Shansi i fundit i opozitës për ta shpëtuar këtë vend

22 Mars 2013, 11:32Blog TEMA

Nga Maksim Shuli

Albert Kamy kur vinte puna të shprehej për politikën thoshte: “Fatkeqësisht politika dhe fatet e njerëzimit merren në dorë nga individë mediokër dhe pa ideale. Njerëzit e mëdhenj nuk i futen kurrë politikës”. Maks Veberi shkon më tej duke thënë se politika mjerisht vendos në elitën drejtuese personazhe mediokre, mjerane, servile, shumica e të cilëve mbas mbarimit të atij niveli përfaqësimi, harrohen dhe humbasin në mediokritetin dhe injorancën e tyre. Por politikanët sot apo në të shkuarën, nëse duan, mund të punojnë për vendet e tyre, dhe kjo vlen sidomos për vende si Shqipëria ku mundësitë i kanë shumë të mëdha; kanë po ashtu edhe dëshirën e madhe të këtij populli, që duke qenë shumë i varfër u beson të gjithëve, madje edhe politikanëve të marrë, që këtu tek ne i gjen me shumicë.

Ne kemi politikanë të cilët me një mandat apo me dy mandate kanë ngritur universitete private, biznese të pabesueshme dhe pasuri përrallore. Madje, kemi ende nga ata që i kanë këto pasuri dhe vazhdojnë si në politikë, edhe biznes, në shtimin e kësaj pasurie. Kemi nga ata biznesmenë që dëshirojnë të shkojnë në politikë vetëm dhe vetëm për të mbrojtur pasurinë, për ta regjistruar atë pasuri të cilën e kanë vënë me probleme.

Për një moment le të themi që faji kryesor qëndron mbi kryetarët e partive kryesore, sepse lideri në një moment bën një zgjedhje. Por, këta “të zgjedhurit” vetë, nuk kanë përgjegjësi? A kanë përgjegjësi kur këmbëngulin për të qenë prapë “të zgjedhur” a thua se kanë arritur suksese të mëdha që ne nuk po i shohim? Më vjen në mend një deputet i PS-së, që ka qenë ministër Arsimi, (madje dhe e mbylli atë mandat siç nuk e mendon dot një njeri normal), ka qenë kryetar kuvendi, ka qenë ministër i Financave, ka qenë zv.kryeministër, ka qenë deputet në të gjitha legjislaturat… Tani “nga pakënaqësia me Ramën” mbron partinë në pushtet?

Mos do të na mbushë mendjen ky lloj deputeti se lufta që bën ai tani kundra PS-së e bën më të ndershëm, e largon nga përgjegjësitë që ka pasur apo që ka? Mos vallë Edi Rama ka përgjegjësi për të gjitha çfarë i kanë ndodhur? Çfarë e di veten ky lloj deputeti përse u dashka që gjithë jetën të jetë ose deputet, ose ministër? Apo sepse nuk di të bëjë punë tjetër?

Mjafton një konflikt me kryetarin e partisë dhe menjëherë u dashka të tradhtosh interesat e elektoratit që i kërkove votën?  Mirë të dështuarit e vjetër, por përse vallë dëshirojnë të bëhen deputetë shumë njerëz të cilëve nuk u ka shkuar në mendje ndonjëherë se mund të bëheshin të tillë? Pse vallë mendojnë se është punë kaq e lehtë? A e dinë vallë se kur bëhesh deputet nuk i përket më vetes tënde, por elektoratit që të votoi? Pse punojnë një pjesë e tyre vetëm për vete? Mos kujtoni se njerëzit e thjeshtë nuk i shikojnë këto? Apo thjesht pranohen çdo lloj njerëzish cilëtdo qofshin ata? Mjafton ta kesh mirë me kryetarin e partisë dhe ai të vendos në listë? Mos duhesh të jesh servil? Apo duhet të kesh pasuri, të paguash ca para, dhe pastaj e gjen veten atje lart, në majat e politikës? Më shkojnë shumë pyetje në mendje dhe nuk mund t’i shkruaj të gjitha, sepse do të zgjatesha shumë dhe njerëzit që do ta lexonin këtë shkrim do të thoshin: “Oh, i dimë të gjitha këto! Edhe ti vetë ke qenë deputet dhe nga çfarë parimesh u bëre?”

Të jesh deputet, duhet të mbash përgjegjësi të mëdha, jo të rrish kafeneve e studiove televizive me thashetheme apo të tradhtosh mandatin për të cilin të votoi elektorati që të mbështeti. Përvoja botërore, kryesisht ajo evropiane, na tregon se duhen edhe kriteret për të propozuar një kandidat për deputet, duhet ndershmëria, karriera politike, profesionale dhe mbi të gjitha vendosmëria dhe karakteri për të luftuar dhe për të arrirë ato objektiva apo premtime që bën. Ndryshe do na ndodhë përsëri që shumicën e votave do ta fitojë e majta dhe qeverinë do ta formojë e djathta. Shumë shokë dhe kolegë më thonë se edhe mund të ndodhë sepse këtu tek ne çdo gjë ndodh, sepse këtu njerëzit e pamoralshëm nuk kanë parime, prandaj kësaj të keqeje duhet t’i dalim para me të gjitha rrugët e mundshme. Duhet një ndërthurje midis të rinjve që kanë vitalitetin dhe “mjekrave” që kanë përvojën, e cila nuk mund të mohohet kurrë, sepse ajo tregon nga vijmë dhe ku do të shkojmë. Prandaj, Edi Rama ka një detyrë fisnike, por të vështirë. Më thënë të drejtën kemi shumë shembuj për të thënë, por për momentin do të mjaftohemi me kaq, sepse problemi del shumë i qartë. E shkrova këtë pasazh për t’i thënë Edi Ramës të mos gënjehet, të kërkojë me ngulm njerëz të ndershëm dhe të aftë. Ata janë kudo, por këta të fundit vetëm servilë nuk janë, nuk të vijnë pas.  Pastaj edhe të mos humb vigjilencën nga njerëzit që ke pranë, sepse një pjesë e mirë e tyre duan të vazhdojnë rutinën e zakonshme, kur populli po pret shumë nga PS-ja si partia më e madhe opozitare dhe nga të gjithë ata opozitarë të tjerë që u dhimbset ky vend, sepse për momentin është e vetmja forcë që mund të bëjë ndryshimin. Ndryshe ky vend mori fund, ky vend ndryshe do të kthehet në një republike bananesh, për të mos thënë që tashmë është kthyer. Po ndodhin veprime abuzive, shoqërore me autorësi politike – tepër të dënueshme qe nga ana ligjore mund të dënohen edhe me burgim të përjetshëm, por po kalohen sikur janë gjëra të lehta.

Ne kemi sot një lider partie në pushtet që opozitën e quan kriminale, që nuk lë shtet dhe institucion pa shkuar dhe vetëm shan opozitën, madje edhe në sy të disa liderëve hipokritë të së djathtës evropiane, të cilët në vend që t’i tregojnë vendin, harxhojnë kohën duke e dëgjuar. Mendon ai se kjo do ta ndihmojë këtë vend të ecë përpara?

Njëkohësisht po e shikojmë kryeministrin e sotëm të mos pyesë më as për FMN, as për Bankën Botërore, as për institucionet ndërkombëtare të cilat janë të specializuara për probleme të veçanta në drejtimin e shtetit. Po përse vallë? A thua se ky i di të gjitha çka bën dhe vepron?

Kur del opozita dhe pushteti përballë në TV, kulmi është se pushtetarët gazmohen në hava, dhe populli nuk kupton çfarë ka për t’u gëzuar me gjithë këto probleme. Kanë marrë të gjithë pushtetarët fytyrën e Saliut, të gjithë qeshin. Dhe të gjithë mashtrojnë e të gjithë vjedhin. Mesa po shohim tani, detyrën e denoncimit apo dhe të një oponence të fortë e ka marrë vetëm një pjesë e medias që meriton të përgëzohet publikisht. Ngulen njerezit para televizorit kur transmetohet emisioni “Fiks Fare”. Përveç Fiksit, ne kemi parë vetëm një pjesë të gazetarëve, të përmbushin misionin e profesionit: Mustafa Nano, Andrea Stefani, Ilir Yzeiri, Mero Baze po ndeshen me një pushtet të ligë e të egër duke bërë një opozitë të vërtetë, pa menduar se janë edhe në kushte jo të barabarta. Por nuk dua të lë pa thënë dy fjalë edhe për gazetën “Dita” të drejtuar nga Adrian Thano, e cila tashmë është bërë shumë popullore, ndonëse ka pak muaj që ka dalë në jetë. Të gjitha këto janë “sondazhe” më vete për të kuptuar edhe të tjerët se çfarë pret ky publik në ditët e sotme nga media./DITA

 

20 komente në “Shansi i fundit i opozitës për ta shpëtuar këtë vend”

  1. aiha says:

    Ky eshte shansi i te gjithe shqiptareve, qe njehere e mire, te shpetojme nga komunisti i fundit i byrose, Saliu. Eshte shansi per te rilindur Shqiperine, per nje jete me te mire, me te sigurte, te lire dhe qe gjithsecili te marre vete ne dore fatet e tij, jo te jene kriminelet ata qe vendosin per fatin e shqiptareve.

    1. halldup Sali says:

      Sali Berisha – ky eshte nje emer qe te gjithe e njohim mire.
      Duhet te sigurohemi qe femijet tane nuke degjojne kurre pervecse nga librat.

      1. juri says:

        Shume dakord, nuk mund ta lejojme qe modeli Berisha te mbetet ne pushtet pasi kjo eshte shkaterrimi i demokracis dhe gjithckaje eshte ndertuar ne kaq vite, mgjs nuk esht shume. Ne duhet te vendosim qe dalim nga tranzicioni dhe kete e kemi te gjithe ne dor vet. Ne 23 qershor vota jon duhet te tregoje se e kemi mesuar mesimin e historis

    2. wwww says:

      Shqiperia eshte ne udhekryq dhe vetem PS mund te jete alternative.
      Mendoj se kete e kane pare dhe kuptuar te gjithe shqitparet.
      Ne qershor fillon Rilindja!!!1

      1. Titi says:

        Ky eshte medimi yt kurse i imi eshte qe vetem A K mund ta nzjerri vendin nga ky batak qe kemi hyre duke nzjerrur para ligjit te gjithe pergjegjesit duke filluar nga kminisrtri e gjer nje kryetar kumune me te vogel ne vend. Vetem keshtu mend te kemi nje rilindje te shpresave tona per te jetuar ne ate vend qe po na i mbyll dyert tash 20 vjet

    3. pashuku says:

      PD nuk ka kene kurr ndojeher ne ket grade, as atehere kur komandohej nga vrasesit me pages te Sal Berishes. kete here edhe ne vet jena tbind se nuk mujm ma. Duhet me rinis dikund……..

    4. reformer says:

      kam frike se vetem vota nuk do te mjaftonte…

    5. feniks says:

      HUMOR I ZI FEMINOR:
      -Kam dy niper,nje 6 vjec dhe tjetri 2 vjec!!
      -Nje dite u zune dhe degjuam keto “MALLKIME” per njeri tjetrin:
      -Nipi 6 vjecar:
      -SALI BERISHA,HAJE BENIN!!!
      -Nipi 2 vjecar:
      -O polic,rrife Gonin!!!

  2. king artur says:

    OPOZITA ESHE E VETMJA SHPRESE PER TE NDRYSHUAR SHQIPERINE

    1. njereztendershem says:

      Qofte edhe vetem duke krahasuar Ramen me Berishen e shikon se Shqiperia po zgjedh midis prapambetjes dhe dickaje te re. Per kete arsye te thjeshte, shqiptaret do te marrin masivisht krahune PS dhe Rames, per te filluar nje kapitull te ri per vendin, larg vjedhjes e vrasjes se ketyre viteve.

    2. Ben Chicago says:

      ne votojme saliu numuron

  3. ypplala says:

    Eshte njekohesisht edhe shansi i fundit i shqiptareve per te shpetuar vendin e tyre nga keta halldupe injorante qe na qeverisin.

  4. doni says:

    Vendi ka shume nevoje per ndryshim dhe kete nuk mund ta sjelle me Doktori. Shqiptaret duhet te ndajne mendjen e te mbeshtetim PS se ata kane gjithe mundesit per te fituar bindshem ket here.

  5. Liridon Albania says:

    SHANSI I FUNDIT PER SHQIPTARET PER TE BERE ZGJEDHJEN E DUHUR!

  6. shkodrani1 says:

    O z.Maksim pse nuk e thu me emen qe ishte Kastriot Islami,apor ke frige se po i del boja.Mos u tut o burre se e ka bojen e zez qofte perjashta por edhe per brenda.Tashti ka ardh koha qe PS me Z.EDI ne krye te mendojn mire dhe te na perfaqsojne me gjake te RI dhe te PASTER,boll me ato figura te vjetra e te dyshimta qe nuk perfaqsojn popullin por interesat e tyneRROFTE KOALICIONI I MAJTE PA LSI E ILIR HAJDUTIT

  7. nardi says:

    “Po ndodhin veprime abuzive, shoqërore me autorësi politike – tepër të dënueshme qe nga ana ligjore mund të dënohen edhe me burgim të përjetshëm, por po kalohen sikur janë gjëra të lehta”

    Te gjithe thone ja ku eshte HAJDUTI, por askush nuk e ndal… llafe llafe llafe e premtime qe nuk do te mbahen asnjere.
    Nuk e luftoni dot mafjen, nuk jeni te afte, nuk jeni te zote pasi keni frike dhe kjo mafje pushtet i ka te gjitha armet per ti shtypur koken kujtdo qe i del perpara….

  8. Askushi says:

    O Maks Veberi(ndjes,doja te thoja Shuli),deputet paske qene edhe Ti,kur…!?
    Me kete ‘shkelje syri’ qe i bere Romes…ne mos rrjedhte do pikoi “Rilindja”!
    Pastaj c’beni keshtu edhe ju,i jeni turrur te gjithe Rames(te dije dhe keshillat e Nik Lesit ti…qe i jep Romes),si te ishte lope per tu …mjelur,’turrjuni’ o te ngrate edhe Dades, Dokles, Rucit,Rukes,Nonos,Metes,dhe pa dyshim edhe ‘blogut’te te “Urteve”(s’thot keq Lesi).Megjithate Edi eshte Edi, dhe e-di Edi!

  9. ILIRET says:

    Zotin Maksim Shuli e njoh prej kohesh, dhe ka qene nje nga deputetet me popullor te PS, per rrethin Fier. Eshte nje shkenctar ne fushen e hidrokarbureve. Me vone u z/v nga Nano me deputet kukulla, qe nuk e hapnin gojen ne grupin parlamentar.
    Kete thirrje Maksi po i ben sot edhe Rames. Te mos genjehet nga disa deputete injorante, te cilet jane deputete ose se kane para, ose se jane rekomandime nga miku i mikut.
    Keta deputete, kur vijne ne baze per tu mbushur mendjen votuesve per te votuar PS, duke u gjendur perballe zgjuarsise shpotitese popullore, largohen me mendjen , se mos eshte me mire qe edhe une si deputet te votoj PD. Ja te tille jane disa deputete analpambuker, si ata qe jane ne vend te z. Shuli. ne Fier.

  10. patrioti.USA. says:

    ZOTI Mksim faleminderit per artikullin e mesiperm,nuk e di nese dota lexoj Kacua kete artikull apo jo, sepse ne menyr perjodike tamam si mihu i hales del e vjell vrer kunder te majtes qe i dha emer dhe tani qe ju preken interesat leh me vend e pa vend. Problemi esht si do shpetoj ai vend dhe ai popull nga kjo gjendje kaotike, pasigurie e varferie, ku ligjin e ben mafja, ku ska drejtesi, ku mashtrohet, vidhet, e vritesh.Ku korupsjoni po i mer shpirtin ati populli dhe Sali Berisha genjen dit e nate se shqiperia esht vendi me i mire ne bote, ashtu sic thosh dikur Eneri packa se ka shume shqiptare qe skane cte hane,apo shume skane ku te futin koken. Deri tani politikanet kane menduar cfar priviligjesh te krijojne per vehte dhe familjet e tyre. SHpresojme qe programi i PS PER NJE RILINDJE, te sjell ndryshimin e duhur.

  11. morri says:

    eh…..e ka tjeter kush fatin e shqiperise o…djema mos u lodhni kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje