Ka shumë forma për të festuar një ngjarje te madhe si 22 Marsi. Por mitingashëria pas 23 vjetësh është absurditeti më i madh shqiptar.
Vetëm disa vjet më vonë nga rënia e komunizmit, filloi të kuptohej në Shqipëri se mitingjet ishin demonstrim force. Ajo është përdorur për t’i thënë kundërshtarit politik se kam mbështetje, dhe ndërkombëtarëve se njerëzit ende më duan. Këtu fillon edhe spekulimi dhe abuzimi më i madh.
Të mbledhësh dhe mbushësh sheshet në Shqipëri nuk është problem, aq më tepër kur je në pushtet, me autobusë, trena e detyrim të administratave qendrore dhe atyre lokale, duke demonstruar provincializëm.
Edhe në ditët më të errëta të pushtetit të tij politik, Berisha në 97-ën arriti të mbushte Sheshin Skënderbej për të pësuar një humbje spektakolare. Edhe të majtët kanë mbushur po aq këtë shesh apo ndonjë shesh tjetër dhe sërish kanë humbur. Edhe LSI ka mbushur të njëjtin shesh dhe mezi arriti të futej në parlament.
Sheshet janë një mirazh i mbështetjeve politike në Shqipëri dhe si të tilla sa janë butaforike, aq janë edhe jashtë kohe si forma të demonstrimit publik, sidomos të kënaqësisë me status quo-n.
Në Perëndim gjerësisht, dhe në Britani veçanërisht, kurrë nuk zhvillohen mitingje të tilla partiake. Edhe nëse bëhet ndonjë i tillë në Francë, bëhet në sheshet e vegjël apo përpara selive të partive të tyre ditën e shpalljes së rezultatit zgjedhor, me përjashtim të Italisë, Greqisë dhe vendeve të Ballkanit.
Në rastin e Shqipërisë, malinjiteti kap kufij butaforikë. Ato bëhen më shumë për t’u mbushur mendjen të huajve në mënyrë iluzive që unë edhe pas dy mandatesh kam mbështetje popullore, dhe për tu thënë mbështetësve të vet se jemi po aq sa ishim dhe nuk kemi firo. Për të mos thënë që edhe mund të interpretohen si prelud dhe terren dhe provë psikologjike për ndonjë gjëmë më të madhe, jo të paprovuar më parë në Shqipëri.
Ato nga ana tjetër janë edhe një tufëzim dhe fyerje me publikun dhe opinionin e emancipuar në përgjithësi që i trajton shqiptarët si bagëti, që sa herë do bariu i thërret në shesh për t’i shuar frikën atij vetë, më shumë sesa vetë kopesë politike.
Mitingjet si ky i radhës me një përqindje të konsiderueshme të punonjësve të administratës dhe organizime tipike koreano-veriore, me autobusë dhe linja transporti të sponsorizuara nga shteti-parti, janë një fyerje edhe përbuzje me këtë datë historike, që pikërisht aspironte që shqiptarët jo pas 23 vjetësh, por në përvjetorin e parë të saj të mos kishin frikë nga shteti si në diktaturë, për bukën e gojës dhe të shprehnin lirshëm si evropiane mendimet dhe bindjet e tyre politike pa pasur frikë se mund t’i ikë vendi i punës, për të cilin mund të ketë paguar si jo rrallë 5 mijë euro si mësues apo zyrtar administrate.
Tërë këto shpenzime shtetërore për demonstrime të tilla luksi, të ideuara nga të nginjurit e pushtetit, therin më shumë në kushtet e varfërisë dhe krizës së sotme shqiptare.
Këto mitingje, të cilat do të duhet të ishin të tilla dhe masive dhe më të shpeshta, jo kur i kërkojnë liderët politikë, por kur i kërkojnë faturat e majme e shërbimeve publike, telefonisë, energjisë, apo pagesat nën dorë për shërbimet spitalore, tregojnë dhimbshëm se sa larg të qenit vërtetë evropiane janë sot shqiptarët edhe dy dekada kur evropianolindorët e tjerë e kanë harruar ditën kur është rrëzuar sistemi komunist në vendet e tyre.
Nëse të gjithë këta që shkojnë dhe mbushin mitingjet me hir apo pahir janë realisht të lumtur me nivelin dhe pritshmëritë e tyre të përditshme, e meritojnë të ngjiren dhe ekzaltohen, duke u ofruar jo-pjesëmarrësve trishtim dhe gërditje, për nivelin e gjykimit politik dhe qytetar.
Nëse nuk janë të tillë e shtiren si të atillë, thjesht shtojnë agoninë e tyre të mjerimit dhe të sistemit të instaluar, që një pjesë të madhe të moshatarëve të mi 20 e ca vjeçar, në kohën kur erdhi demokracia e shtyjnë trishtueshëm sot drejt mendimit fatal; “mirë ne që e hëngrëm çahirin, po mjerë fëmijët tanë me këtë Shqipëri, siç është kjo e sotmja.”
sipas vendit dhe kuvendin .Edhe ne kur te behemi si Franca dhe Anglia nuk do zhvillojme mitingje ,burrash fjala .
kur do marre fund kjo race e ndyre
22 Marsi!nuk eshte dit e shenuar per shqiperine!!eshte dit e shenuar per Sali Berishen dhe gjith ata qe erdhen ne pushtet ne ate dite dhe I gezuan e vazhdojne te gezojne te mirat e privilegjet e pushtetit!!!dite e shenuar eshte per gjith prapesite dhe pocaqilleqet qe perjetoi ky vend qe nga ajo dite!!!cfare u arrit ne te vertet ne 22 Mars dhe mbas saj??ne nuk jemi ne gjendje te shkrujme te verteten e ketyre 23 viteve pluralizem se ne demokraci as nuk jemi e as kemi per te qene per shume vite!!!nuk doli njeri qe shkruan e mbahet si analist e historian e te na thote!cfare do kishte ndodhur po mos te fitonte Sali Berisha ne 22 Mars??? do kishte qene me mire apo me keq??se keto qe ndodhen mbas ardhjes se tij ne pushtet I kemi par e I kemi jetuar te gjith???pse eshte dit e shenuar 22 Marsi???u rrit prodhimi bujqesor e industrial apo u tejkalua ekxpori dhe ul importi??cilat jan parametrat per te cilesuar nje dat te shenuar ne historine e nje kombi??apo ditet e rremujave dhe kaosit quhen ditet e shenuara!1kur njerzit e ndersyer e nderkryer duke uleritur rrugeve erdhen ne pushtet???cfare nuk kishin shqiptaret para 22 Marsit dhe e fituan mbas dates 22 Mars???ata legenat e Valiasit qe u ankuan per kushte jo te mira pune ?I rregulluan ato kushtet punes apo jo??nxoren ndonje kg qymyr me shume apo vodhen pronat e shtetit gjoja si prona te sindikatave ??diktatura pushoi se qeni qe ne momentin kur lejoi pluralizmin,ekonomine e tregut levizjen e lire???22 Marsi eshte dita e pare ne historine e nje shteti tone kur u fitua pushteti vetem me parrulla e sokellima pa asnje ide e program me te ardhmen!!!22 Marsi eshte dita kur rruga mundi arsyen!!iI vetmi program I fitimtareve ishte prishja e pasurise kombetare,nxjerria e njerezve ne asistence qe quhej “reforme”e cila u perhaps si murtaje??cila pjes e pasurise kombetare nuk ishte eficente!!quajeni cfare te doni kete dite por jo te shenuar per shqipatret???kjo historia jone eshte e mbushur me kaq shume dite te shenuara sa te hapin barkun dhe kjo ehste nje e tille!!! nese e do si fitore te thelle Sali Berisha te fesotje me mire 26 Majin se atje I mundi 120 me 0 kundershtaret!!!nese e do si fitore kundra komunizmit!!ka mundur veten se ai ka qene komunsit!!!nese do ta shesi si fitore te demokracise ,kete e di qe akoma se kemi arritur se jemi duke shijuar akoma pluralizmin me mitingje e sokellima??I vetmi sukse eshte se ne vend te Baba Reshat Bardhit kemi baba Mondin,e tek kali Skenderbeut dalim per te ngritur bythen duke I treguar botes identitetin tone europian!!!lereni sali Berishen ti very cdo lloj emir kesaj date,por ju te tjeret mos e quani dite te shenuar se behet e shenuar megjith mend!!!
Këtu në Kanada , kryetarët e partive dhe vetë kryeministri nuk mbledh dot më shumë se 50 veta në një takim elektoral. Këtu respektohet vullneti i lirë.