100 arsye, 100 rrugë dhe rotacioni politik

23 Mars 2013, 17:27Blog TEMA

Nga Artan Xh. Duka

Nga mënyra sesi është qeverisur, sikur një UFO të jetë përballë kësaj mazhorance në qershor, vota, nëse respektohet, shpie veçse në rotacion politik. Me fitoren në xhep, teorikisht opozita nuk ka pse luan as gishtin ndërkohë që sfida për të, sesa kapitalizimi i votës së protestës, mbetet zgjimi i shpresës në funksion të së cilës është si platforma elektorale ashtu edhe telenovela e 100 arsyeve të rotacionit si ‘vaksinë’ ndaj amnezisë politike.

Por kjo nuk mjafton, sepse për një mazhorancë me ‘9 shpirtra’ në kuturisje pa kthim antidemokratike, 100 arsye ikjeje janë plot 100 arsye për të mos lejuar rotacionin politik. Abuzimi qeverisës tundon drejt abuzimit me votën ndaj po aq sa 100 arsyet e largimit, kanë rëndësi, për analogji, edhe 100 rrugët drejt rotacionit politik.

 

E detyruar t’i fryjë dhe kosit

Votuesi mobilizohet jo vetëm kur ka çfarë zgjedh por dhe kur e ndjen se vota ia vlen, me merakun kryesor mbrojtjen e saj. Mazhoranca, e kompaktësuar në abuzim dhe prej panikut të hapjes së kutisë së ‘Pandorës’ nëse humb, nuk e ka më luksin e rotacionit. Humbja për të nuk përbën opsion dhe ndryshe nga 2009, ajo ka më shumë hapësira për manovrim si nga privatizimet dhe buxhetet elektorale, klonimet në presidencë, gjyqësor, prokurori, polici, pushtet lokal, media etj. Pas provës gjenerale të 8 majit, oreksi i saj veçse është shtuar dhe abuzimi i votës së qershori, mbetet kronikë e paralajmëruar.

 

Garancia e garancisë opozitare

Duke mos rënë në grackën e euforisë apo delirit të numërimit mbrapsht drejt fitores, propaganduar nga servilë apo jago brenda saj, opozita, nëse synon masivitet në votim, krahas ngjizjes së shpresës, nevojitet të përcjellë qartazi garancinë se vota nuk preket.

Përvoja është e hidhur sepse kartat e identitetit, DVD në qendrat e numërimit, hapja automatike e kutive me kërkesë të 2 anëtarëve të KQZ etj ‘garancira’ të shpallura dikur absolute prej saj, u provuan flluska sapuni përballë një mazhorance që më pas ia doli t’i mbijetonte edhe protestave masive maratonë, grevës së urisë, lobimit perëndimor etj përmes alibira ‘juridike’, proceseve farsë gjyqësore dhe deri absurdit ‘penalltinë do ta gjuaj unë, topi është i imi’ si në rastin e djegies së fletëve të votimit, arkivimit etj.

 

 

 

Asgjë të mirëqenë

Artikulimi publik opozitar rreth kësaj çështjeje dhe detajimi i një ‘manuali krize’ ku të parashikohen situatat, përgjegjësitë dhe menaxhimi i tyre, nuk dekurajon përkundrazi, inkurajon më tej besimin se ia vlen të votosh.

Ky ‘panik’ i kontrolluar, që nuk merr asgjë të mirëqenë me këtë mazhorancë, mendon të pamendueshmen dhe përgatitet për më të keqen, mundëson që aksioni opozitar jo vetëm të jetë një hap përpara por dhe të imunizohet prej panikut real që abuzimi i mazhorancës mund të provokojë në çdo çast.

 

Barabasi, ‘bursa’ e miellit dhe delir pakufi

Për t’i paraprirë trukimit të votës dhe sfumuar psikologjinë e votës plebishitare pro opozitës, mazhoranca po luan fort me kartën e popullaritetit ku krahas kontigjentit besnik apo klientelist, ajo intimidon me pjesëmarrje në evenimente publike, rreshtime nxënësish shkollash, inaugurime butaforike etj. Shprehje këto si të sindromës ‘Barabas’ (turma, mes Jezusit shpëtimtar dhe Barabasit hajdut, liroi paradoksalisht këtë të fundit), ‘besës’ absurde partiake etj por dhe faktit se mjerimi ekstrem, krahas shpirtit të protestës, rrit edhe ‘bursën’ e miellit elektoral në këmbim të votës ndaj votuesit në skamje.

Pjesë e trukimit janë edhe rikthime individësh apo partish që sot ‘puthin’ dorën që nuk mundën ta ‘kafshojnë’ dhe deri mungesa etike me faktorin ndërkombëtar prej lobimit qeveritar për interesa partiake, përgojimit të opozitës për demonizim të votës së qershorit, citime ‘bekimesh’ hyjnore të fitores etj.

 

Gurin e parë

Vota e protestës, sado djathtas apo majtas, inspiron njësoj normalitet demokratik. 100 rrugët që garantojnë rotacion nuk mund të jenë veçse produkt i një opozite të bashkuar dhe ftesa publike në këtë rast, aq sa respekton partitë, po aq teston edhe çdo iluzion rreth tyre. I takon PS si partia më e madhe opozitare të trokasë publikisht, dhe jo sikurse tentoi me LSI, tek dera e FRD dhe AK dhe t’i ftojë në bashkëpunim. Jo në emër të ideologjisë apo fryrjes së erës majtas apo djathtas sepse në kandar nuk është imazhi partiak apo egoja e lidershipit, por mbijetesa e demokracisë.

Ngurrimi ndaj çdo ftese për bashkëpunim, përveçse alibi, nuk i shërben veçse mazhorancës sepse aq sa ‘rrezikon’(!) në imazh FRD nga ulja në tryezë me PS, po aq rrezikon edhe kjo e fundit, sikurse në trashëgiminë e tranzicionit famëkeq ka shenjat e ‘gishtërinjve’ mbarë politika (idealja dhe morali mbeten ende iluzion, ndryshe do të ishin drejtues fetarë apo bamirësish). Askush nuk mund t’i hedhë gurë tjetrit, pa filluar nga vetvetja.

 

Që vota ideale të jetë votë efektive

Ky ligj zgjedhor nuk garanton luksin e votës ideale dhe ajo mund të lërë indirekt në pushtet, atë që votuesi nuk dëshiron. Ai nuk promovon mazhoranca solide reformuese ndërkohë që mazhoranca ka dëshmuar se mund të ‘blejë’ jo një e dy deputetë por parti të tëra, siç ndodhi pas 2009 me LSI.

Fronti opozitar është një shans jo vetëm për unifikim të votës ideale me votën efektive që sjell rotacion por dhe për mazhorancë solide, një shans historik ky që lidershipi që i thotë vetes opozitar, bën mirë të mos e shpërdorojë.

 

Bashkim ‘ad hoc’ për rotacion

Edhe nëse ‘krraba’ ideologjike për syresh është e panegociushme, askush nuk mund të justifikojë refuzimin e një bashkëpunimi ‘ad-hoc’ opozitar me objektiv afatshkurtër (a) rotacionin politik dhe afatmesëm (b) zgjedhje të parakohshme për hir të respektit ndaj ndjeshmërive ideologjike. Të paraprira këto nga një ligj i ri zgjedhor, administratë profesionale zgjedhore, gjyqësor i besueshëm etj reforma pas të cilave është normale që ideologjia të shndërrohet në kalë beteje elektorale, me çdo parti në llogoren e saj.

Deri atëherë, ideologjia, sesa sebep për mosbashkëpunim, mbetet arsye për të. Rënia dakord apriori për zgjedhje të parakohshme pas rotacionit (qeveri mbarëopozitare apo të kampit të PS) eliminon çdo paragjykim në bashkëpunimin për rotacion dhe i mundëson fituesit mazhorancë solide dhe peng të askujt, në realizimin e reformave demokratike (në varësi të modelit zgjedhor psh. gjerman, britanik, irlandez etj).

Elektorati i etur për ndryshim nuk ka nge të dëgjojë batuta politikanësh, përçartje pseudoideologjike dhe premtime pafund. Mbi të gjitha, ai nuk mund të ngushëllohet sërish si kofini pas të vjelit, as me dorëheqje individësh apo serial të ri ‘hap kutitë’ sa kohë vota e tij nuk mbrohet dhe cenohet aspirata demokratike e tij për 4 vite të tjera.

Për hir të votës së lirë, bashkëpunimi opozitar nuk është opsion por detyrim historik. Asgjë nuk zgjidhet menjëherë, vështirë të gjitha bashkë dhe për më tepër vetëm nga një palë. Ndryshe, opozita jo vetëm gënjen veten por mban me shpresa të rreme një shoqëri të tërë.

9 komente në “100 arsye, 100 rrugë dhe rotacioni politik”

  1. Ben Chicago says:

    ju votoni saliu numuron

    1. kallashi says:

      Nuk ka se cfare te numeroje kete here saliu sepse ai nuk do te marre asnje vote. Njeriu me antipatik ne kete bote eshte sali berisha dhe te gjithe lartot e tij. Nje nga ata je ti. Nje bytheqir, hajdut dhe kriminel mbi te gjitha. Ik bej naj rruge bathoreje more ben.

    2. Saltrapi i Vicidolit says:

      Jam 100% i sigurt se nese nuk do kishte hyre Saltrapi ne politike, Shqiperia do te ishte ndryshe SOT!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/06/u-mbars-mali-e-polli-nje.html

  2. besa says:

    I PARI-VRASES
    I DYTI-HAJDUT
    I TRETI-BLLOK SHENIMESH
    TE TRE BASHKE TE DEGJENERUAR

    1. Durrsaku.-Per BESA says:

      O BESA!
      Po ai i kateri?

      Apo varia se sja vlen fare,me e kujtu.

      APO E KAME GABIM O BESA?

      Pastaj,ata-ato kater fytyra me siper,sa e sa kerma politikan,te ex regjimit kane nga mbrapa akoma,ore BESA…..

  3. Kerpaci says:

    Plotesisht dakort me shkrimin, por ne me lejohet te shpreh friken time, kjo padiskutueshmeri e fitores, i ka bere opozitaret e sotem kaq euforike sa ka mundesi te na cgenjejne njesoj si dhe kafsha ne ikje. Vendi ka shume probleme perveluese per te cilat opozita nuk ka asnje vizion, kurse pozita ka vizionin e palekundur te vjedhjes dhe shitjes. Megjithate eshte heret t’i hapim keto probleme. E rendesishme eshte qe te kryhet rotacioni,por opozita te mos e kaloj nder mend se do na kete gjithnje ne krah. Kjo gje per gte miren e vendit qe eshte katandisur ne gjendjen e tij me te mjeruar, por edhe vet asaj.

  4. valter says:

    Kush jane keta 4? Marxi Englesi, Lenini dhe Stalini? Analizat jane te kota, mbas 23 qershorit ka qeveri teknike midis PS dhe PD per “shpetimin” vendit nga falimentimi. Opozita e vertet eshte AKZ dhe FRD.

  5. ajdin says:

    O Dursaku:Seqe me kujtove nje gja qe kam dashte me harruar.
    Ne vitet 93 e 94 e ne vazhdim deri 98,bejsha shuren te lulishtja afer Bankes,pa llogaritur Lanen.Per te katritin,ishalla nuk vjen ne pushtet,se nuk kame ku bej shuren.Ai me thote:shko ne bajo!Jo o Dursak ;;une jame mesuar ne kohen e Sali Berishovicit ta beje ku te dua ne kohen kur ti e vure Presidente.Ai i katerti keta i hoqi,,,,,,tani une shurren do e beje?,o ne xhep tendin,o ne xhep te Sales se ai i katerti i hodhi poshte e beri lulishte.KE TE DREJTE i dyti e i treti jane ishkryeministra,kisha shume deshire qe tu veja mysafire qe te ju pshurresha ne banjo e ne mengjez,XHUANA e MONIKA te pastronin shurren time.OOOOOOhhhh e mire kjo eeeeee.E kupton?

  6. Nder keta te kater qe jane vlersoi Edi Ramen dhe kam bindje qe vertet bashke me Partin Socialiste do ta rilinde Shqiperin.
    DO te jet amdheshtore per shqiperin dhe shqiptaret.! tA NDIHMOJME TE GJITH BESOI QE MUNDI NUK DO TE SHKOI KOTE.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje