Ai i djeshmi, nga mesnata e së enjtes deri tek mesnata e së premtes, ishte 22 marsi 2013. Duke përfshirë 22 marsin e parë, atë të vitit 1992, ai ishte njëzet e dy marsi i njëzet e dytë. Sot është thjesht e nesërmja.
Dita e djeshme u shënua nga Sali Berisha dhe nga administrata e tij, të mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” të kryeqytetit të Shqipërisë. Me të njëjtën përbërje, në të njëjtin vend, në të njëjtën mënyrë mund të ishte shënuar kjo ditë edhe të shtunën e 9 marsit. Sepse 22 marsi 1992 iu dorëzua pikërisht një 9 marsi, atij të vitit 1997.
Protagonistët e 22 marsit të parë ishin studentët e Lëvizjes së Dhjetorit të bekuar, me ëndrrën për përmbysjen e çrrënjosjen e komunizmit dhe për Shqipërinë në Evropë, ish të burgosurit dhe të përndjekurit politikë, me ëndrrën për lirinë dhe demokracinë perëndimore, ish pronarët, të gjithë të pakënaqurit e periudhës gjysmëshekullore të diktaturës së Enver Hoxhës, me ëndrrën për shtetin e së drejtës, për shoqërinë e shanseve të barabarta.
Në cilësinë e përveçme të një prej këtyre protagonistëve, unë i hedh këto radhë për lexuesit e mi.
Shqipëria e atij 22 marsi të parë trashëgonte hendekë të mëdhenj të së kaluarës. Mjerisht këta hendekë në këto vite vetëm sa janë thelluar. Dhe janë krijuar hendekë të tjerë, përvjet e përditë vetëm duke u thelluar.
Ishin hendekë midis të privilegjuarve dhe të paprivilegjuarve të diktaturës, përkatësisht midis të kënaqurve dhe të pakënaqurve të diktaturës. Sot të privilegjuarit e atëhershëm, përkatësisht të kënaqurit e atëhershëm shtiren sikur kanë qenë ata më të diskriminuarit, më të shtypurit, më të paprivilegjuarit, më të pakënaqurit.
22 marsit 1992, prej së nesërmes, e hënë, 23 mars 1992, i rrinte prapa derës ditë e natë 9 marsi 1997. Natyrisht, nëse viheshin në jetë idealet e atyre që e sollën 22 marsin 1992, nëse viheshin në jetë energjitë pozitive të protagonistëve të tij, 9 marsit 1997 do t’i ishin mbyllur përjetë të gjitha dyert. Ato ideale kurrë nuk u vunë në jetë, ato energji kurrë nuk u vunë në jetë. Në vend të tyre, u vunë në jetë idealet e kundërta, u vunë në jetë energjitë më negative të grumbulluara gjatë diktaturës.
Prandaj flamujt blu në duart e administratës së Sali Berishës rrezatonin më shumë se kurrë kuqëlim enverist. Prandaj emblema e bardhë PD, në mesin e flamujve, rrezatonte më shumë se kurrë drapëreçekanin e artë punist.
Me votën e protagonistëve të 22 marsit të parë, PD do të vinte në pushtet, kjo votë nuk do t’i mungonte as përgjatë terrorit të vitit 1997 dhe gjatë tetë viteve që pasuan. Kjo votë, për absurd tashmë, nuk i mungon deri sot PD-së.
Pas votës së 3 korrikut të vitit 2005, shqiptarët shikojnë me habitje se në pushtet janë restauruar pikërisht protagonistët e 9 marsit 1997. Ata që e larguan Partinë Demokratike nga dhjetoristët, nga antikomunistët, ata që u bashkuan me lobet më antishqiptare në botë për të mbytur në zjarr dhe në hekur Shqipërinë më 1997, ata që fabrikonin netëve slloganet me të cilët turmat tregishtërore do të sulmonin shtetin e Shqipërisë, ata që do të hypnin mbi tanke me grada helene, ata që do të shkonin në Beograd tek Sllobodan Millosheviçi, ata që hymnizonin skemat piramidale, pikërisht eksponentët e klanit më të paudhë të PPSH, të priviliegjuarit më të mëdhenj e të kënaqurit më të teptisur, janë sot këmbëkryq në kreun e administratës së Shqipërisë.
Të privilegjuarit më të mëdhenj e të kënaqurit më të teptisur të diktaturës janë sot më të pasurit e vendit. Janë bërë të pasur pa i shtuar pasuri të reja Shqipërisë. Edhe njëzet e sa vjet pas hapjes ndaj botës, buxhetet e Shqipërisë bëhen duke shitur hidrocentralet dhe pasuritë e tjera të krijuara gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.
22 marsi 1992 ishte një ditë ankthi si për ata që do të votonin për Shqipërinë e re, si për ata që do të votonin për Shqipërinë e vjetër. Ishte një ankth në heshtje. Heshtja e të parëve ishte heshtje e kthjellët. Heshtja e të dytëve nxinte. Ai 22 mars mund të ishte një ditë që ndante dy epoka. Mjerisht, jo.
Shqipëria e së nesërmes së 22 marsit 1992, Shqipëria e atij 23 marsi, ishte një Shqipëri krejt tjetër, një Shqipëri që rrezatonte shpresë. Një shpresë që do të mbetej në embrion.
Prandaj më këtë 23 mars, të nesërmen e njëzet e dy marsit të njëzet e dytë, 22 marsi 1992 nuk mund të shkruhet ende me gërma të mëdha.
22 marsi do të mund të ishte festë e gjithnjë e më shumë shqiptarëve. Mjerisht, siç e pamë dje, është festë e gjithnjë e më pak shqiptarëve.
Pa u parë mirë dhe thellë në pasqyrën e 9 marsit 1997, 22 marsi 1992 nuk do t’iu rikthehet më shqiptarëve.
Bravo Skender. Me ktheve shihjen e intelktualit qe kam njohur tek gazeta Drita.
artikull qe eshte shkruar me shpirt dhe me mendje.
RESPEKT
Mos e kujto me 22 marsin e 92-shit,se ai ishte i ARMIQVE TE SHQIPERISE ,i Sali Berishes dhe lakejve te tij,si puna jote,qew i shkuat nga p[as si QORRA duke i vene ZJARRIN SHQIUPERISE!!!
Shaje “DIKTATUREN E ENVER HOXHES SOT E GJITHE JETEN,por ajo “DIKTATURE” ishte vetem per nje GRUSHT ARMIQSH TE SHQIPTAREVE,QE PUNONIN KUNDER SHQIPERISE,NDERSA SHUMICA JETONIN SI NJEREZ E JO SI KAFSHE,SI SOT E 22 vVJET!!
Mire,qe e pranon edhe vete,se pas 22 vjetesh,QEVERITE TUAJA KAPITALISTE E TRADHETARE,…. ” buxhetet e Shqipërisë bëhen duke shitur hidrocentralet dhe pasuritë e tjera të krijuara gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.!!!
Po ju cfare keni ndertuar,o te MJERE???
URREJTJE,PERCARJE,KRIME,DROGE,VELLAVRASJE,PROSTITUCION,VJEDHJE VOTASH,SWHKATERRIME MASIVE TE MJEDISIT,TE PYJEVE,TE NATYRES,etj,!!!
Sikur te mos ishin HIDROCENTRALET E “DIKTATURES “KOMUNISTE,SOT SHQIPTARET DO TE HANIN KOQET E TYRE ME DHEMBE,se Shqiperia do mbytej ne FERR!!!
Boll me me LUFTEN KUNDER FANTAZMES KOMUNISTE!!!
JU JENI SKLLEVERIT E FASHIZMIT,QE DESHTIMET TUAJA KRIMINALE DONI T’I A FATURONI EDHE PAS 22 VJETESH KOMUNIZMIT!!!
LAVDI VEPRES SE PAVDEKSHME TE ENVER HOXHES!!!
POSHTE ARMIQTE E SHQIPERISE!!!
Zoti Skender keni plotesisht te drejte , pjesa e djathte shqiptare duhet te bojkotoje perfundimisht anijen e PD e cila nuk ka asgje te perbashket me me idealet e dhjetorit . Sot Pd eshte nje force politike qe si synim te vetin ka grabitjen , dhune dhe terrorin karshi kundershtarit . Pasi fali dishepujt e tij politik shoku Sali ju sul ne menyren me te eger gjithe elektoratit te tij duke i menjanuar nga fatet e kombit dhe duke i kthyer fatet e kombit ne biznese familjare. Nqs per fatin tone te keq kjo toke nuk po prodhon me burra qe grabitesit e tipit 1 euro si puna e atij qenit fazllic ti kepusi 1 plumb ballit , te pakten te leme vetem kete mishmash politik qe sot quhet PD dhe qe ne bashkpunim me patericen LSi i vune kazmen perfundimisht vendit. Kur e djathta qe ka humbur te jete zyrtarisht ne opozite atehere te ngrihet ne vlerat e pastrimit dhe te rrigjyklimit dhe te pastrohet 1 here e mire per ti dhene vendin qe meritojne qe te tere atyre qe e paten enderr keto dite , po qe po i plas zemra se nuk po i gezojne.
Analize serioze per vendin ku eshte katandise PD. dhe kur kjo kritik vjen nga nje intelktual qe eshte perkushtuar fort per PD e kupton se ci ka ngel Pd.
fjale, fjale, fjale… dhe perseri fjale sa te ndryshem ishin Dhjetoristet nga ata qe mbushin sot sheshet… po ku jane Dhjetoristet? kucedra Berisha i hengri te gjithe? apo edhe ata ashtu si Berisha u transformuan nder vite per te na sjelle ne kete pike tragjike…. ju lutem boll shkruat pa fund: dilni ne rruge, uluni ne sheshe, shkruani pankarta, bejeni opoziten tuaj te dukshme me veprime e jo me shkrime qe perserisin pa fund te njejten gje. jemi te lodhur nga aktivistet permes kompiuterit…
Heu, Skender! As mish as peshk. Tham dicka e stham asgja! Ngule gozhden aty ku duhet e drejt. Banju burre nji here e shkruej pa aludime, apo je tuj prite nji ftese prej tij qe ka shkaterru Shqipnine?
O Mero mer lal. E ke kthy gazeten ne megafonin ku tropojant shojne njoni-tjetrin mer lal! Ky sneri osht bo i paknaq se nuk ka morre vend pune si shokt e vet. Ene per kte gjone na flet si analist. Ka shku ene ky ke partia e Bomirit si nji tropojan mo shume ke partia e tironcave!!! Turp i modh mer lal!
A e dini se keni një dialekt të dhier – më të keqin në vend ?!
Na e shpifët; nuk u bëtë njerëz kurrë,edhe pse jeni në kontakt me të gjithë krahinat.
THJESHTE BRAVO.
“Të privilegjuarit më të mëdhenj e të kënaqurit më të teptisur të diktaturës janë sot më të pasurit e vendit. Janë bërë të pasur pa i shtuar pasuri të reja Shqipërisë. Edhe njëzet e sa vjet pas hapjes ndaj botës, buxhetet e Shqipërisë bëhen duke shitur hidrocentralet dhe pasuritë e tjera të krijuara gjatë diktaturës së Enver Hoxhës”.Me kete shprehje i nderuari autor me ke bere autopsine e ekonomise shqiptare keto njezetedyvite te Pd Berishes.Kaq mjafton per nje ekonomist te kuptoje se çfare kane bere njezetedy vite kapitalizem shqiptaret.
Per Inen
– un jam gati te dal qe tani jo me pankarta po me me shume po problemi eshte se une dhe nja shume si une jan te lodhur e te indinjuar nga rrenat e ketyre palacove , nga mosbesimi qe kane krijuar , e une e shume si un i bie mos te behemi me mish per top e mbas 22 viteve te shohim akoma prona te grabitura , pa asnje alternative per te shkuar te i zoti, te shohim akoma te persekutuar qe vdesin si qener rrugeve pa asnje kacidhe ne xhep per buke , e pa asnje plan per pasardhesit e tyre te pakten . Une te vetmen mundesi qe kam eshte te shkruaj paknaqesine time ketu ne kete faqe vetem ketu e ndiej veten te lire , se ne rruge po dola do dukem si disident psikopat qe ulurin kundra eres. Pa sa per politiken shqiptare ktu te ne dhe 22 vjet te tjera ” ik o hoxhe te ulet prifti ” do jete. dhe kete e ve me bast qe tani me cilindo. Po kjo nuk do te thote qe justifikoj akoma qendrimin e shpellarit ne pushtet . Ky qen duhet larguar 1 sahat e me pare . Pastaj duhet te filloje 1 proces i plote dhe sikur te na kushtoje 1 vendnumero te pakten 5 vitet e ardhshme . Gjeja e pare qe duhet bere me ndrrimin e pushteteve eshte crrenjosja e idese se vjedhjes se pashkruar i kujdo qe vjen ne pushtet. E konvertuar ndryshe kallezim ne prokurori per cilindo qe abuzoi keto vite nga i pari te i fundit. Pastaj burg te gjitha ditet 1 per 1 sic i parashikon ligji shqiptar . Nqs duam evropen duhet te pranojme cilido nga ne ate qe ka dhe zbaton evropa. Po kam frike se kjo eshte akoma e larget. E per ata qe e mendojen si un ngelet vetem shkrimi i ketyre rrjeshtave ne kete faqe.Per militanet ngelin aksionet e percaktuara nga qendra. se ne fund vetem militantet shperblehen , jo meritat .Ja ku jemi katandisur ne 2013 ku bota me te vertete po kalon ndoshta 1 nga krizat me te te renda te historise njerezore moderne po ama sistemin e kane ne kembe , ligji i funksionon ,dhe asnjeher nuk i mungojne alternativat. He ndeku qe ndan shqiperine me evropen eshte me i madh se gjithe oqeanet te vene ne vije te drejte , pasi hendeku te ne eshte akoma ideollogjik dhe mungon masivisht ndjenja e prakticitetit.
Kapo, e kisha specifikisht per gjithe keta “dezertuesit” e Berishes qe nuk e ngriten zerin per shume vite. nje gje eshte e qarte, ne jemi ku jemi jo vetem pse Berisha eshte monster, por edhe pse shume nga ata Dhjetoristet heshten per shume kohe, e ka akoma shume qe vazhdojne te heshtin duke ia mundesuar Berishes & co pushtetin pa i hyre gjemb ne kembe. jam teresisht kundra gjithe atyre njerezve qe pergjate gjithe ketyre viteve e kane legjitimuar pushtetin me mos-veprimin e tyre e tani jane kthyer te gjithe ne analiste, duke bere konkurrence kush shkruan me dramatikisht. se pari duhet t’i kerkojne falje ketij populli, falje te sinqerte, e nese jane serioze ne ate cka kerkojne, te kerkojne forma te tjera opozitarizmi nga shkrimet pa fund.
Skemi hajer nga tropojanet , dhe ky artikull ,as mish as peshk, thjesht dicka amorfe ashtu sic eshte edhe vet ky intelektuali i madh tropoooojajan qe edhe kur ishte drejtor i RTVSH,se isht mik me salehun, nuk qullosi asgje dhe ne zyre mbante grun kukull lyer e ngjyer si bythe kazani, ajo jepte urdhra , ajo drejtonte ajo vigjelonte ajo pispillonte ,ajo kuterbonte ere dhie dhe…
Ik o skender se po te bien jarget per ndonje post.Ska shqipnia hajer nga tropojanet qe nuk qullosin dot asgje .
Qurrash , ai ke mshi hundet ne zvicer se na i ke shpif me qyrre rrugeve te Tiranes.
Po mire more zoti Skender… pas 20 vitesh u kujtove te shohesh se stema e PeDe-se qenka bere si draper dhe cekan?! Ne fakt e ke gabim edhe kete sepse po ta shohesh me fare pak vemendje, ajo steme te sjell perpara syve origjinalisht draperin dhe grushtin brenda draperit. Nejse… vijme tek ato qe shkruan.
Nga ke qene gjithe keto kohe qe nuk je bere i “gjalle” more zoteri dhe qe vjen tani dhe na “demaskon” festen e 22 Marsit?! Te kish ndalur koha, apo te kishin ndaluar te shkruaje dhe thoje mendimet e tua (pavaresisht se edhe ne kete shkrim nuk qellon askend) sic po i “thua” sot?!
… dhe nje pyetje te fundit:
A E MBAN MEND ZOTI BUCPAPAJ, SE CILI KE QENE NE MONIZEM DHE CFARE BEJE NEN DETYREN QE USHTROJE?!
Shkrimi i sakt nga nje intelektual qe i ka sherbyer sistemit Berishian.Jam shume i kenaqur qe me ne fund shume intelektual po marin guximin dhe te thone te verteten per menyren si po vepron p.demokratike dhe kryepsikopati qe i drejton.Do i beje thirje gjithe intelektualve qe i kane sherbyer ose jo ketij psikopati,qe ta shikojne me sy realist te verteten ,jo per ti dhene voten socialisteve por per te pare me te mundeshme te mire per kete komb.Ky komb eshte shume mbrapa nga 22 Mars 1992.
Komenti juaj me i sakti, qe i shkon me shume ketij shkrimi.
Ka ardhur koha te zgjohen te gjithe intelekualet qe i kan sherbyer me ose pa vetdije diktatorit Berisha.
Edhe ti zoteri ke kontribuar ne ardhjen e gjendjes ne kete derexhe, me servilizmin dhe sherbimet qe i ke bere Sali berishes dhe gjithe bandes se tij.
HOSANA BERISHA
Nga Fatmir Lamaj
I burgosur politik
Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,
Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,
Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,
S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.
Veç servilët e spiunët që duan para
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,
Masakrohet e tëra, prej një kapobande,
Në hipnozën vrasëse, të një propagande,
Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.
Ti na vret e na pret e na bën pastërma
Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”
Ti, që na grabite pronat e lirinë,
Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,
Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,
Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.
Veç qorrave u duket sikur bën kala
Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”
Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,
E sot i lëpihesh si laro prej frikës,
E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,
Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.
Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.
Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana
Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,
Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,
Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,
Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.
Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja
Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…
Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,
Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,
Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,
Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.
Ortakëri krimi i mbyllur në kala,
S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”
S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,
As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,
Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,
Tani kush të beson s’është veçse një pervers.
Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,
Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana
Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,
Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,
Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,
A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?
Humbe nder e vlerë, s’je më padishah
Askush s’bërtet më Berisha Hosana
Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,
Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,
Anija po të mbytet në të ashprat brigje,
S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.
Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda
Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana
Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,
Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,
Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,
Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.
Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,
Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana
Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,
Që ju duket horri, një burrë babaxhan,
Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,
Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.
Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,
Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana
Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,
Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,
Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,
Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.
Banditët e horrat s’do kenë më baba
Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana
Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,
Po mbani në pushtet një kryedallkauk,
Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,
Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.
Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,
Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana
Turma që shqyen vetveten e uritur,
Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,
Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,
Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.
Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana
Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,
E harruat rrugën, për ku ishim nisur,
Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,
Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.
Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,
Kauisni si hienat… Berisha Hosana.
Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,
A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,
Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,
Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.
Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah
Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana
Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,
Kryekomunist,i veç klith e bërtet,
Si pjella e djallit, në fron e pushtet,
Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.
Ju laro t’paguar, lihni badihava
Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana
Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,
E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,
Kambana e vdekjes, është kambana e votës,
Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.
Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.
Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana
Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,
Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,
Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,
Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.
Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah
Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana
Baj e fut të shame Enverit. Ene për korupsionin,hajdutlliqet ne vrasjet sot e ka fajin Enveri.E pra megjth ate, Shqipnia ne shqiptart jetojn hala ene mas 22 vjetësh, me “dhjomin”qi vuni Enveri me shtetin e vet. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Mjaftoi emri i autorit Skender Bucpapa ne gazeten tema qe te me forcohej bindja se Sali Ram Berisha e ka te sigurt humbjen ne 23 qershor.Sepse tropojani i nuk e di sate i fisit kinez te Buc Papajve(kaq shume jane dhe ngjajne me njeri tjetrin njesh si vllezerit kineze) eshte njeri nga ata qe i ka sherbyer me kocke e shpirt Sal Brishes si drejtori i pare i RTSH PD, pastaj si ambasador anej nga Zvicra, e te tjera e te tjera dhe ne vigjilje te ketyre 8 viteve te qevrisjes tropojane u kujtua te ngrere pushken kunder PD qe gjithmone flamurin e PPSH ku ai dhe fisi i Buc Papajve ka qene i gjithi bir besnik i Dulles e partise pune(kujrohuni njerez per nje Buc Papa korespondent ne TVSH, nje tjeter Buc Papa qe thurte vargje, nje tjeter Buc Muj Papa poet, ky Buc Skender Papa qe qendiste vargje per Dullen, nje tjeter Muc Buc Papa lahutar, nje tjeter sekretar, si Sala, nje tjeter Muj Buc Papa qe eshte drejtor dhe nxjerr koken si analist neper ekrane per te mbrojtur Sal Ram Brishen… Jane fis me nuhatje politike-ideologjike dhe profetike keta Buc Papajte ndaj besojeni se e hengri Sala ne zgjedhje dhe Buc Papajte po i buzeqeshin Edi Rames.Eshte e sigurt fare kjo.
Si kofini pas te vjelit,ky artikull i ideologut dhe shkrimtarecit nga dragobia.
I duhen pare ketij Bycpapes se vetem tualeti i gruas qe e emeroi pa emerim drejtoreshe te rtvsh, kushedi sa i kushton. fytyra me te ndyra se bashkepuntoret e salehut nuk me kane zene me syte .te degjeneruar si ne femra dhe ne meshkuj.S kane as doke as zakone, jane kontigjent per lende te pare si burrat dhe grate e tyre. provinciale dhe servile , njohin vetem te zotin, Saleh, tamam si qente, 1 gr pune nuk e beri kurre ky njeri qurrash
E mo Besnik,… Cme kukjtohen ca kohe te erreta kur drejtoje TVSH e Sali Berishes ne 95-en. Kur ne karrigen e zyres tende nuk qendroje ti por gruaja jote e cila, me nje fizionomi te frikshme priste e percillte punonjesit e Televizionit, pushonte e punesonte njerez, merrte vendime e prishte vendime etj… Nje nga rastet me te paprecedente e qesharake ne drejtimin e nje institucioni shteteror/publik. Atehere nuk ju bente syri ter per Salihizimin e institucionit… Atehere ishit gati te prisnit koka te ndershme e te mencura e te ngrinit koka te pagdhendurish militante vetem ne emer te besnikerise ndaj Saliut. Sot qe, degdisur , aty ku je, nuk ta perfill egzistencen Ish shefi jot, sot mos e merr e shkruaj se nuk je dot bindes e i besueshem.
O Fakt i shkretë, po ju jetën bashkëshortore e shihni si akt kriminal, prandaj Shqipëria po divorcohet e gjitha sepse ministrat tuaj shkojnë me të dashurat. Unë jam gazetare dhe në 22 vjet karierë si profesioniste, nuk kam punuar asnjë orë në administratën publike. Sipas jush, çfarë të bëja! Të hiqja dorë edhe nga profesioni! E të mos shkelja as në RTSH! Po ju ma kishit ndaluar në diktaturë, ma ndalonit edhe në demokraci! Po nuk u ngopët që gjatë diktaturës ma kishit hequr të drejtën e botimit, të drejtën për të punuar në institucionet e superstrukturës. Kam patur në RTSH një komunikim shumë qytetar dhe shumë miqsor. Nuk kam shqetësuar kurrë askënd.Nuk kam shkelur kurrë në asnjë redaksi. Kam bërë vetëm skenarë për dy dokumentarë. Dhe gjatë periudhës që Skënder Buçpapaj ka punuar në RTSH sdi nëndrejtor dhe drejtor prej shjetorit 1991-korrik 1995 – janë bërë punësimet më meritore, dhe gazetarët e e gazetaret e reja, që ka marrë atëherë Skënderi në punë, sot janë ato që mbajnë tonet e gazetarisë televizive nëpër televizionet e shumta private. Deri tek Majlinda Bregu, që sot është ministre e integrimit. Sa herë vinte Majlinda Bregu tek drejtori i përgjithshëm, kur ishte një gazetare e re, dhe ju po thoni që unë e kisha të ndaluar. Po a jeni në vete, po ku shkoni me këto tru ?
SHYQYR” PREJ ZOTIT PER NJE BUCPATE. QE U KUJTUA TE SHOFE BUCPAPAJT PAS 22 VJETVE.!
I vura ketij komenti kete emer se me beri pershtypje emri Bycpat.E them me beri pershtypje se keta Bycpapajt njelloi si Sali Berisha kane qene me te previligjuarit e Enver Hoxhes dhe te sistemi te Kaluar. Kemi pasur plot Bycpata ne Gazeten “ZeriiPopullit” ne RTSH dhe kudo. Kure erdhi Demokracia ne krye te ketyre levizjeve ishin edhe Bycpatet si te “persekutuarit” e rregjimit te Enver Hoxhes. Medje keta ngriten edhe nje radio e cila cuhet Radio”Nacional” qe drejtohet nga Bycpapet me protogoniste instruktora te PPSH dhe te Gazetes qe thashe me larte. Me ka bere shum,e pershtypje se keta Bycpapet therrasin ne kete Radion “nacional”ter dite e dites duke futur gishtat ne vesh per Sali Ram Berishen dhe Per Lulen e famshme te Bashkiste Bashen.
Sote thashe me vete “Shyqyr” nje Bucpap qe u kujtua te shofe Bucpapaj ne keto 22 MarseEVE.! Ne ndihme te shokut Bucpapajte edhe une po i kujtoj se C`fare ka sjell Sali Berisha me Bucpapajte ne keto 22 Vjete.
JA SE C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET.!
1. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET: Tash, 20 vjeet rrjeshte ka vene ne funksionim lufte e re klasore duke zvensuar instruksionin e KQPPSH me ligjit 24/1 dhe per pasoj akoma jo ligjerisht e zbaton kete ligj.? Duke hequr specialistet me te mire nga puna e kjo ne emer te “Demokracise”.? Dhunimi i Demomokracise a munde te konsiderohet politiken njesh.Referoj ngjarjeve ne Tiran.Drejtori Bashkise rrahe punonjesit duke i larguar nga puna me dhune.Pore shifni tani se c`do te ndodhe me
2 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILETi cili ,theue embargon botrore te naftes kunder Serbise Sali Berisha i dha Nafte Serbise , nafte e cila vuri ne levizje maqinerin luftarake te Sllobodan Millosheviçit kunder poullit vlla te Kosoves. Kunder nje populli te pa mbrojtur. . Nafta e Berishes vrau gra ,femij, njerz te pa fajshem. Ne Kosove e Bosnje.Mos harroni luften kunder drejtuesve te UCK-se dhe thirrjet kunder Rambujese.
3. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET CILET i cili, bere , rrenimin ekonomik nepermes firmave piramidale si dhe renjen e shtetit.Kjoskzimi i qyteteve dhe veçanrishte i Tranes.? Nga kjo renje gjeten vdekjen mijra shqipatr te pa fajshem. Ai u talle me kete popull bashk me Fatos Nanon, kur thoshte: Ti Berish, i veshe Nenat shqiptare me te zeza. Ndersa Berisha Nanos, i thoje :ti je klani zemunit. Dhe tani hani bashke.
4 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET
i cili Pasi, para 20 vjeteve mashtroj puntoret , ku ne programin e PD-se ishte berja e minatorve puntor bashkohore po ashtu dhe profesione te tjeraBerisha ua mbylli deren e punes puntoreve duke i flaken ne rruge te madhe . Si u be me minatoret e Burrelit.Ku gjenden sot ata.? Si po hiqet shqiperia nga harta industriel , bujqesore dhe po kthehemi me keqe se ne vitet 1939.
5 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili tentoi te ndryshoj rregjhinmi ne shqiperi, pasi ne forma mashtruese deshi te ndrroje rregjimin duke u shpallur mbret. Çndodhi me kushtettuten e viti 1995 e cila u hodh poshte me referendum.? Kjo eshte historia prapa krahve
6. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili qellimishte e shkatrroj shtetit ne vitin 1997 Ketu Berisha mobilizoi militantet e PD-se dhe nje pjese te anadollakeve ne veri te shqiperise per te sulmuar Jugun e shqiperise ,te cilet u kthyen me turp Dy rrebelime njihen ne Historine te dhembshme, Rrebelimi i Xhafer Deves ne vitin 1943, kunder Jugut dhe i Sali Berishes ne vitin 1997.Po ne vitin 1998, deshi te marre pushtetin me dhumn duke perdorur edhe kufomen e Azem Hajdarit Ky eshte grushti i shtetit dhe berisha krijoi beri mekatin me te madhe duke perdorur edhe kufomen e te ndjerit Azem, per karrigen e tije..?
7 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili me qellime te caktuera e futi vendin tone ne organizaten islamie Berisha po perpiqet te krijoi kushte per talebanet ne shqiperi kjo u vertetua edhe gjate viteve 1992-1997.
8. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET ITE CILET i cili Kur bere Shkatrrimi e industrse sone qe u ndertua me mundin dhe djersen tone. Berisha dhe Jozofina e shiti per skrap. Ne se Enveri bente nga nje veper ne çdo pesvjeçar Saliu dhe Jozofina , vite pas viti qe 20 vjet shkatrroni duke i hequr keto vepra edhe nga harta e shqiperise
9 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili. vrau ne Gerdec.?. Dhe qendrimi i qeverise eshte tejet mashtues, fajtoret jo vetem qe nuk denohen pore edhe behen ministra.? A nuk eshte nje histori mekatare , ku Berisha me Gerdecaret , ku nga ky gjeten vdekjen 26 veta dhe 355 te tjer u plagosen Kata nuk u vran se ishin ne lufte pore u vrane per te perfituar vet dhe oborri qeveritar. shqiperi.? Ndofta kjo te duket pake .
10 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili Ku hoqe ligjin dhe vendose kanunin duke futur ne hasmeri gjysmen e veriut jane i ngujuar mijra femije shqiptare per efekte te gjakmarrjes femijet, nuk shkojn dote ne shkolle. Berisha qellimishte zv/soi ligjin me kanunin kjo nxiti vllavrasjen duke krijuar nje hasmeri te dyfishte ne njeren ane popull i mes veti dhe nga ana tjeter populli me Sali Berishen. Nga dokumetat e shoqates se pajtimit te gjeqeve deri tani vllavrasja ka marre 10 000 viktima. Pjesen me te madhe e ze veriu i shqiperise nga eshte dhe ky kryeminister fallco dhe vendi i tije Tropoja zen vendin e pare. Ky vet eshte nga Veriu e dine mire psikologjin e malsorit perse nxite vllavrasjen? Apo per tu hutuar ata qe te mos kerkoj llogar,
11. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili kur ,favorizon qarqet atishqiptare Greke, sote pas 20 vjetve demokraci u del para shqiptarve dhe u thot. Ja une ua solla Janullatesin ne shqiperi dhe humba autoqefalin e kishes Ortodoksde shqiptare.? Per kete dualet juve te dashur qytetar qe rezuat diktatorin, me duar tona rrezuam nje diktator dhe sollem nje Tirane.? venjen ne krye te kishes autoqefale shqiptare nje prifte Grek te çuajtur Janullatasi.i cili kurr nuk ka qendruar ne pozicionin e tije fetar por eshte marre me politik te hapur antishqiptare. Konkretishte.
– Ngritja e momerialit te ushtarve grek ne tokat shqiptare.
– Dhenjen e 355 milje det Greqise.
– Lufta e tije per greqizimin e shqiperise ku hape shkolla greke edhe atje ku nuk ka minoritet,grek.
– Regjistrimi i poullsise mbi baz vetdeklarues si dhe rregjistrimi i pasurise se palujtshme te minoritetit grek nga qeveria greke?
-Deklarata e Konsullit Grek ku deklaron qe Korrça eshte Greqi etj.
-Para realizove 12 pikat e Mici-Tacesit qe ti dhe qe ne vitin 1992. Pra Berisha sot duhet te jape llogari para qytatarve shqiptar dhe para zotit.-Berisha hoqi dore tersishte nga keresa per zgjidhjen e çeshtjes çame. Keto kerkesa per rregjistrim jane hjedhur poshte nga 5-se fuqite e medh qe ne vitin 1919 dhe sot ato po vihen ne zbatim nga nje antishjqiptar qe eshte Berish.
12 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili kur nxore shqiperin ne shitje.Shqiperia nje evro . Nje shitje e tille nje mashtrim i tille ka krijuar nje mekat te pa pa pare ndonjeher.Ne keto kushte Serbet turravrap me Fazliçin vazhdojne te gelltisin ekonomin shqiptare dhe me vone edhe te realizojne qellimet e tyre te mbrapshta kunder shqiptarve.Ky eshte makati me i madh qe i bere popullit shqiptar. \
13. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili Nuk harrohet vjedhja e shqiptarve , me Lule Bashen ne rrugen e kombit. Ne perudhen e berishes lulzoi edhe me shume korrupsioni si rezultat i luftes kunder korrupasioni nga opozita sote jane 4 Ministrat,qe jane te penalizuar ? A nuk eshte mekat te pasurohesh ne kurriz te shqiptarve.? Zoti nuk thot te hash djersen e tjeteri. Ky rezultat beri qe shqiperia te mos afrovet si vende kandida perse.? Se Berisha punoi keq.
14 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili Pasi me daten 21 Janar 2011 ne demonstraten e organizuar vrau 4-ter, veta dhe dy te tjer vdiqen pas demonstrates si rezultar i reflekseve te kesaj ngjarje. Pra Berisha krijoi nje , histori te zeze njelloj si Rexzhep mitrovice qe gjakosi rruget e tiranes me 4 shkurt te viti 1944, pra edhe ky gjakosi bulevardin me 21 Janar si Rexhep Mitrovica. Pra ne histori do te ngelet: “Satrapi Berisha dhe bulevardi i pergjakur.”
15. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili nuk ka te ndalur.Per te mbajtur pushtetin tashme me pushtim ai vjedh dhe pushton organet e pavarura si gjykat e KQZ per te mbajtur pushtetin me force. vjedhjen e votave nga qeveria dhe mosberjen e transparences. Berisha dhe Meta nuk ben transparencen duke e lene pa legjitimitet qeverin e tyre.Vjedhja e votave eshte kthyer ne sistem nga keto qe thashe me larte. Kjo histori po e ben shqiperin te rrezikoje republiken. Shqiperia ne rrezik nga keta njerz qe historikisht qe 20 vjet vazhdojne ta pushtojn demokracin shqiptare dhe asnjeher ta fitojne.
16 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili Kur berisha e mori popullin shqiptar 95 % ishin te arsimuar tani shqiparve u hoqi diturine.Nuk ka mekat me te dhembshme sa te lejsh nje pjese te femijeve shqiptar pa arsim ku nuk dine te shkruiajne ase emrin e tyre dhe ne vende te firmes do te vendosin gishtin. Aktualishte sot kemi 13 % e te rijve pa arsim fare.
17 . JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET rehabiletoj tradhetari Mbretin Zog.koloboracionistin dhe tradhetarin e kombit shqiptar, mikun e ngushte Nikolla Pashicit.Lexoni konventen Nikolla Pashic –Ahmet Zog dhe do te bindeni. Ahmet Zohu vrasesi i patrioteve dhe herojve shqiptar, Hasan Prishines ,Bajram Currit, Riza Ceroves, Avdi Rustemit Deputeti i Kosoves, Elez Isufuin, Patriotin dhe firmatarin e Pavarsise se Shqiperise Luigj Gurakuqin e plote te tjere. Ahmet Zogu njelli si Berisha qe shiti Detin dhe ai kishte shitur Shenaumin, Vermoshin dhe si tradhetar ai nadloi cetat luftarake te Kosoves te ankaroheshin ne prapavijen e tyre teke Nena Shqiperi. Imagjinoni vllejze shqiptar c`do te ndodhte me Kosoven ne se Qeveria Socialiste do tu mbyllte kufirin, por jo vetem qe nuk ua mbylli pore dhe i ndihmi deri ne pavarsin e tyre. E ja Pra se c`beri Berish Ja se c`u solli shqiptarve si ndryshim.
18. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET cili. kur shendetsia shqiptare eshte shkatrruar dhe demtuar totalishte.Populli nuk ka para per ti perballuar problemeve shendetsore. U mbyllen mijra ambulanca ne fshatra, dhjetra qendra shentesore.Sherbimi spitalore u degradua ne nivel shume te ulta, ku hiustorikisht nuk munde te krahasohet kurre me historin 50 –vjeçare te sistemit te kaluiar.
19. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili la shqiperin pa armaten ashqiptare. Jemi i vetmi vende ne bote qe nuk kemi armate. Berisha “mburret” me hyrjen ne Nato. Pore perse vendet e tjra kan ushtri bile edhe te sofistikuar me tekniken ma moderne te kohes ndersa ne shqiptaret duhet te jemi pa armat si ne kohen e turkut ku shqiperia nuk ishte shtet per te mabajtur ushtri.? A ka mekat me te madh se sa djali shqiptar te jet i privuar nga njohja ushtarake..!
20 JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili shqiptarve u hoqi akademin e shkencave dhe me tendence per korrigjimin e historise ka tentuar te heqe faqet e historise thesare te shqkelqyera duke u munduar te vej dore deri dhe tek historia e Skenderbut, tek Ismail Qemali e shume te tjera. Ka pordhosur epopen me te lavdishme te luftes Nc-çl e plote probleme te tjera. Pra Berisha tenton te vej ne histori ato rryma politike qe i kthyen pushken kualicionit antifashit botrore gjate luftes Naciaonal-çlirimtare. A ka mekat me te madh sa te tallesh me heroit dhe deshkomet e kombit.?
21. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET i cili pasi kohet e fundit shiti detin ku po te mose ishte PS e shqiperise qe ta denanconte ne gjykaten kushtetuese neve sopt do te kishjim 355 milje det me pake . 355 milje ajre dhe drit me pak dhe 355 milje tok me pak. pra berisha duhet te jape llogari para poullit shqiptar per keto ket histori kaq te rende per popullin shqiptare
22. JA C`FARE KA SJELL SALI BERISHA ME BUCPAPAJTE NE KETO 22 VJET TE CILET cili e mbushi shqiperin me plehra te evropes.Pa marr parasyshe rreziqet qe i sjell vendit
Ky ballafaqim eshte i perhershem dhe Berisha sa her hjedh ne treg politik teza te rej ai duhet te ballafaqohet ne radhe te pare m,e keto avantura relaksuese ne kurriz dhe me jeten e shpirtrat e shqiptarve te cilet vuajtjet dhe makrabiteti kunder ketij populli nuk ka te sosur.
Une kam bindje qe Bucpapaj Skender do ta vlersoi kete komente madje do te thellohet akoma edhe me shume ne keto aspekte te jetes sone e cila ky 22 Mars beri ate qe ase pushtuesit me te keqije nuk do ta kishin bere me protogoniste Sali Berishen me Bucpapajte.!
Faleminderit Skender Bucpapa.
Komenti i Aliut nga Selenica është gjithë helm e vrerë. Për hir të së vërtetës, Buçpapajt nuk kanë patur kurrë asnjë lloj pushteti politik këta 22 vjet. Nuk kanë qënë kurrë në klanet e PD-së dhe pushtetit që ka rrjedhur prej tyre. Mero Baze e di shumë mirë këtë. Mero Baze ka patur pushtet tek Berisha deri më 2006, që Berisha bënte çfarë thoshte Mero! Skënder Buçpapaj ka qënë drejtori i përgjithshëm i RTSH-së qershor 1992-korrik 2005.Është një nga intelektualët më të shquar të Shqipërisë! Nuk është anëtar i asnjë partie politike. Kur Berishën e rrëzuan piramidat, për dhjetë vite rresht ka drejtuar gazetën më të madhe shqiptare këta 100 vjet histori që e mori në mbrojtje qendrën e djathtë, pa kërkuar kurrë privilegje politike dhe përfitime ekonomike. Mos Aliu i Selenicës mendon se kjo është e tepërt, kur djali i Xhelil Gjonit e me rradhë vazhdojnë karierën politike të të jatit! Ali vëllai kujdes sepse me maska të zeza nuk shkon më kjo punë. Nëse Mero Baze nuk e boton komentin tim, atëherë do të dalë publikisht! Sa për Buçpapaj, janë fis i madh si të gjitha fiset shqiptare. Ky Aliu i Selenicës po ia shtrëmbëron emrin, po e ka prej maskës të zezë, sepse po të ishte njeri normal me pikëpamje normale do të dilte me emrin e vërtetë në një debat normal, dhe kështu nuk do ta shtrëmbëronte dot të vërtetë.
MENDOI QE TE GJITH JEMKI NE NJE MOMENT REFLEKTIMI.!
Vitet kalojne dhe nje i mencur thoshte.“Nuke di pas kaqe vitesh sikur te kthehem nga koha qe mbaj men e deri sot cdo ti bej vetes sime.? Do ta peshtyje apo do te puthe.:“ Ky eshte proces Reflektimi.Edhe sote pas 22 v ejetsh te gjith duhet te reflektojme , te reflektojm ne qe kerkuam ndryshimin, te reflektojm ata qe na rrekomanduan ndryshimin, te reflektojne ata qe kerkuan voten te reflektojn ata qe dhan voten.Te gjit duhet te reflektojme dhe te arrijme ne ate pike kthese te historis me qellim qe demokracis se mbytyr ketu e 22 vjet ti japim shansin e rrezatimit te saj mbi qytetarin Shqiptare.
Te gjith duhet te rrefkejtojm , pore sipas peshes qe kemi zen deri tani ne keto procese.
Kush jane Bucpapajte. I than edhe komentuesit e tjer me larte. Bucpapajt pore ndofta me shumme rrethi I Tropojes ishte edhe ne kohen e Enveri me te priviligjuar po perse.
-Kishte arsye:
-Ishte vendi i Malesise se Gjakoves vendi i patriotizmit te larte.
-Ishte vendi nga kishin dalur Heroit ton si Haxh Zeka dhe Plaku i Maleve Bejramm Curri.
-Ishte vendi aty ne Bujan u hodhenb themelt e bashkimit ton kombetar.
Ndaj dhe me te drejte rregjim i luftes se Klasave ketije rrethi i dhe me shume dhe une dij e mire qe kur hyme ne Demokraci Rrethi i Tropojes(B,Currit) kishte rreth 80 kuadro me tituj te larte deri dhe shkancore. Ne ket kontekste asgje te keqe vece te mire.
-Ne Demokraci hyme dhe Ramiz Alia akome perfolet perse e la ne kryet te levizjes Sali Ram Berishen.?
Ne se eshte kjo e vertet arsyet jane ato qe thashe me larte dhe ka pasur shume te drejte.
Sice edhe te tjer Bucpapajt kane qen me afer Sali Berishes me shkrime me me propagande me Radio dhe me te gjith arsenali propogandistik. Edhe ketu nuk ka asnje te keqe mira kane bere.
Sote pas 22 Vjetve te gjith duhet te reflektojm edhe une Aliu nga Selenica qe me 21 Janare si te gjith te tjeret edhe,une mora emrin Kokepalare Pore ketu reflektim duhet edhe nga Skender Bycpapa dhe te gjith me radhe , Une perse votova , Ti perse me kerkov vote dhe nuk e ber mire ashtu sic premtove.
Duke qen ne proces Reflektimi edhe une Aliu nga Selenica kam shtrua keto pyetje dhe po pres pergjigje ne se ato jane genjeshte te mi thoni, ne se jen te vertet rreflekton, ne se autori i ketyre aventurave rreflekton do te ishte mire, une dhe opinioni po prasim!
Me vjen keq kur ti Elinda me thua qe komenti i Aliut nga Selenica eshte “helem e vrere” Kjo nuk me duket e drejte. Per deri sa gjerat thuhen Hapur edhe une them qe nuk kemi te bejm me helem pore me nje kerkes reflektues nga te gjith ata qe paten ne dore te bejme mire shqiperin dhe e bem shume keq.
Nuke di pore me qe je nga B.Curr besoi qe edhe ti si Nen apo si moter, apo edhe si femerne redhe te pare do te vije keq per te gjith ato vrasje qe kane ndodhur ne rrethin e B.Currit ku pikrishte aty ku duhet te jepej shembulli i larte i Demokracise pasi elita kryesore e drejtimit te kesaj Levizje ishte atje tek ju Arsyet se perse ishte ti thashe me larte . Pra aty ku duhje te shkelqente aty dhembja eshte me e madhe sipasi te dhenave te shoqates se te pajtimit te gjaqeve ne Rrethin e B, Currit ka 150 vrasje dhe pjesa me e madhe jen djem te rije. Pra pikrisht aty ku kjo gje nuk duhet te ndodhte.
A kem te drejte ne keresen per reflektim.? Besoje so po, pore jo vete une pore kete keres sote e shtron c`do shqiptare.
Sa i perket Emrit me te mire nuk ka ku shkon kam emrin e Babait Imam Aliut i teri dhe i beri pore nuk ka shume rendesi emri shkiko perbajtjen.
Teper miqesore dhe perse nuk ju njohe nga afer.
Aliu nga Selenica
Aliu i Selenicës, mos harro se botuesi i kësaj gazete ku ti shkruan komentet e tua, ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të Sali Berishës, bashkë me Skënder Buçpapajn dhe atë që po i shkruan këto rradhë. Sepse nuk mund të mbështesnim PPSH alias PS. Edhe Ed Rama nuk ka votuar për PS më 1992.
Të jap një këshillë miqsore mos fol për vrasje dhe kërcënime, sepse nuk jemi në 1997 dhe ti e pe si shkoi puna më 21 janar. Zbardhni vrasjet, sepse për krimet e kryera, kush vret, në mos në Shqipëri mungoftë drejtësia, ka Drejtësi supreme! Unë e kam parim jete, bëj vetëm mirë, them të vërtetën si e mendoj unë, pa të imponuar ty të mendosh si unë dhe kaq, por keq nuk bëj kurrë.Sepse e keqja që bën të del për hundësh. Punë e vërtetuar!
Unë nuk jam tropojane, por jam grua dhe nënë tropojanësh, dhe të jesh tropojane nuk është mëkat. Mund të isha edhe labe, edhe toske, sepse në fund të fundit jemi shqiptarë. Ne këtu po lodhemi, që ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e drejtë, që t’u lëmë një trashëgimi brezave. Sepse fëmijët tanë do të zhgënjehen prej nesh.
për mendimin tim një ide e mirë,por e shkruajtur pak si rrama për tama!
nuk e di por u bë kohë qëse kam lexuar buçpapën!ndoshta skam lexuar ku ai shkruan!
megjithatë mjafton që është në krahun anti berishjan!!!
Alooooooooooo Çimi jam… Skender
Mitingu i 22 Marsit kishte edhe nje te mire.
Pse do thuash ti? Ja ta them arsyen.
Une kam nje djale 3 vjec. Kam edhe nje dajo 55 vjec.
Dajo punon ne CEZ Shperndarje ne Gjirokaster. Nga ekonamia eshte holle, dhe pervec urimit ne telefon per djalin nuk kishte ardhur as per urim. Gjithesesi une nuk isha merzitur me dajon, se e di qe aq mundesi kishte.
Por ne 21 Mars mbasidte me merr ne tel. e me thote do te vij per urim per djalin neser.
Shqeva syte.
Po c’urim i them a derebardhe? Po qe je bere me djale mo, me thote.
O dajo i them, djali ka zene dashnore ne kopesht, e ti akoma te urimi per lindjen.
O po hajde i thashe, te pime ndonje gote raki e ta djegim neser.
Jo mo jo me tha, do vij per urim dhe kaq, pastaj do iki ne miting se me duhet te na shikoj drejtori qe jemi te gjithe aty.
Rrofte Sahit Dollapi, se po me sjell ne Tirane, e te shoh nipcen, se sa ishin keta ceket e CEZ, nuk e moren mundimin te na sillnin ndonje here te organizuar per mitingje.
Alooooooooooo Çimi isha… Skender, ja pra qe e kishte ndonje te mire edhe ky miting. Une takova dajon, dajua nipin etj etj. I rrashe ca gjate, po kaq kisha per sot, klm.
E Nderuera ELIDA BUÇPAPAJ !
Neve shqipe po shkruajme dhe nuk po kuptohemi.! Nuk te shaje une Tropojanmet perkundrazi! Do me falesh se Harrova heroin tjeter nga Bujani Mic Sokolin. Kemi shume rrespekt per tropojanet, per vecanrishte per Dragobin.aty ku dha jeten nje nder heroit ton Kombetar.! Dhe per cudi sote Tropojani Sali Rama Berisha atije qe I mori jeten plakut te e maleve, Ahmet Zogut, sot i beri buste ne Tirane. Pra une nuk shaje perkundrazi une po permene ato vlera te pa shlyeshme .
E nderuar Elida.: Ne Jugoret nje pjese te mire te jetsone rinore e kemi bere ne Veri. Atje jemi burreruar atje edhe jemi mekuar me ndjenja patriotike me besen e malsorit velera dhe virtyte te pa cmuera.
Sote Elida kure krahasoi ato qe kame mesuar atje me c`fare ben Sali Berisha te them te drejte habitem dhe them si ka mundesi. ?
-Si ka mundesi te qendroj per karrshi me njeri tjeteri Ahmet Zogu miku i Pashicit me B.Currin luftetari i lirise qe lindi ne lufte per Atedhe dhe vdic ne lufte per Atedhe.! Mora vetem ket shembull pa hyre tek lufta nacionalClirimtare.
1.Ti Elinda thua: mos harro se botuesi i kësaj gazete ku ti shkruan komentet e tua, ka qënë një nga mbështetësit kryesorë të Sali Berishës, bashkë me Skënder Buçpapajn dhe atë që po i shkruan këto rradhë. Sepse nuk mund të mbështesnim PPSH alias.
1.1.E kuptoi.Elda,nje sistem ekonomiko shoqerore e ndryshojne vete aktoret e sistemit. Ne ate kohe ishte burreri te mbeshtesish Sali Berishen me mendimin qe Berisha do ta bej lule shqiperin.
Sote eshte njeqindeher burrei te shkeputesh nga Sali Berisha dhe te denancojsh keto qe ka bera ai per shqiperin dhe shqiptaret. Une ti kam renditur dhe nuk po i perseris. Pra Baze ka te drejte te distancohen.Distancimi nga Sali Berisha eshte akte vlerash atdhetare.
2.Ti thua: . Edhe Ed Rama nuk ka votuar për PS më 1992.
2.2. Me vjen keq kur shprehesh keshtu. Eshte e vertet qe nuk e ka votuar pore sot Edi Rama ka pare vlerat e kesaj force politike si e vetmja force qe do te jet promotorr te progresit. Edi Rama eshte dialekti, ai pranon ndryshimin ne te mire te shqiperis dhe shqiptarve dhe jo ndrysho per ndryshim. Besoj qe Edi Ramna ka mbrojtur vlerat tona kombetare per karshi kesaj makrabriteti qe ndodhi.
3.Ti Thua: Të jap një këshillë miqsore mos fol për vrasje dhe kërcënime, sepse nuk jemi në 1997 dhe ti e pe si shkoi puna më 21 janar.
3.3. Flm per keshillen miqesore e pres me kenaqesi kete keshilla, pore une te zura ne goj vetem ceshtejen e gjakmarrjes.! Kee jemi detyruar te them se ju verioret keni ca tradita te kanunit ku Berisha dobesoi ligjin dhe i dha vler kanunit. Sote ky kanun ase ky ligj nuk zbatohet kashtu qe ne veri te shqiperis jane bere vrasje per gjakmarrje shume te dhembshme. Me kete nuk kam kercenuar dhe ase nuk e kam ne natyre per te kecenuar, pore po te shkruaj si prinde, si mik , si vella qe te gjith kemi djem vajza te afrme dhe c`far nodhi eshte nje dhembje e madhe.Kjo jo moter per kerceni pore per te qajtur nje hall qe shqiptarve dhe vecanrish ne veri kjo plage ka prekur shum familje.
Me lejo Elida ti referohem vetem shoqates se pajtimeve te gjaqeve ku ata deklaruan ne Janare te viti 2012 se gjakmarrje ka shkaktuar 10 000 viktima pjesa me e madh jen ne veri atje ku nuk duhet te ndodhte pasi forca demokratike qe i doli zot shqiperis ishte atje tek ju.Pra kemi nje kontarste qe i ben pershtypje gjithkujte. Pra nuk eshte vetem viti 1997 pore plaga vazhdon.!
4. Ti Thua: ka Drejtësi supreme! Unë e kam parim jete, bëj vetëm mirë, them të vërtetën si e mendoj unë, pa të imponuar ty të mendosh si unë dhe kaq, por keq nuk bëj kurrë.Sepse e keqja që bën të del për hundësh. Punë e vërtetuar!
4.4 Edhe une te besoi ne kete parim qe shkruan.Pak a shumne edhe perse jemi ne koment te shkruar arrij te kuptoj shpirtin pajtues te nje nene. Une kam bindje se jane te rralla ato femra qe kerkojn sherre. Ne drejtesin universale besoi dhe une. Pore kjo vonon se nuk harron. Vetm te lutem kujtoje pak Gerdecin ku femije te pafajshem u dogjen ne flak te barotit, besoi shpirti yte i nje nene do te rrencethet kur i kujton. Po ashtu edhe 21 Janarin ku Aleks Nika eshte vrare para kembeve te mija edhe ai ishte me duar ne xhep njelloi si une as nuk kishim cadra pistolet, ase nuk kishi stilolapsa pistolet vete kishim duarte ne xhepa dhe kaq. Te them te drejte ketu tek perendia askush nuk na ka then qe do te shkojme dhe te bejm lufte.Jo vetem demonstrat pa asnje mjet dhune.
5.Ti thua: Unë nuk jam tropojane, por jam grua dhe nënë tropojanësh, dhe të jesh tropojane nuk është mëkat. Mund të isha edhe labe, edhe toske, sepse në fund të fundit jemi shqiptarë. Ne këtu po lodhemi, që ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e drejtë, që t’u lëmë një trashëgimi brezave. Sepse fëmijët tanë do të zhgënjehen prej nesh.
5.5 Nuk vej ne dyshim popullin patriot te Tropojes. Ace me teper ase ty. Jo perkundrazi fola pake me larte per Veriun e shqiperi dhe per Tropojen. Ti rrofsh sa malet dhe rritsh femije ashtu sic i ka hije asaj treve. Pore mos me kthe komentin tim ne helem dhe vrere. Mendo si nen, mendo si moter, mendo si grua, dhe me ne funde mendo si Atedhetare. A te dhemsen 355 milje dete qe Sali Berisha me nje te rene te lapsit ja dha Greqise.?
Elinda. Po te pyes: Sikur te ishte gjalle Mic Sokoli, Haxhi Zaka dhe Bajram Curri a to ta falshin Sali Berishen per keto qe beri. Ne se jo ateher perse komentin time ma konsideron helem dhe vrere.Te lutem ne duhet te distancohem nga e keqj ne se zote rujna na bjen edhe tek vellai e kudo duhet te ruajm dinjitetin ton kombetar . Sa gjaku eshte derdhu per ato 355 milje dete,? Nuke po hyjem ne thellsite e viti 1997 ku Skender i cek ato.Jo se shkojme shume gjate.
Fafeminderit per mirkuptimin.
Komentin nuk e kam ne sesin negative jo ase per te rendua askende pore hakun duhet t`ja japim sejcili sipas vendi qe ka bere sipas pozocioni qe i ka dhen vetes ne kohe dhe hapsire. Ne nuk munde ti ndryshojme aktet qe kan kryer aktoret ne vete i zbardhim ato.
BRAVO! Te kishim harruar!