“Rrëfimi i manjakut” apo “gjykimi i analistëve”?!

23 Mars 2013, 17:07Blog TEMA

Nga Jona Dervishi

E pranoj që edhe unë, një qytetare e thjeshtë si gjithë të tjerët, dhe një gazetalexuese e rregullt, teksa lexoja artikullin e “Shqiptarja.com” në lidhje me “rrëfimin e manjakut” u ndjeva keq. Me kuriozitet në fakt vazhdoja të ndiqja fjalitë njëra pas tjetrës dhe sa me shumë hyja në brendësi të atij rrëfimi monstruoz, aq më e vështirë ishte përmbajtja e lotëve dhe ankthit.

Kur e përfundova më la një shije të hidhur, por dallimi ishte ndryshe… unë nuk u hidhërova nga ajo gazetë informuese deri ne detaj, por nga veprimet makabre të pedofilit në fjalë dhe nga mënyra se si ai e përshkruante këtë krim si të ishte një lojë grupi, e ku është normale që një të humbasë e të tjerët të fitojnë ose anasjelltas.

Por hidhësia e vërtetë e kësaj ngjarjeje ishte më tej. Ishte pikërisht ajo ç’ka mu duk si “Dita e gjykimit” për gazetaren dhe kryeredaktoren e kësaj gazete, Anila Bashën, në emisionin e TV Klanit “Opinion”, ku do ishte e vendit që në këtë rast të quhej  emisioni  “Mëkatari”..!!

Fevziu gjyqtari, dikush avokati mbrojtës, dhe disa të tjerë prokurorë, ndërsa Anilës “të pandehurës” i filloi dhe procesi live në sytë e te gjithë shqiptarëve brenda si dhe jashtë kufirit te vendit.

Ajo që më shqetëson kaq shumë si qytetare e thjeshtë e këtij vendi është pikërisht protagonizmi ynë për të gjykuar tjetrin, për ta bërë të ndihet edhe me keq se ç’është. Për ta mërzitur, për ta diskretituar, për ta vënë në rolin e mëkatarit ndërkohë që vetë ata e dinë shumë mirë që për aq kohë sa të marrim frymë në këtë tokë, engjëj nuk do të ketë kurrë. Engjëjt janë vetëm në qiell, ashtu siç janë me dhjetëra gra, fëmijë, vajza e nëna që në luftën me të keqen humbën dhe jetën e tyre, ato po janë engjëj, po jo këta “zotërinjtë” e “zonjat” që dalin e broçkullisin duke na predikuar fjalën e Zotit e duke na kujtuar ligjet, ndërkohë që në jetët e tyre janë vetë mëkatarë, pasi siç thashë në këtë botë engjëj nuk ka!

I referohem më së shumti këtyre pseudo- analistëve, që mesa vërej, u duket vetja sikur janë zot e mund të gjykojnë të tjerët. U bë një bujë kaq e madhe kjo histori ndërkohë qe u harruan të vrarët e 21 Janarit, të vrarët e Gërdecit, video e turpshme e kreut te LSI-së, vrasja mizore e deputetit Xhindi etj.

Na u preokupua shumë edhe shoqëria civile, deri diku mund të ishte prekur, por jo të dilnin me gishtin lart të akuzës sepse para se të reagoni për një artikull, dilni e reagoni për të varfrit, për minatorët, për energjinë elektrike, për të drejtat e mohuara të romëve për të pastrehët, për kushtet e mjera te mësimdhënies, për çmimet në stratosferë të ushqimeve e mbi të gjitha për problemin më madhor të shoqërisë sot për sot, vjedhjen e votës së lirë!!

Ka kaq shumë gjëra për të cilat duhet realisht të preokupohemi saqë të merresh me një shkrim në gazetë që fundja ishte një rezyme e asaj ç’ka realisht ndodh, por mesa shoh ne e vërteta na tremb. E pranoj edhe mua me trembi disi… por jo ama të ngre gishtin akuzues e t’ia drejtojmë njerëzve sapo bëjnë gabimin më të vogël. Nuk ka njeri të pagabueshëm në këtë jetë. Mbase dhe unë kam gabuar disa gjëra në këtë shkrim, e mbase edhe ju kur ta lexoni do gaboni e do më gjykoni. Por fundja mos të gjykojmë kaq shumë median kur tregohet e lirë. Kërkojmë media të lirë por sa e shohim që dëshira jonë nis të fluturojë ne i presim krahët!

Këta zotërinjtë e gjykimit, dhe këtu ju referohem analistëve tanë më së shumti, do u bënte mirë t’i ulnin këmbët pak më shumë ne tokë, të fillonin të reagonin me zërin e zemrës e të arsyes e jo veç të protagonizmit.

Duhet të merremi seriozisht me fenomenin dhe jo me individin. Pashë me sytë e mi vërtet në “Opinion” sesi dëfrejmë kur shohim dikë në vështirësi. Anila si rrallë herë rrinte e shqetësuar duke mu dukur hera- herës si të ishte vërtët në rolin e te “pandehurës”, ndërkohë që në fund të fundit përcolli lajmin e vërtetë, pra bëri punën e saj. Gazetaria kjo duhet të jetë, përcjellëse e informacionit mbase në mënyrë pak më të përmbajtur, por jo ama të merrte një gjykim të tillë në sy të gjithë opinionit publik!

Këtë opinion dua ta ndaj vërtetë sepse shpresoj që ne shqiptarët duke filluar që nga shtresat popullore e deri te funksionarët më të lartë të shtetit të fillojmë të ndërgjegjësohemi dhe të dallojmë problemin e vërtetë të shoqërisë sonë e të mos merremi me një artikull gazete… Jemi bërë qesharakë!

31 komente në ““Rrëfimi i manjakut” apo “gjykimi i analistëve”?!”

  1. liri a vdekje says:

    Bravo moj bije ashtu esht ,keta pseudoanaliste sherbetore te pare dhe servila me noten 10 te kesaj qeverie dhe ketij pusht kryeministri qe servir perdit ngjarje horror dhe semundje mendore ,merren me nje gazetare dhe nje zonje te nderuar per te hedhur shashkat e radhes ne syte popullit perdite e me keq.

    1. raimond says:

      Po Jona qenka bere bjonde ..? Sa e mire qe duket dreqi….

  2. era says:

    Shkrimi eshte po aq i sakte sa fytyre simpatike dhe plot miresi qe ka gazetarja Jona.

    Gazetarucet e tredhur dhe te shitur vecanerisht shpura e TV Klanit mezi priten qe te “gabonte” gazetarja qe i ka turperuar keta pseudo gazetare me guximin per te shkruar pa frike per te verteten.

    Por kush ka mend e kupton fare mire lojen e tyre. Populli e ka pare me qindra here buracakerine e tyre ne qendrimin per Gerdecin, per vjedhjen e votes, per shitjen e interesave kombetare nga qeveria, per plehrat, per 21 Janarin….

    ps kete dallgen e paska zene dallga.

  3. Era says:

    E c’faj ka Jona qe eshte yll? ?

  4. Tironci says:

    Mendim qytetar, nga vajze qytetare. Ky vend ka marre fund!

  5. Ardi x says:

    Anila lum si ty cfare avokate paske

  6. gazetari says:

    Jona jam shume dakort me ty dhe me logjiken tende. Keta “anal”istet kan shume lidhje me pushtetin dhe hajde thone ti bejme gropen atij me te pambrojturit! Cmenduri

  7. tayson says:

    Nuk e di por sa her lexoj ktu shkrime nga Gazetare apo Opinioniste femra ,shof vertet dicka qe i referohet shqetesimit te vertet te asaj shoqerie , duke e prekur ate tamam ne thelb ku dhe ai duhet te preket e jo si shume tipa langosh pseudoanalista e pseudogazetare ,njerez pa asnji lloj identiteti e karakteri njerezor ,por thjeshte plera .
    E bukur e jo vetem ne ate qe percjell ktu per lexusin .
    Ndoshta eshte momenti dhe koha qe Femra Shqiptare te behet shpetimtare e atij vendi ,,jane vetmja shpres ne ate vend me shumicen e meshkujve bordello .

  8. Era says:

    O Toni, ti do jesh nje nga ata te shumtit qe Jona su ka hedhur kurre syte. Qenke shume i rendomte

  9. q says:

    Shkrim shuuuume profesional d.m.th.
    Kaloj tek foto, me e mire se e fundit.
    Uroj qe foton tjeter, (meqenese po vjen vera) ta besh me iphone ne plazh.
    Karo boleino

  10. Ferdi DR says:

    Fatkeqesia e vertete e ketyre trapave qe komentojne eshte pikerisht paragjykimj. Per te cilin flet sakte autorja. Respekte nga Durresi Jona

    1. skandro says:

      E drejte,keta qe anatemojne gazetaren,jane te kallepit te Prenjasit,llumi qe lumi t’i marre dhe nuk i lan dot

  11. Zamir says:

    Jona dhe Era
    Era dhe Jona

    Përsa kohë ia lejon vehtes që të dalësh në publik edhe me foto, ki durimin dhe dëgjo me urtësi edhe opinionet e të tjerëve mbi shkrimin tënd dhe mos e hidh në sulm binjaken tënde Era.
    Ti sonte do dalësh dhe do dëfrehesh në ndonjë PUB, ndërsa në familjen e Julianit ka ankth, ka tmerr, dhe plagë të rënda në shpirt. Në subkoshiencën e këtyre familjarëve të gjorë, tingëllon ende zëri i Julianit që thotë mos mbani mort, jam ende gjallë, nuk jam mes plehrave…… mos më kërkoni aty…
    Ti sonte do trokasësh gotat e mbushura me pije të shtrenjta për të festuar artikullin që ke bërë. Por…a do ta mendoje ndonjëherë (nuk ta uroj kurrë) që vëllai yt (nëse ke) të ishte Juliani dhe shërbëtorja e verbër e Edi Ramës (Anila Basha) të bënte artikuj të tillë. E pra kjo nuk është gazetari Jona dhe Era…kjo është makabritet. Si FRESSH-iste (pa asnjë lloj ironie) që je duhet ta kishe kuptuar kaq gjë.

    Tjetër herë o Jona dhe Era mos bëj artikuj apo ese të sforcuara, me shumë ujë, aspak të thelluar dhe për më tepër të porositur nga të tjerë.

    Juliani nuk është gjetur ende….dhe nuk mund ta quajmë të vdekur…….

    1. beso says:

      “Kur te vjen nje lajm i keq,mos ia ver fajin postierit”.Ç’duhet te beje gazetaria sipas teje?Te mos shkruaje as nje opinion per”Opinionin”,te mos pije as vere,as kafene qe mund t’ia lejoje honorari(megjithese dyshoj qe shumica qe sjellin opinione tek TemA e bejne per honorar),pra shkurt,te mos preke as ate nervin e imtesirave qe tek e fundit perbejne jeten tone.Une kam nje verejtje te vogel,nuk shkruhet manjak,por maniak.

  12. Besmiri says:

    Znj Jona, tema qe ke prekure eshte shume aktuale, ne vend qe ti biem gomarit ne i bien samarit. Ja ashtu dhe kjo puna e ketyre injoranteve ketu. Qe nuk merren me fenomenin por merren me ty.
    Mussolini ka pas thene “Fakti qe me perflasin qofte per mire a qofte per keq, me tregon qe kame rendesi”

  13. futja kot says:

    nese Anila Basha nuk do te shkrante me detaje nuk do te kishte reagim dhe ndergjegjesim, por do te kalonte ne heshtje duke perseritur vetem nje fjal =Pedofil= dhe vetem kaq. Kjo gazete beri qw te zhvillohej nje debat aq i madh.
    Pyetja eshte si ka ngel jasht kontrollit nje person i tille i cili ka kercenuar, perdhunuar dhe vrare femije kjo eshte shqetwsuese.
    Emisioni u be qwllimishte per te mos zbuluar kete te mete te madhe te sistemit ku krimineli livadhis, qarkullon e vepron lirshem pasi edhe kapja e tij ishte rastesi.ku jane organet qw e kan kete detyre.

  14. Anita says:

    SUPER SHKRIM NGA SUPER VAJZE

  15. best says:

    Historiani i Halla(t)katur

    Ç’na u bë zakon duhani
    që përvit në çdo nëntor
    do dalë Pilo kapedani
    me volum të madh në dorë.

    Ja, tashti e mbajti vrullin
    e n’a solli libër tjetër,
    siç n’a dënd përvit me qullin
    këtë vit – një prrallë me mbretër.

    Vjet n’a foli për Enverin
    kurse sot për Ahmet mbretin
    helbete që t’i kthej nderin
    rrypit që pasoi Dovletin.

    Po ç’tu desh o Pilo ziu
    të n’a qokësh me përshesh,
    të n’a nxjerrësh xhin floriu
    mbretin që ushtar s’u vesh.

    Ti mor Pilo ke një cen
    siç t’a tha ajk’ e Poetit
    se në pamje dhe në gen
    je pilaf nga i Dovletit.

    Domosdo që ty mor trim
    pasuria t’a pa fatin,
    por në pamje dhe shkëlqim
    Zoti të ngjasoi hallatin.

    Ndaj o Pilo mos u lodh
    por mbaj nofkën që vu Duka,
    se mjafton dhe e ke boll
    që t’a hash siç hahet buka.

    Ti mor Pilo madhështori
    mos n’a ngri kështjell’ argjile
    se me llogje amatori
    s’bëhet histori me hile.

    Siç bën ti o Pilo djali
    e dimë librin dhe për mot.
    Sa të bjerë Sala nga kali
    s’do lësh rastin të shkojë kot.

    Jo mor Pilo, s’e kish keq
    kur të tha një fjalë Poeti,
    veç shakasë ti ngjake krejt
    me hallatin prej vërteti.

  16. Hendrix.com says:

    ANILA PATI PAK FAJ QE BERI NJE XHEST TE PA MENDUAR. POR VERTET QE U AKUZUA ME SHUM SE CDUHEJ DHE TY DERVISHI BRAVO QE E TRAJTOVE KETE PROBLEM, QENKE VAJZE ME ZEMER. UNE STE NJOH POR DO KISHA SHUME DESHIRE TE TE NJIHJA E TE TE JEPJA DOREN . TE PERSHENDES .

  17. Andis says:

    Jo keq. Perkundrazi. . . Bukur, thjesht, qete, pa nerva.. Ti e ke bere? lol
    pertej shakase, good job ?

  18. henri says:

    E dashur Jona, te pergezoj si zakonisht per shkrimet qe sjell. Gjithmone te vertete e te sakte. Vazhdo keshtu me keto nivele te te shkruarit se nuk mund te te kuptojne masat qe nuk merren me fenomenin por komentojne pa lidhje. Je elitare znjsh! Respekte

  19. Une says:

    I kishe munguar Temes Jon
    Bukur, ti je potencial kshuqe ke mundsi
    edhe per me bukur ?

    ps. Komente pafund per ty, edhe me shum se te njerzit
    e “rendsishem” ?

  20. xhaxhi says:

    Sh e ver8
    Opinion i sakte
    brv

  21. Une says:

    Ti je det o det i gjere, plot me ndjenja enderrime…
    Sa me shume komente shtohen, aq me shume
    mendoj qe ti je potencial!

  22. Tafili says:

    Me vjene mire qe i keni pare ato figura te perseritshme te Fevziu – qe mundoheshin ta fusnin ne dhe ate vajze trime qe u tregoi te gjithe shqiptareve se qka bene nje pedofil kur fute ne dore nje femije!!!
    Gazetarit te mire Fevzi i theme nje gje se e ke felliqur emisionin me ata pseudoanaliste qe veten e konsiderojne mbi te gjithe e jane mjerana…
    Anisa ke bere nje veper shume te madhe qe e ke hudhe ne drite te verteten per keta njerez te pashpirte dhe une kame nje mendim per ta—- posa te identifikohen dhe ata qe jane te identifikuar te tredhen (kastrohen)meqe ligji me pushkatim mungon.

  23. jurgeni says:

    llogjike mese e sakte dhe une nuk e kuptoj perse u dashka kryqezuar nje gazetare si anila per dicka qe ajo publikuar ne gazete dhe ku faji mbi te gjitha rendon mbi ata persona qe e kane nxjerre ne publika kete tregim monstruoz dhe qe e kane bere ushqim per shtypin e sotem ku natyrisht gazetare si anila duhet te bejne punen e saj per te thene te verteten ne cdo rast ashtu sic pa i hequr asnje pike e asnje presje .Tani persa i perket analisteve te asaj mbremje ne opinion qe per mua jane me shume analistalepires pushteti nuk kam se cfare them dhe nuk i marr kurre seriozisht pale te marresh seriozisht ” gjykatesin” fevzi per ato qe thote , por me e bukura ishte sepse zonja Bushati e KKRT na i paska terhequr vemendjen TV Klanit disa here per ceshtje etike ne transmetimin e emisioneve por qe kjo e fundit nuk e paska te drejten te gjobise kete TV , e kuptoni se deri ka arritur hipokrizia e kuptoni se deri ku ka arritur hipokrizia e ketyre njerezve , jane qe te gjithe me keq se monstra ne fjale , keta lloj analistesh nuk e kuptojne ose bejne sikur nuk e kuptojne se jane perdhunuesit me te medhenj te vetes te tyre , pra te sulmosh nje gazetare te nderuar thjesht sepse ajo guxoi te thote dicka reale te vertete ne gazeten e saj kjo eshte edhe nje here nje hipokrizi dhe aq me shume mendoj se ata qe ka bere anila keta ne gazetat e tyre do ta enderronin madje edhe rrefimin e kesaj monstre do te ishin te paret qe do ta publikonin por sulmet dhe rreagimi ndaj tyre nuk do te ishte ne stadin e sulmeve qe ju bene aniles , eshte e thjesht , ata jane me pushtetin ndersa anila ka zgjedhur te jete ne anen e kundert te tyre.Ju lutem mos e merrni shume seriozisht ate emision dhe ata qe ftohen atje per debat , une personalisht e kam oren e portokallise kur fillon ai emision.

  24. saviano says:

    Do doja qe kryqezimi te ndodhte. Por ai me pare duhet te kishte ndodhur pasi rastet jane me dhjetra me pare.
    Sot nuk u kryqezua Anila pse shkroi , por u kryqezua se eshte ANILA.
    Vini re se kryqezimi ndodhi ne TV KLAN. Kaq mjafton qe te mos e konsiderojme.
    Ka pershkruar HORROR!!!! E pastaj. Ajo ishte thene e dokumentuar. Sa kohe qe nuk kishte shkrim ne stilin horror as kush po e vinte ujin ne zjarr. Dhe tani nuk eshte se po nxeh kush uje por thjesht po bejne nje procesion te enderruar te ANILES qe mekatet e bera jane thjesht ata te kundershtise ndaj pushtetit te sotem.
    PO pastaj HORROR e c ka me shume ???? TV jane mbushur me HORROR dhe kurrfare kundershtie nuk ka dhe pse ato shihen ne c do ore e nga te gjithe.
    PO a kishte me HORROR se GERDECI apo 21 JANARI??? Kush u shqetesua ne kete nivel sa tani?????
    E verteta eshte se HORRORI ne kete rast nuk duhej publikuar se ne te ishin te perfshire POLICIA BARKMADHE me pa aftesine e saj, shteti i gjunjezuar ne c do segment te tij dhe me keq ngjarje te tilla shpojne dhe me shume thesin e votave PRO PUSHTETIT.
    S ka askush asgje me Anilen. Kush se mban dot pershkrimin e ndal leximin.
    Por me Anilen kane pune me se shumti ata qe duan te mbejne ne kembe kete ngrehine hajdutesh.
    KEQARDHEJE PER TE GJITHE ATA QE E HENGREN SAPUNIN PER DJATHE , QE LANE UJKUN E IKEN PAS GJURMEVE.

  25. Thomai says:

    Te lumte mendja moj vajze

  26. Adelina says:

    Me pelqen shume shkrimi juaj Znj. Jona! Ne morine e gjithe ketyre opinioneve kunder gazetares Basha, ke sjelle nje opinion tendin shume te sakte por qe disa e vleresojne si “kundra rrymes”. Asnjeri nuk vlereson brendesine por vazhdojne merren me formen, sepse shqiptaret e dashur Jona edhe sot pas 20 vitesh e kane akoma mendje tek p…bukur! Ti vazhdo keshtu me shkrimet e tua qe nuk i bejne fresk partive apo ndonje pushtetari sepse vetem keshtu vendi mund te dali nga regresi qe e kane futur sahanlepiresit e fevziut me shoke.

  27. :-) says:

    Ëndrra vazhdon. . . ?

  28. ;) says:

    Bravo Jona … Te lumte mendja …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje