Dilema kryesore me të cilën përballemi në këto zgjedhje shtrohet kështu. Nga këndvështrimi im, të gjithë palët e parisë së Tiranës janë plehra politike. Të gjithë janë banditë, kriminelë, vrasës, të korruptuar, zhvatës, të degjeneruar, antishqiptarë, antikombëtarë, rrënues të shtetit dhe shkatërrimtarë të ardhmërisë sonë. Të gjithë pa përjashtim. Nuk ka rëndësi a është Trusti i Gështenjave të Tropojës, Orta e Jeniçerëve të Skraparit, apo Mafia e Konviktorëve të mbledhur në PS. Të gjithë këta janë pjesë e parisë së Tiranës, uzurpatorë të shtetit, cuba, hajna, që kanë mbledhur një bandë që figurativisht mund të quhet banda e Sali Bajraktarit, banda e Gramoz Lamashit, dhe e Ilir Kusarit. Ka edhe disa banda më të vogla por këto banda janë paria e Tiranës. Problemi është se sistemi politik që kanë ndërtuar i ka lejuar që të sillen në këtë mënyrë pa u ndëshkuar dhe duke u paraqitur sit ë domosdoshëm.
Mirëpo, së pari këto janë banda dhe duhet të shkërmoqen e të zhduken nga skena politike. Së dyti, sistemi që kanë ndërtuar duhet të shembet e kjo fillon duke thënë të vërtetën. Së treti, nuk duhet ti zgjedhim këta si të keqen më të vogël. Së katërti, duhet një forcë e re politike që të punojë për shqiptarët për të mirën e për ardhmërinë e tyre.
Pse partitë e parisë së Tiranës janë banda?
Po ja, të fillojmë e të bëjmë një listë. Këta kanë vjedhur shtetin. Kanë shitur vendin. Kanë shitur pasurinë kombëtare. E kanë shkatërruar vendin. Kanë mbjellë injorancën. Kanë dëbuar shqiptarët në mërgim. Na kanë vjedhur dinjitetin e nderin. Kanë trafikuar gra, vajza, fëmijë, burra, armë, droga, plehra, ajrin e ambientin. Na kanë futur në borxh deri në fyt. Na kanë falimentuar. Kanë vjedhur miliarda. Na kanë betonuar tokën e bukës. Na kanë vënë këto bombat e pallateve që i shpërthen një tërmet e na zënë Brenda. Na japin të pimë ujin e pijshëm me gjirizin. Ka kanë degjeneruar. Kanë shkatërruar ekonominë. Na kanë bombarduar si në Gërdec. Lista është e gjatë, shumë e gjatë e dihet nga gjithkush. Vetëm bandat e llojit më të keq sillen kështu.
Problemi është tek sistemi jo tek njerëzit
Së dyti, problem nuk janë thjesht njerëzit por sistemi. Të gjithë janë dakord me atë që thashë më lart, që këta janë hajna që janë kapur në video, me zë, pa zë, me sekserë me ndërmjetës, me dashnore, në shërbim të të huajve, me llogari në banka në Qipro (a i bën dot publike SHIU, SHISH, Gjergj Lezhja, Visho Lika e të tjerët telefonatat që u bënë këto ditë) dhe spiunët e të gjithë markave e me radhë. Por të gjithë ndalen këtu dhe mandej fillojnë lojën e gishtave. Jo ai e bëri, jo ky dhe mbas një rrahjeje e përleshje ku dalin dashnorët e vajzës, orgjitë, pisllëqet e djalit, koburet, sekserët, dokumentet, fotot, regjistrimet e të tjera…. njerëzit lodhen, vjen skandali i radhës, cudia zgjat tre ditë, faji bëhet qyrk e nuk e vesh njeri. Problemi është tek sistemi. Kur merresh me njerëzit njerëzit ndrrohen. Sjellja e atyre që janë në lojë është e njëjtë. Ndrrimi i sistemit ndrron sjelljen e njerëzve.
Ajo që themi ne është se problemi kryesor është sistemi që kanë ndërtuar. Me këtë sistem, do të vijë puna që këta do ju hanë të gjallë, me gjithë lecka e me gjithë pasurinë që e keni fshehur atje tek muri, e me gjithë pasurinë që e keni bërë mure, sepse këta dinë se si të nxjerrin dhjamë nga pleshti. Këta, ju kanë lënë të majmeni një cikë me mjerimin tuaj e me sakrifica që të fërgoheni më mirë sepse kur të vijë dimri i mjerimit, fëmijët e tyre duhet të hanë. Kë do të hanë? Ju do ju hanë. Këta i trajtojnë shqiptarët si Fermën e Derrave. Përse rriten derrat? Që të hahen. Këtë duan të bëjnë këta. Kështu na shohin këta. Kjo është e vërteta lakuriq anipse e thënë figurativisht. Kjo është e vërteta e dhimbshme. Në dac mbyllni sytë, në dac mbajini hapur, kjo është e vërteta e nuk bëhet tjetër.
Parulla e ditës: Të zgjedhim të keqen më të vogël
Mirëpo, ky qëndrim i thënë kështu shqeto, popullorce, iu bjen ndesh të gjithëve atyre që punojnë për këto banda. Komentatorët, opinionistët, analistët, shërbëtorët, veglat e tyre mediatike dhe të thashethemnajës, përpunuesit e opinionit, profesorët, ata që hanë e që presin të hanë prej tyre nuk pajtohen me këtë qëndrim. Lufta e tyre kundër këtij përshkrimi të realitetit bëhet në katër plane të ndryshme. Mirëpo objektivi i tyre është i njëjtë. Të gjithë duan të ruajnë e të mbrojnë sistemin e krimit të parisë së Tiranës.
Së pari, ata janë të bindur se zallamahia e shtypit, kakofonia e zërave, dhe tamtami i legenëve zhrumues mediatikë në television e në radio e bën një pikëpamje e një këndvështrim të tillë të duket surreal, irreal, e jonormal për shqiptarët. Kur njerëzit shohin tre orë në ditë rresht në secilin kanal maskarenjtë që shesin dëngla e marrëzira mediatike, ngulen para Big Brother e shohin se si babai e lavdëron të bijën që ka dalë jashtë normales, nuk mund të pranojnë se ka një pikëpamje tjetër si kjo. Kur dëgjon Cim Peken, Henri Çilin, Blendi Fevziun, dreqin e të birin, nuk ke se si të mendosh ndryshe. Kur lexon të Bekuarin Apostolik, Fahr-el-din Balliun, Andrea Stefanin, Mustafa Nanon, Arian Canis, Edmond Tupen, Edison Ypin, dhe sheh Kazanin e Plehrave që është televizioni e këta të tjerët, kjo pikëpamja që shtroj unë është e papranueshme.
Problemi është se të gjithë këta duan të bindin njerëzit se kështu sillet e gjithë bota. Si shembull marrin grekët e italianët. Por harrojnë se grekët dhe italianët kanë shtete të forta dhe njerëz që punojnë për vendin e tyre. Ata kanë identitete dhe kombe të konsoliduara, jo vetëm parti hajnash. Grekët mund të kenë një pari që vjedh por e nxorën listën e hajnave dhe po i fusin në burg, dhe doli një parti që mund të mos jetë demokratike e as e pranueshme, por që iu jep strukturë ndjenjave të mospajtimit e të revoltës. Në Itali mund të jetë Berlusconi por doli Lëvizja me pesë Yje e Beppe Grillo që e paralizoi gjendjen.
Argumenti i tyre kryesor është që të zgjedhim të keqen më të vogël. Argumenti kryesor është se Edi Rama nuk është aq i keq sa Sali Berisha, se PS nuk është si PD, se din të qeverisë e më radhë. Mirëpo, nuk zgjidhet e keqja më e vogël. Kanceri të zë si pive pesë cigare si pive tre paketa në ditë. Doktori nuk të pyet sa cigare pi, por a pi duhan. Dhe si iu përgjigja dikujt që më bëri të njëjtën pyetje zgjidhja nuk është që të mbështetet e keqja me e vogël. Zgjidhja është që të ndërrohet sistemi.
Ja ta sqaroj kështu. Një kancer të vret për një javë. Kanceri tjetër të lë të jetosh dy javë. Mirëpo në javën që ke shtesë jete, do të bjerë tërmet, do të të digjet shtëpia, do të të vdesë nëna dhe do t’i shohësh fëmijët në rrugë të madhe. Në rastin tonë, kjo është e keqja më e vogël. Problemi, pra, nuk është me Edin, Salën, Ilirin këtë apo atë individ. Problemi është me sistemin në të cilin këta funksionojnë dhe që e kanë ndërtuar që t’ju shërbejë atyre. E keqja më e vogël don me thanë që me vdekë një javë më vonë. Por vonimi i efektit nuk është zgjidhja. Zgjidhja që na duhet është shmangja e shkakut që krijon atë efekt. Problemi është tek sistemi.
Zgjidhja?
Ashtu si doktori të thotë me një fjalë, “lerë duhanin” zgjidhja e jonë është “të ndërrojmë sistemin.” Të mbështesim e të zgjedhim njerëz që nuk duan të shërbejnë si vegla e si derra për tu majmur e për t’u therur nesër. Shteti dhe sistemet politike, ekonomike, kulturore e shoqërore duhet të vihen në shërbim të qytetarëve. Po të shkoj ndërmend me pyetë se kush janë këta njerëz, shih njëherë veten tende e bëji pyetjen vetes, “a due me kenë njeri apo derr që të më hanë këta?” se po mendove që ua hedh e ke gabim, këta janë mjeshtra, i ka stërvitur uria e konvikteve, dhe mjerimi i një rinie të shkatërrueme dhe derrin ngado që të sillet në thark, këta dinë si ta kapin e ta rrjepin edhe të gjallë. Në mos paç mëshirë për veten, mendo për fëmijët tuaj, për gruan e për motrën. E në mos mundsh të mendosh për kënd tjetër, mendo për varret e prindërve që të kanë bërë kokën e që së shpejti do të mbulohen me plehrat e Italisë e që do ti shkulin të huajt e s’do të lësh as nam, as nishan mbi këtë dhe. Në mos mundsh të mendosh as për këto, unë të kërkoj ndjesë që ta kam hangër kohën kot. Ata që do të hanë, nuk do ta thonë as lutjen që thuhet kur bëhet kurbani, sepse nuk thuhet lutja për derrat.
me qe te gjithe ketu jane plehra politike,hajde na organizo te na nxjeresh nga situata
megjithate edhe kaq te falemnderit
cdo fjale qe thuhet kunder salit eshte ne favor te demokracise shqiptare
Shinasiu perdor nje gjuhe Semplisto-Populiste per te shprehur nje mendim prej Revolucionari…..te mbushur plot mllef e urrejtja …..
__Ky nuk ben analize , por ky vetem shan ,i shan te gjithe, por shan ne menyrre te pergjitheshme –Pa u ndalur e te analizoje te metat e partive dhe politkaneve……..
Ky shan njelloj si Dulla qemoti .Dulla perdorte kete lloj gjuhe tip Shinasiu kur “dermonte” imperializmin dhe socialimperializmin……
Pastaj ka edhe dicka , ky na sharjet e tij i ben sallate gjerat , ja te them veten dy ceshtje nga sharjet qe ben ky
Vertet Sala ka te meta plot , por trafikimi dhe ato te tjerat jane cmimi qe paguajme per progresin qe bejme …dhe kete cmim e paguajne te gjitha shtetet qe jane ne te njejten faze zhvilimi me ne, sic eshte Europa lindore….
Shinasiu mund te thote :Perse Sala nuk ka krijaur struktura solide ne luften kunder krimit te ketij lloji, dhe jo te thuash Sala na solli trafikimin….
Se trafikimi do ndodhi per shkak te njerezve te pa-pergjegjeshem qe abuzojne me Lirine,….dhe per keta njerez veprojne institucionet e forces , te cilat Sala i ka shume te dobeta e te koruptuara
…Ndersa ne lidhje me borxhin , tregon se Shinasiu nuk e ka haberin e ekonomise aspak, aq me teper qe Shqiperia borxhin e jashtem e ka shume te ulet … dhe te gjitha shtetet marrin borxhe, por duhet te besh analizen se si i perdor keto para te mara borxh …Gje qe Shinasiu nuk e ka haberinfare …ndaj edhe ja fut me top.
__Une mendoj se pavaresisht deshires se MIRE te Shinasiut , ai nuk di te beje analiza per gjendjen tone ….dhe do shtoja qe ne kete artikull tregohet shume i pa edukuar qe i shan te gjithe drejtuesit politike dhe gazetaret ne Shqiperi….
__Ne boten moderne eshte parimi qe edhe kritiken ta besh , por edhe dinjitetin e tjetrit te mos e prekesh dhe nderkaq te qendrosh brenda ligjeve te Etikes …..
Pastaj ky Shinua ne urrejtjen e tij nuk kursen as njerezit e thjeshte, Kjo eshte gje shume e ulet
Ka tamam urejtje Akrepi
Ky merret edhe me njerezit e thjeshte duke stigmatizuar nje prind qe ka folur dikur ne favor te vajzes se tij qe bente dashuri me nje te dashurin e saj ….., c’ka nuk kishte azgje te keqe dhe ai prind u tregua tamam njeri, se vajza ate cunin e ka te dashur edhe sot e kesaj dite ……Dhe tek e fundit ajo vajze nuk po bente dashuri me te gjithe,
ajo bente dashuri me ate qe e donte me zemer ..dhe e do akoma …..Ketu nuk ka ndonje gje te keqe , perkundrazi eshte mese normale
JO mor Shenasi,JO; 1000 herë JO.
Nuk mund të krahasosh EDI RAMËN, ERION VELIAJN, ERION BRAÇEN, TAULANT BALLËN, LEDI SHAMKUN, SAIMIR TAHIRIN, AURON TAREN, MIMI KODHELIN, OLTA XHAÇKËN e dhjetra të tjerë të PS-së, me hajdutët, kriminelët vrasës e tradhtarë të Kombit si puna e Salih Geddaf Gërdec Gërdallës, Ilir Bllokut, Rulit, Mulit, Xhozit Rusmalit e tërë fasliçërat e kuliçërat e tyre.
KRIMINELI ME I MADH ESHTE SALI RAM BERISHA!
DIKTATORI SALI BERISHA ESHTE KRIMINELI ME I MADH NE SHQIPERI DHE ME 23 QERSHOR DO TA LARGOJME NGA PUSHTETI ME CDO KUSHT
Ne kushtet kur nuk ka alternative tjeter ( o Rama o Berisha ) teza se jane te dy njesoj con uje ne mullirin e Berishes. Apo Sh. Rama mendon se Kreshnik Spahiu eshte i paperlyer ? Edhe dicka tjeter: si qenkan mbledhur gjithe konviktoret tek PS ? Edi Rama , Ilir Gjoni etj, mund te kene te meta, por nuk kane qene asnjehere konviktore. Po Shenasi Rama a ishte konviktor ne vitin 1990 ?
Zgjedhja e shqiptareve eshte midis diktatorit te vjeter (Sali Ram Berisha) dhe diktatorit te ri (Edvin Kristaq Rama), i pari vjen nga garda e vjeter e diktatorit te dikurshem , i dyti vjen si nje jashteqitje e gardes se vjeter te diktatorit te dikurshem .
Shqiptaret perveç ketyre mund te zgjedhin dhe disa diktatore te rinj me te vegjel se keta te dy .
Shqiptaret me pak fjale i ka zene nje hall i madh , perplasen nga te perplasen diktatore kendej diktatore andej .
Zgjidhja eshte te shembin sistemin e vjeter te partive-shtet, por pak shanse ka te ndodhe kjo , pasi kemi te bejme me nje popull te perçare , te masakruar , te denigruar , te lodhur , te manipuluar dhe korruptuar dhe per me teper te varfer dhe injorant .
Shpetimi i kombit mundet te vije vetem nga jashte Shqiperise , nga ato emigrante qe ndodhen ne gjendje te mire financiare , shoqerore atje ku jane dhe qe s’e kane harruar ndonjehere vendin e tyre dhe qe duan te vijne ne Shqiperi e te perballen me mafien qe zoteron kete vend .
Z.Shenasi! Jam plotesisht dakord me te gjitha cfare shkruani me siper por kur vjen puna per te gjetur nje zgjidhje edhe Ju i largoheni asaj konkrete dhe flisni ne teori.Largojeni dhe Ju modestine nese jeni ai qe kerkoni ne paragrafin e fundit dhe afrohuni per te krijuar nje fryme te re me njerez qytetare ne mentalitet te cilet me kulturen dhe sjelljen e tyre domosdoshmerisht do te krijojne nje sistem tjeter vlerash ne kundershtim total me kete te sotmin.Ne pamundesi per kete merrni persiper te promovoni njerez qe Ju i njihni dhe nepermjet mediave te shkruara apo vizive te behen prezent me kontributin e tyre per ndryshimin njehere e pergjithmone te frymes se keqe te parise se sotme.E beni dot ?Apo kur vjen puna per njerez te mire (qe ne Shqiperi ka shume) edhe mediat te ashtuquajtura te pavarura dhe jo vegla te pushtetit nuk do ta bejne kete prezantim?Mos valle pjesmarrja e njerzve te mire ne vendimarrjen e ketij vendi do te jete utopi?
BRVO Z. RAMA DUHET QE TE GJITHE TE FLASIM DHE VEPROJME
HAPUR PA FRIKE SIC NA MESON DEMOKRACIA ,NDRYSHE JEMI AKOMA
NE DIKTATURE. GJERAT QE. JU THONI BESOJ QE I DINE TE GJITHE SHQIPOT
JANE PROBLEME QE BEJNE “MU” POR SHQIPERISE I MUNGON FORCA
E OPOZITES MUNGON LIDERI I FORT .KY LIDER ESHTE FRIKACAK DHE I PERLYER ME
KETO HAJNA QE JU THONI . SI MUNDET VALLE TE SHKOSH NE VOTIM
ME EMRIN E EDVIN RAMES ME PRETEKSIN SI NJE TJETER ALTERNATIVE, KUR KY
LIDER ME PUNEN E TIJ TEPER TE DOBET NUK TE NGJALL ASPAK BESIM.
SHQIPERIA KA SHUME POLITIKANE TE ZOT . SHPRESOJME QE .NJE DITE DO TE
LUMTUROHEN TE GJITHE SHQIPETARET. TI ZHDUKIM TE GJITHE KETO BANDITE
Ore, nuk e kuptova me cfare propozon ta nderrojme sistemin ky autori?
Se e thote ta nderrojme sistemin por nuk thote me cfare dhe si. Pervecse i fut te gjithe ne nje thes, nuk po nxjerr gje ne drite me gjithe kete shkrim te gjate, biles ne ate menyre con uje te mulliri i Berishes.
Per dumdum,qe nuk kupton se perse therret S.Rama per nderrim sistemesh vlerash,do te thote per shkuljen nga rrenjet boten e krim-korrupsion te istaluar nga nje demokraci allakomunistesh dhe pjellash te tyre dreri me sot,te kalojme ne nje sistem vertete te vlerave te Lirise e Demokracise,per te cilen kane sakrifukuar jeten e tyre qinda e mijra shqiptare ne vite.
Pra nga politikane e pushtetare te korruptuar e te lidhur pazgjithsherisht me boten e krim-korrupsionit politk ne vite nga bandat blu-roze,ne nje shoqeri te derejtuar nga njerez te pa perlyer me te djeshme dhe te sotmen sa kriminale aq dhe korruptive ne vite,ne nje shoqeri ku te Drejtat dhe Lirite e Njerut do te jene busulla e tyre ne kete sistem vlerash jo te reja per kohen ku jetojme,por te tejlodhura dhe te njhura per boten e Lire e Demokratike ne vite,ku nuk deklarohet rendomte si punoni per familjen time,dhe ju voton kurse une ju numuroj votat,me bekin e opozitesh i thencin qe e ricikloje kete moster Sali Berisha me shoke ne pushtet vetem per te ruajtur me c’do cmim poltronet e botes se krim-korrupsionit qe sundon ne te tre pushtetet ne vite, pa i hyre gjemb ne kembe per mijra te vrare,dhunuar e te grabitur e terrorrizuar ne dekada.
Vetem protestat masive dhe te pandalshme dhe te drejtuar nga intelektuale te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kriminale aq dhe korrutive do te ndertojne nje Shqiperi te Lire e Demokratike per shqiptaret e kudo ndodhur.
VEPRO TANI DHE PROTESTO NE MBROJTJE TE MORALIT E DINJITETIT NJEREZORE TE DHUNAR DHUNSHEM NGA RICIKLIMI I BOTES SE KRIM-KORRUPSIONIT NE VITE.PROTESTO tani ne nderim te mijra viktimave te pedofilise,te gjakmarrjes,te prostitucionit e te doges dhe krimit ne pergjithesi qe kane istaluar djajt e politkave te deri tashme shqiptare.BINDU, BESO dhe PROTESTO PA U DALUR DERI NE VENDOSJEN E NJE DEMOKRACIE TE VERTETE VLERASH NJEREZORE.
Z dumdum!
Kur flet per sistemin, autori ka parasysh rrjeten e ‘tjerre’ nga ‘merimangat’e komunizmit qe kontrolluan postkomunizmin e qe kontrolljne gjithcka edhe sot.
Ne kete rrjete jemi te gjithe(te ndershmit e barktharet elegante gjer ne dhembje,derrat e te gjitha ngjyrave por me te njejtin turi,servilet dhe hipekritet gjer ne neveri,militantet dhe ushtaret gjer ne kamikeze,etj.).
Pas 23 Qershori do te sjelle ndryshimin e hierarkise se ‘merimangave'(acesin e drejperdrejte ne kontrollin e ‘rrjetes’),por kurrsesi ndryshim per shqiptaret(99% ‘fiton’ ‘drakula’i…,per te cilin edhe komenti eshte i kote,1% fiton Roma,fitore e cila do i ngjaje fitores se ‘pirres-palle’ku per qafe do kete ‘kokdhimet’ e ‘deli-jorgjet’ dhe neper kembe derrat qe llokociten ne llucen ngjyre vjollce e mijte qe shushurijne rrezave per therrimet e fundit)
Pas 23 Qershorit do te kemi nje shtet ne kolaps,nje shtet te rene(ne te gjitha kuptimet), te mbytur ne borxhe(asnje i huaj si jep me borxh)qe dalngadale do te veje dore ne llogarite e kursimit te shqiptareve(borxhi i brendshem publik)dhe pak kush e ka te qarte te ardhmen ne ksi rastesh.
Ky sistem (‘rrjete merimangash’)mund te kriset po te braktisim votimet(ata prap do fitojne, por rrjeta e tyre do tronditet),po te braktisim klubet e kafenete plot lloqe politike,lojrat zhvatese ‘te fatit’,telebingot e kazinote rrjepsese dhe cdo tjeter humbje kohe te demshme,per t’ju perkushtuar familjes e rritjes se shendetshme e me vlera te femijve tane si e vetmja e ardhme e sigurte qe do te shembe kete sistem-rrjete te mallkuar.
Ky sistem do te kriset nese ne fillojme te ngreme zerin kudo ku e hasim,neper zya,ne rruge,spitale,skolla ,kufi e kudo ku ne duhet te
shebehemi,duke bertitur (pa pasur frike e turp)se jemi ne qe u paguajme rrogat atyre.
Ky sistem do te kriset nese ne fillojme te solidarizohemi e protestojme per cdo te drejte te shkelur te nje grupi te caktuar apo qofte dhe te nje individi te vetem pa leshuar pe,dhe ne keto protesta e solidarizime do te njohim njerez e individe te ndershem me vlera e te pergjegjshem(ndoshta edhe pa para por me miresine ne zemer) qe mund te bejne diferencen dhe bazen e nje sistemi te ri.
Dakort qe te solidarizohemi dhe te protestojme per cdo te drejte te shkelur, por nuk e kuptoj se si do te mund te levize gje duke mos marre pjese ne votime.
Ne 21 janar protestuam, te perndjekurit protestuan, cfare u zgjidh? A iku Berisha?
Nuk mundet te thuash edhe te ngreme zerin, edhe te mos flasim kur na jepet megafoni (zgjedhjet).
Sh. Rama po ben si Grillo, duke i denoncuar te gjithe por pa treguar asnje rrugedalje te besueshme (keto me popull qe ngrihet e proteston i kemi degjuar me kohe).
Me duket se i ka ngel ora ne ’90 kur ishte lideri i studenteve qe e nxori jashte loje Sala.
E kam thene dhe po e them perseri,fjale imzot fjale,zgjidhje nuk na jep,atehere ku eshte vlera e shkrimit,apo thjesht ne cfryrjen e dufit.Venia ne nje kandar te Saliut me Ramen ja shton ymrin kriminelit prej Vicidoli,dhe e le Shqiperine nen diktaturen me te ndyre,ate te shpellareve.Ju aludoni per nje Grillo,por ne Shqiperi kjo nuk mund te ndodh per shume aresye,por njera eshte se atje njerezit kan qen dhe jan shume te varfer,nuk kan as internet dhe as kulturen e internetit.
Përshëndetje Shinasi,
I kam lexuar me shumë vëmendje të gjitha shkrimet e tua, dhe mund të them se nuk i heq asnjë presje atyre cfarë ke shkruar. Sot, po bëj një koment në lidhje me shkrimin e fundit, sepse pa mohuar faktin që është një shkrim realist që paraqet ashtu siç është dilemën e shqiptarëve për të votuar të keqen me të vogël, si dhe sistemin e kalbur të shtetit shqiptar, nuk mund të them se jam dakord me zgjidhjen që i jep në fund të shkrimit.
Duke lexuar këtë shkrim, mu kujtua viti 91, kur studentët u ngritën te rrezonin diktaturën, me shpresën e zëvendësimit të rregjimit autoritar me një sistem demokratik. Mu kujtuan gjithashtu zgjedhjet e 2009, kur u votua për LSI e Ilir Metës, i cili nuk la gjë pa thënë kundra qeverisë së korruptuar të Sali Berishës, por që çdo gjë u harrua një ditë më pas. Mu kujtuan shumë ngjarje, ……. por ajo që mbeti në fund ishte zhgënjimi i shqiptarëve.
Jam dakord me ty kur thua që duhet ndërruar sistemi, por sistemi është vetëm skeleti i një shoqërie, mishi dhe gjaku i ketij sistemi, janë njerëzit. Dhe këto njërëz të mësuar për 50 vite me edukatën e spiunimit gjatë rregjimit të Hoxhës, të mësuar për 22 vjet më edukatën e servilizmit dhe përulësisë gjatë qeverisjeve të mëvonëshme, nuk mund të ndryshojnë brenda një nate, brenda një jave, as brenda një viti. Mund ta ndryshosh sa herë të duash sistemin, por ky sistem do kalbet shpejt, sepse duam s’duam, njerëzit do jenë po ato, po aq të nënshtruar dhe frikacakë, po aq servilë dhe spiunë keqdashës.
Zgjidhja është e vështirë.
Duhet të dalë dikush, të krijojë lëvizjen BOLL MA, (se pavarësisht se duket pak qesharake kjo shprehje, por njerëzit kanë nevojë të ndalen dhe të thonë, BOLL MA, duam të jetojmë si njerëz dhe jo si bagëti).
Unë besoj tek lideri, besoj tek super njeriu, besoj se një njeri i vetëm mund ta ndryshojë hsitorinë. Shumë popuj e kishin liderin e tyre, po ne a do kemi shancin ta kemi një lider të tillë. A do kemi shancin të kemi një njeri të pa-anshëm, i cili nuk do masturbohet në Facebook, duke u kënaqur me LIKE servile që i japin ato që duan të ruajnë vendin e punës, a do kemi një lider të pastër, që nuk ka në jetën e tij skandale seksuale, skandale tenderash apo përgjimesh me video, a do kemi nje lider që do dijë të dënojë së pari skandalet e fëmijëve të tij, që bredhin me armë, vrasin, plagosin apo shkaktojnë aksidente, dhe përsëri janë të lirë, a do kemi lider të tillë që nuk do vrapojnë të mbyllin skandalet e bizneseve vrastare të fëmijëve të tyre. A do kemi një super njeri? …………
Jam i sigurtë që njerëzit do vazhdojnë të zgjedhin të keqen me të vogël dhe do mësohen me këtë të keqe.
Faleminderit për shkrimet e tua Shinasi.
Nderime per zotin Shinasi qe na ka paraqitur per dy -tre jave rrjesht disa artikuj qe me zerin e tij migjenian dhe pershkrimin qe i ben nje vendi te degraduar totalisht duhet qe te dalin dhe femijet nga barku i nenave dhe te protestojne per largimin e kucedres me tre koke PD-PS-LSI.
E vetmja gje qe nuk jam dakort eshte mos permendja e bandes se ambasadoreve ku treshja arvizu-wolvarth-hettore sequi dhe ish koleget e tyre te meparshem kane qene ,jane dhe do te jene dirigjentet e kesaj baterdie pas 1990.
I kujtojne zotin shinasi qe shqiperia eshte kthyer ne nje shprehje gjeografike dhe depozite plehrash,ujguresh dhe muxhahidinesh qe menaxhohet si republike ambasadoriale dhe nen ombrellen e Natos jo per te mbrojtur popullin nga armiku i jashtem por per te ruajtur stabilitetin duke inkurajuar vrasesin berishe si kuisling te tyre.
Nqs se do skenaristet e parise tiranes dhe bandes se ambasadoreve i keni te lobet e washingtonit dhe loqet e brukselit..
Nese do ta cosh deri ne fund kete revolten tuaj aty ne amerike e keni banden e podestave,tom ridgeve,wisnerit,damir fazllicit,nikolla geixh e dhjetra te tjere duke perfshire dhe tradhetaret e vatres te imzot fan nolit dhe altoporlanitin e pd ne voa elez biberajn.
Pa denoncuar banden e lobit pro berishe te washingtonit & new yorkut nuk mund te shpartallohet paria kuislinge e tiranes.
Muxhahidinet e kontrates fshehte berisha-clinton duhet te ngacmoje nervin.Fusha e betejes kunder parise Tiranes eshte ne amerike dhe jo ne shqiperi.
Nqs se e ndjen vete paksa atdhetar duhet qe keto artikuj ti adresosh kongresit amerikan ashtu si Gery Kokalari.
Nese do do vazhdosh akoma ne faqet e kesaj gazeta me keto artikuj si te “ura e psheretimave” dhe nuk drejtohesh shtetit amerikan atehere ngelet te mendojme qe ose je i paguar nga dikush ose do ngelesh nje ujk i vetmuar qe nuk i hyn ne pune askujt.
Me mire nje fund i tmerrshem se sa nje tmerr pa fund.
shenasia perfaqeson nje shtrese te tere te shoqerise civile te perbere nga njeres te lire te cilet ne vitin nentedhjete iken nga ky vend qe i ngjante fermes te derrave!!!domethene ti o njeri i zotit dhe lexues i nderuar i temes e zgjedh vete nese je apo do te jesh njeri i lire apo derrr!!!boll bete si femije qe ju marin prej dore!!!nese nuk keni besim tek keta politikane votoni per veten tuaj ose mos votoni fare!!!votoni per nje bepe grillo shqiptar le te jete edhe idjot!!!boll qe keta ujqerr qe kemi sot mbi krye ta marrin vesh qe mund te jene neser edhe te papune te rene nga fiku dhe qe karrigen e pushtetit nuk e kane trashegim!!!ta marrin vesh qe mund te bien nga fiku asepse cdo njeri i lire edhe ti qe po lexon mund te zesh vendin e tyre sepse je njeri si ata dhe jo derrr!!!mmos pritni qe detyrat tuaja tua beje rama shenasija apo kushdo tjeter!!!nese je qytetar,skllav’katundar apo derr kjo mbetet zgjidhje jote!!!
Shinasi i Math ne mendje te vet na rreket te na mbushe mendjen ne dy gjera:
1-Votoni Edi Ramen se ai Edi me Ps eshte me e mire se Berisha dhe Pd
2- Gazetaret dhe televizionet tjera pervec Mero Bazes dhe Temas jane
Plehera.
Shkurt vendi yne ka tre vete te vertete me vlera te jashtezakonshme Tre burra te Medhenj tre mendje te ndritura tre shpetimtaret e kombit
Keta jane I ndrituri Shinasi Rama,i Gjati Edi Rama dhe Filozofi Mero Baze.Po qe se eshte keshtu paskemi shpetuar.
Nje shprehje popullore thote;Zoti te rritet mendjen.
Une them ;Zot na ruaj nga budallenjet e tipit Shinasi Rama
—-artikujt e shpeshtuar te z. SHINASI nenkupton se edhe ky ka nje mision qe akoma nuk e ka shprehur hapur por se shpejti do ta kuptojme , por ajo qe kuptoj un eshte se me keto artikuj nuk i sherben largimit te ketij regjimi . Populli ne keto momente para zgjedhjeve kerkon nje mbeshtetje totale te intelektualeve , jo vetem per rotacionin por edhe per permbysjen e ketij sistemi . e ku e kerkon zgjidhjen ky Shinasi tek Kreshnik spahiu qe nje vit me pare perfaqesonte pushtetin me te korruptuar te ketij regjimi
I nderuar Z.Shinasi,
Ju pergezoj per shkrimin tuaj, qe vjen tek ne si nje melhem ndonese paliativ per plagen tone.
kam frike se drita qe percjell ky shkrim zor se deperton ne erresiren e sistemit qe ka krijuar Cerberi (qen me tre koka, nenkupto pd,ps,lsi)i Tiranes.
Ju lutem qe keto shrime tja beni te ditur dhe studenteve tuaj dhe mbi te gjithe opinionit publik amerikan .
mendoj se ka ardhur koha per nje bojkotim mbarepopullor te zgjedhejeve (te hajduteve)
Zoti ju bekofte qe me reinkarnuat Fishten dhe Migjenin.
kafshata e mjerimit politik dhe shoqeror eshte me e hidhur se ajo e gojes.te shpresojme se Zoti do te na ndihmoj te gjitheve per te shembur te keqen qe na ka mberthyer per fyti
Ju pershendes me respekt.
Asnje koment, gjithçka e sakt! Mbeshtes opinionet e shume komentueseve prej te cileve “fox”, “Neritani, “Dielli” por dhe shume te tjere, dhe them me vete se dirtezen e shpreses per nje te ardhme ndryshe ne SHqiperi se kane fikur akoma keta vampire te politikes shqiptare. I nderuar Shenasi, shpresoj te ktheheni dhe te gjithe emigrantet te bashkohen rreth jush pasi siç thot edhe nje komentues jane te vetmit qe mund te permbysin kete sistem vdekjeprures per kombin shqiptar.
I kam lexuar me vemendje te gjitha shkrimet e Shinasiut.Me shumicen e tyre kam pasur te njejtat mendime, por edhe mospajtime e kundershti.Po ky shkrim i fundit mu duk i papertypshem. Per te bere nje krahasim ishte si nje mize pa koke qe vjen verdalle per nje cope kohe e s’ben gje tjeter vecse nje zhurme te kote. Eshte e vertete qe teoria e tij:(po citoj drejtperdrejt nga shkrimi)”nga këndvështrimi im, të gjithë palët e parisë së Tiranës janë plehra politike. Të gjithë janë banditë, kriminelë, vrasës, të korruptuar, zhvatës, të degjeneruar, antishqiptarë, antikombëtarë, rrënues të shtetit dhe shkatërrimtarë të ardhmërisë sonë. Të gjithë pa përjashtim”, ka nje fare jehone ne popull.Dhe kjo vjen se niveli nenmesatar i popullit nuk shikon perspektive ne kete situate qe e ka sjelle vendin kjo qeverisje e mbrapshte. Po qe te arrije deri ketu nje profesor, ish pjesmares ne revoltat e viteve ’90 per rrezimin e komunizmit nuk ma merte mendja.Vetem te thuash, keq ky e keq te gjithe,pa dhene nje rrugezgjidhje, te pakten te ofrohet vete me ndonje parti apo levizje me duket si percartje e nje mendje te paqarte.Te thuash qe te gjitha partite e politikanet jane mafioze, hajna e bandite e pastaj te kerkosh te ndryshosh sistemin duket pak si percartje haxhiqamiliste ku te gjithe i bien te gjitheve e nuk merret vesh se cfare kerkojne.
Te thuash qe duhet ndryshuar sistemi qe kemi pa dhene aresyet e rruget, nuk ke bere gje tjeter vec ke rrahur uje ne havan. Cilin sistem duhet te ndryshojme.A ka Sh Rama ne mendje ndonje sistem me te mire nga ky qe kemi apo evekon qe te kthehemi prape ne sistemin qe u shemb edhe me kontributin jo te paket edhe te atij vete.Mua me duket qe sot nuk shtrohet ndryshimi i sistemit ne Shqiperi.Ajo qe duhet bere eshte perpjekja per te bere realizimin me te mire te funksioneve dhe pushteteve qe jane pjese perberese e sistemit.E ato nuk mund te behen me thirrje haxhiqamiliste e duke mohuar cdo gje e kedo.I nderuari Shinasi ne se do te perfeksionosh funksionimin e sistemit hajde ketu ne Shqiperi, lufto bashke me ne e mos na mbaj leksione nga tastjera e komputerit tend ne SHBA.
This is the suitable blog for any person who desires to discover about this topic. You realize so a lot its pretty much difficult to argue with you (not that I basically would want?-HaHa). You surely put a new spin on a subject thats been written about for years. Awesome stuff, just amazing!
michael kors bags sale