Histeria e dënimit me vdekje përballë rënies së shtetit

20 Mars 2013, 02:28Blog TEMA
Histeria e dënimit me vdekje përballë rënies së shtetit

Ardian Prrenjasi

Nga Bledar Lumani

Ardian Prrenjasi, njeriu që pranoi se ka vrarë një fëmijë 11 vjeç, ka rikthyer debatin e kthimit të dënimit me vdekje në vend. Blogjet dhe mediat gëlojnë për këtë ide dhe tashmë ka shpërthyer një histeri e vërtetë për dënimin e tij me vdekje dhe rikthimin e këtij dënimi ekstrem.

Ka një garë gati-gati të shfrenuar për sugjerimin e dënimit me vdekje të këtij njeriu. Duke nisur që nga prindërit e tij. T’i vihet tritol dhe ta hedhin në erë në sheshin “Skënderbej” sugjeronte ish-bashkëshortja e tij. Ta varin, të mos jetojë më asnjë sekondë ky monstër, shkruajnë dhe nëpër blogje dhe rrjete sociale.

Gjithë ky irritim është i kuptueshëm. Për më tepër po të kihen parasysh edhe disa ngjarje makabre që kanë ndodhur brenda një kohe të shkurtër, si rasti i Shaban Norjas apo vrasja e një vajze adoleshente të pafajshme.

Duket sikur askush nuk ndalet për një sekondë dhe të vërë në punë logjikën, por i ka hapur udhë urrejtjes për veprimin dhe vetë Ardian Prrenjasin.

A do të ishte zgjidhje vrasja e një njeriu për të vënë drejtësinë? A do të ishim ne më të mirë se Prrenjasi, nëse vendosim që të veprojmë pikërisht si ai? A kemi ne të drejtë të vendosim që t’i marrim jetën një njeriu, qoftë ky edhe më krimineli dhe monstra?

Personalisht mendoj se jo. Debati nuk duhet të drejtohet nga dënimi me vdekje i këtij personi, por nga kapitullimi i shtetit, më saktësisht sistemit të drejtësisë dhe vetë shoqërisë.

Nëse do të kishim një sistem gjyqësor normal, Ardian Prrenjasi sot do të ishte në burg, ndërsa Julian Çela, fëmija 11-vjeçar i rrëmbyer dhe vrarë nga ai, në shtëpinë e vet. Fakti që gjykata e ka dënuar vetëm me një gjobë qesharake disa vite më parë, edhe pse akuzohej për pedofili dhe madje ishte dënuar për këtë vepër në Greqi, dhe fakti që gjykatat kanë vepruar pothuajse njësoj edhe me Ardianët e tjerë, tregon se këtu nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Fajtori në kërë rast për vrasjen e këtij fëmije nuk është Prrenjasi, por gjykata. Ai që duhet dënuar me vdekje, është pikërisht sistemi i drejtësisë.

Dhe jo vetëm se ka përgjegjësi për vdekjen e Julian Çelës. Ka përgjegjësi edhe për ata që humbën jetën në Gërdec, në Bulevard, por dhe qindra rasteve abuzimi që shpesh mbeten larg syrit të mediave. Pas dy ditësh, ky sistem drejtësie liron Mihal Delijorgjin, një prej njerëzve përgjegjës për vrasjen e jo një, por 26 personave. Më pas do lirohen me radhë edhe Ylli Pinari, Dritan Minxolli etj, ndërkohë që disa të tjerë, si ministri Fatmir Mediu apo djali i përfolur i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, as që janë gjykuar.

Çështja nuk zgjidhet me urrejtjen kolektive dhe histerike ndaj një njeriu me çrregullime mendore dhe emocionale, por me ribërjen e sistemit të drejtësisë. Për këtë duhen ligje të mira, gjë që në rastin e pedofilisë nuk i kemi, pasi dënimi maksimal për këtë vepër në Shqipëri nuk shkon më shumë se 15 vjet. Për të kaluar pastaj tek njerëzit e drejtësisë, të cilët janë kthyer në simbolin e rënies së shtetit në këtë vend. Kjo e fundit në fakt është edhe pjesa më e vështirë, pasi ligjet mund të ndryshohen dhe rregullohen, ndërsa njerëzit jo. Dhe nuk është fjala vetëm tek prokurorët dhe gjyqtarët që janë sot. Edhe po t’i heqim të gjithë dhe të vendosim njerëz të tjerë, do të vidhnin dhe bënin padrejtësi njësoj edhe këta të fundit. Është çështja tek mentaliteti i shoqërisë shqiptare, e cila për fitime materiale ka asgjësuar tashmë moralin dhe dallimin nga ajo që është e drejtë dhe ajo që nuk është e tillë, nga ajo që është e mirë dhe nga ajo që nuk është.

Është e vërtetë që ka një shpërthim frikshmërisht të madh të dhunës, duke nisur nga vjedhjet, përdhunimet, rrëmbimet dhe vrasjet, por gjithë kjo ndodh si pasojë e prishjes së hallkave të shtetit, duke nisur nga policia, prokuroria dhe në fund gjykatat. Por, zgjidhja e problemit nuk ndodh me dënimin me vdekje. E kanë SHBA-atë këtë dënim ekstrem dhe megjithatë vrasje dhe krime makabre në atë vend ndodhin pothuajse çdo ditë.

Gjëja me rëndë që mund t’i bësh një njeriu, është t’i marrësh jetën. Ne nuk kemi pse e ligjërojmë këtë gjë, pasi boll jetë merr krimi. Shteti ka për detyrë që ta mbrojë jetën. Dhe të gjithë duhet të luftojmë për këtë gjë, si të mbrojmë dhe përmirësojmë jetët tona. Është pikërisht kjo që duhet të kërkojmë nga ky shtet, asgjë tjetër.

15 komente në “Histeria e dënimit me vdekje përballë rënies së shtetit”

  1. mirel says:

    po ik ore
    Ben dhe pyetjen a jemi me te mire nga krimineli nese i duam vdekjen,
    Ai e kerkon vdekjen vete mor pis, qe te dhimbset jeta e tij.
    Jete per tu kursyer eshte ajo.
    Bile ai do vrare ne meyre publike qe te bene mend te tjeret dhe te mos guxojne ta mendojne nje gje te tille si ajo qe beri ky monster.
    Ik dhe mos na shit shume pallavra.
    Krahason ti jeten e femijes me kete te kriminelit.
    Nje i cmendur mund te flas keshtu.

    1. ane says:

      Autori nuk krahason jeten e kriminelit me te femijes, por duhet te jemi rracional dhe te mos gjykojme nen pasione. Flitet per shembullin qe shteti i jep shoqerise qe dtth ‘zgjedhja e probleme shikohet te dhuna-pra ekzekutimi’.

      Gjithesesi:

      1- Statistikat tregojne se denimi me vdekje nuk e parandalon krimin. Pra nuk eshte efikas.Shteti duhet te punoje me personin ne menyre qe ta sheroje menderisht dhe kjo gjykohet, si situata me ideale, duke dhene dhe paralelisht shembullin se si zgjidhet problemi.

      2- Nen nje shtet kur te gjitha pushtetet i ka NJe person, ky denimim vecse do shnderrohet ne vegel ekzekutuese ndaj rivaleve politike te rradhes.

      3- Ngado qe te llogjikoni, edhe te doni, ky denim nuk mund te rivendoset persa kohe synoni integrimin ne BE.

      4-Dhe kjo eshte me e dhimbshmja, gjithe kjo histeri kolektive, sociale, mediatike, ndaj nje individi qe fillon e mbaron po brenda kufijve te ketij individi psikik, dhe rrini gojekycur ndaj krimeve shteterore dhe krimeve me emra te larte shteterore. Kete denim me vdekje duhet ta kishit kerkuar qe me Gerdecin, duhet ta kishit kerkuar me 21 Janarin, e ne te tera krimet e tjera me rradhe, ku eshte vrare jeta. Femije i vogel ishte dhe ai ne Gerdec! Po sigurisht s’ka histeri kolektive ndaj te forteve dhe krimineleve me pushtet, por sa na del ne prag nje individ i izoluar psikik,qe fillon e mbaron brenda trurit te tij psikik, o burra ti biem, ta shqyejme, ta hame te gjalle nen nje histeri sociale, se eshte vetimtar, biles as familja nuk e mbeshtet!!

      Ky eshte morali, kriminelin e dobet duhet ta shqyejme te gjalle kolektivisht, te fortit duhet ti lepijme B****

      1. mirel says:

        Je shume idealist.
        Dhe per me teper sistemet kane provuar se dhe puna me psikologe nuk i ndryshon keta monstra.
        Ne Amerike shpenzohen me miliona dollare te taxapaguesve per tju bere trajtim psikologjik ketyre specieve dhe ne perfundim keta dalin dhe masakrojne femije te tjere.
        Te duket e logjikshme ty kjo, kur shteti nuk arrin te mbaje me buke qytetaret e ndershem dhe te pergjegjshem?
        Ose “Law abiding Citizens”
        Une nuk kam deshire te paguaj per mbajtjen dhe trajtimin psikologjik te ketij plere.
        Varja eshte me e pakta qe meriton.
        Sepse ata e dine c’bejne, dhe jane te ndergjegjshem qe kryejne nje krim.

  2. Ela says:

    Monstra qe vrau femijen duhet vrare ne menyre makabre para popullit qe te behet shembull per te gjithe pedofilet dhe te gjithe maniaket e tjere …gjithashtu duhen denuar edhe gjykatesit qe e lane te lire ate lloj krimineli vite me pare.

  3. moisiu says:

    Gjyqtarja duhet te paguaje vdekjen e te ndjerit Julian,psikopati ishte i semure,gjyqtarja sa e denoi,familja tek ajo ta kerkoje gjakun e djalit,ta paguaje plehra per disa leke te qelbura qe ka mare nga psikopati. Familja kishte force vetem ta abandononte sic e beri,gjyqtarja kishte forcen e ligjit dhe nuk e beri.

  4. Aleksandër Matrënga says:

    analizë e ftohtë dhe e drejtë por ligji duhet rikthehet për tre vepra kriminale:
    1.për pedofilin dhe abuzime seksuale me të mitur,
    2.për krimin e vrasjes,për gjakmarrje apo hakmarrje,vrasje brenda apo jashtë familjes,pra gjithsesi për vrasjet sidoqoftë arsyja,përjashtim duhet bërë për vrasjet aksidentale.
    3.Për krimin e trafikut të qënieve njerëzore,për rastin e trafikut të organeve me dënim kapital ndërsa për rastet e shfrytëzimit me punë skllavëruese dhe për shfrytëzimit për prostitucion dënim maximal dhe kofiskim pasurie.
    Rikthimi në këtë lloj mase nuk do të thotë se ai duhet bëhet “shpata e Demokleut”,pra për çdo rast dhe ti drejtohemi atij ligji,por kjo duhet konceptuar si masë parandaluese,theksoi si masë e rëndësishme parandaluese për uljen e nivelit shumë të lartë të krimeve që po ndodhin.Natyrisht nuk është ligj human por…si mund ta duroi prindi që i dhunohet,përdhunohet ,rrëmbehet dhe vritet fëmija .Kam takuar njerëz këto ditë,pleq plaka ,prindër që ndihen të tronditur madje me lot në sy për ngjarjen.Duhet ta kesh mbi shpatulla që ta kuptosh dhimbjen.
    Personalisht nuk jam dakord për këto masa extreme por ..ky është edhe shkaku i vetgjyqësisë.
    Forcimi i ligjit,forcimi i sistemit të drejtësisë,parashikimi i disa veprave penale të paparashikuara deri tani por që në botën demokratike egzistojnë si vepra penale,dhe ajo që është më e rëndësishme forcimi i familjes dhe edukimin e të rinjëve dhe fëmijëve ,pse jo edhe prindërit e rinj për mirërritjen e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre.

  5. Euphoria says:

    Na çuditet me keto teori. Ky lloj shkrimi eshte “sikur te kishte halla koqe do ishte xhaxha” … Sikur te kishte shtet thote … po ja qe nuk ka … Meqe nuk ka dhe meqe faktet tashme kane ndodhur ky tipi duhet bere sanduiç mes dy derrasash plot me gozhda! Ta ndjeje mire dhimbjen deri sa t’i dale shpirti nga prapanica. Per çfare duhet mbi dhe’ ky lloj hibridi? Burgim i perjetshem? Jepi te haje dhe te flere rehat ne qeli? Apo te vazhdoje orgjite atje brenda me shoket e burgut? E paska edhe Amerika denimin me vdekje po edhe atje ndodhkan vrasje? Posi mor zoteria, vetem se gjithe siperfaqja e Shqiperise eshte sa nje fshat i Amerikes dhe shifrat tona jane alarmante. Ça dreq analistesh jeni pash zotin????

  6. Marsel says:

    Analiza juaj eshte pjeserisht e drejte , dhe me saktesisht vetem per gjyqesorin. shoqeria nuk ka pse te mbaje barren e njerezve te kalbur , si pedofil , vrases gjakftohte ose te semure psiqik si rasti i Shaban Norjes. Te gjithe ne duhet qe te paguajme taksa qe keta njerez te jetojne neper burgje , kur ata nuk kane asnje kontribut ne shoqeri aq me teper kur ata i marrin shoqerise .
    Ne cdo kanister frutat e kalbura hidhen poshte … ky eshte rregull i natyres.

  7. genta says:

    ky zoteria ma pruri ne maje te hundes;
    na ben thirrje te kerkojme nga shteti te mbroje jeten, jeten keshtu ne pergjithesi; tek cili shtet te drejtohemi more ti, ka 23 vjet, vetem shtet nuk kemi, kemi ne krye tufa ujqish, populli eshte kthyer ne bageti ergjele; ata me prodhim adrenaline me te larte, vrasin vjedhin, zaptojne toka, trotuare, rruge shtepi..per finale te qeshin ne surrat, te bejne budalla, kokepalare te bejne te ndihesh i pashprese.
    Ti na tregon rrafshin moral nga i cili duhet te mendojme dhe arsyetojme…s’ka as vend as bythe ku te rrije kjo teoria jote; per tribune ku ka katandisur shoqeria jone, nuk eshte momenti per te patur dilemat “morale” qe ke ti. dakord, mund te jete e dhimbshme qe ne 2013-ten,te kemi kete qasje “histerike” ndaj ketij problemi, por ulu njecike ne toke dhe shiko ku po jeton, vete e thua s’ka prokurori s’ka gjykata se sa per ligje kemi plot, por ligji interpretohet sipas deshires ne kete vend, atehere? lerini pordhet intelektualet e shqiperise e kapeni demin per briresh; ketu ku jemi kemi nevoje per diktature, diktature te ligjit, ne kete vend te drejtat e njeriut jane vetem per leter, pasi nuk mund t’i aplikosh ne kafshe; pranoje qe ketu duhet te kete denim me vdekje per sa kohe kafshet jetojne mes njerezve, me te drejta te barabarta, madje te perkedhelur nga policia, prokuroria e gjykata

    1. mirel says:

      hallal o genta se na vdiqen me keto teorite e tyre prej evropiani

  8. kapterri says:

    thirrja e autorit per gjykimdhe vetekontroll eshte e drejte; denimi i autorit me ose pa vdekje, duhet te jete shembullor; gjithsesi, edhe djegja me benzine e autorit, ne vetvete, nuk shmang krimet e se ardhmes; prandaj, fokusi duhet te jete tek rimekembje e sistemit: polici, gjykata.

  9. kapterri says:

    thirrja e autorit per gjykim dhe vetekontroll eshte e drejte; denimi i autorit, me ose pa vdekje, duhet te jete shembullor; gjithsesi, edhe djegja me benzine e autorit, ne vetvete, as nuk shmang krimet e se ardhmes dhe as i pakeson; prandaj, fokusi duhet te jete tek rimekembja e sistemit: polici, gjykata.

  10. B.M says:

    Te gjithe komentuesit po gjykojne kete shkrim,me format e kritikes,urrejtjes,analizes, vleresimit,vetevleresimit dhe cuditerisht as sot nuk pati njerez ne rruge per te rritur sadopak qarkun e protestes ne emer te se drejtes.
    Krimi eshte e drejte e mendjes te semure por dhe guximtare.
    Mbrojtja eshte pala tjeter e dualizmit te tmerrshem,e cila tani nuk i sherben me askujt.Ai femije i gjore edhe nese do ishte gjalle s’do kishte me femijeri,dhe as do rritej ndonjehere…
    Po keto dreq njerezish qe mund te parandalojne ku flene,ku hane,ku pine,kujt i sherbejne,per cfare jetojne.Ne te gjithe bashke cfare roli vendimmarres si turme njerezish dhe jo si turme delesh po kryejme.Kush eshte kocka jone si popull.Kush jemi ne kur shikojme ne sy te afermit tane…nuk eshte ceshtje trimerish se kjo lloj fasade politike e bere prej ca bojaxhinjsh nuk pikturon vecse vetveten.Mjerim.Dhe te gjithe s’kemi fuqi me te madhe sesa te shkruajme ketu ,te komentojme mbi te drejten,kur nuk jemi as vete te drejte.Hapat tona ngecin vetem te ankesat tona.Kundermon era kërme e gjithe esenca jone qe vetem pranon pranon pranon.
    Gazetar i dashur,nuk jam kundra asaj qe thua.Parimisht ne boten e ideuar nga njerez qe meritojne te jene te tille,ti ke te drejte.
    Nuk dua as qe shkrimi yt te provokoje nje ngacmim qe merr fund me ca komente ku ky artikull do kete ngritjen dhe renien e tij.Por pyes akoma veten perse nuk u bere ti juristi i pare me gjithe kete idealizem.Perse nuk i shfrytezojme ato pak njohuri dhe deshira per te zene postet e ketyre njerezve qe nga vullneti per pushtet kalojne te vullneti per shfrytezimin der ne palce te njeriut?Dhe ju te gjithe te tjeret cfare kthyet ne vepra nga e gjithe kjo situate?
    U a them une ASGJE.Se bashku me mua do biem serish tek pranimi,harresa dhe gjithashtu humbja e asaj kockes qe duhet ta tregojme ne menyre repitative se cfare roli ka.

  11. xeni says:

    Ky duhet varre ne litar ne syte te publikut qe te marin vesh dhe te tjeret qe fshihen pas tij ..

  12. krisi94 says:

    diktatura ushtarake=zgjidhja e vetme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje