjyshërve, gjysheve e me rradhë. Edhe këta të rinj që nuk shohin me sytë e mendjes por bien pre e ndjenjave përfundojnë si vegla të parisë. Dhe paria nuk ka asgjë për me iu afrue këtyre të rinjve.

Një arsye tjetër pse parisë i intereson përfshirja e rinisë në politikë dhe në përplasjen e saj sa për sy e faqe është se ajo kërkon të shmangë alternativat. Askush nuk mbështet dikë që nuk ka shumë shanse me fitue. Paria e ka ndërtuar sistemin të tillë që po të jesh alternativë, je i pashpresë. Nuk gjen punë, nuk gjen mbështetje, nuk ke rreth e nuk ke se ku të kapesh. Edhe të rinjtë që e dinë se diçka është gabim, nuk e konceptojnë mundësinë e zgjidhjes alternative. Kur e sheh botën nga Tirana apo nga cdo rreth tjetër, ajo duket shumë e vogël, e keqe, e ndyrë dhe e pashpresë. Pikërisht kërkon paria. Duke i shmangur, mënjanuar e izoluar, ajo po ia arrin që të shmangë daljen e alternativave kundër saj. Alternativa ka, për ta kam folur diku tjetër, mirëpo paria ka arritur ti izolojë e dobësojë ndjeshëm. Në këtë pikë asaj i duhen këta njëqind e pesëdhjetë mijë të rinj që votojnë për herë të parë. Asaj i duhet që këta të rinj ta shohin parinë e Tiranës si të pashmangshme, të pazëvendësueshme, dhe si të vetmen zgjidhje që kanë.

 

Rruga që kemi përpara

Rinia është e ardhmja e një kombi dhe paria e Tiranës, edhe në këto zgjedhje, luftën e vet më interesante e ka me rininë shqiptare. Po e theu rininë, sidomos po e zvetënoi dhe po e zhveshi nga ndjenja e shërbimit publik, në një mënyrë a në një tjetër, e ka mbërritur objektivin e saj. Se mbas pak vitesh, këta të rinj nuk do të kenë entuziazmin për të punuar për kombin e atdheun e tyre, por do të mendojnë me mendjen e parisë që do të fusë në matricën e interesave të saj. Dhe si në rastin e të rinjve që përdoreshin lehtësisht nga Hasan el-Sabah, edhe këta të rinj që bien në kurthin e parisë, do të jenë peng i saj përgjithmonë. Ata nuk do të dinë të dalin asnjëherë nga ai kurth, përveçse si vrasës, trafikantë, banditë e kriminelë që duan të kthehen në parajsën e parisë së Tiranës me çdo kusht e me cdco mënyrë, sepse si thotë ajo kënga në Tiranë, “kena lindë për qef, o kena lindë për qef.”

 

P.S. Këtë shkrim e hodha një javë më parë. Mirëpo, të nesërmen që doli në faqen time në Facebook, filloi debati lidhur me uljen e moshës së votuesve në 16 vjeç. Duke mos dashur të them se këta e kanë lexuar dhe mandej e kanë përsjellur në mendjen e tyre për të bërë më të keqen të mundshme, gjë që gjithnjë pritet nga mendja e djallëzuar e Sali Berishës, sjellja e tyre gjithsesi provon se këta mendojnë se sit ë zvetënojnë, përdorojnë e shkatërrojnë rininë shqiptare. Prandaj për këta nuk mund të ketë mëshirë. Këta janë mishërimi i të keqes në kohën tonë. Për të keqen nuk mund të kesh mëshirë e nuk duhet të kesh mëshirë sepse kanceri nuk din tjetër vecse me e mbytë trupin që e mban.

23 komente në “Paria e Tiranës dhe problemi i aktivizimit të rinisë në politikë”

  1. Ben Chicago says:

    po ke bythe hajde ne shqiperi
    megjithate bereqadves dhe kaq

    1. arben says:

      Po ca ke o legeni i Saliut, me b. mateni ju? po ku e ke mesuar kete sport? sa je stervitur? ke gje? dhe si e ke me shendet? mos te kane zene hemorroidet e koliti nga sporti i tepruar? je ne PD ore? po s’ke pune tjeter? sa e ke rrogen more pleher? zaberhane qe jeni, minj gjirizesh, kerma e ndyresria.

    2. hysni dajaku says:

      Une! jam I vjeter dhe koha me ka dhen shancin te jem ndodhur ne shume vende ne kohe te ndryshme duke fiksuar momnete “pikante”historia jone!!

      Shinasi!!!
      po te kujtoj nje detej per humor!nese e mban mend apo jo!!!
      ti delje e flisje per nat para studentetve te mbledhur ne shesh!!
      dukej qe ishe me elokuenti dhe me inteligjenti nga te tjeret ne ato qe flisje!!
      ne nje moment per ta bere turrmen me entuziaste,po rendisje disa pyetje dhe turrma pergjigjej ne kore ,POOOOOOOOOOOOOOOOO
      jemi ne ketu per te sjell ndryshimin!!!
      Turrma!Poooooooooooooooo
      mbas nja kater a pes pyetjesh qe nuk I rendis dot tani me tekst vazhdove!!
      Jemi mbledhur ne ketu per nje pjate me shume me Makarona!!
      Turrma, vazhdonte per inerci!Poooooooooooooooo
      Ti,ulerite!Jooooooooooooooooooooo vellezer JOOOOOOOOOOOOOOOO
      Turrma nga mbas!Joooooooooooooooooooooooo
      pastaj plasi nje e qeshur qe edhe sot qesh me vehte kur e kujtoj!!!
      Kan kaluar vite dhe ti padyshim qe je me I pjekur e me I ditur!!
      je I vetemi qe ke treguar integritet dhe personalitet perball eties per pushtet !!ndryshon nga te gjith keta qe na kan pare syt keto 23 vite pluralizem!!!
      Edi Rama kur ka folur ne qytetin student ka thene!!e di qe do ju duket habi,e do cuditeni po te them sot ketu para jush”Rrofte Balli Kombetar”” e di qe do qeshni por ju duhet ta dini se nuk e ka dashur me shume shqiperine Enver Hoxha se Mihtat Frasheri qe eshte djali I Abdyl Frasherit!!!!
      Ato ishin vertet kohe te trubullta si ne ide si ne qendrime!por jan edhe nje shpjegim qe tregojne situaten ne te cilen ndodhemi akoma e sot e kesaj dite!!!

  2. arben says:

    artikull krejt i sakte. asnje presje nuk i luan. bravo, ai qe ke qene ke ngelur, mos ua var zareve te Saliut.

  3. Delli USA says:

    Zotni,ju ne shkrimet tuaja i drejtoheni parise se Tiranes duke i futur te gjithe ne nje thes, si poziten ashtu dhe opoziten.E dini ju Zotni se keshtu kan filluar te veprojne dhe sejmenet e Saliut,si Cili,Fevziu,Shkullaku,Zheji,Peka etj,dhe se ky veprim con uje ne mullirin e tij?!Duke qene keshtu un nuk arrij te kuptoj qellimin e shkrimeve tuaja,ne keni ndonje mendim se si mund te dilet nga ky ngerc thuajeni,shkrimet e njejta qe na servirni eshte sikur ti bjesh fyellit ne nje vrime.

    1. mergimtari fv says:

      Or ti Delli i Xhezmiut artikull-shkruesi duhet te jete patjeter i majte ose i dhjathte qe te analizoj e kritikoj klasen politike per sjelljen me rinine ? je nxituar sepse ai shqetsohet per rinine e vendit e kombit te tij , kete kendveshtrim kemi ne si mergimtare per ate rini te çoroditur e pa prespektive te atdheut tone . Delli per kuriozitt ne France raporti i mardhenieve seksuale tek te rinjte eshte :per vajzat 17 vjeç dhe tek djemte 19-20 vjeç , rinia nuk duket neper kafene si ne Shqiperi , por shoqeria ka investuar 740 salla teatri e kinemaje vetem ne Paris e sigurisht ne gjithe qytetet . Rinia aktuale shqiptare per mendimin tim eshte jetime . Ne Shqiperine e sotme rinia e memesia fillon qe 12-13 vjeç , dmth. e jashteligjeshme . Dell uroj qe te realizohet deshira jote qe kete problem ta zbuste sa me shume te jete e mundur PS-ja me ardhjen ne pushtet .

  4. mali says:

    Pergezime per analizen! E verteta eshte se rinia eshte gjithmone e ardhmja e c’do kombi. Nje rini e shendetshme menderisht dhe fizikisht eshte garanci per nje te ardhme me te mire se ajo qe po jetojme ne sot. Politika e sotme shqiptare po tenton te infektoje edhe femijet tane, ashtu sic ka infektuar pjesen me te madhe te shoqerise sone.
    T’i themi politikes STOP !!!
    Nuk te leme te na shkaterrosh edhe FEMIJET TANE !!!
    LARG nga FEMIJET TANE !!!

  5. uragan says:

    …me pelqeu ky artikull, nuk e fsheh. Problemi eshte se nuk duhet ta kishte shkruar zoteria ne fjale. Z.Shinasi, kur u ngritet (apo ju ngriten, kete skemi per ta marre vesh kurre) ne vitet 90-te dhe shkelmuat cdo gje qe qendronte ne kembe, ju kishit pak a shume moshen e kesaj rinie qe sot i qani hallin. Tani me thene te drejten, me baze ato cka shkruani, shume dyshoj se nuk dinit cfare po benit, por thjesht u perdoret (kete duket qe e keni kuptuar me kohe). Ashtu sic po perdoret rinia sot, vecse ne kushte me komode, ata qe i perdorin jane udheheqesit tane, dhjetoristet, koleget e tu, gjakpiresit e shqiptareve. Keto gjera kerkuat pak a shume, z.Shinasi, keto gjera qe po “gezon” rinia sot, dhe qe i ke pershkruar shume bukur me siper, vecse nga pozita qortuese kete radhe. Po ju c’patet, pse ndryshuat mendje tani, apo ngaqe u plaket valle? Po te perdor fjalet tuaja, ju rinine shqiptare e “thyet dhe e zhveshet nga ndjenja sherbimit publik” me kohe, zotni i nderuar. Ju mungojne vetem pioneret e Saliut, qe ti cojne lule ne tribune, dhe ti kendojne kenge(me cifteli natyrisht, dhe pa shkronjen e ne fund. Kaq per tani…

  6. leka says:

    Perseri ky i pagdhendur,quan pari,katundaret maloke,qe vazhdojne te qelben ere pislleku gjithandej.Nje justifikim ka,duket qe eshte dhe vete i tille.

  7. Tarrasi says:

    E vertet paksa e hidhur tregon se populli shqiptar nuk ka ndonje se cfare te zgjedhi. Njeri me mut se tjetri vecse njerit i vjen pak me pak ere.

    Uroj qe shqiperia te beje nje referendum per ngritjen e nje shteti te ri.
    1) Ku zgjedhjet jane vec per parlamentin dhe vec per qeverine.

    2) Ku zgjedhja behet direct per kandidatet jo per partine.

    3) Ky kryeministri dhe ministrat nuk mund te zgjidhen me shume se 2 here ne kete apo ne nje post te ketij rangu.

    4) Presidenti zgjidhet direct nga populli.

    5) Te denohet me shum se cdo krim Korrpsioni i madh apo i vogel nga populli apo nga qeveritaret por me shume se korrpsioni te denohen gjygjtaret e korruptuar.

  8. kola says:

    Duke mos e lexuar fare cfare shkruan ky Shinasi por vetem titulli flet se kush shkruan. Ky fare mendimtari qe e quan veten profesor por qe flet si halak apo me gjuhe halabaku.Termi PARIJA E TIRANES eshte gjuha e nje halabaku.Shinasi Rama spiuni i Lek VElajt me nje PAMJE Halabaku flet si HALABAK.Kam mendue se vetem Edi Rame shpesh flet si HALABAK por ky Rama i New Yorkut ja kalueka Rames te Tiranes

    1. Ilir Gruda says:

      Ja ku fshihet LEPURI!!!!!! Ty te shqetsojne Ramat-t ?????Je i lexushem sa nje femij…por jo me sinqeritetin e tyre……Hahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    2. kola HALABAK says:

      Or kool,histeria juaj ndaj Ramave(atij te gjatit qeros dhe te rrumbullaktit plot lesh),me kujton epshin e koles(sekretar partie)ndaj dashnores se tij(gjysem profesoreshe,gjysem mesuse vizatimi),qe sa here e zinte ngushte i leshohej ne kurriz dhe…yyp kola.Mirpo disa here, dashnorja e koles kthente koken pas dhe e qortonte:-‘kool or kool,e ke keq o kool’.
      -Keq e ke vet,ja kthente vrullshem kola.
      -kool kool,e ke ne b…kole,mundohej te saktesonte dashnorja e koles.
      -Ne b…e ke vete,ja kthente pa u hallakatur shume kol HALABAKU.

    3. Shqiperi-Illyria says:

      Ti Kola di ndonje fjale tjeter pervec fjales halabak? Pasuro fjalorin me ndonje fjale me shume te pakten, e te ciles ia di dhe vete kuptimin, se deri te niveli i Shinasit nuk arrin ti!
      Na mbyti injoranca!

  9. Landi- Sverige says:

    Paria e Tiranes, paria e Tiranes, paria e Tiranes, ……., gjithshka qenka faj i parise se Tiranes, por sipas teje, Shinasi Rama, kjo pari eshte vetem tre persona, tre politikane, perfaqesuesi absolut dhe i perjetshem i pozites, paterica e tij ne pushtet dhe cuditerisht kryetari i opozites shqiptare qe po perballet me shume se kush tjeter ndaj ketij pushteti diktatotial, ndaj krimit, ndaj injorances, ndaj bythlepiresve, ndaj sharlataneve te pseudo-patriotimit shqiptare!!
    Te tjeret dhe vetveten ne ke pari i klasifikoni?! “Alternativa” e te tjereve dhe Ti nuk i drejtoheni rinise, nuk kerkoni prej saj ndryshimin? Ne qoftese “paria e Tiranes” vepron si gjarper apo si Hasan el-Sabah, te tjeret dhe Ti si veproni? Rinia shqiptare, packa e varfer dhe e izoluar, nuk ka ndryshim nga rinite e botes, nuk ka ndryshim nga ajo italiane, greke, amerikane, gjermane, etj. Ata kan endrra per te ardhmen, per jeten, per dashurine, per atdheun dhe nuk jane robota apo ushtare te njerit apo tjetrit grup politik. Ata kan pikpamjet dhe ideologjine e tyre dhe nuk mashtrohen nga propaganda feudo-mesjetare e Saliut dhe e kastes se tij pushtetare, por as edhe nga alternativa te “amerikanizuara” me doza te renda nacionaliste jashte cdo realiteti dhe te rrezikshme per te ardhmen e tyre ne shoqerine europiane. E keqja e rinise si dhe e shumices se qytetareve eshte pushteti i Sali Berishes si dhe i gjithe Ilir Metave te rinj te politikes shqiptare qe “zhurmojne” ndaj tij, por qe barazojne alternativen opozitare me poziten per te penguar me cdo metode fitoren e pashmangshme te opozites, te drites ndaj erresires, te kultures ndaj mizerjes!

  10. Dike Mullai thote- says:

    Z.Shenasi! Faleminderit per Artikullin. E lexova dhe Rilexova. Keni vene gishtin ne Plagen e Mjerimit te diteve tona. Si deshmitar i “DIKTATURES” po ju pershkruaj, shkurtimisht, Jeten time: Babai u nda nga jeta kur une ishja 8 vjec. Nena filloi pune, si pastruese, ne nje mense puntoresh te Minieres, per te na rritur ne 4 femije. Sapo mbarova shkollen 7 vjecare, fillova pune ne moshen 15 vjecare.Si minoren punoja 6 ore e paguhesha per 8 ore. Pas 5 vjetesh, per kualifikimin qe arrita, miniera me dergoi ne Shkollen 2 Vjecare te Puntoreve ne Tirane, duke marre pagen mujore 5600 leke. Per rezultatet e arritura fitova te drejten e studimeve ne Universitetin e Tiranes-Dega Elektrike, tashme me rrogen e Teknikut te Mesem 6300 leke/muaj per 5 vjete. Me Diplomen e Inxhinierit u emerova ne nje Objekt, larg vend-lindjes. Brenda muajit u strehova atje me Nenen, Gruan dhe 3 femije. Atje lindi dhe femija i katert. Pas 10 vjetesh u ktheva ne qytetin, ku banoj edhe sot si pensionist! Te kater femijet mbaruan shkollen e Mesme dhe ate te Larte: Vajzat Ekonomiste, Mesuese e Gjuhes Frenge- Djemte Kimist, Gjeolog Nafte. Ne kete periudhe “Te NDRITUR” 22 vjecare, femijet tashme familjare, Emigruan ne Greqi e Kanada! MAYA kendon:”Moj e mjera Shqiperi, nga Dy Pleq ne cdo Shtepi”.

  11. Analize krejt e sakte koleg. Ishalla rinia e shqyer nga paria e Tiranes i lexon keto thirrje. Ju pergezoj per shkrimin plot vlera. Poshtë paria e zgjebosur e Tiranes. Rrofte rinia qe e ngjall kete vend.

  12. kiriug says:

    1. REALITETI:”Paria e din se kur të mos kesh moral si njeri, nuk mund të kesh bindje politike e t’i dalësh kundër asaj.”

    2. SHPRESA: “…Këta vijnë nga grupimet ku familjet kanë përqafuar një sistem vlerash morale që janë të mbështetura në njërën nga gjashtë sistemet e mëposhtme: në fenë, në traditën popullore, në familjen, në idealizimin e të shkuarës, në ideologjitë moderne dhe në kombëtarizmin.”

    3.RRUGA; ZGJIDHJA: “Një shtet-komb është zgjidhja.”
    Per kete, “paria” duhet ta “shohin shtetin si strukturën qendrore, si thelbin e identitetit dhe kultivuesin e vlerave të vërteta morale e shoqërore”. Kjo nuk ndodh prandaj “Deri atëherë, edhe konfuzioni do të vazhdojë”. Them se ky eshte thelbi i shkrimit dhe qendron, edhe pse konfuz per vete. Them se nuk ka pse te merremi me autorin…

  13. alban4eva says:

    realitet i dhimbshem..!! mese te verteta ato qe ka thene Rama.. sot nje pjese e mire e rinise shqiptare (jo te gjithe natyrisht) nuk mund ti quash tjeter vecse llum..

  14. valter says:

    I nderuar profesor, une kam kohe qe uleras per kete shkaterrim e helmim te shoqerise shqiptare por ju e sqaroni ne detaje dhe ju falenderoj. Sa do te desha te kishim nja 300 si puna juaj ketu ne Tirane, do te ishim vertet nje antidot i fuqishem kunder kancerit qe perhapet me ritme te shpejta deri ne qelizat e paprekura akoma te popullit ton qe eshte pikerisht rinia nen 18 vjeç. Nese do te shkaterrosh nje kombe mjafton te shkaterrosh rinin e tij, dhe kjo eshte duke u realizuar fatkeqesisht!

  15. Lenini says:

    Deri me sot,te gjitha shkrimet tuaja i nderuari Shinasi,na japin ate pasqyre ku ne qe jetojme ketu e shohim per dite.Nje realitet i dhimshem,e fatkeqsisht do jete shume i gjate.Ketu shkruajne dhe njerez pa asnje fare kulture,pa nivel ideologjik,politik,kulturor,por mos ja ver veshin.Bejne komente se nuk kane se ç’far te bejne.
    Kjo eshte tragjedi,per nje komb qe nuk ka sot rinine me vizion,qe nuk di dhe nuk do te shohe se ku po shkon,qe thenia e Gjinit te portokallise”Rini e dhime” eshte aq aktuale,qe sot rinia nuk di asgje megjithese mbaron fakultete,qe nuk di te shkruaje shqip,megjithese jane me mastera,qe nuk mund te bejne asnje pune,megjithese ka nje profesin dhe nje shkolle,per te gjitha keto nuk e ka fajin vetem ajo.Sot nuk ka shkolla qe te mesojne rinine tone,ku ndodhet dhe ku do shkoje,mesusit dhe pedagoget jane aq te perçare dhe te frikesuar nga pushteti,sa nuk mund ti flasin hapur rinise,nuk mund te tregojne realitetin,nuk mund ta revoltojne per poshtersite e ketij pushteti se jane vete te frikesuar.Nuk jemi ne nje shtet ashtu si e enderuat Ju,por jemi ne nje diktature me te eger se ajo qe permbyset Ju.Dje flisje dhe perfundoje ne internim,por i nderuari Shenasi,te jepej shtepi,pune ne ferme,ne kooperative dhe jetoje,haje buke si te gjithe,aty ne fshat.Po sot? Fole, kerkove drejtesi,shave Saliun,del i tepert,pa pune,pa ndihme pa shtepi,pa buke,buke Z.Shenasi.Format e fashizmit,jane te njohura,per te qoruar rinine si tek ne,ashtu si e keni pershkruar Ju me pare,per piramidat e fakulteteve,ku me mijera ne vit marin diploma,me mijera jane juriste,ekonomiste,menaxhere etj etj,por punojne vetem ata qe “imer ne pune daja i vet”e vertete si thoni Ju.Dje Zoti Ilir Meta kish shkuar ne ne nje Coll Center,ku punojne me 1.3 euro ne ore,te rinjte qe dine mire gjuhen Italiane dhe krenohej kjo moster e vjedhjes se pasurise se popullit.A e pate si tallej,a me varferine e qindra te rinjve,a e pate si i ofendonte,ky qe nuk ka shkolle me shume se ata,por ka pasuri te pa matur? Dhe frika e bukes se gojes,beri qe asnje i ri nuk foli apo te protestoje se po shfrytezohen si skllever me kete lloj page.Nje vend i qytetruar,me nje rini qe di kush eshte qe njeh forcen e saj do ta kishte vershellyer dhe nxjere jashte nga puna dhe do kishte kerkuar,pronarit,page si kudo e jo te punojne sklleverit e shkullit te 21,per borgjezine e re shqiptare.Mjere ky vend me kete rini,qe nuk sheh.Mjere kombi shqiptar qe akoma dhe sot ne kete bote te internetit eshte qore.Mjeku qe do sheroje kete verberi,akoma nuk ka lindur i nderuari Shenasi,por ju mundohuni te therisni ne shkretetire,ishalla ju degjon ndonjehere ndonje fuqi mbinjerezore.

  16. Dajti says:

    Profesor, kete sistem qe po zvetnon rinine sipas teje u perpoqet shume te na e sillnit në 90 si student ne Tirane. Vure koken ne rrezik atehere, themelove Partine Demokratike?? etj.. ne fund ike ne Amerike.
    Pra u perpoqe, por i dashur profesor per vete apo per popull.??
    Tani, e ka fajin sistemi kapitalist qe po duam te ndertojme dhe ti aq u angazhove, e ka fajin paria e Tiranës , e ka fajin populli qe nxorri këtë pari apo ike ti dhe keta spo gjejne rrugen.
    Nga Amerika po te duket shume e lehte te analizosh dhe te jesh i pakenaqur me gjithcka ndodh ne Shqiperi.
    I ke bere pyetje vetes cdo kishe bere me mire ne se do qendroje.
    Do ishe ky qe je sot pa eksperiencen e emigracionit Amerikan.
    Cdo gje do kohen e vet , kemi vetem 20 vjet qe po perpiqemi te mesojme notin ne detin e demokracise.
    Pyetja eshte : ishim te pregatitur per keto lloj dallgesh.
    Them , jo.
    Rinia eshte pasqyre e sistemit.
    Si do qofte sot, me kohen e rinise tende dhe te Sali Berishes nuk do
    njeri te ndrrohet.
    Shqiperia ka nevoje te perveshesh menget e jo te japesh zemer si tifoz
    nga shkallet e stadiumit.

  17. Rai says:

    Shinasi! Do te vish ne Shqiperi,kur do hapen dosjet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje