Tredhje-fashion!

21 Mars 2013, 20:30Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

“Tredhja” ka qenë një fjalë si e nxjerrë nga sënduku, që bie erë bar mole. Por për çudi këto kohe është kthyer në një fjalë trendy, “new fashion”. Epo që kjo fjalë do të vinte në modë, nuk e kisha menduar. Sigurisht, moda vjen sipas vendit. Ama jo rastësisht dhe pikërisht tani. Patjetër që mund të kishte të tjera zgjedhje për kohën tonë, por me sa duket “sipas vendit, edhe kuvendi”.

Por “tredhja” e ditëve tona ka risinë e vet. Ajo nuk vjen më aq e thjeshtë dhe njëdimensionale si në kohët e para. Jo. Të paktën vjen e rinovuar, e reformuar, e integruar: shumëdimensionale.

Ja pra, koha jonë i ka vënë vulën e vet për t’u dukur më e re, më tërheqëse.

 

Dimensioni i parë: “Tredhje” për qentë me 4 këmbë

Pasi ia mbërritëm të jemi vendi i milionave vizitorëve-turistë në vit, pasi ia mbërritëm të jemi në vendet e tribunës për zhvillimin ekonomik, pasi ia dolëm të bëhemi lider në implementimin e internetit në shkallë vendi, pasi shënuam rritjen më të lartë të rrogave e pensioneve në rajon, pasi… e kushedi sa të tjera si këto, erdhi edhe radha për qentë. Për ata me 4 këmbë, sigurisht. Ndokush mund të hutohet këtu e t’i pritet hovi: a shkon të flasësh për tredhjen e qenve (me 4 këmbë) pas renditjeve të mësipërme? Po a i shkon kjo gjë vendit të tribunës për rritjen ekonomike?! Tek e fundit, ne këto arritje i bëmë tonat edhe me qentë që jetojnë prej vitesh në kope në qendrat e qyteteve, nëpër rrugë nacionale, plazhe. Nuk është se duket bukur kur i sheh të hanë nëpër kazanët e rrugëve dhe as kushedi çfarë romantike të dëgjosh hungërimat e tyre tek çiftohen para pallatit ku banon, natën nën dritën e hënës. Po kushedi, ndoshta kjo na bën të veçantë, bio, e na ndjell më shumë turistë. Vallë pse u kujtua qeveria tani dhe dha urdhër që qentë (me 4 këmbë) të “tridhen” në qendra të specializuara? Ndoshta ngaqë në vitin 2013, pasi “trodhëm” një sërë arritjesh të rëndësishme ekonomiko-kulturore-teknologjike, erdhi koha të shënojmë edhe një “tredhje” biologjike.

 

Dimensioni i dytë: “Tredhje” për qentë me 2 këmbë

Kryeministri e dha verdiktin për pedofilët: të tridhen. E gjeti zgjidhjen. Po zgjidhje për çfarë? Pedofilizmi është në kokë zoti kryeministër! Në atë lart!

 

Dimensioni i tretë: “Tredhje” politike

Ah, kjo është vërtet “trendy”, ekskluzive e ditëve tona, ditëve të internetit. E shikon ngado, po përhapet me shpejtësi 4G nëpër parti të ndryshme. Bartësit vishen rigorozisht me kostum e kravatë (edhe kur i blejnë të Gabi). Janë gjithmonë të qetë, të butë e me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë. Buzëqeshin edhe kur nuk e kuptojnë atë që u thonë. Nuk kanë asnjëherë ndonjë gjë kundër, “shefi” thotë gjithmonë atë që mendonin edhe ata. Telepati interneti me shpejtësi 4G. Nuk dinë të bëjnë asgjë se fundja kjo nuk iu kërkohet. Ah po, dinë të servilosen  pështirshëm!

Këta janë njëlloj i ri “pedofilësh” që, në ndryshim nga të parët, abuzojnë jo-fizikisht, abuzojnë me të ardhmen e këtij vendi. Mendje-tredhur të bërë, zemër –tredhur të lindur!

Po këtë farë si ta shfarosim!

Nejse…

Ka edhe dimensione të tjera tredhja, është shumë fashion….

Po mjafton kaq për sot.

12 komente në “Tredhje-fashion!”

  1. Erjon says:

    ahahahaha ! I forte Ilir !

  2. sonja says:

    Ilir pse s’me pranon kerkesen per friend ne fb ?! :'(

  3. Enea says:

    pedofilia esht te koka lart, jo posht… hahahahaha je i madh shoku. mir thua po kujt i thua…

  4. Shaban says:

    reziku me i madh per mendimin tim i nderuar Ilir vin nga dimensioni 3 sic thua ti se edhe se ekzistojn keta lloj jemi ne kete gjendie. Nese 2 dimensionet e pare i sistemon kollaj nese do kete te 3 jo gjithmon e shikon se ti ze syte servilizmi.

  5. entela says:

    sarkazem e holle, menyre shume interesante shkrimi. ne fakt e keni tuajen edhe ne shkrimet e meparshme, kam parasysh edhe ate te fundit per pedofilin. kendveshtrim interesant argumentash. ?

  6. zum zum says:

    ilir ghithmon lexoj shkrimet e tua dhe me pelqejne .ne shqiperi per fat te keq qente me dy kembe te tredhur apo jo jane me shume se qente me kater kembe .mirupafshim

  7. Vranari says:

    Pergezoj shkruesin per satiren ne paralelizmat e gjetur.
    E sakte qe pedofili fillon nga truri dhe keto zgjidhje tallese
    Te radhes qe na jep kryeministri me sterilitetet do tu bënin
    nder mostrave dhe zagareve por do të ishin nje zgjedhjen e
    Goditur për kete linjën e tretë te zagareve qeveritare gjykates
    dhe prokurore !!!
    Pedofilit të pare qe dha shembullin per keto monstrat e sotme
    vete kryeministri me Topallen qe dhunuan femijet
    e shkollave ne mbare vendin. Qe I tallen dhe rraskapiten
    Mitingjeve, apo shkallimi I rradhes qe u kerkon voten.

  8. orli says:

    Buzeqeshin,tamam si blendi fevziu kur e pyeti Edi Rama kush jane tre ligjet dhe nuk i dinte!e ka tredhur sala te shkretin.

  9. mirel says:

    Bukur, shume bukur, te lumte Ilir !

  10. sinan hibro says:

    Model i vjeter shkrimi , ku behet perpjekje te gershetohet kultura folklorike me artin abstrakt . Rezultati ….perrua psikik !

  11. Pink says:

    Shume shume e bukur Ilir. Shkrimet e tua me zbavitin dhe relaxojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje