Nga Ilir Yzeiri
Shqiptarët po binden gjithnjë e më shumë se kryeministri i tyre nuk është një njeri normal, ai është një shmangie nga norma sociale. Rasti i fundit është teksti që ai ka lëshuar në eter pas takimit me Papën Françesk I. Ai thotë se ai takim me Papën ishte një bekim për fitoren e 23 qershorit se edhe qielli vegoi kur ai i shtrëngoi dorën Papës. As më shumë e as më pak, por një njeri jo normal, një fyerje banale për ne shqiptarët. Në qoftë se Papa Françesku I do të mësonte se si është shprehur Berisha pas takimit me të, ai me siguri do të kishte anuluar deri edhe shugurimin ose do të ishte tronditur aq thellë sa do të kishte kërkuar që ai njeri të mbahej afër nga mjekët e të mos qarkullonte vetëm e të shmangej nga kontakti me turmat.
Mirëpo, tani ne shqiptarët e kemi ngrënë turpin me bukë dhe sa herë që jemi në kontakt me të huajt duhet të ulim kokën kur na përmendin hyneret dhe marritë e kryeministrit tonë. Po le të kthehemi te argumenti ynë.
Kjo ceremoni madhështore, siç është përurimi i Papës, është një rast hijerëndë reflektimi dhe një ngjarje e përzishme gjithashtu. Papa është pasues i Shën Pjetrit, i atij që do të zëvendësonte Zotin në tokë. Dhe ky rast i mbledh gjithë besimtarët bashkë që të kujtojnë sakrificat e mëdha të Zotit për të shpëtuar njeriun si dhe për të kujtuar flijimin e Zotit, gjithashtu. Ndaj gratë hedhin në kokë një sharp të zi, ndërsa Jozefina jonë, një shmangie tjetër sociale, vë në kokë një kapele nga ato të modës së fundit dhe ngjan si gagarele në atë mjedis ku gruaja më e fuqishme e globit, zonja Merkel, është veshur më shumë sesa thjesht. Mirëpo kjo është punë të marrësh dhe punë katundarësh gjithashtu.
Kështu, në këtë rast, sipas kësaj shfaqjeje madhështore, takimi me Papën është në një farë mënyre edhe si takim me Perëndinë. Shtetasi i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha nuk do të kishte pasur kurrë rastin të merrte pjesë në një ceremoni të tillë në qoftë se ai nuk do të kishte postin që ka sot. Atje në Romë shkoi kryeministri i Shqipërisë dhe jo shtetasi shqiptar nga Viçidoli. Ai shkoi në Romë si përfaqësues i popullit shqiptar dhe në një rast të tillë ai do të duhej të lutej për popullin e tij që është ndër më të martirizuarit në Europë. Do të duhej të lutej për klerin katolik të martirizuar nga komunistët, deri edhe për Pjetër Bogdanin këtë shërbëtor të madh të krishterimit.
Pra, pasi të kthehej që andej, ai me një ton të përzishëm duhej të na kishte shpërndarë ne shqiptarëve këtë mesazh, këtë lutje që ai kishte bërë për popullin e tij. Mirëpo jo. Ai kthehet që andej dhe shpërndan një tekst pornografik politik. Pse pornografik? Sepse sipas atij teksti, Papa i paska thënë Berishës që t’ia… nënën opozitës, t’i shk… zgjedhjet siç ke bërë gjithmonë dhe të mbretërosh kështu siç je … i dalë mendsh. A thua vërtet kështu t’i ketë thënë Papa këtij kryeministrit tonë… Sepse Papa duhet të ketë dëgjuar se ky njeri sa herë që bën zgjedhje, me opozitën bën ato dy veprime që përmenda më lart.(Të më ndiejnë lexuesit për fjalorin që nuk është i imi, por nuk mund të shpjegohet ndryshe kjo sjellje e kryeministrit shqiptar që po na mbulon me turp).
Shume sakte. Me Salen dhe Jozin eshte “punë katundarësh” ngado ta kapesh. Jam i siurte se se shpejti do fillojne to etiketojne si “i cmenduri Tiranes”
Papa i tha Sales:
Te kemi thirrur te marrim masen per arkivolin!
Femijeve jua marrin masen ne vend! Qenit te Argites, do ja bejme ne te njejten mase me tenden, te gjithe qente e kane arkivolin njesoj!!!
Ne lidhje me Jozefinen e ke komplet gabim o z.Yzeir
Ti vete thua se ne kete rast grate mbajne nje sharp te zi ne koke, dhe meqense jetojme ne kohe moderne dhe Jozi nuk mund te vnedosi nje sharp te zi ne koke,
se eshte ne Europe, ka vendosur nje kapele te zeze qe eshte nje variant modern i sharpit te zi qe vishej ne kohen e lashtesise
Pra Jozi meqense eshte edhe katolike, eshte plotesisht ne regull me traditen e religjonit te saj …dhe ne te njejten kohe eshte shume shik duke qene
ne koherence me kohen moderne qe jetojme dhe me moshen e saj relativisht te re
__Ndaj Jozin e kritikon kot fare pa asnje Arsyeeee — se Jozi duket aty Shkelqyer …
Urejtja ju ka zene syte —Une nuk jam me Jozin se ajo eshte nje partiake e semure dhe qe nuk duhet te jete ne rkye te Parlamentit tone,
porse ne kete rast e drejta eshte ne anen e Jozit
_-Edhe Salen qe e keni marre aq seriozisht fjalet e tij , e keni gabim ,
se Sala ka folur me shume ne aspektin supersticoz per takimin me Ppaen dhe
eshte e natyrhsme qe cdo njeri e ka ate pjese ne mentalitetin e tij ….Po nejse
Nuk po del ndonje Avni Rustem ta coje ne te Sheqeres kete psikopat
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/bekimi-hynjor.html
Kush eshte ky qe ka shkruar kete artikull ?!? Cudi cfar klithje kafsherore!
Po ju qe komentoni cfar jeni?!? Ju kujtohet viti kur PAPA erdhi ne Puglie (It)dhe ne SHQIPERI qeverisnin komunisto-socialistet !? Babllaret tuaj?
Ne jemi ndryshimi, Perpara me Zotin !
Denimin shpirteror te Shqipetareve ne vitin 1967 , duke prishur kisha dhe xhamia nuk duhet ta harrojme .
Mostrat e pushtetit….ia shkelyu veladonin Papes duke e shtrengur…
Le te themi se Ilirit i jane zbardhur floket nga sikleti qe duhet te shkruaj per kete mostren k…minister qe ne kemi risk,le te themi se i jane ngritur lesht perpjete…le te themi se do donte ta zinte me shqelma e ta hidhte ne plehera,cfaredo te themi nuk mjafton….! Iliri vuan kur shkruan:Do te gjeje fjalet me te arrira qe ti mbushi mendjen ketij populli,qe ka qindra aresye per ta shporrur kete palo k…minister me vote,dhe jo me gjak sic i pelqen atij!!!!
Saliu ka treguar dhe tregon se nuk eshte gje tjeter vecse nje MALOKAR(nuk duhen ngaterruar malesoret vigane)i dale nga shpella dhe qe duhet rikthyer aty,urgjentisht!Non ho l’alto comento!
Rreshqitje mendore thuaj zoti Ilir, lajthitje, pithitje.
I luajtur mendsh, krejt. Si mor papa, uron gjysmen e popullit, dhe nuk uron gjysmen tjeter. Po keshtu thote ky e cmendur.
Po meqenese e ka fat takimin me Papen po i kujtoj se pasi u be president ne 92, dhe takoi papen, humbi zgjedhjet lokale ate vit dhe ne 94 humbi referendumin per kushtetuten. Me pas e takoi papen ne 96 dhe dihet sa mbare i vajti ne 97.
Dhe e fundit. Papa bekon te varferit dhe urren ata si kryeministri yne dhe familja e tij, qe ushqehen me djersen dhe gjakun e shqiptareve…
Nje njeri qe ka qene deri ne moshen 47 vjeçare komunist,nuk mundt te transformohet kurre ne nje besimtar,dhe nese pretendon se beson,akoma me keq per te,tregon me paturpesi se esht hipokrit.
Berisha as me shum dhe as me pak esht nje komunist i rinovuar.
Servilizmi esht veti e provincjalit.Provincjali e ka inatin me te vetet,
me fqinjet,me nje fjal me njerezit e tij,kurse te huajit i perulet deri ne peshtiresi dhe neveri.Stakimi i trurit esht orgazem,por ketu nuk kemi orgazem seksual,por politik.Po rasti kur hoqi Zonja Klinton pallton dhe
Berisha zgjati duart qe tja marri?
Ilir ,me pelqeve ,me se i sakte ,pornografi politike ,po po!Edhe katunarja me kapelen trendy mungonte turp per katoliket qe e lejojne ti diskreditoje!
Shmangie mendore e popullit dhe jo e Berishes.Si ka mundesi qe nje popull i tere nuk qohet ne kembe te zhtuke kete zagare bashke me klyshte e tij?
Z.Yzeiri,kete turp te pa ane, se pari ta mbaje brekdhjeri Rama.qe na e ka lene ne dere,se paku prej 4 vjetesh dhe as qe ka sy te ndrroje breket.
Zoti Yzeiri, Se pari Imzot Rrok Mirdita i cili e ka kethyer faltoren e Zotit ne foltore per Sali Berishen, se dyti banda e korruptuar e PD se ciles nuk i behet vone se c’fare ben e flet Berisha. Qeni Berisha le te lehi karvani i alibabave te PD shkon PERPARA! Shikoni Jozin as katolike s’eshte, lejon nje halldup si myslymani Sali te transformoje nje takim protpkollar ne nje horrllek elektoral, qe Papa Francesco I as ia ka as do tia kete idene! Se me tipa si berisha ajo mendje e kthjellet paple ska si asociohet,po horri dhe putanela na felliqen te gjithe neve qe e duam dhe e respektojme shume shume figurn e Papes dhe kete e thote nje person si une qe jam myslyman, por une e shikoj Papen Francesco I si nje Lider shpirteror me influence shume shume te gjere ne bote dhe papatin si nje qender te rendesishme te civilizimit te Europes dhe Botes.
Nje bravo te forte zoti Ilir Yzeiri per kete shkrim qe meriton noten 10.
Jane ndare kategorite shoqerore ne Shqiperi sot ne dy grupe.
Grupi i Saliut qe mund ta quajme grupi i turpit me soj sorollopin me te trashe dhe idiot dhe kriminel.
Grupi i Edi Rames qe cdo dite e me teper po fiton nje terren te papare dhe qe jane njerzit njerez dhe jo kafshe si ne grupin e pare.
e ke gabim ilir,,vetem mu me rezervun pritje te vecante ,,sa u afrova te shehi me rethuan bodigardet e papes dhe me cuan ne sallen e vecant ,,kur kalova porten esalles nje ze qiellor ja ban pip pip pip pip ,,athash dmth pap pap pap,,,me pyeten pse mban nje antiplumb ,,,jo i thash kam dy atiplumb,,i kram si rrufeprites qe po ra rufeja si diten qe dha doreheqjen papa te bier mbi mu jo mbi papen ,,,,se imagjinon sa u preken rojet,,,me thane cfare do ,,ju thash nje foto me papen dhe nje vend afer merkel sa per foton,,,,,jam i madh,,ne jemi ndryshimi per para sb
Perfundimisht duhet lidh ene gojen duhet me ja mbydh me sfer nga ato te lodrave erotike se na beri gazin e botes .
Mua s’ma ndjen fare as per Papen e as per per psiqikun tone.
Te dy jane vec bufone te disa zakoneve qe cdo qyteterim do kishte turp ti kujtonte ne te ardhmen e afert. Si Papa dhe ky gomari jone qe mban lidhur pas bishtit dhe dhine e Shkodres bejne keto cfaqje se ne Shqiperi dhe jo vetem atje populli nuk e di vertet forcen qe ka dhe se vendimarja duhet per cdo gje te jete kolektive e jo nga individe sado te civilizuar qofshin ata. Kjo bufoniade idiotesh do marre fund shpejt dhe jo nga popujt e pandergjegjshem e tye paqyteteruar.
Shkrimet e Z. Ilir me pelqejne pasi jane shkrime te sinçerta e ngre probleme serioze.
Z. Ilir due te kujtoj nje gje te thjeshte. Isha ne Bolonje dhe kerkoja nje aderese, e nuk po e gjeja. Papritur gjendem ne nje rruge qe shkruante, “Via P. Bogdani Arqiveskov i Kosoves ne sh. XVII” Me la nje pershtypje te jashtezakonshme per kete vleresim qe nje popull mik i bente ketij personaliteti shqiptar. Kuptova se çfare rendesie kane studimet e D. I. Rugova per kete personalitet.
O Shqypni e mjera Shqypni!
Bobo,Perkthyesit duhet ti jepet urgjentisht e drejta te transformoje perkthimin e Fjalimeve te te “Parit” tone!!, se na felliqi para botes.U pa puna, situata qenka merre me leng,,,, po te pakten mos gajaset Bota me ne.E di si eshte puna,Salen duhet me e ingranu ne ca aktivitete te tjera qe te kaloje kohen,,,cojini ca fallxhore ti shofin filxhan ose ti shtjene fall, le te merret me qiellin e shtate,se sic duket rrugen e ka marr me kohe per andej.
-Bekimi im – i tha Papa- eshte : Me 23 Qershor,lere te qete ate popull qe e ke mbajtur peng per 23 vjet. Kjo eshte keshilla ime me e mire dhe me vlere! Dhe ti ik me nder se e ke menderosur krejt ate vend !
Shum po e ngreni salen dhe jju.
E nuk te ben dot gje plakushi I cmendur impotent.
Ai esht frigs,dhe e ha Karin…Me dhemb vec per kolltuk.
Ky nuk eshte kryeminister po HORR i horave,DOC i docave.
Shkrim perfekt.
Takimi i Papës në këto raste nuk realizohet me ftesa,Vatikani nuk bën ftesa,një kjo, se saliu thot se më ftuan mua në celebrimin e Papa Franceskut I.
e dyta :Papa është figurë e rendesishme referimi botëror jo vetëm për besimin katolik por edhe për gjithë besimtarët në botë pavarësishtë besimit të tyre,
e treta: papa Benedikti VI sapo dha dorëheqjen nga posti i tij me vullnet të lirë dhe pa asnjë arsye madhore,por dha një mesazh kuptimplot për gjithë njerrëzimin ,për të gjithë ata që mbajnë pushtetin me dhunë.Këtë nuk e komenton kryeministri ynë ,përkundër na thotë se papa e ka uruar për rimarrjen e pushtetit dhe bekimin e më pak se ca % të oborrit të tij,por jo për popullin shqipëtar.
Papa është Ati Shpirtëror i gjithë botës ,i popullit të thjesht, veçanërisht zgjedhja e këtij pape,Franceskut të I që me emrin që ka zgjedhur jep mesazhin për mbrojtjen e të varfëve dhe njerëzve në nevojë dhe nuk mbron apo nuk është në krah të udhëheqësve ,vrasësve dhe atyre që pasurohen me punën skllavëruese dhe në kurrizin e popullit të varfër.