Genc Ruli dhe Ruzhdi Aliu

16 Mars 2013, 21:07Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Genc Ruli është një nga njerëzit që ka pranuar të shërbejë në shtetin autarkik të Berishës dhe karrierën e gjatë si ministër e nisi duke prishur në mënyrë të njëanshme kontratën me gazetën “Tema” të Mero Bazes. Duke zbatuar në mënyrë të paprinciptë urdhrat e Berishës dhe si një servil mediokër i kohëve të vjetra, ai i dha goditjen më të rëndë shtypit antiqeveritar dhe, për pasojë edhe të lirë shqiptar dhe la të kalbet në kapanonet e një ndërmarrjeje një shtypshkronjë me një vlerë të konsiderueshme. Ndërsa Ruzhdi Aliu është një qytetar, më saktë ishte një qytetar pa ndonjë emër të madh. Ai vdiq nga dhuna e policisë së qeverisë ku shërben Genc Ruli, sepse protestoi për arrestimin e padrejtë të kryetarit të bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Po ç’lidhje ka Genc Ruli me Ruzhdi Aliun ? Asnjë lidhje të drejtpërdrejtë.

E vetmja lidhje është shfaqja e tyre publike. Ne të gjithë e kishim harruar Genc Rulin dhe e dinim që ai vetëm zbatonte porositë e Berishës i strukur në një ministri, sepse Genci nuk ka qibër për post, mjaft që të jetë ministri. Por, në një nga këto ditë, ai doli në një ekran TV-je dhe po u mbushte mendjen shqiptarëve se qeveria e tij kishte bërë të bëra e të pa bëra për këtë popull. Kjo është në të drejtën e tij, por ajo që nuk është në të drejtën e tij është fudullëku dhe arroganca me të cilën shfaqen këta njerëz në publik. Ndërsa Ruzhdi Aliu i mjerë u shfaq në publik vetëm për të protestuar në mënyrë të ligjshme, ndërsa qeveria që përfaqëson Genc Ruli e mori zvarrë, e rrasi në një komisariat dhe e rrahu barbarisht aq sa i gjori, pasi ndenji dy ditë në qelitë e ftohta të komisariatit të Kavajës, doli dhe, siç thotë shtypi, si pasojë e rrahjes barbare, vdiq.

Pikërisht kësaj qeverie dhe këtij shteti kishte dalë t’i këndonte këngën Genc Ruli dhe soji i tij në këtë javë të fillimit të fushatës elektorale. Kapadaillëku i Genc Rulit që numëronte hyneret e qeverisë u shkon për shtat qeverive me gangsterë, siç është kjo e jona. Këta qeveritarë nuk e kanë për gjë që të gënjejnë dhe të shkelin me këmbë opinionin publik. Në qeverisjen e Berishës, në këta tetë vjet, Genc Ruli ka drejtuar të gjitha operacionet skandaloze të kësaj qeverie. E nisi me shkatërrimin e një gazete, e vijoi me privatizimin korruptiv të ARMO-s, me koncesionet e kromit, pastaj me licencat e hidrocentraleve mbi lumenj në Jug e në Veri. Cili është rezultati sot? Opinioni publik dhe media e pavarur kanë treguar me fakte se të gjitha këto operacione të drejtuara nga Genc Ruli kanë qenë të dështuara dhe korruptive. Ku është ARMO sot? Ajo sipas kontratës do të duhej të kishte investuar 500 milion dollarë, por sot uzina e Ballshit është rrëgjuar fare. Ku janë hidrocentralet e vegjël për të cilat dha licencat Genci? Po me Bulqizën dhe aferat mafioze atje ç’bëhet? Si të mos mjaftonte e gjitha kjo, Genc Ruli, thotë shtypi, paska menaxhuar edhe 12 miliard lekë që të shmangen përmbytjet në Shkodër. Mirëpo, mjaftoi vetëm një ditë shi dhe 12 miliard lekët e Gencit avulluan.

Ndërkaq, në Kavajë Ruzhdi Aliu vdiq si pasojë e dhunës së kësaj qeverie dhe kryetari i Bashkisë së këtij qyteti martir u dhunua dhe u poshtërua me policë si në kohën e Anadollit për as edhe një gjë. Ky mesazh që kërkojnë të na japin këta gangsterë është i qartë. Ata natyrisht mund të hiqen si kapadainj e fodullë me opozitarët që kanë përballë, por në fund do të duhet t’i bëjnë llogaritë mirë me opinionin publik dhe me vdekjet që po mbjellin anë e kënd Shqipërisë. Gjithçka e ka një fund.

14 komente në “Genc Ruli dhe Ruzhdi Aliu”

  1. coku says:

    shkrim me vend, me ke lexuar mendimet.

  2. saliheqenefi says:

    interesant artikulli,keto fytyra i dashur yzeiri kane mese 20 vjet qe njihen per njerez ordinere dhe kriminele te pushtetit,edhe bebja i njehe bemat e tyre por problemi i madh ,big problem eshte se deri sa nuk i ka hyre per cerek shekulli ferre ne kembe dhe artikulli sfumohet plotesisht.Interesante do te ishte arsyeja pse kjo kategori njerezish po themi nga te dyja anet e politikes,jetojne dhe performojne ne pushtet kaq gjate kjo po do na sherbente.

  3. anonim says:

    Zoti Yzeiri, nuk ta ka fajin Genci por Edi Rama. Genci e ka treguar sa trim eshte qe ne kohen e drurit te arres, kur dhjeu nga ideja se Saliu do e rraste brenda. Pse nuk arrin Edi te nxise kete ide tek njerezit qe kane krime ne kurriz? Do te mjaftonte ajo firma e jashteligjshme per ACR ne Bulqize ne kohen qe nuk ishte minister dhe jashte mbledhjes se parlamentit per ta rrasur brenda. Thua qe Genci te kete marre garancite e duhura nga Edi Rama? Sepse gojat e keqija ne PD kane filluar te flasin per te tille pazare te Rames…

  4. Kely J. Andress says:

    Si gjithnje zoti Yzeiri jam dakort me Ju. Por une jam dakort edhe me “anonimin” e mesiperm per dyshimet e tij per Z. Rama.

  5. andrea says:

    Eshte e fameshmja “vil boshtova”e kavajes me administrator italian,ne qeverine e drurit te arres…pra ku ka prekur genci i ka rene flama…

  6. era says:

    Po behet njeçike si loje, por edhe une mbeshtes komentin e “anonim” dhe gjithmone ne komentet kam theksuar se Opozita duhet te jete shume e prere ne deklarate, per te mos thene ne programin e saj, per te ndeshkuar jo krimin dhe korupsionin por kriminelet dhe te koruptuarit. Ka ndrushim te madh ndermjet te dyjave.

  7. Treviso says:

    E gjithe Shqiperia duhet te ishte ngritur sot dhe te dilte ne sheshet kryesore dhe ti kerkonte llogari qeverise mafjoze dhe kriminelit sali :
    Pse e masakruat Rruzhdi Aliun? Ju qeveri Gangsterrash, duke masakruar zotin Rruzhdi Aliun, do masakroni nje popull te tere, po te keni force. Sot do ishte protesta me e madhe per te shporrur kriminelet qe ka mbledhur kasapi sali. Partine socialiste lereni te fleje dhe jepni ate qe meriton. Shqiperia sot, ka shume njerz te afte per te organizuar protesta paqesore. Partia socialiste po verteton se kerkon ta marre pushtetin pa u lodhur shume me politiken qe po ndjek. Popullit, ne keto momente nuk i duhen partite por largimi i pushtuesit, qe erdhi pa lufte dhe po kerkohet lufte per ta larguar. Ky pushtues erdhi ne fuqi, per gabimet trashanike qe beri e majta, dhe duhet ti paguaj populli sot. Dhe pse e majta eshte fajtore nuk po jep maksimumin e ndihmes per ta çliruar popullin nga qeveria fashiste. Jane majtistet e 1997 qe vazhdojne te mos e prishin terezine. Per mendimin tim keto majtiste duhet te dalin ne pencion se nuk kane force per ti dhene shoqerise.

    1. dymi says:

      O trevizo trapi,qe leviz ne mendime si nje pule pa koke.Po qe se socialistet dalin ne pension sic na porosit ajo koka jote bosh me cfare do t’ia marresh pushtetin Sa-lehit? Si nuk e kuptoni more qyqare qe duke goditur opoziten tani kur kerkohet me shume se kurre bashkim dhe batare te perqendruara kunder te keqes me te madhe qe ka zaptuar vendin,Nastradinit te Vicidolit,nuk beni gje tjeter vecse perserisni fjalet dhe idete qe perhap ky Nastradin me qellim qe populli te coroditet dhe ai te fitoje ndonje vote me shume.

  8. Dori says:

    Genc Ruli thone e ka pasur pseudonimin e Spiunit ne kohen e diktatures “Stilolapsi”.

    Genc Ruli ka lind ne Tirone dhe si i tille me nje siguri shume te larte pritej te kishte qene nje Spiun.

    Mund te presesh moral nga nje nje spiun sigurimi? JOOOOOOOOOOOOOOO

  9. banija01 says:

    anonim…

    Ne se nuk je PD-ist ,atehere e ka bere me se miri punen qe ben propaganda e Saliut.

    Kete propagand po ben tani qe gjoja Berisha ben pazare me Ramen dhe njerzit te besojne se te gjithe njesoje jane dhe ajo pjese e popullit qe nuk arin te dalloj krundet nga mielli i besojne.

    Ka te metat e tij dhe Rama ,po edhe ne kemi fajet tona qe vetem flasim e te gjithe rine ne kanape para televizorit.

    1. anonim says:

      jam i djathte jo i PD-se se sotme. Dua qe te iki Saliu. Nuk me prish aspak pune nqs e majta vjen ne pushtet. Nuk kam te tille probleme. Por dua nje te majte serioze jo thjesht nje rotacion sa per te thene. Te tille rotacion patem edhe ne 2005 dhe ku shkuam? Asgjekundi, perfunduam me nje kriminel ne krye te shtetit (se bashku me nje te demtuar mendor e fizik). Une nuk po hap llafe qe Rama po ben pazare. Une jam i prirur per te besuar kur i degjoj thashethemet per keto pazare. Pse? Sepse Rama nuk po tregon qe do te ndryshoje. Vetem nga kjo gazete online iu shtruan disa kerkesa per t’u deklaruar haptas pro ndjekjes se pameshirshme te Sales dhe klanit te tij pas 23 qershorit. Dhe cfare pergjigje morem nga Rama? Humor e batuta ne Diber. Ky eshte Edi Rama. Dhe nuk eshte faji im.

  10. zekthi' says:

    I nderuar z. Yzeiri ! Ministri i preferuar i Saliut eshte pershkruar sakte nga Kastriot Myftaraj ne artikullin me titullin ” Genc Ruli,kukulla me fije e duarve misterioze ” , botuar ne dt 08 Nendor 2007.

    Ja nen titujt :
    – Genc Ruli -superministri unik i PD qe nga 1991 deri ne 2007, kariera e te cilit dekonspiron qendrat e huaja misterioze.
    – Genc Rulu – njeriu misterioz i politikes i perzjere ne aferat e shoqerise civile dhe ekonomise shqiptare.

    Ju pa tjeter e keni lexuar kete shkrim shume te sakte, te kesaj figure te ftofte akull,(ku cinizmi i tij del hapur edhe ne daljen e fundit ne ekran) dhe te rrezikshem bashk me ortakun e tij siamez ne karakter dhe veprimtari, Artan Hoxhen.

    Berisha si krye ustai i tyre eshte kapur pikerisht nga keta tipa me kete veprimtari, dhe ne te njejten kohe Ai i ka kapur e mban zvarr ata nga kjo aresye e veprimtarise se tyre.

    Me 23 Qershor do te behet pastrimi i madh i cili duhet pa tjeter te vazhdoje pas kesaj date per te cuar gurin ne vendin qe i takon.

  11. dymi says:

    Sherbetor me shpirt skllavi!
    Ne nje gazete me emer dyqani,Mapo,ku nuk shitet djath e gjize, speca apo domate te kalbura,por nder e dinjitet,sikurse ka bere edhe botuesi i saj Neim Cili, sapo lexova nje shkrim nga beu(sic e quan veten) morracak i Kolonjes. Thote se Shqiperia eshte bere kantier ndertimi nga “doktor-i faraonik”, ndersa ne Tirane merren vetem me llafe kafeneje.
    Cfare po thua o beu yne?!?! Te plaste koka o beu yne- do te thoshte cajupi po te ishte tani gjalle! Po c’veper faraonike eshte tyneli i Kerrabes?!?! Shume me te medhaja se ajo i bente edhe sponsori i diplomes tende inxhinjerike,Enveri,po ku na katandisi ai o beu yne me koken si kungull? Po cfare beu je ti,o ditezi, qe i shitesh,badiava,nje katundari malok( jo malsor) si Sa-lehi megjithese ju a ka futur koken ne bythe te gjithe ju bejlereve? Me thuaj nje rast,o beu yne kokebosh e grafoman,qe raca juaj e bejlereve(ne qofte se me te vertete ti ke gjak beu e nuk je pjelle e shartimit te beut te vertete te Kolonjes me ndonje sherbetore) kane marre pronat.Kush e ka Laknasin e Bathoren,pronaret e tyre bejlere, frashellinjte,apo rrjepacaket katundare vicidolas.Po ai beu qe paske takuar ti,vec hotelit c’prone tjeter ka marre nga trashegimia e tij? O Ypi,rrace e shartuar e beut me kopilen,per gjith c’ke shkruar ne dyqanin e Cilit, ju kam quajtur qysh ne fillim te ketij komenti, SHERBETORE ME SHPIRT SKLAVI, sepse keshtu jeni mesuar ti zbuloni bythen pushtetareve, sic keni bere qe kur i lepiheshit si langonj Enverit. Per ate kohe ju justifikuam se Enveri te merrte jeten po tani c’ju detyron, vec shpirtit prej skllavi?

  12. abc says:

    o dymi ke nje emer haxhiqamilesk per te fol per nje kolonjar me dell stilolapsi si Edison Ypi.
    Ti s’di te lexosh jo me ta kuptosh ate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje