Një nënë nga Tirana ka dërguar sot këtë letër në posten e redaksisë:
E shtune, kohë dreke… Kompleksi Dinamo, Tirana e Re.
Djali ynë që për pak mbush 13 vjeç, të premten sapo u kthye nga shkolla, na kërkon leje për të shtunën sepse e ka lënë me shokët për të luajtur kalçeto. Na premton se do bëjë mësimet të premten për ta pasur të shtunën të lirë. Pa shumë dëshirë i themi një “PO” të thatë. Një “PO” sepse të vjen keq se janë fëmijë pa fëmijëri… E fillojnë ditën në orën 7 të mëngjesit dhe e mbyllin në 7 ose në 8 të darkës me detyra, libra e projekte pa fund… dhe ndonjë orë loje elektronike apo televizor po i doli koha. Të thatë sepse si kane ardhur kohët, nuk të vjen t’i lësh vetëm.
Megjithatë dhe kjo “PO” vjen me shumë pyetje e sigurisht me kushte. Me kë do luash, më saktë emrat e shokëve, për ndonjë që nuk e kemi dëgjuar më parë bëjmë dhe ndonjë pyetje, po ku e ka shtëpinë, ku i punojnë prindërit, sa kohë do lozësh, kur planifikon të kthehesh??? Dhe në fund i themi që duhet të marrë celularin me vete që të kemi mundësi të kontaktojmë me të. Celulari është i thjeshtë, i gjyshit të tij, dhuratë nga e bija… dhe kjo është hera e parë që ai pranon dhe e merr me vete.
Kanë ardhur kohë të vështira dhe mundohemi me aq sa mundemi të krijojmë një balance mes kontrollit dhe lënies së “lirë”, që sot përkthehet një herë në jave me shokët për disa orë…
Është ora 15:00, tek kompleksi Dinamo. Pasi kanë mbaruar kalçeton dhe kanë ngrënë nga një pite, të kënaqur e të lumtur sa s’ka me, ndahen nga njeri- tjetri dhe marrin rrugën e kthimit secili për në shtëpinë e tij. Djali ynë dhe një shok i tij e kanë rrugën bashkë… Sapo bëjnë 10 hapa drejt lagjes, në drejtim të shtëpive të tyre tek Tirana e Re, u dalin përpara tre 15-16 vjeçarë me thika dhe duke i terrorizuar dhe u marrin me dhunë celularin…
Vrapojnë pa frymë në shtëpi, i bien derës me shumë zhurmë dhe sapo hynë brenda, bërtasin… Babi, babi hajde se me morën celularin… Ti si pa kuptuar ke veshur këpucët dhe në tre sekonda ke dale përjashta sepse mendon se aty tek oborri ndonjë çun lagje qe ti e njeh ia ka marrë me shaka…
Del jashtë dhe ne ato pak metra mëson se ia kanë marrë nja dy minuta më larg, dhe si pa kuptuar i hip makinës bashkë me dy fëmijët që të arrish keqbërësit… Rrugës mëson se i paskan dalë dhe me thika… Bën një qark i pashpresë rreth lagjes dhe kthehesh në shtëpi. Ajo që të shqetëson është reagimi i fëmijës… Babi, unë mund t’ia merrja thikën, ata nuk ishin të fortë për ta përdorur, ishin më shumë, prandaj… ishin më të mëdhenj… Nuk ke kohë për të menduar dhe mbërrin në shtëpi ku të pret bashkëshortja e tronditur, e cila të thotë se duhet ta denoncojmë në polici… Ti qesh dhe mundohesh të argumentosh se këtu po vidhen e po vriten njerëz përditë dhe policia nuk merr as denoncime. I thua se është kohë e humbur e i kërkon të bëhet realiste, por ajo insiston, dhe insiston fort ashtu siç vetëm gratë dine të bëjnë… Dhe sigurisht merrni rrugën për në polici…
Rrugës mrekullisht sheh një patrullë policie, ndalon dhe i thua, sapo i dolën fëmijës përpara tre adoleshentë me thika dhe e bastisën… Dhe ja ku vjen përgjigja bombe nga polici:
“Ka dalë situata jashtë kontrollit, u hipin furgonave ku janë e ku s’janë dhe vijnë të gjithë në Tirane për të vjedhur… I ka nxjerrë varfëria të gjithë në rrugë, nuk kemi ç’tu bëjmë… pardje i ranë një shokut tone dhe i morën laptop-in…”.
Ti shikon bashkëshorten në sy, e cila dorëzohet më në fund dhe e pranon se këta nuk mbrojnë dot veten e tyre e jo më të birin e saj. Duhet të jetë e lumtur që mbaroi me aq.
Megjithatë, policët mundohen të bëjnë disi punën e tyre. Duken djem të mirë… Të ofrojnë t’i hipësh makinës me ta dhe të bësh një xhiro deri nga fundi i bulevardit se zakonisht këta “hajdutët” dalin në bulevard të shumtën e herëve, për tu kthyer andej nga kane ardhur… Shpresëpak, por me idenë që t’i shkosh deri në fund, e mbaron xhiron me ta dhe kthehesh në shtëpi. Sigurisht duarbosh.
Mbledh veten dhe të kujtohet reagimi i parë i fëmijës: “Babi, unë mund t’ia merrja thikën, ata nuk ishin të fortë për ta përdorur, ishin më shumë, prandaj… ishin më të mëdhenj…”
Aty kupton qe e gjitha kjo duhet përkthehet në një leksion për fëmijën tënd. Si burri-burrit, me dhimbje përbrenda, i pashprese, i jep atë leksionin se jeta është me e rëndësishme dhe në raste të tilla duhet të ruajë gjakftohtësinë, të tërhiqet… I thua se duhet të dorëzohet (para ca qurravecëve me thika) dhe duhet t’u japë çfarë të kërkojnë sepse jeta është me e shtrenjtë. Të ruaje kokën! Të ruajë jetën!
E ndërsa te nesërmen hap televizorin dhe dëgjon horrorin e radhës, me pedofilin dhe dy viktimat e tij, nuk harron t’i shtosh këshillës që i dhe fëmijës një mbrëmje më parë se këtej e tutje nuk do të dalë më i pashoqëruar, a thua se kjo është zgjidhja.
Të kujtohet dhe shprehja e policit se situata është jashtë kontrollit dhe varfëria i ka nxjerrë në rrugë. Rebelohesh brenda vetes dhe në një dialog pa zë i kthen përgjigje policit në mungesë: – Jo mor jo, nuk i ka nxjerrë vetëm varfëria, se të varfër ka gjithmonë… Është mungesa totale e shtetit që ka kthyer pasigurinë për jetën në mes të ditës në mes të Tiranës.
Ky është shteti i Mulit dhe i Sali Berishës.
Ti zhdukim nga pushteti para se të na zhdukin.
Meqenese mungon tourkofagos pa i mare leje po e zevendesoj……………….pune KORRAKESH!!!
Nese shoqeria shqiptare nuk ngrihet e bashkuar ne proteste per kete ngjarje, eshte e mbaruar.
Minimalisht duhet te kerkohet te shkarkohet pergjegjesi No.1
Flamur Noka
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html
Ky eshte realiteti jeni te gjithe dakort qe te jete keshtu prandaj eshte keshtu .Tragjike.
Ne se Berisha nuk merr masa urgjente ndaj atij prokurorit plehre Blerim Tominaj si dhe ndaj asaj bushtres gjygjtare Shefkije Demiri, duhet te qerrohet nje ore e me pare nga Shqiperia.
Na lini nje vend dhe kohe takimi dhe te protestojme ndaj Prokurorise dhe Gjykatave te ndyra te ketij vendi.
Ne se vazhdojme te bejme indiferentin, do te vije nje dite te na bjere ne kokat tona…
Ju me njihni nga komentet qe jam demokrate, por ketu nuk mban puna. Prokuroret e gjykatesit nuk mund te tallen me jeten e femijeve tane. Bejini thirrje popullit e te ngrihemi ne demostrime paqesore. O te rregullohet drejtesia, ose mbetet te ikim te gjithe nga Shqiperia dhe pastaj te rrine ketu Sala, gjygjtaret e kursit te plepave, prokuroret halldupe dhe policet qe i bien ciftelise…
Eshte e tmerrshme,Shqiperine e drejton injoranca,vendi nuk behet me militant partish
Ne vende te ndryshme te botes eshte polici i lagjes.Pse te mos jete dhe ketu (te pakten ne zonat e mbi populluara).
ky eshte shteti shpellar i S-halè kermes..!!! duhet qeruar S-haleja nje ore e me pare o njerez..!!