Shkolla e Enverit

22 Mars 2013, 20:17Blog TEMA

Vlerësimi për “rock’un kriminal” është vetëm një pikë uji në detin e pafund të injorancës akademike në Kosovë. Model i Shkollës së Enverit

Nga Imer Mushkolaj

Bajram Shatrit e Erlehta Matos mund të mos iu pëlqejë muzika rock, por kjo nuk ua jep të drejtën që të të njëjtën ta klasifikojnë si kriminale në tekstin shkollor nga i cili mësojnë nxënësit kosovarë.

U deshën tetë vjet që më në fund të dalë në shesh “gabimi teknik”, siç u kualifikua nga Shatri. Për gjithë këto vjet nuk doli profesor, prind, nxënës a zyrtar ministrie që të vërejë maskarallëkun. Për më tepër, vetë Shatri pranoi se nuk e kishte lexuar atë pjesë, gjë që të bën të dyshosh se ai, thjesht, e ka vënë emrin në një tekst të servuar nga kolegia e Tiranës.

Më shumë se shfryrjen e mllefit nga rockerët dhe rockdashësit, skandali i “rockut kriminal” nxjerr në shesh probleme të tjera shumë më të mëdha. Athua sa e sa të tilla “gabime teknike” zënë vend në tekstet shkollore, çfarë përmbajtje edukative iu servohet nxënësve, kush janë ata tipa recensentësh e redaktorësh të cilët japin nënshkrimet që libra të tillë të publikohen, kush janë ata tipa zyrtarësh ministrie që, gjithashtu, me lehtësi të padurueshme japin dritën e gjelbër dhe kush janë ata profesorë që nuk dinë ose nuk duan të reagojnë në të tilla raste. Pra, debati rreth një pasusi të vetëm në një tekst libri është vetëm maja e ajsbergut, në kohën kur mungojnë debatet e domosdoshme për çështje të ndryshme të rëndësishme të shoqërisë.

Më skandaloze sesa vetë përmbajtja e pasusit që fliste për kriminalizimin e rock’ut ishin arsyetimet e autorëve të librit – njëri tha se kishim të bënim me një gabim teknik dhe se në vend të fjalës “kriminale” do të duhej të ishte “komerciale”, kurse tjetri se teksti qenka keqinterpretuar. Arsyetime fëmijërore që ta fyejnë inteligjencën dhe nuk iu beson askush, ashtu siç askënd nuk e bind reagimi i Ministrisë së Arsimit dhe premtimi se ajo pjesë teksti do të hiqet nga libri, thua se me këtë veprim përmirësohet gabimi.

Në këtë rast kemi problem me konceptin e autorëve ndaj asaj që kanë shkruar, e jo me gabime teknike a logjike. Kemi problem me qasjen e dikujt që shkruan libra, e që në shekullin XXI merr guximin të trajtojë diçka në mënyrën siç është trajtuar shekullin e kaluar. Kemi problem me qasjen e Ministrisë së Arsimit, e cila mjaftohet me një reagim të thatë e kurrfare, në vend që ta iniciojë debatin e hapur për problemet e mëdha me të cilat përballet sistemi arsimor në vend.

Nuk ma heq kush nga mendja se pasusi i shumëdiskutueshëm nuk është gjë tjetër veçse copy-paste i ndonjë pasusi nga librat e kohës së Enver Hoxhës, kur rock muzika konsiderohej e rrezikshme, dekadente. Ashtu si nuk mund ta kuptoj se si dikush mund ta vendos emrin si bashkautor në një libër, e të mos e ketë idenë se çfarë ka shkruar tjetri. Siç nuk më hyn në kokë se si ka mundësi që profesorët të shpjegojnë atë njësi mësimore pa pikë problem dhe nuk kërkojnë zgjidhje alternative, në kohën kur mundësitë janë më të mëdha se kurrë.

 

 

Libri i Edukatës Qytetare për klasën e dhjetë është botuar në vitin 2004, në kohën kur Ministria e Arsimit udhëhiqej nga Rexhep Osmani. Por, për mua pak çon peshë se kush ka qenë ministër atëherë ose pas tij.

Problemi nuk është te personat, por te sistemi – te një sistem vlerash të dyshimta, të paqëndrueshme, vlerash të përmbysura. Te sistemi që nuk njeh debatin si mënyrën më demokratike të sjelljes së vendimeve, te sistemi i cili lejon që fëmijët të edukohen me urrejtje, dezinformata e rrena.

Problemi qëndron te ndjenja e inferioritetit e provuar te shumë autorë tekstesh nga Kosova, karshi kolegëve të tyre nga Tirana. Siç është edhe rasti i Abetares unike, të shumëreklamuar, e në të cilën kontributi i autorëve kosovarë është i papërfillshëm, për të mos thënë se mungon fare. Siç mund të jetë rasti edhe me librin Edukata Qytetare. Sepse, ekziston bindja se gjithçka që vjen nga andej është në rregull, pavarësisht se mund të jetë huqje e madhe.

Është e dhimbshme që në vend se për arritje shkencore, në Kosovë diskutohet për përmbajtje skandaloze tekstesh mësimore, për diploma e tituj shkencorë të falur a të blerë, për injorancë akademike e akademikë injorantë, për ndryshim historie me dekrete politike e për politikë arsimi me protagonistë politikanët, e jo shkencëtarë e akademikë të mirëfilltë.

Është e dhimbshme që në vend se të shkojë përpara dhe t’i ndjek trendet bashkëkohore, shkolla kosovare ushqen modelin e Shkollës së Enverit – modelin e shkollës së mbushur plot klishe, paqartësi, paradokse e injorancë, që funksionon në një sistem thuajse të izoluar, veç në letër demokratik, por jo edhe në praktikë.

Modelin e shkollës ku ligjërojnë plot partizanë partish, shokë drejtorësh e ministrash dhe ish-komandantë, për të cilët deri vonë shkolla ishte gogoli vetë.

Modelin e Shkollës Enver.

8 komente në “Shkolla e Enverit”

  1. Drenica e Kuqe says:

    Mos te ka mbetur merak Shkolla e Tites? Koxha mire je kah i grah pites!…

    Drenica e Kuqe

  2. mergimtari fv says:

    Ku far shkarravinsi KOxhaj mos eshte mbrojtesi shpirteror mediatik i Pederasteve te Kosoves e me gjere ? ky duhet te jete bere byrazer ( Vellame ) me Krishti Pinderin e rrugeve te Tiranes . Or bythezi ti po ta shikoje Enverin kishe bo shurren ne brek me i permend emrin magjyp Kosove .

  3. mergimtari fv says:

    Ku far shkarravinsi Mushkolaj mos eshte mbrojtesi shpirteror mediatik i Pederasteve te Kosoves e me gjere ? ky duhet te jete bere byrazer ( Vellame ) me Krishti Pinderin e rrugeve te Tiranes . Or bythezi ti po ta shikoje Enverin kishe bo shurren ne brek me i permend emrin magjyp Kosove .

  4. martini says:

    Me vjen keq per kete autor qe paska nje urrejtje patollogjike per enverin dhe shkollen e tij.Nuk dua ti futem punes per mbrojtjen e figures se tij dhe shkollen e asaj kohe por shikoj se zoteria eshte shume artificial dhe larg realitetit te sotem .
    Nuk ka asnje lidhje ky percaktim idiot i disa njerezve ne kosove qe percaktojne rrockun kriminal ne lidhje me vitet 1960-1970 ne shqiperi.
    Ka shume kategori shqipfolesish ne kosove qe kane nje fare urrejtje te paspjegueshme karshi kultures shqipatre historise,gjuhes standarte dhe sistemit qe sundoi ne vitet 1945-1990.
    Arrijne keta shqipfoles deri ne ate shkalle qe edhe vete serbet apo greket ultra nacjonaliste nuk guxojne ta bejne.
    Ka nga keto qe shquhen si fansa te Titizmit,ka nga ato qe jane islamike te kamufluar,ka nga ato pinjolle te nazistit Xhaferr Deva dhe te formacjoneve kosovare qe mbushen regjimentin nazist “skenderbej” dhe bene masakra ne kuader te operacjoneve fashiste.
    Keto naziskine u ndeshkuan ne te gjithe boten gjate dhe pas mbarimt te luftes.Besoj se ky imer mushka do jete ndonje specie ish nazisti,turbo-islamik apo titisti i maskuar.
    Nga menyra se si shkruajne keto imer mushka por edhe disa tipa si nexhmedim hymdyrylah spahiu,gani mahmutaj duket qe vetem gjak shqiptari nuk kane keto shqipfoles por gjak turku te perzier me gjak serbi
    Jetoj prej shume kohes jashte shtetit dhe njoh shume familje shqiptaresh nga kosova,maqedonia dhe mali i zi.Opinioni im eshte se shumica e tyre kane me shume afersi me myslimanizmin se sa me te qenit e tyre shqiptar dhe kane nje ndjenje fobie per shqiptaret e shqiperise qe “u larguan” nga rruga e profetit te tyre nga sistemi enver hoxhes.
    Nuk dua te bej moral per sistemin e enverit per mire apo per keq por mbaj mend ne vitet 1960-1970 ne shqiperi por dhe ne kosove ka patur nje mase shume te madhe njerzish te indoktrinuar plotesisht ne feme islame dhe me teper dukeshin mendje skllaveruar se sa besimtare normale.Edhe sot kur i shoh te falen mijra myslymane para monumentit te gjergj kastriotit me sumen perpjete me vjen turp qe jam shqiptar.
    Le te gjejne keta besimtare nje stadium apo nje vend tjeter te ngrene bythen perpjete por jo mes te sheshit.
    E respektoj fene e cdo njeriu ne planet por por gjene me te mire qe beri enver hoxha ishte dizinfektimi qe i beri ketyre sklleverve islamike qe ishin kthyer ne dykembesha frymore me nje injorance extreme,pisllik,analfabetizem qe as ne talebanet e afganistanit nuk i gjen as sot.Ta shajme enveri per gjera te tjera po per sistemin arsimor nuk ka nivelin e kultures dhe intelektit ku mushk imeri te jape lexione.Me kete artikull ne vend ta denigroje hoxhe enverin po i rrit vleren.
    Ka disa raste qe dhe islamike shqipfoles kosovare,maqedonas,malazes kane ngritur dore dhe kane kryer akte terroriste kunder trupave amerikane ne emer te fese se tyre por kurre nga qytetare te shqiperise dhe jam krenar qe shqipteret e shqiperise jane absolutisht pro amerikane dhe pro perendimore.
    Nuk na ka prishur pune ky rrocku i imer mushkes qe qenka ndaluar atehere.

  5. eni says:

    O budalla, mos kujto se po u flet injoranteve. Enveri na mori nga dhite e na çoi ne shkolle pa pagese , me ushqim, rroba e konvikt ne nje kohe kur baballaret tane nuk njihnin as shkollen as dentistin, as agronomin dhe as librin etj. 90% analfabet. Tekstet tona u zgjodhen nder me te mirat e kohes, bile sot nuk i kane me te mira vendet e zhvilluara.Shih nje laborator sot e krahasoje me nje laborator te vitit 1960 duke e pare me raportin e zhvillit tre soqerise. Pas vitit 1990 jeni ju pseudodemokratet qe po grryejni traditen tone te bukur, ndoshta je dhe ti i tille, dhente zoti qe jo! Turp. Pa personalitet.JU e keni perzier rok(rock) me hashashin e keni harruar çiftelinë qe e don i gjithe populli…

  6. valter says:

    Z. Ymer,une se di sesa guxim e mer TemA te vendos shkrimin tuaj por po tjua analizosh eshte pak pike koherence. Ju kritikoni te tjeret pa asnje argument duke stigmatizuar nje model qe e keni thjesht me te degjuar dhe po pas asnje argument proklamoni nje model “tredi bashkohor”. Ju shani ata drejtues apo pergjegjes te teksteve shkollore pse nuk i kane dhen rendesi rokut tend, qe nuk e di a mund te quhet nje disiplin apo jo, por thjesht qe per ty mund te jet edukativ dhe per shume te tjere e quajne jane normales kur ajo zakonisht shoqerohet me ndonje cigare hashash apo dopio raki apo uiski. DUhet te dish nje diçka, Enveri ishte nje diktator apo nje kriminel por shqiptaret qe mbaruan shkollen e sistemit te tij e çuan shqiperin shume perpara ne te gjitha fushat (ekonomiki,shendetsi, arsim et ushtri). Nxensit parauniversitar kur dolen jashte arriten te ishin ne te njejtat nivele te atyre te perndimit dhe sot i ke mjek, inxhinjer, arkitet, profesor kudo ne bote. Po sot ku jemi, studentet me shkollen e sistemit “demokrat” jane analfabet, as emrin e tyre sdin te shkruajne kur i fut ne provime. Por une po te them fjalen e Krishtit kur populli filloi ta qellonte me gure dhe e zvendesoi me kriminelin “Baraba”: “Fali o Zot se nuk din se çbejne”. Eshte fraze e madhe kjo pasi injoranca eshte pjell e djallezise dhe e shtremberimit te se vertetes. Prandaj edhe per ju do te perdorja te njejten shprehje pasi ju shkruani pa patur njohuri pa fakte apo analiza krahasese. Biles me ke borxh edhe 5 minuta kohe qe me more per kete komente.Tung shqipe!

  7. BENI says:

    Tani mushkën bëjnë me barrë,

    E s’u luan hiç sheqeri,

    Del Fevziu e bën libër,

    “Paska qenë homo Enveri” (!)

    Enverist unë kurrë s’kam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O Fevzi, s’bëhesh shkrimtar

    Se i hedh qymyr Enverit!

    Ti shumë homo ke në mend,

    Se rrethuar je me djem,

    Dhe ta thuash për çdokënd,

    Nuk e paske hiç problem!

    Ti nuk turpëron Enverin,

    Se i ngjite ligësinë,

    Por ti Librit i nxin nderin,

    Poshtëron gjithë historinë!

    Po të pyes me lezet,

    Përgjigju me fjalë të nderit,

    Mendon ti, kish’lindur burrë

    t’i ngrihej para Enverit?!

    S’e duroj unë dot pisllëkun,

    dhe pisllëk është gjithë ky rast,

    Por s’më shkon në mend të them,

    “O Fevzi je pederast!”

    Kurse ti del reciton,

    edhe hiç s’të dridhet syri,

    se e di që s’të pickon,

    as Sokoli, as Iliri!

    Asnjëherë o YMER djali,

    S’të kam dashur e s’të dua,

    Po s’rrëzohet Enver mali,

    Nga ato pordhët e tua!

    Rri aty tek “kristopapa”

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, YMER MUSHKA,

    sa ç’je ti, kishte Hallatin!

  8. Edi says:

    Sa shume e keni mall Enverin more burre i dheut.
    Shkolla dhe zhvillim do bente kushdo ne vendin e tij, po jo bunkere si ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje