Midis nacionalizmit dhe vlerave euro-atlantike

23 Mars 2013, 10:29Blog TEMA

Nga Ditmir Bushati*

Pak ditë para se të vizitojë sërish Tiranën, Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle ironizoi qeverinë Berisha, duke e konsideruar “kreative” gjetjen e retorikës nacionaliste e duke shtruar pyetjen retorike nëse një gjë e tillë gjen mishërim në vlerat euro-atlantike.

Qëndrimi i Komisionerit është në të njëjtën gjatësi vale me Konkluzionet e Këshillit të BE-së të Dhjetorit 2012 dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat në rrugë zyrtare e publike kanë bërë të qartë pikëpamjen e tyre mbi këtë çështje. Vetëm para pak javësh Shqipërinë e vizitoi Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, i cili me autoritetin e vendit më të fuqishëm të Europës, përforcoi qëndrimin ndërkombëtar duke kërkuar nga Shqipëria reforma transformuese që garantojnë rrugëtimin euro-atlantik, në vend të retorikës zjarrvënëse nacionaliste.

Pyetja që kërkon përgjigje është se ku bazohet kjo qasje e befte nacionaliste para-zgjedhore, kur dihet se politika e jashtme rajonale e Shqipërisë është përshëndetur në jo pak raste për konstruktivitetin e saj.

Në rrafshin historik kjo qasje nuk gjen mbështetje pasi ekzistenca dhe përparimi i kombit shqiptar është i lidhur ngushtë me mbështetjen e fuqive të mëdha. Shqipëria lindi si shtet për shkak të përputhjes së ndërhyrjes së superfuqisë Amerikane në Europë. Shembja e regjimit komunist, ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, aderimi i Shqipërisë në NATO dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës – të gjitha këto ngjarje me mbështetjen e perëndimit – kanë krijuar një realitet të ri gjeopolitik në rajon dhe një  situatë më të favorshme të kombit Shqiptar. Kësisoj, retorika e helmatisur nacionaliste është kundërproduktive dhe vetëdëmton kredencialet e Shqipërisë në rajon.

Në rrafshin rajonal “albanofobia” e Berishës përveç se ngjason, nga mënyra sesi prezantohet, me tezat e viktimologjisë serbe, nuk gjen mbështetje ndërkombëtare, sepse çdo destabilizim i hapësirës trekëndore Shqipëri-Kosovë-Maqedoni Perëndimore, mund të shoqërohet me një shpërbërje të pakontrolluar të Bosnje Hercegovinës dhe çimentimin e përpjekjeve për krijimin e një identiteti të veçantë maqedonas, çka do të minonte themelet ekzistuese të shtetit maqedonas.

Le të mos harrojmë se me aderimin e pritshëm të Kroacisë në BE më 1 korrik 2013, kufiri i BE-së me Ballkanin Perëndimor zhvendoset në drejtim të Bosnje Hercegovinës. Rrjedhimisht, çdo situatë tensioni në hapësirën e Ballkanit Perëndimor do të kishte pasoja për vetë vendet anëtare të BE-së. Po kështu, me aderimin e pritshëm të Kroacisë në BE, stabiliteti dhe demokratizimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor dhe në të njëjtën kohë ankorimi i tij në BE, do të varet në masë të konsiderueshme nga niveli dhe cilësia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe. Ndaj, kjo marrëdhënie nuk duhet karakterizuar si një marrëdhënie urrejtje e dashurie.

Në rast se nuk do të frenoheshin njëzëri nga komuniteti ndërkombëtar dhe aktorët e përgjegjshëm politik, çapitjet nacionaliste do të pështjellonin edhe dialogun Prishtinë-Beograd që po zhvillohet nën patronazhin e BE dhe me mbështetjen e SHBA, që pritet jo veç të normalizojë marrëdhëniet bilaterale, por edhe të qartësojë perspektivën europiane të Serbisë dhe Kosovës, respektivisht me fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Përderisa në rrafshin historik, gjeopolitik dhe rajonal tezat nacionaliste të Berishës nuk rezonojnë me vlerat euro-atlantike, jemi në kushtet e përdorimit të politikës së jashtme në funksion të interesave të politikës së brendshme. Thënë ndryshe, jemi para një “kreativiteti destruktiv” që tenton të mbulojë dështimet e reformave të brendshme dhe stanjacionin në procesin e integrimit europian, në këtë prag ballafaqimi zgjedhor.

I ndriçuari Walter Lippmann thoshte një herë e një kohë se, “politika e jashtme kërkon gjetjen e një balance të drejtë mes angazhimeve të shtetit dhe pushtetit, duke e mbajtur këtë të fundit sa më shumë nën kontroll”. Me pak fjalë, politika e jashtme e një vendi të vogël si Shqipëria duhet të reflektojë zhvillimet dhe prioritetet e politikës kombëtare dhe një përputhshmëri sa më të mirë me qëndrimet dhe vlerat e partnerëve strategjik. Kjo nuk do të thotë se çështja shqiptare është e mbyllur dhe për të nuk ka nevojë të punohet.

Përkundrazi, çështja shqiptare do të duhet të përbëjë aksin kryesor të kursit konstruktiv të politikës së jashtme në rajon. Aq më tepër që shekulli i njëzet e një e gjen Shqipërinë anëtare të NATO-s dhe Kosovën të pavarur. Por suksesi i këtij kursi varet nga cilësia dhe funksionaliteti i shtetit shqiptar, dhe jo nga çjerrjet nacionaliste që shfaqen si kërcënim për stabilitetin demokratik në rajon. Një Shqipëri më demokratike dhe europiane nuk është e mundur përmes fabrikimit të tezave për të ashtuquajturën “albanofobi”, por përmes procesit të reformave transformuese që përmirësojnë cilësinë e shtetit të së drejtës dhe mirëqenien e qytetarëve.

Është koha që të përqendrohemi tek mekanizmi i kompromisit që do të prodhonte reformat e nevojshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, për të fashitur tezën famëkeqe sipas së cilës, aty ku shqiptarët dominojnë, procesi i integrimit europian është në stanjacion. Pasi ky proces ka një rëndësi të trefishtë, si: (i) çështje e vlerësimit politik, sepse lidhet me kredon politike dhe imazhin e vendit, duke ravijëzuar një perspektive më konkrete për aderimin në BE; (ii) çështje e vlerave dhe përkatësisë sonë euroatlantike, sepse lidhet me modelin e jetës publike që duam të ndërtojmë, e në të njëjtën kohë si sinjal inkurajues për shqiptarët që jetojnë në trojet etnike, se reformat shpërblehen; (iii) çështje e agjendës zhvillimore të vendit, e cila do ta zhvendoste “menynë” e BE-së me Shqipërinë në fushat që kanë ndikim të dukshëm në transformimin dhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit, mbështetur në ciklin buxhetor të BE-së 2014-2020.

*Revista Java, 23 mars 2013

9 komente në “Midis nacionalizmit dhe vlerave euro-atlantike”

  1. Dean says:

    Ditmir,mor djal?!
    [email protected]@k Fyle-n,[email protected]@k keshillin e BE-se dhe padyshim sot ne Shqiperi nuk ka me njeri qe nuk e di se sa HAJVAN eshte maloku i vicidolit.Pra,[email protected]@k ate BARBAR,GJITHASHTU.Nuk na plas fare per keto argumenta qe solle ne shkrimin e mesiperm.
    Ajo qe me te vertet duan Shqiptaret eshte propozime konkrete per ekonomine dhe rruget konkrete per te rrezuar BARBARIN.Cdo lloj tjeter retorike e perdorur nga ju dhe opozitaret te tjere,si ju,eshte thjesht ”pirdh qe te lirohesh”.

    1. gert says:

      Po ky eshte saliu luan me ndjenjat kombetare te shqiptareve!U largon keshtu edhe mendjen nga hallet e shumta qe shqiptaret kane!Ska cte thote tjeter vecse te ngreje teori konspiracioni

      1. raimond says:

        C’eshte kjo lloj opozite e tille mor vella ?

        Si ka mundesi qe kjo opozite ka kaq shume frike nga patriotizmi …?

        Kjo opozite cdo fjale qe thuhet pro kombit shqiptar, dhe pro problemeve
        te kombit tone e stigmatizon sikur eshte nacionalizem ekstrem?

        Nga sa shihet politka e kesaj opozite eshte se perdor veshtiresite tona ekonomike per te mbytur patriotizmin shqiptar,

    2. lushnjari says:

      Saliu po mundohet te perdore shqiparet per te siguruar vota!Ja ky eshte i gjithe qellimi i ketij njeriu te paskrupullt mbi ceshtjen kombetare!Por populli nuk genjehet me e di se saliu keto i perdor per fushate!Shqiptaret nuk harrojne se saliu i ka lene ne mjerim te papune,te pashprese!

    3. fshatari says:

      I drejte arsyetimi i z.Bushati!Mirpo cti besh Sali mavrise ketij hajduti e tradhetari qe di e gjithe shqiptaria!Po ka me tradhetar se ky more ky qe i shiti Grekeve detin ,ka surrat e na flet per nacionalizma tani!

  2. shoku mali says:

    Po qeveria e saliut nuk se cti premtoje me ketij populli ndaj dhe merret me retorika nacionaliste!Kerkon te largoje vemendjen nga situata e nderë ekonomike qe po kalon vendi,kerkon te largoje vemendjen nga numri i te papuneve qe po rritet cdo dite nga cmimet e ushqimeve qe po rriten cdo dite te largoje vemendjen nga gjithcka reale ndodh!Por populli nuk harron ndaj do e shporre tej njehere e mire kete plak matuf!

  3. mergimtari fv says:

    I bie larg e larg o çuni Sules , origjinen e ke internacionaliste shkodrane , po bohu burre e thuj qe nuk na e mban byhta nga Athina me votu Rezoluten çame dhe pik , ju te gjithe te 140-et ne ate mender Kuvend doni djegur me benzine qe e late ate popull te varferohet e çoroditet sa vrasin nje_tjetrin pa shkak . Ditmir kombin Shqiptar ju ja keni dorezuar te huajve ta komandojne , ju keni çelsat e kashtes , mjere fukarai .

  4. dmx says:

    Mjaft o kallarja e Edi Rames mjaft na derdellise si majmun mjaft na the gjera qe i kemi degjuar nga te huajt pra gjera qe nuk jan te tuat por te huazuara nga te tjeret nuk je ne gjendje te besh nje analize tenden per Ballkanin por na del e na flet si gjeli maje plerave me fjale e tekse te marra ose themi te vjedhura nga politikan te huaj te tille pacavure duhet te votojm ne shqiptaret por kesaj rradhe do te jete ndryshe se edhe ju te PS nuk jeni me poshte se Saliu persa i perket ceshtjeve kombetare edhe ju ku me shume e ku me pak ne te njejten hale dhisni sidomos kur eshte fjala per JANULLAT

  5. Mark Doda says:

    Hahahaha cjan kta debila mer lol !
    Leri mer qorroklli analizat por shif me leviz sumen e boni dicka per kte vend ,se njelet tu na tregu prralla 8 vjet ,berisha tha keshtu ,berisha beri ashtu ,Fulja i tha jozefines afrou se mvejn mir te du ,e se ps-ja do fluturoj ne nje xhiro gratis me avionat euro atllantik ! Lerini mer debila muti prrallat ,se politika do zemer e jo gjuhe vetem ,me lepi sumat e njerit apo tjetrit nderkoh qe shqiperia u shkaterrua .
    Kush te mba ty mer shkerdhat ne ate parti e per cfar ? Per te derdellitur e frysh ne vesh Rames “direktivat e Fyles” hik mer shkerdhata se e moret me qaf ket popull ket vend .Ngelet duke bo sehir qysh berisha shkatarron Shqiperin ,ju bashkpuntoret e berishesh .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje